Pas fitores 3-2 ndaj Arsenalit, Michael Carrick u pyet nëse e sheh veten duke marrë rolin e trajnerit të përhershëm te Manchester United në të ardhmen.
Ai foli për Sky Sports pas fitores fantastike, që e ngritë Man Utd në vendin e katërt në renditje. Ai nuk deshi të komentojë të ardhmen e tij.
"Po e shijoj këtë moment. Është një pozicion fantastik për t’u pasur. Çfarë do të ndodhë më tej nuk do ta përgjigjem çdo javë. Po e shijoj dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën që mundem", deklaroi ai.
Carrick ka fituar të dy ndeshjet si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq” që nga emërimi i tij, duke i ndihmuar ata të ndërpresin serinë e papërmbajtshme të Arsenalit në Emirates Stadium.
Fillimisht e fitoi derbin e qytetit ndaj Man Cityt, ndërsa tani fitoi ndaj liderit Arsenalit. /Telegrafi/
Trepça regjistroi fitoren e tetë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Bashkimin 90:81 në kryendeshjen e xhiros së 17-të në “Minator”.
Pjesa e parë ishte e niveluar. Çereku i parë u takoi mitrovicasve 28:19, por Bashkimi u kthye më pas në periudhën e dytë, të cilën e fitoi 25:19.
Shkëputja e “xehetarëve” u bë në çerekun e tretë. Trepça e fitoi 26:17 periudhën e tretë, ndërsa e katërta u takoi prizrenasve, 20:17.
Mitrovicasit kryesojnë tani me 31 pikë (14 fitore, 3 humbje), ndërsa Bashkimi mbetet me 28 pikë (11 fitore, 6 humbje).
Te Trepça, Akili Vining ishte lider me 23 pikë, 9 asistime e 2 kërcime, ndihmuar nga Mikaile Tmusic (16 pikë, 6 kërcime) dhe Kenny Hasbrouck (16 pikë).
Te Bashkimi, më të mirët ishin Tj Bickerstaff (8 pikë, 8 kërcime), Shanon Shorter (13 pikë, 7 kërcime) dhe Isaiah Cousins (13 pikë).
Trepça vijon formën e shkëlqyer të fundvitit, ndërsa mesjavë siguroi avancimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Bashkimi gjithashtu avancon pas dy fitoreve ndaj GO+ Pejës. /Telegrafi/
Një fitore e pastër dhe e bindshme për Juventus, që triumfoi me 3-0 ndaj Napolit në derbin e javës së 22-të të Serie A, në Allianz Stadium.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe Juventus arriti të gjejë avantazhin e parë në minutën e 22-të. Jonathan David shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer dhe goditi saktë në këndin e djathtë, duke çuar rezultatin 1-0 për skuadrën bardhezi.
Napoli u përpoq të reagojë dhe kërkoi një penallti në minutën e 40-të, por gjyqtari vendosi se ndërhyrja ishte e pastër.
Në pjesën e dytë, Juventus tregoi dominim të plotë. Në minutën e 77-të, Kenan Yildiz shënoi golin e dytë pas një asistimi të Fabio Miretti brenda zonës, duke çuar rezultatin 2-0.
Vetëm disa minuta më vonë, në minutën e 86-të, Filip Kostic realizoi golin e tretë me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë, duke vulosur fitoren e Juventusit 3-0.
Juventusi me këtë fitore ngjitet në vendin e katërtë me 42 pikë, ndërsa Napoli mbetet i treti me 43 pikë. /Telegrafi/
Një ndeshje emocionuese dhe e mbushur me kthesa u zhvillua sot në Emirates Stadium, ku Manchester United arriti të triumfojë si mysafir 3-2 ndaj Arsenalit në një përballje dramatike të javës së 23-të të Ligës Premier.
Golat për Arsenalin u shënuan nga Lisandro Martinez (autogol) dhe Mikel Merino, por Manchester United reagoi me tre gola të bukur, të realizuar nga Bryan Mbeumo, Patrick Dorgu dhe Matheus Cunha.
Pikërisht ky i fundit, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores, ishte më i vlerësuari nga SofaScore me notën 8.1.
Edhe Mbeumo (7.6), Dorgu (7.4) dhe Casemiro (7.0) patën paraqitje shumë të mira për Djajtë e Kuq.
