Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Main stream

Salla: Bashkëpunim ndërkombëtar për avancimin e bujqësisë digjitale

29 January 2026 at 16:53

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Përparimi i reformave në sektorin agro-ushqimor dhe përafrimi i tyre me standardet e Bashkimit Evropian ishte në fokus të takimit të zhvilluar në Tiranë ndërmjet ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe përfaqësuesve të donatorëve të huaj, Delegacionit të Bashkimit Evropian, Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim dhe Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO).

Gjatë takimit, ministri Salla theksoi rëndësinë e ndërtimit të sistemeve funksionale që synojnë përmirësimin e qeverisjes dhe administrimit në bujqësi, si dhe zbatimin e politikave të orientuara drejt Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) të Bashkimit Evropian.

Ministri vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e bujqësisë digjitale, forcimin e shërbimeve këshillimore për fermerët, garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e sistemeve bujqësore të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Nga ana e tyre, donatorët theksuan se synimi kryesor mbetet përkthimi i prioriteteve të reformave në rezultate konkrete për fermerët dhe komunitetet rurale, duke kontribuar në ndërtimin e një sektori agroushqimor modern, efikas dhe të qëndrueshëm.

Ky angazhim vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin rural, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Evropian për integrimin e sektorit bujqësor shqiptar në standardet evropiane.

1 nga 2

/e.xh/r.e/a.f/

The post Salla: Bashkëpunim ndërkombëtar për avancimin e bujqësisë digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Dëmshpërblimet për bujqësinë/ Braçe-Vengut: Ku janë paratë?! S’po i gjej as në buxhet as në relacion

By: Brisi
27 January 2026 at 12:30

Deputeti socialist, Erion Braçe ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu për dëmshpërblimet nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë. Socialisti tha se në buxhet nuk janë pagesat për zonat Gramshit dhe të Delvinës, të cilat u goditën dy herë në nëntor dhe janar, nga përmbytjet dhe ngricat. Sipas Braçes, Vengu tha se paratë kanë kaluar, […]

The post Dëmshpërblimet për bujqësinë/ Braçe-Vengut: Ku janë paratë?! S’po i gjej as në buxhet as në relacion appeared first on BoldNews.al.

Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:12

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

 

Blerina Hoxha

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjës.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

Zhgënjimi i tij shkon përtej dëmit material. Pas 15 vitesh emigracion në Itali, ai u kthye në Shqipëri rreth 12 vite më parë, me bindjen se përvoja dhe kursimet do të mjaftonin për të ndërtuar një fermë funksionale. Sot, kthimin e quan “gabimin e jetës”, jo sepse bujqësia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe përgjegjësia shpesh mbetet pa adresë.

Shqetësimi i Mirlindit nuk është vetëm me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit. “Askush nuk njofton? As për reshjet e pritshme, as për hapjen e portave të HEC-eve”. Mirlindi thotë se nuk pati asnjë paralajmërim për hapjen e portave të digës.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

Në Samaticë, sipas tij, janë dëmtuar rreth 8 hektarë serra të sapombjella, ndërsa 3.5 hektarë lakër, gati për treg, janë shkatërruar plotësisht. Krahas tyre, dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në pemëtore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtë janë prekur në shkallë të ndryshme, pa mundësi për të dhënë ende një shifër përfundimtare. “Janë shumë”, thotë ai, duke theksuar se situata në terren ndryshon nga dita në ditë.

Në të gjithë Beratin, panorama është po aq e rëndë. “Dëmet në serra janë të pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerët janë përballur jo vetëm me përmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 5 gradë. “Problem me ngricat, problem me përmbytjet”, përmbledh ai situatën, duke e cilësuar si një goditje të dyfishtë për prodhimin bujqësor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit. Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime të freskëta nga serrat, me kompaninë e tij “Agrokoni”, tha se, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë fermat e specializuara për eksport që janë të përqendruara në zonën e Beratit, Lushnjës dhe Fierit. Zoti Koni parashikon se këto dëme kanë efekte të gjëra në ekonomi dhe pritet të ndikojnë në uljen e eksporteve deri në 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

 

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dëme të shpërndara në disa kultura – 247 ha drithëra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura të tjera dhe 192 ha pemë frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve. Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

 

 

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë. Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

 

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

Në nivele specifike drithërat, të kultivuara në 3 598 hektarë, kanë humbur vlera që llogariten nga 2.88 deri në 4.32 miliardë lekë.

Foragjeret, në 3 148 hektarë tokë, përbëjnë një humbje prej 1.57 deri në 3.15 miliardë lekë. Në rastin e kultivimeve të tjera bujqësore, që zënë 4 151 hektarë, dëmet llogariten nga 3.32 deri në 6.23 miliardë lekë.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta. Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerë ka një kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekësh për një sezon për ushqimin dhe shërbimin. Bazuar në këtë vlerësim, dëmet nga bagëtia arrijnë në total rreth 280–570 milionë lekë, duke reflektuar humbjet për fermerët dhe investimet e shpenzuara për përkujdesjen e kafshëve. Në bletari, situata është më e kufizuar në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël.

Janë raportuar 147 koshere të dëmtuara, kryesisht nga përmbytjet dhe ngricat që dobësuan kolonitë e bletëve dhe shkatërruan prodhimin e mjaltit. Vlera mesatare e një koshere është llogaritur rreth 50 000–100 000 lekë, duke dhënë një humbje totale për bletarinë prej rreth 7–15 milionë lekë.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dëmtuar është mijëra kilogramë perimesh, drithërash dhe frutash që nuk arrijnë në treg, një kosto që ndikon në ekonominë kombëtare dhe në sigurimin e ushqimit për qytetarët.

 

Burimi: INSTAT, vlerësime të Monitor për tendencën, bazuar në intervistat me operatorët e tregut

 

Miliona të tjera dëme, nga rrugët te shtëpitë

Përmbytjet e janarit 2026 nuk shkatërruan vetëm tokën bujqësore dhe fermat, por kanë përfshirë edhe komunitetet urbane dhe infrastrukturën e vendit, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të menaxhimit të ujit dhe planifikimit urban në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga emergjencat civile të paktën 1 587 banesa janë përmbytur në të gjithë vendin, ndërsa mijëra të tjera janë ndikuar nga ujërat që kanë hyrë brenda shtëpive, kanë dëmtuar mobilie, pajisje dhe infrastrukturë të brendshme.

Në disa zona, banorët raportojnë dëme që tejkalojnë dhjetëra miliona lekë për familje, me pajisje shtëpiake, mobilie dhe struktura të brendshme të papërdorshme pasi uji ka depërtuar thellë në hapësirat jetësore.

Këto humbje, të shpërndara në mijëra shtëpi, përbëjnë një ngarkesë të rëndë financiare për familjet e prekura dhe tregojnë një pamje të qartë se sa i cenueshëm është strehimi vendas ndaj motit ekstrem dhe mungesës së sistemeve efektive të parandalimit të përmbytjeve.

