Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

20:59 Kalbja e trurit nga TV-ja: Arsyeja e vërtetë pse serialet televizive po bëhen pa mend

By: EL
27 January 2026 at 20:59

Nga: Louis Chilton / The Independent
A po bëhet televizori më i marrë? Në industrinë e sotme të zbavitjes, rënia e vëmendjes dhe shikuesit e painteresuar po trajtohen jo si pengesa për t’u kapërcyer, por si mundësi tregu. Javën e kaluar, Ben Affleck dhe Matt Damon, duke promovuar filmin e tyre të ri në Netflix, The Rip, duket se konfirmuan atë që është përfolur prej kohësh për prodhimet e Netflix-it – se krijuesve u thuhet qartë që të përshtaten me të ashtuquajturit “shikues në dy ekrane” – ata të cilët e trajtojnë televizorin si diçka që mund të shihet me gjysmë vëmendjeje, ndërsa janë të zënë me Instagram-in, TikTok-in apo ndonjë blog të drejtpërdrejtë mbi sagën e Brooklyn Beckhamit. Damoni bëri shaka duke thënë se Netflix-i i kishte thënë: “Nuk do të ishte keq po të përsërisnit temën tri ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefon teksa shikojnë”. Ai shtoi: “Kjo me të vërtetë do të fillojë të shkel mbi mënyrën se si tregohen ngjarjet”. E, pra, saktësisht kështu.

Nuk është ndonjë zbulim i madh: edhe po të mos kishit lexuar viteve të fundit shumë raportime për kufizimet kreative që u imponohen sot producentëve, kjo zakonisht është e dukshme duke parë produktin përfundimtar. Këtë e ndjen edhe në serialet më të mëdha të platformës, si Wednesday dhe Stranger Things, apo në adaptimin e fundit të Harlan Cobenit, Run Away. Do të ishte budallallëk të mohoje që çdo përsëritje në dialog apo çdo ekspozim i ngathët të ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme – por, nëse sheh mjaftueshëm nga këto përmbajtje në internet, disa modele bëhen të dukshme. Dhe, zakonisht, është më keq në TV sesa në film, sepse regjisorët e mëdhenj të filmave shpesh kanë më shumë kontroll. Problemi, sigurisht, qëndron tek ata që nuk janë duke plotësuar fjalëkryqin e New York Times-it ndërkohë që shikojnë TV, por që shpresojnë të ulen e të përfshihen në një program, qoftë për vlerën artistike apo si një mënyrë për t’u shkëputur nga realiteti. Për këta shikues, përsëritjet e panevojshme e bëjnë përvojën të mërzitshme dhe fyese.

Në një farë kuptimi, natyrisht, nuk ka asgjë të re keqdashëse rreth këtij trendi të ri. Dikur në ditët para të transmetimit në internet, para përhapjes së seteve të DVD-së, televizioni gjithashtu duhej t’i përshtatej një lloji të caktuar të shikuesit pasiv. Duhej, pjesërisht, të merrte parasysh ata që ishin kyçur me vonesë, duke humbur kështu pjesën e parë të një programi – dhe ndërprerjet për reklama shpesh kërkonin që personazhet të përmblidhnin ngjarjen me një kuptim të ngathët të drejtpërdrejt. Serialet më të mira të vjetra televizive nuk e shmangnin këtë, por thjesht gjenin mënyra elegante, artistike, apo edhe qesharake për të përfshirë këto dromca. Kujto, për shembull, një episod të Simpsons që kthehet nga një ndërprerje me reklama, me Homerin që detajon saktësisht se ku janë tani personazhet dhe pse, ndërsa Barti komenton: “Çfarë gjëje e çuditshme për të thënë”.

Megjithatë, rënia e ngadaltë e televizionit në marrëzi shkon përtej kësaj çështjeje të vetme. Si një formë arti, duket se TV‑ja po bën regres në shumë fronte. Pashë dje një diskutim në rrjetet sociale rreth ndikimit të qëndrueshëm të The Wire – dramës gjithëpërfshirëse kriminale, të sofistikuar dhe jashtëzakonisht mbresëlënëse të David Simonit, që ende renditet ndër veprat më të mira në ekranin e shekullit XXI. Keqkuptimi ishte se seria, pavarësisht lavdërimit të përgjithshëm dhe fanatik që i është dhënë, në fakt mbaroi duke pasur pak ndikim te TV‑ja që pasoi – nëse The Wire përdori kanavacën e pakufishme TV‑së për të shtyrë narracionin e ekranit përtej kufijve ekzistues, atëherë asnjë shfaqje, që atëherë, nuk ka synuar me të vërtetë të bëjë të njëjtën gjë. Dhe, është e vështirë të argumentohet se kjo nuk është kështu.

