Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 December 2025Main stream

“Bankers”, zgjatet afati i hetimit/ GJKKO miraton kërkesën e SPAK, edhe tre muaj hetime

By: Re Nato
31 December 2025 at 15:34

Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për dosjen “Bankers Petroleum”, me kërkesë të SPAK. Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella argumentuan se kjo zgjatje është e nevojshme për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore, për shkak të kompleksitetit të çështjes ndërsa kërkesa u miratua nga gjyqtari Erion Çela.

I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg është CEO kinez i kompanisë, ndërsa të gjithë të tjerët janë në masa më të buta sigurie, si arrest në shtëpi. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për periudhën 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe duke përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Hetimi, i cili tashmë është në dorë të SPAK, është zgjeruar duke përfshirë përgjegjësi brenda administratës tatimore dhe doganore, si dhe zyrtarë lokalë që dyshohet se kanë injoruar abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

Hetimi filloi më 2 korrik nga Prokuroria e Fierit, ku u ekzekutuan disa masa sigurie ndaj drejtuesve të kompanisë, përfshirë CEO aktual dhe ish-drejtuesin Leonidha Çobo./abcnews.al

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

By: V K
31 December 2025 at 11:34

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”.

Sipas organit të akuzës, kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë.

Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Disa ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e “Bankers Petroleum” për shkak të gjobës 120 milionë euro ende të pashlyer, të vendosur në 2019 pasi kompania naftënxjerrëse nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin.

The post GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers” appeared first on Albeu.com.

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

By: Brisi
31 December 2025 at 10:37

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Sipas organit të akuzës kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping […]

The post GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers” appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

By: M C
25 December 2025 at 22:32

Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e cilësuar si një aferë ku kanë futur duart të gjithë qeveritë dhe askush nuk ka interes ta denoncojë, përfshirë opozitën.

“Të gjitha qeveritë nga 2004 për mua janë të përfshira, të gjithë ministrat e financave, drejtorët e tatimeve, drejtorët e përgjithshëm të doganave. Duke parë dosjen e Fierit, sepse në SPAK po hollohet si dosje, sa kohë që ata që u arrestuan me bujë të madhe në Fier, ish administrator, kur erdhën në SPAK, ai që ka qenë në përiudhën më të gjatë administrator, doli nga arresti dhe për çudi, asnjë media dhe portal, nuk pipëtiu të japë lajm, që Fieri e arrestoi dhe SPAK-u e nxorri. U mor edhe vendimi në gjykatën GJKKO që e la në arrest shtëpie. Pra dy kinezë, kinezin ekonomik dhe kinezin gjenetik, që vazhdon në burg ai, sepse nuk njeh njeri. Ky ka qenë 43 ditë administrator, ky gjenetiku, ky është më pak, por nuk njeh njeri. Ky tjetri ka dalë.

Prej 2004 nga ministri i parë i financave dhe gjithë ministrat e financave, Bankers, fillimisht kanadezët dhe pastaj kinezët, kanë nxjerrë 1.2-1.5 mln ton naftë në vit. Në 20 vite bëhen gati 25-30 mln ton naftë. Shqipëria ka nevojë për naftë dhe benzinë bruto deri në 2024, për 780 mijë ton. Po të kishim patur funksional Ballshin, Shqipëria nuk kishte nevojë të blinte naftë nga jashtë, furnizohej me naftë dhe benzinë nga këtu.

Trashë e trashë, Bankersi, ti thuash pusetë është e vogël, por duhet të jetë një bot, i pistë, ku kanë ngjyer duart, të gjitha qeveritë, nga Nano në fund të mandatit dhe çfarë kanë ardhur pas Nanos, Berisha dhe pastaj Rama.

