❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 February 2026Main stream

Prokuroria në Pejë: Do të intervistohen mbi 200 komisionerë të dyshuar për manipulim votash, më pas kryesuesit

4 February 2026 at 19:11


Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar rreth 30 persona, kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut, të cilët kanë qenë komisionerë dhe kanë statusin e personave të dyshuar.

Ai në emisionin FVE, shtoi se intervistimet do të vazhdojnë për mbi 200 komisionerë, si dhe për kryesuesit e qendrave të numërimit.

Ai theksoi se po grumbullohen edhe prova materiale, dhe pas intervistimit të komisionerëve dhe kryesuesve do të merren masat ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale.

“JanĂ« intervistuar deri me tani rreth 30 persona kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut qĂ« kanĂ« qenĂ« komisonerĂ«, nĂ« cilĂ«sinĂ« e personave tĂ« dyshuar ndĂ«rkaq do tĂ« procedohen tutje edhe komisonerĂ« tĂ« tjerĂ« nga kĂ«to dy komuna pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme pĂ«r tĂ« pasuar me pas pĂ«r intervistimin e kryesuesve. Ne kemi kompetencĂ« territoriale nĂ« pesĂ« komuna dhe nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to kemi grumbulluar prova tĂ« cilat dyshohet pĂ«r manipulim tĂ« votave edhe jemi duke ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore. Fillimisht intervistohen komisonerĂ«t si tĂ« dyshuar, janĂ« diku mbi 200 komisionerĂ« qĂ« do tĂ« intervistohen me autorizimin e prokurorit tĂ« shtetit nga hetuesit e hetimeve rajonale te drejtorisĂ« sĂ« policisĂ« nĂ« PejĂ«â€, ka deklaruar ai.

Në pyetjen nëse do të përfshihet edhe komuna e Pejës, zëdhënësi u shpreh se Prokuroria në Pejë po ndërmerr veprime hetimore, duke shtuar se puna më voluminoze do të jetë pikërisht në këtë komunë.

Ndërsa në pyetjen për lirim të të intervistuarve, Nikçi tha se nuk është e qartë nëse intervistimi ka përfunduar plotësisht.

Edhe në Obiliq nisin hetimet për manipulim me vota, Prokuroria autorizon Policinë për intervistimin e disa personave të dyshuar

4 February 2026 at 13:06


Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës në Prishtinë për grumbullimin dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se më datë 04.02.2026, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e disa personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“Pas intervistimit, personat e dyshuar janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt, ndĂ«rsa hetimet janĂ« duke vazhduar me qĂ«llim tĂ« sqarimit tĂ« plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastit”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Vendimi i PZAP-it pĂ«r ListĂ«n serbe dhe reagimi i AmbasadĂ«s britanike – kur pritet tĂ« certifikohen zgjedhjet?

4 February 2026 at 08:19


Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës të 31 janarit nuk i shpallën rezultatet përfundimtare për Listën serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pas kësaj, kjo parti ka dorëzuar ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çka ndodhi pastaj?

PZAP kishte konfirmuar për Telegrafin se kishte pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave të publikuara ankesat ishin paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.

Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe – ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) – ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Lidhur me këto ankesa, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 03.02.2026, ka aprovuar vetëm ankesën e Listës Serbe, kurse i ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera.

PZAP ka vendosur që të shpallet rezultati përfundimtar për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Sipas vendimit, PZAP bën të ditur se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Reagimet ndërkombëtare?

E pas këtij vendimi të PZAP-it, ka reaguar Ambasada Britanike.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i Panelit riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë dhe të gjitha subjekteve politike për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« legjitime tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin detyrĂ«n dhe t’u shĂ«rbejnĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i kanĂ« zgjedhur”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ambasadĂ«s.

Tutje, ambasada britanike ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë, duke inkurajuar institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore.

“NjĂ« proces zgjedhor i besueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r stabilitetin demokratik tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r forcimin e besimit midis tĂ« gjitha komuniteteve”, pĂ«rfundon reagimi.

Si shkon procedura tani?

Tash, pas përfundimit të çështjes së ankesave pritet edhe certifikimi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.



Neni 106 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo ankesë ndaj vendimeve të PZAP-ja lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Tutje, në ligj thuhet rezultatet e zgjedhjeve janë përfundimtare dhe detyruese atëherë kur janë certifikuar nga KQZ-ja.

Ndryshe, sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse. /Telegrafi/.

Before yesterdayMain stream

PZAP hedh poshtë gjashtë ankesa

3 February 2026 at 21:23


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 03.02.2026, ka aprovuar vetëm ankesën e Listës Serbe, kurse i ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera.

