Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026Main stream

Me vizë turistike dhe drogë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

By: Elva
5 January 2026 at 19:51

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët, pasi në automjetin që kishte marrë me qira u gjetën 68 doza kokainë të gatshme për shpërndarje në qytet. Sipas autoriteteve italiane, i riu u ndalua nga karabinierët e njësisë operative dhe patrullës së automjeteve të blinduara, pasi u vu re duke lëvizur në zonën e Borgo Rivo. […]

The post Me vizë turistike dhe drogë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

By: Brisi
5 January 2026 at 19:46

Një shtetas shqiptar, rreth 19-vjeç është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për grabitje të banesave. Sipas mediave të huaja, shqiptari me predentet të mëparshëm penal, akuzohet se ka kryer një grabitje në Via Marco Emilio Lepido, në kufirin me Anzolën, natën midis 30 dhe 31 dhjetorit 2024. Në banesë ai ka gjetur një […]

The post Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Trafik droge, vrasje e rrëmbime/ Maduro dhe gruaja e tij mohojnë akuzat, shtyhet gjyqi në SHBA

By: Brisi
5 January 2026 at 19:30

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm, pasi Shtetet e Bashkuara e kapën në Karakas dhe e sollën në tokën amerikane. Maduro, 63 vjeç, u deklarua i pafajshëm në Gjykatën Federale në Nju Jork, për katër vepra penale, përfshirë akuzën për narko-terrorizëm, import të kokainës dhe posedim […]

The post Trafik droge, vrasje e rrëmbime/ Maduro dhe gruaja e tij mohojnë akuzat, shtyhet gjyqi në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Forcat “tona” Delta do t’i shkojnë Ramës në Surrel!

By: Elva
5 January 2026 at 19:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e përjavshme para Kryeministrisë, komentoi sërish  arrestimin e presidentit të Venezuelës, duke e lidhur drejtpërdrejt me situatën politike në Shqipëri dhe me kryeministrin Edi Rama. Berisha e cilësoi Ramën si drejtues të një “narko-diktature” dhe deklaroi se do të përballet me drejtësinë, njësoj […]

The post Berisha: Forcat “tona” Delta do t’i shkojnë Ramës në Surrel! appeared first on BoldNews.al.

“Dorëheqje o derëzinj”/ Pankartat e protestës që nuk po e rrëzojnë Rama-Belën

By: Brisi
5 January 2026 at 19:10

Partia Demokratike ka nisur edhe këtë vit me protestat para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ashtu si edhe vitin e kaluar, protestuesit janë mbledhur me pankarta në duar, poshtë dritares së Ramës, mes të cilave shkruhet “Dorëheqje o derëzinj”, “Bela hap krahun”, etj, një skenar i vjetër në një vit […]

The post “Dorëheqje o derëzinj”/ Pankartat e protestës që nuk po e rrëzojnë Rama-Belën appeared first on BoldNews.al.

Kryeministrja daneze: Presioni i Trumpit për Groenlandën është i papranueshëm

By: Elva
5 January 2026 at 19:04

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se presioni i ushtruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për Groenlandën është i papranueshëm, duke theksuar se ishulli nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për transmetuesin publik danez DR, Frederiksen tha se deklaratat e Trumpit për blerjen e Groenlandës duhet të merren seriozisht, […]

The post Kryeministrja daneze: Presioni i Trumpit për Groenlandën është i papranueshëm appeared first on BoldNews.al.

Arrestimet e hajdutëve paralizojnë qeverinë/ Buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar

By: Brisi
5 January 2026 at 18:51

Shqipëria po përballet me një fenomen të paregjistruar më parë, paralizimin e shpenzimeve publike. Ndonëse buxheti i shtetit duhet të ishte ekzekutuar plotësisht deri në datën 31 dhjetor, mësohet se buxheti i 2025-ës vazhdon të jetë me sufiçit buxhetor edhe sot që është data 5 janar e vitit 2026. Për vitin e kaluar, qeveria kishte […]

The post Arrestimet e hajdutëve paralizojnë qeverinë/ Buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD para Kryeministrisë, Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros

By: Elva
5 January 2026 at 18:45

Në fjalën e tij në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi se pasojat e korrupsionit të qeverisë Rama,  po i paguajnë qytetarët. Boçi akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje dhe korrupsion, duke shtuar se një grup i kufizuar individësh po përfiton nga pushteti, ndërsa qytetarët përballen me pasoja […]

The post Protesta e PD para Kryeministrisë, Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros appeared first on BoldNews.al.