Në anën tjetër, rrjetet e transportit, arteriet që lidhin qytetet dhe fshatrat u goditën në mënyrë të konsiderueshme. Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të disa komuniteteve rurale. Janë raportuar edhe shembje të pjesshme të segmenteve të rrugëve dhe dëmtime të mbikalimeve.

Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm shkatërrimi dhe riparimi i segmenteve rrugore kryesore mund të arrijë dhjetëra deri në qindra milionë euro në një vit normal, për shkak të nevojës për rivendosje të shtresave rrugore, urave etj.

 

Eksportet e frutave dhe zarzavateve pritet të bien me 20-30%

Eksportet frutave dhe perimeve arritën një vlerë prej 19 miliardë lekësh në 11-mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, por për të gjithë vitin 2025, vlera e tyre pritet të kalojë mbi 210 milionë euro.

Eksportuesit paralajmërojnë se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe ngricat në serrat e vendit mund të ulin volumin e prodhimit që shkon në tregjet ndërkombëtare deri në 10–30%, duke çuar në një humbje të pritshme në vlerë midis 21 dhe 63 milionë eurosh të vlerës së eksporteve bujqësore, grupi më i qëndrueshëm në rritje, si në volum dhe në vlerë, në vitin 2025.

Ruzhdi Koni, eksportues i njohur, nënvizon se “serrat e specializuara për eksport janë goditur rëndë dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit nuk mund të shkojë në eksport. Kjo do të ndikojë menjëherë në marrëdhëniet tona me partnerët dhe në planifikimin për sezonet e ardhshme”.

Përtej humbjes direkte të volumit të eksportit, prodhuesit përballen edhe me shpenzime shtesë për riparimin e serrave dhe për sigurimin e cilësisë së perimeve që mbeten, duke rritur presionin financiar mbi fermerët.

Humbja e një pjese të konsiderueshme të eksporteve nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por ka edhe efekt zinxhir mbi ekonominë kombëtare, duke ndikuar në punësimin rural, stabilitetin e çmimeve dhe konkurrencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët e sektorit bujqësor dhe përfaqësuesit e fermerëve këmbëngulin se duhet një qasje e integruar, që përfshin investime në infrastrukturën e serrave, sisteme paralajmëruese dhe siguri klimatike, si dhe mbështetje financiare për eksportuesit që përballen me humbje të papritura.

Pa këto ndërhyrje, vlerat e eksportit që u deshën të shënonin rritje të qëndrueshme rrezikojnë të tkurren, duke e kthyer progresin e arritur në sektorin bujqësor në një fitim të pasigurt dhe të cenueshëm ndaj kapriçiove të natyrës.

 

Lexoni edhe:

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

 

The post Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:10

Përmbytjet dhe ngricat e muajve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësinë shqiptare, duke shkatërruar kulturat, serrat, pemët frutore, bagëtinë etj.

 

Për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm 16 miliardë lekë, një shumë që duket e madhe në letër, por që nuk mjafton për të mbuluar as funksionimin rutinë të sektorit dhe as nuk bëhet fjalë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe fenomenet e tjera ekstreme.

Në kontekstin e kontributit të bujqësisë në ekonominë shqiptare, ky buxhet është i pamjaftueshëm. Sektori bujqësor, jo vetëm që siguron një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rreth 15% të tij, por mbështet edhe punësimin në zonat rurale dhe furnizon tregun me ushqim për qytetarët, duke luajtur një rol strategjik për ekonominë kombëtare.

Historikisht, bujqësia ka marrë më pak fonde në raport me sektorë të tjerë të ekonomisë, pavarësisht rëndësisë së saj strategjike. Kjo ka lënë fermerët të ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore dhe ka penguar investimet për modernizim, sigurime bujqësore dhe infrastrukturë mbrojtëse si digat dhe kanalizimet.

Por kryeministri Edi Rama ka premtuar se qeveria do të kompensojë dëmet ndaj familjeve, fermerëve dhe subjekteve të prekur. Gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ai theksoi se procesi i kompensimit do të realizohet duke përfshirë dëmet e shkaktuara në banesa, tokë bujqësore dhe gjënë e gjallë që u humbën nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Rama u shpreh se Ministria e Financave është angazhuar për të siguruar fondet e nevojshme dhe se pas normalizimit të situatës, autoritetet do të nisin verifikimin në terren për vlerësimin e dëmeve,– një hap ky i parë drejt kompensimit të drejtë dhe të plotë. Sipas tij, ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor, kryetarët e bashkive dhe deputetët, me synimin që të përfshihen të gjitha rastet e prekura pa dallim.

Por fermerët nuk janë optimistë. Në zonën e Myzeqesë ka pasur përmbytje edhe në muajin nëntor 2026. “Na kanë pyetur vetëm një herë atë të drejtorisë rajonale dhe më pas, asnjë masë apo zhdëmtim”, tha fermeri Ziu.

 

Fatura rëndohet nga çorganizimi institucioneve

Plani Kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, i hartuar nga qeveria, përshkruan rreziqet që rriten vazhdimisht për sektorët si bujqësia dhe zhvillimi urban, por gjithashtu thekson se për të zbatuar me sukses masat e nevojshme duhen 8-9 miliardë dollarë investime për të minimizuar pasojat.

Aktualisht hendeku midis planeve strategjike dhe fondeve të mobilizuara është shumë i madh. Vetëm 7% e fondeve të parashikuara deri në vitin 2027 janë angazhuar në Programin Buxhetor Afatmesëm, duke lënë mbi 93% të kostos së planit të pambuluar. Masat për përshtatjen ndaj klimës janë fiktive përderisa nuk mbështeten me fonde.

Një tjetër dimension problematik lidhet me monitorimin dhe vlerësimin e politikave klimatike. Institucionet përgjegjëse për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, përfshirë rrjetin meteorologjik kombëtar, kanë mungesë kapacitetesh me vetëm 95 pika matëse në vitin 2025 nga 116 pika në 2014.

Kjo, së bashku me mungesën e një sistemi të integruar të paralajmërimit në kohë reale, e bën të vështirë për autoritetet të parashikojnë dhe përgjigjen me kohë ndaj fenomeneve ekstreme, që shpesh kthehet në tragjedi kur reshjet bien jashtë normales.

Teksa janë miratuar dokumente kyçe dhe janë përfshirë masa në sektorë të shumtë, vonesa në miratimin e metodologjive të monitorimit dhe vlerësimit ka dobësuar aftësinë për të ndjekur përparimin e zbatimit dhe për të korrigjuar politikën në kohë.

Në këtë boshllëk institucional, investimet janë shpesh të fragmentuara dhe jo të sinkronizuara, duke mos i përqendruar burimet aty ku ndikimi do të ishte më i madh.

Raportet ndërkombëtare rekomandojnë investime në infrastrukturë dhe menaxhim të ujit për të mbrojtur vendin nga katastrofat që po shtohen me ritme alarmante, por pa një koordinim dhe politikat e duhura, ato mbeten shpesh projekte pa ndikim në terren.

