Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Cubarsi me fjalë të mëdha për Gerard Martin: Po kalon një sezon spektakolar

30 December 2025 at 13:58


Mbrojtësi i FC Barcelones, Pau Cubarsi, ka shprehur kënaqësinë e tij për partneritetin në qendër të mbrojtjes me Gerard Martin, duke vlerësuar paraqitjet e qëndrueshme të këtij të fundit që prej momentit kur trajneri Hansi Flick e zhvendosi nga krahu i majtë në qendër të repartit defensiv.

Cubarsi e vlerëson sezonin e Martin si epektakolar, duke e cilësuar si një futbollist shumë punëtor.

“I gjithë sezoni i Gerard Martin ka qenë spektakolar. Ai është një djalë shumë punëtor dhe kjo e ka ndihmuar shumë kur i është dashur të bëjë një hap përpara”, u shpreh Cubarsi.

“Tani po ndajmë partneritetin në qendër të mbrojtjes dhe ai po bën një punë shumë të mirë”, shtoi mbrojtësi i ri spanjoll.

Cubarsi foli gjithashtu për aspektin mendor dhe përgatitjen e tij për t’u përshtatur me kërkesat e larta të sistemit të Hansi Flick.

“Mentalisht jam shumë mirë. Gjithmonë kam qenë një djalë i përqendruar dhe ata më kanë ndihmuar shumë në shtëpi”, theksoi ai.

“Dëshira për t’u përmirësuar vazhdimisht është gjithashtu shumë e rëndësishme. Është e vështirë të luash çdo tre ditë, por nëse jep gjithmonë maksimumin, shpërblimi nuk mungon”, përfundoi Cubarsi. /Telegrafi/

Tre klube pas Lewandowskit, njëra nga to ka zhvilluar takime me agjentët e polakut

30 December 2025 at 13:38


Robert Lewandowski po vazhdon të tërheqë interes nga klube në Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Mesme, ndërsa e ardhmja e tij në Barcelonë mbetet e paqartë.

Sulmuesi polak, i cili iu bashkua klubit katalanas në korrik 2022, është ende nën kontratë deri në verën e vitit 2026, por mundësia e një largimi në janar ose në fund të sezonit nuk përjashtohet.

Sipas raportimeve të fundit, dy klube të MLS, Orlando City dhe Inter Miami, po monitorojnë nga afër situatën e Lewandowskit, duke shqyrtuar mundësinë e një transferimi që do të forconte sulmin e tyre.

telegrafi.com

Përveç tyre, Chicago Fire ka zhvilluar një takim sekret me agjentin e lojtarit, duke theksuar seriozitetin e interesit amerikan për një nga sulmuesit më të mëdhenj të dekadës së fundit.

Përveç Shteteve të Bashkuara, Lewandowski ka tërhequr gjithashtu oferta nga Pro Liga Saudite, por raportohet se ka refuzuar oferta të tjera, përfshirë ato nga Fenerbahçe dhe disa klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo sugjeron se polaku ka prioritizuar ende nivelin e konkurrencës dhe stabilitetin sportiv mbi përfitimet financiare të menjëhershme.

37-vjeçarit ende nuk i është ofruar rinovimi dhe mundësia që ai të vazhdoj karrierën në SHBA është shumë e madhe. /Telegrafi/

Ylli i Realit drejt largimit, shumë klube pas tij

30 December 2025 at 13:16


Rangers nuk duket se do të nënshkruajë me qendërsulmuesin spanjoll 21-vjeçar Gonzalo Garcia nga Real Madrid në mënyrë të përhershme gjatë janarit, por një marrëveshje huazimi mund të jetë një opsion nëse klubi skocez vendos ta ndjekë lojtarin.

Garcia ka pasur mundësi të kufizuara këtë sezon në Madrid, duke nisur vetëm në tre ndeshje pas rikthimit të Kylian Mbappe në formë.

Në 13 paraqitje në LaLiga për sezonin 25/26, sulmuesi nuk ka regjistruar asnjë gol apo asist.

Klube të tjera, përfshirë Aston Villa, Brighton & Hove Albion dhe Leeds, thuhet se po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e një huazimi të përkohshëm për Garcian.

telegrafi.com

Lojtari, i cili ka regjistruar 5 ndeshje dhe 3 gola për Spanjën U21, është nën kontratë me Realin deri në vitin 2030 dhe ka një vlerë aktuale tregu prej 15 milionë eurosh sipas Transfermarkt.