Drogë, rrëmbime dhe vrasje/ Maduro del para gjykatës amerikane, rëndohen akuzat ndaj tij

By: Brisi
5 January 2026 at 18:32

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është shfaqur për herë të parë në gjykatën amerikane, pasi u arrestua nga SHBA. Ai u paraqit rreth mesditës para gjykatësit për një procedurë të detyrueshme, që ka të ngjarë të nisë një betejë të zgjatur ligjore nëse ai mund të gjykohet në SHBA, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Prokurores […]

The post Drogë, rrëmbime dhe vrasje/ Maduro del para gjykatës amerikane, rëndohen akuzat ndaj tij appeared first on BoldNews.al.

“Në Surrel do zbarkojnë ‘deltat’ tona”, Berisha-Ramës: Nuk je Maduro, je Ramaduro

By: Fax Web
5 January 2026 at 19:43

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë të hënë, 5 dhjetor, Partia Demokratike iu rikthye foltoreve para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha u ndal tek arrestimi i ish-presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro duke e cilësuar si operacionin më të mirë në histori, ndërsa nuk harroi ta krahasonte atë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, viti 2026, ngjason shumë në histori me periudha të rrëzimit të diktakturave komuniste.

“Ky akt solli ngricë të madhe, tmerr e terror në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podcast-in e tij, se çeli një fjalë goje. Ua them unë ju pse ky është Ramaduro, njësoj si Maduro, mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. I lidhur direkt me kartelet më të fuqishme në Europë”, tha kryedemokrati, për kreun e qeverisë shqiptare.

Më pas, Berisha lëshoi edhe një ultimatum për Ramën.

“Dhe me Lindat e tij vjedh qindra mln euro nga AKSHI. Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë. E kuptoni pse thonte në artikull se jam Maduro. Jo jo je Ramaduro. a ku i ke Deltat Ramë, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin”.

Kjo është foltorja e shtatë në radhë e demokratëve kundër qeverisë.

A mund të parandalohen përmbytjet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale?

By: Fax Web
5 January 2026 at 19:41

Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, nga përzgjedhja e punonjësve, te personalizimi i rrjeteve sociale dhe deri te përparimet në mjekësi.

Këshilli i Qarkut Northumberland në Angli po teston përdorimin e AI për të marrë vendime më të shpejta dhe më të sakta në planifikimin urban, veçanërisht në rastet që lidhen me rrezikun nga përmbytjet. Qëllimi është që, nëse testi rezulton i suksesshëm, kjo praktikë të shtrihet edhe në pjesë të tjera të vendit, raporton BBC.

Këshilli thekson se çdo vendim do të merret nga njerëzit, jo nga inteligjenca artificiale.

Zhvilluesit që duan të ndërtojnë duhet të dorëzojnë një aplikim që përfshin edhe një vlerësim të rrezikut nga përmbytjet. Aktualisht, kjo është një punë e ndërlikuar dhe që kërkon shumë kohë. Me ndihmën e AI, synohet që dokumentet të analizohen më shpejt dhe të evidentohen automatikisht problemet kryesore.

Nick Watson, përgjegjës për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, tha se këshilli shqyrton mijëra aplikime çdo vit dhe se shpesh ka mungesë standardi në dokumentacion.

Projekti konsiderohet inovativ dhe Northumberland shihet si zonë e përshtatshme për këtë test, pasi aty po zhvillohen edhe projekte të tjera të mëdha teknologjike, përfshirë një qendër të dhënash për AI dhe cloud computing me vlerë 10 miliardë paund.

