Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Tensione në Minneapolis, pasi oficeri i emigracionit qëlloi për vdekje një grua

By: xhir jeta
8 January 2026 at 10:22

Minneapolis është në gjendje të tensionuar këtë të enjte pas të shtënave fatale të një gruaje nga një oficer i Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave.

Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë kërkuan që ICE të largohej nga shteti pasi 37-vjeçarja Renee Nicole Macklin Good u qëllua në kokë. Por Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se agjentët nuk do të shkojnë askund.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vendosur më shumë se 2,000 oficerë në zonë në atë që e quan operacioni i tij më i madh i zbatimit të imigracionit ndonjëherë. Noem tha se më shumë se 1,500 persona janë arrestuar.

Vrasja e Macklin Good të mërkurën në mëngjes në një lagje banimi në jug të qendrës së qytetit u regjistrua në video nga dëshmitarët, dhe në mbrëmje qindra njerëz dolën në protestë për të mbajtur zi për të dhe për t’i kërkuar publikut t’i rezistojë zbatimit të imigracionit. Disa më pas kënduan ndërsa marshuan nëpër qytet, por nuk pati dhunë.

Nënë e tre fëmijëve, poete/ Kush është gruaja e vrarë nga agjenti i Emigracionit në Minneapolis

By: xhir jeta
8 January 2026 at 10:15

René Nicole MacLean Good, nënë 37-vjeçare e tre fëmijëve, wshtw gruaja që u qëllua për vdekje nga një agjent i Policisë së Emigracionit (ICE) të mërkurën në Mineapolis.

Sipas Associated Press, Good ishte shtetase amerikane, e lindur në Kolorado, dhe nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë akuza penale. Në llogaritë e saj në rrjetet sociale, MacLean Good e përshkruante veten si “poete, shkrimtare, bashkëshorte dhe nënë”. Në postimet e fundit, ajo shkruante se po “njihte Mineapolisin”, ndërsa në profilin e saj në Instagram kishte shtuar emoji-n e flamurit ylber. Fotografia e profilit të saj në Pinterest e tregonte duke buzëqeshur dhe duke mbajtur pranë faqes një fëmijë të vogël, ndërsa postimet e saj fokusoheshin kryesisht te temat e tatuazheve, stilimit të flokëve dhe dekorimit të shtëpisë.

Ish-bashkëshorti i saj, i cili kërkoi të mbetet anonim për arsye sigurie të fëmijëve, deklaroi se Good kishte sapo lënë djalin e tyre 6-vjeçar në shkollë të mërkurën dhe po kthehej në shtëpi bashkë me partnerin aktual. Gjatë rrugës, ata u përballën me një grup agjentësh të ICE në një rrugë të mbuluar me borë në Mineapolis, qytet ku çifti ishte zhvendosur vitin e kaluar nga Kansas City, Misuri.

Video të filmuara nga kalimtarë, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në internet, tregojnë një agjent të ICE që i afrohet makinës së Good, i kërkon të hapë derën dhe kap dorezën. Kur automjeti fillon të lëvizë, një tjetër agjent i ICE, që ndodhej përpara makinës, nxjerr armën dhe qëllon të paktën dy herë nga një distancë shumë e afërt.

Në një tjetër video, e regjistruar pas të shtënave, një grua shihet e ulur pranë automjetit, duke qarë dhe duke bërtitur: “Kjo është gruaja ime, nuk di çfarë të bëj!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Zyrtarë të administratës Trump e paraqitën në orët e fundit MacLean Good si një element problematik, duke pretenduar se ajo tentoi të përplaste automjetin e saj me zyrtarë federalë. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës, sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, deklaroi se viktima “po i vëzhgonte (policinë) dhe po pengonte punën e saj gjatë gjithë ditës”.

