Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 January 2026Main stream

​FBI në Prishtinë, Fetoshi: Ky bashkëpunim konsolidon pozicionin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë euro-atlantike

24 January 2026 at 14:43


Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të sigurisë po konsiderohen si sinjal i qartë strategjik për marrëdhëniet e avancuara të Kosovës me SHBA-të.

Sipas njohësve të sigurisë, qasja e tillë rrit qëndrueshmërinë dhe sigurinë e brendshme të Kosovës.

Drejtori i institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë për KosovaPress, se ky bashkëpunim konsolidon pozicionin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë euro-atlantike.

Sipas Fetoshit, është një mesazh i drejtpërdrejtë që demaskon narrativen e Serbisë, e cila përpiqet në vazhdimësi ta paraqes Kosovën si burim destabiliteti në rajon.

“Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm nga SHBA-të, ky është edhe një sinjal i qartë strategjik për marrëdhëniet e avancuara të Kosovës me SHBA-të, i cili e konsolidon pozicionin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe është përtej rritjes së kapaciteteve në luftimin e krimit dhe çfarëdo kërcënimi hibrid ndaj Kosovës dhe mesazh i drejtpërdrejtë që demaskon narrativen e Serbisë, e cila përpiqet në vazhdimësi ta paraqes Kosovën si burim destabiliteti në rajon”, ka thënë Fetoshi.

Fetoshi ka shtuar se një hap i tillë ka një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh edhe ftesën e Presidentit Donald Trump që Kosova t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën.

“Një rëndësi e shumëfishtë një hapi të tillë, i cili duhet të ndërlidhet në trajektoren e zhvillimeve ndërkombëtare për Kosovën, në çoftë se kemi parasysh edhe ftesën e Trump që Kosova t’i bashkohet bordit të paqes për Gazën dhe aktin e autorizimit të mbrojtjes kombëtare të SHBA, që e mbron në mënyrë eksplicite sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, gjithmonë në përputhje edhe me raportin e fundit të BE, i cili e konfirmon që Kosova mbetet e ekspozuar ndaj presioneve hibride të Serbisë, derisa Serbia kualifikohet si aktorë destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se kjo forcon partneritetin e rrit ekspertizën në fushat kryesore të hetimeve dhe mbledhjes së informacionit.

“Është absolutisht lajm i mirë, i forcimit të partneritetit në parim dhe i rritjes së ekspertizës në substancë. Ideja është që institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe Policinë, e ka nevojë të domosdoshme dhe të vazhdueshme rritjen e ekspertizës në fushat kryesore të hetimeve dhe mbledhjes së informacionit në mënyrë që reagimi dhe planifikimi i operacioneve të jetë profesional edhe i pajisur mirë me informacion.. Sepse ndryshimi i formave të kryerjes së krimeve nënkupton edhe ndryshim të nivelit e ekspertizës që kanë institucionet e sigurisë, për të qenë të gatshëm që të hetojnë ato dhe investimi në hestuesi dhe në grumbullim të informacioneve është domosdoshmëri”, ka thënë Ramadani.

Byroja Federale Amerikane e Hetimeve, FBI, ka sjellë në Kosovë një agjent special dhe një analist të inteligjencës, të cilët do të angazhohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe paralel me Policinë e Kosovës.

Policia ditë më parë njoftoi se ata janë pritur nga drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Në njoftim thuhej se bashkëpunimi do të forcojë partneritetin strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit.

“Takimi u fokusua në planet e bashkëpunimit të ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit. Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim. /kp/

Before yesterdayMain stream

FBI arreston në Meksikë “Escobarin e ri”, fshihej nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa

By: Elva
23 January 2026 at 19:00

FBI ka arrestuar në Meksikë një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht, bosin kolumbian të drogës Ryan James Wedding, për të cilin ishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh. Wedding, ish-kampion olimpik dhe i shpallur në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI-së, ishte në arrati prej vitesh dhe dyshohet se ka […]

The post FBI arreston në Meksikë “Escobarin e ri”, fshihej nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Meksikë një nga 10 personat më të kërkuar të FBI-së

By: Elva
18 January 2026 at 09:17

Një nga dhjetë personat më të kërkuar nga FBI është arrestuar në Meksikë. Lajmi u konfirmua nga vetë FBI, e cila bëri të ditur se bëhet fjalë për Alejandro Rosales Castillo, 27 vjeç, shtetas amerikan. Sipas autoriteteve amerikane, Rosales Castillo akuzohet për vrasjen e Chuk Quan Leigh Laya, e njohur si “Santi”, një e re […]

The post Arrestohet në Meksikë një nga 10 personat më të kërkuar të FBI-së appeared first on BoldNews.al.