Raportohet se një çmim rreth 20 milionë eurosh u kërkua në nëntor 2025, ndërsa për një marrëveshje shkëmbimi në dhjetor 2025 u përmend një vlerësim prej 35-40 milionë eurosh. /Telegrafi/

Atdhe Nuhiu pritet t'i bashkohet kampionëve të Austrisë si ndihmës trajner

30 December 2025 at 12:51


Fabio Ingolitsch është emëruar trajner i kampionit në fuqi të Austrisë, Sturm Graz.

Sipas mediave austriake, Ingolitsch pritet të marrë me vete edhe ndihmëstrajnerin e tij nga Altachu, Atdhe Nuhiun.

Ingolitsch do të fillojë zyrtarisht punën te Graz të premten dhe debutimi i tij si trajner i klubit do të jetë më 22 janar, në ndeshjen e fazës së Ligës së Evropës kundër Feyenoordit.

36-vjeçari Nuhiu ka filluar karrierën si ndihmëstrajner te Altachu në vitin 2024 dhe aktualisht është gjithashtu ndihmës i selektorit të Kosovës, Franco Foda.

Si lojtar, Nuhiu ka përfaqësuar Kosovën në 19 ndeshje, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Për Nuhiun do të ishte një hap para në karrierë duke punuar si ndihmës te një klub i madh në Austri. /Telegrafi/

Shkëlqeu në fitoren e Comos, Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

30 December 2025 at 12:20


Është mbyllur xhiro e 17-të në elitën e futbollit italian Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij.

Como ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Lecce, derisa ylli kosovar ishte protagonist absolut.

Vojvoda bëri dy asistime në këtë sfidë duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar të Comos.

Reprezentuesi kosovar është futur në formacionin e javës nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 7,8.

Përveç Vojvodës, në formacionin e javës janë edhe portieri Caprile (Cagliari), mbrojtësit Kalulu (Juventus), Ziolkowski (Roma) dhe Valenti (Parma.

Në mesfushë janë Moro (Bologna), Nico Paz (Como), Kenan Yildiz (Juventus) dhe Christopher Nkunku (Milan. Derisa në sulm është dyshja Douvikas (Como) dhe Rasmus Hojlund (Napoli). /Telegrafi/


Trajneri i klubit spanjoll e do transferimin e Ter Stegen: Të gjithë do ta donin në skuadrën e tyre

30 December 2025 at 11:26


Për të ruajtur gjasat për të qenë pjesë e Kupës së Botës, Marc-Andre ter Stegen pritet të ndryshojë ambient këtë dimër. Skenari i një transferimi te një rival i drejtpërdrejtë në La Liga po bëhet gjithnjë e më realist.

Sipas indikacioneve të fundit, portieri 33-vjeçar mund të largohet nga Barcelona për t’u transferuar te Girona. Një lëvizje e tillë do t’i garantonte atij statusin e titullarit, sidomos për shkak të largimit të pritshëm të Dominik Livakovic.

Operacioni nuk do të kërkonte një tarifë transferimi, ndërsa paga e lartë e Ter Stegen do të ishte e përballueshme për Gironën falë mbështetjes financiare të City Football Group.

Së fundmi, edhe trajneri i Gironas, Míchel, ka folur hapur në favor të afrimit të portierit gjerman. Në galanë e Federatës Katalanase të Futbollit, 50-vjeçari deklaroi për Esporte3.


“Ai është një portier i jashtëzakonshëm. Të gjithë do të donin ta kishin Ter Stegen në ekipin e tyre”, deklaroi Michel.

Këto fjalë interpretohen si një përpjekje e drejtpërdrejtë për ta bindur portierin ish-lojtar të Borussia Mönchengladbach që të pranojë sfidën në Girona.

Megjithatë, një transferim i tillë do të sillte edhe rreziqe. Girona aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në La Liga dhe po lufton për mbijetesë, një realitet që Ter Stegen nuk e ka përjetuar me Barcelonën në vitet e fundit.