Rajoni është përballur me përmbytje të shumta vitet e fundit, përfshirë ato të shkaktuara nga stuhia “Desmond” në vitin 2015.

Testimi i AI në planifikim pritet të përfundojë në shtator dhe rezultatet do të publikohen deri në fund të vitit.

Pjesë e grupit të “skifterëve”/ Vodhën vilën një ditë para Vitit të Ri dhe lidhën të miturin, arrestohet 19-vjeçari shqiptar 

By: Fax Web
5 January 2026 at 19:13

Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, si një prej tre hajdutëve që grabitën një vilë në Bolonja.

Ngjarja u regjistrua natën midis 30 dhe 31 dhjetorit 2024, raportojnë mediat italiane, ndërsa grabitja nuk duket se shkoi mirë për bandën e hajdutëve, të cilët terrorizuan një djalë 17-vjeçar, i cili ishte vetëm në kohën kur ndodhi grabitja.

Ai ishte i lidhur duar e këmbë me lidhëse plastike, ndërsa banda e hajdutëve – të paktën tre individë të përfshirë – plaçkiti të gjithë shtëpinë. Një shtetas 19-vjeçar shqiptar , i cili tashmë kishte një precedent penal për grabitje, tani është në telashe, teksa ai është dërguar në burg.

Episodi në dhjetor 2024

Në fund të dhjetorit, pak më shumë se një vit më parë, një grup prej të paktën tre individësh mbërritën jashtë vilës në rrugën Marco Emilio Lepido. Me fytyrat e mbuluara, të tre hynë në shtëpinë ku i mituri ishte i pranishëm vetëm. Ata i lidhën duart dhe këmbët të miturit me lidhëse plastike.

Ndërkohë, banda vodhi shtëpinë, duke marrë ora dore, bizhuteri, aksesorë veshjesh, një televizor dhe disa pajisje shtëpiake. Ata vodhën gjithashtu përmbajtjen e një kasaforte që ishte hapur me një trapan.

Të tre më pas ikën me një makinë, një automjet që ishte gjetur i vjedhur disa ditë më parë në San Lazzaro.

Zhvillimi i hetimeve

Hetimet u përqendruan nga bisedat në telefonin celular, ku u analizuan qindra të dhëna. Analiza teknike e provave,  ofroi të dhëna serioze, të konfirmuara nga gjyqtari hetues, kundër 19-vjeçarit shqiptar.

“Rama si Maduro i Venezuelës dhe Petro i Kolumbisë”, Kasmi: Ky narko-regjim do të rrëzohet

By: Fax Web
5 January 2026 at 19:00

Në foltoren para Kryeministrisë, gazetari Bledi Kasmi u shpreh se situata mediatike dhe institucionale në Shqipëri është jashtë kontrollit.

Ai denoncoi blerjen e tokës nga Kryeministri nga një kandidate e Gjykatës Kushtetuese me 2.9 milionë euro , tokë e cila, sipas tij, iu dhurua më pas botuesit Carlo Bollinos.

Kasmi paralajmëroi se ky “narko-regjim” nuk ka shpëtim dhe krahasoi situatën në Shqipëri me narko-regjimet në Venezuelë dhe Kolumbi, duke vënë në dukje se shpresa mbetet tek pak mediat dhe gazetarët e lirë që rezistojnë.

Pjesë nga fjala e Kasmit:

Sot është 35-vjetori i numrit të parë të gazetës Rilindja Demokratike. Është kënaqësi ta kujtojmë këtë datë nga kjo foltore dhe në këtë shesh proteste. Duhet të kujtojmë se Rilindja Demokratike lindi në ditët e protestave të mëdha të studentëve të dhjetorit. U rrit me vështirësi dhe me qëndresën e të gjithë atyre që e themeluan dhe e vazhduan atë gazetë si një mesazh.

Rilindja Demokratike nuk ishte thjesht një gazetë, ishte një frymë, një frymë lirie që ndante dy epoka: epokën e komunizmit, epokën e diktaturës komuniste, e cila la pas qindra e mijëra të vrarë dhe të pushkatuar për të drejtën e fjalës. Dhe ky 5 janar i vitit 1991 e ndau atë epokë nga epoka tjetër e lirisë.

