Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

BERLIN – Wadephul: Gjermania nuk do t’i bashkohet forcës paqeruajtëse në Gaza

26 December 2025 at 15:35

BERLIN, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjermania nuk do të marrë pjesë në një forcë ndërkombëtare stabilizimi (ISF) për zbatimin e planit të paqes për Gazën në të ardhmen e afërt, deklaroi ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

Në komentet e publikuara sot, Wadephul  tha ushtarët gjermanë nuk do të jenë pjesë e një force që do të duhej të siguronte mbrojtje konkrete në rast nevoje.

“Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë praninë e ushtarëve gjermanë në këtë rajon të veçantë”, tha ai.

Gjermania është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në strukturat e parashikuara nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç është një këshill paqeje.

Megjithatë, Berlini ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në një strukturë të tillë.

Faza e dytë e planit 20-pikësh të paqes të presidentit amerikan Donald Trump parashikon çarmatimin e grupit militant palestinez Hamas dhe krijimin e një force ndërkombëtare stabilizimi.

Dy muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Hamasi ka refuzuar të dorëzojë armët.

“Pasi të kenë nisur konsultimet fillestare me vendet e mundshme kontribuuese me trupa, është i nevojshëm një kuadër politik, përfshirë një arkitekturë sigurie të garantuar nga ISF dhe forcat palestineze të sigurisë”, tha Wadephul.

“Do të ishte e rëndësishme që e gjithë kjo të nisë sa më shpejt”. theksoi ministri i Jashtëm.

“Ne nuk duhet të lejojmë që ndarja aktuale e Gazës, në një pjesë të kontrolluar nga ushtria izraelite dhe një pjesë gjithnjë e më shumë nën kontrollin e Hamasit, të bëhet e përhershme”, paralajmëroi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post BERLIN – Wadephul: Gjermania nuk do t’i bashkohet forcës paqeruajtëse në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

KOMENT – A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

11 December 2025 at 22:15

TEHERAN, 11 dhjetor /ATSH/ – Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ambasada e Rusisë në Teheran ka thënë se reklamat – të cilat u ofrojnë burrave iranianë të moshës 18 deri në 45 vjeçare shpërblim deri në 20.000 dollarë për t’u regjistruar dhe më pas pagë mujore rreth 2.000 dollarë – janë të rrejshme.

Derisa vërtetësia e fletushkave është kundërshtuar nga Moska, dihet se Rusia ka përdorur rrjete të errëta për të rekrutuar mijëra të huaj për të luftuar për të në Ukrainë, përfshirë nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Kuba.

Radio Farda e Radios Evropa e Lirë (REL) i telefonoi në aplikacionin WhatsApp numrit të dhënë në reklamat e shfaqura. Personi i paidentifikuar që u përgjigj tha se fletushkat ishin pjesë e një fushate “zyrtare” rekrutimi nga Rusia dhe pretendoi – pa dhënë dëshmi – se ajo ishte “e bashkërenduar” me autoritetet iraniane.

“Të falsifikuara dhe kriminale”

Fletushkat janë shfaqur në Teheran ditët e fundit. Reklamat thonë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po rekruton njerëz për role të ndryshme, përfshirë ushtarë, operatorë dronësh dhe shoferë.

Ato ofrojnë paga të larta dhe bonuse për rekrutët, përfshirë bileta avioni drejt Rusisë, strehim falas, kujdes mjekësor dhe pagesa të pacaktuara. Edhe pse në shënjestër të reklamave janë burrat, ato ofrojnë punë edhe për gra me trajnim mjekësor.

Reklamat në gjuhën persiane përfshijnë informacion kontakti, duke përfshirë një e-mail adresë, një numër armen në WhatsApp dhe një kanal në Telegram.

Kur Radio Farda i kontaktoi në WhatsApp, thirrja u refuzua. Pas një mesazhi zanor për informacion shtesë, një person i paidentifikuar – që më vonë e përshkroi veten si “administrator i thjeshtë” – u përgjigj me mesazh tekstual, duke pretenduar se ndodhej në Moskë.

Ky person i paidentifikuar tha se fletushkat ishin pjesë e një fushate zyrtare ruse të rekrutimit në Iran. Ai shtoi se autoritetet iraniane ishin në dijeni për këtë fushatë.

Kanali në Telegram i reklamuar në fletushkë – Join To Russian Army For Foreigners – poston në rusisht, anglisht, persisht dhe arabisht. Kanali u hap më 4 nëntor dhe ka mbi 2.000 ndjekës.

Një mesazh në anglisht dhe persisht deklaron se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë “po hap dyert për qytetarë të huaj të gatshëm të nënshkruajnë kontratë dhe të shërbejnë me nder”.

