Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

Rama: Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër

12 January 2026 at 11:38

TIRANË, 12  janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka avantazhin se prodhon 100% energji të gjelbër, vlera e së cilës në portofolin energjetik të Europës është shumë e lartë, krahasimisht me energjinë që vjen nga burimet fosile

Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, Rama u ndal te një tjetër marrëveshje e rëndësishme në fushën e energjisë, ajo mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Shqipëria sot është në një nivel krejt tjetër. Nuk besoj se një dekadë më parë do ta imagjinonte dot ndokush që Shqipëria do të bëhej palë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë për të ndërtuar një bashkëpunim trilateral në funksion të energjisë të Europës dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Duke folur për projektet në fushën e energjisë, Rama tha se “kemi në proces dhe rreth 1500 megavat të tjera që janë në ndërtim dhe proces licencimi”.

Me këto kapacitete, Rama tha se vendi plotëson nevojat e brendhshme për sovranitetin energjetik, ndaj dhe sipas tij, “jemi më ambicioz se kaq”.

“Kur them energjinë në Europë, kam parasysh rritjen e kapacitetit këtu në Shqipëri në mënyrë që ne nga njëra anë të kontribuojmë për sigurinë energjetike të Europës, por nga ana tjetër të bëjmë edhe ne para për fondin e Republikës së Shqipërisë njësoj si të tjerët, jo thjesht mbledhje më të mirë të taksave dhe shpenzim të taksave për të blerë energji jashtë siç u bë për shumë e shumë vite me radhë”, tha Rama.

Rama theksoi se Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër.

“Ne nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit e cila me sa di unë është shumë e rëndë. Për këtë arsye kompanitë e shikojnë me shumë interes Shqipërinë”, shtoi Rama.

Duke folur për partneritetin tripalësh me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, Rama tha se “arsyeja pse këto dy vende janë të fokusuara te ky partneritet me Shqipërinë është se Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër”.

“Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me një kapacitet të madh strategjik, sepse dihet ju do prodhoni këtu nga era dhe do eksportoni. Kështu që tregu juaj është Europa. Se po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo? Kështu që duke u bazuar tek mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar tek eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël”, u shpreh kryeministri. /j.p/

The post Rama: Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

By: Ela
12 January 2026 at 11:49

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka publikuar një video ku shihet zjarrfikësja e Lushnjës teksa shpërndan ujë për banorët e Fierit. Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi shkruan se banorët e Fierit kishin disa ditë pa ujë, ndërsa i bën thirrje Belinda Ballukut që të lërë Tropojën ku ishte sot dhe të shkojë në […]

The post “I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi në emër të kryebashkiakut Tonin Marinaj, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

By: Ela
12 January 2026 at 11:40

Grupi prej pesë personash që mashtruan një biznesmen nga Shkodra, tre prej të cilëve janë arrestuar, dyshohet se janë pjesë e grupit të të shumëkërkuarit për mashtrim, Florian Gjergji. Të dielën, policia arrestoi Krenar Toromenin, Ilia Gjinin dhe Artur Lecinin. Sipas hetimeve, ata kanë kontaktuar biznesmenin përmes aplikacionit Viber, duke përdorur një numër të paregjistruar, […]

The post Mashtrimi në emër të kryebashkiakut Tonin Marinaj, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran appeared first on BoldNews.al.

Rama: Kinezët na konsiderojnë si “pika e mjaltit”

By: Ela
12 January 2026 at 11:20

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës nga ku deklaroi se ky projekt është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme. Teksa vijon të flasë me fjalë të mëdha, të cilat me shumë gjasë do rezultojnë premtime boshe ashtu si deri […]

The post Rama: Kinezët na konsiderojnë si “pika e mjaltit” appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ 2 shokë kthejnë apartamentin në “shtëpi bari” në Sarandë! E pësojnë edhe 4 punonjës të OSHEE

