Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

By: Elva
3 February 2026 at 23:05

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso për të kuptuar se ku po shkon vërtet. Në punë, je i etur për shpengim, por ki kujdes nga shpërthimet nervore: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd. Në dashuri, ata që janë në […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Drejtësisë i Polonisë gjobitet me 350 euro për mosdhënie përparësie këmbësorit

3 February 2026 at 23:48

Ministri i Drejtësisë i Polonisë, Waldemar Zurek, është gjobitur për mosdhënie përparësie një këmbësori ndërsa drejtonte makinën e tij dhe jepte një intervistë, vetëm disa ditë para se të njoftonte një kuadër më të rreptë për trajtimin e shkeljeve të trafikut.

Pamjet e kapura gjatë intervistës me një vloger polak tregojnë ministrin, i shpërqendruar, duke mos i dhënë përparësi një gruaje që përpiqej të kalonte rrugën në një vendkalim për këmbësorë.

“Pas analizimit të informacionit të mbledhur në kontekstin e procedurës përkatëse në lidhje me një shkelje të rregullave të trafikut, oficerët e policisë arritën në përfundimin se ishte kryer një shkelje,” njoftoi sot Policia e Krakovës në llogarinë e saj në Twitter.

Ministri pranoi të heqë dorë nga imuniteti i tij dhe të paguajë gjobën e vendosur, shuma e së cilës nuk është përcaktuar ende. Ai, i cili mban edhe pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përballet me një gjobë prej 1,500 zlotys (rreth 350 euro) dhe me zbritjen e 15 pikëve nga një total prej 20 në patentën e tij të drejtimit.

“Askush nuk është imun. Më shqetëson edhe mua,” pranoi ai në deklaratat për agjencinë polake të lajmeve PAP.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Drejtësisë i Polonisë gjobitet me 350 euro për mosdhënie përparësie këmbësorit appeared first on Sinjali.

Barcelona e eliminon Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

3 February 2026 at 23:37

Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores 2:1 ndaj Albacetes.

Kjo ndeshje u zhvillua të martën mbrëma.

Lamine Yamal në minutën e 39-të dhe Ronald Araujo në minutën e 56-të shënuan golat e fitores për Barcelonën, kurse golin e nderit për vendësit e realizoi në minutën e 87-të, Javi Moreno.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona e eliminon Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit appeared first on Sinjali.

Kreatina ndihmon atletët e trajnuar të fitojnë 1.8 kg masë muskulore në vetëm 6 javë – çfarë do të thotë?

3 February 2026 at 23:35

Përfitimet fizike dhe kognitive të kreatinës janë të njohura mirë. Si një nga suplementet më të studiuara, studimet kanë treguar aftësinë e kreatinës për të zbutur efektet e privimit nga gjumi, për të përmirësuar performancën fizike dhe për të ndihmuar në ndërtimin e muskujve.

Por sa masë muskulore mund të fitoni realisht duke marrë kreatinë? Një studim i ri krahasoi ndikimet që ky suplement ka te individët e trajnuar dhe ata të patrajnuar për të evidentuar ndonjë ndryshim, njofotn Men’sHealth, transmeton Sinjali.

Studimi

Meta-analiza, e publikuar në Journal of the International Society of Sports Nutrition, synonte të përcaktonte efektin e suplementimit me kreatinë mbi ndryshimet në përbërjen e trupit në varësi të përvojës së individit me ushtrime rezistence. “Qëllimi i kësaj meta-analize është të vlerësojë në mënyrë sasiore ndikimin e përvojës paraprake të rezistencës mbi efektivitetin e suplementimit me kreatinë në ndryshimin e përbërjes trupore,” shkruajnë studiuesit. Në total, u përfshinë 61 prova që përfshinin 1,457 pjesëmarrës.

Rezultatet

Studiuesit arritën në përfundimin se suplementimi me kreatinë, i kombinuar me stërvitje rezistence, rrit në mënyrë të konsiderueshme masën trupore dhe masën pa yndyrë (fat-free mass) te individët e trajnuar dhe të patrajnuar. Pjesëmarrësit e trajnuar panë një rritje mesatare prej 1.82 kg masë muskulore, ndërsa ata të patrajnuar fituan 1.23 kg – megjithëse mesatarja e kohëzgjatjes së studimeve për grupin e trajnuar ishte 6.1 javë, krahasuar me 13.3 javë për grupin e patrajnuar.

