Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Amir Rrahmani do të nënshkruajë kontratën e re me Napolin, pritet të fitojë pagë rekorde

7 January 2026 at 14:44


Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani thuhet se do të rinovojë kontratën e tij me Napolin edhe për disa vite, teksa edhe paga e tij do të ketë ngritje të dukshme.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Amir Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës do të fitojë 3.8 milionë euro në vit, që është ndoshta kontrata më e pasur që ai ka pasur në karrierën e tij.

🚨 Excl. - Amir #Rrahmani will extend his contract with #Napoli. Agreed personal terms for a new contract with a salary of 3,8M/year. Rrahmani has turned down some richer offers from Saudi, Turkey and Premier League to stay at Napoli. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 7, 2026

Sipas faqes së specializuar Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, me kontratën e tij të mëparshme ai fitonte 3.2 milionë euro në sezon.

Schira tutje pretendon se Rrahmani ka refuzuar oferta më të larta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Liga Premier për të qëndruar në Napoli.

Si kujtesë, Rrahmani luajti për RNK Split, Lokomotiva Zagreb dhe Dinamo Zagreb nga viti 2015 deri në vitin 2019. Hellas Verona e transferoi i atë nga Dinamo për 3.5 milionë euro, dhe Napoli i pagoi 15 milionë euro në vitin 2020.

Ai ka luajtur 109 ndeshje në Superligën e Kroacisë dhe ka dy tituj kampionë kroatë, teksa në Serie A ka luajtur deri tani plotë 156 ndeshje, duke fituar gjithashtu dy tituj kampioni. /Telegrafi/

Allegri dhe Milani 'shikojnë' një duel mes Interit dhe Napolit për titullin e Serie A

7 January 2026 at 14:19


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thotë se po e “shikon” vetëm një duel titulli midis Interit dhe Napolit, të cilët mbeten favoritë për të fituar Scudetton këtë sezon.

Milani renditet i dyti në tabelën e Serie A, vetëm një pikë poshtë liderit, Inter. Nga ana tjetër, kuqezinjtë kanë një pikë epërsi ndaj Napolit të vendit të tretë, por Allegri përsërit se Nerazzurrët dhe Partenopei janë favoritët për titull këtë sezon.

Një gazetar me shaka i kërkoi sot teknikut italian të etiketonte se kush midis tij, Cristian Chivu dhe Antonio Conte, ishte i keqi, i miri dhe i shëmtuari, dhe Allegri u përgjigj duke buzëqeshur: “Nuk e di, mund të them vetëm se tani për tani, unë jam në anën e atij që po e shikon duelin”.

Napoli do të presë sot Veronën, e cila po vuan, ndërsa Interi do të vizitojë Parmën, por Nerazzurrët dhe Partenopei do të takohen në San Siro të dielën në një përballje për titull.

Interi dhe Napoli kanë humbur nga katër ndeshje në Serie A secili, ndërsa Milani ka humbur vetëm një herë dhe është i pamposhtur në 16 xhirot e fundit të ligës. Interi nuk ka barazuar asnjë ndeshje këtë sezon, me 13 fitore dhe katër humbje.

"Statistikisht, duket si një anomali, por me kalimin e një sezoni, numrat ekuilibrohen", vuri në dukje Allegri.

"Nuk mendoj se një ekip mund të përfundojë pa barazime, por kjo mund të ndodhë. Mendoj se titulli do të përfundojë rreth 86-88 pikëve, por varet edhe se si do të shkojnë ndeshjet kokë më kokë".

Milani ka shënuar me gjuajtjen e parë në portë në 12 ndeshjet e Serie A këtë sezon, megjithatë një pjesë e medias po e kritikon Allegrin për stilin e tij të lojës në mbrojtje.

“Kritika është gjithmonë e mirë nëse bëhet në mënyrën e duhur. Të stimulon. Askush nuk e mban të vërtetën absolute, sigurisht jo unë”, u përgjigj Allegri.

"Forca e këtij grupi është se çdo ditë ata vijnë në stërvitje me dëshirën për t'u përmirësuar. Ne pësuam 10 gola kundër Pisas, Cremoneses, Sassuolos, Torinos dhe Parmës. Pati një periudhë ku na ra përqendrimi; shpresojmë që nesër të mund të tregojmë vazhdimësi”, përfundoi trajneri i Milanit.

Të enjten, Rossonerët do të presin Genoan në San Siro. /Telegrafi/

Rodrygo rikthehet në qendër të vëmendjes si lojtar kyç nën drejtimin e Xabi Alonsos te Real Madridi

7 January 2026 at 13:55


Pas një periudhe në ‘periferi’ të skuadrës, Rodrygo Goes është rishfaqur si një figurë vendimtare për Real Madridin, duke justifikuar besimin e vazhdueshëm të trajnerit Xabi Alonso.

Sulmuesi brazilian kishte kaluar muaj duke luftuar për minuta, shpesh duke u shfaqur vetëm shkurt dhe duke parë shokët e skuadrës si Gonzalo Garcia të bënin bujë në media.

Nën drejtimin e Alonsos, roli i Rodrygos fillimisht ishte i kufizuar, me lojtarë më të rinj ose me profil më të lartë që preferoheshin shpesh. Megjithatë, Alonso nuk e braktisi kurrë, madje duke i dhënë përparësi atij mbi Endrick ndonjëherë.

Sipas gazetës Marca, ringjallja e Rodrygos ka qenë e shpejtë. Ai ka qenë titullar në katër nga pesë ndeshjet e fundit - duke u futur nga stoli vetëm në Copa del Rey dhe ka kontribuar me dy gola dhe tre asistime. Ndikimi i tij në ekip është rikthyer, duke i dhënë vetëbesim, shkëlqim dhe shkathtësi sulmuese.