 

Lexoni edhe:

Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

The post Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet appeared first on Revista Monitor.

Behram Latifi emërohet drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Podujevë

20 January 2026 at 15:26


Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Behram Latifin drejtor të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Sipas njoftimit të komunës, Latifi ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, drejtimi i përgjithshëm. Ai ka përvojë profesionale në sektorin publik, ku ka shërbyer si zyrtar ligjor dhe zyrtar ekzekutiv në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe në Inspektoratin e Punës, ku ka mbajtur disa pozita, përfshirë zyrtar të lartë për bashkëpunim profesional, ushtrues detyre i menaxherit të personelit dhe udhëheqës i Divizionit për Cilësi të Inspektimeve dhe Standardizim të Gjobave.

Po ashtu, Latifi ka përvojë edhe në sektorin privat, ku ka ushtruar detyra menaxheriale.

Kryetari Bulliqi i ka uruar Latifit suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Podujevës. /Telegrafi/


Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

18 January 2026 at 20:31

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Ndamë vlerësimin për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, si edhe të skemave të sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla.

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Takimi mes ministrave të Shqipërisë dhe Turqisë përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përforcimin e partneritetit rajonal për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

/e.xh/r.e/

The post Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

17 January 2026 at 19:51

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, të zhvilluar në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesëmarrjen e 61 ministrave të bujqësisë dhe 14 përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare.

Konferenca u fokusua në dialogun agro-politik mbi temën e këtij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë.”, duke vënë theksin në rëndësinë e sigurisë ujore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Gjatë punimeve të konferencës u miratua Komunikata Përfundimtare e GFFA 2026, e cila riafirmon mesazhin se pa ujë nuk ka ushqim dhe pa siguri ujore nuk mund të ketë siguri ushqimore.

Ministri Salla theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht këtë angazhim dhe qasjen që e sheh bujqësinë si pjesë të zgjidhjes globale, përmes përdorimit të ujitjes inteligjente, zbatimit të praktikave që ruajnë tokën dhe burimet ujore, reduktimit të ndotjes dhe zhvillimit të bioekonomisë blu.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në GFFA 2026 vlerësohet si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

/gj.m/a.f/

The post Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi

By: Ela
15 January 2026 at 08:24

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës. Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në […]

The post Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi appeared first on BoldNews.al.

Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave

14 January 2026 at 13:12

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Në Bashkinë Maliq ka nisur puna e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Bujqësinë në qarkun Korçë, Vullnet Gjolla, informoi për ATSH se procesi i vlerësimit po zhvillohet në terren dhe po ndiqet nga afër nga strukturat përkatëse.

Sipas Gjollës, zonat më të prekura në qarkun Korçë janë fusha e Maliqit, e cila paraqet problematika të përsëritura për shkak të strukturës së tokës torfike, e cila mban ujë në sipërfaqe gjatë reshjeve intensive.

Ai sqaroi se dëmet janë evidentuar në disa njësi administrative, përfshirë Pojanin, Pirgun, Vreshtasin dhe bashkinë Maliq.

“Dëmet janë konstatuar kryesisht në të mbjellat bujqësore, veçanërisht në drithërat e mbjella gjatë muajit nëntor, të cilat janë dëmtuar si pasojë e reshjeve të rëna gjatë këtij muaji” bëri të ditur Gjolla.

Sa i përket sektorit të blegtorisë, drejtori i Drejtorisë Rajonale për qarkun Korçë theksoi se nuk janë konstatuar dëme.

Procesi i evidentimit të dëmeve vijon dhe të dhënat përfundimtare do të përpilohen pas përfundimit të verifikimeve në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile. e.xh/j.p/

The post Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

14 January 2026 at 00:03

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit. Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit, serrat u rrafshuan për të tretën herë.

Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serrë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë. Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.

Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës. Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura (si ne foton më poshtë ) thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.

Për shkak të hapjes së portave uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.

Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.

Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve. Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.

Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes. Zona e Shkodrës është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.

Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./ B.Hoxha

The post Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot appeared first on Revista Monitor.

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 January 2026 at 00:02

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit.

Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore.

Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe Krutje, ku uji ka hyrë në parcela me sera plastike, duke i mbajtur për ditë të tëra nën ujë dhe duke dëmtuar prodhimin e perimeve të stinës së hershme. Në këto fshatra, serat kanë përqendrim të lartë dhe furnizojnë eksportin.

Në Fier përmbytjet kanë prekur fshatra me traditë në kultivimin në sera, si Hoxhara, Suk 1 dhe Kallm i Madh. Në këto zona, uji ka mbuluar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe rrugicat lidhëse dhe kanalet anësore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të fermerëve për shpëtimin e serave, pohojnë fermerët. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te prodhimi aktual, por edhe te përgatitja e tokës për ciklin e ardhshëm të mbjelljeve.

Mariglen Ziu një fermer që kultivon sipërfaqe të mëdha me sera në Samaticë tha se në qarkun e Beratit, përmbytjet kanë prekur veçanërisht fshatra përgjatë ultësirës dhe afër lumenjve, si Otllak, Velabisht dhe Kozare, ku toka me sera dhe kultura perimore ka mbetur e përmbytur për periudha të zgjatura. Kjo ka sjellë kalbje të rrënjëve, humbje të fidanëve dhe, në shumë raste, nevojën për të rifilluar të gjithë ciklin e prodhimit nga e para, tha fermeri. Ngricat e dy ditëve të fundit dëmtuan të gjitha bimët e tjera që nuk ishin të mbuluara nga uji tha ai.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi. Vitin e kaluar eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh.

Humbjet nga përmbytjet dhe ngricat janë më të mëdha se kapaciteti financiar i një familjeje bujqësore. Fermerët shqiptare as marrin subvencione dhe as nuk janë të siguruar kështu që janë ekspozuar totalisht ndaj humbjeve. Në vendet e BE-së, një pjesë e primit të sigurimit mbulohet nga shteti, duke e bërë sigurimin të përballueshëm. Në Shqipëri, kjo mungesë e mbështetjes e lë fermerin të vetëm përballë klimës./ B.Hoxha

 

The post Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale

By: Mira Leka
10 January 2026 at 22:04

Në vitin 2026, pritet që prodhimi bujqësor në Shqipëri të mbetet nën presion, duke vijuar trendin rënës të pesë viteve të fundit.

Sipas ekspertit të bujqësisë, Nevion Telha, prodhimi është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj goditjeve klimatike, me dëme të përsëritura nga ngricat, përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore po e kufizon zgjerimin real të sipërfaqeve të punuara.

Si pasojë, prodhimi në shkallë kombëtare pritet të mbetet i ulët, pavarësisht përmirësimeve të pjesshme në disa kultura të caktuara.

Në të kundërt, eksportet bujqësore pritet të vijojnë rritjen edhe në vitin 2026, por kryesisht përmes zgjerimit të volumit dhe jo përmes çmimeve.