Ajo shtoi se agjenti i ICE që hapi zjarr ishte goditur në qershor nga një automjet që “e kishte tërhequr për disa metra”.  Ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, megjithatë, thekson se ajo nuk ishte aktiviste dhe se nuk e kishte parë kurrë të merrte pjesë në protesta të çfarëdo lloji. Ai e përshkroi Good si një të krishterë të përkushtuar, e cila në rininë e saj kishte marrë pjesë në misione fetare në Irlandën e Veriut. Ajo e donte shumë këngën, kishte qenë pjesë e një kori në shkollë të mesme dhe kishte studiuar interpretim vokal në universitet.

MacLean Good kishte studiuar shkrim krijues në Old Dominion University në Virxhinia dhe kishte fituar një çmim në vitin 2020 për një nga veprat e saj, sipas një postimi në faqen e departamentit të Anglishtes të universitetit në Facebook. Ajo gjithashtu drejtonte një podcast me bashkëshortin e saj të dytë, i cili vdiq në vitin 2023. Ajo kishte një vajzë dhe një djalë nga martesa e parë, sot përkatësisht 15 dhe 12 vjeç, ndërsa djali 6-vjeçar ishte nga martesa e saj e dytë. Sipas ish-bashkëshortit, vitet e fundit Good ishte fokusuar kryesisht te rritja e fëmijëve, megjithëse më parë kishte punuar si asistente dentare dhe si punonjëse në një union kreditor.

Nëna e saj, Donna Ganger, deklaroi për gazetën Minnesota Star Tribune se familja u informua për vdekjen e saj vonë paraditen e së mërkurës. “René ishte një nga njerëzit më të mirë që kam njohur ndonjëherë”, tha Ganger për gazetën. “Ishte jashtëzakonisht e dhembshur. U kujdesej njerëzve gjatë gjithë jetës së saj. Ishte plot dashuri, falje dhe butësi. Ishte një njeri i jashtëzakonshëm.”

I arrestuar në Gjermani për trafik droge/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive

By: xhir jeta
8 January 2026 at 10:07

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.01 të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Nga të dhënat rezultoi se kjo veprimtari kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. Referuar urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja e subjektit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike, veprimtari kjo që ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme financiare.

Në analizën financiare të detajuar vërehet se vlera totale e të ardhurave të faktuara të shtetasit Ilber Domi dhe familjarëve të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera nga ky shtetas dhe familjarët e tij dhe dyshohet se vjen nga veprimtaria kriminale.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në përfundimin se shtetasi Ilber Domi dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme për të cilat kërkon konfiskimin si më poshtë:

– Pasuria e paluajtshme lloji “arë”, me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

– Pasuria “njësi”, me sipërfaqe bruto 98.8m2; si dhe

2poste parkimi”, ndërtuar sipas lejes së ndërtimit për objektin 1-2-9 kate+1kat nën tokë, në rrugën ‘Bulevardi Blu-Kamëz’.

Yesterday — 7 January 2026Main stream

Funerali i Brigitte Bardot/ Aktorja do të prehet në Saint-Tropez, përcillet me nderime

By: xhir jeta
7 January 2026 at 15:57

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot u përcoll për në banesën e fundit me një funeral që u mbajt në Sint Tropez, vendpushimin e Rivierës Franceze ku ajo jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga fama.

Banorët dhe admiruesit duartrokitën konvojin e funeralit ndërsa arkivoli i Bardot, dikur një nga gratë më të fotografuara në botë, përcillej nëpër rrugët e ngushta të qytetit.

Qindra njerëz u mblodhën në qytetin e vogël për të ndjekur lamtumirën në ekranet e mëdha të vendosura në port dhe në dy sheshe.

Bardot do të prehet në një varrezë me pamje nga Deti Mesdhe, sipas bashkisë së Saint-Tropez. Po aty prehen edhe prindërit e saj dhe bashkëshorti i saj i parë, regjisori Roger Vadim.

Aktorja e njohur u nda nga jeta më 28 dhjetor në moshën 91 vjeç në shtëpinë e saj në Francën jugore, pas një beteje me kancerin.

Bardot dhe u tërhoq nga kinematografia në vitin 1973 në moshën 39 vjeçare, pas një karriere ndërkombëtare që përfshinte dhjetëra filma.