Studimi arriti në përfundimin se diferenca prej 0.59 kg mes dy grupeve është statistikisht jo e rëndësishme, duke sugjeruar se, edhe pse nuk ka studime që kanë matur drejtpërdrejt kontributet relative të ujit dhe masës muskulore, individët e trajnuar mund të përdorin kreatinën më efikas për ndërtimin e muskujve, prandaj fitimet më të mëdha.

Rritjet në masën pa yndyrë te individët e patrajnuar, nga ana tjetër, pasqyrohen kryesisht nga retentimi i ujit, jo nga hipertrofia e vërtetë e muskujve. Kjo sepse kreatina nuk mund të ndërtojë masë të konsiderueshme muskulore pa stimulin e stërvitjes rezistente. Megjithatë, studiuesit nuk e theksuan faktin se individët e trajnuar kanë tashmë më shumë muskuj, të cilët mund të thithin dhe ruajnë më shumë ujë përmes suplementimit me kreatinë. Për pasojë, diferenca prej 0.59 kg në rritjen e masës pa yndyrë mund të mos vijë vetëm nga muskujt ekstra.

Megjithatë, efektet e suplementimit me kreatinë janë pozitive për të dy grupet. “Këto fitime janë të rëndësishme për përmirësimin e forcës muskulore, fuqisë dhe shëndetit metabolik, veçanërisht te sportistët dhe individët që synojnë përmirësimin e përbërjes trupore,” thanë studiuesit.

Çfarë do të thotë kjo për ne?

Nëse dëshironi të bëheni më të fortë dhe të rrisni masën muskulore, kreatina është suplementi më i lehtë dhe efektiv për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Suplementimi me 5 g në ditë – ose, idealisht, më shumë – do të sjellë përfitime të prekshme.

Nëse jeni të patrajnuar por doni të bëheni më të fortë përmes stërvitjes rezistente, kreatina do t’ju ndihmojë të përparoni më shpejt. Ndërsa nëse jeni një atlet me përvojë që nuk ka përdorur kreatinë më parë, suplementimi mund t’ju ndihmojë të tejkaloni një platë ose të përmirësoni më tej fizikun tuaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kreatina ndihmon atletët e trajnuar të fitojnë 1.8 kg masë muskulore në vetëm 6 javë – çfarë do të thotë? appeared first on Sinjali.

Pija që duhet të pini në mëngjes për të shmangur rritjet e sheqerit

3 February 2026 at 23:26

Ajo çfarë pini në mëngjesi mund të ketë ndikim të madh në nivelin e sheqerit në gjak. 

Sipas dietologëve, zgjedhja më e mirë për mëngjes është një smoothie i balancuar mirë, sepse ndihmon në shmangien e rritjeve dhe rënieve të papritura të sheqerit në gjak, ka shkruar EatingWell.

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe të ëmbla ose lëngje frutash, të cilat përmbajnë shumë sheqer të shtuar dhe mund të shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. 

Ndryshe nga këto, një pije e përgatitur në shtëpi apo ‘smoothie’ me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme tretet më ngadalë dhe siguron energji më të qëndrueshme gjatë paradites. 

“Një ‘smoothie’ ofron shumë lëngje, sidomos kur përgatitet me ujë ose qumësht bimor pa sheqer, dhe ndihmon në parandalimin e dehidratimit”, ka shpjeguar dietologia Lindsay Cohen.

Pas gjumit, trupi shpesh është pak i dehidratuar, gjë që mund ta bëjë sheqerin në gjak të duket më i lartë.

Hidratimi nuk e ul drejtpërdrejt sheqerin, por ndihmon në mbajtjen e oreksit, përqendrimit dhe zakoneve të qëndrueshme ushqimore.

Një tjetër arsye pse “smoothiet” rekomandohen është përmbajtja e lartë e fibrave. 

Fruta si boronicat, dredhëzat dhe manaferrat, si dhe perime si spinaqi apo lakra, ofrojnë fibra që ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.