Një moment kyç erdhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, një skuadër që më parë kishte treguar interes për Rodrygon. Pavarësisht mundësisë për një transferim, ai qëndroi dhe la gjurmë, duke shënuar dhe duke rimarrë vendin e tij në skuadër.

Alonso vlerësoi zhvillimin e sulmuesit të tij: "Sa më shumë ta përfshijmë, aq më e mirë është zakonisht loja tjetër. Ne kemi nevojë për të në formën e tij më të mirë dhe ai dha një performancë të plotë”.

Në Valdebebas, Rodrygo shihet përsëri si një aset strategjik për të tashmen dhe të ardhmen, duke demonstruar se sa shpejt mund të ndryshojë fati i një lojtari në futboll - nga jashtë loje në i domosdoshëm vetëm brenda disa javësh. /Telegrafi/

Statuja njerëzore e Republikës Demokratike të Kongos bëhet tifozi më i njohur në Kupën e Kombeve të Afrikës

7 January 2026 at 13:16


Ekipi i tij u eliminua nga Kupa e Kombeve të Afrikës në një mënyrë të dhimbshme të martën, por statuja njerëzore e Republikës Demokratike të Kongos, Michel Kuka Mboladinga, do të mbahet mend si mbështetësi më i shquar i turneut afrikan.

Kuka i veshur me shumë ngjyra ka fituar famë si tifozi që qëndron krejtësisht i palëvizshëm gjatë gjithë ndeshjeve të ekipit të tij, duke shikuar drejt qiellit me krahun e djathtë të ngritur dhe pëllëmbën e hapur.

Ai është bërë një yll mediatik dhe të martën u shoqërua nga një delegacion prej disa qindra mbështetësish kongolezë, udhëtimi i të cilëve në Marok u pagua nga qeveria e vendit.

Ata zunë vendin e tyre në tribuna në Rabat për ndeshjen e fazës së 1/8-ës kundër Algjerisë, të cilën ‘Leopardët’ e humbën 1-0 me një gol në fund të kohës shtesë.

Poza e Kukës është frymëzuar nga ajo e një statuje të udhëheqësit të pavarësisë së Kongos dhe ish-kryeministrit Patrice Lumumba, e cila qëndron në Kinshasa.

A devoted DR Congo supporter named Michel "Lumumba" Kuka Mboladinga has captivated audiences worldwide at AFCON 2025 with his remarkable displays of endurance: remaining completely motionless with one hand raised during the matches and refusing to sit for over 90 minutes all in a… pic.twitter.com/EEWd49NT2W
— African Hub (@AfricanHub_) January 1, 2026

Lumumba shërbeu për një kohë të shkurtër si kryeministri i parë i vendit në vitin 1960 dhe u vra vitin pasardhës nga një kombinim i separatistëve nga rajoni i Katanga-s dhe mercenarëve belgë.

Trupi i tij u tret në acid dhe nuk u gjet kurrë, megjithëse dekada më vonë u zbulua se mbetjet, përfshirë një dhëmb, ishin mbajtur në Belgjikë.

Vrasja është një nga momentet më të errëta në historinë e marrëdhënieve midis Belgjikës dhe ish-kolonisë së saj.

Tifozët kongolezë në Kupën e Kombeve, të cilët folën me AFP-në, shprehën krenari që panë homazhin e Kukës për Lumumban.

“Kuka është "vëllai ynë". Ai ka zgjedhur të imitojë Lumumban... heroin tonë. Kjo është arsyeja pse ne brohorasim emrin e tij", tha 30-vjeçarja Laetitia Malula gjatë një tubimi me tifozë në Kazablanka në prag të ndeshjes kundër Algjerisë.

DR Congo fan Michel Kuka Mboladinga has stood completely motionless for the full duration of their AFCON matches so far in a pose that resembles the country's first Prime Minister Patrice Lumumba 👔🇨🇩 pic.twitter.com/QEOWzuwH8O
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 5, 2026


Pjesëmarrja e Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Kombeve ka ardhur në mes të një konflikti të vazhdueshëm në lindje të vendit përgjatë kufirit me Ruandën, ku konflikti ka shpërthyer që nga viti 2021 me ringjalljen e grupit të armatosur M23 të mbështetur nga Ruanda.

Kuka nuk foli për AFP-në, me sa duket pasi e kishte hequr veten nga vëmendja e madhe e medias.

Por, 35-vjeçari Jered Bitobo, kreu i komunikimit të grupit të mbështetësve të cilit i përket Kuka, e përshkroi pozën e bashkatdhetarit të tij si "një shenjë paqeje".

"Ai po dërgon një mesazh të fortë, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Pëllëmba e hapur është shenjë paqeje dhe ne kemi nevojë për paqe në vendin tonë", tha Bitobo.

Kuptohet që Kuka e ka kryer për herë të parë këtë pozë disa vite më parë gjatë ndeshjeve të ekipit kryesor kongolez, AS Vita Club. /Telegrafi/

Arne Slot flet për lëvizjet e mundshme për transferime gjatë janarit

7 January 2026 at 12:27


Arne Slot është drejtuar mediave përpara ndeshjes së Liverpoolit me Arsenalin dhe ka shuar çdo thashetheme transferimi për afatin kalimtar të janarit.

Lëndimet e disa lojtarëve kanë bërë që Reds të lidhen me disa përforcime gjatë janarit, por trajneri i ekipit, Slot, ka thënë se është i kënaqur me organikën e skuadrës.

“Para së gjithash, jam i kënaqur me skuadrën që kemi, është në përputhje me mua, Richard Hughes dhe pronarët”, ka thënë fillimisht Slot në konferencë.

“Ky grup është i talentuar nëse të gjithë janë të disponueshëm, asgjë pozitive nga lëndimet, por ndoshta nëse do të mund të mendoja për rrëfimin që është gjithmonë aty, se kemi shpenzuar kaq shumë gjatë verës”.