Trump fal ish-zyrtarin e lartë të FBI, Mark Rossini

By: Brisi
17 January 2026 at 12:12

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka falur ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Mark Rossinin, i akuzuar për një skemë korrupsioni në vitin 2020. Rossini, u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA për një skemë korrupsioni të lidhur me fushatën zgjedhore të ish-guvernatores Wanda Vázquez Garced, ku i përfshirë ishte dhe […]

The post Trump fal ish-zyrtarin e lartë të FBI, Mark Rossini appeared first on BoldNews.al.

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

16 January 2026 at 20:38

TIRANË, 16 janar /ATSh/ E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, mori sot pjesë në përfundimin e trajnimit nga FBI të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.

Gjatë fjalës së saj, Vanhorn theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve janë përparësi kryesore për SHBA-në.

E ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë, foli në takimin ku ishin të pranishëm rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirian Mandro, Kryeprokurori i Posaçëm Klodjan Braho, drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta si dhe ekspertë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, Joe Danneff nga ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.

“Kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare”, tha VanHorn.

VanHorn theksoi se ShBA ndjek më këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri për forcimin e institucioneve që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, theksoi VanHorn.

Përmes këtij trajnimi, shtoi e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, “tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike”.

“Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar”, përfundoi VanHorn. /m.q/j.p/

The post VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FBI sjell në Kosovë agjent special dhe analist të inteligjencës

15 January 2026 at 17:43


Byroja Federale Amerikane e Hetimeve, FBI, ka sjellur në Kosovë një agjent special dhe një analist të inteligjencës, të cilët do të angazhohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe paralel me Policinë e Kosovës.

Të dy këta u prezantuan në pritjen që drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ua bëri bashkë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan Collins, si dhe me atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe, të enjten.

Sipas njoftimit, diskutimet janë fokusuar në planet për bashkëpunim të mëtejmë, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës.


FBI bastis shtëpinë e gazetares së Washington Post në një veprim 'shumë të pazakontë dhe agresiv'

14 January 2026 at 16:03


FBI-ja ka bërë një bastisje në shtëpinë e një gazetareje të Washington Post herët të mërkurën në atë që gazeta e quajti një veprim "shumë të pazakontë dhe agresiv" nga forcat e rendit.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, agjentët ia mësynë shtëpisë së Hannah Natanson në Virxhinia si pjesë e një hetimi ndaj një kontraktori qeveritar të akuzuar për mbajtje të paligjshme të materialeve të klasifikuara qeveritare.

The Post po "shqyrton dhe monitoron situatën", tha një burim në gazetë për Guardian.

Shtëpia dhe pajisjet e gazetares u kontrolluan, dhe ora dhe telefoni i saj Garmin u sekuestruan, sipas një urdhër-urdhri të marrë nga The Post që përmendte një hetim ndaj Aurelio Perez-Lugones, një administrator sistemi në Maryland me një autorizim sigurie tepër sekret, i cili është akuzuar për qasje dhe marrje në shtëpi të raporteve të klasifikuara të inteligjencës.

Siç vuri në dukje gazeta në raportin e saj, është "shumë e pazakontë dhe agresive që forcat e rendit të kryejnë një kontroll në shtëpinë e një gazetari".

Në një rrëfim në vetë të parë të botuar muajin e kaluar, Natanson e përshkroi veten si "pëshpëritësja e qeverisë federale" e Post dhe tha se merrte telefonata ditë e natë nga "punonjës federalë që donin të më tregonin se si Presidenti Donald Trump po rishkruante politikat e tyre në vendin e punës, po pushonte nga puna kolegët e tyre ose po transformonte misionet e agjencisë së tyre".