“Fibra ngadalëson tretjen dhe thithjen e sheqerit në gjak, duke shmangur rritjet e forta pas ushqimit”, ka thënë dietologia Kimberly Gomer.

Yndyrat e shëndetshme janë gjithashtu të rëndësishme. Meqë “smoothiet” pihen shpejt dhe nuk përtypen, ato mund të mos japin ndjesinë e ngopjes nëse nuk përmbajnë përbërësit e duhur.

“Shtimi i yndyrave të shëndetshme, si gjalpi i arrave, farat chia ose liri, avokado apo kosi i trashë, ndihmojnë në ngopje dhe në një rritje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak”, ka shpjeguar dietologia Serena Pratt.

Edhe proteinat janë thelbësore për një “smoothie” të mirë në mëngjes.

“Proteinat treten më ngadalë se karbohidratet dhe kur konsumohen bashkë me to, ngadalësojnë rritjen e sheqerit në gjak”, ka thënë Cohen. 

Ajo ka shtuar se proteinat përmirësojnë edhe reagimin e trupit ndaj insulinës.

Opsione të mira proteinash për smoothie janë jogurti grek, qumështi i zakonshëm ose ai i sojës, si dhe pluhurat proteinike.

Përveç “smoothieve”, dietologët rekomandojnë edhe disa pije të tjera të mira për sheqerin në gjak, si ujë të thjeshtë, çaj të gjelbër pa sheqer, kafe pa sheqer (mundësisht e shoqëruar me ushqim), kafe me proteinë dhe çaje bimore.

Në përfundim, ekspertët theksojnë se nuk ka nevojë të shmangni pijet e mëngjesit, por të zgjidhni me kujdes përbërjen e tyre. Sipas dietologëve, do të keni energji më të qëndrueshme dhe kontroll më të mirë të sheqerit në gjak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pija që duhet të pini në mëngjes për të shmangur rritjet e sheqerit appeared first on Sinjali.

Vranësira dhe intervale me diell, moti për ditën e nesërme

3 February 2026 at 23:14

Nesër parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje vonë pritet intensifikim i reshjeve me karakter lokal, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore.

Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet e shiut do të jenë të përziera me baltë, ndërsa në zonat malore pritet të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, sidomos rajoni i Prishtinës, me shpejtësi prej 17-70 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vranësira dhe intervale me diell, moti për ditën e nesërme appeared first on Sinjali.

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk është i befasuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës

3 February 2026 at 23:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk është i befasuar nga sulmi i fundit i Rusisë ndaj Ukrainës, sipas sekretares së tij të shtypit, Karoline Leavitt.

Leavitt u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Fola me presidentin për këtë mëngjes dhe reagimi i tij, për fat të keq, nuk ishte i befasues”.

Ajo shtoi: “Këto janë dy vende që kanë qenë të angazhuara në një luftë brutale për disa vite, një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse presidenti do të ishte ende në detyrë. Ajo filloi për shkak të dobësisë dhe paaftësisë së presidentit Biden”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se po pret një reagim nga Shtetet e Bashkuara ndaj sulmeve të natës, transmeton Telegrafi.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Donald Trump pretendoi vazhdimisht se mund ta përfundonte luftën brenda një dite. Megjithatë, ka kaluar më shumë se një vit i plotë dhe konflikti nuk tregon shenja të një përfundimi të menjëhershëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë: Trump nuk është i befasuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës appeared first on Sinjali.

Dy të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Britani

3 February 2026 at 23:01

Dy persona humbën jetën pasi një avion i lehtë u përplas në një tokë bujqësore në zonën Littleborough, në veriperëndim të Anglisë, njoftoi sot policia, transmeton Anadolu.

Avioni i vogël “Cirrus SR 20”, i cili kishte nisur fluturimin nga Aeroporti i Birminghamit, u rrëzua në Littleborough, Rochdale.

Policia dhe shërbimet e emergjencës janë dërguar në një sipërfaqe toke bujqësore pranë autostradës M62.

“Me keqardhje njoftojmë se dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti me avion të lehtë në Littleborough më herët sot”, tha Policia e Greater Manchester në një deklaratë.