“Jo, ne zëvendësuam dhe shpenzuam pak më shumë sesa morëm. Askush nuk donte ta dëgjonte, por ndoshta tani, për herë të parë, njerëzit e shohin se ne kemi zëvendësuar me lojtarë shumë të mirë".

“Pra, edhe në ndeshjen e fundit dhe atë para se të mund të ndikoja nga stoli, Frimpong me një asistim dhe titullarët janë lojtarë të jashtëzakonshëm futbolli, kështu që ky klub është në një pozicion shumë të mirë nëse të gjithë janë të disponueshëm. Në të ardhmen e shkurtër dhe afatmesme deri në afatgjatë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Publikohet imazhi i parë i njeriut përgjegjës për aksidentin e tmerrshëm të Joshuas: Ai përballet me burgim të përjetshëm

7 January 2026 at 11:54


Një foto e Adeniyi Kayode, shoferit 47-vjeçar të Anthony Joshuas, i cili shkaktoi një aksident fatal me makinë që la të vdekur dy persona, është publikuar për herë të parë.

Kayode u akuzua për shkaktimin e një aksidenti trafiku në të cilin mbetën të vdekur dy burra, ndërsa Joshua gjithashtu pësoi lëndime të lehta.

47-vjeçari akuzohet për drejtim mjeti të pakujdesshëm, ku përplasi Lexus-in e tij me një kamion të parkuar në një autostradë në Nigeri. Kayode është paraqitur për herë të parë në një gjykatë në Sagamu, ku akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm që shkaktoi vdekjen, drejtim mjeti të pakujdesshëm dhe neglizhent, si dhe mungesë leje drejtimi.

Ai përballet gjithashtu me akuza për drejtim mjeti pa kujdes, shkaktim të lëndimeve trupore dhe dëmtim të pronës, dhe përballet me burgim të përjetshëm.

Adeniyi Kayode

Në të njëjtën kohë, shoferi i kamionit, me të cilin u përplas Lexus, është ende në arrati pasi është larguar nga vendi i aksidentit.

Zëdhënësi i policisë, Oluseyi Babaseyi, theksoi se të akuzuarit Kayode iu dha një garanci prej 3,500 dollarësh me dy garantues. Ai u la në paraburgim derisa të përmbushen kushtet e garancisë.

"Klienti im është deklaruar i pafajshëm dhe se ajo që ndodhi ishte një aksident. Nuk kam pasur ende mundësi të flas me të, por e di që ai thotë se frenat dështuan", tha avokati i Kayode, Olalekan Abiodun.

Avokati zbuloi gjithashtu fatin e jashtëzakonshëm të Joshuas në këtë aksident tragjik me makinë. Joshua ishte ulur në ulësen e përparme në fillim të udhëtimit, por më vonë u zhvendos në ulësen e pasme sepse nuk mund të ulej siç duhet.

Trajneri dhe miku i tij që vdiqën në aksident ishin pikërisht të ulur në ulësen e përparme. /Telegrafi/

Lennart Karl i kërkon falje Bayern Munichut pas deklaratave se ëndërron të luaj për Real Madridin

7 January 2026 at 10:52


Lennart Karl zyrtarisht i kërkoi falje Bayern Munich për komentet e tij, ku pranoi se ëndërron të luajë për Real Madridin.

Ndikimi i 'LK10' në Bundesligë këtë sezon ka qenë aq i madh sa deri më tani këtë sezon ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 22 ndeshjet që ka luajtur për Bayernin në të gjitha garat.

Talenti 17-vjeçar, i cili pati një provë me Real Madridin në moshën 10-vjeçare, kohët e fundit pranoi se ëndërron të luajë për Real Madridin një ditë, duke shkaktuar polemika.

“Shpresoj që kjo të mbetet mes nesh. Bayern është një klub shumë i madh. Është një ëndërr të luaj atje, por një ditë dua të shkoj te Real Madrid. Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo mbetet mes nesh", komentoi Karl, i cili ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2028.

Deklaratat e Karlit shkaktuan një kataklizëm te Bayern Munich, në shtypin gjerman dhe në rrjetet sociale, ku adoleshenti u akuzua dhe u etiketuar si "mi".

Në Gjermani, raportohet se Karl i ka kërkuar zyrtarisht falje Bayern Munich për deklaratat e tij dhe të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar prej tyre.

"E mora me qetësi. Isha në klubin e tifozëve dhe të nesërmen ai erdhi të na shihte dhe tha: 'Mendoj se thashë diçka të pakëndshme që mund të keqinterpretohej'. Për ne, çështja është mbyllur. Nuk ka qenë kurrë problem. Ai po luan mirë në fushë, ndihet shumë rehat te FC Bayern dhe e di se çfarë ka këtu. Kjo është ajo që ka rëndësi", shpjegoi Max Eberl, drejtor ekzekutiv i Bayern Munich.

Eberl shpjegoi se "Lennart Karl erdhi tek unë dhe tha se nuk kishte problem, se ishte shumë mirënjohës ndaj Bayern Munich. Dhe ndamë pak nga përvoja jonë. Kisha një ish-trajner, Hans Meyer. Ai më tha: 'Fol gjithmonë për veten, në këtë mënyrë nuk do të bësh gabime', dhe unë ia kalova këtë atij".

Nga ana e tij, Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayernit, tha në lidhje me 'rastin Lennart Karl' se "e kuptoi menjëherë se çfarë turpi ishte. Ai kërkoi falje të nesërmen dhe e diskutuam çështjen. Ai tha: 'Nuk e kisha menduar kështu'. Ai ndihet shumë rehat te Bayern. Po e shijon vërtet këtë kohë". /Telegrafi/

Trajneri i përkohshëm i Man Utd mund të shkruajë histori në ndeshjen ndaj Burnleyt

7 January 2026 at 10:30


Në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Burnleyt, trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Darren Fletcher, ka mundësinë të bëjë histori dhe të përfshijë në lojë dy nga djemtë e tij.