Mesazhi shton: “Ju mirëpresim edhe nëse nuk flisni rusisht”.

Një postim tjetër në kanal përfshin një fotografi të dy burrave fytyrat e të cilëve janë të mbuluara me emotikone. Në mbishkrim thuhet: “Djemtë tanë nga Irani, mirë se vini në Rusi”. Postimi u bë më 7 dhjetor.

Ambasada ruse në Teheran, në një deklaratë të lëshuar më 9 dhjetor, tha se fletushkat ishin “të falsifikuara dhe me natyrë kriminale”.

“As Ambasada e asnjë nga strukturat zyrtare të shtetit rus nuk kanë asnjë lidhje me këtë letër”, thuhet në deklaratë, e cila u publikua nga media iraniane.

“Histori e dëshmuar”

John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington, i tha Radios Farda se, megjithëse nuk mund të fliste për vërtetësinë e fletushkave, “Rusia e ka një histori të qëndrueshme të rekrutimit të të huajve nga një gamë e gjerë vendesh për të luftuar në Ukrainë”.

Hardie tha se rekrutuesit rusë kanë synuar burra në vende më të varfra.

Këta rekrutë shpesh trajnohen shumë pak para se të dërgohen në vijën e frontit, tha ai.

Ruajtja e numrit të trupave

Rusia ka zgjeruar rekrutimin e luftëtarëve të huaj pasi po përpiqet ta ruajë numrin e trupave përballë humbjeve të rënda në Ukrainë.

Ukraina pretendon se Moska ka rekrutuar të paktën 18.000 luftëtarë të huaj nga 128 vende. Më shumë se 11.000 koreanoveriorë po shërbejnë gjithashtu në luftë si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi ushtarak midis Moskës dhe Phenianit.

Rusia ka rekrutuar njerëz nga Kuba, Siria, Jordania, Nepali, India, Kenia dhe vendet e Azisë Qendrore duke përdorur një kombinim detyrimi, ryshfeti dhe mashtrimi, sipas ekspertëve.

Rritja e rekrutimit të të huajve pasqyron ngurrimin e Rusisë për të urdhëruar një tjetër mobilizim pas thirrjes kaotike të shtatorit 2022, e cila nxiti një eksod masiv rusësh.

Vlerësimet perëndimore sugjerojnë se ushtria ruse ka pësuar më shumë se një milion të vrarë dhe të plagosur që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, shkruan REL.   /os/

The post KOMENT – A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjenerali amerikan për tërheqjen e trupave: Europa mund t’ia dalë edhe vetë

By: armand
5 December 2025 at 14:56

Më pak trupa amerikanë në Europë nuk do të dobësojnë mbrojtjen e kontinentit. Kështu thotë komandanti i lartë i forcave aleate në Europë, Gjenerali Alexus Grynkeëich, teksa adreson shqetësimet mbi angazhimin e shteteve të bashkuara ndaj NATO. “Jam besimplotë mbi kapacitetet e Europës dhe Kanadasë”, tha gjenerali që garantoi se ishin gati për t’iu përgjigjur çdo […]

The post Gjenerali amerikan për tërheqjen e trupave: Europa mund t’ia dalë edhe vetë appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Stacion i ri i zjarrfikësve në Fier, rrisim kapacitetet në të gjithë vendin

15 November 2025 at 14:07

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në stacionin e ri të zjarrfikësve, një prej modeleve më të mira në vend për infrastrukturën dhe shërbimin operativ.

Ky inspektim bëhet në kuadër të turit kombëtar të takimeve me të gjitha ekipet zjarrfikëse në bashkitë e vendit, për të evidentuar nevojat dhe për të forcuar kapacitetet e MZSH.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e ngritjes së standardeve të unifikuara në të gjitha bashkitë dhe krijimin e një trupe të motivuar e të trajnuar sipas protokolleve bashkëkohore

“Kemi nisur një tur takimesh me të gjithë ekipet zjarrfikës në të gjithë vendin. Stacioni zjarrfikës në Fier është model, si për infrastrukturën ashtu edhe për trupën. Fatkeqësisht, jo të gjitha bashkitë janë në këtë nivel dhe ky është objektivi ynë, t’i sjellim të gjitha në një standard të barabartë”, u shpreh Koçiu ndërsa u ndal tek situata e verës së kaluar që tregoi, sipas saj, se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të ketë njohuri bazike për veprimin në emergjencë dhe sa thelbësore janë investimet në bashkitë e vogla me kapacitete të kufizuara.

“Kërkohet menaxhim i qendërzuar, koordinim i të gjitha strukturave nga emergjencat civile, te urgjenca kombëtare mjekësore, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura dhe një trupë zjarrfikësish e motivuar, e shpërblyer dhe e trajnuar sipas standardeve bashkëkohore”, shoti ministrja e Brendshme.