"Ka qenë brutale", thuhej në titullin e artikullit.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga departamenti i drejtësisë në lidhje me bastisjen e së mërkurës. /Telegrafi/

FBI merr përsipër hetimin e gruas së vrarë nga agjentët e ICE

9 January 2026 at 07:40


Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e Shteteve të Bashkuara ka marrë përsipër çështjen e të shtënave fatale ndaj një gruaje nga një oficer i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis, mes tensioneve në rritje për incidentin në të gjithë shtetin.

Mbikëqyrësi i Byrosë së Kapjes Penale (BCA) të Minesotës, Drew Evans, tha në një deklaratë se BCA nuk do të përfshihej më në hetimin për vrasjen e Renee Nicole Macklin Good, 37 vjeç , nënë e tre fëmijëve, e cila u qëllua për vdekje nga një agjent federal në veturën e saj të mërkurën.

“Hetimi tani do të drejtohet vetëm nga FBI dhe BCA nuk do të kishte më qasje në materialet e çështjes, provat e vendit të ngjarjes ose intervistat hetimore të nevojshme për të përfunduar një hetim të plotë dhe të pavarur”, tha Evans.

Ai shtoi se, ndërsa më parë ishte rënë dakord që BCA do të hetonte të shtënat, zyra e prokurorit të SHBA-së e ndryshoi këtë.

Keith Ellison, prokurori i përgjithshëm demokrat i Minesotës, tha se vendimi i FBI-së ishte “thellësisht shqetësues”.

Sipas Ellison, autoritetet shtetërore mund të hetojnë me ose pa bashkëpunimin e qeverisë federale, duke shtuar se me provat që ai ka parë deri më tani, të cilat jo të gjitha janë bërë publike, akuzat shtetërore ishin një mundësi.

Zyrtarët shtetërorë dhe federalë kanë ofruar versione krejtësisht të ndryshme të të shtënave, në të cilat një agjent i paidentifikuar i ICE-së qëlloi Good, një qytetare amerikane, në një lagje banimi.

Agjenti i ICE-së që qëlloi Good ishte midis 2,000 oficerëve federalë që administrata e presidentit Donald Trump kishte njoftuar se po i vendoste në zonën e Minneapolis në atë që Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së e përshkroi si "operacioni më i madh i DHS-së ndonjëherë".

Zyrtarët e DHS-së, përfshirë sekretaren e agjencisë Kristi Noem, i mbrojtën të shtënat si vetëmbrojtje dhe e akuzuan gruan se po përpiqej të sulmonte agjentët në një akt “terrorizmi të brendshëm”.

Pas vrasjes së Good, protestuesit dolën në rrugë në Minneapolis për të dënuar veprimet e agjentit të ICE dhe praninë më të gjerë të ICE në qytet, e cila është pritur me demonstrata të shpeshta.

Protesta janë zhvilluar dhe janë planifikuar në New York City, Seattle, Detroit, Washington, DC, Los Angeles, San Antonio, New Orleans dhe Chicago. /Telegrafi/

Një 18-vjeçar dyshohet se kishte planifikuar vrasje natën e Vitit të Ri, FBI njofton se ka parandaluar një sulm të ISIS

2 January 2026 at 20:14

FBI ka njoftuar të premten se ka parandaluar një komplot për të sulmuar një dyqan ushqimor në Karolinën e Veriut në natën e Vitit të Ri, duke arrestuar një person që zyrtarët thanë se ishte i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik dhe ishte i lidhur me militantë ekstremistë.

Christian Sturdivant, 18 vjeç, u akuzua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste të huaj.

Sturdivant u arrestua nga agjentët të mërkurën. Në deklaratën e FBI-së thuhej se Sturdivant ishte nën hetim që nga muaji i kaluar pas informacionit se në një llogari bëheshin postime mbështetëse ndaj IS-it, që më vonë llogaria u lidh me të arrestuarin.

Sipas deklaratës, Sturdivant ishte nën vëzhgimin e FBI-së që nga viti 2022, sa ishte i mitur, pasi zyrtarët kishin mësuar se kishte qenë në kontakt me pjesëtarë të IS-it në Evropë dhe i ishin dhënë udhëzime të vishej zi dhe të kryente sulme me një çekiç.

Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

30 December 2025 at 12:32

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit, çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA përgëzoi hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thekson ambasada amerikane.

Sipas ambasadës së SHBA, arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

/gj.m/j.p/

The post Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetarja: Kanë ardhur zyrtarët e FBI dhe DEA-s

By: redi
27 December 2025 at 21:53

Gazetarja Anduela Ndreu thotë se politika shqiptare do të tronditet. ”Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, tha Ndreu. Për të protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, por nuk rrëzohet qeveria me to. ”Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit…

Source

SHBA – Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino do të japë dorëheqjen në janar

18 December 2025 at 11:33

UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH-DPA/- Dan Bongino njoftoi dje në mbrëmje se do të japë dorëheqjen si zëvendësdrejtor i FBI-së.

Bongino tha në një postim në X se do të largohej nga pozicioni i tij në FBI në janar.

“Dan bëri një punë të shkëlqyer. Mendoj se ai kërkon t’i rikthehet emisionit te tij”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke komentuar dorëheqjen e tij para gazetarëve – i cili e ndihmoi mbështetësin e tij besnik të merrte pozicionin e lartë në zbatimin e ligjit, pavarësisht se Bongino nuk kishte përvojë në FBI.

Para emërimit të tij si zëvendësdrejtor i FBI-së, Bongino punonte si komentator televiziv në “Fox News” dhe në podkastet e tij.

Bongino kishte përhapur pretendimin se vetëvrasja e Epstein me varje në burg mund të ketë qenë një vrasje nga elitat me ndikim. Pasi u ngrit në nivelin më të lartë të agjencisë së fuqishme federale, Bongino u ripërshtat me versionin zyrtar se Epstein vrau veten.

Sipas raportimeve të medias, Bongino pati një përplasje me prokuroren e përgjithshme, Pam Bondi lidhur me trajtimin e dosjeve të Epstein, duke u ankuar për mungesë transparence.

Ashtu si Bongino, drejtori aktual i FBI-së, Kash Patel, konsiderohet një besnik i vendosur i Trump me një prirje për teoritë e konspiracionit. //a.i/

 

The post SHBA – Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino do të japë dorëheqjen në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luljeta Mehmeti-Quigley diplomon në Akademinë e FBI-së

12 December 2025 at 09:58


Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra nga zyrtaret e para të Policisë së Kosovës dhe gruaja e parë që ka mbajtur gradën “rreshtere” në këtë institucion që nga viti 2001, ka përmbyllur me sukses studimet në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e publikuar nga AALEA US, thuhet se ky moment është një çast krenarie për gratë e Kosovës në fushën e zbatimit të ligjit.

“Krenare për miken tonë, Luljeta Mehmeti-Quigley, për diplomimin e saj nga Akademia Kombëtare e FBI-së — një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment i veçantë për gjithë komunitetin tonë. Ky është gjithashtu një çast krenarie për gratë kosovare në fushën e zbatimit të ligjit, të cilat vazhdojnë të thyejnë barriera dhe të frymëzojnë breza të tërë. Bravo Kosovë”. /Telegrafi/



Kurti: Të akuzuarit për sulmin në Ibër–Lepenc janë pjesë e strukturave ilegale serbe dhe të lidhur me Radoiçiqin

10 December 2025 at 19:37


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, të ndodhur më 29 nëntor 2024.

Kurti theksoi se hetimet janë realizuar pas një bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës dhe FBI-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, të akuzuarit kanë qenë në vendin e ngjarjes natën kritike dhe janë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhura me terroristin Millan Radoiçiq dhe struktura të tjera shtetërore serbe që planifikuan dhe urdhëruan sulmin.

“Integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit tonë, si dhe sundimi i rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët, janë vlera jetike për të cilat angazhohemi çdo ditë. Rasti i fundit dëshmon se në Kosovë nuk kalon pa ndëshkim terrorizmi, sado perfid të jetë, dhe nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe dekonstruktuar dezinformimi”, tha Kurti.