“Pasi mbërritëm, trupat e dy burrave u gjetën dhe, me keqardhje, u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes”, shtoi ajo.

Policia tha se nuk besohet të ketë pasur pasagjerë të tjerë në bord dhe nuk ka raportime për dëmtime në tokë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Britani appeared first on Sinjali.

Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat?

3 February 2026 at 23:52


Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat? Një studim i ri sugjeron se kjo mund të lidhet me aversionin ndaj rrezikut dhe nivelin e ekspozimit ndaj tij.

Që nga përshpejtimi i përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në mbarë botën, gratë shpesh janë përballur më shumë me pasojat e saj.

Që nga “deepfake” me përmbajtje seksuale deri te shkarkimet e nxitura nga AI në vendin e punës, disa nga efektet më të dëmshme të inteligjencës artificiale kanë ndikuar në mënyrë disproporcionale tek gratë.

Nuk është befasi që gratë janë më skeptike ndaj teknologjisë së re se burrat, raporton euronews.

Hulumtimet tregojnë se gratë adoptojnë mjetet e inteligjencës artificiale (IA) me një ritëm 25 për qind më të ulët se burrat, dhe përbëjnë më pak se 1 në 4 profesionistë të IA-së në mbarë botën.

Por një studim i ri nga Universiteti Northeastern në Boston përpiqet të shpjegojë se çfarë shqetëson saktësisht gratë për AI – dhe studiuesit zbuluan se kjo lidhet kryesisht me rrezikun.

Duke analizuar sondazhe të rreth 3,000 kanadezëve dhe amerikanëve, studiuesit zbuluan se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në qëndrimet e ndryshme të burrave dhe grave ndaj inteligjencës artificiale në punë: toleranca ndaj rrezikut dhe ekspozimi ndaj tij.

Gjetjet e tyre u botuan këtë muaj në revistën PNAS Nexus, transmeton Telegrafi.

Përgjigjësit gra ishin përgjithësisht më “të kujdesshme ndaj rrezikut” se burrat – ato kishin më shumë gjasa të zgjidhnin një shumë të garantuar prej 1000 dollarësh (842 euro) sesa të merrnin një shans 50 për qind për të fituar 2000 dollarë (1,684 euro) ose të mos merrnin asgjë.

Ky hendek gjinor u shfaq edhe në qëndrimet ndaj AI-së – gratë ishin rreth 11 për qind më të prirura se burrat të thoshin se rreziqet e IA-së tejkalojnë përfitimet e saj.

Kur u pyetën me pyetje të hapura për rreziqet dhe përfitimet e AI-së, gratë kishin më shumë gjasa se burrat të shpreheshin me pasiguri dhe skepticizëm.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se ky hendek gjinor zhdukej kur eleminohet elementi i pasigurisë.

Nëse fitimet nga punësimi i drejtuar nga AI do të ishin të garantuara, gratë dhe burrat reaguan pozitivisht në mënyrë të barabartë.

Gratë që ishin më pak të kujdesshme ndaj rrezikut në sondazh gjithashtu shprehën një nivel skepticizmi të ngjashëm me burrat kur bëhej fjalë për AI-në.

“Në thelb, kur gratë janë të sigurta për efektet në punësim, hendeku gjinor në mbështetje për AI-në zhduket,” tha Beatrice Magistro, profesoreshë asistente e qeverisjes së AI-së në Universitetin Northeastern dhe bashkëautore e studimit.

“Pra, duket se gjithçka ka të bëjë me aversionin ndaj pasigurisë”, shtoi ajo.

Studiuesit thanë se ky skepticizëm lidhet pjesërisht me faktin që gratë janë më të ekspozuara ndaj rreziqeve ekonomike që sjell AI-ja.

“Gratë përballen me një ekspozim më të lartë ndaj AI-së, si në rolet me përputhshmëri të lartë që mund të përfitojnë nga AI-ja, ashtu edhe në rolet me rrezik të lartë zhvendosjeje, megjithëse pasojat afatgjata të AI-së mbeten thelbësisht të pasigurta,” shkruajnë studiuesit.

Ata sugjeruan që politikanët të marrin parasysh këto qëndrime kur hartojnë rregulloret për AI-në, për të siguruar që AI-ja të mos lërë gratë pas.