Nga ana tjetër, te Arsenali vetëm Bukayo Saka (7.7) dhe Declan Rice (7.4) u vlerësuan lart, ndërsa portieri David Raya ishte më i dobëti në fushë me notën 5.1.
Notat e lojtarëve të Arsenal dhe Manchester United
Një ndeshje emocionuese dhe e mbushur me kthesa u zhvillua sot në Emirates Stadium, ku Manchester United arriti të triumfojë si mysafir 3-2 ndaj Arsenalit në një përballje dramatike të javës së 23-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Arsenal filloi fuqishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 29-të përmes një autogoli të Lisandro Martinez, por Manchester United reagoi shpejt.
Në minutën e 37-të, Bryan Mbeumo barazoi shifrat, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes së Arsenalit.
Në pjesën e dytë, skuadrat treguan lojë sulmuese dhe strategji ndryshimesh. Patrick Dorgu kaloi United në avantazh 2-1 në minutën e 51-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Mikel Merino barazoi përsëri për Arsenalin në minutën e 84-të pas një devijimi në zonë.
Por drama nuk përfundoi këtu. Në minutën e 87-të, Matheus Cunha realizoi një gol fantastik për Manchester United, duke shfrytëzuar një pasim të saktë të Kobbie Mainoo dhe duke çuar rezultatin përfundimtar në 3-2.
Me këtë fitore, Manchester United merr tre pikët dhe del në pozitën katërtë me 38 pikë, ndërsa Arsenali mbetet lider me 50 pikë. /Telegrafi/
Në ndeshjen e Serie A mes Juventusit dhe Napolit, pjesa e parë përfundoi me avantazh minimal për vendasit (1-0).
Zonja e Vjetër e nisi më mirë ndeshjen. me Khephren Thuram që kishte një gjuajtje, që goditi shtyllën, duke treguar rrezikshmërinë e Juventusit që nga fillimi i ndeshjes.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 22-të, kur Jonathan David shfrytëzoi një pasim perfekt dhe realizoi me një goditje të saktë drejt pjesës së djathtë të portës së Napolit për 1-0.
Juventusi ka mundur ta shtojë epërsinë, por Francisco Coinceaco, nuk shënoi nga një pozitë ideale.
Me këtë rezultat, Juventusi shkon në pushim me avantazh minimal, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për të vendosur fatin e ndeshjes. /Telegrafi/
Pjesa e parë e derbit mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit në “Emirates Stadium” është mbyllur me barazim 1-1, pas 45 minutave të luftuara dhe me raste në të dyja anët.
Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 29-të, kur Lisandro Martínez devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin “Topçinjve” prej 1-0.
Skuadra e Mikel Artetës ishte më kërkuese në fazën e parë, ndërsa vetëm pak minuta më herët Martin Zubimendi rrezikoi me kokë, por portieri Senne Lammens u tregua vendimtar me një pritje spektakolare.
Manchester United reagoi dhe arriti barazimin në minutën e 37-të. Një gabim në mbrojtjen e Arsenalit u shfrytëzua nga Bryan Mbeumo, i cili tregoi qetësi dhe realizoi nga afërsia për 1-1.
Me këtë rezultat, të dyja skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më intensive në kërkim të golit të fitores. /Telegrafi/
Janë publikuar formacionet zyrtare për supersfidën Juventus – Napoli, e cila zhvillohet në “Allianz Stadium” në Torino, në kuadër javës së 22-të të Serie A.
Ndeshja vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat, të ndara nga vetëm katër pikë në tabelë, ndërsa vëmendja është e madhe edhe për shkak të përballjes së trajnerëve Luciano Spalletti dhe Antonio Conte ndaj ish-skuadrave të tyre.
Napoli përballet me krizë të thellë dëmtimesh, ku kryesori është kapiteni I Kosovës, Amir Rrahmani, që mungon për shkak të lëndimit, një goditje e rëndë për mbrojtjen e napolitanëve.
Arsenali synon të shkruajë histori të re ndaj Manchester Unitedit sot në “Emirates Stadium”, teksa skuadra e Mikel Artetës vazhdon marshimin drejt titullit të parë të Ligës Premier pas 21 vitesh.
Përballja me “Djajtë e Kuq” vjen në një moment ideal për londinezët, të cilët mund të barazojnë një rekord 46-vjeçar në kampionat.