Kryeministri falënderoi institucionet e sigurisë, partnerët ndërkombëtarë, përfshirë ShBA-të, dhe qytetarët për kontributin e dhënë në krijimin e një Kosove më të sigurt dhe më të fortë në aspektin ekonomik, ligjor dhe demokratik./Telegrafi/


Ekspertiza e FBI – Dheu nën çizme çoi në arrestimin e vëllezërve Viçentijeviq për sulmin terrorist në ‘Ibër Lepenc’

9 December 2025 at 19:55


Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viçentijeviç, Dragisha Viçentijeviç dhe Igor Dimoviç në lidhje me sulmin terrorist me eksploziv në kanalin e ‘Ibër Lepencit’ më 29.11.2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vëllezërit Viçentijeviç janë personat që kanë shpërthyer kanalin e ‘Ibër Lepencit’ përmes vendosjes së një çante me eksploziv.

Në aktakuzën që ka siguruar KALLXO, mëson se Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI kishte arritur që të gjente prova që do të conin në arrestimin e vëllezërve Viçentijeviç.

Sipas dosjes, në kohën kur ishin arrestuar ju kishin marrë për ekzaminim dheu i cili ndodhej në çizmet e të arrestuarve në atë kohë dhe ishte marrë si mostër dheu në oborrin e të dyshuarve gjithashtu për krahasim kishin marrë edhe dheun i cili ndodhej pranë kanalit të ‘Ibër Lepencit’.

Ngjashmëria e dheut, sipas PSRK vërteton se të akuzuarit kanë qenë prezent në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe ata kanë qenë personat që e kanë shkatërruar një pjesë të kanalit.

Por, ky konstatim vjen nga një institucion ndërkombëtar, më saktësisht, konfirmimi i FBI thotë se dheu i gjetur në këpucët e të akuzuarve është i njëjti me dheun i cili ishte marrë për ekzaminim në vendin ku kishte shpërthyer kanali Ibër Lepenc.

“Dheu i çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e vëllezërve Viçenjtijeviç dhe ajo në fshatin Përvlak të kësaj komune më datë 30.11.2024 së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët policor të Kosovës dhe “FBI” të marra në vendin e ngjarjes…Nga mostrat qartazi vërehet se në mes të dheut të marrë në çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviç dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc” nuk ka dallueshmëri, … çka vërtetohet se të pandehurit kanë kryhet aktin terrorist.” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas aktakuzës Jovan e Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Kurse i akuzuari për spiunazh Jovan Viqentijeviq, sipas prokurorisë është pjesë e shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, që sipas prokurorisë ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara që t`i përdorë për aktivitetin e tij të kundërligjshëm në Kosovë.

Shpërthimi që ndodhi më 29.11.2024 në kanalin e ujit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut ishte cilësuar nga Qeveria e Kosovës si “sulm terrorist”.

Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Albin Kurti, kishte thënë se sulmi është kryer nga grupe terroriste.

“Unë nuk i kam emrat e atyre që e kanë vënë detonimin. Por, unë e di një gjë, se elemente të tilla kriminale, qofshin edhe zyrtarisht anëtarë të Mbrojtjes Civile, Brigadës Civile, ata e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar.”- kishte thënë Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte mohuar që Serbia ka lidhje me sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

Për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, nga 15 deri në 20 kg, i cili dyshohet se është aktivizuar me detonatorë mekanikë, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.

“Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete, si dhe duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Republikës së Kosovës.”- ishte shprehur drejtori i Polcisë, Gazmend Hoxha.

Pas shpërthimit, Këshilli i Sigurisë i Kosovës kishte mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme më 30.11.2024.

Në mbledhje, sipas një komunikate për media, ishte folur për ndërlidhjen e mundshme të rastit me një sulm të ngjashëm rus në Ukrainë që ishte kryer ditë më parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë për të zbutur pasojat e sulmit e për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.

Ndërkohë, ekipe të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, dolën më 30.11.2024 në vendin ku ka ndodhur shpërthimi.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte njoftuar më 30.11.2024 se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e “Ibër-Lepencit”, kishin arritur që të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.

Këtë sulm e patën dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian.