Koçiu vuri në dukje se stacioni në Fier është shembull sipas të cilit do të vijojë puna për të ngritur kapacitetet në të gjithë vendin.

“E rëndësishme është të dëgjojmë sugjerimet tuaja nga terreni, sepse ajo që bëni ju është frymëzim dhe meriton vëmendje të përditshme”, tha Koçiu.

Gjatë vizitës u inspektuan ambientet e reja, përfshirë kullën e stërvitjes, ndërsa u diskutua mbi nevojat për më shumë pajisje, trajnime të specializuara dhe një strukturë karriere më të qartë për zjarrfikësit.

Takimi u mbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara reformën e shërbimit zjarrfikës, duke e bërë atë më të fortë, më të koordinuar dhe më efikas.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Stacion i ri i zjarrfikësve në Fier, rrisim kapacitetet në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BUKURESHT – Rutte minimizon tërheqjen e trupave amerikane nga Rumania

5 November 2025 at 17:27

BUKURESHT, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte minimizoi sot në Bukuresht pasojat për Aleancën, me rastin e tërheqjes së disa trupave amerikane të vendosura në Rumani, të njoftuar javën e kaluar.

“Unë me të vërtetë mendoj se po e ekzagjerojmë pak”, u tha ai gazetarëve, krah presidentit rumun Nicusor Dan.

“Këto rregullime ndodhin gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

“Dhe edhe pas lajmit të njoftuar të mërkurën e kaluar, prania e forcave amerikane në Evropë mbetet më e madhe se sa ka qenë për shumë vite. Ka ende shumë më tepër forca amerikane në kontinent sesa para vitit 2022”, shpjegoi Rutte.

Shtetet e Bashkuara njoftuan një javë më parë një reduktim të pranisë së tyre ushtarake në frontin lindor të Evropës.

Sipas statistikave më të fundit në dispozicion, 1 700 ushtarë amerikanë janë aktualisht të vendosur në Rumani, dhe midis 900 dhe 1 000 do të mbeten pas kësaj përshtatjeje.

Prej disa vitesh, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të riorientojnë prioritetet e tyre strategjike drejt Azisë, duke përfshirë edhe zvogëlimin e pranisë së tyre në Evropë.

Kthimi i Donald Trump në pushtet në janar vetëm sa e theksoi këtë tendence.

Rreth 85 000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në Evropë./  a.jor.

The post BUKURESHT – Rutte minimizon tërheqjen e trupave amerikane nga Rumania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Izraeli dhe Hamas dorëzojnë trupat e vrarë në kuadër të armëpushimit

31 October 2025 at 20:17

DEIR AL-BALAH, 31 tetor  /ATSH/ – Zyrtarë të spitalit në në Rripin e Gazës njoftuan se Izraeli ka dorëzuar trupat e 30 palestinezëve, një ditë pasi militantët palestinezë kthyen në Izrael mbetjet e dy pengjeve izraelite, sipas “AP”.

Trupat u pranuan nga Spitali “Nasser” në qytetin jugor të Khan Younis, por autoritetet nuk dhanë detaje mbi identitetin apo gjendjen e tyre.

]Ky këmbim i ndërsjellë i trupave dhe pengjeve shihet si një shenjë e përparimit të marrëveshjes së brishtë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, e cila ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar pas disa sulmeve ajrore izraelite që kanë goditur pjesë të Gazës gjatë kësaj jave.

Para këtij zhvillimi, Izraeli kishte dorëzuar trupat e 195 palestinezëve pa dhënë informacione për identitetin e tyre. Ende nuk është e qartë nëse trupat e fundit i përkasin personave të vrarë në Izrael gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, të burgosurve që kanë vdekur në paraburgim, apo trupave të gjetur nga ushtria izraelite gjatë luftës në Gaza.

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se përballen me vështirësi për identifikim, për shkak të mungesës së pajisjeve për testim të ADN-së.

Hamasi ka dorëzuar deri tani mbetjet e 17 pengjeve, ndërsa 11 të tjerë ndodhen ende në Gaza dhe pritet të dorëzohen sipas kushteve të marrëveshjes. Ky proces po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq dhe me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Hamasit i ishte dhënë një afat 24-orësh për të tërhequr luftëtarët e mbetur nga zona e ashtuquajtur “zona e verdhë”, që ndodhet nën kontroll izraelit. Pas përfundimit të afatit, Izraeli pritet të zbatojë masat e armëpushimit dhe të godasë objektivat e Hamasit që nuk janë tërhequr.