“Kjo mund të përfshijë zbatimin e politikave që ulin rreziqet e lidhura me AI-në, si mbrojtje më të forta kundër humbjes së vendeve të punës, skema kompensimi dhe masa për të reduktuar paragjykimet gjinore në sistemet e AI-së,” thanë studiuesit. /Telegrafi/

Izraeli ushtron presion për sulme ndaj Iranit, Trump po refuzon deri më tani

3 February 2026 at 23:50


Zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kreun e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, i cili vizitoi Uashingtonin gjatë fundjavës, kanë shtyrë SHBA-të për të goditur Iranin, por presidenti amerikan, Donald Trump është i rezervuar.

Raporti thotë se Zamir i ka dhënë një informim Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjeneralit Dan Caine, mbi planet sulmuese dhe mbrojtëse të Izraelit në rast të një lufte me Iranin.

“Është e sigurt të thuhet se asgjë nuk doli nga ajo takim që të ndryshojë mendimin e tij ose të presidentit për sulmin ndaj Iranit”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan, duke iu referuar Caine dhe Trump.

“Janë vërtet izraelitët ata që duan një sulm. Presidenti thjesht nuk është aty”, thotë zyrtari.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan thotë se Trump “nuk dëshiron ta bëjë këtë vërtet”.

Raporti citon tre këshilltarë të lartë të Trumpit që thonë se, ndërsa presidenti fillimisht preferonte sulmet gjatë protestave masive në Iran, tani ndjen se nisja e një veprimi ushtarak nuk do të ishte rruga e duhur. Njëri prej tyre thotë se skepticizmi qëndron për shumë në rrethin e ngushtë të Trump.

Megjithatë, një zyrtar i lartë nga një nga vendet ndërmjetësuese i thotë Axios se qëndrimi i Trump mund të ndryshojë nëse Irani nuk tregon gatishmëri për të plotësuar kërkesat e SHBA-së.

“Nëse Irani nuk vijon në bisedimet të premten me gjëra konkrete, ai mund të gjejë veten shumë shpejt në një situatë shumë të keqe”, thotë zyrtari. /Telegrafi/

Skandali tronditi SHBA-në, identifikohen disa prej viktimave të Epstein - Ministria e Drejtësisë heq mijëra dokumente nga qarkullimi

3 February 2026 at 23:19


Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ) hoqi mijëra dokumente lidhur me Jeffrey Epstein nga faqja e tij pas ankesave të viktimave për komprometim identitetesh.

Avokatët thanë se mungesa e redaktimeve kishte dëmtuar jetën e gati 100 mbijetuesve, duke përfshirë adresa email dhe foto ku viktimat mund të identifikoheshin.

Në një letër për një gjykatës federal, DOJ tha se dokumentet e kërkuara për heqje ishin tërhequr për redaktim të mëtejshëm dhe po shqyrtoheshin kërkesa të reja.

Viktimat e quajtën publikimin “të papranueshëm” dhe kërcënuan me veprime ligjore, duke përfshirë kërcënime me jetë dhe ekspozim të detajeve bankare private, raporton bbc.

Avokatët dhe mbijetuesit thanë se DOJ kishte dështuar në redaktimin e emrave dhe të dhënave personale në mijëra raste.

Gloria Allred, avokate për viktimat, konfirmoi se emra dhe foto të mbijetuesve ishin publikuar pa leje.

DOJ tha se merr mbrojtjen e viktimave seriozisht dhe po punonte për të korrigjuar gabimet.

Miliona dokumente, përfshirë tre milionë faqe, 180 mijë imazhe dhe 2000 video, janë publikuar që nga ligji që detyroi publikimin vitin e kaluar.

Ky publikim erdhi gjashtë javë pas mosrespektimit të një afati ligjor nën presionin dypartiak të Kongresit amerikan.

Epstein vdiq në burgun e New York më 10 gusht 2019, ndërsa po priste gjyqin për trafikim seksual.

Viktimat e mbajnë ende publikimin si “dëmtues dhe rrezik për jetën” dhe nuk planifikojnë të ndalen së kërkuari drejtësi.

Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha mbi privatësinë e viktimave dhe përgjegjësinë e institucioneve federale. /Telegrafi/

Yesterday — 3 February 2026Main stream

“Drejtësia e kapur”/ Ish-prokurori: Balluku kontrollonte tenderat, motra e saj Vettingun

By: Elva
3 February 2026 at 22:50

Ish-prokurori Gentjan Tërnova tha se, politika ka ndikuar drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë. Tërnova e cilësoi procesin e vettingut si të politizuar që në fillim, duke thënë se komisionet e vlerësimit janë mbushur me përfaqësues politikë dhe se ndaj figurave të larta qeveritare nuk është kryer asnjë hetim real. Ai përmendi drejtpërdrejt edhe motrën e […]

The post “Drejtësia e kapur”/ Ish-prokurori: Balluku kontrollonte tenderat, motra e saj Vettingun appeared first on BoldNews.al.

Përmbaruesi mashtrues, i zhvati qytetares 10 milionë leke për banesë sociale

By: Elva
3 February 2026 at 22:30

Në 8 janar transmetuam rastin e qytetares nga Korça, Zamira Kulla, e cila ka një vendim gjykate në dorë, por jo një zgjidhje. Në vitin 2013, Zamira ra pre e një skeme mashtrimi, pasi qytetari Andi Janko dhe përmbaruesi privat Andrea Katundi i premtuan banesë sociale nga Bashkia e Korçës, duke i marrë 10 milionë […]

The post Përmbaruesi mashtrues, i zhvati qytetares 10 milionë leke për banesë sociale appeared first on BoldNews.al.

Po arratisej nga policia, plagoset 33-vjeçari shqiptar në Itali

By: Elva
3 February 2026 at 22:20

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane, pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane raportojnë se tre persona, mes tyre dhe shqiptari tentuan të vidhnin një banesë me forcë. Brenda automjetit të braktisur nga ta, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. Pas ndjekjes nga policia të tre vrapuan për tu arratisur. Ndjekja […]

The post Po arratisej nga policia, plagoset 33-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën 600 mijë € të Leonidha Çobos

By: Elva
3 February 2026 at 22:07

Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna. Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një […]

The post Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën 600 mijë € të Leonidha Çobos appeared first on BoldNews.al.

“E ka mallkuar zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas deklaratës së Rogertit

By: Elva
3 February 2026 at 21:52

Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një deklarate të rëndë të bërë nga Rogerti ndaj Stenaldos. Gjatë përplasjes verbale, Rogerti u shpreh se Stenaldo “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së tij të kufizuar në shikim, një deklaratë që ka […]

The post “E ka mallkuar zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas deklaratës së Rogertit appeared first on BoldNews.al.

Dy ish-emisarë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi të përfshirë në “skandale ndërkombëtare”

3 February 2026 at 22:49

Dy ish-emisarë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini dhe Miroslav Lajčak, janë përfshirë në dy skandale të ndara, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë (2014–2019), u arrestua në dhjetor të vitit 2025 gjatë një bastisjeje policore si pjesë e një hetimi për një skemë të dyshuar mashtrimi, e cila lidhet me trajnimin e diplomatëve evropianë.

Mogherini, aktualisht drejtuese e kolegjit pasuniversitar “College of Europe”, u arrestua në Bruksel bashkë me zëvendësshefin e shkollës së trajnimit dhe Stefano Sanninon, ish-sekretar të përgjithshëm të Shërbimit Diplomatik të Bashkimit Evropian (EEAS) nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Bastisja përfshiu jo vetëm ambientet e kolegjit, por edhe zyrat e shërbimit diplomatik të EEAS-it, duke nxitur spekulime për përfshirjen e zyrtarëve të lartë evropianë në një skemë financiare të dyshuar që lidhej me fondet për trajnime diplomatike.

Gjatë mandatit të saj si Përfaqësuese e Lartë, Mogherini kishte ndërmjetësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, një proces kyç për stabilitetin rajonal dhe avancimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

Emërimi i saj në këtë post e vendosi atë në qendër të politikës ndërkombëtare, ndërsa arrestimi i mëvonshëm hedh një hijë mbi reputacionin e figurave të larta të diplomacisë evropiane.