By: Ela
12 January 2026 at 10:52

Një “shtëpi bari” është zbuluar në qytetin e Sarandës ku dy shokë kishin kthyer apartamentin në një plantacion të vërtetë kanabisi. Apartamenti ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në pranga […]

The post EMRAT/ 2 shokë kthejnë apartamentin në “shtëpi bari” në Sarandë! E pësojnë edhe 4 punonjës të OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Gonzato i BE “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: “Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi”

By: Ela
12 January 2026 at 10:30

Një dekadë pas reformës së dështuar në drejtësi e cila u mbështet nga BE dhe përpjekjeve për të “pushuar” zërat kritik ndaj Edi Ramës, amabasadori Silvio Gonzato ka pranuar se stoku i dosjeve ka ndikur që në Shqipëri të merren vendime pa cilësi. Ambasadori i BE tha në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin […]

The post Gonzato i BE “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: “Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi” appeared first on BoldNews.al.

Ulet stoku i kredive me probleme

12 January 2026 at 11:26

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin nëntor të vitit 2025, stoku i kredive të këqija ra lehtë në 4.2%, nga 4.3% që ishte në tetor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues nuk përbën gjithmonë një përkthim të saktë të vlerave absolute, pasi shpesh ndikohet nga efekte statistikore, si diferencat nga kursi i këmbimit apo ecuria e kredisë së re.

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë raporton një zgjerim të stokut të huave me probleme në vlerë nominale, si rezultat i prurjeve të reja. Ky tregues do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë rreth 6.3 miliardë lekë kredi të humbura.

Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit përfaqëson rreth 17.6% të tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% në gjashtëmujorin e kaluar.

Shifrat duket se pasqyrojnë shqetësimin e Bankës Qendrore, e cila ka bërë thirrje për moderim të kreditimit, veçanërisht në sektorin imobiliar. Për këtë segment, Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime në financim, duke përcaktuar që maksimumi i huasë të mos tejkalojë 80% të vlerës së pronës që blihet.

The post Ulet stoku i kredive me probleme appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro

12 January 2026 at 11:04

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë që EUR/USD tregtohet mbi nivelin 1.162, trendi në fillim të javës pritet të mbetet rritës, me target fillestar në 1.169. Një reagim pozitiv mbi këtë nivel mund të pasohet nga një avancim i mëtejshëm drejt rezistencës 1.172. Në rast se çmimi zbret nën 1.162, rënia thellohet drejt suportit 1.1565.

Për sa kohë që GBP/USD tregtohet nën nivelin 1.3415, trendi mbetet negativ, me target në 1.33. Tregtimi mbi nivelin 1.3415 hap rrugën për testimin e rezistencës 1.346.

Për sa kohë që USD/JPY tregtohet mbi nivelin 157.5, trendi mbetet pozitiv, me objektiv 158.9. Tregtimi nën 157.5 do ta vononte këtë tentativë, duke u paraprirë nga testimi i suportit 157.3.

Për sa kohë që indeksi Dow Jones tregtohet mbi nivelin 49,300, trendi mbetet bullish, me target 50,100. Tregtimi nën 49,300 do të shoqërohej me testimin e suportit 48,850.

Për sa kohë që Crude Oil tregtohet nën nivelin 59.1, trendi mbetet rënës, me target 58. Tregtimi mbi nivelin 59.1 rikthen tentativën për testimin e rezistencës 59.75.

Për sa kohë që BTC/USD tregtohet nën nivelin 90,750, trendi mbetet bearish, me target 83,800. Tregtimi mbi nivelin 90,750 do të pasohej nga testimi i rezistencës 93,600.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro appeared first on Gazeta Si.

Parku eolik në Tropojë, Rama: Koha kur Shqipëria blen energji në treg po shkon drejt fundit!

12 January 2026 at 10:55

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë vendas.