Pavarësisht kësaj, një rol i garantuar si titullar mund të jetë faktori vendimtar për portierin, duke qenë se kjo rrugë shihet si shansi më i mirë për t’u paraqitur në Kupën e Botës si numri një i Gjermanisë nën drejtimin e Julian Nagelsmann. /Telegrafi/

Barcelona përballet me vështirësi në gjetjen e zëvendësuesit të Christensen

30 December 2025 at 10:45


Barcelona vazhdon të hasë pengesa në përpjekjet për të përforcuar repartin defensiv, ndërsa kërkimi për një zëvendësues të Andreas Christensen po rezulton më i ndërlikuar se sa pritej.

Manchester City nuk është i gatshëm të lehtësojë largimin e Nathan Akes, ndërsa Interi do të shqyrtojë shitjen e Stefan de Vrij vetëm pasi të sigurojë një alternativë të besueshme.

Christensen, 29 vjeç, pësoi një këputje të pjesshme të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e majtë dhe pritet të mungojë për disa muaj, duke detyruar drejtuesit katalanas të dalin në treg për një mbrojtës qendror.

Ditët e fundit, drejtori sportiv i Barcelonës ka shqyrtuar seriozisht profilin e Nathan Akes. Mbrojtësi 30-vjeçar i Manchester City-t shihet si një opsion ideal falë përvojës dhe fleksibilitetit të tij, por negociatat duken të vështira.

Edhe pse City po konsideron mundësinë e largimit, klubi anglez do të kërkonte një shumë mes 15 dhe 20 milionë eurove, ndërsa paga e lojtarit paraqet një tjetër problem për Barcelonën, e cila vazhdon të jetë e kufizuar nga situata e saj financiare.

telegrafi.com


Pikërisht për këto arsye, sipas Mundo Deportivo, Barcelona po vazhdon të eksplorojë alternativa të tjera. Një prej tyre është Stefan de Vrij, i cili aktualisht ka një rol dytësor te Interi.

Mbrojtësi holandez, 33 vjeç, do të ishte i hapur për një transferim në janar dhe, me kontratën që i skadon në qershor, kostoja e transferimit të tij do të ishte teorikisht e përballueshme.

Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë De Vrij-in. Klubi zikaltër ka bërë të qartë se do t’i japë dritën jeshile largimit të tij vetëm nëse siguron më parë një zëvendësues të besueshëm. Në këtë kontekst, emra si Mario Gila (Lazio) dhe Tarik Muhamerović (Sassuolo) përmenden si alternativa të mundshme për mbrojtjen e Interit. /Telegrafi/

Bayerni po interesohet për transferimin e talentit brazilian

30 December 2025 at 10:13


Raporimet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se Bayern Munich ka qenë duke monitoruar nga afër talentin sulmues brazilian Rayan Rocha, i cili aktivizohet te Vasco da Gama.

Mediumi SPORT1 ka ofruar së fundmi një përditësim mbi situatën.

Sipas këtij raporti, Bayern e ka mbajtur prej kohësh nën vëzhgim 19-vjeçarin dhe ka dërguar skautë për ta ndjekur nga afër zhvillimin e tij. Megjithatë, interesimi i kampionëve të Bundesligës mbetet vetëm në nivel monitorimi.

Aktualisht, Bayern Munich nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e Rayanit. Klubi bavarez nuk po e konsideron prioritet një lëvizje të tillë në këtë fazë të merkatos.

Arsyeja kryesore lidhet me kërkesat financiare të Vasco da Gama. Klubi brazilian raportohet se kërkon një shumë prej 45 deri në 50 milionë euro për kartonin e talentit të ri, një shifër që ka dekurajuar Bayern Munich të avancojë më tej në negociata. /Telegrafi/

Interi dhe Juventusi në bisedime për një shkëmbim në janar

30 December 2025 at 09:11


Klubet në të gjithë Evropën kanë nisur tashmë lëvizjet e para me sytë nga afati kalimtar i dimrit, ndërsa Interi dhe Juventusi nuk bëjnë përjashtim. Dy gjigantët italianë po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të dyfishtë, e cila do të përfshinte edhe klube të tjera, përfshirë Sassuolon.