Bankers ka një gjobë në maj 2019, 120 mln euro gjobë. E marr të printuar dhe ia lë Ramës në Kuvend. Çfarë është më tha. Gjobë e Bankers i thashë. Epo kështu thonë tha. Ore i thashë, ia ka falur kjo Anila që nuk ka të drejtë t’ja falë. Gjobat i fal ose komisioni i apelit ose gjykata administrative. Këta kanë heshtur, por përse? Të gjithë kullat vërdallë Tiranës, kompani të fuqishmë, filloje te Stadiumi e me rradhë…

Përpos edhe Raifaissen bank. Ke edhe mbi 10 politikanë. Katër studio avokatie, njërën e ka ish deputet i PS, Alket Hyseni, ka marrë 6 mln euro për këshillime. Studio avokatore e Eduard Halimit, me 2-3 vetë në punë, ka marrë 3 milionë euro. Për koiçidencë, 720 mijë euro i ka marrë ditën që më kanë shpallur mua armik.

Është një Çerekja, bashkë me bashkëshorten, që paradite rri të PS dhe pasdite te PD, ky ka marë 2.7 mln ai dhe 1.7 bashkëshortja.

Pastaj djali i ish-ministrit të jashtëm të PD, që duhet të ketë bërë ndonjë roman, ai ka marrë 387 mijë euro. Dhe bizneset me rradhë.

Për mua është afera që ka bërë pis politikën, pa dallim spektri dhe nuk kam dëgjuar të flasin siç duhet folur, as opozitën sot dhe as opozitën dje, për Bankersin. Se sa do ta hetojnë, nuk e di”, tha Murrizi.

The post “Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë! appeared first on Albeu.com.

“Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

By: armand
25 December 2025 at 21:52

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum. Çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën, duke argumentuar se hetimet përfshijnë zyrtarë të lartë shtetëror dhe elementë të një […]

The post “Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt appeared first on BoldNews.al.

Afera Bankers/ Xama tregon skemën: Si i shmangte kompania taksat duke çuar paratë jashtë vendit

By: Brisi
25 December 2025 at 21:35

Gazetarja Ola Xama, ka komentuar mbrëmjen e sotme aferën “Bankers” teksa ka treguar edhe skemën që përdorte kompania për të shmangur detyrimet në Shqipëri. Sipas gazetares, Bankers bënte skemën transfer pricing, dhe kishte degën e vet në vendin tonë, ndërsa degën mëmë në Kanada. Kur shiste naftën për eksport ia shiste kompanisë mëmë, jo me […]

The post Afera Bankers/ Xama tregon skemën: Si i shmangte kompania taksat duke çuar paratë jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

Afera “Bankers”/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan mln € dhe s’paguajnë punëtorët

By: Brisi
18 December 2025 at 21:02

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes kompanitë nënkontraktore që kanë punuar në fushën naftë mbajtëse Patos – Marinzë, e dhënë me koncesion firmës “Bankers”, të cilat pasi xhiruan dhjetëra miliona euro, tashmë kanë filluar të largohen, duke lënë në mëshirë të fatit punëtorët. Këto firma kanë shfaqur probleme në pagesat, nuk u paguajnë statusin […]

The post Afera “Bankers”/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan mln € dhe s’paguajnë punëtorët appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Bankers”/ Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln € me firmën e Ballukut

By: Brisi
26 November 2025 at 17:59

Agron Shehaj ka publikuar ditën e sotme një shkresë që sipas tij tregon se qeveria shqiptare nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro. Sipas shkresës që daton në vitin 2019, Shehaj thotë se Balluku i drejtohet ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave duke i kërkuar pezullim të gjobës 120 milionë […]

The post Çështja “Bankers”/ Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln € me firmën e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Skandali “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet dhe Doganat! Në “sitë” edhe zyrtarë të lartë

By: Brisi
26 November 2025 at 16:10

Hetimi për Bankers Petroleum Albania, i cili tashmë ka kaluar në dorë të SPAK, ka marrë përmasa edhe më të gjera. Burime për mediat bëjnë me dije se, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe doganore. Thuhet se SPAK po heton strukturat e pushtetit […]

The post Skandali “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet dhe Doganat! Në “sitë” edhe zyrtarë të lartë appeared first on BoldNews.al.

“Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive

By: V K
26 November 2025 at 15:57

Skandali i njohur si afera “Bankers”, ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.

Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar, apo kanë lejuar shkeljet e kryera nga kompania Bankers.

Mësohet se SPAK po heton vepra të ndryshme penale, përfshirë:

 

Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar

Fshehjen e të ardhurave

Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Shpërdorimin e detyrës

Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore

Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë

Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal

Hetimet përfshijnë edhe veprimet e doganave, zyrave të konsulencave dhe strukturave të financave, pasi dyshohet se zyrtarët e këtyre institucioneve kanë lejuar skemat mashtruese të Bankers, ku kompania dilte me humbje fikse për të shmangur pagesën e taksave dhe përfitonte miliona euro.

Zgjerimi i hetimeve reflekton përpjekjen e SPAK, për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit administrativ dhe për të ndëshkuar çdo abuzim, duke përfshirë ish-zyrtarët e kompanisë, punonjësit e tatimeve dhe doganave, si dhe zyrtarë vendorë të përfshirë në skemat e dyshuara.

The post “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive appeared first on Albeu.com.

Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo

By: armand
4 November 2025 at 16:26

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga burgu ish administratorin e Bankers, Leonidha Çobo. Kapitali ka mësuar se gjykata e ka gjetur të padrejtë arrestimin e ish administratorit të Bankers nga Prokuroria e Fierit duke urdhëruar lirimin e mënjehërshëm të tij dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie. GJKKO ka […]

The post Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo appeared first on BoldNews.al.

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

By: armand
27 October 2025 at 11:23

Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të. Nga dhjetë grevistët që nisën këtë qëndrim ekstrem, sot kanë mbetur tetë, pasi dy prej tyre u larguan për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht shokët e tyre dhe vendosmërinë për të mos […]

The post Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin appeared first on BoldNews.al.

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

26 October 2025 at 13:34

Naftëtarët e “Bankers Petroleum” në Marinzë vijojnë grevën e urisë, ku kanë hyrë në ditën e 12-të, teksa deri tani si kompania kineze, po ashtu edhe institucionet shtetërore janë treguar indiferente ndaj kërkesave të tyre për rritjen e fondit të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e grevistëve vijon të përkeqësohet, […]

The post “Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve appeared first on BoldNews.al.

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

16 October 2025 at 22:03

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale. Lala tha se dy zyrtarët e lartë që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si […]

The post Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist appeared first on BoldNews.al.

Protesta e naftëtarëve të ‘Bankers’, Baçi: Kërkojnë statusin, ata të Alpetrolit e kanë se janë patronazhistë

By: armand
16 October 2025 at 11:32

Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar në Kuvend për protestën e naftëtarëve në Fier. Baçi theksoi se këta naftëtarë kërkojnë statusin e tyre të ligjshëm, ku sipas tij, Bankers nuk ja jep. Ai shtoi se ndryshe ndodh në kompaninë Alpetrol, ku naftëtarët e gëzojnë statusin, por sipas tij sepse janë patronazhistë. “Kam një shqetësim […]

The post Protesta e naftëtarëve të ‘Bankers’, Baçi: Kërkojnë statusin, ata të Alpetrolit e kanë se janë patronazhistë appeared first on BoldNews.al.

Naftëtarët e Bankers futen në grevë urie: Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake

By: armand
15 October 2025 at 14:45

Naftëtarë dhe punonjës të tjerë të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë janë futur në grevë urie mëngjesin e së mërkurës. Fillimisht rreth 200 punonjës protestuan përpara zyrave të kompanisë, ndërsa Kryetari i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu thotë se 10 naftëtarë janë futur në grevë urie në një nga zyrat e sindikatës. Gjithashtu, grupet […]

The post Naftëtarët e Bankers futen në grevë urie: Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake appeared first on BoldNews.al.

“Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante

By: armand
14 October 2025 at 16:52

Vetëm pak kohë pasi Prokuroria e Posaçme mori nga homologët e Fierit dosjen gjigante të “Bankers Petrolium”, dalin detaje për përfshirje në këtë aferë miliardëshe të politikanëve dhe bizneseve të mëdha. Gazetari Xhevair Zhabina duke folur për nisjen e hetimit nga SPAK për dosjen “Bankers”, veçoi akuzën e organizatës kriminale. Ai tha për “MCN Live” […]

The post “Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante appeared first on BoldNews.al.

