Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Osmani: Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën

22 December 2025 at 23:07


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, bëri të ditur se shumë shpejt në Washington do ta nënshkruajnë edhe heqjen reciproke të vizave me Bahamas, shtetin që së fundmi e njohu shtetësinë e Kosovës.

“Vazhduam në Bahamas ku morëm njohjen nga ky shtet. Lidhjen e marrëdhënieve diplomatike dhe po ashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave që është një lajm shumë i mirë dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti këtu në Washington D.C”, deklaroi Osmani pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit.

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten e 19 dhjetorit.

Ajo ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe.


Before yesterdayMain stream

Njohja nga Bahamas sinjal pozitiv për Kosovën, ish-diplomatët kërkojnë fokus te pesë shtetet e BE-së

20 December 2025 at 21:57


Bahamet u bënë shteti i 121-të qe njeh Republikën e Kosovës dhe i katërti vetëm sivjet. Viti 2025 vlerësohet i suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, pas një periudhe afër pesë-vjeçare pa rezultate. Ish-ambasadori Avni Saphiu theksoi se këto njohje janë tejet të rëndësishme, pasi Kosova ka numër të mjaftueshëm njohjesh që do t’i mundësonin anëtarësimin në OKB, po të mos ishte vetoja ruse.

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe prej afër pesë vjetësh.

Ky shtet ishullor në kontinentin e Amerikës Veriore ka një popullsi prej më shumë se 400 mijë banorësh dhe ka sipërfaqe rreth 13 mijë e 900 kilometrash katror.

Duke e vlerësuar vit të suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, ish ambasadori Avni Spahiu theksoi se, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shtet të madh, lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Bahamet është e rëndësishme.

“E konsideroj si lajm shumë të mirë diplomacinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, tani kemi 121 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës dhe ky është një numër optimal, i cili do të mjaftonte edhe për anëtarësim në Kombet e Bashkuara po të mos ishte vetoja Ruse”, ka thënë Avni Spahiu, ish-ambasador.

Pasi përmendi rëndësinë e njohjeve të këtij viti, veçmas në raport me ndikimin që mund të kenë në rajonet dhe kontinentet përkatëse, ish-ambasadori theksoi nevojën e përqendrimit në Evropë me zhbllokimin e proceseve integruese.

“Mendoj se tani do të duhej që diplomacia jonë të ri-fokusohej në pesë shtetet jo-njohëse të BE-së, që paraqesin sot një bosht mjaft të rëndësishëm, i cili me çdo kusht duhet të thyhet, duhet të thyhet në mënyrë që nga këto vende të kemi të paktën dy që njohin Kosovën”, ka thënë Avni Spahiu, ish-ambasador.

Paraprakisht këtë vit, Kosova pati edhe tri njohje të tjera: në Mars nga Kenia, në Prill nga Sudani dhe në Tetor nga Siria.

Para këtyre njohjeve, e fundit ishte ajo nga Izraeli bazuar në marrëveshjen e 4 Shtatorit 2020, në Shtëpinë e Bardhë./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

20 December 2025 at 13:40

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Osmani thekson se “Kosova ecën përpara duke fituar miq!”

“Përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, nënshkruam edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, përfundon Osmani.

/Kosovapress/

The post Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

20 December 2025 at 12:14


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq.

“Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkruan ajo. /Telegrafi/


Osmani lajmërohet nga Bahamas pas njohjes: Ishte punë e gjatë dhe angazhim intensiv diplomatik

19 December 2025 at 22:46


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar moment historik për vendin njohjen nga Bahamet. Ajo ka theksuar se kjo njohje ka ardhur pas një pune të gjatë dhe angazhimi të madh të Presidencës.