Me afrimin e merkatos së janarit, bisedimet mes klubeve janë intensifikuar, me objektivin për të siguruar përforcime që mund të bëjnë diferencën në gjysmën e dytë të sezonit. Juventusi dhe Interi janë ndër skuadrat që kanë nisur prej kohësh punën për këtë qëllim.

Sipas raportimeve të CalcioMercato, fokusimi i Interit dhe Juventusit është te dy emra konkretë: mesfushori Davide Frattesi, i cili ka pasur një rol dytësor nën drejtimin e Cristian Chivu te Interi, si dhe qendërmbrojtësi Tarik Muharemovic, aktualisht pjesë e Sassuolos. Për këtë të fundit, Juventusi zotëron 50 për qind të kartonit në rast të një transferimi të ardhshëm.

telegrafi.com

Interi është aktualisht në kërkim të një mbrojtësi të ri që mund të shërbejë si alternativë për veteranët Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij. Në këtë kontekst, Muharemovic shihet si një opsion serioz, falë paraqitjeve të mira këtë sezon, ku ka regjistruar 14 ndeshje, një gol dhe dy asistime. Për shërbimet e 22-vjeçarit boshnjak interesim ka shfaqur edhe Bournemouth, sidomos nëse Senesi nuk rinovon kontratën.

Megjithatë, duke qenë se Interi nuk planifikon shpenzime të mëdha në janar, afrimi i Muharemovic mund të financohet përmes largimit të Davide Frattesit. Mesfushori italian ka luajtur më pak se 500 minuta gjatë gjithë sezonit dhe mund të transferohet te Juventusi, ku do të ribashkohej me Luciano Spallettin, trajnerin që e ka drejtuar më parë te kombëtarja.

Edhe pse vlerësimi financiar i dy lojtarëve është i ndryshëm, një operacion i tillë mbetet një skenar interesant dhe çdo zhvillim në këtë drejtim pritet të monitorohet nga afër në javët në vijim. /Telegrafi/

Shai me paraqitje fantastike, OKC merr fitoren e radhës

30 December 2025 at 08:48


Ka qenë një natë jashtëzakonisht e pasur në parketet e NBA-së, me plot 11 ndeshje të zhvilluara, ndërsa vëmendja kryesore u përqendrua te superylli Shai Gilgeous-Alexander.

Lideri i Oklahoma City Thunder tregoi edhe një herë pse ishte figura kyçe në rrugëtimin drejt titullit sezonin e kaluar. Oklahoma shënoi plot 140 pikë dhe triumfoi me rezultatin 140:129 ndaj Atlanta Hawks.

SGA ishte i pandalshëm, duke regjistruar 39 pikë, gjashtë asistime dhe pesë ribaunde, në një ndeshje që mbeti e hapur deri në minutat e fundit. Një minutë para fundit, Atlanta ishte vetëm dy posedime larg barazimit, por Oklahoma tregoi qetësi në momentet vendimtare dhe siguroi fitoren e 28-të të sezonit në 33 ndeshje të luajtura.

Shumica e favoritëve të natës e justifikuan epitetin, megjithëse nuk munguan surprizat e vogla. Toronto Raptors triumfuan ngushtë ndaj Orlando Magic me shifrat 107:106, ndërsa Cleveland Cavaliers mposhtën San Antonio Spurs 113:101.

Houston Rockets patën vështirësi të papritura kundër Indiana Pacers, por në fund arritën të fitojnë me rezultatin 126:119. /Telegrafi/

Rezultatet në NBA:

Charlotte – Milwaukee 113:123

- YouTube www.youtube.com

Washington – Phoenix 101:115

Brooklyn – Golden State 107:120

Miami – Denver 147:123

- YouTube www.youtube.com

Toronto – Orlando 107:106

- YouTube www.youtube.com

Chicago – Minnesota 101:136

Houston – Indiana 126:119

New Orleans – New York 125:130

Oklahoma – Atlanta 140:129

- YouTube www.youtube.com

San Antonio – Cleveland 101:113

Portland – Dallas 125:122

- YouTube www.youtube.com

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Ronaldo mbante një orë të bërë prej ari të bardhë 18 karatësh, e vlerësuar në rreth 700,000 euro

29 December 2025 at 16:00


Cristiano Ronaldo ishte sërish në qendër të vëmendjes në Globe Soccer Awards — por këtë herë jo për gola apo rekorde.

