Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan (EMRI)

By: Brisi
29 January 2026 at 11:50

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për shtetasin Mariglen Hasa, administrator i kompanisë “Maresh SHPK”. Sipas Policisë, kjo kompani, e cila ka si objekt grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, nuk ka zbatuar ligjin dhe detyrimet, duke mos i trajtuar mbetjet sipas rregullit. Po ashtu thuhet se ndaj pronarit […]

The post Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Bojkoti i PD-së/ PS pushton “Territorialen”, propozon ndryshime në përbërjen e komisionit

By: Brisi
29 January 2026 at 11:41

Pas bojkotit të Partisë Demokratike, socialistët kanë kërkuar të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit. Sipas raportimeve, socialistët kanë deklaruar se nuk do të presin pafundësisht opozitën, pasi kjo e fundit vazhdimisht mungon në mbledhje, kështu që kanë […]

The post Bojkoti i PD-së/ PS pushton “Territorialen”, propozon ndryshime në përbërjen e komisionit appeared first on BoldNews.al.

Vokshi nga Strasburgu: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Po gërryhen themelet e demokracisë

By: Brisi
29 January 2026 at 11:26

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi se Shqipëria po përjeton një nga krizat më të rënda demografike dhe politike, duke theksuar se largimi masiv i të rinjve është një krizë e thellë e demokracisë. Nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Strasburg, Vokshi u shpreh se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e […]

The post Vokshi nga Strasburgu: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Po gërryhen themelet e demokracisë appeared first on BoldNews.al.

‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Nuredin Dumanit

By: Brisi
29 January 2026 at 11:10

Është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve të çështjes, Nuredin Dumani. Ishte avokati mbrojtës i të pandehurit Gentian Sharra, i cili kërkoi prezencën e të penduarit të drejtësisë Dumani, me qëllim ballafaqimin e deklaratave mes palëve. Nuredin Dumani […]

The post ‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Nuredin Dumanit appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Sarandë me 45 mijë euro të padeklaruara, procedohet greku (EMRI)

By: Brisi
29 January 2026 at 11:07

Një shtetas grek është proceduar nga Policia pasi është kapur në Portin e Sarandës, me 45 mijë euro cash të padeklaruar. Sipas Policisë, i dyshuari është Grigorios Vlachopoulos, në çantën e së cilit janë gjetur 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria. “Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, […]

The post Kapet në Sarandë me 45 mijë euro të padeklaruara, procedohet greku (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Ndryshon dinamika e aksidentit në Rumani/ Furgoni i tifozëve të PAOK i mbushur me drogë!

By: Brisi
29 January 2026 at 09:44

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksident fatal i regjistruar pak ditë më parë në Rumani, që i mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut, mes tyre edhe 1 shqiptar. Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë ku një mjet tip minibus me tifozët e skuadrës PAOK, u përplas me një maune, dhe si […]

The post Ndryshon dinamika e aksidentit në Rumani/ Furgoni i tifozëve të PAOK i mbushur me drogë! appeared first on BoldNews.al.

Morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat/ SPAK mbyll hetimet për dy ish-prokurorët

By: Brisi
29 January 2026 at 09:29

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dy ish-prokurorët, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Kledian Llaho akuzohet nga SPAK për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, i cili ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se […]

The post Morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat/ SPAK mbyll hetimet për dy ish-prokurorët appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërimi i Trump: Irani të arrijë marrëveshjen ose do përballet me agresionin e SHBA-së

By: Brisi
29 January 2026 at 09:16

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane. Trump […]

The post Paralajmërimi i Trump: Irani të arrijë marrëveshjen ose do përballet me agresionin e SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Prostit*cion te “Vollga” në Durrës/ Procedohen dy braziliane dhe dy klientët shqiptarë

By: Brisi
29 January 2026 at 08:43

Një apartament i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit është zbuluar nga Policia në Durrës, ku si rezultat janë proceduar dy shtetase braziliane dhe dy klientë shqiptarë. Sipas Policisë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil, si dhe dy klientët e tyre shqiptarë E. […]

The post Prostit*cion te “Vollga” në Durrës/ Procedohen dy braziliane dhe dy klientët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Vjen një ekip nga Kosova

By: Brisi
29 January 2026 at 08:29

30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit, ende nuk është gjetur nga autoritetet. Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte më herët se vijojnë kërkimet ‘intensive’ për të riun, prej 20 ditësh tashmë ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij dhe trupi ende […]

The post Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Vjen një ekip nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 28 January 2026Main stream

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e mitur të partneres, burg për njerkun në Gjirokastër (EMRI)

By: Brisi
28 January 2026 at 15:21

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kelmend Kursën, i cili akuzohet për abuzim seksual me vajzën e mitur të partneres së tij. Vendimi është marrë sot, më 28 janar, ku trupi gjykues, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si të ligjshëm  arrestimin në flagrancë dhe […]

The post Abuzoi sek*ualisht me vajzën e mitur të partneres, burg për njerkun në Gjirokastër (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

By: Brisi
28 January 2026 at 15:10

Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania. Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh. Gjatë ditës së djeshme Aleanca e […]

The post Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë të bijën në Durrës, lihet në burg Mikel Ndoji

By: Brisi
28 January 2026 at 14:56

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për 56-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoji, në Durrës. Mësohet se në sallën e gjyqit, Ndoji ka mohuar akuzat, duke thënë se është i pafajshëm dhe se nuk e ka nisur ai sherrin. “Jam i […]

The post Plagosi me thikë të bijën në Durrës, lihet në burg Mikel Ndoji appeared first on BoldNews.al.