Fletcher ka marrë përkohësisht stolin e gjigantëve të Old Trafford që po vuajnë dhe do të debutojë sonte në udhëtim kundër Burnley. Ai vendosi të marrë stolin e nxehtë dhe të shuajë "zjarrin" pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Por ajo që është interesante është se dy djemtë e tij, Jack dhe Tyler, luajnë për ekipet e të rinjve të Manchester United, janë talentë të mëdhenj dhe po trokasin në derën e ekipit të parë.

Jak dhe Tyler Fletcher

Në fakt, Jack, është paraqitur tashmë në tre ndeshje të Ligës Premier për United nën drejtimin e Amorim këtë sezon, ndërsa Tyler është ende në pritje të debutimit të tij.

Dhe trajneri në detyrë i United, Darren Fletcher, po i mban tifozët në ankth nëse ndonjë nga mesfushorët e tij do të luajë kundër Burnley në ‘Turf Moor’.

"Nuk do t'ju zbuloj asgjë. Ata janë pjesë e grupit dhe u stërvitën të hënën, për këtë u ra dakord edhe para se të shkoja unë atje. Ata kanë qenë në ekip kohët e fundit", ka thënë Fletcher.

😅 "They were in the training group on Monday because that was already arranged before I got there. They've been in the squad recently, but obviously we've got a couple of players back from injury..."

Darren Fletcher on his sons, Jack and Tyler 👨👦👦#MUFC pic.twitter.com/qw7NYZZJoP
— Stretford Paddock (@StretfordPaddck) January 6, 2026

Vëllezërit Fletcher janë dy talentë të mëdhenj në akademinë e Unitedit dhe me siguri do të duan të tregojnë veten në dritën më të mirë në ndeshjen e sotme, veçanërisht nëse babai i tyre i sjell ata në lojë.

Kjo do të bënte histori sepse në futbollin elitar botëror, një baba dinte si të përdorte njërin nga djemtë e tij në një ndeshje, por asnjëherë nuk ka ndodhur t’i përdor dy djem në fushë. /Telegrafi/

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për të nënshkruar me yllin e PSG-së

7 January 2026 at 10:02


Tregu evropian i transferimeve është gati të përjetojë një ndryshim sizmik, me Liverpoolin në qendër të vëmendjes këtë verë. Klubi nga Anfield i ka vënë syrin Bradley Barcolës, sulmuesit të talentuar të Paris Saint-Germain, për të udhëhequr riorganizimin ambicioz të skuadrës.

Sipas burimeve pranë negociatave, Liverpooli po finalizon një ofertë prej 100 milionë eurosh për të bindur PSG-në. Ky interes rrjedh nga dëshira e lojtarit francez për t'u larguar nga kryeqyteti francez, pasi ai nuk ka siguruar një rol titullar të rregullt nën drejtimin e Luis Enriques.

Reprezentuesi i ri francez dëshiron të provojë veten në Ligën Premier, duke kërkuar një mjedis ku drejtësia dhe aftësia e tij për të çekuilibruar mbrojtjen mund të shfrytëzohen plotësisht.

Revolucioni sulmues i Liverpoolit pas largimit të Salahut

Liverpooli po kalon një tranzicion të thellë, me drejtuesit sportiv të klubit të përqendruar në rinovimin e një sulmi që kohët e fundit ka gëzuar një epokë të artë. Largimi i menjëhershëm i Mohamed Salah, i nxitur nga një marrëdhënie e tendosur me Arne Slot dhe bordin, bën të domosdoshme kërkimin e një zëvendësuesi të besueshëm.

Barcola përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë konfigurim të ri taktik, duke sjellë freskinë dhe shpejtësinë e nevojshme për të garuar për të gjithë titujt kontinentalë.

Klubi anglez synon ta rrethojë francezin me emra të tjerë të mëdhenj si Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe organizatori gjerman Florian Wirtz. Pavarësisht rezultateve të paqëndrueshme këtë sezon, bordi nuk do të kursejë asnjë shpenzim për të rifituar konkurrencën e humbur.

Barcola dhe dëshira e tij për të mbretëruar në Ligën Premier

Klubi i Merseyside beson se pagesa nëntëshifrore për një 23-vjeçar është një investim i mirë duke pasur parasysh potencialin dhe performancën e tij aktuale. Liverpooli aktualisht vlerëson aftësinë e anësorit për të krijuar vazhdimisht mundësi shënimi, duke regjistruar tashmë pesë gola dhe tre asistime.

Barcola ka luajtur 22 ndeshje zyrtare deri më tani këtë sezon, por pakënaqësia e tij rrjedh nga rotacioni i tepërt që përjeton në Parc des Princes. Me një kontratë që e lidh atë me Paris Saint-Germain deri në vitin 2028, transferimi do të kërkonte një shpenzim të madh financiar.

Nasser Al-Khelaifi zakonisht nuk ua lehtëson yjeve të tij largimin, por shifra prej 100 milionë eurosh mund të ndryshojë rrjedhën e negociatave. Lojtari është shumë i etur të bashkohet me Anfield, i tërhequr nga stili i drejtpërdrejtë i lojës që historikisht e ka përcaktuar ekipin britanik. /Telegrafi/

Salah tejkalon Drogbën në listën e golashënuesve më të mirë afrikanë

7 January 2026 at 09:15


Mohamed Salah dha një tjetër moment vendimtar për Egjiptin më 5 janar 2026, duke shënuar në vazhdime për të vulosur një fitore dramatike në fazën e 1/8-tës kundër Beninit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025.