Arsenali i ka fituar katër përballjet e fundit të Ligës Premier në shtëpi ndaj Man Unitedit, seria më e gjatë ndonjëherë kundër këtij kundërshtari, ndërsa një tjetër fitore do ta bënte ekipin e parë pas West Bromit (1976–1980) që triumfon pesë herë radhazi në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.
Skuadra e Artetës është gjithashtu e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës kundër Man Unitedit dhe kurrë më parë nuk ka arritur shtatë takime radhazi pa humbje ndaj tyre në Ligën Premie.
Vetë Arteta ka një rekord mbresëlënës personal, duke fituar tetë nga 12 përballjet kundër Unitedit (2 barazime, 2 humbje), që përkthehet në përqindjen më të lartë të fitoreve (67%) për çdo trajner që i është përballur të paktën pesë herë “Djajve të Kuq”.
Forca kryesore e Arsenalit këtë sezon mbetet mbrojtja. Edhe pse dy ndeshjet e fundit përfunduan 0-0, ndaj Liverpoolit në shtëpi dhe Nottingham Forestit në transfertë, kundërshtarët nuk patën asnjë gjuajtje në portë.
Kjo është hera e pestë këtë sezon që Arsenali nuk lejon asnjë goditje drejt portës së vet – një statistikë elitare në historinë moderne të Ligës Premier.
Qendërmbrojtësi William Saliba ka qenë shtyllë e këtij stabiliteti, duke pësuar vetëm 90 gola në 118 ndeshje të kampionatit, me një mesatare prej një goli çdo 115 minuta.
Nga lojtarët me mbi 10 mijë minuta në Ligën Premie, vetëm legjenda Tony Adams ka një raport më të mirë. /Telegrafi/
Arsenali dhe Manchester United përballen të dielën pasdite në “Emirates Stadium”, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 23-të në Ligës Premier .
Skuadra e Mikel Artetës kryeson tabelën me shtatë pikë epërsi, ndërsa vjen pas barazimit pa gola ndaj Nottingham Forest, takim në të cilin londinezët krijuan shumë raste dhe u ndjenë të dëmtuar nga një penallti e paakorduar në fund.
Në anën tjetër, Manchester United i drejtuar tashmë nga Michael Carrick, vjen me moral të lartë pas fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt në xhiron e fundit.
Mikel Arteta do të luajë me treshen sulmuese Bukao Saka, Leandro Trossard dhe Gabreiel Jesus, ndërsa Micheal Carrick ka vendosur në fushë treshen Amad, Dorgu dhe Mbeumo.
Arsenali mbetet i pathyeshëm në shtëpi këtë sezon, me 14 fitore në 16 ndeshje të kampionatit në “Emirates”, duke mos pësuar më shumë se një gol në asnjë takim.
Liverpooli nuk ka ndërmend ta lejojë Federico Chiesan të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse në tavolinë vjen një ofertë e përshtatshme për transferim të përhershëm, raportojnë mediat britanike.
Pavarësisht interesimit nga Juventusi dhe Napoli, klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij, duke i dhënë përparësi përfitimit financiar dhe jo një largimi të përkohshëm të sulmuesit italian.
Chiesa ka kaluar një periudhë jo të lehtë në “Anfield”, me minuta të kufizuara në dispozicion dhe një dëmtim të lehtë së fundmi, çka ka nxitur interesimin e klubeve nga Serie A për një rikthim të mundshëm në Itali.
Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit nuk e shohin me sy të mirë një huazim, sidomos në këtë fazë të sezonit, dhe janë të gatshëm të negociojnë vetëm nëse paraqitet një ofertë serioze për transferim të plotë.
Federico Chiesa iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2024 nga Juventusi, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt titullari nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Me afatin kalimtar që po i afrohet mbylljes, çdo lëvizje e mundshme e italianit do të varet nga një ofertë e konsiderueshme që mund ta bindë klubin anglez të ndahet me të. /Telegrafi/
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, e ka shyrë në fundin e ndeshjes, lojtarin e tij Youri Tielemans, moment që u bë viral pas fitores së ekipit të tij ndaj Fenerbahçes në Turqi në kuadër të Ligës së Evropës.