PZAP ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpallje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe kandidatëve të saj.

Paneli pĂ«rmes vendimit ka nxjerr pĂ«rfundimin se ankesa e ListĂ«sSerbe Ă«shtĂ« e bazuar, duke vlerĂ«suar se vendimi i KQZ-sĂ« ishte і pajustifikuar dhe nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me dispozitat ligjore, pĂ«r faktin se “rezultati pĂ«rfundimtar duhet tĂ« shpallet menjĂ«herĂ« dhe tĂ« pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha subjektet zgjedhore pa pĂ«rjashtim”.

PZAP, ndĂ«rkaq ka refuzuar si tĂ« pabazuara ankesat e Emilija Rexhepit dhe tĂ« subjektit politik Nova Demokratska Stranka, tĂ« Koalicionit PAI–PDAK–LPB dhe tĂ« PartisĂ« Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK), pĂ«rderisa ankesat e kandidatit pĂ«r deputet tĂ« PDK-sĂ« Bekim Haxhiu i ka shpallur tĂ« pasafatshme.

Haxhiu kishte kërkuar që KQZ të anulonte të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas datës 29 dhjetor 2025, ora 16:00, përfshirë ato të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, duke pretenduar se pranimi dhe numërimi i tyre përbën shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas tij, ligji përcakton qartë se fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të kenë vulë postare para ditës së zgjedhjeve, ndërsa vendimi administrativ i KQZ-së ka lejuar, në praktikë, përfshirjen e votave pas këtij afati ligjor.

Në ankesë thuhej se gjithsej 23,232 pako me fletëvotime janë administruar dhe numëruar pas afatit ligjor, çka sipas Haxhiut ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor dhe në shpërndarjen e mandateve, duke theksuar se PDK nga 23 mandate ka rënë në 22, dhe se ai është kandidati që humb ulësen.

Nga ana tjetër, KQZ ka arsyetuar se për shkak të dështimit të kontraktimit të operatorit postar dhe festave të fundvitit, ishte e nevojshme të ndryshoheshin afatet operacionale për tërheqjen e pakove me fletëvotime, me qëllim garantimin e së drejtës së votës për qytetarët jashtë Kosovës.

Instanca e dytë pas PZAP-së është Gjykata Supreme e Kosovës. Palët kanë të drejtë ankese brenda afatit 48-orësh në Supreme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur më 01.02.2026, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas përfundimit të rinumërimit.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Ambasada Britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe

3 February 2026 at 20:54


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili nuk kishte shpallur rezultatet përfundimtare për këtë subjekt politik në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në vendimin e tij, PZAP thekson se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe ka urdhëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

Në reagim lidhur me këtë vendim, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i Panelit riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë dhe të gjitha subjekteve politike për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« legjitime tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin detyrĂ«n dhe t’u shĂ«rbejnĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i kanĂ« zgjedhur,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ambasadĂ«s.

Tutje, ambasada britanike ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë, duke inkurajuar institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore.

“NjĂ« proces zgjedhor i besueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r stabilitetin demokratik tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r forcimin e besimit midis tĂ« gjitha komuniteteve,” pĂ«rfundon reagimi.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse./Telegrafi.

PZAP miraton ankesën e Listës Serbe për vendimin e KQZ-së

3 February 2026 at 18:59

PRISHTINË, 3 shkurt/ATSH/ Paneli Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesĂ«n e ListĂ«s Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tĂ« mos pĂ«rfshirĂ« listĂ«n e kandidatĂ«ve tĂ« kĂ«tij subjekti nĂ« shpalljen e rezultateve pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« 28 dhjetorit.

PZAP tha se vendimi i 31 janarit i KQZ-së ështĂ« “i pajustifikuar” dhe nĂ« kundĂ«rshtim “me dispozitat ligjore”.

Sipas vendimit, PZAP tha se shpallja e rezultatit pĂ«rfundimtar bĂ«het pas pĂ«rfundimit tĂ« numĂ«rimit dhe rinumĂ«rimit pĂ«r tĂ« gjitha subjektet politike dhe duhet t’i pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha subjektet zgjedhore “pa pĂ«rjashtim”.

“Çdo shpallje e pjesshme e rezultatit pĂ«rfundimtar, nĂ« rrethana tĂ« tilla, nuk ka bazĂ« ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisĂ« sĂ« subjekteve zgjedhore, sigurisĂ« juridike dhe transparencĂ«s sĂ« procesit zgjedhor. Andaj ky vendim Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundĂ«rshtim me standardet e Komisionit te Venecias”, u tha nĂ« vendimin e PZAP-sĂ« tĂ« publikuar mĂ« 3 shkurt.