Goli i vonë i sulmuesit të Liverpoolit i dërgoi “Faraonët” në çerekfinale dhe gjithashtu shënoi një moment të rëndësishëm personal.

Ky gol e çoi Salahun në kuotën e 66 gola me kombëtaren, duke e kaluar kështu legjendën e madhe të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba mbetet i pesti me 65 gola.

Salah tani është vetëm tre gola larg golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Egjiptit, Hossam Hassan, trajnerit aktual të ekipit kombëtar.

Me Egjiptin ende në turne dhe Salah tashmë me tre gola në këtë Kupë Afrikane, ai mund ta ngushtojë edhe më tej diferencën me dy të parët.

Rekordet momentale kontinentale mbahen nga Kinnah Phiri (71 gola) në vendin e dytë dhe Godfred Chitalu (79 gola), mban vendin e parë. /Telegrafi/

Messi ëndërron të zotërojë një klub pasi të dalë në pension, flet edhe për ëndrrat dhe jetën e tij personale

7 January 2026 at 08:51


Ylli argjentinas, Lionel Messi deklaroi se do të donte të kishte një klub kur të tërhiqej nga futbolli, në një intervistë të publikuar këtë të martë nga një kanal transmetimi në vendin e tij, në të cilën foli edhe për jetën e tij familjare, personalitetin e tij dhe madje edhe shijet e tij për pijet.

Në një intervistë me Luzu TV, ai foli gjithashtu për jetën e tij familjare, personalitetin e tij introspektiv, zakonin e tij për t'u përballur me gabimet brenda vetes dhe shijet e tij personale, përfshirë dashurinë e tij për verën.

Ai gjithashtu kujtoi tërheqjen e tij të përkohshme nga kombëtarja argjentinase pas humbjes së tre finaleve radhazi dhe theksoi rëndësinë e të mos dorëzohesh kurrë përballë vështirësive.

“Sinqerisht nuk e shoh veten si trajner, më pëlqen ideja e të qenit menaxher, por nëse duhet të zgjedh një nga të tre, preferoj të jem pronar”, ka thënë fillimisht Messi në një intervistë me Luzu TV të regjistruar në fundit të dhjetorit.

“Do të doja të kisha klubin tim... që të fillonte nga poshtë dhe të ishte në gjendje t'u jepte fëmijëve, njerëzve, mundësinë për t'u rritur dhe për të krijuar një klub të rëndësishëm", shtoi Messi 38-vjeçar, duke buzëqeshur më shumë se në shumicën e kontakteve të tij me median.

🚨🗣️ 𝗡𝗘𝗪: Leo Messi on football plans after retirement: "I don’t really see myself as a coach."

"The idea of being a Sporting Director interests me more, but if I have to choose one of the three, what I’d like most is to be a club owner."

"I’d like to have my own club, to… pic.twitter.com/TE1RtNdNbd
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 6, 2026

Messi foli për ëndrrat dhe jetën e tij personale

Në maj të vitit 2025, Messi, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, bëri hapat e parë në atë drejtim duke iu bashkuar klubit Deportivo LSM si partner, një projekt i mikut të tij të ngushtë Luis Suarez, i cili garon në divizionet më të ulëta të futbollit uruguaian.

Gjatë intervistës, kampioni i Kupës së Botës 2022 me ekipin kombëtar argjentinas dha edhe detaje mbi marrëdhënien e tij me gruan e tij, Antonela Roccuzzo, dhe siguroi se është romantik edhe pse jo shumë demonstrativ.

"Kam pjesën time të të qenit më i çuditshëm se çdo gjë tjetër. Më pëlqen shumë të jem vetëm", tha ai, duke pranuar se është "shumë i strukturuar".

"Kam tendencë t'i mbaj gjërat në shishe, t'i mbaj të gjitha brenda dhe t'i gëlltis problemet e mia; kam ndryshuar shumë, por jam ende kështu", shtoi kapiteni i Inter Miamit, i cili pranoi se shkoi në terapi për shkak të personalitetit të tij kur luante për Barcelonën.

Ai foli gjithashtu për veten e tij kur gjërat nuk shkojnë mirë. "Kam pasur shumë ndeshje të këqija ku kam qenë një katastrofë, ose kam humbur situata një-me-një, gola, dhe kam thënë lloj-lloj gjërash me vete. E kam mallkuar veten mjaft".

Messi iu referua gjithashtu momentit kur u largua nga kombëtarja Albiceleste pasi humbi tre finale radhazi midis viteve 2014 dhe 2016.

“Më erdhi shumë keq sepse pashë ndeshjet e ekipit kombëtar dhe doja të vdisja. Faleminderit Zotit që munda të kthehesha".

“Shembulli më i mirë është të mos dorëzohesh kurrë, të vazhdosh të përpiqesh. Çfarëdo që të jetë. Nëse rrëzohesh, ngrihu dhe provo përsëri. Dhe nëse nuk funksionon, të dish se ke bërë gjithçka të mundshme për të arritur ëndrrën tënde", theksoi argjentinasi.

Gjatë bisedës, numri 10 foli gjithashtu për ngurrimin e tij për të kërcyer, të cilin e bën vetëm kur është "i dehur", dhe tha se pija e tij e preferuar alkoolike është vera, të cilën ndonjëherë e përzien me Sprite "për ta bërë të veprojë më shpejt". /Telegrafi/

Messi is one of us 😂😂😂 pic.twitter.com/S4K35kjeoP
— ESPN FC (@ESPNFC) January 6, 2026

Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphinhan

7 January 2026 at 08:28


Futbolli po përgatitet për një shpërthim të papritur pas lajmit se Al Hilal ka ringjallur interesin për të nënshkruar me Raphinha. Drejtuesit e klubit saudit kanë përfituar nga negociatat e fundit për huazimin e Joao Cancelos për të vënë në tryezë një shifër marramendëse.