Aston Villa triumfoi minimalisht 1-0, falë golit të shënuar nga Jadon Sancho, i cili realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Ederson. Falë një paraqitjeje solide në mbrojtje, Aston Villa arriti të ruajë epërsinë dhe të marrë tri pikë të mëdha në Stamboll.
Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, vëmendjen e opinionit e mori një moment i tensionuar mes Emeryt dhe Tielemans. Një video që qarkulloi në rrjetet sociale tregon se si, pasi mesfushori belg u zëvendësua nga George Hemmings në minutat shtesë të pjesës së dytë, ai i zgjati dorën trajnerit për ta përshëndetur.
Në vend të shtrëngimit të duarve, Emery reagoi ashpër, duke i bërtitur Tielemansit dhe duke e shtyrë, veprim që shkaktoi reagime të shumta dhe u bë viral në rrjete sociale.
Pas ndeshjes, Emery u pyet për këtë incident, por ai zgjodhi të mos e zgjaste shumë, duke u përgjigjur me vetëm disa fjalë, pa hyrë në detaje rreth situatës.
“Ai është si djali im,” u shpreh thjesht Emery, duke mos dashur ta zgjaste më tej çështjen.
Duke folur më gjerësisht për vetë ndeshjen dhe paraqitjen e skuadrës, tekniku spanjoll u shfaq tejet i kënaqur me rezultatin dhe mentalitetin e lojtarëve të tij. /Telegrafi/
Për Gurban Gurbanovin, stadiumi në kryqëzimin e rrugëve Tahir Baghirov dhe Jabir Aliyev nuk është thjesht një fushë futbolli.
Për të, Karabagu është shtëpia e tij – një vend ku çdo tullë, çdo vendim dhe çdo fitore është ndërtuar nga puna dhe vizioni i tij i palodhur.
Për trajnerin 53-vjeçar, ky klub nuk është thjesht punë; është kuptimi i jetës.
Nga fusha në stolin e trajnerit: Udhëtimi i një legjende
Karriera e Gurbanovit filloi si futbollist, ku ai ishte një nga më të mirët azerbajxhanas të të gjitha kohërave, duke luajtur kryesisht në Rusi dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares post-sovjetike.
Në vitin 2006, ai, si 34-vjeçar, u bë trajner i Neftch, por përballë presionit të madh u shkarkua pas vetëm një sezoni.
Telefonata nga Qarabag ndryshoi gjithçka. Klubi, i zhvendosur nga Agdami në Baku për shkak të luftës në 1993 dhe me vështirësi financiare deri në fillim të viteve 2000, i dha Gurbanovit mundësinë të ndërtonte identitetin e klubit nga themelet.
Filozofia e punës dhe ndërtimi i identitetit
Gurbanov kërkonte disiplinë absolute dhe përkushtim maksimal nga lojtarët, duke u bërë shembulli kryesor: gjithmonë i pari që vinte dhe i fundit që largohej.
Ai vendosi filozofi të qartë dhe stil të përshtatshëm për ekipin, duke integruar lojtarë të huaj dhe duke zhvilluar një sistem që do të sillte rezultate afatgjata.
"Që të jesh në gjendje të mendosh për suksesin në një nivel më të lartë, duhet të besosh sa më shumë që të jetë e mundur te vetja, por edhe te ideja që kemi. Ne po ndërtojmë një sistem që do të na sjellë rezultate në planin afatgjatë dhe ne besojmë fuqimisht në të", kishte deklaruar ai dhjetë vite më parë.
Suksesi në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare
Titulli i parë kampion erdhi në vitin 2013, dhe pas investimeve të Azersun Holding, Qarabag fitoi gjithsej 11 tituj, duke arritur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në 2014. Përmes humbjeve dhe sfidave, Gurbanov mësoi të ndërtojë një ekip të fortë, të disiplinuar dhe me identitet të qartë futbolli.
Në vitin 2017, Qarabag për herë të parë arriti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, një dëshmi e qartë se filozofia e Gurbanovit funksiononte. Suksesi i tyre nuk ishte rastësi, ishte rezultat i një planifikimi dhe vizioni të palodhur. Ai u përpoq gjithashtu të drejtonte ekipin kombëtar të Azerbajxhanit, por po atë vit, hoqi dorë pas vetëm 12 ndeshjesh.