Arrestimet në lidhje me sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme e pajisje tjera, lidhur me rastin e ndodhur më 29.11.2024 në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër-Lepencit”.

“Me këtë rast në Stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga Neni 122; lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” nga Neni 129 Par. 1 dhe Neni 128 Par. 1 Nënpar. 1.8 të KPRK; “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 Par. 2 lidhur me Par. 1 të KPRK.”- thuhej në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, me veprimet e tij Viqentijeviq po dyshohet se kreu veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike. Gjatë bastisjes, në shtëpinë e tij, u gjetën edhe armë e municion, për çka Prokuroria po e ndjek edhe për – armëmbajtje pa leje.







SHBA – FBI: Dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të qëlluar në Uashington, nuk kanë të vdekur

27 November 2025 at 09:28

UASHINGTON, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, thanë se dy anëtarët e Gardës Kombëtare, që u qëlluan në Uashington më herët gjatë ditës, janë në gjendje kritike, por jo të vdekur, siç kishte deklaruar fillimisht guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey.

”Dy anëtarët e Gardës Kombëtare u qëlluan pranë stacionit të metrosë Farragut West, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, rreth orës 14:15 (19:15 GMT)”, thanë autoritetet në një konferencë për shtyp rreth dy orë e gjysmë pas incidentit.

“Ju lutemi dërgoni lutjet tuaja për ata luftëtarë të guximshëm që janë në gjendje kritike dhe familjet e tyre”, tha Patel në një konferencë për shtyp të mërkurën pasdite.

Bowser tha se ajo gjithashtu po dërgonte “mendimet dhe lutjet e saj për familjet e rojave dhe për rojat që janë në gjendje kritike në një spital lokal”.

Ndihmësshefi ekzekutiv i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffery Carroll, tha se “anëtarët e Gardës Kombëtare të Uashingtonit ishin në një patrullë me dukshmëri të lartë… kur një i dyshuar erdhi nga një cep dhe me një armë zjarri qëlloi drejt tyre”.

Carroll shtoi se i dyshuari u kap nga anëtarët e tjerë të Gardës Kombëtare dhe më pas u arrestua./  a.jor.

The post SHBA – FBI: Dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të qëlluar në Uashington, nuk kanë të vdekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi për Bitcoin në vlerë prej 345 milionë dollarësh - FBI fitoi betejën me një mashtrues

13 November 2025 at 16:53


FBI-ja fiton kundër një mashtruesi të dënuar në mosmarrëveshjen për Bitcoin prej 345 milionë dollarësh.

Një mashtrues i dënuar ka humbur ankesën kundër qeverisë amerikane pas pretendimit se agjentët federalë shkatërruan një “hard‑disk” që përmbante kriptomonedhat e tij - të vlefshme mbi 345 milionë dollarë.

Michael Prime pretendonte se një “hard‑disk” i jashtëm portokalli që iu konfiskua përmbante 3443 Bitcoin, dhe kërkonte kthimin pas lirimit nga burgu. Qeveria i tha se pajisjet mund t’i ktheheshin vetëm nëse ai jepte fjalëkalimet brenda 30 ditësh; përndryshe ato do të fshiheshin ose shkatërroheshin.

Gjykata e distriktit refuzoi kërkesën e tij, duke theksuar se hard‑disku ishte shkatërruar në mënyrë të rregullt dhe Prime nuk kishte të drejtë mbi të. Avokati i tij argumentoi se Bitcoini nuk ekzistonte tjetër veç asaj që Prime kishte përdorur për të blerë makina, varka dhe pasuri para disa vitesh.

Prime pretendonte se zotëronte rreth 3500 Bitcoin, por një hetim zbuloi se zyrtarisht kishte deklaruar vetëm 200 deri 1 500 dollarë në kriptomonedhë. Ai e kishte përmendur këtë si pasurinë e tij të vetme para dënimit.

Në ankesën e tij, Prime përdori Rregullin 41(g), duke pretenduar se qeveria kishte shkatërruar pajisjen në mënyrë padrejtësisht dhe se ai nuk kishte deklaruar sasinë e Bitcoinit. Gjykata e Apelit hodhi poshtë këtë pretendim, duke vënë në dukje se marrëveshja e pranimit të fajit kërkonte një zbulim të plotë dhe të sinqertë të të gjitha pasurive.

