Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Interi merr fitore komode ndaj Parmës

7 January 2026 at 22:44


Interi ka regjistruar një fitore me rezultat 2-0 ndaj Parmës në kuadër të javës së 19-të në kampionatin italian.

Që në minutat e para, zikaltërit morën iniciativën. Yann Bisseck rrezikoi seriozisht në minutën e 14-të me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri Edoardo Corvi reagoi në mënyrë spektakolare, duke devijuar topin në shtyllë.

Pak minuta më pas, Lautaro Martinez ishte shumë pranë golit, por goditja e tij me kokë përfundoi mbi traversë.

Interi vazhdoi presionin dhe në minutën e 32-të Francesco Pio Esposito goditi traversën pas një pasimi të saktë në zonë, ndërsa Parma u kundërpërgjigj në minutën e 30-të me Jacob Ondrejka, i cili po ashtu u ndal nga traversa.

Il sorriso di chi l'ha sbloccata poco prima dell'intervallo 😁 pic.twitter.com/Mzg96MiPVO
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 7, 2026

Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 45-të. Federico Dimarco realizoi pas një aksioni të shpejtë, por goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje.

Pas rishikimit me VAR, arbitri Andrea Colombo konfirmoi se gjithçka ishte e rregullt dhe goli u pranua, duke i dhënë Interit epërsinë prej 1-0.

Il nostro n. 3⃣2⃣ 👏 pic.twitter.com/UDUfzlJNWp
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 7, 2026

Një moment shqetësues për Interin erdhi në minutën e 85-të, kur kapiteni Lautaro Martinez u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Ange-Yoan Bonny.

Për epilogun përfundimtar të takimit 2-0 u përkujdes Marcus Thuram që realizoi në minutën e 98-të.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 42 pikëve dhe është lider në tabelë me katër më shumë se Milani në vendin e dytë, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Chelsea mposhtet në udhëtim nga Fulhami

7 January 2026 at 22:29


Fulham arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Chelseat në një përballje dramatike në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Ndeshja mori një kthesë të papritur që në minutën e 22-të, kur Marc Cucurella u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Fillimisht vendimi u kontestua, por pas rishikimit me VAR, gjyqtariPeter Bankes konfirmoi largimin e mbrojtësit spanjoll, duke e lënë Chelsean me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Pjesa e parë u shoqërua me shumë tension, ku u ndanë disa kartonë të verdhë për lojtarët dhe stafin e të dy skuadrave.

Fulham mendoi se kishte kaluar në epërsi në minutën e 49-të, kur Harry Wilson realizoi, por gëzimi zgjati pak.

VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit, dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Non-stop pressure from Fulham. 📶 pic.twitter.com/HeoBsgo6Pq
— Fulham Football Club (@FulhamFC) January 7, 2026

Megjithatë, vendasit gjetën avantazhin menjëherë pas rifillimit. Në minutën e 55-të, Raul Jimenez u ngrit mbi mbrojtjen kundërshtare dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Fulhamit prej 1-0.

Chelsea reagoi pavarësisht inferioritetit numerik dhe arriti të barazojë në minutën e 72-të. Liam Delap ishte më i shpejti në zonë për të shfrytëzuar një top të kthyer dhe e dërgoi atë në qendër të portës për rezultatin 1-1.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Fulham goditi sërish. Në minutën e 81-të, Harry Wilson u gjend në vendin e duhur pas një rikthimi të topit brenda zonës dhe me një goditje të ulët e të saktë e çoi topin pranë shtyllës së majtë, duke vulosur fitoren 2-1 për vendasit.

Minutat e fundit u menaxhuan me qetësi nga Fulham, i cili përfitoi nga epërsia numerike dhe mbrojti rezultatin deri në fishkëllimën përfundimtare./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Zbulohet arsyeja e vërtetë që shtyu Hansi Flickun ta aprovojë transferimin e Joao Cancelos

7 January 2026 at 22:08


Në fillim të kësaj jave u konfirmua se Barcelona do të rikthejë Joao Cancelon me huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Një marrëveshje është arritur me Al Hilal, dhe në ditët në vijim ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flick.

Në javët e fundit, Cancelo u shfaq si një opsion real për Barcelonën, pasi u bë e qartë se ai do të largohej nga Al Hilal.

Interi ishte favorit për ta nënshkruar, por me faktin që portugezi gjithmonë ka prioritet kthimin në Kataloni, liderët e La Ligës u vendosën në një pozitë të favorshme për ta marrë lojtarin, nëse marrëveshja do të ishte e qëndrueshme financiarisht.

Flick gjithashtu duhej të miratonte këtë lëvizje, gjë që ai e bëri. Sipas Sport, ai kishte disa arsye për këtë vendim, me më të rëndësishmen që tani e konsideron skuadrën e tij me thellësi të mirë në departamentin defensiv.