Gurbanov, shihet si Ferguson i Qarabagut
Gurbanov nuk është vetëm trajner, ai është truri i klubit. Ai vendos për gjithçka: nga taktikët në fushë, përforcimet, deri te mënyra e ushqimit dhe udhëtimet e lojtarëve.
Mediat vendase shpesh e krahasojnë me Sir Alex Ferguson, dhe me kohën vetë Gurbanov e ka pranuar se kjo është mënyra e vetme që klubi të funksionojë.
Ai ka refuzuar vazhdimisht oferta nga jashtë dhe ka hequr dorë edhe nga drejtimi i ekipit kombëtar, duke mbetur gjithmonë i fokusuar tek Qarabag.
Një klub më i fortë çdo ditë
Çdo fitore, qoftë ndaj Eintrachtit (3-2) apo ndeshje të tjera në Evropë, nuk e ndalon punën e përditshme të Gurbanovit.
Sot, ata kanë 10 pikë dhe janë në pozitë të mire për të luajtur në play-off, kur ju ka mbetur edhe një ndeshje, ajo me Liverpoolin në “Anfield”.
Për të, çdo mëngjes është mundësi për të ndërtuar një Qarabag më të mirë, më të fortë dhe më të njohur. Çdo vendim, çdo stërvitje dhe çdo lojtar është pjesë e vizionit të tij – Qarabagu i Gurbanit. /Telegrafi/
Sigal Prishtina pësoi humbje ndaj Vëllaznimit të enjten mbrëma në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll. Megjithatë, fitorja 74:69 e arritur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nuk mjaftoi që skuadra gjakovare të kalojë më tej.
Triumfi i Sigal Prishtinës në ndeshjen e parë, të zhvilluar para dy javësh në palestrën “Shani Nushi”, me rezultat 82:68, vendosi fatin e gjysmëfinales për “bardhekaltërve”.
Në ndeshjen e kthimit, tifo-grupi “Plisat” mbështeti skuadrën, madje udhëheqësi i tyre, Rinor Grajqevci, mori rolin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të klubit, një vendim i nënshkruar nga Bekë Berisha.
Sigal Prishtina mbylli pjesën e parë me epërsi minimale, 38:36. “Bardhekaltrit” dominuan edhe në çerekun e tretë, 16:10, duke hyrë në periudhën e fundit me tetë pikë avantazh. Vëllaznimi e barazoi rezultatin në 54:54, rreth shtatë minuta e gjysmë para fundit, më pas kaloi në epërsi dhe e mbajti deri në fund. Megjithatë, diferenca nga ndeshja e parë bëri që Sigal Prishtina të eliminohej.
Kelby Kramer udhëhoqi skuadrën me 14 pikë dhe 7 kërcime, Deondre Burns shtoi 10 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime, ndërsa Altin Morina kontribuoi me 5 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.
Te Vëllaznimi, më e spikatura ishte Jericole Hellems me 25 pikë, 8 kërcime dhe 1 asistim, ndërsa Samir Zekiqi shtoi 13 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime.
Në gjysmëfinale, Sigal Prishtina nuk do të jetë pjesë, ndërsa Vëllaznimi do të përballet me Bashkimin, që eliminoi GO+ Pejën.
Alvaro Arbeloa u bë trajner i Real Madridit pasi Xabi Alonso u shkarkua dhe tani pyetja është se sa gjatë do të qëndrojë në krye.
Sigurisht, gjithmonë ekziston mundësia që gjërat të mos shkojnë mirë për Arbeloan, dhe që Perez ta falënderojë atë herët, dhe të sjellë një trajner të ri para fundit të sezonit.
Ka shumë lojtarë që nuk janë të kënaqur me statusin e tyre te Real Madridi, dhe njëri prej tyre është mbrojtësi i djathtë Alexander-Arnold.
Sipas mediave spanjolle, anglezi zhvilloi një takim me trajnerin e ri të Real Madridit, gjatë të cilit u theksua se Alexander-Arnold ishte "në prag të kolapsit".
Ai mbërriti te Real Madrid nga Liverpooli në fillim të sezonit, por ky veprim ishte qartësisht i gabuar në karrierën e tij.
Që nga momenti që mbërriti në Santiago Bernabeu, ishte e qartë se anglezi nuk po luante mirë. Ai po luante dobët dhe lëndimet ishin gjithashtu në rritje.