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 38 numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë

By: Brisi
28 January 2026 at 13:45

Një stuhi e fuqishme dimërore që përfshiu Shtetet e Bashkuara nga Teksasi deri në Maine ka shkaktuar të paktën 38 viktima, përfshirë fëmijë, ka paralizuar transportin ajror dhe ka lënë mbi 400,000 familje dhe biznese pa energji elektrike. Stuhia, e cila goditi SHBA gjatë fundjavës, solli temperatura ekstreme, reshje të dendura bore dhe akull, duke […]

The post Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 38 numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Maskara me bakrin/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord! “Beralb” lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe humbje

By: Brisi
28 January 2026 at 13:26

Çmimi i bakrit në tregjet ndërkombëtare ka arritur rekordin duke kapërcyer mbi 13 mijë dollarë për tonë. Të dhënat nga bursat tregojnë se në harkun kohor të një viti çmimi i bakrit është rritur me 50 për qind, për shkak të ndërprerjeve të ofertës dhe kërkesës së madhe. Por ndërsa çmimet shkojnë në qiell, shqiptarët […]

The post Maskara me bakrin/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord! “Beralb” lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe humbje appeared first on BoldNews.al.

Pasi shpopulloi vendin, Rama negociata me Indonezinë për punëtorë

By: Brisi
28 January 2026 at 13:00

Qeveria shqiptare po zhvillon negociata me qeverinë e Indonezisë për të importuar punëtorë nga vendi aziatik. Lajmin e ka bërë me dije, zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani, e cila sipas mediave të huaja ka deklaruar se, Indonezia po përgatit një Memorandum të veçantë Mirëkuptimi me Shqipërinë për punësimin e emigrantëve. Sipas […]

The post Pasi shpopulloi vendin, Rama negociata me Indonezinë për punëtorë appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e procesit të Ballukut/ PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

By: Brisi
28 January 2026 at 12:39

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me zvarritjen e procesit të Belinda Ballukut, për të cilën as Gjykata Kushtetuese as Këshilli i Mandateve nuk ka dhënë ende vendim. Në një postim në rrjete sociale, PD ka ngritur akuza se ky është sipas tyre një operacion i mirëorganizuar politik, nën urdhërat e Edi […]

The post Zvarritja e procesit të Ballukut/ PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un appeared first on BoldNews.al.

Babai plagosi me thikë vajzën në Durrës/ Dëshmitari trondit me rrëfimin: E kishte ‘taks’ për ta heq qafe!

By: Brisi
28 January 2026 at 12:27

Një dëshmitar i ngjarjes së regjistruar pak ditë më parë në Durrës, ku 56-vjeçari Mikel Ndoji plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoji, ka treguar detaje të rënda mbi rastin. Në një lidhje për emisionin, ‘Me zemër të hapur’, dëshmitari  i cili jo vetëm që pa nga afër ngjarjen e rëndë që u […]

The post Babai plagosi me thikë vajzën në Durrës/ Dëshmitari trondit me rrëfimin: E kishte ‘taks’ për ta heq qafe! appeared first on BoldNews.al.

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës/ Justifikimi absurd i ASHK-së: Transferimi ka nisur 5 vite më parë

By: Brisi
28 January 2026 at 11:59

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), me në krye, Lorena Goxhobellin, ka reaguar lidhur me shkrirjen e prapritur të kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj drejt Tiranës. Vendimi është pritur me tensione nga punonjësit e kadastrës dhe qytetarët të cilët kanë frikë se do t’iu privohet shërbimi dhe nuk pranojnë të zhvendosen në Tiranë. Ndërkohë, […]

The post Shkrirja e Kadastrës së Vlorës/ Justifikimi absurd i ASHK-së: Transferimi ka nisur 5 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

Shoqërimi i 14-vjeçarit në protestën e PD-së, AMP nis hetimet për 3 efektivët

By: Brisi
28 January 2026 at 11:46

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14-vjeçarit në komisariat, gjatë protestës së 24 janarit, të zhvilluar nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë. Burime bëjnë me dije AMP dhe Prokuroria do të verifikojnë mënyrën se si tre agjent të policisë të maskuar vepruan për rastin në fjalë. Sipas policisë, i mituri […]

The post Shoqërimi i 14-vjeçarit në protestën e PD-së, AMP nis hetimet për 3 efektivët appeared first on BoldNews.al.

❌
❌