Cancelo është në gjendje të luajë në të dyja pozicionet e mbrojtësit të krahut, gjë që do të krijojë konkurrencë të fortë për vendet e titullarit për Jules Kounde dhe Alejandro Balde.

Për më tepër, francezi mund të konsiderohet edhe si një opsion për të luajtur në qendër të mbrojtjes, diçka që Flick do të shqyrtojë gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Në të njëjtën kohë, kjo konfirmon edhe kalimin e përhershëm të Gerard Martin në rol qendërmbrojtësi, ndërsa Cancelo tani do të konkurrojë me Balde për vendin e majtë në mbrojtje./Telegrafi/

Xabi Alonso shpjegon çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta fituar derbin ndaj Atleticos

7 January 2026 at 21:27


Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, u ka kërkuar lojtarëve të tij të shmangin të njëjtat gabime si më herët gjatë sezonit, teksa skuadra e tij përgatitet për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

“Los Colchoneros” fituan 5-2 në përballjen e La Ligës në “Metropolitano”, por kësaj here rreziku është shumë më i madh.

Jo vetëm që është në lojë një trofe, por raportimet nga Madridi sugjerojnë se edhe pozicioni i Alonsos si trajner është në pikëpyetje.

Nëse “Los Blancos” mposhten nga Atletico, kjo mund të shënojë fundin e aventurës së tij në stolin madrilen. Trajneri bask u shpreh i bindur se Real Madridi do të paraqitet shumë më mirë këtë herë.

“Ne duam të luajmë një ndeshje ndryshe. Na mungoi diçka në disa aspekte dhe jemi shumë të vetëdijshëm për to, në mënyrë që të mos i përsërisim të njëjtat gabime”.

“Duam të luajmë në një nivel më të lartë. Jam i bindur se do të tregojmë një version më të mirë të vetes dhe se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar”.

“Gjërat evoluojnë. Për shembull, Militao ishte këtu dhe tani nuk është më. Ai nuk është një pikë absolute reference, por sigurisht ka gjëra që i marrim parasysh”.

Sa i përket faktit nëse humbja në “Metropolitano” shërbeu si një sinjal i hershëm për problemet që duhej të adresoheshin, Alonso nuk dha shumë detaje mbi planet e tij kundër Atletico Madridit.

“Çdo ndeshje duhet analizuar, dhe humbjet edhe më shumë. Ka gjëra që nuk duam t’i përsërisim. Do t’i mbajmë për vete. Jam i bindur se kjo herë do të jetë ndryshe”.

Tri sezonet e fundit kanë treguar se fituesi i Superkupës ka shkuar më pas drejt titullit kampion në La Liga. Alonso u pyet edhe për rëndësinë e këtij turneu, përtej situatës së tij personale.

“Dy gjëra janë të qarta: ky është turneu për të cilin po luajmë tani, ndaj është më i rëndësishmi për momentin. Në hierarkinë e sezonit, është i katërti, pas La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve”.

“Por është kompeticioni që kemi përpara tani, ndaj është prioritet absolut. Duhet të luajmë një ndeshje të mirë”./Telegrafi/

Golden Eagle Ylli fiton betejën e parë ndaj Trepçës në Mitrovicë

7 January 2026 at 21:05


Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepcës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Pas një fillimi të barabartë, mitrovicasit kishin deri në tetë pikë epërsi 24:16, por therandasit u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 26:24, sa përfundoi çereku i parë.

Lojë e ngjashme ishte edhe në periudhën e dytë me vendasit që sërish u shkëputën, 46:36, por sërish mysafirët u afruan në 48:45, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 51:47.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, që e fituan 26:32, derisa në dhjetë minutat e fundit përkundër tentimeve nga vendasit ruajtën epërsinë dhe fituan 99:102.

Më i miri te vendasit ishte Shaën Jones me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishte Antëan Scot me 28 pikë e katër asistime dhe debutuesi Scott Bamforth me 29 pikë.

Më 21/22 janar zhvillohet ndeshja e kthimit dhe skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale./Telegrafi/

Barcelona tashmë ka zgjedhur trajnerin i cili do ta zëvendësojë Hansi Flickun në rast largimi

7 January 2026 at 20:12


Barcelona po përjeton një periudhë stabiliteti në stol. Hansi Flick ka ndërtuar me sukses një projekt konkurrues dhe si klubi, ashtu edhe trajneri gjerman, janë plotësisht të kënaqur me marrëdhënien mes tyre.

Megjithatë, te klubet e mëdha planifikimi nuk ndalet kurrë. Edhe pse Flick ka ende një rrugë të gjatë përpara në “Camp Nou”, zyrat e Barcelonës po punojnë tashmë mbi skenarë afatgjatë dhe kanë identifikuar një emër që përshtatet si pasardhës natyral kur të vijë momenti.

Flick ndihet komod në Barcelonë, është përshtatur mirë me ambientin dhe gëzon mbështetjen e skuadrës.