Sipas mediumit El Nacional, oferta e gjigantit të Superligës së Arabisë Saudite arrin në 100 milionë euro, e ndarë në 80 milionë euro fikse dhe 20 milionë të tjera në bonuse.

Ky veprim synon të mbushë boshllëkun e lënë nga Neymar Jr dhe të forcojë ekipin e Simone Inzaghit si fuqia e padiskutueshme e futbollit aziatik. Ndërkohë, Barça po e vëzhgon me kujdes një ofertë që, për shkak të madhësisë së saj financiare, do të ishte praktikisht e pamundur të krahasohej në tregun aktual evropian.

Projekti sportiv i klubit me seli në Riad nuk po kursen asnjë shpenzim për të bindur sulmuesin anësor që të transferohet në shkretëtirë. Al Hilal dëshiron që sulmuesi 29-vjeçar të bëhet ikona e re e skuadrës së tyre, pas performancës zhgënjyese të nënshkrimit të tyre të mëparshëm brazilian me para të mëdha.

Përfaqësuesit sauditë kanë hartuar një kontratë stratosferike që do të tejkalonte çdo pritshmëri për pagën, duke kërkuar ta joshin lojtarin me një projekt fitues dhe financiarisht të pamposhtur.

Pavarësisht refuzimit fillestar të Joan Laportës verën e kaluar, këmbëngulja e klubit saudit tregon se paratë nuk janë pengesë. Inzaghi e ka miratuar personalisht këtë transferim, duke e parë brazilianin si lojtarin ideal për të rritur nivelin konkurrues të sistemit të tij.

Koha e Raphinhas te Barcelona është në kulmin e saj, duke u bërë një lider i padiskutueshëm për Hansi Flick. Trajneri gjerman ka deklaruar vazhdimisht se e konsideron lojtarin brazilian të domosdoshëm, si për ritmin e tij të punës në mbrojtje, ashtu edhe për aftësitë e tij sulmuese.

Megjithatë, Al Hilal është i bindur se shifra prej 100 milionë eurosh do ta bëjë bordin e Barcelonës, i cili ka nevojë për të ardhura, ta rishqyrtojë vendimin.

Lojtari i ka sytë nga Kupa e Botës 2026, ku aspiron të jetë titullar i rregullt për trajnerin e ekipit të tij kombëtar dhe të shkëlqejë në turne. Edhe pse dëshira e tij fillestare ishte gjithmonë të kishte sukses te Barcelona, ekziston një marrëveshje zotërinjsh me drejtorin sportiv që mund të ndryshojë rrënjësisht gjithçka. /Telegrafi/

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Semenyo pritet t’i japë lamtumirën Bournemouth pas ndeshjes me Tottenham të mërkurën

6 January 2026 at 16:55


Antoine Semenyo thuhet se do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Bournemouth të mërkurën, më 7 janar, kur “Qershitë” do të përballen me Tottenham Hotspor.

Sulmuesi anësor është në prag të përfundimit të një transferimi te Manchester City këtë javë.

Kështu, sipas talkSPORT, Bournemouth gjithmonë e ka planifikuar që ndeshja kundër Tottenhamit të jetë e fundit e Semenyos për klubin, me afatin e fundit për të shlyer klauzolën e lirimit të vendosur më 10 janar.

Trajneri Andoni Iraola ka konfirmuar se Semenyo do të luajë të mërkurën, por ka lënë të kuptohet se pas kësaj ndeshje do të largohet.

"If you ask me personally what I think, with all the noise and this, I think it could be the last game" 💬

Andoni Iraola's honest assessment on if Bournemouth's match against Tottenham Hotspur could be Antoine Semenyo's final appearance for the club 🤔 pic.twitter.com/OudrorYNlf
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 6, 2026


"Nëse më pyet personalisht se çfarë mendoj, me gjithë këtë zhurmë dhe këtë, mendoj se mund të jetë ndeshja e fundit. Por nuk mund ta garantoj”, ka thënë fillimisht Iraola.

“E kuptoj tregun, zhurmën, por tani për tani nuk ka asgjë të rënë dakord dhe asgjë të nënshkruar, kështu që për mua ai është lojtari ynë dhe shpresoj që të vazhdojë”.

“Por, nga sa kuptoj unë, ekziston gjithashtu mundësia që kjo të jetë ndeshja e tij e fundit”, përfundoi trajneri i Bournemouthit. /Telegrafi/

Chelsea po përgatit dy transferime me vlerë 150 milionë euro

6 January 2026 at 16:32


Chelsea ka aktivizuar një rindërtim të plotë pas shkarkimit të Enzo Marescas. Klubi londinez jo vetëm që ka bërë një investim të rëndësishëm në Liam Rosenior si trajnerin e tyre të ri, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare e gjysmë, por gjithashtu po përgatitet për një afat kalimtar me ndikim të lartë.

Sipas mediumit Fichajes, drejtori sportiv po punon me një shifër të qartë në tavolinë: 150 milionë euro për të forcuar sulmin dhe mesfushën. Objektivi është i qartë: më shumë talent, më shumë gola dhe një rritje e menjëhershme konkurruese.

Ardhja e Liam Rosenior nuk është thjesht një vazhdim i qasjes së mëparshme. Trajneri anglez është zgjedhur për të udhëhequr një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, diçka e pazakontë në Stamford Bridge në dekadën e fundit.

Klubi dëshiron ta rrethojë atë me lojtarë që ndryshojnë lojën që nga fillimi. Prandaj, Chelsea nuk ka ndërmend të presë deri në verë për të filluar të shohë rezultate, por përkundrazi të përshpejtojë transformimin e ekipit tani.