“Ky është një moment historik i jashtëzakonshëm për të arriturat e vendit tonë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që, pas një pune të gjatë dhe angazhimi të madh e intensiv të presidencës, sot kemi nënshkruar marrëveshjen për njohje së bashku me kryeministrin Davis dhe gjithashtu marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Më tej, ajo ka shtuar se gjatë takimeve janë diskutuar mënyrat për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme:

“Kemi pasur po ashtu një takim të jashtëzakonishëm, ku kemi diskutuar si mund t'i thellojmë raportet tona në fusha të ndryshme të interesit dypalësh. Ka vërtet potencial të madh që shtetet tona të afrohen edhe më shumë e ta përkrahin njëra-tjetrën edhe më shumë. Jemi shumë mirënjohës për angazhimin e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bahamas, të cilët i kemi takuar edhe në New York. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe komunikimit të përditshëm kemi arritur të organizojmë këtë vizitë, e cila rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme dhe do të sjellë shumë të mira të tjera në raportet tona”, ka thënë Osmani.

Presidentja tutje e ka falënderuar popullin e Bahamas, teksa ka theksuar se shumë shpejt do të mirëpres kryeministrin Davis në Kosovë.

“E falënderoj edhe njëherë shtetin dhe popullin e Bahamas, një popull të mrekullueshëm. Shumë shpejt do të mirëpresim kryeministrin Davis në Republikën tonë. Lajmet e mira për vendin tonë nuk do të ndalen”, ka deklaruar Osmani.


Davis pas njohjes: Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm

19 December 2025 at 20:42


Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.

Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”.

Në një konferencë për shtyp bashkë me Osmanin, kryeministri Davis tha se Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

“Ky është, pa asnjë dyshim, një moment historik për të dyja vendet tona dhe popujt tanë”, tha Davis.

“Nuk ka dyshim se ky është fillimi i një marrëdhënie që ne do të synojmë ta forcojmë. Ka shumë fusha ku ne mund të zhvillojmë bashkëpunim, posaçërisht në një botë ku ka sfida gjeopolitike, të cilat në prekin që të gjithëve”, shtoi ai./Telegrafi/


Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja

19 December 2025 at 18:07


Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar vitin 2025 si vitin e njohjeve të reja, pas një periudhe të gjatë stagnimi në këtë proces.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Bahamas është shteti i katërt që e ka njohur Kosovën gjatë këtij viti dhe i 121-ti në total që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai ka bërë një krahasim simbolik mes dy viteve të fundit, duke theksuar rëndësinë e arritjeve ndërkombëtare.

“Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë zhvillim dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për presidenten Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke i vlerësuar për kontributin e tyre në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosovës po i shtohen miqësi të reja, të cilat hapin mundësi për partneritete të reja në fusha të ndryshme.

“Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas”, ka përfunduar Kurti.


Bahamas njeh Kosovën

19 December 2025 at 17:30

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Bahamasit, Philip Davis firmosën marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.

“Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!

Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”, vijon Osmani reagimin e saj.

Më poshtë deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.
Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/r.e/

The post Bahamas njeh Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran

By: redi
19 December 2025 at 16:50

Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Presidentja Vjosa Osmani bën me dije se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit…

Source

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!

By: M C
19 December 2025 at 17:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar këtu, në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë, Philip Davis,” ka shkruar Osmani në postimin e saj.

Teksa ka bashkëngjitur edhe deklaratën e përbashkët mes Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës.

Ku edhe është njoftuar vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si edhe përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Bahamas njeh Kosovën!

Edhe një vendim historik për vendin tonë.

Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!

Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis.

Më poshtë Deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.

Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

The post Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet! appeared first on Albeu.com.

GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak

14 December 2025 at 15:37

GAZA, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ –  Kreu i i Hamasit në Rripin e Gazës, Khalil al-Hayya, konfirmoi sot se shefi i prodhimit të armëve të grupit ishte vrarë një ditë më parë në një sulm ajror izraelit në territorin palestinez, siç kishte njoftuar Izraeli.

“Populli palestinez aktualisht po kalon një periudhë të vështirë dhe po vuan jashtëzakonisht (…) me martirizimin e më shumë se 70 000 personave, ku i fundit është komandanti Raed Saad dhe shoqëruesit e tij”, deklaroi Hayya në televizionin ”Al-Aqsa”, kanal i lëvizjes islamikte palestineze.