Po ashtu, tifozët e vlerësojnë aftësinë e tij për të konkurruar dhe për të menaxhuar dhomën e zhveshjes, dy aspekte kyçe në një kontekst kaq kërkues.

Për këtë arsye, debati mbi pasardhësin e tij nuk lidhet me urgjencën, por me planifikimin strategjik.

Barcelona dëshiron të shmangë improvizimet në të ardhmen dhe të ketë profile të identifikuara që përputhen me ADN-në e klubit, kur të vijë fundi natyral i ciklit të trajnerit gjerman.

Emri që bind më shumë si perspektivë për të ardhmen është Cesc Fabregas. Ish-lojtari i Barcelonës po ndjek një rrugëtim të spikatur dhe shumë të vlerësuar si trajner. Puna e tij te Como ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së Evropës.

Në sezonin 2023/24, Fabregas arriti ta ngjiste Comon në Serie A, një arritje historike për klubin italian.

Larg të qenit i kënaqur me kaq, në sezonin e tij të parë në elitë ai realizoi paraqitje të rëndësishme, duke e konsoliduar ekipin përballë rivalëve me buxhete më të larta.

Barcelona vlerëson veçanërisht aftësinë e tij për të përshtatur ide moderne në kontekste kërkuese, guximin taktik dhe lidershipin.

Fabregas ka treguar personalitet, guxim dhe një kuptim shumë të avancuar të lojës për një trajner kaq të ri./Telegrafi/

Ku është Mërgim Berisha?

7 January 2026 at 19:34


Në moshën 27-vjeçare, Mërgim Berisha do të pritej të ndodhej në kulmin e karrierës së tij, duke shfaqur potencialin që kishte treguar që në vitet e para të zhvillimit si futbollist. Megjithatë, si shumë talente të rinj, pritshmëritë për të kanë qenë më të mëdha se arritjet reale deri më tani.

I lindur në Gjermani, Berisha filloi karrierën e tij te Bischofsëiesen, por shumë shpejt kaloi në Austri, ku u rrit dhe zhvillua profesionalisht te Red Bull Salzburg. Gjatë këtyre viteve pati huazime te LASK dhe Altach në Austri, si dhe te Magdeburg në Gjermani.

Në shtator 2021 ai bëri një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar te Fenerbahçe në Turqi. Pas një viti aty, u huazua tek Augsburg në Bundesligë, dhe më 2 korrik 2023 klubi gjerman bleu kartonin e tij për 4 milionë euro, për ta shitur më pas më 30 gusht te Hoffenheim për 14 milionë euro. Në janar të vitit të kaluar, ai u huazua sërish te Augsburg, huazimi i të cilit përfundoi më 30 qershor.

Sot, Berisha është pjesë e Hoffenheimit, ku luajnë edhe tre reprezentues të Kosovës: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albion Hajdari. Sulmuesi ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor 2027, por kjo nuk e ka penguar mungesën e tij të vazhdueshme në fushë.

Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, dhe nuk është grumbulluar asnjëherë. Ndeshja e fundit që zhvilloi ishte më 20 prill 2025 për Augsburgun kundër Eintracht Frankfurtit, ndërsa goli i fundit për Hoffenheimin daton më 14 shtator 2024.

“Para një viti, Augsburgu e huazoi Mërgim Berishën nga Hoffenheimi. Sulmuesi u bë lojtar reprezentues tek Augsburgu, por asnjëherë vërtet nuk u stabilizua te Hoffenheimi më pas. Periudha e tij e dytë tek Augsburgu po ashtu përfundoi me dëshpërim. Pas disa lëndimeve, Berisha nuk u rikuperua asnjëherë plotësisht dhe mbeti në hije. Palët ndanë rrugën sërish në verë”, ka shkruar medium gjerman Augsburger Allgemeine.

Ndërkohë, Augsburg ka huazuar sulmuesin 31-vjeçar Michael Gregoritsch, duke lënë të kuptohet se Berisha nuk do të rikthehet te klubi gjerman.

Në aspektin ndërkombëtar, Berisha pati sukses të madh me Gjermaninë U21, duke fituar titullin e Evropës në këtë grupmoshë në 2021. Në mars 2023, ai luajti dy miqësore për ekipin A të Gjermanisë kundër Perusë dhe Belgjikës, por më pas nuk u ftuar më.

Kosova e ka pasur interesimin për Berishën për vite me radhë, por sulmuesi ka synuar të luajë për Gjermaninë.

Menaxheri i Federatës së Kosovës, Bajram Shala, ka komentuar për këtë situatë.

“Mërgim Berishën e kemi pritur për katër vjet dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht me të, duke i ofruar gjithçka që mund t’i ofrohet. Por, nëse ëndrra e tij ka qenë të luajë me Gjermaninë, po i realizohet tani. Edhe Mërgim Berisha dhe shumë lojtarë që kanë zgjedhur Zvicrën tash, Kosovën po e përdorin për të bërë presion te federatat e tjera për t’i ftuar”, kishte deklaruar Shala.