Eksportuesi Ruzhdi Koni thekson se rritja e shitjeve jashtë vendit është rezultat i profesionalizimit të segmentit eksportues dhe lidhjes më të fortë me tregjet europiane, edhe në kushte kur çmimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitet post-pandemike

Sipas tij, eksportet në vitin 2026 do të mbështeten te ferma të mëdha të specializuara dhe kontrata më të strukturuara, ndërsa marzhet e fitimit do të mbeten të ngushta.

Fermeri Mariglen Ziu, i cili zotëron disa hektarë serrë me destinacion eksportin, thotë se baza e prodhuesve në bujqësi po tkurret çdo vit dhe zgjerimi po ndodh vetëm në disa ferma të mëdha, kryesisht në serra dhe në kultura me vlerë eksporti si bostani, lakra dhe perimet e fushës.

Ky trend pritet të thellohet në vitin 2026, duke e bërë bujqësinë gjithnjë e më të përqendruar dhe më pak gjithëpërfshirëse.

Bujqësia tradicionale parashikohet të tkurret fort vitin që vjen. Fermat e vogla, të orientuara drejt tregut vendas dhe vetëkonsumit, pritet të falimentojnë për shkak të kostove të larta, mungesës së subvencioneve, humbjeve pas korrjeve dhe pamundësisë për të përballuar standardet e BE-së.

Siç vëren Ruzhdi Koni, kostot e certifikimit, formalizimit dhe analizave laboratorike e bëjnë bujqësinë tradicionale gjithnjë e më jokonkurruese.

Në këtë kontekst, importet e ushqimeve pritet të rriten edhe në vitin 2026, duke zëvendësuar prodhimin vendas në tregun e brendshëm.

Sipas fermerëve dhe eksportuesve, pjesa më cilësore e prodhimit do të vazhdojë të orientohet drejt eksporteve, ndërsa konsumatori vendas do të mbështetet gjithnjë e më shumë te produktet e importuara.

Në tërësi, viti 2026 pritet të konsolidojë një model bujqësor bazuar në një ferma të mëdha të përqendruar në pak aktorë dhe për eksport përballë një bujqësie tradicionale në tkurrje, me ndikim gjithnjë e më të kufizuar në prodhimin kombëtar, punësim dhe sigurinë ushqimore të vendit.

 

 

Blegtoria, pritet të thellohet në zonat rurale dhe malore

Blegtoria shqiptare pritet të vijojë tkurrjen edhe në vitin 2026, duke reflektuar një prirje rënëse që është konsoliduar gjatë dekadës së fundit.

Sipas Gerta Lokut, fermere e cila mbarështon prej vitesh dhi, reduktimi i numrit të krerëve është veçanërisht i dukshëm te familjet e vogla rurale, që tradicionalisht mbanin një ose dy krerë bagëti për mbijetesë. Largimi i popullsisë nga fshatrat, plakja e banorëve të mbetur dhe mungesa e trashëgimisë familjare në bujqësi po e përshpejtojnë këtë proces.

Në zonat malore, pritshmëritë për shtim janë pothuajse zero. Përkundrazi, reduktimi i krerëve shihet si i pashmangshëm, me shumë familje që po heqin dorë gradualisht nga blegtoria për shkak të kostove të larta dhe mungesës së fuqisë punëtore.

Edhe familjet më të mëdha në zona tradicionale blegtorale, raportojnë ulje të numrit të krerëve, duke treguar se tkurrja nuk prek më vetëm fermat e vogla, por po shtrihet më gjerë.

Një tjetër zhvillim shqetësues për vitin 2026 është rreziku i zhdukjes së racave vendase, veçanërisht te bagëtitë e imta, thotë znj. Loku. Fokusi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt dhive të importuara, ndërsa racat autoktone po humbasin terren për shkak të mungesës së programeve mbështetëse të synuara dhe të qëndrueshme.

Masat mbështetëse, ndonëse ekzistojnë në letër, ende nuk po arrijnë në mënyrë efektive te fermeri i vogël.

Skemat kombëtare të subvencionimit dhe kreditë sovrane konsiderohen më të përshtatshme për fermerët me kapacitet financiar dhe formalizim të plotë, ndërsa fermerët e vegjël përballen me barriera të larta, si kërkesa për regjistrim në QKB dhe nevoja për investime që shpesh tejkalojnë mundësitë e tyre reale, analizon znj. Loku.

Drita, një blegtore në zonën e Lezhës, thotë se është në dilemë për vijimin e aktivitetit prej mungesës së tregut, çmimeve të ulëta dhe kostove të larta të aktivitetit. Nuk pritet zgjerim për vitin 2026.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në periudhën 2014 – 2024, numri i gjedhëve është reduktuar me mbi një të tretën krahasuar me një dekadë më parë, ndërsa lopët e qumështit kanë shënuar rënie të vazhdueshme, pavarësisht luhatjeve të lehta vjetore.

Edhe bagëtitë e imta kanë ndjekur të njëjtën prirje: delet dhe dhitë janë pakësuar ndjeshëm, duke reflektuar braktisjen graduale të blegtorisë familjare në zonat rurale dhe malore.

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale appeared first on Revista Monitor.

Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe

By: Ela
9 January 2026 at 08:27

Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanëve të sapombjellë në zonat me bujqësi intensive. Emergjencat civile raportuan dje se mijëra hektarë tokë në Lezhë, Shkodër, Berat, Lushnjë dhe Durrës janë përmbytur, ku, veç të tjerash, kanë […]

The post Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe appeared first on BoldNews.al.

Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe

9 January 2026 at 00:02

Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanëve të sapombjellë në zonat me bujqësi intensive.

Emergjencat civile raportuan dje se mijëra hektarë tokë në Lezhë, Shkodër, Berat, Lushnjë dhe Durrës janë përmbytur, ku, veç të tjerash, kanë krijuar një dëm të madh në bujqësi.

Mariglen Ziu, një fermer në zonën e Beratit, pohoi se një pjesë e madhe e serrave u dëmtuan rëndë nga ngricat e ditëve të para të vitit dhe ato që shpëtuan janë zhytur poshtë ujit.

Ervin Resuli, një ekspert i çështjeve të bujqësisë, tha se i gjithë vendi po përballet me humbje këto ditë. Dëmet kanë përfshirë edhe ushqimin e gjësë së gjallë.

Këto ditë të vështira nuk janë humbje vetëm për fermerët, por për të gjithë ekonominë tonë. Një pjesë e serrave ishin në kulmin e prodhimit të sezonit të dytë dhe disa të tjera sapo kishin mbjellë fidanët për sezonin e hershëm të pranverës 2026.

Dëmtimi i prodhimit do të sjellë kufizim të furnizimit në tregje. Përvoja ka treguar se në këto raste, çmimet rriten. Përmbytjet në bujqësi nga humbje individuale kthehen në çekuilibrues të ekonomisë kombëtare, me rënie të prodhimit dhe rritje të inflacionit.