Lufta, e nisur nga sulmi i 7 tetorit 2023 kur militantët e Hamasit vranë rreth 1 200 persona dhe morën 251 pengje në Izrael, ka rezultuar në mbi 68 600 të vrarë palestinezë sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ministria nuk dallon mes civilëve dhe luftëtarëve, por të dhënat e saj konsiderohen përgjithësisht të besueshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Izraeli ka kundërshtuar këto shifra, pa ofruar një bilanc të vetin. /Ad.Ab./

The post GAZA – Izraeli dhe Hamas dorëzojnë trupat e vrarë në kuadër të armëpushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA planifikon të reduktojë numrin e trupave në Evropë

30 October 2025 at 08:08

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë njoftoi të mërkurën se disa trupatë SHBA që janë tërhequr nga vendi nuk do të zëvendësohen pasi Shtetet e Bashkuara planifikojnë të reduktojnë numrin e trupave të vendosura në krahun lindor të NATO-s në Evropë.

Sipas autoriteteve të Bukureshtit, kjo masë do të prekte forcat e stacionuara në bazën ajrore rumune Mihail Kogalniceanu. “Vendimi amerikan është të ndalojë rotacionin në Evropë të një brigade që kishte elementë në disa vende të NATO-s”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

Ministri rumun i Mbrojtjes Ionut Mosteanu vuri në dukje gjithashtu se numri i përgjithshëm i trupave në krahun lindor të NATO-s edhe pas ndryshimeve do të mbetet më i lartë se përpara sulmit rus ndaj Ukrainës.

Anëtarja e BE dhe NATO-s ndan një kufi prej 650 kilometrash (rreth 400 milje) me Ukrainën dhe është përballur me disa inkursione të dronëve rusë muajt e fundit. Zyrtarët amerikanë konfirmuan planet, por thanë se ndryshimet ishin pjesë e planeve të gjata dypartiake të Uashingtonit për t’u “orientuar drejt Azisë”, si dhe një shenjë e përmirësimit të gatishmërisë evropiane në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Ushtria amerikane i quan planet “shenjë pozitive” të rritjes së aftësive evropiane

“Kjo nuk është as një tërheqje amerikane nga Evropa dhe as një shenjë e një angazhimi më të vogël ndaj NATO-s dhe Nenit 5,” tha në një deklaratë Ushtria Amerikane për Evropën dhe Afrikën me qendër në Gjermani, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes reciproke të NATO-s. “Përkundrazi, është një shenjë pozitive e rritjes së kapacitetit dhe përgjegjësisë evropiane,” tha ai.

Ushtritë evropiane në NATO, veçanërisht Gjermania, po përpiqen të rrisin rekrutimin dhe prokurimin, si dhe shpenzimet e përgjithshme të mbrojtjes, në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Ushtria tha se rreth 1000 trupa amerikane do të mbeten në Rumani, nga rreth 1700 në prill të këtij viti. Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, tha në mënyrë të ngjashme, planet tregojnë se si Rumania dhe aleatët e tjerë të NATO-s po rrisin aftësitë e tyre mbrojtëse, ndërsa Evropa kërkon të forcojë aftësitë e saj në mes të luftës në Ukrainë.

“Për më shumë se 20 vjet si aleate e NATO-s, Rumania ka bashkëpunuar vazhdimisht me Shtetet e Bashkuara për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta të mbrojtjes,” tha Whitaker. “Ky partneritet mbetet më i fortë se kurrë.”

Analistët gjermanë të mbrojtjes nuk shohin “arsye për panik”

Në varësi të operacioneve dhe stërvitjeve, Shtetet e Bashkuara zakonisht kanë midis 80.000 dhe 100.000 trupa të stacionuara në Evropë në çdo kohë, duke përfshirë rreth 9000 trupa në Ramstein në Gjermaninë perëndimore.

Një avion transporti ushtarak C-17 Globemaster që ngrihet nga baza ajrore Ramstein në Gjermani. 23 qershor 2025.

Selia e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Afrikë ndodhet në Ramstein, Gjermania perëndimore.

Titujt e së mërkurës, natyrisht, tërhoqën vëmendjen e komentuesve të politikës së mbrojtjes në Gjermani, me ish-ambasadorin gjerman në Shtetet e Bashkuara dhe ish-kreun e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, duke deklaruar se njoftimi “nuk ishte shkak për alarm”.

Analisti i mbrojtjes, autori dhe podkasteri Carlo Masala i Universitetit të Bundeswehrit në Mynih iu përgjigj Ischingerit duke thënë: “Unë mbështet vlerësimin e tij. Por ajo që asnjëri prej nesh nuk di është nëse do të ketë hapa të tjerë në të ardhmen”.