Alonso, njeriu që e solli atë, është shkarkuar dhe Arbeloa duket se nuk sheh të ardhme për të në kryeqytetin spanjoll.
Sipas El Nacional, Arbeloa i tha atij drejtpërdrejt dhe qartë se nuk ishte pjesë e planeve të tij dhe se mund të largohej nga klubi këtë janar.
Gjithçka ndodhi në një takim ku Arbeloa thuhet se ishte shumë i qartë, i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë me Alexander-Arnold.
Arsyeja janë "dobësitë mbrojtëse" që u dolën në disa ndeshje, dhe besohet se ai ka nevojë për një mjedis më pak kërkues në të cilin do të rifitojë vetëbesimin, si dhe minutat e lojës.
Dy klube janë të interesuara të sjellin anglezin i cili tashmë është lidhur me Bayern Munich, përkatësisht Newcastle dhe Manchester United.
Është e qartë se anglezi do të preferonte të kthehej në atdheun e tij, por mbetet për t’u parë nëse do ta “tradhtonte” Liverpoolin dhe tifozët e tij deri në atë masë sa të nënshkruante për një klub tjetër. /Telegrafi/
Vinicius Junior ka kaluar kohë të vështira te Real Madridi kohët e fundit, dhe duket se disa tifozë po e shtyjnë drejt largimit nga klubi.
Braziliani nuk ka frikë të thotë atë që mendon, por kjo shpesh është parë si problem nga tifozët, të cilët besojnë se askush nuk është më i madh se vetë klubi.
Ekipet nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për Viniciusin prej kohësh, dhe vitin e kaluar ai u identifikua si objektiv kryesor për afatin veror 2026.
Real Madridi dëshiron ta mbajë yllin dhe prioritet mbetet rinovimi i kontratës së tij. Megjithatë, negociatat u pezulluan për një periudhë gjatë kohës kur Xabi Alonso ishte trajner i ekipit. Pavarësisht sfidave, klubi nuk ka hequr dorë nga plani për ta lidhur brazilianin me Santiago Bernabeun për një kohë të gjatë.
Oferta e miliardit
Së fundmi kanë dalë informacione që Vinicius ka një ofertë prej një miliard eurosh në tryezë nga klubi saudit Al Ahli, i cili ka shfaqur interes të madh për të.
“Edhe pse Vinicius ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, skuadra e tij ka qenë në bisedime me sauditët për më shumë se një vit,” raporton Ben Jacobs.
As revealed last year, Saudi dealmakers eyeing up Vinicius Junior as one of their main targets for summer 2026.
Real still want the Brazilian to extend but talks put on hold when Xabi Alonso was at the club.
Arabia Saudite e ka identifikuar Viniciusin si objektivin kryesor për verën e vitit 2026, dhe situata mbetet e paqartë ndërsa klubi madrilen përpiqet të bindë brazilianin të qëndrojë. /Telegrafi/
Drejtori sportiv i Juventusit, Marco Ottolini, ka mbërritur në Stamboll me synimin për të mbyllur marrëveshjen për sulmuesin e Fenerbahçes, Youssef En-Nesyri, sipas raporteve të së enjtes.
Bianconerët po kërkojnë të shtojnë një sulmues qendre në ekipin e tyre gjatë janarit, pas lëndimit afatgjatë të Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit përfundon gjithsesi në fund të sezonit 2025-26.
Juventus ishte lidhur më parë me Jean-Philippe Mateta të Crystal Palace, por aktualisht nuk mund të plotësojë kërkesat e klubit shitës.
En-Nesyri, opsioni më i mundshëm për Juventusin
Një opsion më i realizueshëm për "Zonjën e Vjetër" duket të jetë En-Nesyri, i cili mund të lejohet të largohet nga Fenerbahçe me huazim, me opsion ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Juventus ka zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, dhe Ottolini pritet të takohet me vetë En-Nesyrin, agjentët e tij dhe përfaqësuesit e Fenerbahçes për të finalizuar marrëveshjen, sipas Calciomercato.com.
Huazimi i En-Nesyrin për pjesën e mbetur të sezonit 2025-26 do t’i kushtonte Juventusit rreth 5 milionë euro. Shumica e kësaj shume do të shkojë për pagën e mbetur prej 8 milionë eurosh për sezon që lojtarit i paguhet aktualisht te Fenerbahçe.