Dëmet e krijuara do të mbarten për një kohë të gjatë, pasi në shumë sera, bashkë me prodhimin, janë dëmtuar skeletet dhe plasmasët. Gjithashtu, hyrja e llumit në sera do të vështirësojë rifillimin e punës dhe mbjelljeve gjatë periudhës në vijim.

Fermerët shqiptarë nuk kanë kapacitete për të përballuar fatkeqësitë natyrore, të cilat janë shtuar vitet e fundit, ndërsa qeveria shqiptare ofron mbështetje shumë të ulët në raport me rajonin dhe BE-në.

Gjithashtu, fermat tona nuk i aplikojnë skemat e sigurimit privat, teksa nuk funksionon as mekanizmi i kompensimit nga fatkeqësitë natyrore.

Emergjencat civile pohuan se rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë në Lezhë. Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore ishte nën ujë dhe rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur ishte në Fier. Në zonën e Shkodrës, uji ka mbuluar edhe rrugën nacionale dhe tokat me histori përmbytjeje./ B.Hoxha

 

The post Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale

By: Mira Leka
5 January 2026 at 11:18

Në vitin 2026, pritet që prodhimi bujqësor në Shqipëri të mbetet nën presion, duke vijuar trendin rënës të pesë viteve të fundit. Sipas ekspertit të bujqësisë, Nevion Telha, prodhimi është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj goditjeve klimatike, me dëme të përsëritura nga ngricat, përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore po e kufizon zgjerimin real të sipërfaqeve të punuara...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale appeared first on Revista Monitor.

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

29 December 2025 at 00:02

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot.

Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale.

Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore.

Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve.

Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv.

Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme. Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët. /B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Rama: “EuroAgro Albania”, kanal i hapur dialogu për fermerët dhe bizneset drejt anëtarësimit në BE

28 December 2025 at 10:14

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ “EuroAgro Albania”, një platformë e prezantuar këtë javë për fermerët, është një mekanizëm praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian.

Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim” solli sot në vëmendje këtë instrument, ndërsa u shpreh se kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, janë në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

“Do të jetë një sfidë e fortë, por çka kemi bërë në një dekadë, na jep besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që t’i mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027”, siguroi Rama.

Kryeministri kujtoi se një dekadë më parë, vetëm 5600 fermerë merrnin një mbështetje simbolike nga shteti.

Ndërsa sot, sipas tij, “janë 67.500 fermerë që përfitojnë çdo vit mbështetje reale, e cila peshon në portofolin e fermës së tyre”.

“Eksportet dikur ishin një privilegj i një grushti fermerësh, ndërsa sot produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro, ndërkohë që raporti i deficitit tregtar, pra eksporte dhe importe të produkteve ushqimore, ka zbritur nga 1 eksport, 9 import në 1 eksport dhe vetëm 3 import”, tha Rama.

Por, Kryeministri u shpreh se sot jemi në një tjetër nivel, por edhe sfidat janë të një niveli tjetër.

“‘EuroAgro Albania’ nuk është një website më shumë, nuk është një faqe më shumë në internet, por është një instrument pune, një udhërrëfyes hap pas hapi, si burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete, si edhe një kanal dialogu i hapur për fermerët dhe bizneset në këtë rrugë drejt anëtarësimit”, tha Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: “EuroAgro Albania”, kanal i hapur dialogu për fermerët dhe bizneset drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së

22 December 2025 at 16:45

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare po ndërmerr një sërë reformash thelbësore për të përgatitur sektorin bujqësor për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke ndërtuar një sistem të integruar administrimi, kontrolli dhe standardesh në përputhje me kërkesat e BE-së.

Gjatë aktivitetit “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së, Rama theksoi se, qeveria ka nisur dhe do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës institucionale dhe teknike që i nevojitet sektorit.

“Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit dhe të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, të parcelave dhe të kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë”, u shpreh Kryeministri.

Rama nënvizoi se, një tjetër prioritet është ndërtimi i plotë i laboratorëve të akredituar sipas standardeve të Bashkimit Europian, të domosdoshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve.

“Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE. Sot kemi një nivel krejt tjetër të cilësisë së analizës, por na duhet të përfundojmë të gjithë projektin e laboratorëve”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të forcohet ndjeshëm sistemi i shërbimeve këshillimore në terren, me mbështetje të veçantë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Do të shtyjmë shumë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren dhe do të mbështetemi në mënyrë të posaçme tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku kemi të gjitha arsyet të besojmë se vit pas viti do të kemi gjithmonë e më shumë aftësi për të na udhëhequr në rrugën tonë, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, nëse reformat zbatohen siç duhet, tregu i përbashkët europian do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

“Besoni se nëse do të bëjmë gjërat e duhura, tregu i përbashkët do të jetë një bekim për ju”, u shpreh ai.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë e re për bujqësinë shqiptare, ku kapitujt 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare) dhe 13 (Peshkimi) vendosen në qendër të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

22 December 2025 at 11:52

Ministri i Bujqësisë Andis Salla në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Salla theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.

“Në Kapitullin 11, përmes Politikës së Përbashkët Bujqësore, fermeri vendoset në qendër. Qëllimi është i qartë: një bujqësi më konkurruese, më e qëndrueshme, me më shumë siguri ushqimore, më shumë kujdes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Për t’i arritur këto, BE parashikon mbështetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante për investime dhe masa për të forcuar tregun.

Por kjo mbështetje ka kushtëzime.

Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj.

Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë. Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme: Do të përditësojmë regjistrin e fermës dhe regjistrin e blegtorisë; Dhe do të ngremë sistemin e identifikimit të parcelave të tokës, pilotimi i të cilit ka nisur.

Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, NE do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së.

Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve.

Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut.

Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish.

Kjo na ndihmon të kapërcejmë problemin e ekonomisë së shkallës dhe, njëkohësisht, është mënyra më efektive për të përthithur fondet europiane në masa të caktuara mbështetjeje”.

Ministri Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.

Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.

Në këtë kuadër, Ministri Salla lançoi platformën EuroAgro Albania 2025–2030, si një mekanizëm praktik për përgatitjen graduale të fermerëve dhe operatorëve drejt standardeve të Bashkimit Europian. Platforma parashikon një linjë të dedikuar asistence “Numri Blu”, një platformë digjitale informative me asistent virtual në Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime në terren, në bashkëpunim me bashkitë, shërbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.

“Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, ‘Bujqësia 2030’ do të kthehet në një standard pune dhe në një treg të ri mundësish për bujqësinë shqiptare,” përfundoi Ministri Salla.

 

The post Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave appeared first on Revista Monitor.

Ti thua patate, unë them kërtolla

By: Mira Leka
20 December 2025 at 22:04

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

 

Fatos Fico, Ekspert ekonomie

Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një profil kombëtar ekonomik se çfarë prodhon vetë, e çfarë duhet të sigurojë nga të tjerët. Shumë do të thoshin kemi nxjerrë naftë, krom, kemi pasur uzina e fabrika. Po, sherbela e malit është eksportuar dhe vazhdon të eksportohet.

Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar nuk ka qenë në gjendje të krijonte bazat për një ekonomi vendase dhe si rrugën më të lehtë ka gjetur ndihmat e ndërhyrjet nga jashtë për të krijuar sadopak një treg vendas dhe një ekonomi lokale. Italia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Amerika me “çekun e bardhë”, e tani BE, burimet kryesore të ndihmave.

Edhe gjatë socializmit tregu funksiononte, madje sistemi e përdorte si rregullator, duke vendosur çmime shumë të larta për produktet që nuk arrinte të prodhonte e të përmbushte kërkesën, duke filluar nga ushqimet deri tek ato elektrike e elektronike, e duke paguar paga e shpërblime të ndryshme.

Ndihmat që na krijuan atë ndjesinë që sot shpesh e dëgjon kur takon dikë dhe e pyet – “Si je?” dhe të përgjigjet “E përgjithshmja mirë… !”.

E vërtetë, ashtu ka qenë dhe është, e përgjithshmja është gjithmonë mirë, po në veçanti? Importet e mallrave janë 9 miliardë euro dhe eksportet 3,7 miliardë, me një deficit tregtar gati të dyfishuar nga 2020 në 2024.

 

 

Është e thjeshtë, shumë e thjeshtë

Ky mentalitet i të priturit të shpëtimit nga lart, nga jashtë, ose me një zgjidhje tipike, reflektohet edhe në debatin për TVSH-në, ku kërkohet një zgjidhje alla shqiptare, as politike, as fiskale, as strukturore, për një problem që në fakt është i thjeshtë, i njohur dhe që ka zgjidhje prej kohësh në BE.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë e vendosur mbi konsumin dhe një nga të ardhurat kryesore tatimore.

Në varësi të shkallës së TVSH, ajo e rrit çmimin final p.sh. me 20% nëse kjo është shkalla e saj, duke bërë që konsumatorët të paguajnë një çmim më të lartë. Duhet theksuar dhe përsëritur se mënyra si është ndërtuar kjo taksë është që paguhet vetëm një herë në fund nga konsumatori final dhe atë e mbledh shteti.

Bizneset prodhuese apo tregtare, subjekte të TVSH, nuk e paguajnë atë, përveç rastit kur janë konsumatorë finalë, por e kreditojnë ose e debitojnë tek organet tatimore dhe në fund kanë një bilanc zero për TVSH-në.

Nëse një biznes subjekt TVSH ka TVSH të mbledhur të paderdhur në shtet ose TVSH fiktive, kjo quhet vepër penale dhe është e dënueshme. Thjesht bizneset nuk e paguajnë këtë taksë, përveçse përkohësisht kur e blejnë një mall apo shërbim dhe e rimarrin vlerën që kanë paguar kur e shesin mallin apo shërbimin te një i tretë.

Kur mbyllet bilanci i një subjekti me TVSH, sa TVSH ka parapaguar te shitësit me TVSH, po aq do të marrë mbrapsht nga blerësit me TVSH apo tatimet, me përjashtim të atyre mallrave e shërbimeve kur është vetë konsumator final, dhe nëse ka tepricë e derdh në shtet.

Nëse një biznes ka paguar TVSH te shitësi dhe nuk e shet produktin apo shërbimin te një blerës me TVSH si p.sh. në rastin e eksporteve, atëherë kërkon që ajo t’i rimbursohet për vlerën e shtuar të krijuar.

Nëse një biznes bujqësor subjekt i TVSH i shet domate një pike grumbullimi me 100 lekë çmim, pika e blen me 100 lekë plus 20 lekë TVSH, dhe kur e shet p.sh. në një dyqan me 200 lekë plus 40 lekë TVSH, derdh në tatime 20 lekë, sepse 20 lekë i ka paguar më parë dhe kur dyqani e shet me 300 lekë, TVSH që paguan konsumatori final është 60 lekë, nga këto dyqani derdh 20 lekë në shtet, sepse 40 i ka paguar më parë dhe kështu gjatë zinxhirit nga prodhuesi te tregtari çdo hallkë dhe kalim ka gjeneruar vlerë të shtuar, e për pasojë dhe TVSH, po ajo është paguar vetëm nga konsumatori final, prodhuesi dhe biznesi nuk e kanë atë pjesë të çmimit.

Në fakt është përbërës i çmimit të produktit, por vetëm për kostot e llogaritjes dhe bashkëveprimit me organet tatimore, p.sh. ekonomisti, kompjuterët, ruajtja e dokumenteve, softuerët e dedikuar, lidhja online, koha e punës, të cilat janë të konsiderueshme.

Në rastin kur pika e grumbullimit eksporton, kemi të njëjtat hapa 100 lekë plus 20% blerja nga një subjekt me TVSH e domateve, dhe pastaj 200 lekë te blerësi jashtë, pika do të kërkojë nga tatimet rimbursimin e 20 lekë TVSH që ka paguar më parë, sepse blerësi final i huaj nuk është subjekt i TVSH dhe pika nuk ka mbledhur TVSH nga ai. Që TVSH e saj të jetë zero në bilanc, ajo do të marrë transfertë nga shteti për pagesën e TVSH-së të bërë në blerje.

Kur pika blen mall nga një fermer pa TVSH sipas ligjit aktual dhe atij që parashikohet të futet në fuqi, pika e grumbullimit apo çdo biznes blerës me TVSH nuk paguan TVSH te fermeri dhe as nuk mund të kërkojë transfertë apo kreditim nga tatimet për këtë blerje.

Ndërsa kur ia shet po këtë mall një dyqani me TVSH dhe i shton blerjes prej 100 lekë, dhe 100 lekë vlerë të shtuar do ta shesë 200 lekë plus 40 lekë TVSH, të cilat i paguan blerësi subjekt i TVSH dhe pika duhet t’i derdhë në shtet.

Për “cash flow” ose për paranë që qarkullon biznesi kjo është e rëndësishme, por ato para nuk janë pjesë e çmimit, ato janë taksë për shtetin të paguara nga konsumatori final, biznesi e ka marrë fitimin e tij me anë të vlerës së shtuar te produkti. Nëse e eksporton, as nuk mbledh dhe as nuk derdh TVSH, as për pjesën e tij dhe as të fermerit më parë.

Ndryshimi më i parë midis një aktiviteti bujqësor me TVSH dhe një fermeri të vogël pa TVSH është se subjekti me TVSH, siç e pamë më sipër e ndan çmimin (kosto, plus fitim) nga TVSH-ja, prodhuesi pa TVSH duhet ta bëjë atë pjesë të çmimit dhe përgjatë zinxhirit të tregtimit çmimi do të vazhdojë të rritet dhe konsumatori final paguan TVSH-në dy herë për pjesën e çmimit të prodhuesit.