Në ceremoninë e mbajtur në Dubai, ylli portugez tërhoqi sytë e publikut me një orë tepër luksoze, që menjëherë u bë temë diskutimi mes adhuruesve të orëve prestigjioze.

Ronaldo u paraqit me Patek Philippe Nautilus Chronograph Ref. 5980/1400G, të punuar në ar të bardhë 18 karatësh dhe të zbukuruar plotësisht me diamante. Vlera e këtij modeli jashtëzakonisht të rrallë vlerësohet rreth 705 mijë euro.

Fotot e Ronaldos u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ekspertët e orëve e identifikuan menjëherë si një nga modelet më ekskluzive në treg. Ky model nuk është në shitje të rregullt, prodhohet në sasi shumë të kufizuara dhe zakonisht porositet posaçërisht.

Ora që mbante Ronaldo ka kuti, akrepa dhe shënues prej ari të bardhë, ndërsa korniza dhe byzylyku janë të mbuluara me diamante, duke i shtuar edhe më shumë vlerë dhe ekskluzivitet. Modele të tilla zakonisht rezervohen për koleksionistët më prestigjiozë dhe personalitetet botërore.

Portugezi, i cili ndodhet në fazën e fundit të karrierës dhe vijon të ndjekë objektivin simbolik prej 1.000 golash, i ka shtuar kështu koleksionit të tij edhe një tjetër pjesë të rrallë. /Telegrafi/

Koleksioni i Ronaldos përfshin disa prej orëve më të shtrenjta në botë, si:

Girard-Perregaux Planetarium Tri-Axial (rreth 1.56 milion €)
Franck Muller Cintrée Curvex Tourbillon (rreth 1.38 milion €)
Jacob & Co. Bugatti Chiron Tourbillon CR7 Edition (rreth 920.000 €)
Hublot Big Bang Integrated Tourbillon Sapphire Rainbow (rreth 885.000 €)
Rolex GMT-Master II “Ice” (rreth 740.000 €)


Ter Stegen do të mbetet në La Liga, mësohet cilës skuadër do t'i bashkohet

29 December 2025 at 14:59


Marc-Andre ter Stegen dëshiron të qëndrojë te FC Barcelona, por për të mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrje në Kupën e Botës me Gjermaninë, portieri 33-vjeçar mund të largohet përkohësisht në formë huazimi dhe destinacioni duket gjithnjë e më i qartë.

Sipas raportimeve të mediave katalanase, kalimi i ter Stegen te Girona po merr formë. Gazeta “Sport” shkroi se transferimi është “në rrugë të mbarë”, ndërsa edhe “Mundo Deportivo” tashmë e konsideron opsion real një huazim deri në fund të sezonit.

Girona paraqitet si zgjidhja ideale: klubi ndodhet pranë Barcelonës, kështu që portieri nuk do të duhej të ndryshonte ambient apo të largohej nga familja. Për më tepër, atij do t’i garantohej roli i titullarit, pasi portieri kroat Dominik Livakovic pritet të largohet.

Megjithatë, një pengesë mbetet paga e lartë e ter Stegen, e cila i dekurajon shumë klube. Girona, falë marrëdhënieve të mira me Barcelonën dhe mbështetjes së City Football Group, mund të arrijë marrëveshje ku blaugranat do të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të pagës.

Në javët e ardhshme pritet të qartësohet nëse Barcelona dhe Girona do të arrijnë kompromisin përfundimtar — dhe nëse huazimi do të jetë hapi vendimtar për ambiciet e ter Stegen në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Prishtina ndanë rrugët me Gentrit Salihun

29 December 2025 at 14:28


Prishtina ka ndarë rrugët me mesfushorin Gentrit Salihun.

22-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës në dy vitet e fundit, teksa ka ndërprerë kontratën me marrëveshje me klubin.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Salihu ka pasur 35 ndeshje zyrtare ku ka shënuar edhe një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

FC Prishtina njofton se bashkëpunimi me mesfushorin Gentrit Salihu ka përfunduar me mirëkuptim të ndërsjellë.

Mesfushori, 22 vjeçar Gentrit Salihu, ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, gjatë së cilës periudhë ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare.

