Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur tĂ« rinumĂ«rohen tĂ« gjitha votat nĂ« 28 komuna tĂ« KosovĂ«s. Kjo pas problemeve tĂ« evidentuara nĂ« disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja ka vendosur tâi ndĂ«rpritet mandati i pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« partive politike nĂ« Prizren.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të gjitha votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të rinumërohen.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot, pas propozimit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, pasi që në rinumërimin e pjesshëm janë evidentuar manipulime me vota në mes të kandidatëve të subjekteve politike.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se bazuar në raportin nga procesi i deritashëm i rinumërimit, për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikuar janë minimale dhe pothuajse të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë numëruar dhe paraqitur saktë.
Për dallim nga votat për subjektet politike, ai ka thënë se të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.
âSipas raportit nga vendvotimet e rinumĂ«ruara nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR janĂ« zbritur nga rezultati 36,007 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 20,978 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKNâ.
Ai ka thënë se ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi.
KQZ-ja më parë pati vendosur që në 10 komuna të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto ishin: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.
Ndërkohë, në 28 komuna të tjera (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut), pati marrë vendim që të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve.
KQZ-ja shkarkon përfaqësuesit e subjekteve politike në KKZ-në në Prizren
Gjithashtu KQZ-ja ka vendosur për shkarkimin e përfaqësueseve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Nga rinumërimi i deritashëm Prizreni ka dalë komuna me mospërputhjet më të mëdha. Me rinumërimin e 98 për qind të kutive, rezulton se kandidatëve të PDK-së u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët.
Përfituesi më i madh nga ky keqnumërim është kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi. Nga 14 mijë e 606 vota sa kishte para rinumërimit, atij i kanë mbetur 8 mijë e 596. Dallimi prej 6 e 10 votash nënkupton se më shumë se 40 për qind e votës së tij ishte rezultat i abuzimit gjatë numërimit.
NĂ« Prizren, nga PDK-ja kanĂ« pĂ«rfituar edhe Nait Hasani me 3 mijĂ« e 409 vota, Kujtim Gashi me 2 mijĂ« e 360, Luljeta Veselaj-Gutaj me 2 mijĂ« e 102 dhe Arianit Ăollaku me 1 mijĂ« e 684 vota tĂ« gjithĂ« kĂ«ta kandidatĂ« nga kjo komunĂ«. NĂ«n njĂ« mijĂ« vota kanĂ« pĂ«rfituar edhe Fadil Demaku e Enver Hoxhaj.
Pas konstatimit se ka dallim nĂ« vota pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«, Prokurori i Shtetit u vu nĂ« lĂ«vizje mĂ« 19 janar. Koordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kĂ«rkuar kryeprokurorĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha prokuroritĂ« themelore, qĂ« nĂ« tĂ« gjitha komunat ku ka pĂ«rfunduar procesi i rinumĂ«rimit âtĂ« fillojnĂ« grumbullimin e informatave tĂ« nevojshme dhe tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, qĂ« vĂ«rtetojnĂ« kryerjen e ndonjĂ« vepre penale qĂ« ndĂ«rlidhet me procesin zgjedhorâ.
Një ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit e autorizoi Policinë që të identifikojë fajtorët për këtë mospërputhje në vota.
Koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), kërkoi që të ketë një hetim në nivel kombëtar.
DnV-ja tha se subjekt i hetimeve nuk duhet tĂ« jenĂ« vetĂ«m komisionerĂ«t, por edhe kandidatĂ«t qĂ« kanĂ« ârezultojnĂ« pĂ«rfitues nga kĂ«to mospĂ«rputhje dhe manipulimeâ.
Më 9 janar, KQZ-ja njoftoi se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërksa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.
Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.
Manipulimi i votave nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« vepĂ«r penale. MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare ĂOHU publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë.
Rinumërimi i plotë i votave pritet të shtyjë konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe formimin e ekzekutivit të ri.
The post KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë appeared first on Revista Monitor.