Ndërkaq, ish-emisari tjetër i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčak, përfundoi mandatin e tij katërvjeçar si dërguar i posaçëm për dialogun në fund të gushtit të vitit 2025.

Pas përfundimit të detyrës, ai u emërua këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë, por u detyrua të japë dorëheqje pas publikimit të dokumenteve nga SHBA-të që zbardhnin shkëmbime mesazhesh të tij rreth vajzave dhe diplomacisë me Jeffrey Epstein, person i njohur për aktivitetet e tij kriminale dhe skandalet ndërkombëtare.

Lajčak ka pranuar publikisht se mesazhet tregojnë gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm, duke i përshkruar ato si “ego mashkullore budallaqe”. Ai ka shtuar se nuk i konsideron ato si akt kriminal, por si mungesë të vlerësimit etik dhe profesional.

Lajčak ka shpjeguar se në vitin 2017 mbërriti në Nju Jork për një post njëvjeçar në Kombet e Bashkuara dhe u prezantua me Epstein nga një diplomat i huaj, duke theksuar se takimi ishte pjesë e krijimit të kontakteve diplomatike, një element i zakonshëm në karrierën e tij.

Lidhur me përfshirjen e Lajčakut në skandalin Epstein, Bashkimi Evropian ka reaguar duke theksuar se kjo nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ndërmjetësoi për pesë vjet.

“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Ndërsa hetimet për Mogherinin dhe bashkëpunëtorët e saj vazhdojnë në Belgjikë, ndikimi i Lajčak në skandalin me Epstein është bërë objekt i kritikave ndërkombëtare, duke pasqyruar sfidat që lidhen me transparencën dhe përgjegjësinë e diplomacisë evropiane.

Pos Mogherinit dhe Lajčakut, edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Në vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se mafia kishte marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qeverisjes së Kosovës, duke thënë se “Kosova prodhon pak gjëra të tjera përveç krimit”.

Ai shtoi: “Kur dihet se Afganistani prodhon 75 për qind të opiumit në botë dhe se pjesa më e madhe e tij kalon përmes Kosovës, ka arsye serioze për të dhënë alarmin”.

Në vitin 2010, Jagland kishte kërkuar një hetim më të thellë lidhur me akuzat se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i përfshirë edhe në trafikim të paligjshëm të organeve.

Ai kishte deklaruar: “I kam lexuar akuzat për trajtim çnjerëzor të njerëzve dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë. Raporti përmban shumë akuza serioze dhe kam frikë nga pasojat që mund të sjellë”.

Ndërkohë, emri i Jaglandit është përmendur në dokumentet e lidhura me Jeffrey Epsteinin, ku në një shkëmbim emailesh të publikuara del se ai dhe familja e tij kishin plane për një udhëtim në ishullin privat të Epsteinit, pranë “Virgin Islands” në Detin Karaibe, gjashtë vjet pasi Epstein ishte dënuar për tentim të blerjes së shërbimeve seksuale nga të mitur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy ish-emisarë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi të përfshirë në “skandale ndërkombëtare” appeared first on Sinjali.

Blloku A5 jashtë funksionit që nga mbrëmë, KEK: Pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve

3 February 2026 at 22:34

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se që nga 19 dhjetori është duke operuar në një regjim të jashtëzakonshëm të prodhimit të energjisë elektrike, duke mbajtur tri blloqe të Termocentralit Kosova A në punë paralelisht për plot 31 ditë.

Sipas të dhënave të KEK-ut, operimi me tri njësi të Kosovës A është realizuar në periudha të ndryshme gjatë muajve dhjetor, janar dhe fillimit të shkurtit. Gjatë muajit dhjetor janë regjistruar 9 ditë operim paralel, ndërsa në janar ky regjim është mbajtur për 20 ditë, përfshirë periudhat 1–7 janar, 15–16 janar dhe 21–31 janar. Edhe në fillim të shkurtit, më 1 dhe 2 shkurt, tri njësitë kanë qenë në punë njëkohësisht, duke e çuar totalin në 31 ditë.

“Ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend”, thuhet në reagimin e Korporatës në Facebook.