Bordi e kupton që Rosenior ka nevojë për lojtarë sulmues që mund të bëjnë diferencën dhe ta çlirojnë ekipin nga mospërputhja e treguar në sezonet e fundit.

Fermin Lopez, prioritet për mesfushën

Një nga objektivat e tyre kryesorë është Fermin Lopez. Mesfushori i Barcelonës ka qenë në radarin e londinezëve për muaj të tërë, dhe tani interesi i tyre është shndërruar në një ofertë serioze.

Në Stamford Bridge, ata besojnë se Fermin do të sillte energji, aftësi sulmuese dhe një numër golash që rrallë shihet tek një mesfushor. Oferta që po diskutohet është rreth 75 milionë euro, një shumë që do ta vinte Barçën përballë një vendimi të vështirë.

Chelsea e sheh lojtarin spanjoll si një pjesë ideale për të mbështetur lojën ofensive dhe për të rritur ritmin konkurrues të ekipit.

Rafael Leao, emri për përforcimin e sulmit

Emri tjetër i madh është Rafael Leao. Lojtari portugez nga Milani i përshtatet profilit të një futbollisti që ndryshon lojën dhe që Rosenior dëshiron për sulmin e tij.

Ai mund të fillojë në krahun e majtë ose të luajë si sulmues në situata të caktuara. Aftësia e tij për të krijuar raste dhe për të vendosur ndeshjet është një nga tërheqjet më të mëdha për Chelsean, të cilët po kërkojnë të bëjnë një deklaratë në tregun e transferimeve.

Sikurse për Fermin, edhe për Leoan mendohet një ofertë identike në vlerën prej 75 milionë eurosh.

Një mesazh i qartë për tregun

Me këto dy nënshkrime, Chelsea dërgon një mesazh të qartë: Projekti i Liam Rosenior është serioz. Investimi i planifikuar synon jo vetëm përmirësimin e skuadrës, por edhe rikthimin e klubit në elitën evropiane sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo që është e qartë është se Chelsea dëshiron ta harrojë tërmetin e shkaktuar nga largimi i Marescas duke i hedhur para, dhe këta dy lojtarë janë në krye të agjendës së klubit nga Stamford Bridge. /Telegrafi/

Hansi Flick: Nuk mund të shpenzojmë miliarda

6 January 2026 at 16:08


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, praktikisht ka konfirmuar se Joao Cancelo do të mbërrijë në klub këtë janar, por klubi nuk ka shumë para për të shpenzuar.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp për Superkupën e Spanjës, Flick tha se klubi zgjodhi të nënshkruante një mbrojtës të krahut pas rikuperimit të Ronald Araujo.

“Kemi pasur një situatë këto dy vitet e fundit ku duhet të jemi të zgjuar me lojtarët që nënshkruajmë”, ka thënë fillimisht Flick.

“Nuk mund të shpenzojmë miliarda. Lojtarët tanë po përparojnë. Të rinjtë tanë po zhvillohen dhe ne kemi besim tek ata. Tani kemi mundësinë të sjellim një veteran. Do ta vlerësoja nëse ai vjen”.

“Kam folur me stafin tim dhe mendojmë se kur të kthehet Ronald, do të kemi alternativa të mira në qendër të mbrojtjes”.

“Joao mund të luajë si mbrojtës i krahut. Nuk është ende një marrëveshje e përfunduar, por do të isha i lumtur nëse kalon tutje”.

“Ne folëm për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, por ky është një opsion i mirë për këto gjashtë muaj”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Gjiganti italian po vëzhgon Aro Muricin

6 January 2026 at 15:45


Portieri i huazuar nga Ipsëich Toën te Sassuolo, Arijanet Muric, është shfaqur si objektiv i gjigantëve të Serie A, Juventusit.

Muric e filloi karrierën e tij me Manchester Cityn dhe debutoi në një ndeshje të Kupës EFL kundër Oxford United në sezonin 2018/19.Pas disa periudhave të huazimit, përfshirë atë te Nottingham Forest, Muric më në fund gjeti një shtëpi të përhershme te Turf Moor te Burnley në vitin 2022.

Reprezentuesi i Kosovës shkëlqeu për Burnleyn dhe ia siguroi vetes një transferim te Ipswich Town, pas promovimit të tyre nga Championship, në vitin 2024.

I pajisur me fanellën me numër 1, Muric e filloi sezonin si portier titullar i Ipsëich, përpara se një kombinim i formës së mirë dhe lëndimeve të kufizonte paraqitjet e tij.

Ipswich ra nga Liga Premier në fund të sezonit të kaluar, duke e lënë Muric të hapur për një transferim te skuadra italiane, Sassuolo.

Te Sassuolo, e cila sapo është ngjitur nga Serie B, Muric ka luajtur çdo minutë që nga java e dytë duke bërë përshtypje të shkëlqyer në Itali dhe ka bërë 11pritje të jashtëzakonshme kundër Comos së drejtuar nga Cesc Fabregas.

Siç pritej, performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të tjera të Serie A, të cilat tani mund ta shohin talentin e tij nga afër.

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, gjigantët e Serie A, Juventusi, i janë bashkuar listës në rritje të admiruesve të Muricit dhe po e monitorojnë reprezentuesin e Kosovës,

Për më tepër, thuhet se Juventusi është i interesuar të rikthejë edhe qendërmbrojtësin Tarik Muharemovic nga Sassuolo. /Telegrafi/

Guardiola zbulon nëse do të ketë përforcime në mbrojtje në janar

6 January 2026 at 15:24


Pep Guardiola minimizoi ambiciet e Manchester Cityt për afatin e janarit, duke këmbëngulur që të mos përsëriten shpenzimet e mëdha të sezonit të kaluar pavarësisht lëndimeve në mbrojtje të Ruben Dias dhe Josko Gvardiol.