Duke qenë se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me ekipin A të Gjermanisë, Berisha ka ende mundësinë e ndryshimit të përfaqësueses, por duket se rruga për t’u afruar me Kosovën është e vështirë, për shkak të konkurrencës në sulm dhe qasjes së lojtarit./Telegrafi/

Zinedine Zidane ka këto dy kërkesa për ta zëvendësuar Ruben Amorim tek Man United

7 January 2026 at 18:49


Zinedine Zidane ka dy “kërkesa” nëse do të pranonte të zëvendësonte Ruben Amorim në postin e trajnerit të Manchester United.

Amorim u shkarkua nga posti i trajnerit të United të hënën, pas 14 muajsh në krye të skuadrës. Ai u largua nga “Old Trafford” me ish-ekipin e tij të renditur në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës Premier.

Pas barazimit 1-1 të së dielës në transfertë ndaj rivalëve të Leeds, Amorim u tha gazetarëve se kishte rënë dakord të ishte “menaxher, jo trajner” kur iu bashkua fillimisht United.

Megjithatë, në deklaratën zyrtare të klubit që konfirmonte largimin e tij, United iu referua atij si trajner i pare, titull që ai e ka mbajtur që nga marrja e detyrës.

Oliver Glasner, Enzo Maresca dhe Gareth Southgate janë ndër favoritët për ta zëvendësuar Amorim në mënyrë të përhershme.

Një alternativë tjetër mund të jetë Zidane, i cili është pa punë që prej largimit nga Real Madrid për herë të dytë në vitin 2021.

Zidane ka deklaruar më parë se mungesa e zotërimit të mirë të gjuhës angleze do ta pengonte të drejtonte në Ligën Premier, megjithëse miku i tij i ngushtë dhe ish-shoku i skuadrës te Franca, Emmanuel Petit, kishte pohuar në vitin 2021 se ai po e mësonte gjuhën.

Në tetor të vitit 2024, Petit deklaroi se Zidane do t’i parashtronte dy kërkesa Manchester United nëse do t’i afrohej për postin e trajnerit.

“Për momentin, ambienti te Manchester United prej vitesh nuk ka qenë i mirë. Stabiliteti në stol, niveli i lojtarëve gjithashtu, pritshmëritë e klubit nuk janë të njëjta si më pare”.

“United është ende një klub i madh, por jo më në fushë. Dhe Zizou është shumë i ndërgjegjshëm dhe shumë i kujdesshëm për këtë, për cilësinë e lojtarëve”.

“Nëse ai e merr detyrën te Manchester United, kjo do të thotë se ka zgjidhje”, ka deklaruar Petit./Telegrafi/

Gjiganti anglez plason bombën – gati 160 milionë euro për transferimin e Viniciusit

7 January 2026 at 17:55


Real Madrid dhe Vinicius Junior vazhdojnë të jenë të bllokuar në një ngërç lidhur me të ardhmen e tij, por situata e brazilianit në fushë e bën gjithçka edhe më të vështirë, në prag të asaj që duket se do të jetë një verë vendimtare.

Megjithatë, Vinicius mund të ketë një rrugë daljeje në Ligën Premier.

Sipas një raportimi surprizë nga The Guardian, Chelsea po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje të madhe për ta transferuar Viniciusin verën e ardhshme.

Raportohet se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 160 milionë euro për të, ndërsa situata e kontratës së tij në “Bernabeu” mbetet ende e paqartë.

Ky lajm vjen disi befasues, duke qenë se Vinicius ndodhet në vitin e fundit të kontratës, një shifër kaq e lartë duket e pazakontë si pikënisje për negociatat.

Nga ana tjetër, raportime të mëparshme nga kryeqyteti spanjoll kanë theksuar se Real Madrid do të kërkonte një shifër mbi 100 milionë euro për kartonin e tij, por shifra kaq të larta nuk janë përmendur më parë.

Vinicius ka deklaruar gjithmonë se synon të qëndrojë te Real Madrid, ndërsa edhe presidenti Florentino Perez thuhet se është në favor të mbajtjes së tij në skuadër.

Pengesa kryesore janë kërkesat për pagë të agjentit të Vinicius, i cili po kërkon një rrogë të barabartë me atë të bashkëlojtarit Kylian Mbappe.

Nga ana tjetër, Vinicius po has vështirësi për të rikthyer formën që e shndërroi në një super yll.

Sezoni i kaluar ishte fushata më zhgënjyese për të që nga momenti kur u bë pjesë e formacionit titullar, ndërsa aktualisht ai ndodhet në një seri prej 14 ndeshjesh pa shënuar gol./Telegrafi/

Ruben Amorim u përplas me yllin e Man Utd në stërvitje para se të shkarkohej

7 January 2026 at 17:32


Ruben Amorim ishte i përfshirë në një përplasje në fushën stërvitore me një nga lojtarët e tij, vetëm disa javë përpara se të shkarkohej nga Manchester United.