KEK-u thekson se standardi operativ që nga paslufta ka qenë funksionimi me katër njësi gjeneruese – dy nga Kosova A dhe dy nga Kosova B – ndërsa një njësi tjetër ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë për siguri të sistemit dhe reagim emergjent.

Megjithatë, për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për garantim të sigurisë energjetike, nga 19 dhjetori KEK-u ka kaluar në një gjendje të jashtëzakonshme, duke arritur të operojë me pesë njësi gjeneruese njëkohësisht për rreth 30 ditë. Ky operim ka përfshirë tri njësi nga Kosova A dhe dy nga Kosova B, duke tejkaluar standardin normal të punës.

Një regjim i tillë, sipas KEK-ut, ka kërkuar angazhim maksimal teknik, mirëmbajtje të përshpejtuar dhe mobilizim të vazhdueshëm të stafit.

Në njoftim bëhet e ditur se njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditësh, duke iu bashkuar katër njësive aktuale gjeneruese. Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me pesë njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend.

KEK-u vlerëson se ky regjim operimi nuk është thjesht statistikë teknike, por rezultat i punës së pandërprerë të rreth 4 mijë punonjësve, të cilët po punojnë në kushte të ngarkesës maksimale për të mbajtur në funksion kapacitete të vjetra, por jetike për vendin.

Gjatë muajve të fundit, Kosova është përballur me reduktime të shpeshta të energjisë, ndërsa së fundmi KESCO ka kërkuar nga ZRRE-ja të rritet çmimi i rrymës për 21 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Blloku A5 jashtë funksionit që nga mbrëmë, KEK: Pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve appeared first on Sinjali.

Bie ChatGPT

3 February 2026 at 22:13

ChatGPT aktualisht po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme, duke lënë mijëra përdorues, përfshirë edhe në Kosovë, të mos kenë qasje në inteligjencën artificiale në të gjitha platformat.

Sipas të dhënave të gjurmimit nga Down Detector, problemet filluan të shfaqen rreth orës 3:00 pasdite ET.

“Ne kemi identifikuar problemin, kemi zbatuar masat e nevojshme zbutëse dhe po monitorojmë rikuperimin. Ne kemi identifikuar se përdoruesit po përjetojnë gabime të shumta gjatë marrjes së shërbimeve”, thuhet në njoftimin e ChatGPT.

Ndryshe, shkalla e problemit u përshkallëzua me shpejtësi, ku problemet e raportuara u rritën në mbi 10 mijë raste brenda vetëm pesëmbëdhjetë minutash.

GPT-4 është versioni më i avancuar deri më sot i inteligjencës artificiale. Ai ka rezultuar i aftë për të realizuar një gamë të gjerë funksionesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie ChatGPT appeared first on Sinjali.

Reshje rekord bore në Japoni, autoritetet paralajmërojnë për rreziqe në zonat e prekura

3 February 2026 at 22:06

Reshjet rekord të borës në Japoni kanë shkaktuar të paktën 30 viktima në dy javët e fundit. Mes tyre është edhe një grua 91-vjeçare, e gjetur e varrosur nën tre metra borë pranë banesës së saj. Situata e rëndë ka detyruar qeverinë japoneze të ndërhyjë me masa emergjente.

Sipas televizionit kombëtar NHK, janë angazhuar edhe trupat ushtarake për të ndihmuar zonat më të prekura. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar. Rreziku nga orteqet dhe nga bora që bie nga çatitë mbetet i lartë.

Paralajmërime janë dhënë edhe për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike. Në qytetin verior Aomori, trashësia e borës ka arritur në 175 centimetra. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i mesatares për këtë periudhë të vitit.

Guvernatori i Aomorit ka kërkuar ndihmë nga ushtria, veçanërisht për të moshuarit që jetojnë vetëm. Në disa zona të tjera është thyer edhe rekordi 40-vjeçar i reshjeve të bores, me trashësine e dëborës që I ka kaluar 135 cm. Sipas autoriteteve, reshjet ekstreme lidhen me një masë ajri shumë të ftohtë nga Arktiku që ka mbërthyer Japoninë prej disa ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshje rekord bore në Japoni, autoritetet paralajmërojnë për rreziqe në zonat e prekura appeared first on Sinjali.

❌
❌