Për këtë vendim mund të dërgohet ankesë në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve. Po ashtu, përveç vendimit për Listën Serbe, PZAP-i shqyrtoi edhe gjashtë ankesa të tjera, të cilat i refuzoi duke i cilësuar si të pabazuara.

Lista Serbe, partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit, dorĂ«zoi ankesĂ« nĂ« PZAP mĂ« 2 shkurt, duke e vlerĂ«suar vendimin si tĂ« “paligjshĂ«m, antiserb dhe diskriminues”.

Kjo parti e vlerĂ«soi vendimin e PZAP-sĂ« si “fitore tĂ« sĂ« drejtĂ«s, ligjit dhe parimeve demokratike”, si dhe tha se Ă«shtĂ« njĂ« konfirmim i vullnetit zgjedhor tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i dhanĂ« mbĂ«shtetje kĂ«tij subjekti.

“Presim qĂ« institucionet kompetente tĂ« veprojnĂ« nĂ« pĂ«rputhje me vendimin e marrĂ« dhe tĂ« mundĂ«sojnĂ« zbatimin e tij tĂ« plotĂ« dhe pa pengesa”, u tha nĂ« njoftim.

MĂ« 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit. Por, gjatĂ« mbledhjes, anĂ«tarĂ«t e Komisionit miratuan listat e kandidatĂ«ve tĂ« tĂ« gjithĂ« partive, pĂ«rveç ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

GjatĂ« mbledhjes, vetĂ« kreu i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi, e cilĂ«soi si “tĂ« pakuptimtĂ«â€ mosmiratimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« ListĂ«s Serbe nga anĂ«tarĂ«t e Komisionit, duke argumentuar se kishte kaluar afati pĂ«r ankesa pasi votat veçse janĂ« rinumĂ«ruar dhe, sipas ligjeve, nuk parashihen ankesa pĂ«r njĂ« proces tĂ« tillĂ«.

Vendimi i KQZ-së u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ambasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ« i tha Radios Evropa e LirĂ« se vendimi i KQZ-sĂ« Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre”.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shkelur kĂ«tĂ« parim bazĂ« minon partneritetin mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe KosovĂ«s”.

NdĂ«rkaq, Bashkimi Evropian shprehu “shqetĂ«sim serioz” pĂ«r dĂ«shtimin e KQZ-sĂ« qĂ« tĂ« miratojĂ« rezultatet pĂ«rfundimtare pĂ«r ListĂ«n Serbe.

“BE-ja pĂ«rsĂ«rit thirrjen e saj pĂ«r depolitizimin e punĂ«s sĂ« KQZ-sĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me raportin e Misionit tĂ« BE-sĂ« pĂ«r VĂ«zhgim tĂ« Zgjedhjeve, dhe u bĂ«n thirrje tĂ« gjitha partive tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shtoi se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t e zgjedhur tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje t’i marrin mandatet e tyre nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka fituar zgjedhjet e dhjetorit, edhe më herët kishte tentuar që ta pengonte Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje. Por, PZAP-i vazhdimisht ka rrëzuar vendimet e KQZ-së.

Në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb. Lista Serbe në zgjedhjet e dhjetorit fitoi nëntë, ndërsa një e siguroi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

LVV-ja kĂ«mkĂ«mbĂ«ngul nĂ« qĂ«ndrimin e saj se Lista Serbe Ă«shtĂ« “dorĂ« e zgjatur e Beogradit”.

Si një nga arsyet përse nuk dëshiron bashkëpunim me të, përmend faktin se ajo nuk është distancuar kurrë nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Partia e Kurtit shprehet e hapur pĂ«r bashkĂ«punim me Rashiqin dhe kĂ«mbĂ«ngul qĂ« pozitat nĂ« QeverinĂ« apo Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat me KushtetutĂ« u takojnĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« komunitetit serb, t’i jepen pikĂ«risht partisĂ« sĂ« tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi javën e kaluar se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, mund të emërohet vetëm nga partia më e madhe parlamentare e këtij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe.

Vetëm pas përfundimit të afatit për ankesa në Gjykatën Supreme, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, proces që hap rrugën për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. /rel/

The post PZAP miraton ankesën e Listës Serbe për vendimin e KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ nuk ia shpalli rezultatin përfundimtar Listës Serbe, PZAP del me vendim

3 February 2026 at 16:25


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk shpalli rezultatet përfundimtare për këtë parti.