40-vjeçari u largua nga posti i trajnerit të parë të United të hënën në mëngjes, 420 ditë pas emërimit nga klubi, që erdhi pas një periudhe shumë të suksesshme te Sporting, ku fitoi pesë trofe madhorë.

Në tetor, bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe kishte këmbëngulur se nuk do të ndërmerrte një “reagim impulsiv” ndaj Amorim. “Ruben duhet të tregojë se është një trajner i madh gjatë tre viteve”, kishte deklaruar ai.

Por, pasi tensionet mes trajnerit të United dhe drejtorit sportiv të klubit, Jason Wilocx, arritën kulmin në një takim të mbajtur të premten për çështje taktike dhe merkatoje, gjithçka tregonte se fundi ishte i pashmangshëm.

Siç është bërë tashmë e zakonshme pas shkarkimeve të trajnerëve te United, The Athletic ka publikuar një raport të detajuar mbi mënyrën se si epoka e Ruben Amorim në “Old Trafford” përfundoi “mes kaosit dhe toksicitetit”.

Një nga zbulimet më të spikatura të raportit lidhet me Lisandro Martinez, i cili thuhet se u përball drejtpërdrejt me trajnerin gjatë një seance stërvitore në dhjetor.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth ndeshjeve kundër Crystal Palace dhe West Ham, me Martinezin që besonte se ishte gati për të startuar pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi.

Martinez ndjeu se Amorim po e “anashkalonte”, ndaj argjentinasi shprehu pakënaqësinë e tij në një mënyrë intense.

Megjithatë, duket se Amorim reagoi pozitivisht ndaj qasjes së Martinez. Mbrojtësi u aktivizua si zëvendësues ndaj Palace dhe West Ham, ndërsa u hodh titullar në fitoren e United ndaj Neëcastle në “Boxing Day”./Telegrafi/

Shorti i Kupës së Mbretit: Barcelona dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët

7 January 2026 at 17:02


Është hedhur shorti i fazës së 1/16-ave të Kupës së Mbretit në Las Rozas të Madridit, ku Barcelona dhe Real Madridi kanë mësuar kundërshtarët e tyre për raundin e ardhshëm.

Katër skuadrat pjesëmarrëse në Superkupën e Spanjës ishin të vendosura si të favorizuara dhe do të përballen me kundërshtarët e renditur më poshtë në hierarki.

Ashtu si në raundet e mëparshme, ekipet e Superkupës u shortuan kundër skuadrave me renditjen më të ulët në kompeticion, në këtë rast pesë ekipet e mbetura nga liga e dytë.

Këto skuadra do t’i zhvillojnë ndeshjet në fushën e tyre, ndërsa në rastet kur skuadrat e La Ligës përballen mes tyre, ekipi i parë i shortuar do të jetë pritës.

Ndeshjet e fazës së 1/16-ave do të zhvillohen javën e ardhshme, të martën, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa çerekfinalet janë planifikuar për javën e parë të shkurtit. Në këtë fazë, çdo skemë favorizimi do të hiqet.

Shorti i plotë i 1/16-ave të Kupës së Mbretit:

Deportivo La Coruna – Atletico Madrid

Racing Santander – Barcelona

Cultural Leonesa – Athletic Bilbao

Albacete – Real Madrid

🚨 OFICIAL | 𝗘𝗦𝗧𝗢𝗦 𝗦𝗢𝗡 𝗟𝗢𝗦 𝗢𝗖𝗧𝗔𝗩𝗢𝗦 𝗗𝗘 𝗖𝗢𝗣𝗔 𝗗𝗘𝗟 𝗥𝗘𝗬.

Los encuentros se disputarán entre el 13 y el 15 de enero.#CopaDelReyMAPFRE | #LaCopaMola🏆 pic.twitter.com/o0sWLgzzYk
— RFEF (@rfef) January 7, 2026

Burgos – Valencia

Real Betis – Elche

Real Sociedad – Osasuna

Alaves – Rayo Vallecano

/Telegrafi/

Trajneri i madh refuzon ofertën e Man United për të marrë drejtimin e klubit

7 January 2026 at 16:22


Manchester United ka pësuar një goditje në ndjekjen e një prej objektivave kryesorë për postin e trajnerit, pas shkarkimit të Ruben Amorim.

“Djajtë e Kuq” u ndanë nga Amorim të hënën, një ditë pas barazimit 1-1 ndaj Leeds në “Elland Road”. Në momentin e largimit të tij, United renditej në vendin e gjashtë në Ligën Premier, ndërsa vendimi erdhi vetëm disa ditë pas një takimi të tensionuar me drejtorin sportiv Jason Wilcox.