Por sot, fatkeqësisht, kemi shumë pak media të lira, shumë pak gazetarë të lirë. Tridhjetë e pesë vite më pas, situata mediatike në Shqipëri është thuajse e ngjashme me atë të 35 viteve më parë. Sipas raportit të fundit të Departamentit të Shtetit, në Shqipëri mediat dhe drejtuesit e mediave urdhërohen nga qeveria dhe bandat kriminale për të përcaktuar lajmet e tyre.

Sipas raporteve ndërkombëtare, sot tre familje në Shqipëri zotërojnë dy të tretat e tregut mediatik, ndërsa vetëm një e treta është jashtë kontrollit të këtyre tre familjeve. Dhe këto tre familje janë shpallur investitorë strategjikë nga kreu i regjimit. Atëherë, për çfarë media të lirë flasim sot, pas 35 vitesh?

Raporti i fundit i OSBE/ODIHR-it theksonte se në zgjedhje nuk kishte raportime të pavarura dhe se raportimet ishin të gjitha të kontrolluara nga qeveria. Pra, sot, 35 vite pas atij 5 janari të vitit 1991, situata mbetet e vështirë.

Vetëm pak ditë më parë, një emision investigativ nxori në dritë një fakt tjetër dramatik: kryeministri i blinte tokë një kandidateje për anëtare të Gjykatës Kushtetuese për 2.9 milionë euro nga paratë e shqiptarëve dhe këtë tokë ia dhuronte një botuesi mediash, Carlo Bollinos. Pra, shikoni se në çfarë gjendjeje është sot jo vetëm media, por edhe pushteti, i cili ka kapur drejtësinë dhe e kontrollon atë, ashtu si edhe mediat.

Por ka edhe një fije shprese. Cila është shpresa? Mos harroni se më 5 janar të vitit 1991, edhe një media e vetme bëri ndryshimin kundër të gjitha mediave të kapura nga regjimi i atëhershëm. Edhe sot, ato pak media dhe gazetarë të lirë që vazhdojnë të rezistojnë, unë besoj se do të bëjnë ndryshimin dhe do të sjellin mesazhet e duhura për të ringritur frymën e lirisë në Shqipëri.

Ka edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Ky 35-vjetor i Rilindjes Demokratike, ky 5 janar, përkon me një periudhë ndryshimesh të mëdha që po vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump. Është rasti që, në emrin tim si qytetar i këtij vendi, t’u shpreh mirënjohjen Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump për ndërhyrjen që bëri për rrëzimin e një narko-regjimi si ai i Venezuelës.

Dhe mos mendoni se këto nuk kanë lidhje. Thonë se nuk ka lidhje sot. Por narko-regjimet janë bërë realitet. Situata është e njëjtë me atë të vitit 1991. Regjimet komuniste të atëhershme ranë; sot kemi regjime hibride komuniste të ndërtuara mbi narko-regjime. Dominoja e parë e shembjes së këtyre regjimeve ra në Venezuelë. Tjetra do të jetë në Kolumbi, dhe më pas do të vijë në Shqipëri.

Rama nuk ka shpëtim. Ky narko-regjim nuk do të ketë shpëtim. Ky narko-regjim do të rrëzohet.

Thonë se nuk ka lidhje. Po si të mos ketë? Venezuela është vendi ku protestuesit vriten, ku ka qindra të vrarë për zgjedhje të lira, ku arrestohen opozitarët. Shqipëria sot është në të njëjtat kushte. Kryetari i opozitës vazhdon të përndiqet.

Varfëria në Venezuelë është e tillë sa paga e qytetarëve mjafton për të blerë një bukë në ditë. Ndërkohë, raportet e Bankës Botërore për Shqipërinë tregojnë se 49% e popullsisë është në prag të varfërisë. Pra, një në dy shqiptarë jeton në prag të varfërisë.