Administratat e njëpasnjëshme amerikane, të paktën që nga Barack Obama, nëse jo më parë, kanë folur për planet dhe nevojën taktike për të zhvendosur disa nga asetet ushtarake të SHBA në rajonin Indo-Paqësor.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto e vuri në dukje këtë në një intervistë për Sky: “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për konkurrencën me Kinën dhe Evropa duhet të krijojë mbrojtjen e saj.”

Megjithatë, lajmet për plane të tilla gjatë presidencës së Trumpit mund të ngrenë më shumë pasiguri, duke pasur parasysh komentet e tij ndonjëherë kontradiktore për NATO-n, shpenzimet ushtarake evropiane, Ukrainën dhe Rusinë./ DW

SHBA tërheq disa trupa nga Rumania

By: xhir jeta
29 October 2025 at 10:27

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar më 29 tetor.

“Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.

Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”.

“Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e prioriteteve të reja të administratës amerikane, të shpallura që nga muaji shkurt. Vendimi ka marrë parasysh gjithashtu faktin që NATO-ja ka forcuar praninë dhe aktivitetin në krahun lindor, çka i lejon Shteteve të Bashkuara të përshtatin pozicionin e tyre ushtarak në rajon”, u tha në njoftim.

Gjithashtu, ministria rumune theksoi se “vendimi amerikan ka të bëjë me ndërprerjen e rotacionit në Evropë të një brigade që kishte elemente në disa shtete të NATO-s”.

“Afër 1 mijë ushtarë amerikanë do të qëndrojnë të dislokuar në territorin e Rumanisë, duke kontribuar në parandalimin e çdo kërcënimi dhe duke vazhduar të përfaqësojnë një garanci të angazhimit të SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha dikasteri i mbrojtjes.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë vjen pas disa muajsh kur ishte përfolur për një tërheqje të trupave amerikane nga krahu lindor i aleancës ushtarake perëndimore.

Gazeta ukrainase Kyiv Post raportoi të martën në mbrëmje se aleatët e NATO-s u informuan për këtë vendim gjatë kësaj jave dhe se, në diskutimet e brendshme, u morën në konsideratë edhe reduktime të personelit, përfshirë në Poloni, por vendimi përfundimtar preku vetëm Rumaninë.

As autoritetet në Bukuresht, as ato amerikane nuk kanë dhënë deri tani një shifër të saktë të ushtarëve amerikanë në Rumani. Në fillim të vitit 2025, ishin të dislokuar më shumë se 1.700 ushtarë amerikanë, kryesisht në Mihail Kogalniceanu, Deveselu dhe Campia Turzii. Afër 1.400 prej tyre ndodhen në Bazën Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të tetorit se në “Mihail Kogalniceanu ka afër 2 mijë e ca ushtarë amerikanë”.

“Po presim Strategjinë kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, e cila do të prezantohet së shpejti. Do të shohim nëse ata do ta ruajnë praninë dhe pozicionin e tyre në krahun lindor, në Evropë… Rumania është e rëndësishme për SHBA-në”, deklaroi ministri Mosteanu.

Hamasi ka kthyer edhe dy trupa tjerë izraelitë, por kërkon më shumë kohë

16 October 2025 at 07:38

Hamasi ka dorëzuar trupat e dy pengjeve të tjera izraelite sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Por së fundmi Hamasi ka deklaruar se i duhet kohë dhe pajisje të specializuara për të nxjerrë pjesën tjetër të pengjeve të vdekur nga rrënojat e Gazës.

Megjithatë, në një deklaratë për mediat deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe se deri më tani ka kthyer të gjitha trupat e pengjeve që ka arritur t’i gjejë.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se forcat izraelite mund të rifillojnë luftimet në Gazë nëse Hamasi nuk e zbaton marrëveshjen.

FOKUS – Armëpushim i brishtë në Gaza, trupat e pengjeve ende pengesë për paqen

14 October 2025 at 18:42

TEL AVIV,  14 tetor /ATSH/ – Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit, që i dha fund dy viteve luftë të përgjakshme, po mbahet për momentin, edhe pse shumë çështje të ndërlikuara mbeten të pazgjidhura, sipas AP.

Kjo vjen një ditë pas gëzimit të madh në Izrael për kthimin e 20 pengjeve të fundit të gjallë nga Gaza dhe lirimin e qindra të burgosurve palestinezë në këmbim.

Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te trupat e 24 pengjeve të vrarë, që besohet se ndodhen ende në Gaza dhe pritet të kthehen në Izrael sipas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Deri tani, vetëm katër trupa janë dorëzuar, ndërsa autoritetet izraelite identifikuan sot dy prej tyre; Guy Illouz, një i ri izraelit, dhe Bipin Josh, student nga Nepali.