Izraeli njoftoi dje se kishte vrarë Raed Saad, duke e përshkruar atë si “një nga arkitektët” e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael që shkaktoi luftën në Gaza, dhe duke specifikuar se ai drejtonte selinë e prodhimit të armëve të krahut ushtarak të Hamasit. /Ad.Ab./

The post GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elementët që mungojnë për paqen në Palestinë

27 November 2025 at 15:57

Pas dy vitesh vrasjesh masive nga Izraeli në një nga fushatat ushtarake më të pamëshirshme në historinë e kohëve të fundit, armëpushimi në Gazë i arritur në tetor ishte padyshim një hap i mirëpritur. Por edhe nëse vazhdon, shkaqet rrënjësore të problemit duhet të adresohen në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe […]

The post Elementët që mungojnë për paqen në Palestinë appeared first on Reporter.al.

“Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herë që thyejnë armëpushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush për veprimet tona

By: M C
23 November 2025 at 17:04

Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit, tha Benjamin Netanyahu në fillim të mbledhjes së tij javore të kabinetit, duke theksuar se IDF do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënimet e reja.

Netanyahu theksoi se Izraeli vazhdon të kryejë operacione “në shumë fronte”.

“Këtë fundjavë, IDF goditi objektiva në Liban dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për të na kërcënuar”, tha ai.

Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit.

Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e Gazës.

“Që kur u vendos armëpushimi, Hamasi nuk ka ndaluar së shkeluri atë dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat. Ka pasur shumë përpjekje për të depërtuar në territorin tonë, përtej Vijës së Verdhë, me qëllim goditjen e ushtarëve tanë. Ne i kemi parandaluar me vendosmëri dhe i kemi përgjigjur duke vendosur një çmim shumë të lartë. Shumë terroristë janë neutralizuar, ndërsa të tjerë janë kapur përmes tuneleve në Rafah”, tha ai.

Të shtunën, IDF kreu sulme ajrore në Gaza, pas një incidenti në të cilin një person i armatosur palestinez hapi zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në pjesën jugore të Rripit. Sipas zyrës së Netanyahut, pesë figura të larta të Hamasit u vranë në sulme.

Netanyahu iu përgjigj gjithashtu kritikave se vendimet e mëdha për Gazën merren në konsultim me Uashingtonin.

“Të gjitha bisedat për ‘miratimin’ nga ky apo ai është thjesht një gënjeshtër absolute”, theksoi ai.

“Ne veprojmë pa u mbështetur te askush. Veprimet e menjëhershme për të parandaluar sulmet kryhen automatikisht nga IDF. Sa i përket përgjigjeve, ato kalojnë përmes Ministrit të Mbrojtjes dhe në fund vijnë tek unë, dhe ne vendosim në mënyrë të pavarur nga çdo faktor i jashtëm, siç duhet të jetë”, shtoi kryeministri izraelit.

Në përfundim, ai vuri në dukje se “Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet”.

The post “Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herë që thyejnë armëpushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush për veprimet tona appeared first on Albeu.com.

TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

23 November 2025 at 16:26

TEL AVIV, 23 nëntor /ATSH/- Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun dhe Hamasin për shkak të shkeljes së armëpushimit, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të mbledhjes javore të kabinetit, sipas “The Times of Israel”.

“Ne vazhdojmë të sulmojmë terrorizmin në disa fronte. Këtë fundjavë IDF goditi në Liban dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar Hezbollahun të rivendosë kapacitetin e tij për të na kërcënuar”, tha ai.

Forcat Ajrore Izraelite nisën një valë sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në të gjithë Libanin dje pasdite dhe thanë se kishin vrarë dy anëtarë të grupit terrorist në sulmet me dronë në jug të vendit.

Netanyahu tha se Izraeli po ndiqte një strategji të ngjashme në Rripin e Gazës.

“Që nga armëpushimi, Hamasi nuk ka ndaluar së shkeluri atë dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat. Ka patur disa përpjekje nga ana e tyre për të depërtuar në territorin tonë përtej Vijës së Verdhë dhe për të dëmtuar ushtarët tanë. Ne i penguam këto me forcë. Shumë terroristë u eliminuan dhe terroristët u kapën gjithashtu nga tunelet në Rafah”, tha ai.

Izraeli kreu dje sulme ajrore në Gaza, pasi një person i armatosur palestinez hapi zjarr ndaj trupave izraelite në jug të Rripit.

Sipas zyrës së Netanyahut, pesë zyrtarë të lartë të Hamasit u vranë gjatë sulmeve.