Ndërsa u tërhoq nga industria e filmit, ajo mbeti një figurë publike dhe shpesh kontroverse përmes dekadave të aktivizmit për të drejtat e kafshëve dhe lidhjeve me politikën e ekstremit të djathtë.

Groenlanda “në shitje”/ Rubio: Do e blejmë ishullin, nuk do e pushtojmë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 15:56

Europa është vënë në lëvizje pas deklaratave të Donald Trump se ai kërkon që të bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Franca po punon me aleatët për një përgjigje në rast se Uashingtoni zbaton kërcënimin për të pushtuar Groenlandën.

Ministri i Jashtëm i Francës, Zhan Noël Barro, tha se ai dhe homologët e tij nga Polonia dhe Gjermania do të koordinohen për veprimet që do të ndërmarrin.

Diplomati francez mbajti më herët një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, I cili përjashtoi mundësinë e një pushtimi.

Rubio gjithashtu raportohet t’u ketë thënë ligjvënësve në një takim me dyer të mbyllura, se kërcënimet e fundit të administratës kundër Groenlandës nuk sinjalizojnë një pushtim të afërt dhe se qëllimi është blerja e ishullit nga Danimarka.

Nuk është e qartë nëse Rubio thjesht po tentonte të qetësonte ligjvënësit, por administrata Trump ka sinjalizuar prej kohësh se ka kërkuar të bindë Danimarkën të dorëzojë kontrollin e Grenlandës, ishullit më të madh në botë. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë se nuk kanë parë shenja se Shtëpia e Bardhë po përgatit një pushtim ushtarak të Grenlandës.

Kreytari I republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Mike Johnson, një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump, reagoi gjithashtu për zhvillimet e fundit, dhe tha se veprimet ushtarake në Groenlandë do të ishin të papërshtatshme.

Trump ka përsëritur ditët e fundit se dëshiron të fitojë kontrollin e Grenlandës, një ide e shprehur për herë të parë në vitin 2019 gjatë presidencës së tij të parë. Ai ka argumentuar se është çelësi për ushtrinë amerikane dhe se Danimarka nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë.

Groenlanda nuk është një anëtare e pavarur e NATO, por mbrohet nga anëtarësimi i Danimarkës në aleancën veriatlantike.

Disa vende në të gjithë Evropën kanë shprehur mbështetje për Groenlandën dhe Danimarkën pas kërcënimeve të vazhdueshme të Donald Trump për të aneksuar territorin.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Groenlanda i përket popullit të saj.

Sylvinho mbetet në Shqipëri/ FSHF rinovon kontrarën me trajnerin e Kombëtares

By: xhir jeta
7 January 2026 at 15:44

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

“Bankers”, lirohet drejtori/ GJKKO vendos ‘arrest shtëpie’ pas shtyrjes së afatit të hetimit

By: xhir jeta
7 January 2026 at 13:54

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia me masën arrest shtëpie CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO zgjati afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Ka qenë një kërkesë nga vetë CEO I Bankers në gjykatën e posacme, e cila vendosi të zbusë masën e sigurisë.

Më herët Gjykata e Posaçme vendosi të zgjasë me 3 muaj afatet e hetimit për dosjen “Bankers Petroleum”, me kërkesë të SPAK. Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella argumentuan se kjo zgjatje është e nevojshme për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore, për shkak të kompleksitetit të çështjes ndërsa kërkesa u miratua nga gjyqtari Erion Çela.

Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për periudhën 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.
Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe duke përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Hetimi, i cili tashmë është në dorë të SPAK, është zgjeruar duke përfshirë përgjegjësi brenda administratës tatimore dhe doganore, si dhe zyrtarë lokalë që dyshohet se kanë injoruar abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme buxhetit të shtetit. Hetimi filloi më 2 korrik nga Prokuroria e Fierit, ku u ekzekutuan disa masa sigurie ndaj drejtuesve të kompanisë./abcnews.al

Anulime fluturimesh në Europë/ Moti i keq me borë, nuk lëvizin as trenat e Eurostar

By: xhir jeta
7 January 2026 at 13:39

Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve në të gjithë Europën. Aeroporti i Amsterdami, Schiphol, ka anuluar më shumë se 700 fluturime dhe të tjera mund të anulohen në vazhdim.