Për kreun e qeverisë, parku me kapacitet 600 MW, me financim nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë vend sovran në prodhimin e energjisë. Kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë energji me çmime të kripura, ndërsa kur shiu ka ardhur me shumicë shumë nga kjo vlerë potenciale që është uji të derdhet. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Do të jemi në kategorinë e atyre vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna të prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, deri në fund të kësaj dekade, 30% e energjisë së prodhuar në vend do të jetë nga era dhe dielli. “Me këtë 30% do kemi të garantuar që sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe cdo gjë e prodhuar përtej nevojave tona do ta eksportojmë. Kjo do të thotë jo më para për të blerë energji, por energji e shitur për të sjellë më shumë të ardhura”, tha kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, për ministren Balluku, projekti i financuar nga amerikanët është një provë që tregon besimin e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Parku eolik i Tropojës nuk është vetëm një investime energjike, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. Dëshmon sektori energjetik shqiptar po kalon në një fazë të re. Shqipëria tashmë nuk është më e varur. Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme. Ku tranzicion nuk është vetëm një ide apo premtim, është një realitet që po merr formë çdo ditë. Është një skemë e re energjetike që bazohet në krijimin e energjive alternative. Është një realitet që po merr formë çdo ditë. Investimet e huaja janë një tregues mbi besimin tonë strategjik. Ky besim, sot është i dukshëm dhe i gatshëm. 1.5 miliardë euro investime private janë në proces”, tha ministrja Balluku.

Balluku theksoi se këto investime rrisin te ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale duke sjellë edhe vende të reja pune duke shtuar se sektori energjitik luan një rol kyç edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The post Parku eolik në Tropojë, Rama: Koha kur Shqipëria blen energji në treg po shkon drejt fundit! appeared first on Gazeta Si.

DW: Ç’pamje mund të kenë trupat evropiane në Ukrainë?

By: Ela
12 January 2026 at 08:43

Ndërsa aleatët evropianë u mblodhën në Paris për të konsoliduar garancitë e sigurisë për Ukrainën, prania e emisarëve të paqes të Trumpit ofroi shpresë se BE mund të dëgjohej ende në Uashington, pavarësisht polemikës së ashpër mbi kërcënimet e Uashingtonit për të aneksuar Groenlandën. “Ne kemi finalizuar në masë të madhe protokollet e sigurisë,” tha Steve Witkoff, […]

The post DW: Ç’pamje mund të kenë trupat evropiane në Ukrainë? appeared first on BoldNews.al.

Përfituese e mln eurove nga tenderat publikë dhe nën verifikim nga SPAK, 4 A-M “bëhet” me hotel në Sarandë

By: Ela
12 January 2026 at 08:29

Kompania 4 A-M SHPK, përfituese e miliona eurove fonde nga tenderat publikë, sidomos gjatë viteve të fundit, ka mbyllur një vit shumë të suksesshëm 2025, duke mos u mjaftuar vetëm me zgjerimin e aktivitetit në sektorin energjetik, duke fituar kontrollin e disa shoqërive që operojnë në këtë fushë, por ka hyrë së fundmi edhe në […]

The post Përfituese e mln eurove nga tenderat publikë dhe nën verifikim nga SPAK, 4 A-M “bëhet” me hotel në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat zbresin në -10°C, bllokohen disa fshatra në Dibër. Probleme edhe me furnizimin me ujë

By: Ela
12 January 2026 at 08:18

Ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius. Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si […]

The post Temperaturat zbresin në -10°C, bllokohen disa fshatra në Dibër. Probleme edhe me furnizimin me ujë appeared first on BoldNews.al.

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

By: Ela
12 January 2026 at 08:12

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim. Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës […]

The post Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

By: dan iela
10 January 2026 at 21:10

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati dy javësh protestash në rrugë kundër qeverisë dhe situatës së rëndë ekonomike në Iran. Ndërsa protestat vazhdojnë autoritetet iraniane kanë shtuar represionin. Të paktën 65 persona kanë humbur jetën dhe spitalet janë të tejmbushura.

Një mjek në një spital të Teheranit tha se kishte “të shtëna direkte në kokat e të rinjve, si dhe në zemrat e tyre”, ndërsa një mjek tjetër tha se një spital i syve në kryeqytet kishte kaluar në gjendje krize.