PZAP ka vendosur që të shpallet rezultati përfundimtar për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Sipas vendimit, PZAP bën të ditur se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZp.

Vendimin e PZAP-së mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/

KQZ shpërndan 3.57 milionë euro fonde vjetore për partitë politike

3 February 2026 at 14:55

TIRANË, 3 shkurt /ATSh/ Komisioni ShtetĂ«ror i Zgjedhjeve, nĂ« seancĂ« publike vendosi sot shpĂ«rndarjen e fondeve vjetore partive politike nĂ« formĂ«n e ndihmĂ«s financiare vjetor pĂ«r vitin 2026.

Buxheti i shtetit ka parashikuar fondin prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2026.

Në total përfitojnë gjithsej 17 parti politike dhe ndarja realizohet sipas rezultatit zgjedhor të 11 majit 2025, ku PS qëndron e para me 166 067 986 lekë, ndjekur më pas nga PD, e cila do të marrë 81 187 402 lekë.

E treta Ă«shtĂ« Partia e LirisĂ«, sĂ« cilĂ«s KQZ do t’i japĂ« mbi 10 985 978 lekĂ«, ndjekur nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit qĂ« merr 10 327 314 lekĂ«.

Partitë e reja në Parlament, Mundësia e Agron Shehajt merr 8 580 010 lekë, ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt merr mbi 7 178 306 lekë.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit merr 6 324 674 lekë, ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit merr 5,795,906 lekë, PBDNJ merr 5 795 906 lekë, Partia Republikane e Fatmir Mediut si dhe Partia Ambientaliste Agrare do të përfitojnë 5 795 906 lekë secila.

Po ashtu rreth 5 795 906 lekë marrin edhe partitë PDK, PLL, FRD, PBKD, ndërsa KEA do të marrë 5 451 162 lekë.

Gjithashtu, nĂ« seancĂ«n e sotme publike u plotĂ«suan vakancate krijuara nĂ« kĂ«shillat bashkiak: KĂ«shilli i BashkisĂ« VlorĂ« me kandidatin e “PartisĂ« Socialiste tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, Valter Hasanaj; KĂ«shilli i BashkisĂ« BulqizĂ« me kandidatin e Koalicionit “BashkĂ« FitojmĂ«â€ Fllanxa Losha; KĂ«shilli i BashkisĂ« Shijak me kandidatin e “PartisĂ« Socialiste tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, Mentor Jamaku; KĂ«shilli i BashkisĂ« Vau DejĂ«s me kandidatin e “PartisĂ« Socialdemokrate”, Elton Frashnaj.

/m.q/a.f/

The post KQZ shpërndan 3.57 milionë euro fonde vjetore për partitë politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive

By: Brisi
3 February 2026 at 12:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026. Sipas tabelës, Partia Socialiste përfiton gati gjysmën e shumës, rreth 1.7 milion euro për këtë vit, ndjekur nga Partia Demokratike, e cila do të marrë rreth 800 mijë euro. Ndërkohë, për shkak të koalicionit me Sali Berishën, do të përfitojnë para nga [
]

The post KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndan fondet për vitin 2026, 3.5 milionë euro për 17 parti politike

By: lindita
3 February 2026 at 12:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026. Partia Socialiste përfiton 1.7 milionë euro për këtë vit, ndërsa Partia Demokratike do të marrë rreth 800 mijë euro. Falë koalicionit me Sali Berishën, do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit rreth 9 aleatë. 


Source

Ambasada e SHBA-sĂ«: Vendimi i KQZ-sĂ« pĂ«r ListĂ«n Serbe “minon partneritetin SHBA-KosovĂ«â€

2 February 2026 at 17:44


Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tĂ« mos miratuar listĂ«n e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre”.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shkelur kĂ«tĂ« parim bazĂ« minon partneritetin mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe KosovĂ«s”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ«.

MĂ« 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit. Por, gjatĂ« mbledhjes, anĂ«tarĂ«t e Komisionit miratuan listat e kandidatĂ«ve tĂ« tĂ« gjithĂ« partive, pĂ«rveç ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së./Radio Evropa e Lirë/

Ligjet miratojnë kërkesën e KQZ-së për 47 punonjës me kohë të pjesshme

2 February 2026 at 12:56

TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Komisioni pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike miratoi sot strukturĂ«n dhe organikĂ«n e pagave tĂ« punonjĂ«sve me kohĂ« jo tĂ« plotĂ« pune tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, pĂ«r pĂ«rpunimin e dokumentacionit zgjedhor.

