Vora mposht Partizanin 1-0 në inaugurimin e stadiumit të ri
TIRANË, 15 janar /ATSH/ Vora shënoi një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur 1-0 Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin e rikonstruktuar të Vorës.
Goli vendimtar u shënua nga Dario Daka në minutën e fundit të takimit, duke i dhënë tri pikët e çmuara skuadrës së drejtuar nga Bellai.
Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit nga VAR, u akordua si i rregullt.
Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë dhe tension. Partizani krijoi raste, përfshirë një penallti në fund të pjesës së parë që Toma e gaboi, ndërsa në pjesën e dytë kërkoi golin e avantazhit, por u ndëshkua në fund nga Daka.
Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 22 pikëve në tabelë, vetëm një më pak se Partizani, që pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat.
Ndeshja shënoi gjithashtu inaugurimin zyrtar të stadiumit të rikonstruktuar të Vorës, në një ditë festive për skuadrën dhe tifozët vendas.
/gj.m/j.p/
The post Vora mposht Partizanin 1-0 në inaugurimin e stadiumit të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