Netanyahu gjithashtu ka kundërshtuar kritikat se vendimet e rëndësishme për Gazën po merreshin nëpërmjet Uashingtonit.

“Ne veprojmë pa u mbështetur te askush. Veprimet e menjëhershme për të penguar sulmet kryhen automatikisht nga IDF-ja”, theksoi kryeministri izraelit.

“Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet”, shtoi ai. //a.i/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EGJIPT – Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime mes përshkallëzimit të situatës

23 November 2025 at 14:35

KAJRO, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Një delegacion nga grupi islamist palestinez Hamas ka mbërritur në Kajro për bisedime pas një përshkallëzimi të dhunës në Rripin e Gazës, sipas burimeve egjiptiane.

Khalil al-Haya, zyrtari më i lartë i Hamasit jashtë vendit, thuhet se po kryeson delegacionin. Bisedimet janë planifikuar me ndërmjetësues, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe SHBA-në në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Diskutimet thuhet se do të përqendrohen në përshkallëzimin e fundit pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, si dhe në kalimin në fazën e dytë të planit të paqes në Gaza nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjithashtu votoi së fundmi në favor të një rezolute të paraqitur nga SHBA-të për të siguruar planin.

Incidentet e dhunshme të përsëritura në Rripin e Gazës kanë ngritur shqetësime në lidhje me vazhdimin e armëpushimit.

“Të paktën 22 persona u vranë dje në sulmet izraelite”, sipas autoritetit shëndetësor në Gaza, të cilin e kontrollon Hamasi.

Ushtria izraelite deklaroi se këto ishin përgjigje ndaj shkeljeve palestineze të armëpushimit dhe sulmeve ndaj trupave të saj që ende kontrollojnë më shumë se gjysmën e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë mbledhjes javore të kabinetit në Jerusalem se Izraeli do të bënte gjithçka për të parandaluar një rikthim të Hamasit dhe milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani.//a.i/

The post EGJIPT – Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime mes përshkallëzimit të situatës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Njëzet e dy të vdekur pas sulmeve izraelite kundër Hamasit

19 November 2025 at 22:00

TEL AVIV, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës njoftoi sot se 22 persona kanë vdekur nga bombardimet izraelite në të gjithë territorin, ku Izraeli tha se po kryente sulme kundër Hamasit, të prezantuara si një hakmarrje ndaj sulmeve kundër ushtarëve të tij, në shkelje të armëpushimit.

”Sulmet izraelite shkaktuan 12 të vdekur në qytetin e Gazës, përfshirë një çift me tre fëmijët e tyre”, sipas Mbrojtjes Civile, një organizatë e ndihmës së parë që operon nën autoritetin e Hamasit.

Zëdhënësi i saj, Mahmoud Bassal, u shfaq në një video duke treguar trupat e tre fëmijëve të vegjël të mbuluar me çarçaf.

U njoftuan gjithashtu  për 10 të vdekur në rajonin e Khan Younes (jug i Rripit të Gazës), përfshirë dy të mitur, të cilëve nuk iu bë e ditur mosha.

Forcat izraelite kishin akuzuar më parë se “disa terroristë hapën zjarr të mërkurën në drejtim të zonës ku ushtarët tanë po operonin në Khan Younes”.

Një armëpushim i brishtë, i shoqëruar tashmë nga disa shpërthime dhune, është në fuqi në Gaza që nga 10  tetori, në bazë  të një marrëveshje të negociuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /Ad.Ab./

The post GAZA – Njëzet e dy të vdekur pas sulmeve izraelite kundër Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli pranon krijimin e një shteti palestinez? Netanyahu përshendet miratimin e rezolutës amerikane në OKB

By: xhir jeta
18 November 2025 at 13:53

Vetëm një ditë pasi tha se nuk do të pranonte kurrësesi një Shtet Palestinez, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur miratimin e një rezolute Amerikane nga Këshilli I Siguritimit të OKB-së ku parashikohet vendosja e një force ndërkombëtare për të drejtuar ceshtjet e Sigurisë në Gaza.
Rezoluta , përmbajtja e cilla fillimisht ishte kundërshtuar nga Izraeli parashikon mundësinë e vetëvendosjes brenda territorit Palestinez në të ardhmen dhe krijimin e një Shteti me integritet territorial e të pavarur.