Gjatë mbledhjes së sotme, drejtoresha e Përgjithshme e Administrimit Zgjedhor në KQZ, Jona Josifi bëri të ditur se bëhet fjalë për 47 punonjës me kohë të pjesshme.

Sipas saj, KQZ kërkon të angazhojë staf me kohë të pjesshme për dy proceset zgjedhore që u mbyllën gjatë vitit 2025, konkretisht për zgjedhjet për Kuvend të 11 majit dhe për zgjedhjet e pjesshme vendore.

“PunonjĂ«sit do tĂ« angazhohen pĂ«r hapjen e kutive dhe administrimin e gjithĂ« dokumentacionit zgjedhor, si dhe pĂ«r arkivimin dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor ndĂ«r vite, nĂ« kĂ«tĂ« rast do tĂ« duhet tĂ« pĂ«rpunojmĂ« dokumentacionin e viteve 2006, 2007 dhe 2008. Procesi i arkivimit Ă«shtĂ« viti i tretĂ« radhazi qĂ« realizohet ndĂ«rkohĂ« qĂ« hapja e kutive Ă«shtĂ« detyrim qĂ« buron nga Kodi Zgjedhor”, tha ajo.

Konkretisht Josifi bëri të ditur se 15 punonjës do të angazhohen për një periudhë 8-mujore për arkivimin, ndërkohë që procesi i hapjes së kutive të materialeve zgjedhore dhe asgjësimit të fletëve të votimit do të angazhojë 32 persona, kryesisht operatorë, punëtorë dhe specialistë logjistike.

Relatori i këtij projektvendimi, deputeti Ermal Pacaj mbështeti kërkesën e KQZ-së, ndërsa bëri të ditur se pjesa financiare do të përballohet me fondet e KQZ-së të vitit 2026.

Nga ana e tyre, deputetët e opozitës në komision shprehën shqetësimin mbi procedurat që ndiqen për asgjësimin e fletëve të votimit.

Në këtë kuadër, deputeti i PD-së Arjan Ndoja kërkoi sqarim se si veprohet me fletët e votimit në rastet kur subjektet zgjedhore kanë ankimuar çështjen në SPAK.

“PĂ«r subjektet qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« kallĂ«zim nĂ« SPAK, nĂ«se nĂ« rastin eventual vendoset qĂ« tĂ« rihapen kutitĂ« dhe tĂ« numĂ«rohen, a e dĂ«mton kjo vendimmarrje administrative  e asgjĂ«simit tĂ« materialeve, procesin tjetĂ«r”, pyeti Ndoja.

Josifi sqaroi se procesi nuk dĂ«mtohet sepse tĂ« gjitha kutitĂ« qĂ« janĂ« nĂ« hetime, KQZ ka detyrimin ligjor tĂ« mos i prekĂ«. “Mbeten aty deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« proceseve gjyqĂ«sore. Me çdo gjĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« cilĂ«n nuk ka njĂ« proces tĂ« hapur, ne vijojmĂ« punĂ«n”, sqaroi ajo.

Komisioni i Ligjeve diskuton kërkesën e KQZ për shtim personeli - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 10
Komisioni i Ligjeve diskuton kërkesën e KQZ për shtim personeli - Foto: Andrin Hoxha

/a.f/

The post Ligjet miratojnë kërkesën e KQZ-së për 47 punonjës me kohë të pjesshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PZAP pranon shtatë ankesa ndaj KQZ-së për rezultatet përfundimtare

2 February 2026 at 12:19


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave të publikuara ankesat janë paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.

Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe – ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) – ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Nga PZAP kanë bërë të ditur se për të gjitha ankesat e pranuara do të vendoset brenda afatit ligjor prej 96 orësh, duke filluar nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Vendimet e PZAP-së pritet të kenë ndikim në procesin përfundimtar të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ.

Ndryshe kujtojmë se sot në orën 11:00 është përmbyllur afati për subjektet dhe kandidatët për të dorëzuar ankesat në PZAP.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të shtunën.

Shpallja e rezultateve u bë pas rinumërimit, gjatë të cilit u konstatua manipulim me vota të kandidatëve për deputet.

Lidhur me tjetërsimin e votës u aktivizuan institucione të sigurisë e drejtësisë. U arrestuan dhjetëra persona në disa rajone. /Telegrafi/

Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së, OSBE: Të respektohen standardet ndërkombëtare

2 February 2026 at 11:22


Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se Lista Serbe ka dorëzuar ankesën e saj në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas njoftimit të OSBE-së, ankesa e subjektit politik serb ka të bëjë lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar për të publikuar zyrtarisht votat e tyre të marra në zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Në njoftim misioni thekson nevojën për përputhje të plotë dhe respektin të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve, si mënyrë për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

OSBE gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet nga afër.