Trajneri portugez, i cili fitoi vetëm 38.1% të ndeshjeve të tij në krye të United, pritet të përfitojë një dëmshpërblim të konsiderueshëm, pasi kontrata e tij ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Ish-mesfushori i United, Darren Fletcher, do të ngjitet nga ekipi U18 dhe do të marrë drejtimin e klubit në mënyrë të përkohshme, ndërsa drejtuesit po shqyrtojnë një sërë kandidatësh për ta marrë postin në mënyrë të përhershme.

Oliver Glasner, Andoni Iraola, Enzo Maresca, Thomas Tuchel, Marco Silva, Mauricio Pochettino dhe Xavi Hernandez janë të gjithë përmendur si kandidatë potencialë për këtë detyrë.

Ka pasur gjithashtu raportime për interesim ndaj ish-trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, i cili fitoi Serie A në vitin 2024 dhe i çoi 'Nerazzurrët' në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi mori drejtimin e skuadrës së Al Hilal gjatë verës dhe i udhëhoqi ata deri në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Manchester City.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, United “kishte kërkuar informacion” për Inzaghin, por trajneri italian dëshiron të qëndrojë në Riad, pasi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në qershor të vitit 2025.

Besohet se Manchester United po synon të emërojë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe të presë verën për të sjellë një pasues të përhershëm të Amorim.

Gjithashtu, është raportuar gjerësisht se Ole Gunnar Solskjaer është favorit për ta marrë këtë detyrë për herë të dytë./Telegrafi/

Zyrtare: Shqipëria vazhdon bashkëpunimin me Sylvinhon

7 January 2026 at 16:04


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimësinë e projektit teknik të Kombëtares, duke rinovuar kontratat me përzgjedhësin Sylvinho dhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Junior.

Marrëveshjet e reja do të jenë në fuqi deri në korrik të vitit 2026, me objektivin madhor kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve pozitive dhe progresit të dukshëm të skuadrës kombëtare nën drejtimin e stafit aktual, i cili ka ndërtuar ndër vite një filozofi pune të qartë, moderne dhe konkurruese.

Performancat e fundit kanë rritur besimin dhe optimizmin për të ardhmen, duke e pozicionuar Shqipërinë si një ekip gjithnjë e më ambicioz në arenën ndërkombëtare.

Rinovimi i kontratave reflekton besimin e plotë të FSHF-së te stafi teknik, si dhe angazhimin institucional për stabilitet dhe vazhdimësi në drejtimin e Kombëtares.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

/Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

3 January 2026 at 15:53


Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Roque Santa Cruz, vazhdon karrierën e tij dhe ka nënshkruar për Club Nacional në Paraguai, në moshën 44-vjeçare.

Roque Santa Cruz është një nga ata futbollistë, karriera e të cilëve sfidon çdo logjikë klasike. Ndërsa shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës janë tërhequr prej kohësh nga futbolli, ish-sulmuesi i Bayern Munich po nis një kapitull të ri në moshën 44-vjeçare.

Ish-idhulli i tifozëve në Munich ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Club Nacional në Paraguai, duke dëshmuar në mënyrë mbresëlënëse se pasioni i tij për futbollin është ende i gjallë.

Kur Santa Cruz u rikthye në vendlindje në vitin 2016, rruga dukej e qartë. Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Evropë, që e çoi ndër të tjera te Munichu, Blackburn, Manchester City dhe Malaga, paraguajani synonte ta mbyllte gradualisht karrierën e tij.

Megjithatë, ajo që ishte planifikuar si një lamtumirë e qetë u shndërrua në një projekt afatgjatë të jashtëzakonshëm.

Pothuajse dhjetë vjet më vonë, Santa Cruz është ende aktiv në fushë dhe ende nuk mendon për pensionim.

Faza e tij e mëvonshme e karrierës e çoi sërish nëpër Evropë, përpara se të vendosej përfundimisht në Paraguai.

Pas periudhave te Olimpia Asuncion dhe së fundmi te Club Libertad, Nacional është tani klubi i tij i tretë që nga rikthimi në vendlindje./Telegrafi/

Xabi Alonso shpjegon largimin e Endrick dhe planet e transferimeve në janar

3 January 2026 at 15:25


Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka deklaruar se ishte vendimi i Endrick për t’u larguar në formë huazimi te Lyon, teksa u pyet për planet e klubit në afatin e janarit.

Braziliani kishte pasur shumë pak hapësira nën drejtimin e Alonsos, duke zhvilluar vetëm tre paraqitje që nga rikthimi i tij nga dëmtimi në mesin e shtatorit.

Më herët gjatë javës, ishte raportuar se Alonso do të kishte preferuar afrimin e një mesfushori në afatin e janarit, një nevojë për të cilën ‘Los Blancos’ duket se po përgatiten për verën.

Megjithatë, si zakonisht, Real Madridi nuk pritet të jetë aktiv në janar, dhe përgjigjja e Alonsos e përforcoi këtë ide.

“Ne gjithmonë duhet të jemi vigjilentë, por jemi të kënaqur me skuadrën. Do të ndjekim çdo mundësi që mund të paraqitet”, u shpreh ai.