Të dy u morën peng më 7 tetor 2023, dita që shënoi shpërthimin e luftës pas sulmit të Hamasit mbi Izraelin.

Pengjet izraelite të liruara ndodhen nën kujdes të mjekëve, dhe familjet e tyre thonë se do të duhen javë për rikuperim. Në anën tjetër, disa prej qindra palestinezëve të liruar janë dërguar gjithashtu në spitale në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Incident në kufirin e veriut të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj hapën zjar ndaj disa personave që iu afruan vijës së verdhë në veri të Gazës, duke mos iu bindur urdhrave për t’u ndalur. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima.

Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli duhet të tërhiqet deri në vijën e verdhë, ku ndodheshin forcat e tij në gusht, përpara ofensivës së fundit në qytetin e Gazës.

Sfida të mëdha përpara: qeverisja, çarmatimi dhe rindërtimi

Ndër çështjet më të ndjeshme që mbeten pezull janë çarmatimi i Hamasit, qeverisja e ardhshme e Gazës, dhe e ardhmja politike e palestinezëve me kërkesën për shtetësi që mbetet në qendër të axhendës diplomatike të rajonit.

“Hapat e parë drejt paqes janë gjithmonë më të vështirat”, deklaroi presidenti Trump dje gjatë samitit për të ardhmen e Gazës në Egjipt, ku morën pjesë udhëheqës të huaj, por jo përfaqësues nga Izraeli apo Hamasi.

Trump e përshkroi marrëveshjen si “fundin e luftës në Gaza dhe fillimin e rindërtimit të territorit të shkatërruar.

70 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës

Sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, rindërtimi i Gazës do të kërkojë rreth 70 miliardë dollarë.

Nga kjo shumë, 20 miliardë do të nevojiten në tre vitet e para, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në dekadat e ardhshme, deklaroi përfaqësuesi i UNDP-së Jaco Cillers.

Në samitin e Egjiptit, Trump u bëri thirrje vendeve të rajonit që të “lënë pas armiqësitë e vjetra” dhe të përqendrohen në ndërtimin e paqes afatgjatë.

Armëpushimi, ndonëse ende i brishtë, përbën momentin e parë të qetësisë në një luftë që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës. Por rruga drejt paqes mbetet e gjatë dhe plot pengesa. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Armëpushim i brishtë në Gaza, trupat e pengjeve ende pengesë për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump urdhëron dislokimin e trupave në Portland për t’u përballur me “terroristët vendas”

28 September 2025 at 14:51

UASHINGTON, 28 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti Donald Trump tha dje se po zgjeron ndërhyrjet e tij ushtarake në qytetet amerikane, këtë herë duke urdhëruar dislokimin e trupave në Portland, Oregon.

Ai i udhëzoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth të siguronte sa më shumë ushtarë të “nevojshëm” për të mbrojtur qytetin dhe çdo strukturë të Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të kërcënuar nga “terroristët vendas.

Si shembull, ai përmendi lëvizjen e ekstremit të majtë antifashiste Antifa, të cilën së fundmi e cilësoi si “organizatë terroriste vendase”.

Trump e përshkroi Portlandin, i cili njihet gjerësisht për vlerat e tij politike progresive, si “të shkatërruar nga lufta”.

Presidenti amerikan tha se po i jepte ushtrisë autoritet të gjerë për të përdorur “forcë të plotë”, megjithëse mbetet e paqartë se çfarë nënkuptonte kjo.

Ai gjithashtu nuk specifikoi se çfarë lloje trupash do të dislokoheshin në Portland, Oregon.

Portlandi e përshkruan veten si një “qytet strehë”, që do të thotë se kufizon bashkëpunimin e tij me ICE-në.

Javën e kaluar, qyteti njoftoi se do të niste hetimet ndaj një strukture të ICE-së në Portland po shkelte rregulloret duke mbajtur emigrantë për më gjatë se sa lejohej.

Në një deklaratë të premten në lidhje me dhunën e supozuar nga mbështetësit e Antifa-s, Departamenti i Sigurisë Kombëtare përmendi protestuesit në Portland të cilët kishin sulmuar vazhdimisht një strukturë të ICE-së, duke renditur disa incidente që dyshohet se kanë ndodhur në qershor.

Presidenti Trump dërgoi trupa në Los Anxheles në qershor, duke përmendur trazirat dhe rezistencën e supozuar ndaj agjentëve të ICE-së, operacionet e të cilëve kundër emigrantëve pa dokumente kanë shkaktuar shpesh protesta.

Trump gjithashtu ka vendosur trupa të Gardës Kombëtare në Uashington dhe ka njoftuar plane për dislokimin e forcave policore në Memfis, Tenesi.