Kujtojmë se kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq kishte paralajmëruar ankesë në PZAP, pasi të shtunën me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me pjesën tjetër të anëtarëve të KQZ-së që abstenuan nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Ligji për Zgjedhjet e parasheh që për trajtimin e ankesave, PZAP-ja i ka katër ditë afat./Telegrafi/


Afati pĂ«r ankesa nĂ« PZ​AP pĂ«rfundon sot nĂ« ora 11:00

2 February 2026 at 07:47


Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit për subjektet politike dhe kandidatët që të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të vazhdojë me certifikimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi të shtunën nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Vendimi u mor me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë të KQZ-së abstenuan.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP-ja ka afat prej katër ditësh për shqyrtimin e ankesave.

Pas marrjes së vendimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka tri ditë kohë për të vendosur.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, vendimmarrja përfundimtare pritet të përfundojë deri në mesin e muajit shkurt.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së në PZAP, duke filluar nga e shtuna, 31 janar 2026, nga ora 11:00, brenda afatit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

1 February 2026 at 19:40


Pas rinumĂ«rimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit.

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se Damka gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave.

“Me siguri qĂ« po [qĂ« duhet tĂ« intervistohet]”, ka thĂ«nĂ« Pula.

“Gjithsesi. UnĂ« sa e di, e kemi vetĂ«m njĂ« rast qĂ« njĂ« deputet e ka humbur mandatin, edhe Ă«shtĂ« ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vĂ«rejtur qĂ« ka mandate tĂ« humbura pĂ«r deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, pavarĂ«sisht tendencave qĂ« t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijĂ«ra, prapĂ« nuk kanĂ« arritur kuotĂ«n e saktĂ« nga vendi prej nga vijnĂ« pĂ«r me u ba deputetĂ«â€.

“Prandaj, Ă«shtĂ« i vetmi ky kandidat qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mĂ«dyshje qĂ« duhet tĂ« intervistohet”, tha Pula nĂ« Klan Kosova.

“TĂ« jemi tĂ« qartĂ«, kjo Ă«shtĂ« çështje ekskluzive e Kryeprokurorit tĂ« ProkurorisĂ« pĂ«rkatĂ«se pĂ«r ta vazhdu hetimin deri nĂ« fund”.

Damka: Parimi kryesor i KDTP-së është përfaqësimi i fortë dhe i drejtë në Kuvend

31 January 2026 at 14:45


Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka ka reaguar pas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (MSK).

Damka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i uroi suksese për mandatin e deputetit Fatma Taçit dhe Ergul Mazrekut.

Ai beson se Taçi dhe Mazreku do të paraqesin një përfaqësim të fortë në Kuvend në përputhje me të drejtat dhe përfitimet e shoqërisë turke.

"Përgëzoj përzemërsisht Ergul Mazrekun dhe Fatma Taçin që u zgjodhën deputet nga partia jonë sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (MSK). I uroj suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe të lartë që po ndërmarrin; sinqerisht besoj se do të vendosin përfaqësim të fortë në përputhje me të drejtat dhe përfitimet e popullit tonë. Parimi themelor që gjithmonë e kemi mbrojtur si Parti Demokratike Turke e Kosovës është përfaqësimi i fuqishëm i vullnetit të popullit tonë nën një kulm partiak në Kuvend. Në këtë drejtim, ne e kemi konsideruar si parim të domosdoshëm që dy deputete nga partia jonë të marrin pjesë në Kuvend dhe të sigurojnë se përfaqësimi i femrës është i garantuar", ka thënë Damka.

Sipas tij, lufta e tyre zhvillohet mbi parime dhe jo mbi individë.

"Përfaqësim i fortë, përfaqësim i drejtë dhe strukturë politike në të cilën pjesëmarrja aktive e grave në politikë ka qenë gjithmonë prioritet për ne; dhe do të vazhdojë të jetë prioritet në vazhdim. Shpresoj që mandati i ri legjislativ të jetë i dobishëm për popullin, shoqërinë dhe vendin tonë.Damka duke theksuar se parimi thelbësor i KDTP-së është që vullneti i shoqërisë turke të përfaqësohet fuqishëm nën kulmin e një partie në Kuvendin e Kosovës, tha se në këtë kuadër dy deputete nga partia duhet të marrin pjesë në Kuvend dhe të sigurojnë përfaqësimin e femrës parim i domosdoshëm", ka shkruar Damka. /Telegrafi/



Si paguajmë fishekzjarrët e PD/ KQZ ndan fondet për partitë, PD merr miliona lekë për
 molotovë

31 January 2026 at 12:02

MijĂ«ra euro pĂ«r aksionin opozitar. KQZ ka bĂ«rĂ« gati shpĂ«rndarjen e fondeve vjetore pĂ«r partitĂ« politike nĂ« 2026. NdonĂ«se jo vit zgjedhor, 3.5 milionĂ« euro do t’u jepen partive. Rreth gjysmat e tyre, 1.66 milionĂ« euro i merr PS, partia mĂ« e votuar nga shqiptarĂ«t, e cila ka dhe shumicĂ«n e mandateve nĂ« parlament.