Marrëveshja e vetme e përfunduar nga Reali është largimi i Endrick, i cili do të luajë si i huazuar te Lyon deri në fund të sezonit. Alonso u shpreh i kënaqur me këtë lëvizje.

“Në këtë fazë të karrierës së tij, Endrick ka nevojë të luajë, dhe e kuptoj pse ai e mori këtë vendim dhe pse klubi investoi në zhvillimin dhe përvojën e tij në një ligë si ajo francize”, tha Alonso.

“Real Madridi bën një punë shumë të mirë me lojtarët që largohen për t’u rritur dhe më pas rikthehen”, përfundoi ai./Telegrafi/

Real Madridi po mendon ta bëjë yllin e Man Cityt goditjen e madhe të verës

3 January 2026 at 15:00


Real Madridi duket se e ka pranuar se do të duhet të forcojë opsionet në mesfushë në vitin 2026, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra vitet e fundit për Arda Guler, Aurélien Tchouaméni, Eduardo Camavinga dhe Jude Bellingham.

Fillimisht, objektivi kryesor mendohej të ishte Rodri Hernandez i Manchester Cityt, por lidhjet mes ‘Los Blancos’ dhe reprezentuesit spanjoll janë zbehur kohët e fundit.

Ai ishte identifikuar si objektivi kryesor për vitin 2025 pas Kampionatit Europian, por një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar e shtyu Real Madridin të tërhiqej përkohësisht.

Pas mungesës gjatë gjithë sezonit të kaluar, Rodri ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet edhe këtë sezon, duke luajtur vetëm 415 minuta me Manchester Cityn.

Megjithatë, në ndeshjen kundër Sunderlandit në ditën e Vitit të Ri, ai hyri në lojë në pjesën e dytë dhe u duk si në formën e tij më të mirë, duke kontrolluar lojën për Cityn dhe duke diktuar ritmin.

Sipas Marca, Real Madridi vazhdon të monitorojë ecurinë e Rodrit dhe ai mbetet një opsion për vitin 2026, nëse dëshmon se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

29-vjeçarit do t’i mbetet vetëm një vit kontratë, çka mund ta shtyjë Realin të kërkojë një marrëveshje me kosto më të ulët për Rodrin, i cili në të kaluarën ka pranuar se dëshiron të rikthehet një ditë në La Liga.

Edhe pse situata kontraktuale mund të luajë rol, duket e mundshme që Manchester City të kërkojë një shumë të konsiderueshme për fituesin e Topit të Artë.

Raportet e fundit kanë pohuar gjithashtu se Real Madridi po afrohet drejt një lëvizjeje për mesfushorin e AZ Alkmaar, Kees Smit, verën e ardhshme./Telegrafi/

"Nuk je i mirëpritur këtu", transferimi i një izraeliti te Fiorentina shkaktoi skandal

3 January 2026 at 14:15


Ardhja e Manor Solomon te Fiorentina ka shkaktuar reagime dhe polemika të ashpra politike në Itali.

Reprezentuesi izraelit u bë blerja e parë dimërore e klubit italian, duke mbërritur në Firence në formë huazimi nga Tottenham, me një opsion për ta blerë kontratën për 10 milionë euro.

Solomon e kaloi pjesën e parë të sezonit si huazim te Villarreali dhe tani do ta veshë fanellën e Fiorentinës deri në fund të sezonit. Megjithatë, transferimi i tij u zbeh shpejt nga polemikat politike, të lidhura me deklaratat e mëparshme rreth luftës në Gaza.

Më parë, futbollisti mbështeti hapur pikëpamjet e qeverisë izraelite në rrjetet sociale, dhe deklarata e tij pas shpërthimit të spitalit në Gaza tërhoqi vëmendje të veçantë.

"Shpërthimi në spital në Gaza është padyshim rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ata po vrasin popullin e tyre dhe po fajësojnë Izraelin për këtë”, kishte deklaruar Solomon.

Këto fjalë kishin shkaktuar tashmë zemërimin e disa tifozëve të Villarrealit, dhe reagime të ngjashme u shfaqën edhe tani.

Manor Solomon é Viola💜⚜️#forzaviola #fiorentina pic.twitter.com/sQ0NRGLz7B
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) January 2, 2026

Poshtë postimit të Fiorentinës me rastin e mbërritjes së Solomonit në Firence, u shfaqën komente të shumta me mesazhet "Palestina e Lirë", flamuj palestinezë dhe shprehje pakënaqësie për transferimin.

Jacopo Madau, sekretar provincial i partisë Sinistra Italiana dhe këshilltar bashkiak për kulturën, punën dhe politikat rinore në Sesto Fiorentino, u bashkua në diskutimin publik.

"Qoftë i pari apo i fundit, ai që nuk e fshehu kurrë mbështetjen e tij për politikën gjenocidale të Netanyahut nuk është i mirëpritur në Firence dhe nuk mund ta përfaqësojë qytetin tonë dhe Fiorentinën”, ka shkruar Madau.