Prokurori i përgjithshëm I Iranit ka bërë një deklaratë më herët duke thënë se të gjithë protestuesit do të përballen me dënim me vdekje.

“Të gjithë protestuesit do të akuzohen si “armiq të Zotit” (ose “moharebeh”)”, tha në një deklaratë Mohammad Movahedi Azad, prokurori i përgjithshëm i vendit, siç raportuan mediat shtetërore iraniane.  Vepra penale dënohet me dënim me vdekje, shtoi ai.

“Kjo do të vlente për “rebelët dhe terroristët” që dëmtuan pronën dhe minuan sigurinë, si dhe për ata që i ndihmuan ata njësoj, tha Movahedi Azad.

 

Horoskopi, 11 janar/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Ela
10 January 2026 at 22:58

DASHI Ke një dëshirë të madhe për të bërë, thënë dhe pushtuar gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e nxehtë, por impulsiv/e. Sa i përket punës, do të fitosh nëse mëson të numërosh deri në tre para se të flasësh. DEMI Sipas horoskopit të Paolo […]

The post Horoskopi, 11 janar/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Plan për eliminim me Zarf të Zi që të anulohej televotimi/ Përplasje në BBV, ç’ndodhi me banorët

By: Ela
10 January 2026 at 22:51

Ka nisur me debate të forta Big Brother, pas planit të organizuar nga disa banorë që të dilte dikush me zarf të zi, që të anulohej televotimi Miri-Selin-Juxhin. Miri u distancua nga ky plan, ndonëse u shfaq duke diskutuar në klip, ndërsa Anglo u shpreh se ishin të gjithë dakord për të anuluar këtë televotim. […]

The post Plan për eliminim me Zarf të Zi që të anulohej televotimi/ Përplasje në BBV, ç’ndodhi me banorët appeared first on BoldNews.al.

SHBA sulmon objektivat e ISIS në të gjithë Sirinë

By: Ela
10 January 2026 at 22:40

SHBA ka kryer sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave të ISIS në të gjithë Sirinë, shkruan “newssky”. Operacioni u nis me urdhër të Donald Trump në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sulmi “prite” të ISIS-it nga një terrorist i ISIS-it ndaj forcave amerikane dhe siriane në Siri më 13 dhjetor 2025, ku u vranë […]

The post SHBA sulmon objektivat e ISIS në të gjithë Sirinë appeared first on BoldNews.al.

Valë e fortë acari përfshin Italinë dhe Europën

By: Ela
10 January 2026 at 22:29

Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Laplandës finlandeze (-42,3°C), ka sjellë të ftohtë të rëndë edhe në Itali: -23,1°C në Rrafshnaltën e Asiagos dhe -9,3°C në Prato. Corriere della Sera shkruan se kjo valë acari ka prekur kryesisht zonat verilindore të kontinentit, duke […]

The post Valë e fortë acari përfshin Italinë dhe Europën appeared first on BoldNews.al.

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët

By: Ela
10 January 2026 at 22:22

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky sistem zgjedhor që ne kemi sot, e dëmton të djathtën sepse Rama e ka bërë në mënyrë të qëllimshme. Me një Kod Zgjedhor tjetër, e djathta do ishte e bashkuar. Opozita pret vetëm një goditje […]

The post Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët appeared first on BoldNews.al.

Kishte mbushur muret e shtëpisë me kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

By: Ela
10 January 2026 at 22:04

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Terni, në lagjen Borgo Bovio të Italisë, pasi akuzohet për shpërndarje dhe trafik droge. Oficerët e karabinierëve nga Kompania Terni, gjatë një patrullimi, e vunë re të riun në këmbë ndërsa po takonte një person tjetër, në një pikë karburanti. Një shkëmbim ndodhi midis të dyve, me klientin që […]

The post Kishte mbushur muret e shtëpisë me kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

❌
❌