Fenerbahçe dëshiron të përfshijë një detyrim blerjeje të En-Nesyrin në fund të sezonit, por Juventus thuhet se nuk është shumë i prirur për këtë opsion. /Telegrafi/
Liverpool mundi Marseillen 3-0 në raundin e shtatë të Ligës së Kampionëve, por në tribunat e Velodromit, fituan tifozët vendas.
Ultrasit e klubit francez janë të njohur për koreografitë e tyre spektakolare, dhe këtë herë ata nuk zhgënjyen as për standardet e tyre.
Përpara ndeshjes, ata ngritën një koreografi me karta blu dhe të bardha që mbulonte të gjithë tribunën jugore. Poshtë saj, një banderolë shtrihej përgjatë gjithë fushës me mbishkrimin në frëngjisht: "Marseille, bukuroshja ime. Këto fjalë shkojnë mrekullisht me njëra-tjetrën, Marseille ime'.
Tifozët ngritën gjithashtu një fotografi të madhe të legjendave të qytetit kundër Liverpoolit dhe një pikturë gjigante të Beatles, grupit të famshëm të Liverpulit.
Në imazh, anëtarët e grupit më të njohur muzikor shfaqeshin të ulur duke lexuar gazetën lokale të Marseille. Në kopertinën e gazetës shkruhej: "Historia përsëritet", bashkë me një riprodhim të fotos së Habib Beye, Mathieu Flamini dhe Didier Drogba duke festuar fitoren e Marsejës ndaj Liverpoolit dhe eliminimin e ekipit anglez nga Liga e Evropës në vitin 2004.
Ky gjest bëri që vargjet e këngës të dukeshin qartë: një parafrazim i refrenit të Beatles "Michelle": "Michelle, bukuroshja ime. Këto janë fjalë që shkojnë mirë me njëra-tjetrën, Michelle ime".
Autori dhe regjisori i dokumentarëve, Sikou Niakate, tani 34 vjeç, i dha fund ëndrrës së tij për një karrierë në futboll shumë herët.
Edhe pse ishte tifoz i madh i Manchester United dhe admironte David Beckhamin si djalë, ankthi që ndjente në dhomën e zhveshjes dhe turpi i lidhur me trupin e tij u bënë një pengesë e pakapërcyeshme.
Në rrëfimin e tij, Niakaté flet për barrën e maskulinitetit të imponuar dhe ndikimin e tij në jetën e tij, shkruan francezja L’Equipe.
Ëndrrat e futbollit
"Si fëmijë, doja vetëm një gjë: të bëhesha futbollist. Ëndërroja Manchester United, fanellën e kuqe, numrin 7, David Beckham dhe Patrice Evra. Ia jepja gjithçka vetes. Luaja futboll të paktën tre orë në ditë. Isha i fortë. Madje i shkëlqyer. Luaja mesfushor, ndonjëherë edhe si numri dhjetë. Isha i gjatë, shumë i gjatë – në shkollën e mesme isha tashmë 1.92 m – por isha teknikisht i talentuar, gjë e rrallë për një lojtar të gjatë".
"Kisha pasime më të sakta se të gjithë djemtë me të cilët luaja. Bëra përgjime, edhe pse isha më i gjati, sepse isha shumë i saktë. Në profil, i ngjaja Yaya Toures", e fillon ai rrëfimin e tij.
Ai luante në lagjen e tij në Paris dhe çështja e transferimit në një klub lindi natyrshëm.
"Por kjo do të thoshte të pranoja idenë e dusheve të përbashkëta, dhe kjo ishte e paimagjinueshme për mua. E pamundur. Ajo që po fshihja do të bëhej e dukshme", shpjegon ai.
Dush i përbashkët, një ide e paimagjinueshme
E gjitha filloi në fëmijëri. "Kur isha i vogël, një ditë po bëhesha gati të bëja dush ndërsa motra ime po pastronte banjën. Filluam të grindeshim, ajo u zemërua dhe më tha duke qeshur, 'me organin tënd gjenital të vogël'. Fjalia e saj më shpoi, më vrau. Mendoja se nuk isha normal, se trupi im nuk ishte i bukur dhe se do të më duhej ta fshihja".