Solomon, i lindur në vitin 1999, pati një gjysmësezoni modest pas te Villarreal me 11 paraqitje dhe gjithsej 358 minuta në fushë.

Përpara kësaj, ai shkëlqeu te Leeds në Championship, ku shënoi 10 gola dhe dha 12 asistime dhe ishte një nga lojtarët kryesorë në ngjitjen e klubit në Ligën Premier./Telegrafi/

Zëvendësuesi i mundshëm i Alonsos te Real Madridi po krahasohet me Jurgen Klopp

3 January 2026 at 13:30


Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, teksa skuadra e tij presin Real Betisin në Bernabeu.

Më pas, Los Blancos do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, ku do të përballen me Atletico Madrid në një derbi gjysmëfinale, dhe potencialisht me Barcelonën ose Athletic Bilbaon në finalen e mundshme.

Alonso ia ka dalë të mbijetojë spekulimet e shumta mbi pozicionin e tij gjatë javës së fundit të ndeshjeve para pushimit të dimrit, duke siguruar fitore ndaj Alaves, Talavera de la Reina dhe Sevilla.

Një nga arsyet që e ndihmon Alonso është mungesa e alternativave të qarta. Zinedine Zidane është përjashtuar nga një rikthim i tretë, ndërsa Jurgen Klopp duket se është i kënaqur me rolin e tij të ri te Red Bull. Këta janë dy emrat e vetëm të mëdhenj që janë lidhur me ‘Los Blancos’.

Alternativat më të mundshme për të marrë drejtimin deri në fund të sezonit, nëse do të nevojitej, janë trajneri i Real Madrid Castilla, Alvaro Arbeloa, ose drejtori sportiv Santiago Solari.

Arbeloa vlerësohet lart në Valdebebas, dhe këtë verë u promovua nga trajner i ekipit U-19 në trajner të Castillas. Që nga ardhja e tij në akademi në 2022, ai ka regjistruar 150 fitore në 198 ndeshje, sipas Diario AS.

Sa i përket stilit, ai krahasohet me askënd tjetër veç Klopp. Arbeloa kreditohet për zhvillimin e Nico Paz, Jacobo Ramon dhe Gonzalo Garcia, dy të parët duke shkëlqyer më pas në Serie A.

Raportohet se Arbeloa e bëri ekipin e të rinjve më profesional që në ardhje dhe ka zgjedhur një stil presioni të lartë, që nuk dallon shumë nga ai i Klopp në kohën e tij më të mirë./Telegrafi/

Zyrtare: Llapi dhe Muhamed Useini ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme

3 January 2026 at 13:10


KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Muhamed Useini, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi mes palëve.

Sipas komunikatës së klubit, marrëveshja për ndarjen e rrugëve është arritur me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë, duke mbyllur kështu një kapitull pozitiv për të dyja palët.

Llapi e ka falënderuar publikisht Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për fanellën e klubit dhe i ka uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.

Njoftimi i plotë i Llapit:

KF Llapi njofton se, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm, ka arritur marrëveshje të dyanshme me futbollistin Muhamed Useini për përfundimin e bashkëpunimit.

Gjatë kësaj periudhe, Useini u dëshmua si një sportist i jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të çmuar për klubin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai u veçua për sjelljen korrekte, përkushtimin maksimal dhe profesionalizmin e lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të klubit.

Me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mbyllur një kapitull pozitiv të bashkëpunimit të tyre.

KF Llapi e falënderon Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive./Telegrafi/

Cluj po negocion shitjen e Meriton Korenicës për një shifër marramendëse

3 January 2026 at 12:50


CFR Cluj është gati të fitojë para këtë dimër dhe pasi shiti Louis Munteanu te DC United, ata po përgatiten të shesin një tjetër yll në MLS.

Nelutu Varga, pronari i klubit me seli në Gruia, është në bisedime të avancuara me zyrtarët e DC United për transferimin e mesfushorit kosovar Meriton Korenica.

Sipas informacioneve të marra nga Fanatik, asgjë nuk është finalizuar ende, por ka shumë mundësi që marrëveshja të përfundojë.

Korenica vlerësohet shumë nga trajneri i DC United, Rene Weiler, i cili e pa atë në një ndeshje të Cluj.

Madje duket se trajneri zviceran i ekipit të Amerikës së Veriut e pëlqen Korenicën edhe më shumë sesa Louis Munteanu.

Fanatik ka mësuar se bisedimet në lidhje me transferimin e Meriton Korenicës te DC United janë rreth shumës 4 milionë euro.

Kjo do të ishte një tjetër lëvizje e shkëlqyer për Clujin, një klub që po përballet me disa vështirësi financiare.

I transferuar një vit e gjysmë më parë nga Manisa, Korenica ka performuar vazhdimisht mirë për Clujin.

Këtë sezon, ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./Telegrafi/

❌
❌