PD do të marrë 800 mijë euro. Viti i kaluar zgjedhor ishte një periudhë me shumë shpenzime për selinë blu.

Vetëm në fushatë zgjedhore u shpenzuan 1.4 milionë dollarë për fushatuesin e Trump, La Civita, 800 mijë dollarë për organizimin e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit dhe 6 milionë dollarë kontrata e lobimit në SHBA, edhe pse kjo me këste deri në 2027

Kurse këtë vit, të vetmet shpenzime që PD ka  planifikuar, veç disa foltoreve të Sali Berishës janë molotovët dhe fishekzjarrët që do të përdoren në protestat e premtuara para kryeministrisë për të rrezuar qeverinë.

Megjithatë, në shpërndarjen e fondeve bie në sy se, pavarësisht se opozita është ndarë në dhjetëra parti, të marra të gjitha së bashku, të vjetra dhe të reja marrin në total 1.68 milionë euro po aq sa PS, e cila e vetme mori mijëra vota dhe 30 mandate më shumë.

Kjo tregon se hileja e opozitës me partitë e vogla funksionoi. Mjaftoi firma për koalicionin Shqipëria Madhështore që 4 parti pa përfaqësim në parlament, por me deputetë fiktivë nga PD, të marrin secila nga rreth 60 mijë euro.

Endrit Shabani e nisi 2026 si Avokat Populli por partia e tij opozitare Nisma Thurje përfiton 40 mijë euro. Kurse Lulzim Basha, që për momentin është çaktivizuar nga politika reale, me koalicionin euroatlantik merr 45 mijë euro.

Lulzim Basha mund të jetë në arrati dhe partia e tij ka mbyllur dyqanin por dikur i përkëdheluri i Berishës vazhdon të jetë makinë parash. Dhe si molotovët, fishekzjarrët apo partitë pa përfaqësi, do të vijojnë të paguhen me mijëra euro nga taksat e qytetarëve./abcnews.al

PDK ngre shqetësime për afatet e ankesave, Radoniqi: Nëse e prolongojmë ende, shumë procese shtyhen

31 January 2026 at 11:27


Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka ngritur sot në mbledhjen e KQZ-së çështjen e afateve për paraqitjen e ankesave lidhur me procesin e rinumërimit të votave.

Elshani ka pyetur nĂ«se publikimi dhe miratimi i rezultateve pĂ«rfundimtare Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me Ligjin pĂ«r Zgjedhjet dhe rregullat e KQZ-sĂ«, duke theksuar se nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« mund t’u mohohet e drejta e ankesĂ«s subjekteve politike, kandidatĂ«ve dhe qytetarĂ«ve.

“Publikimi i rezultateve pĂ«rfundimtare dhe miratimi i tyre a Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore tĂ« KQZ-sĂ«, duke e ditur se nĂ« njĂ«farĂ« forme po ua mohojmĂ« tĂ« drejtĂ«n e ankesĂ«s subjekteve politike, kandidatĂ«ve dhe qytetarĂ«ve nĂ« raport me administrimin e procesit tĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, pĂ«r tĂ« cilin afati i ankesave zgjat deri nesĂ«r”, ka thĂ«nĂ« Elshani.

Në përgjigje të kësaj, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, sqaroi se dispozitat ligjore për të cilat u referua Elshani kanë të bëjnë me administrimin e procesit në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ai shpjegoi se në QKN bëhet numërimi i votave për kandidatë dhe verifikimi i votave për subjektet politike, ndërsa në QNR administrohet procesi i numërimit të votave me postë, të personave me nevoja të veçanta, të përfaqësive diplomatike dhe votave me kusht.

Radoniqi theksoi se e drejta për ankesa në këto faza tashmë ka kaluar, pasi procesi përkatës ka përfunduar, duke shtuar se KQZ për herë të parë ka marrë vendim që para shpalljes së rezultateve të rinumërohet i gjithë procesi i zhvilluar në QNR.