Ai ka kërcënuar vazhdimisht se do të dërgojë trupa të Gardës Kombëtare edhe në Çikago.

Anëtarët e Gardës Kombëtare nuk janë personel ushtarak me kohë të plotë në detyrë aktive, por një pjesë e Ushtrisë që mund të dislokohet nga qeveria federale ose nga një guvernator – shpesh për të ndihmuar me fatkeqësitë në shtete. //a.i/

The post SHBA – Trump urdhëron dislokimin e trupave në Portland për t’u përballur me “terroristët vendas” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Ukraina merr trupat e 1 000 ushtarëve të vrarë nga Rusia

18 September 2025 at 17:02

KIEV, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Rusia i ka dorëzuar Ukrainës trupat e 1 000 ushtarëve të vrarë, njoftuan sot  zyrtarët.

Sipas shtabit për çështjet e të burgosurve të luftës, dorëzimi u ndërmjetësua nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Blogerë ushtarakë rusë shkruan se Moska mori në këmbim trupat e 24 ushtarëve, megjithëse kjo shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ukraina po mbron veten nga pushtimi rus prej më shumë se tre vitesh e gjysmë.

Që nga fillimi i këtij viti, Kievi ka marrë mbi 13 000 trupa ushtarësh të vrarë  nga pala ruse.

Nga ana tjetër, numri i trupave rusë të dorëzuar është dukshëm më i ulët, pasi përparimi i ngadaltë por i qëndrueshëm i trupave të Kremlinit ka bërë që vetëm pak viktima ruse të mbeten në anën ukrainase të vijës së frontit. /Ad.Ab./

 

The post KIEV – Ukraina merr trupat e 1 000 ushtarëve të vrarë nga Rusia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

14 September 2025 at 22:10

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka nënshkruar zyrtarisht miratimin për vendosjen e trupave shtesë të NATO-s në territorin polak. Dislokimi bëhet në kuadër të operacionit “Roja Lindore“, një masë e konsideruar si përforcim i sigurisë kombëtare përballë kërcënimeve në rritje nga lindja, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore […]

The post Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Zelensky: Përparimi i trupave ruse në Sumy ka dështuar

12 September 2025 at 22:15

KIEV, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodimit Zelensky tha sot se, pas disa muajsh luftimesh të ashpra, ushtria ka ndaluar një avancim rus në verilindje të vendit.

“Që nga sot, mund të themi se operacioni ofensiv rus në rajonin e Sumyt është penguar plotësisht nga forcat tona”, shkroi presidenti Volodymyr Zelenskyi në një postim në Telegram, pas një konsultimi me udhëheqjen e ushtrisë, përfshirë komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, Olexander Syrskyi.

”Luftimet në zonat kufitare po vazhdojnë, por trupat ruse nuk janë më pozicion për të sulmuar”, pohoi Zelensky.

Në qershor, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi përsëri se ushtria ruse duhet të pushtojë një zonë tampon prej rreth 10 kilometrash në rajonin kufitar ukrainas të Sumy.

Kjo kishte për qëllim të parandalonte avancimet ukrainase, përfshirë rajonin perëndimor rus të Kurskut, siç ishte rasti vitin e kaluar.

Sipas vëzhguesve ushtarakë ukrainas, trupat ruse vazhdojnë të kontrollojnë më shumë se 200 kilometra katrorë në rajonin e Sumy.

Ukraina ka më shumë se tre vjet e gjysmë që po mbrohet nga një pushtim rus me ndihmën e Perëndimit./  a.jor.

The post KIEV – Zelensky: Përparimi i trupave ruse në Sumy ka dështuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Soder: Skeptik për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë

6 September 2025 at 18:18

BERLIN, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së ushtarëve të NATO-s në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin,  një temë që po diskutohet intensivisht mes liderëve evropianë.

“E kam të vështirë ta imagjinoj që atje të vendosen trupa të NATO-s,” tha Soder për gazetën” Rheinische Post”.

Soder është lider i Unionit Social-Kristian (CSU), një parti që vepron vetëm në Bavari dhe që bën pjesë në koalicionin qeverisës me Socialdemokratët (SPD) dhe me Unionin Kristian- Demokrat (CDU) të kancelarit Friedrich Merz.

“Kjo është diçka që Rusia nuk do ta pranonte në asnjë rrethanë”, theksoi kryeministri bavarez.

“Sepse do të ishte pararendës i anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, shtoi ai./  /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Soder: Skeptik për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri i Bavarisë: Skeptik për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë

6 September 2025 at 18:37

Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së ushtarëve të NATO-s në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin,  një temë që po diskutohet intensivisht mes liderëve evropianë.