Në Paris aeroporti Sharl dë Gol u detyrua të anulojë 100 nga fluturimet e tij, ndërsa aeroporti Orli anuloi 40 të tjera.

Disa trena të Eurostar janë anuluar këtë të mërkurë duke përfshirë shërbimet nga Stacioni i Londrës për në Stacionin Qendror të Amsterdamit, Stacionin Qendror të Roterdamit dhe Stacionin Gar dy Nor të Parisit. Rrjeti i trenave tha se ndërprerjet do të vazhdojnë edhe të enjten.

Në Mbreterinë e Bashkuar temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe në Skoci është në fuqi një alarm I verdhë për reshje bore dhe ngrica si pasojë e stuhisë Goretti.

Banorët janë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve dhe energjisë elektrike.

Ndërkohë pesë persona kanë humbur jetën në Francë dhe një grua në Bosnje. Në Francë vdekjet ishin shkak i aksidenteve rrugore për shkak të ngricave, ndërsa në Sarajevë një grua humbi jetën në spital pasi u godit nga një pemë që u rrëzua nga pesha e reshjeve të borës./abcnews.al

Moti, vështirësi në qarkullim/ Rënie gurësh e inertesh në rrugë, ekipet në terren

By: xhir jeta
7 January 2026 at 13:36

Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse kombetare në vend.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se gjatë natës ka pasur reshje intensive në pothuajse të gjithë vendin . Nga subjektet kontraktore vazhdon puna gjatë gjithë kohës me kapcitetet maksimale për mbajtjen funksionale të rrugëve nacionale.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Segmentet rrugore që kanë pasur probleme për shkak të rënies së gurëve dhe inerteve në trup ët rrugës rezultojnë se janë Bajram Curri-Valbonë, Dushaj- Lekbibaj, Sopot-Kam, Hani Hotit –Dogana, Kukës –Shishtavec, Skuraj-Burrel si dhe Peshkopi Vasije.

Ndërkohë në pjesën jugore të vendit disa prej akseve më problematike rezultojnë se janë Kardhiq-Delvinë dhe Lekël–Këlcyrë.

Në pjesën veriore reshjet e shiut kanë pushuar ndërsa për shkak të uljes së temperaturave kanë ka nisur bora e cila ka pasur intesitet në zonën e Bogë –Theth si dhe Qafë Mali-Fierzë.

Për shkak të motit të keq në aeroportin Nënë Tereza gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara janë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari dhe Keln) për në Brindisi dhe Bari.

Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.Edhe në porte aktiviteti vijon normalisht pa problematika ndërsa vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës.

Furnizimi me energji elektrike po ashtu ëshët prekur nga reshjet pasi janë aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të situatës nga moti i keq.

Nënstacioni Kajan në Belsh është jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike.Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri./abcnews.al

Champions i koshit provon skandalin/ Skuadra italiane, Trapani, braktis ndeshjen që në pjesën e parë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 12:40

Nuk mund të luhej në këto kushte. Gjithsesi, skuadra italiane e Trapanit doli në fushë për sfidën e plej ofit në Ligën e Kampionëve në basketboll për meshkuj, për të bërë detyrën dhe për t’iu shmangut një dënimi të ashpër.

Rreziku ishte 400 000 euro gjobë, ndërsa ekipi italian me emrin “Sharks”, pra peshkaqenët, pati vetëm pesë basketbollistë në dispozicion për ndeshjen kundër rivalit izraelit, Hapoel Holon,

Kjo për shkak të krizës së rëndë financiare të ekipit nga Apeninet.

Nga pesë lojtarët, dy ishin marrë nga të rinjtë pasi basketbollistët e tjerë e kanë braktisur klubin sepse nuk janë paguar.

