Stërvitja në Cobham dhe takimi me yjet e Chelseat – Betim Halimi rrëfen prapaskenat
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Portieri i njohur kosovar, Betim Halimi, ka ndarë përvojën e tij të jashtëzakonshme kur kishte mundësinë të stërvitej për një javë në Cobham, qendra stërvitore e Chelseat, duke e përshkruar atë si një eksperiencë “të pabesueshme”.
Gjatë asaj periudhe, portieri kosovar pati mundësinë të stërvitej me emra të njohur të futbollit botëror, duke përfituar përvojë të çmuar.
“Me thënë të drejtën hala nuk mundem me besu. E kam harruar si histori se është e pabesueshme se kam qenë një javë në Cobham, qendra stërvitore e Chelseat”.
“Tash kur shkon ti nga Vllaznia e Pozheranit, në një qendër stërvitore ku i sheh krejt grupmoshat, me ekip të parë, mandej kushtet, 28 fusha të stërvitjes”.
“Dukej sikur ke humbur brenda, nuk e dije ku do të stërvitesh, domethënë diçka që është e pabesueshme”.
“Në atë kohë nuk kemi pasur në futboll të Kosovës ne asgjë, nuk i kemi pasur kushtet elementare”.
“Shkova të ushtroja me Tammy Abraham, me Charly Musonda me lojtarë shumë emra që sot janë në klube të mëdha”, ka rrëfyer Halimi.
Episodin e plotë me Betim Halimin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