“E kam të vështirë ta imagjinoj që atje të vendosen trupa të NATO-s,” tha Soder për gazetën” Rheinische Post”.

Soder është lider i Unionit Social-Kristian (CSU), një parti që vepron vetëm në Bavari dhe që bën pjesë në koalicionin qeverisës me Socialdemokratët (SPD) dhe me Unionin Kristian- Demokrat (CDU) të kancelarit Friedrich Merz.

“Kjo është diçka që Rusia nuk do ta pranonte në asnjë rrethanë”, theksoi kryeministri bavarez.

“Sepse do të ishte pararendës i anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, shtoi ai.

PARIS – Gjermania heziton për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë

4 September 2025 at 22:20

PARIS, 4 shtator /ATSH-DPA/ –  Gjermania ende nuk planifikon të angazhohet në një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Ukrainë pas një zgjidhjeje të negociuar për t’i dhënë fund luftës, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz, sipas zëdhënësit të tij.

”Merz theksoi gjatë konsultimeve me aleatët e Ukrainës se fokusi fillimisht duhet të jetë tek financimi, armatosja dhe trajnimi i forcave të armatosura ukrainase, sipas zëdhënësit të qeverisë”, Stefan Kornelius.

”Gjermania tani është partnerja më e rëndësishme e Kievit dhe është e gatshme ta zgjerojë këtë ndihmë”, tha ai.

”Gjermania do të vendosë për përfshirjen ushtarake në kohën e duhur, sapo të jenë sqaruar kushtet kornizë. Kjo përfshin natyrën dhe shkallën e përfshirjes amerikane si dhe rezultatin e procesit të negociatave”, theksoi ai.

Kornelius përsëriti gjithashtu se Bundestagu ka fjalën e fundit për çdo dërgim  nga ana e Bundeswehrit.

Merz u shpreh gjithashtu në favor të vazhdimit të përpjekjeve për një rtakim të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilin duhet të arrihet një armëpushim.

”Nëse Moska vazhdon të fitojë kohë, Evropa do ta rrisë presionin e sanksioneve për të përmirësuar shanset e një zgjidhjeje diplomatike”, tha ai./  /Ad.Ab./

The post PARIS – Gjermania heziton për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

3 September 2025 at 09:05

Shtetet europiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 […]

The post Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Kallas: U takon shteteve të vendosin për dërgimin apo jo të trupave në Ukrainë

1 September 2025 at 16:33

BRUKSEL, 1 shtator /ATSH-ANSA/ – Kur flasim për Bashkimin Evropian, duhet të dallojmë se janë shtetet anëtare ato që vendosin se kush dërgon trupa në Ukrainë, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së Kaja Kallas duke folur në Forumin Strategjik të Bledit.

”Ose të gjithë bien dakord ose secili vendos për trupat e veta”, theksoi ajo.

“Në nivel evropian, ajo që mund të kontribuojmë në garancitë e sigurisë ka të bëjë me misionin tonë ushtarak, pasi tani ka mbi 80 000 ushtarë ukrainas në stërvitje dhe, siç thamë, garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri më e fortë ukrainase”, shtoi Kallas.

”Së dyti, kemi një mision civil që mbështet policinë dhe rojën kufitare. Mund t’i zgjerojmë këto mandate në mënyrë që ata të mund ta ndihmojnë më shumë Ukrainën”, tha ajo.

”Dhe e treta, është të mbështesim industrinë mbrojtëse të Ukrainës. Pra, këto janë çështje në nivelin e Bashkimit Evropian. Por, kur bëhet fjalë për trupat, atëherë shtetet anëtare vendosin në mënyrë autonome. Dhe sigurisht, këto diskutime janë duke vazhduar në Koalicionin e të Vullnetshëmve”, përfundoi Kallas./ a.jor.

The post BRUKSEL – Kallas: U takon shteteve të vendosin për dërgimin apo jo të trupave në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 August 2025 at 17:08

PEKIN, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Kina do të ishte e gatshme të dërgonte trupa paqeruajtëse në Ukrainë sipas një mandati të OKB-së.

Kjo është ajo që raporton ”Welt am Sonntag” duke cituar burime diplomatike evropiane që mësuan informacionin nga zyrtarët e qeverisë kineze.

“Qeveria kineze do të ishte e përgatitur ta bënte këtë vetëm nëse trupat do të vendoseshin sipas një mandati të OKB-së”, theksuan burimet.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini kritikoi planet e presidentit francez, Emmanuel Macron të cilat parashikojnë ”ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa” për Ukrainën.

”Vish helmetën, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë”, mësohet t’i ketë thënë Salvini presidentit Macron duke komentuar propozimin e Francës për të dërguar trupa atje./ /os/

The post PEKIN – Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