Kartelet e drogës janë kudo. Bashkëshortja e Maduros përfitonte nga 100 mijë deri në 300 mijë euro për çdo ngarkesë kokaine që kalonte me avion në Venezuelë. Ndërsa këtu, te “Maduroja” ynë, kemi vëllain e kryeministrit që ka pasur fabrikë kokaine.

Sot, Maduro ka detyruar të largohen nga Venezuela rreth 7.9 milionë qytetarë, rreth 25% e popullsisë. Ndërsa ai që kemi këtu ka larguar 35% të popullsisë. Është i njëjti model narko-regjimi që funksionon kudo.

Po ju kujtoj diçka tjetër: presidenti Trump deklaroi sot se radhën e ka presidenti i Kolumbisë, Petro. Kjo nuk do të ndalet. Thanë se gjithçka bëhet për naftën e Venezuelës. Po Kolumbia çfarë nafte ka? Kush është Petro i Kolumbisë? Është i njëjti simbol i drejtuesve të narko-regjimeve, si në Venezuelë, ashtu edhe në Shqipëri.

Petro është i përfshirë familjarisht në trafikun e kokainës. Djali i tij është gjykuar dhe dënuar nga drejtësia kolumbiane për pastrim parash të drogës dhe për financimin e zgjedhjeve që e bënë të atin president. Sot ai është një njeri i ndëshkuar nga drejtësia kolumbiane”.

LEXO EDHE: Foltorja e shtatë e demokratëve, Boçi: Rama, ndërtesa dhe çelësi i korrupsionit’, meriton fatin e Maduros!

Foltorja e shtatë e demokratëve, Boçi: Rama, ndërtesa dhe çelësi i korrupsionit’, meriton fatin e Maduros!

By: Fax Web
5 January 2026 at 18:53

Duke folur në Foltoren para Kryeministrisë, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se qytetarët shqiptarë po mbajnë mbi supe peshën e rëndë të korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve sistematike, duke i vënë ata në rrezik varfërie dhe përjashtimi social.

Boçi theksoi se partnerët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare e kanë përcaktuar vendin si një “narko-shtet” i ndërtuar mbi krimin dhe korrupsionin, teksa hoqi paralele të drejtpërdrejtë me Venezuelën e Maduros, duke sugjeruar se kryeministri shqiptar meriton një fat të ngjashëm.

Në mbyllje të fjalës së tij, Boçi u shpreh se mbrojtja që kryeministri u bën bashkëpunëtorëve të tij është në fakt një mbrojtje për veten, pasi ai është në krye të një sistemi korruptiv.

PJESË NGA FJALA E BOÇIT:

Të atyre qytetarëve që mbajnë dhe pësojnë mbi supe peshën e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve, nga Llogaraja deri në portin e Durrësit, nga inceneratorët tek laboratorët, nga pjesa e unazës deri tek Qafë Plloça dhe me të gjitha dhe me të gjitha grabitjet dhe vjedhjet. Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve të tyre me grushta të mbledhur, talljen që i bën Rama me shpurën e tij, me lëmoshë dhe me lugë bosh, që ja bën me pensione qesharake, që ja bën me tigra si barake, që ja bën me satelit orbital dhe me parlament banal. Po, është e vërteta e atyre qytetarëve që e kanë kuptuar se deri tani ja degdisën fëmijët dhe të afërmit, ndërsa sot kërkojnë t’i shkatërrojnë familjen duke i përdhosur nënën dhe babain, vajzën dhe djalin, motrën dhe vëllain. Dhe ky Rama, të dashur miq, ka ndërtuar këtu atë mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe si ferrin e qytetarëve. Ai dhe shpura e tij, Ballukët, Agasët, Mirlindat, hedhin hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptarëve, mbi fatet e fëmijëve të tyre, mbi fatet tona, ndërsa vetë notojnë në luks të shfrenuar. Po, të vërtetat tona miq, janë të vërtetat e Sali Berishës, të cilat ai i mbrojti, i përballoi me durim, me vullnet dhe me qëndresë.