“E drejta pĂ«r tu ankuar nĂ« QKN dhe QNR Ă«shtĂ« kaluar tashmĂ« se kjo çështje ka pĂ«rfunduar, ndĂ«rsa ne qĂ« asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« nĂ« proceset zgjedhore kemi marrĂ« vendim para shpalljes sĂ« rezultatit tĂ« rinumĂ«rohen i tĂ«rĂ« procesi qĂ« Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« QNR. Pra e kemi pĂ«rmirĂ«suar tĂ«rĂ« procesin e administrimit nĂ« QKN. TanimĂ« ligji nuk jep ndonjĂ« dispozitĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r proces ankimor nĂ« procesin e rinumĂ«rimit, por tĂ« drejtĂ«n nuk ia humbim askujt pĂ«r parashtrimin e ankesave lidhur me rinumĂ«rimin dhe nĂ« shpalljen e rezultatit. Natyrisht gjatĂ« rinumĂ«rimit nuk ka pas asnjĂ« vĂ«rejtje nga asnjĂ« vĂ«zhgues lidhur me procesin e rinumĂ«rimit”, ka thĂ«nĂ« ai.

Ai bëri të ditur se procesi i rinumërimit ka zgjatur 18 ditë dhe se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë vërejtje nga vëzhguesit lidhur me mënyrën e zhvillimit të tij.

“NĂ«se e shikojmĂ« a do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ« ankese...ankesat parashtrohen 48 orĂ« nga shkelja e supozuar. I gjithĂ« procesi i rinumĂ«rimit ka zgjatur 18 ditĂ« dhe kanĂ« mbetur edhe dy ditĂ« tĂ« kaluara qĂ« mund tĂ« parashtrojĂ« dikush ankesĂ«, por asnjĂ« vĂ«rejtje gjatĂ« kĂ«tij procesi tĂ« rinumĂ«rimit nuk Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ«. NĂ«se e prolongojmĂ« ende, shumĂ« procese shtyhen mĂ« vonĂ«, pra s’mund t’i arrijmĂ« disa afate. Ne s’e mohojmĂ« tĂ« drejtĂ«n e ankesĂ«s sepse pas shpalljes sĂ« rezultateve palĂ«t kanĂ« tĂ« drejtĂ« ankese brenda 48 orĂ«ve nĂ« PZAP”, ka thĂ«nĂ« Radoniqi. /Telegrafi/

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

By: V K
31 January 2026 at 11:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Emrat e deputetëve

Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika GĂ«rvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, LabinotĂ« Demi – Murtezi, ArbĂ«reshĂ« Kryeziu – Hyseni, ArbĂ«r Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, ArbĂ«rie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir KĂ«rçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës:

Bedri Hamza, Arian Tahiri, PĂ«rparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, MĂ«rgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.
Deputetët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, UkĂ« Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil HadĂ«rgjonaj dhe Ermal Sadiku.
Deputetët e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj
Deputetët e Listës Serbe:

Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq dhe Verica Çernaniq.

Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë:

Nenad Rashiq

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe:

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.

Dhjetë ulëse për minoritetin serb dhe dhjetë tjera për minoritetin joserb janë të rezervuara me Kushtetutë në Kuvendin me 120 ulëse në total.

KQZ-ja i ka publikuar këto rezultate pasi e ka përfunduar të premten në mbrëmje procesin e rinumërimit të votave.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

PĂ«rgjatĂ« procesit, votat pĂ«r disa kandidatĂ« ndryshuan – me raste deri nĂ« 6 mijĂ« pĂ«r njĂ« individ – ndĂ«rsa ato pĂ«r partitĂ« nuk u cenuan.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet.

PĂ«r disa zyrtarĂ« shtetĂ«rorĂ«, ky ka qenĂ« “procesi mĂ« i komprometuar zgjedhor” nĂ« KosovĂ«, pasi vendi Ă«shtĂ« lavdĂ«ruar shpesh nga organizata vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r organizim tĂ« proceseve zgjedhore tĂ« drejta dhe transparente.

Pse ndodhën tani manipulimet?

Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë javës se mund të ketë ndikuar edhe mënyra e ndryshimit të votimit.

Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë.

Të tjerë e kanë përmendur faktin që ka pasur më pak vëzhgues, pas numërimi fillestar është kryer në ditët e festave të fundvitit.

Për Maliqin dhe njohës tjerë të kësaj fushe, manipulime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Disa besojnë se ato mund të jenë kryer me miratimin e udhëheqësive partiake, disa jo.

Zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dënuar dyshimet për manipulime dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të mos amnistohen.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./rel

The post KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe appeared first on Albeu.com.

❌
❌