Zyra e Kryeministrit Izraelit lëshoi një deklaratë në rrjetin social X ku shkruhej se plani I Presidentit Amerikan do të sjellë paqe dhe prosperitet për Gazën duke u fokusuar në demilitarizimin e këtij territori dhe në bashkëpunimin e Izraelit me fqinjët e tij.

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe e Miratuar nga Keshilli I Sigurimit me 13 vota pro dhe me abstenimin e Kines dhe Rusise parashikon vendosjen e nje Force Nderkombetare te Stabilizimit ne Gaza me mandat 2 vjecar. Kombesia e Trupave qe do te vendosen ne terren nuk eshte zbuluar publikisht por Presidenti Amerikan ka deklaruar se nje sere shtetesh kane shprehur gaitshmerine tyre per te ndihmuar.

Nga ana tjeter Rezoluta e miratuar parashikon gjithashtu krijimin e një organi tranzitor qeverisës, të quajtur Bordi i Paqes që do të mbikëqyrë një komitet teknokrat palestinez, apolitik, si dhe rindërtimin e Gazës dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. Financimi do të sigurohet përmes një fondi të administruar nga Banka Botërore. Ne krye te ketij Bordi do te jete vete Presidenti Amerikan Donald Trump.

Presidenti Trump e quajti votimin ne Keshillin e Sigurimit  “historik”, duke thënë se rezoluta “pranon dhe miraton” Bordin e Paqes. Nga Ana tjeter Hamas e kundershtoi Rezoluten e Keshillit te Sigurimit nen pretendimin se forcat nderkombetare te sigurise do te legjetimojne betejen e tyre per pushtet brenda territorit palestinez duke carmatosur grupet etnike.

. Faza e parë e planit te armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe dorëzimi i pengjeve dhe të te burgosurve –hyri në fuqi më 10 tetor.

Plani i Presidentit Amerikan ka ndalur përkohësisht luftimet e nisura pas sulmit të 7 tetorit 2023, ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 u morën peng nga Hamas. Ndërkohë, mbi 69,483 palestinezë janë vrarë nga operacionet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas.

“Është një përpjekje për tutoracion ndërkombëtar”, Hamasi hedh poshtë planin amerikan për Gazën

By: M C
17 November 2025 at 16:41

Grupi islamist palestinez Hamas ka kritikuar një projektrezolutë të Këshillit të Sigurimit të mbështetur nga SHBA- të mbi të ardhmen e Gazës, duke e quajtur atë një “përpjekje për të imponuar tutelën ndërkombëtare” në territor. Hamasi dhe grupe të tjera palestineze thonë se shohin “rreziqe” në projektrezolutën, e cila bën thirrje për vendosjen e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi.

“Marrëveshja e propozuar hap rrugën për dominim të jashtëm në vendimmarrjen kombëtare palestineze, duke transferuar administrimin e Gazës dhe projektet e rindërtimit në një entitet ndërkombëtar mbikombëtar me kompetenca të gjera — duke i hequr në mënyrë efektive palestinezëve të drejtën për të menaxhuar punët e tyre”, tha grupi në një deklaratë.

Sipas Hamasit, përpjekjet humanitare duhet të “kryhen përmes institucioneve të përshtatshme palestineze nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara” dhe “të bazuara në respektin për sovranitetin palestinez dhe nevojat e popullsisë”.

Ndihma nuk duhet të përdoret për të margjinalizuar institucionet palestineze, tha grupi. Ai gjithashtu konfirmoi se hedh poshtë “çdo kusht që lidhet me çarmatimin e Gazës”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po diskuton sot situatën në Lindjen e Mesme, një muaj pasi hyri në fuqi një armëpushim pas më shumë se dy vitesh lufte në Gaza. Projektrezoluta e administratës amerikane pritet gjithashtu të jetë në axhendë.

Ajo mbështetet nga aktorë rajonalë, përfshirë Egjiptin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Turqinë, ndër të tjera.