Të vërtetat tona janë të vërtetat e Partisë Demokratike, e cila me gjithë gabimet e vogla në qeverisje, me gjithë luftën për ta asgjësuar atë, mbetet forca politike më e sinqertë, më e vërtetë, që ka dhënë kontributin më të madh në të gjithë atë që ne e quajmë e mira e përbashkët, e mira e vendit tonë. Dhe sot, falë kësaj qëndrese, të vërtetat tona janë pjesë e të vërtetave të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Sepse jo më kot, datën 28 Nëntor, që është dita më e rëndësishme e kombit dhe e shtetformimit shqiptar, Shtetet e Bashkuara në vend të urimit, i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të Europës një narko-shtet me krim dhe me korrupsion. Jo rastësisht, gazetat më të mëdha, mediat më të mëdha prestigjioze e përcaktojnë Shqipërinë si një narko-shtet. Këto janë të vërtetat. Dhe ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh me një narko-shtet. E treguan Shtetet e Bashkuara me Maduron, me arrestimin e tij, fatin e të cilit e meriton dhe ky kryeministër. Dhe në Shqipëri ka pasur shumë pushtete. Ka pasur të mira dhe të mbrapshta. Por asnjë pushtet nuk ka qenë më shumë pushtues dhe kaq i paburrë sesa ky pushtet dhe ky kryeministër, i cili sa herë kapet gafil në korrupsion, ai shet një ish-shok, shet një ish-bashkëpunëtor, ose justifikohet me fruta-perime.

Ndërsa sot ka dalë hapur në mbrojtje të Ballukut, Agasit, Mirlindës, duke dëshmuar që korrupsioni nuk është rastësi, është sistem. Dhe në krye të këtij sistemi është ky njeri, është Edi Rama. Dhe meqë jemi tek fruta-perimet, po, në botë ka pasur republika fruta-perimesh, republikat e bananeve. Por ato duken më dinjitoze dhe atje demokracia fasadë ka qenë. Po duken më dinjitoze se Republika e krimit dhe e korrupsionit, se Republika ku kryeministri merr në mbrojtje zv/ministren e kapur në korrupsion bashkë me atë. Ku kryeministri hedh në gjyq drejtësinë, e cila i ka trokitur te porta dhe për këtë arsye ai merr në mbrojtje këto njerëz, po mbron veten e vet. Dhe mos harroni, pas Belindës është Rama, pas Mirlindës është Rama, pas Agasit është Rama, pas Veliajt është Rama, pas Daçit është po Rama, pas Benetit në Shkodër është Rama, pas inceneratorëve 430 milionë euro është Rama. Pas laboratorëve është gjithmonë Rama, pas Marriot-it 160 milionë euro është Rama, pas Llogarasë bashkë me unazën 450 milionë euro është Rama, pas portit të Durrësit 1 miliardë euro është Rama. Mos kemi iluzione. Ai është ndërtesa e korrupsionit. Ai është çelësi i korrupsionit.

VIDEO/ I armatosur kryen tre vjedhje brenda pak orësh, policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës në kërkim të të riut

By: Rovena
5 January 2026 at 19:56

Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës janë vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 3 vjedhje me dhunë përgjatë pak orëve. Sipas burimeve për ABC Neës, i riu, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal, ka marrë një taksi në zonën e Tajvanit në Tiranë dhe ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me anë të një arme zjarri ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët; i ka marrë edhe paratë dhe celularin taksistit.

Më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe, sërish me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur i armatosur, ndërkohë që është ende në kërkim.
Burimet thanë se i riu është identifikuar plotësisht nga policia dhe po vijojnë kërkimet. Në bazë të verifikimeve rezulton se i riu ka qenë i dënuar më herët dhe ka precedent penal në fushën e mashtrimit./abcnews.al

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

5 January 2026 at 19:24

Astronomët kanë njoftuar se mund të kenë gjetur dëshmi për ekzistencën e një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor, shumë përtej orbitës së Neptunit, sipas “Sciencealert”. Zbulimi bazohet në analiza të të dhënave infra të kuqe të mbledhura dekada më parë, të cilat tregojnë praninë e një objekti të madh dhe shumë të ftohtë që lëviz ngadalë në hapësirë. Objekti i dyshuar është identifikuar duke krahasuar të dhëna nga sateliti amerikan IRAS i vitit 1983 dhe misioni japonez  i vitit 2006.