Me fanellën bardh e kaltër, ai kontribuoi me 1 gol dhe 2 asistime, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës 2025.Gentrit Salihu u rikthye te FC Prishtina në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte qenë pjesë e klubit duke u formuar te ekipi U19.

FC Prishtina e falënderon Gentrit Salihun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale. /Telegrafi/

Joshua lëndohet në aksident me makinë, dy persona mbeten të vdekur

29 December 2025 at 13:48


Boksieri britanik-me origjinë nigeriane, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën, bëjnë me dije mediat e ndryshme angleze.

Ngjarja ndodhi në zonën e Makun, përgjatë autostradës së ngarkuar Lagos-Ibadan Expressway në shtetin Ogun.

Automjeti ku ndodhej Joshua u përfshi në përplasje me një makinë tjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.

Joshua, 36 vjeç, raportohet se ka pësuar lëndime të lehta si pasagjer, ndërsa dy persona humbën jetën në vendin e aksidentit.

Ekipet e emergjencës u nxitën në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar situatën pas përplasjes.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi Joshua u përball me Jake Paul, ku mbrojti karrierën e tij në një ndeshje të bujshme boksi. /Telegrafi/


Formacioni i vitit 2025 në Superligën e Kosovës - Drita dominon me gjashtë futbollistë

29 December 2025 at 13:37


Futbolli për vitin 2025 në Kosovë ka marrë fund dhe tanimë skuadrat janë në pushim të merituar pas angazhimit 12 mujor.

Drita është kampione e Kosovës të shpallur në maj për sezonin 2024/25, derisa në stinorin e ri 2025/26, në pozitën e parë e ka mbyllur Ballkani dhe dimëron si lider.

Redaksia e Telegrafi Sport vazhdon të zgjedh formacionin e vitit si gjithmonë dhe këtë e ka bërë edhe për vitin 2025, duke përzgjedhur 11 futbollistë që kanë lënë gjurmë gjatë 12 muajve në futbollin kosovar.

Përkundër se ka pasur konkurrencë të madhe në të gjitha pozitat, Telegrafi Sport ka zgjedhur 11 futbollistë që kanë dhënë kontribut të madh për skuadrat e tyre, kanë pasur arritje personale dhe ato ekipore.

Portieri:

Faton Maloku ka qenë fantastik këtë vit me Dritën. Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

34-vjeçari ishte disa herë edhe i grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtja:

Në krahun e djathtë të mbrojtjes është Besnik Kransiqi, i cili vazhdon të shkëlqejë përkundër moshës. 35-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm gjatë vitit 2025 ku në 48 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Egzon Bejtullai i Dritës dhe Ardian Limani i Prishtinës. Bejtullai ka qenë një “Mur i pakalueshëm”, ku zhvilloi 50 paraqitje në të gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesë asistime.

Partner i Bejtullait është Ardian Limani, që ka qenë lojtari që ka shkëlqyer te Prishtina gjatë gjithë vitit. Limani zhvilloi 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 3 asistime, ku njëri nga ta ishte në finalen e Kupës së Kosovës, e ku Prishtina arriti të fitonte trofeun.

Mbrojtja kompletohet me anësorin kongolez të Dritës, Raddy Ovouka i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje e i pandalshëm në sulm. 26-vjeçari zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar tetë asistime.

Mesfusha:

Albert Dabiqaj është në qendër të mesfushës falë një viti fantastik ku shkëlqeu si në kampionat ashtu edhe në Evropë. Këtë edicion për “Intelektualët”, “Dabi” zhvilloi plot 53 paraqitje, ku kontribuoi me shtatë gola e dy asistime.

Së bashku me Dabiqajn në mesfushë është Etnik Brruti, i cili ishte lojtari kryesor i Malishevës. 21-vjeçari ishte motor në mesfushën e Malishevës, derisa në 38 ndeshje gjatë vitit 2025 kontribuoi me katër gola e gjashtë asistime.


telegrafi.com

Në krahun e djathtë të mesfushës është talenti i Llapit, Arianit Hasani që ishte edhe zbulimi i këtij sezoni. Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.


Ndërkohë në të majtë të mesfushës është Almir Kryeziu i Ballkanit, i cili mbajti ritmin gjatë gjithë sezonit. 27-vjeçari në 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 9 asistime.