Se sa e rrit TVSH-ja çmimin e një produkti të fermës, jo subjekte të TVSH-së, është një diskutim teknik dhe i gjatë në varësi të TVSH që paguhet për inputet, mekanikën, energjinë, shërbimet, llojin e aktivitetit, investimeve që duhen, etj.

Duhet theksuar që të gjithë prodhuesit të cilët kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë nuk janë subjekte të TVSH dhe ofrojnë shërbime e mallra kudo në ekonominë lokale, dhe nuk janë vetëm bujqësorë. Të gjithë ata e përfshijnë koston e TVSH së lëndëve të para që përdorin në çmim.

Natyrshëm që shumë prodhues të vegjël për këtë arsye shesin ose kërkojnë të shesin direkt te konsumatori mallra dhe shërbime, përndryshe çmimi i tyre do të ishte shumë më i lartë nëse do të shisnin në biznese ndërmjetëse me TVSH, të cilat pastaj shesin te konsumatori final. P.sh. një prodhues artizanal këpucësh shet direkt në punishten e tij dhe jo në një dyqan këpucësh subjekt TVSH, i cili i rishet ato.

A duhet dhe këtyre artizanëve, prodhuesve t’u rimbursohet TVSH e inputeve dhe të diskutojmë të ketë dhe për ata 20% në shitje dhe 20% në blerje, sepse po vijnë këpucë të lira nga Kina, të cilat shiten në dyqane?

 

 

Situata në Shqipëri

Situata është e ndryshme për prodhimin bujqësor shqiptar, ku mbizotërojnë prodhuesit e vegjël. Tregjet dhe mënyrat e shitjes direkte nga ferma në qytet u luftuan egërsisht nga pushteti lokal, për arsye që ne nuk i dimë.

Ndërkohë BE ka direktiva dhe masa të cilat kërkojnë dhe nxisin pikërisht shitjet direkte nga fermerët e vegjël. Por, sidoqoftë shitja direkte dhe pse mjaft e mirë, nuk është e mjaftueshme për të tregtuar të gjithë prodhimin dhe për të bërë të mundur shtimin e vazhdueshëm të tij. Fermerët e vegjël duhet të shesin te bizneset agropërpunues, rrjetet tregtare dhe për eksport.

Ndërsa janë jo jetike shumë shërbime pa TVSH p.sh. të porosisësh te rrobaqepësi një kostum të dytë, apo një fustan tjetër për dasma, ushqimi është jetik, dhe kostot e tij janë mesatarisht sa 40% e të ardhurave të familjeve, për familjet e varfra dhe pensionistët edhe më shumë.

Prodhimi bujqësor është në vështirësi të mëdha prej problemeve strukturore, institucionale, si dhe për shkak të kostove në rritje të inputeve, të mekanizimit dhe të prodhimtarisë së ulët, të cilat rezultojnë në çmime më të larta që konkurrohen lehtë nga importi.

Për këto arsye, sepse ushqimi me çmime të arsyeshme dhe me standarde është një e drejtë njerëzore, ne duhet të mbrojmë dhe të përkrahim prodhuesit bujqësorë që ata jo vetëm të prodhojnë ushqim me kosto të përballueshme, por të mbrojnë dhe natyrën, si dhe pjellorinë e tokës e cila kur humbet është e pakthyeshme.

Veçanërisht ata që duhen ndihmuar e përkrahur janë prodhuesit e vegjël, për të cilët prodhimi bujqësor është e vetmja mënyrë jetese. Mbetet një objektiv madhor që prodhuesit bujqësorë të rriten, konsolidohen, sidomos të investojnë në kapital e njohuri. Për këtë, ata duhet të jenë subjekte me TVSH në prodhim dhe për tregtim në mënyrë që të jenë të ndara qartë: puna, investimet, kostot, çmimet dhe taksat.

Nga ana tjetër duhet të kujdesemi për prodhuesit e vegjël, si dhe konsumatorin, në mënyrë që të taksojmë sa më pak, madje aspak, këtë të drejtë njerëzore që është ushqimi, dhe jo ta taksojmë dy herë për pjesën e prodhimit, kur prodhimi vendas shitet për agropërpunim, në rrjetet apo dyqane me TVSH, si dhe për eksportin, që çmimet të jenë konkurruese me vendet që ndjekin politika kompensimi.

 

Historia na mëson

Ndihmat e mëdha nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina e bënë jo realiste dhe të matshme kundrejt tregut të lirë, ekonominë shqiptare. Përtej politikanëve dhe populli u brumos me idenë që çdo gjë është e mundur sepse dikush do të na ndihmojë.

Nëse askush nuk na ndihmon do të gjendet një rrugë jona, si të ndërtojmë socializmin me forcat tona, të ndërtojmë kapitalizmin duke privatizuar çdo gjë, të ndërtojmë ekonomi tregu me turistë dhe me radhë.

Nën këtë këndvështrim, të kërkosh që të barazohet TVSH në blerje me atë në shitje njëlloj si për subjektet me TVSH dhe për subjekte jo të TVSH-së dhe këtë ta kërkojnë biznesmenë, politikanë, gazetarë, ndoshta dhe ekonomistë, nuk ka asnjë problem, madje kjo ka ndodhur dhe më parë.

Ndërsa përpiqemi shumë të ndërtojmë tipicitetin dhe të ruajmë traditën për prodhimet tona dhe ushqimet tona, zgjidhjet e kërkuara të problemeve jashtë ligjeve ekonomike e praktikave të provuara e të njohura të BE-së, mbeten ushqimi tipik mediatik, e shpesh politik i përditshëm.

Prodhimi bujqësor shqiptar duhet bërë efektiv dhe i qëndrueshëm, ka sfidën e integrimit në një nga ekonomitë më të avancuara e të investuara të BE-së, ka sfidën e krizave të ndryshme që rrezikojnë dhe atë pak sovranitet ushqimor që kemi, si dhe ndryshimet klimatike.

Por, ndërkohë fermerët duhet të prodhojnë dhe të konkurrojnë dhe një faktor ekonomik që ul konkurrueshmërinë e prodhuesve të vegjël shqiptarë është mënyra e tyre e prodhimit si subjekte të vegjël jo me TVSH, përtej sipërfaqes së vogël të fermës apo faktorëve të tjerë. Siç e pamë më sipër, prodhuesit e vegjël, në ndryshim nga të mëdhenjtë, duhet të përfshijnë në çmim dhe taksën e TVSH që paguajnë për inputet, shërbimet, energjinë, etj.

Taksa për inputet bujqësore aktualisht është në nivelin e taksave europiane në 10%. Shitjet direkte nuk funksionojnë dhe rrjetet tregtare e gjejnë më të lirë, për shkak të fragmentimit, standardeve dhe infrastrukturës, të importojnë sesa të sigurojnë produkte lokale për tregun vendas. Importet e ushqimeve kanë arritur në 1,5 miliardë euro me një deficit tregtar në rritje nga viti në vit dhe pse eksportet janë rritur në 550 milionë euro.