Më vonë, ndodhi një tjetër ngjarje e pakëndshme. "Pas një ndeshjeje futbolli, një nga miqtë e mi më tregoi organin e tij gjenital, pa asnjë arsye, vetëm për shaka, dhe më kërkoi t'i tregoja timin. Organi i tij gjenital ishte shumë më i madh, unë nuk doja", tregon ai.
Ai vazhdoi të më shtypte, duke pretenduar se ishte e çuditshme që po refuzoja. Nuk kisha zgjidhje tjetër. I hoqa pantallonat e tuta dhe të brendshmet. Ai më shikoi, mbajti një të qeshur dhe pastaj shpërtheu: "Ke një organ gjenital kaq të vogël sa është çmenduri".
"Isha i vdekur brenda. Eca pas tij duke parë dyshemenë, me kokën ulur. Kështu vendosa të mos luaja kurrë futboll klubesh. Kurrë, kurrë. Disa njerëz thonë se nuk mund të bënin karrierë sepse kishin këputur ligamentet kryqëzore, unë kisha ligamente kryqëzore në pantallona!".
‘Nuk po them se kisha nivelin për një karrierë të shkëlqyer, por mendoj se mund të kisha luajtur në ndonjë klub, madje edhe në klube të mira. Por të shënoja gola ishte jashtë diskutimit", tregon me sinqeritet Niakate.
Sindroma e dhomës së zhveshjes
Ai foli për rëndësinë e madhësisë së organit të tij gjenital në dokumentarin e tij "Në errësirë, burrat qajnë".
"Me të gjitha reagimet që mora, kuptova se kjo prek një numër të madh burrash. Quhet 'sindroma e dhomës së zhveshjes'. Ndërsa mendoja se isha i vetmi që më thoshte 'çfarë turpi të kesh një trup të tillë'. Kjo nuk më la kurrë", thotë ai.
Ajo ndjenjë turpi e ndiqte kudo. "Në shkollën e mesme, në orën e gjimnastikës, nuk shkoja kurrë në pishinë”.
Ai vazhdonte të luante basketboll në klub, por vetëm sepse kishte zhvilluar një strategji për të shmangur dhomat e zhveshjes.
Ai shpjegoi se nuk mund të vinte herët për shkak të mësimeve, kështu që vinte në stërvitje i veshur tashmë dhe gjithmonë i shmangte dushet e përbashkëta.
"Jam i vetëdijshëm se madhësia e organit tim gjenital ka marrë një rëndësi të paarsyeshme në jetën time. Por është e paarsyeshme në një nivel botëror; në një nivel jetësor, është lufta ime e brendshme", pranon ai.
Si djalë, ai shpresonte që trupi i tij do të ndryshonte, por kur e kuptoi se kjo nuk do të ndodhte, filloi të merrte në konsideratë ndërhyrjen kirurgjikale.
"Ndihem sikur jam ndëshkuar nga një llotari gjenetike, një ndjenjë se nuk po e përmbush detyrimin tim mashkullor, kjo formëson të gjitha sferat e jetës sime. Natyrisht, është e ekzagjeruar, e kam parë me partneret që kam pasur, se nuk ishte pengesë për kënaqësinë, apo edhe një temë, fakti që ato nuk e përjetonin ashtu siç e përjetova unë. Më thanë: 'Për çfarë po flet?'", shton Niakaté.
🇫🇷 "Il y en a qui disent qu’ils n’ont pas pu faire carrière parce qu’ils se sont fait les croisés, moi, j’ai eu les croisés du calbar" : Sikou Niakaté, 34 ans, raconte comment il a renoncé à toute carrière professionnelle dans le football en raison d’un complexe physique profond… pic.twitter.com/4QnNcX2MYs — AlertesInfos (@AlertesInfos) January 22, 2026
Ai është më mirë sot, por problemi nuk është zhdukur plotësisht.
"Kam qenë më mirë që kur i lejova vetes të përjetoja disa intimitete të përbashkëta, gjë që ishte e paimagjinueshme për një kohë të gjatë”, nënvizon francezi.
Sikou Niakaté është regjisor dhe autor. Ai drejtoi dokumentarin për maskulinitetin "In the Dark, Men Cry", i disponueshëm në YouTube. Ai është gjithashtu autor i librit autobiografik "In the Dark, I Scream" dhe i podkastit "Black Day". /Telegrafi/