Sulmi:

Në qendër të sulmit janë dyshja Arb Manaj i Dritës dhe Senad Jarovic i Gjilanit.

Duke zhvilluar plot 48 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.


“Ndeshje e vështirë, ritmi më i madh në Evropë se në Superligë”, Arb Manaj flet pas barazimit ndaj Omonoian telegrafi.com

Përkrah lojtarit më të mirë të viti 2025 në Kosovë, është Senad Jarovic i Gjilanit. Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.


Senad Jarovic 2024/05/Senad-Jarovic.jpg telegrafi.com

Trajneri i Vitit:

Trajneri më i mirë i vitit 2025 në Kosovë është padyshim Zekirija Ramadani i Dritës. Shkupjani u shpall kampion me Dritën, derisa arriti ta fus në grupe të Ligës së Konferencës, madje edhe kaloi në fazën 'Play-Off'. /Telegrafi/

Brruti drejt largimit nga Malisheva, kërkohet nga skuadra rumune

29 December 2025 at 10:08


Ekipi rumun, Cluj, ka shfaqur interes për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut, i cili u shit për 2 milionë euro te Polissya në Ukrainë.

Megjithatë, Malisheva nuk do ta lërë lehtë Brrutin. Klubi kërkon të paktën 800 mijë euro për mesfushorin 21-vjeçar dhe dëshiron gjithashtu të ruajë 15% të kartonit të tij në rast rishitjeje.

Kontrata e Brrutit me Malishevën skadon në qershor të vitit 2026, ndaj klubi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pa kompensim.

Brruti ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë, kur vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas Kosovën U21, ku aktivizohej më parë.

21-vjeçari këtë edicion është futbollisti kryesor i Malishevës, pasi ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në 17 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Takimi vendimtar mes Cityt dhe agjentëve të Semenyos, dy skuadra të tjera po presin

29 December 2025 at 09:25


Është tashmë e qartë se Antoine Semenyo do të largohet nga AFC Bournemouth këtë dimër. Manchester City shihet si favorit, por konkurrenca nuk është dorëzuar.

Prej javësh është kuptuar se Bournemouth nuk do të jetë në gjendje ta mbajë Semenyon. 25-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tre asiste në 16 paraqitje, një bilanc që ka tërhequr menjëherë interesimin e klubeve të mëdha të Ligës Premier.

Anësori ka një klauzolë lirimi prej rreth 75 milionë eurosh, e vlefshme për javët e para të janarit.

Manchester City, Liverpool dhe Manchester United janë të gatshme të paguajnë këtë shumë. Ditët e fundit, City është paraqitur si favorit i qartë, me Semenyon që raportohet se është gati të kalojë te ekipi i Pep Guardiolës.

Megjithatë, sipas Sky Sports, Liverpooli nuk është dorëzuar dhe po përpiqet ta bindë lojtarin të rishqyrtojë vendimin.

Gjithnjë sipas Sky Sports, edhe Manchester United mbetet në garë dhe po pret shansin e vet.

Për të shmangur një “rrëmbim” të mundshëm, City po shpejton negociatat. Sky Sports raporton se një takim ndoshta vendimtar mes përfaqësuesve të lojtarit dhe Citizens pritet të zhvillohet sot.

Ganezi dëshiron të përcaktojë klubin e ardhshëm para fundit të vitit, duke vendosur 1 janarin si afatin përfundimtar. Nëse City nuk arrin marrëveshje deri atëherë, dera do të rihapet për klubet e tjera. /Telegrafi/

Kawhi Leonard me paraqitje mbresëlënëse, Clippers triumfojnë ndaj Pistons

29 December 2025 at 09:03


Los Angeles Clippers mposhtën Detroit Pistons me rezultatin 112:99, me Kawhi Leonard që shënoi pothuajse gjysmën e pikëve të ekipit vendas.

Me këtë fitore, Clippers e zgjatën serinë në katër ndeshje radhazi, ndërsa Leonard vendosi edhe një rekord personal në karrierë. Ai e përfundoi ndeshjen me 55 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime, duke qenë lojtari më meritor për fitoren ndaj Pistons. Pas tij u rendit James Harden me 28 pikë, shtatë asistime dhe katër kërcime , ndërsa Nicolas Batum shënoi 12 pikë dhe kapi katër ribaunde.