“Më habit heshtja e SPAK”/ Murrizi: Politikanë e biznesmenë nuk kishin brekë në by*** dhe tani jetojnë në luks prej Bankers!

By: M C
8 September 2025 at 23:01

Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i habitur me heshtjen e SPAK-ut për skandalin e kompanisë Bankers që ka shitur mbi 5 miliardë euro naftë shqiptare për 21 vite dhe nuk ka paguar asgjë për llogari të shtetit shqiptar, duke u justifikuar se ka dalë me humbje.

Ai u shpreh se në këtë vjedhje kaq të madhe janë të përlyer shumë politikanë të lartë të të gjithë krahëve.

“Më habit heshtja e SPAK. Është vepër penale që kalon 50 mijë euro dëm buxhetit, qoftë edhe këta që kishit intervistuar, përvec Meksit, për statusin që kanë patur janë subjekte të SPAK. Ish-ministra. Se në fund të fundit për këtë është ngritur kjo struktura e Posacme. Tallja, që këta që kanë qeverisur shqiptarët, me pasurinë e shqiptarëve, është që për cdo shoqëri tjetër, po del 3 vjet me humbje shpall falimentin. Për këtë kompani që del 21 vite me humbje, edhe shitja e naftës që del te letrat e Prokurorsië është në bazë të letrave fiktive që ka vetë kompania.

Kam qenë vetë në Fier disa herë.

Kur erdhi Rama, tha hajdutët e PD-së nuk ju linin ju të punonit për shkak se vidhnin naftën.

Ajo që duhet të kalohej më e madhe vjedhje, duhet ta merrte SPAK. Janë 20 prokurorë që paguhen nga 7 mijë euro në muaj. Nuk e kam dëgjuar Dumanin të thotë, është apo jo për ne.

Nëse kemi sot kompani të mëdha, janë para të vjedhura nga Bankers. S’kanë patur brekë në bythë këta dhe sot lundrojnë në luks, kokrra hajdutësh. Janë shumë politikanë të përlyer. Ndonjë politikan që shkruan letra, romane. Një që nuk ka lidhje me konsulenca juridike, djali i ish-ministrit të jashtëm, cfarë ka bërë për të marrë mbi 300 mijë euro?

Janë trazuar shumë.

Në ka një pisllëk që ka dalë në sipërfaqje, se si ka luajtur politika shqiptare. Hajdutët kanë një surrat, por është Bankers. Kështu është Kurumi, Rapiscani, ngjyrosja e naftës, ALEAT, e me rradhë”- tha Murrizi.

The post “Më habit heshtja e SPAK”/ Murrizi: Politikanë e biznesmenë nuk kishin brekë në by*** dhe tani jetojnë në luks prej Bankers! appeared first on Albeu.com.

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

By: Elva
6 September 2025 at 13:44

Dhjetëra naftëtarë të Bankers Petroleum kanë protestuar sërish këtë të shtunë para zyrave të kompanisë në Marinzë, duke kërkuar një marrëveshje të re që garanton të drejtat e tyre. Protesta, e organizuar nga sindikata e sektorit të Hidrokarbureve, u zhvillua me pankarta dhe thirrje kundër zgjatjes së kontratës aktuale pa një marrëveshje të re. “Greva […]

The post Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës appeared first on BoldNews.al.

Myslim Murrizi, Arben Malajt/ Ty të bënë bandat deputet!

14 August 2025 at 20:27

Ish-deputeti Myslim Murrizi dhe ish-ministri Arben Malaj janë përfshirë në një debat në rrjetet, ku shkaku është afera e kompanisë së naftës në Ballsh, “Bankers Petroleum Albania”. Në përgjigjen e tij, Murrizi shprehet ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmend se mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e […]

The post Myslim Murrizi, Arben Malajt/ Ty të bënë bandat deputet! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