Eksportet shqiptare janë eksporte oportuniste në varësi të çmimit dhe hapësirave të përkohshme që krijohen në tregjet e huaja dhe e vetmja forcë që kanë është çmimi.

Kompensimi apo rimbursimi i prodhuesve në masën 10% të çmimit, është një masë e mirë, madje ajo mund të shkojë drejt mbikompensimit. Kompensimi i vendos ata në pozita të barabarta për sa i takon neutralitetit të TVSH-së, si te prodhuesit me TVSH.

Është detyrë, si dhe kërkesë nga BE që institucionet përgjegjëse si Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave apo kushdo tjetër që ka kompetenca profesionale, të bëjë llogaritjet e duhura sa është vlera reale e TVSH së inputeve. Direktiva është që kompensimi nuk duhet ta kalojë atë vlerë.

Vende të ndryshme të BE-së kanë shkallë të ndryshme kompensimi, nga Spanja me rreth 12%, te Greqia me rreth 6%, dhe vlerësohen të jenë si një subvencion i fshehur. Në Spanjë, fermerët marrin më shumë para se sa kanë paguar taksë TVSH-je për inputet, në nënkompensim në Greqi, fermerët kanë paguar më shumë TVSH. Ka shumë vende që nuk e zbatojnë këtë skemë kompensimi për fermerët e vegjël jo me TVSH.

Spanja mbetet, sidoqoftë, një shembull i mirë për politikën dhe për fermerët, jo aq për shkallën e rimbursimit, por për faktin se fermerët e vegjël janë të organizuar në kooperativa, madje ka më shumë kooperativistë se fermerë sepse një fermer mund të bëjë pjesë në më shumë se një kooperativë.

Fermerët e vegjël përfitojnë kompensim të TVSH së inputeve nga kooperativa e tyre, e cila më tej funksionon si një biznes i madh me TVSH, duke i dhënë të gjitha avantazhet e biznesit.

Anëtarët fermerë prodhues e shesin së pari prodhimin me kërkesë pothuaj të garantuar, si dhe marrin dhe fitimin nga biznesi tregtar apo përpunues, po i tyre të cilat mund të jenë dhe më të mëdha se nga shitja e parë.

Duke u rikthyer te rasti i mësipërm kur një fermer do të shesë me faturë te një pikë për eksport apo për një rrjet tregtar me TVSH, do të marrë 100 lekë nga blerësi dhe 10 lekë nga shteti si kompensim.

Një kg domate e vitit 2025 e shitur p.sh. 100 lekë, teorikisht gjatë vitit 2026 do të bëhet 110 lekë për fermerin.

Si do të jetë në praktikë, mbetet për t’u parë, por duke ditur që forca negociuese është më e fortë e blerësit se sa prodhuesit, ky 10% ndoshta do të ndahet mes tyre, dhe më tej duke ditur se një pjesë e prodhimit nuk gjen treg, prodhuesit së paku do të shpresojnë se do të mund të arrijnë të shesin me kosto apo fitim minimal duke e zbritur atë kompensim nga çmimi. Kjo vlen më së shumti për eksportin dhe duket se do të ndikojë më pak në shtimin e shitjeve të prodhimit vendas në tregun shqiptar.

Rreziku më i madh duket një rritje e sforcuar e eksporteve duke sjellë përqendrim të prodhimit dhe investimeve për prodhime të caktuara që kanë kërkesë të kufizuar në tregun vendas, si për sasi dhe për çmim, por që kërkohen më shumë në tregun e jashtëm, duke sjellë një rritje të mëtejshme të importeve të ushqimeve.

E thënë më thjesht, pikërisht sepse asnjë vend i zhvilluar nuk prodhon kryesisht tranguj apo luleshtrydhe për eksport nëse nuk garanton që kur t’i shesë ato, nuk do të jetë në gjendje të blejë bukën.

Kompensimi duket se do të stimulojë edhe më shumë perimet, e disa fruta, si specat, trangujt, luleshtrydhet, rrushin e tavolinës së serrave, për eksport, ndërkohë do të rritet importi i ushqimeve të domosdoshme si drithërat, mishi, bulmeti.

Sovraniteti ushqimor nuk është që të prodhojmë çdo gjë me forcat tona, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi bërë disa llogari, që nëse rrushi i serrave a luleshtrydhet kanë vlerë të shtuar, eksporti kundrejt grurit, disa pak para dhe toka duhen hequr mënjanë që të mund t’a blesh apo të prodhosh edhe bukën që do t’a shtrosh me reçelin e luleshtrydheve, kur ato të freskëta nuk gjejnë treg jashtë, dëmtohen nga moti, sëmundjet, apo kanë çmim minimal.

 

 

Institucione dhe shtylla

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

Sidoqoftë kompensimi i TVSH për fermerët e vegjël ndërsa mjaft i rëndësishëm nuk është shtylla kryesore e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural, të cilat mbeten subvencionet direkte, si dhe masat e zhvillimit rural që parashikon Politika e Përbashkët Bujqësore e BE (CAP). Shqipëria duhet të shkojë drejt pagesave të thjeshta për fermerët e vegjël, si e zbaton CAP për miliona fermerë të vegjël të Europës.

Zhvillimi rural kërkon institucione të përgjegjshme, demokraci, bashkëpunim lokal dhe pastaj para e fonde. Bllokimi nga BE i IPARD si instrument i zhvillimit rural tregoi se mungonin të parat dhe jo paratë.

Mungesa e përgjigjeve të qarta institucionale nga Ministria e Bujqësisë, etj., si dhe përgatitjet e munguara lidhur me skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël kundrejt një pjese të politikës, bizneseve dhe mediave tregon se nuk jemi gati për skema që bien ndesh me interesa të ndryshme, kur ato bien ndesh me praktikat tashmë dhjetëra vjeçare të rishpërndarjes apo transfertave të fondeve publike për interesa zgjedhore apo drejt individë të caktuar.

Përfituesit e skemës janë të gjithë prodhuesit e vegjël që duhet të përfshihen në zinxhirin e shitjeve dhe aktualisht kemi mundësi ta bëjmë këtë pa pritur të na ndihmojë një aleat i madh vetëm për fermerët që të zgjidhë problemet e tyre, dhe të shpikim një rrugë tonën me TVSH 20% njëlloj hyrëse e dalëse për subjekte jo TVSH-je për të tjerët.

Për sa kohë do të vazhdojmë të flasim dy gjuhë të ndryshme për të njëjtën ekonomi, politika e cila thotë, “eksportojmë me sukses luleshtrydhe në 85 vende”, ndërsa qytetari thotë me aq para sa kam, e çmimet që janë “kërtollat janë edhe bukë, edhe gjellë”, patate të cilat fermerit po i kalben në arë.

The post Ti thua patate, unë them kërtolla appeared first on Revista Monitor.

❌
❌