Te Detroit, Cade Cunningham ishte më i miri me 27 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime, ndërsa Duren shtoi 18 pikë me 14 kërcime dhe dy asistime. Ivey përfundoi me 11 pikë, tre kërcime dhe tre asistime.

Ndërsa Luka Doncic shkëlqeu në fitoren e Lakers 125:101 ndaj Sacramentos, me 34 pikë, shtatë asistime dhe pesë kërcime. LeBron James shtoi gjithashtu 24 pikë të rëndësishme, me pesë asistime dhe tre kërcime.

Ndër rezultatet e tjera, veçohet humbja 141:127 e Golden State në udhëtim ndaj Torontos pas kohës shtesë, si dhe fitorja 129:104 e Oklahomës në shtëpi kundër Philadelphias.

Rezultatet:

Oklahoma – Philadelphia 129:104

- YouTube www.youtube.com

Toronto – Golden State 141:127

- YouTube www.youtube.com

Portland – Boston 114:108

- YouTube www.youtube.com

Washington – Memphis 116:112

- YouTube www.youtube.com

LA Clippers – Detroit 112:99

- YouTube www.youtube.com

LA Lakers – Sacramento 125:101

- YouTube www.youtube.com

Cavani i jep fund karrierës së tij të shkëlqyer, El Matador tërhiqet nga futbolli

29 December 2025 at 08:45


Futbollisti legjendar uruguaian, Edinson Cavani, i ka dhënë fund karrierës së tij të shkëlqyer në moshën 38-vjeçare.

Cavani njoftoi tërheqjen nga futbolli gjatë pushimit të kampionatit argjentinas, i cili zgjat nga 7 dhjetori deri në fund të janarit.

Golashënuesi uruguaian u përcoll me një mesazh prekës drejtuar futbollit.

“Më ke formuar, më ke sfiduar, më ke mësuar të ngrihem gjithmonë kur rrëzohem dhe të vlerësoj çdo hap gjatë rrugës. Më ke lejuar të arrij ëndrra që më dukeshin të pamundura si fëmijë dhe të takoj njerëz të jashtëzakonshëm, si në fushë ashtu edhe jashtë saj".

"Asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa familjen, miqtë, shokët e ekipit, trajnerët dhe, mbi të gjitha, njerëzit e mi. Dashurinë e tifozëve në çdo vend dhe në çdo klub do ta mbaj me vete përgjithmonë".

“Po largohem në paqe, i qetë duke e ditur se dhashë gjithçka në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Me gabime dhe suksese, por gjithmonë me respekt për këtë profesion që më ka dhënë kaq shumë", shkroi Cavani në letrën e tij të lamtumirës.

“El Matador”, siç njihet Cavani, ka veshur fanellën e Boca Juniors në dy vitet e gjysmë të fundit, ndërsa më parë fitoi famë me PSG, Napoli, Palermo dhe Manchester United.

Ai luajti 301 ndeshje për PSG-në dhe shënoi 200 gola, ndërsa me Napolin realizoi 104 gola në 138 paraqitje.

Me kombëtaren e Uruguait, Cavani regjistroi 136 paraqitje dhe shënoi 58 gola. /Telegrafi/

Lajm i madh për Barcelonën, Araujo rikthehet në stërvitje

29 December 2025 at 08:09


Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, do t’i bashkohet ekipit të hënën në seancën stërvitore të hapur të ekipit në Estadi Johan Cruyff, sipas Mundo Deportivo.

Qendërmbrojtësi uruguaian dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për tifozët për mbështetjen gjatë periudhës së rikuperimit nga problemet e shëndetit mendor.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Espanyol këtë fundjavë mbetet e dyshimtë, pasi Barcelona nuk dëshiron të nxitojë rikthimin e tij derisa të jetë plotësisht i rikuperuar.

Araujo aktualisht po punon me një trajner personal, në kuadër të një programi rikuperimi të përgatitur posaçërisht nga klubi katalanas.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të përfshihet në skuadër për Superkupën e Spanjës javën e ardhshme, ndërsa rikthimi i tij do të ishte një nxitje e rëndësishme për mbrojtjen e holluar të Barcelonës. /Telegrafi/

❌
❌