Peshkaqenët nga Trapani rezistuan vetëm një periodë prej 10 minutash, dhe në fund nuk kishin mundësi të plotësonin pesëshen në parket.

Hapoel fitoi me shifrat e pazakonshme 38-5, dhe e tillë ishte diferenca cilësore dhe e motivimit nga të dyja palët.

Sipas rregullave të basketbollit europian dhe ndërkombëtar, nëse nuk arrin të përfundosh një ndeshje, I humb të gjitha sfidat e tjera në vazhdim në sezon, pra Trapani tashmë është I eliminuar.

Mëkat, sepse italianët ishin në formë të mirë, ndonëse tani rrezikojnë përjashtimin edhe nga liga e tyre kombëtare, me ndeshjen e fundit që nuk u zhvillua.

 

“Kokë a pil” me Asllanin/ Inter në telashe për fatin e mesfushorit të kombëtares shqiptare

By: xhir jeta
7 January 2026 at 12:38

Një rikthim me këtë fanelë përjashtohet.

Inter dhe trajneri i tij, Kristian Kivu, i kanë të qarta idetë për të ardhmen dhe për projektin e tyre, dhe Kristian Asllani nuk është pjesë e tij.

Gjithsesi, klubi zikaltër ka përgjegjësi dhe detyrim për kartonin e mesfushorit të Shqipërisë sepse e zotëron gjithnjë ai, dhe dëshiron të marrë sërish paratë që shpenzoi për të.

Momenti duket shumë i vështirë sepse Torino, ku shqiptari ndodhet në huazim, nuk dëshiron ta mbajë më tej, ndërsa nuk dihet nëse karriera e tij do të vazhdojë në Itali apo jashtë saj.

Inter, sipas lajmeve në mediat në Apenine, pëlqen më shumë që Asllani të largohet nga Seria A, edhe pse ka klube në vend që interesohen për të.

Informacioni është që Parma dhe Sasuolo mund të jenë kandidatë potencialë për ta marrë 23-vjeçarin që nuk po gjen qetësi në karrierë.

Natyrisht, kohë ka pasi periudha e transferimeve vazhdon gjatë gjithë janarit, ndërsa pengesa më e madhe është shuma që lombardët kërkojnë për kartonin.

Interi shpenzoi 13 milionë euro për ta marrë nga Empoli, ndërsa prej Torinos kërkoi 11.5 milionë.

Tashmë, kjo shifër duket jashtë realitetit, por nëse mesfushori kuqezi gjen ekipin e duhur dhe luan mirë gjysmën e dytë të sezonit, në Spanjë apo Itali, situata mund të përmirësohet.

Rritet niveli i ujit në kaskadën e Drinit/ KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 12:04

Niveli  ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi  për shkak të reshjeve të dendura të shiut .Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht  shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani  kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600  m³/sekondë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  theskon se prurjet kanë arritur në 3850 metër kub në sekondë ndërsa reshjet e shiut parashikohen  të jenë prezente  për disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë  do të jetë maksimale.

Por përtej permbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend .Në liqenin e fierzës niveli i ujit është rritur me gati 5 metra vetëm në 24 orë duke arritur në 285 metra. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit është 174 .13 metra dhe në atë të VAut të Dejës 75 metra.Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike  rezulton se ka arritur në 12,130 Mwh.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Njoftimi: 

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧

Sot dhe ditët në vazhdim situata sinoptikale pritet të mos ketë përmirësim. Reshjet e shiut do të jenë prezente disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë të jenë maksimale.

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth:

– HEC Fierzë 2300 m3/s
– HEC Koman 1150 m3/s
– HEC Vau i Dejës 400 m3/s

Totali 3850 m3/sek

👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Fierza: 285 m
Koman: 174.13 m
Vau i Dejës: 75 m

👉 Shkarkime:

•Hec Fierzë 0m3/s
•Hec Koman 1200 m3/s
•Hec Vau Dejës 1600 m3/s

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth: 3850 m3/sek
👉 Shkarkimet fundore në Vaun e Dejës: 1600 m3/sek
👉 Akumulim i volumit total në kaskadë: 2250 m3/sek (Në liqenin e Fierzës).