Në këto të dhëna u vu re një sinjal i dobët termik që kishte ndryshuar pozicion me kalimin e 28 viteve, një tregues i mundshëm i një orbite rreth Diellit. Sipas vlerësimeve, ky trup qiellor mund të ndodhet në një distancë prej 500 deri në 700 njësish astronomike nga Dielli, duke e bërë atë jashtëzakonisht të largët. Nëse konfirmohet si planet, ai mund të ketë një masë 7 deri në 17 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe një temperaturë ekstreme shumë nën zero, çka shpjegon pse është kaq i vështirë për t’u zbuluar.

Ky zbulim lidhet ngushtë me misteret e Kuiper Belt, një rajon përtej Neptunit i mbushur me trupa akullnajorë. Prej vitesh, astronomët kanë vërejtur se disa prej këtyre objekteve kanë orbita të çuditshme dhe të grupuara, gjë që sugjeron ndikimin gravitacional të një planeti të madh të padukshëm. Karakteristikat e planetit të mundshëm e afrojnë atë me Uranin dhe Neptunin, të ashtuquajturit gjigantë akullnajorë, të cilët kanë atmosfera të pasura me hidrogjen, helium dhe metan.

Për shkak të distancës dhe temperaturës së ulët, teleskopët infra të kuqe mbeten mjeti kryesor për zbulimin e tij. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se provat aktuale nuk janë ende përfundimtare. Nevojiten vëzhgime të reja dhe të vazhdueshme për të konfirmuar lëvizjen orbitale të objektit dhe për të përjashtuar mundësinë që ai të jetë një burim i largët në sfond. Nëse konfirmohet, ky zbulim do të ndryshonte ndjeshëm kuptimin tonë për strukturën e sistemit diellor dhe do të rikthente zyrtarisht idenë se Dielli ynë ka nëntë planetë, duke hapur një kapitull të ri në astronomi.

 

Sekretari i OKB-së i shqetësuar për ngjarjet në Venezuelë: Po shkelet ligji ndërkombëtar

By: Rovena
5 January 2026 at 18:59

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres sot në 5 janar, shprehu shqetësim të thellë për mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar në lidhje me veprimet e SHBA-ve në Venezuelë.

Në një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit, zëvendëssekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, lexoi një deklaratë në emër të Guterres, ku theksohet shqetësimi për mundësinë e rritjes së paqëndrueshmërisë në vend dhe ndikimin potencial në rajon.

Sekretari i OKB-së gjithashtu paralajmëroi për precedentët që këto veprime mund të krijojnë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mënyrën se si shtetet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Ai bëri thirrje për respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe për zgjidhje paqësore të krizave, për të shmangur destabilizime më të gjera.

Situata në Venezuelë është tensionuar pas operacioneve të SHBA-ve, duke çuar n ë arrestimin e Nicolás Maduros, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

Shumë vende dhe organizata, përfshirë OKB-në, kanë shprehur shqetësim për legjitimitetin e këtyre veprimeve dhe për ndikimet e mundshme në stabilitetin rajonal. Këshilli i Sigurimit është mbledhur urgjentisht për të diskutuar kërcënimet “ndaj paqes ndërkombëtare” dhe për të vlerësuar situatën humanitare dhe politike në Venezuelë.

NATO merr në mbrojtje Groenlandën pas deklaratave të Trump

5 January 2026 at 18:55

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi Trump zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.

Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

Duke folur me gazetarët në Lituani, Vanderful tha se Gjermania kishte pikëpyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ministri theksoi gjithashtu se Groenlanda është pjesë e Danimarkës.

“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për forcimin e përpjekjeve mbrojtëse në lidhje me Groenlandën, atëherë duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës”, përfundoi Vanderful pa dhënë hollësi mbi natyrën e këtyre bisedimeve.  / abcnews.al/

❌
❌