Vendet perëndimore kanë bërë thirrje që plani i paqes në Gaza të sigurohet përmes një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përveç çarmatosjes së Hamasit, ky plan parashikon një fazë të dytë me përfshirjen e ushtarëve të huaj për të stabilizuar enklavën bregdetare dhe një qeveri kalimtare të përbërë nga teknokratë palestinezë.

The post “Është një përpjekje për tutoracion ndërkombëtar”, Hamasi hedh poshtë planin amerikan për Gazën appeared first on Albeu.com.

IZRAEL – Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan

17 November 2025 at 13:18

TEL AVIV, 17 nëntor /ATSH/- Qëndrimi ynë për të kundërshtuar njohjen e shtetit palestinez në çdo territor në perëndim të lumit Jordan mbetet i vendosur dhe i pandryshuar, i tha dje kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kabinetit të tij, sipas “The Jerusalem Post”.

Netanyahu theksoi kundërshtimin e Izraelit ndaj një shteti palestinez dhe angazhimin për të çmilitarizuar Hamasin, gjatë fjalës së tij hapëse në mbledhjen e qeverisë.

Takimi përfshiu diskutime me ministrat mbi çështjen e një shteti palestinez.

Ron Dermer, kreu i negociatave për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, mori pjesë në takim, pavarësisht dorëheqjes së tij nga roli si ministër i Çështjeve Strategjike javën e kaluar.

Deklarata e tij erdhi pas një sërë kritikash nga politikanë dhe ligjvënës të ekstremit të djathtë, të cilët i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu të sqaronte qëndrimin e Izraelit në lidhje me krijimin e një shteti palestinez.

“Qëndrimi ynë për të kundërshtuar njohjen e shtetit palestinez në çdo territor në perëndim të lumit Jordan mbetet i vendosur dhe i pandryshuar”, tha Netanyahu në takim.

“Unë i kam kundërshtuar këto përpjekje për dekada me rradhë, duke u përballur me presionin nga jashtë dhe brenda. Kështu që nuk kam nevojë për përforcime apo leksione nga askush”, shtoi ai.

Netanyahu gjithashtu shprehu se Gaza do të çmilitarizohej dhe se Hamasi do të eliminohej.

“Në planin 20-pikësh te SHBA-se dhe në çdo kornizë tjetër, zona e Gazës që është nën kontrollin e Hamasit do të çmilitarizohet dhe do të shpërbëhet, qoftë në mënyrën e lehtë apo të vështirë”, tha Netanyahu, duke shtuar se presidenti amerikan, Donald Trump kishte shprehur të njëjtin qëndrim.

Të premten, SHBA-ja, Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Jordania dhe Turqia lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur mbështetje për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hartuar nga SHBA-ja, e cila është në shqyrtim dhe që do të ofronte një rrugë drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze. //a.i/

 

The post IZRAEL – Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

12 November 2025 at 16:59

KARLSRUHE, 12 nëntor /ATSH-DPA/- Prokurorët gjermanë thanë sot se kanë arrestuar një anëtar të dyshuar të Hamasit, të akuzuar për sigurimin e armëve që supozojnë se ishin të destinuara për sulme ndaj institucioneve izraelite ose hebraike.

“I dyshuari u arrestua në autostradë ndërsa hynte në Gjermani nga Republika Çeke”, tha zyra e prokurorit publik federal në Karlsruhe.

Ai do të çohet para një gjyqtari hetues në Karlsruhe, i cili do të vendosë nëse ai do të mbahet në paraburgim.

Prokurorët akuzojnë të dyshuarin me origjinë libaneze për anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj.

Në gusht, ai dyshohet se siguroi një pushkë plotësisht automatike, tetë pistoleta dhe mbi 600 fishekë në Gjermani. Më pas besohet se i ka transportuar ato në Berlin për t’ia kaluar një anëtari tjetër të dyshuar të Hamasit, i cili ishte tashmë në paraburgim.

Armët dhe municioni u sekuestruan në kohën e arrestimit.

Muajin e kaluar, prokurorët gjermanë arrestuan tre anëtarë të dyshuar të Hamasit në Berlin, të cilët ndodhen në paraburgim.

Të tre të dyshuarit, akuzohen se kanë siguruar armë zjarri dhe municione – të paktën që nga vera e vitit 2025.

 

The post GJERMANI – Arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