Gjykatësit gjithashtu vunë në dukje se Prime nuk kishte vepruar menjëherë për të kërkuar kthimin e hard‑diskut, por vonoi mbi një vit. Kjo vonesë ndikoi në vendimin për të mos lejuar kthimin.

Gjykatësit përfunduan se, edhe nëse Bitcoini kishte ekzistuar, kthimi i tij do të ishte i pabarabartë, duke e konfirmuar vendimin e gjykatës së distriktit: qeveria nuk ka detyrimin të rikthejë hard‑diskun apo kriptomonedhën e pretenduar. /Telegrafi/

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

By: Elva
12 November 2025 at 20:31

Zyrtarë të lartë të administratës Trump po planifikonin një takim të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, për të detyruar një votim që mund të çojë në publikimin e dosjeve të Departamentit të Drejtësisë në lidhje me Jeffrey Epstein, pas një serie dokumentesh të reja që u publikuan nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së […]

The post Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein appeared first on BoldNews.al.

FBI parandalon një sulm të mundshëm terrorist gjatë festës së “Halloween” në Michigan

By: Rovena
31 October 2025 at 16:32

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka parandaluar një sulm të dyshuar terrorist që pritej të ndodhte gjatë festës së Halloweenit në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili në platformën X njoftoi se në Michigan janë arrestuar disa persona të dyshuar për organizimin e këtij sulmi.

“Sot në mëngjes FBI ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist dhe ka arrestuar disa individë në Michigan, të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloweenit. Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti”, deklaroi ai.

Patel gjithashtu falënderoi agjentët federalë dhe forcat e tjera të rendit për punën e tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare.

“Faleminderit agjentëve të FBI-së dhe të gjithë forcave të rendit që punojnë 24/7 për mbrojtjen e vendit”, shtoi zyrtari amerikan.

Autoritetet amerikane pritet të japin më shumë informacion gjatë orëve në vijim mbi natyrën e komplotit dhe mbi personat e arrestuar.

FBI zbulon më shumë detaje rreth skandalit më të madh në historinë e NBA-së

24 October 2025 at 08:48


Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, po tronditet nga skandali më i madh në histori, dhe siç raportoi më parë ESPN, ish-lojtari, tani trajneri Chauncey Billups, dhe lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, janë arrestuar.

Reporteri Joe Pompliano përshkroi disa nga pikat kryesore të ngritura pas konferencës për shtyp të FBI-së.

FBI konfirmoi se u arrestuan Chauncey Billups dhe Terry Rozier, si dhe Damon Jones, një trajner dhe ish-lojtar i NBA-së, i cili nuk u përmend më parë në këtë rast. Së bashku me ta, u arrestuan 27 persona të tjerë dhe 13 anëtarë të mafias në 11 shtete federale të SHBA-së. Ata akuzohen për bixhoz të paligjshëm, zhvatje dhe transferim të paligjshëm parash.

Gjashtë persona janë akuzuar për korrupsion në sport për zbulimin e informacionit sekret në lidhje me lojtarët dhe ekipet e NBA-së. Bazuar në këtë informacion, u vendosën baste. Pjesa tjetër u akuzua për organizimin e lojërave të paligjshme të pokerit.

Basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier, u tha të pandehurve se më 23 mars 2023, ai do të largohej nga loja para kohe për shkak të një dëmtimi. Kështu bëri dhe ata paguan 200 mijë dollarë për rezultatin se Rozier do të luante një ndeshje statistikisht më të dobët se mesatarja e tij. Ai u largua nga loja pas nëntë minutash dhe më vonë i numëroi fitimet me ta në shtëpinë e tij.

Ish-lojtari i Toronto Raptors, Jontay Porter, ishte gjithashtu i përfshirë. Ai mori kërcënime nga mafia për shkak të borxheve të tij të lojërave të fatit, kështu që nuk u akuzua në këtë rast. I arrestuari vuri bast më shumë dhe fitoi në ndeshjet e Charlotte, Portland, LA Lakers dhe Toronto. /Telegrafi/

❌
❌