Trajneri i Cityt ka pësuar një “shok” kohëve të fundit pas disa lëndimeve të mëdha sidomos në repartin e mbrojtjes.

Dyshja titullarë e mbrojtjes, Dias dhe Gvardiol kanë pësuar dëmtime dhe pritet t’i mungojnë gjatë ekipit, duke bërë që lajmet të flasin për përforcime të Cityt në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, Guardiola zbuloi se do të mundohen të bëjnë shpenzime të vogla dhe jo të mëdha si viteve të fundit.

“Ndoshta do të marrim diçka, por është krejtësisht ndryshe... Nuk do të blejmë katër ose pesë lojtarë”, tha ai në konferencën për shtyp, duke hedhur poshtë perceptimet e Cityt si shpenzuesja më e madhe.

Guardiola i jep përparësi rimëkëmbjes së skuadrës mbi blerjet në panik, edhe pse Marc Guehi po lidhet shumë mbi një kalim në Etihad. /Telegrafi/

"U jep njerëzve paqe, për ne myslimanët është e veçantë", Yamal flet pasi vizitoi një xhami në Dubai

6 January 2026 at 14:43


Superylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, kaloi disa ditë në Dubai, ku shkoi me pushime gjatë pushimit të La Ligës.

Në Dubai, ai u takua me tifozët, ishte i ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer, u takua me figura sportive dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar një xhami.

Ai foli për këtë në një intervistë me mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku zbuloi se sa shumë do të thotë besimi për të.

"Një xhami i jep një personi paqe të madhe. Pavarësisht se cilës fe i përket, kur shkon atje, e ndjen atë paqe. Për ne myslimanët, kjo paqe është shumë më e veçantë", ka thënë fillimisht Yamal.

"E kaluam gjithë ditën atje. Ishte një moment plot paqe në këtë udhëtim. E shijova shumë", shtoi futbollisti i madh i Barcelonës.

🚨🎙️| Lamine Yamal: "The mosque brings a lot of peace, regardless of your religion. If you go there, you will feel the peace, and for us Muslims, it brings even more peace." ❤☝🏻
pic.twitter.com/H7gFJDxkHB
— BarçaTimes (@BarcaTimes) January 5, 2026


Udhëtimi i tij në Dubai u ndoq gjerësisht në rrjetet sociale, ku Yamal i kënaqi fansat kur postoi një video trembëdhjetë minutëshe nga udhëtimi.

Tani Yamal është zhvendosur në Arabinë Saudite, ku do të rifillojë detyrat e tij në sezonin aktual me Barcelonën të mërkurën. Më pas, katalunasit do të luajnë gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos në Xheda.

Barcelona do të vazhdojë garën në La Liga më 18 janar me një ndeshje kundër Real Sociedad, ndërsa tre ditë më vonë do të ketë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Slavias në Pragë. /Telegrafi/

Top 10 portierët me më së shumti porta të paprekura në vitin 2025, Strakosha lë pas emra të mëdhenj

6 January 2026 at 14:10


Statistikat e publikuara nga Transfermarkt zbulojnë portierët më të qëndrueshëm të vitit 2025. Në garë përfshihen 15 ligat kryesore, të gjitha garave dhe ndeshjet me kombëtare. Gara është e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Anatoliy Trubin ka qenë portieri më i besueshëm i vitit 2025 deri më tani, duke kryesuar listën me 26 porta të paprekura në 61 paraqitje, sipas të dhënave të Transfermarkt.

Pas tij renditet Gianluigi Donnarumma, i cili ka regjistruar 24 ndeshje pa pësuar gol në 60 takime, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç te klubet dhe kombëtarja.

Në vendin e tretë është Gregor Kobel, portieri zviceran me 23 porta të paprekura në 65 ndeshje, një tregues i vazhdimësisë dhe stabilitetit të tij gjatë gjithë sezonit.

Një paraqitje shumë solide ka bërë edhe shqiptari Thomas Strakosha, i cili me 22 porta të paprekura në vetëm 44 ndeshje, renditet i katërti në listë, duke lënë pas disa emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Me këtë performancë, Strakosha ka lënë pas emra të mëdhenj si Thibaut Courtois, David Raya dhe Unai Simon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip dhe nivelin e lartë të formës gjatë gjithë vitit.

Me nga 22 porta të paprekura janë gjithashtu Konstantinos Tzolakis, Matej Hornicek dhe Diogo Costa duke e bërë top 10-shen shumë të ngjeshur dhe konkurruese.

Këto statistika dëshmojnë se viti 2025 ka sjellë një garë të fortë mes portierëve, ku përveç emrave të njohur, spikasin edhe talente që po ndërtojnë reputacion në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/

Kjo ndodh vetëm në Kupën e Kombeve të Afrikës: Osimhen zemërohet me bashkëlojtarët dhe nuk donte të luante më

6 January 2026 at 12:58


Gjatë ndeshjes midis Nigerisë dhe Mozambikut, në fushë pati tension, dhe në qendër të vëmendjes ishte futbollisti më i mirë nigerian, Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian ishte dukshëm i pakënaqur me reagimet dhe lojën e shokëve të tij të ekipit, të cilët në një moment refuzuan t’ia pasonin topin, prandaj edhe ai refuzoi të vazhdonte ndeshjen në një moment.

Osimhen e tregoi qartë zhgënjimin e tij dhe situata u qetësua vetëm pasi përzgjedhësi vendosi të bënte një ndryshim dhe ta nxirrte nga loja.

Pas ndeshjes, ylli nigerian nuk qëndroi gjatë në fushë dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes pa i thënë lamtumirë asnjë bashkëlojtari apo anëtari të stafit.

Sjellja e tij shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe media, dhe mbetet të shihet nëse Federata Nigeriane apo stafi profesional do të reagojë ndaj këtij incidenti. /Telegrafi/

❌
❌