👉 Prodhimi ditor: 12,130MWh

🟢Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete, shtyhet rifillimi i mësimit në gjithë Kosovën

By: xhir jeta
7 January 2026 at 10:53

Në Kosovë është pezulluar mësimi në të gjithë shkollat e vendit. Shkak janë bërë përmbytjet në disa prej qyteteve kryesore. Minstrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoj se mësimi do të rifilloj të hënën e 12 janarit.

Drenasi, Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaji dhe Gjakova, janë komunat më të prekura nga vërshimet, sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent në Kosovë.

Në Gjakovë janë evakuuar mbi 20 familje, 20 të tjera në Drenas dhe dhjetra të tjera në Malishevë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi institucionet për reagimin ndaj vërshimeve për mbrojtjen e “jetës dhe pronës”.

“Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente”  shkruan Osmani në Facebook, ndërsa shtoj se Forca e Sigurisë së Kosovës është në gatishmëri që të ofrojë mbështetje “nëse paraqitet nevoja”.

Përmbytjet sollën edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në Drenas, Malishevë dhe Rahovec. Në Drenas, uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.

Përveç ndërprerjeve të energjisë, qytetarët u përballën edhe me ndërprerje të ujit, kryesisht në Mitrovicë. Në Prishtinë, komuna apeloi për kujdes, duke shtuar se, shkaku i vërshimeve, mund këtë probleme në qarkullimin rrugor, me kanalizime dhe rrëshqitje dheu.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, IKSHPK-ja rekomandoi që qytetarët ta valojnë ujin para se ta përdorin, dhe ushqimi që ka pasur kontakt me ujin e shiut të mos konsumohet.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kreysore të përmbytjeve./abcnews.al

 

Venezuela i “dorëzon” naftën SHBA/ Trump: Do na japin deri në 50 milionë fuçi në ditë, paratë do i kontrolloj unë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 10:48

Venezuela dp t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara deri në 50 milionë fuçi naftë, me vlerë 2.8 miliardë dollarë. Lëvizja u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump i cili tha në një postim në rrjetet sociale se nafta do të shitet me çmimin e tregut dhe paratë do të kontrollohen nga vetë ai për të siguruar që përdoren në dobi të popullit të Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Jam i lumtur të njoftoj se Autoritetet e Përkohshme në Venezuelë do t’i dorëzojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar me cilësi të lartë”, shkroi presidenti amerikan. Deklarata e Trump erdhi pasi ai tha se industria amerikane e naftës do të fillonte  në Venezuelë brenda 18 muajsh dhe se priste që investime të mëdha të hynin në vend.

Megjithatë mund të duhen dhjetëra miliardë dollarë, dhe potencialisht një dekadë, për të rikthyer prodhimin e mëparshëm të Venezuelës. Trump ka argumentuar ditët e fundit se kompanitë amerikane të naftës mund të rregullojnë infrastrukturën e naftës së Venezuelës.

Komentet e tij vijnë teksa në Venezuelë, Delcy Rodriguez, ish numri dy, u betua si presidente e vendit, pasi Nicolas Maduro u arrestua dhe përballet në Shtetet e Bashkuara me akuzat për trafik droge dhe armësh.

Trump ka argumentuar ditët e fundit se kompanitë amerikane të naftës mund të rregullojnë infrastrukturën e naftës së Venezuelës. Vendi i Amerikës së Jugut ka rreth 303 miliardë fuçi, rezerva më e madhe në botë, por prodhimi i saj i naftës ka qenë në rënie që nga fillimi i viteve 2000. Nafta venezueliane është gjithashtu e rëndë dhe më e vështirë për t’u rafinuar dhe aktualisht në vend operon vetëm një firmë amerikane, Chevron./abcnews.al

❌
❌