Është gjithashtu e vërtetë që shfaqjet e tjera nga “epoka e artë” e TV‑së – The SopranosDeadwood ose edhe Mad Men – bënin gjërat të cilat asnjë gjë tani në TV nuk i provon me sukses. Kishte një kompleksitet të jashtëzakonshëm në një episod të The Sopranos, te mënyra se si historitë pasqyroheshin dhe thelloheshin njëra në tjetrën brenda një ore, gjë që ndihej vërtet si letërsi. Nëse shohim programet më të mira televizive të viteve të fundit – marrim, për shembull, Succession, një vepër jashtëzakonisht e zgjuar televizive, qesharake, me aktrim të mirë dhe mjeshtëror – edhe kjo nuk ka të njëjtën zgjuarsi të narracionit. Në thelb, historia e saj është e drejtpërdrejt, kuptimet e saj të dukshme. Si të gjitha shfaqjet e suksesshme tani, Succession gjithashtu gjithmonë mbajti një sy te rrjetet sociale. Jo patjetër te “shikuesi imagjinar me ekran të dytë”, por te tekat e vivisekcionistëve ose zetgeistëve të internetit. Shfaqjet televizive tani duhet të jenë së pari dhe mbi të gjitha të përshtatshme për meme. Shiva (Sarah Snook) është mbresëlënëse, e matur dhe jashtëzakonisht e besueshme, por a nuk i rrinte mirë ai kostum me pantallona? Dinamika e ndërlikuar midis Tomit dhe Gregut thotë njëqind gjëra të ndryshme rreth mekanizmave të pushtetit dhe klasës, por çfarë nëse do të ishte kondensuar në një montazh homoerotik?

Sigurisht, thesaret e “epokës së artë” të TV‑së, ishin të tilla për një arsye; ato ishin më të zgjuara dhe më komplekse se pothuajse gjithçka që kishte ardhur më parë. Por, edhe në të kaluarën e largët, kur TV‑ja ende konsiderohej si “Kutia e idiotëve”, është fakt se shumë shfaqje televizive, në shumë mënyra ishin më të zgjuara sesa ato që kemi tani. Nëse shikon një episod të Cheers – një sitkom jashtëzakonisht popullor dhe i lehtë – mund të dëgjosh referenca për regjisorë të huaj filmi, për muzikantë klasikë, për romancierë rusë. Niveli i njohurive të supozuara atëherë ishte shumë më i madh; tani TV‑ja rrallë është aventuresk në aludimet e veta.

Në një farë mase, ky nuk është faji i TV-së, por më shumë reflektim i botës ku jetojmë: përderisa monokultura jonë e përbashkët është copëtuar dhe shpërndarë, thjesht nuk ekziston e njëjta bankë referencash për t’u përdorur. (Temat e njohura të diskutueshme që ekzistojnë, pothuajse gjithmonë i përkasin fushave më të reja, më aktuale të kulturës: muzika pop; kinemaja.) Por, është vetëm gjysma e justifikimit – jo të gjithë që shikonin Cheers pritej të dinin se kush ishte Gustav Mahleri apo Ingmar Bergmani; megjithatë, shakatë bëheshin gjithsesi. Tani, TV‑ja është tepër e etur për të pasur prioritet qasjen. Krijuesit janë të përcaktuar që shikuesit të mos mbeten pas – qoftë sepse ata kanë një sy te telefonat e tyre, apo sepse nuk dinë se kush është Carl Jungu. Ajo që ka mbetur është një formë arti që heziton të shikojë jashtë, një formë arti që po bëhet gjithnjë e më i mbyllur.

Në intervistën e tyre në podkastin e Joe Roganit, Afflecku dhe Damoni përmendën një serial tjetër të Netflix‑it, Adolescence, si një “përjashtim” nga rregulli – provë se TV-ja që ka vlerë ende po punon pa u komprometuar nga kërkesat sistematike. Edhe gjatë vitit të kaluar, ka pasur një numër serialesh që ishin inteligjente dhe origjinale, programe të dizajnuara për t’u parë si duhet dhe me vëmendje. Është për ngushëllim që serialet e tilla si Adolescence, apo Pluribus, apo The Chair Company, mund të gjejnë audienca të konsiderueshme pa u dorëzuar ndaj instinkteve më të ulëta të mentalitetit të epokës së transmetimeve në internet. Ndoshta ato janë përjashtime, por janë diçka, të paktën. Në fund të fundit, nuk ka ndonjë përfitim afatgjatë në krijimin e TV‑së që i pëlqen të painteresuarve. Televizioni, me fjalë të tjera, nuk ka nevojë të jetë budalla – le të shpresojmë se ata që janë në krye janë mjaftueshëm të zgjuar për ta kuptuar këtë./et

20:51 Rënia e flokëve shpesh është pasojë e stilimit të gabuar, këto janë zgjedhjet më të këqija (Lifestyle)

By: EL
27 January 2026 at 20:51

Ekuilibri është çelësi: ndryshoni modelet e flokëve dhe më shpesh lërini të bien lirshëm

Kombinimi i ajrit të ftohtë, ngrohjes qendrore dhe mbajtjes së kapelës mund të rezultojë me flokë pa jetë dhe pa shkëlqim. Zbokthi është një problem i shpeshtë në këto kushte, ndërsa shkaktarë kryesorë janë gabimet e përditshme, higjiena e dobët, larja e parregullt e flokëve, përdorimi i tepruar i shamponëve të fortë, pajisjeve për stilizim, por edhe modelet e flokëve.
Shfaqen dhimbje, irritim dhe kruarje.

Dermatologia dr. Vanita Ratan thotë se edhe modeli i flokëve, si dhe mënyra se si i krehim, mund të jenë burim problemesh. Flokët e stilizuara në bisht të ngritur lart janë një nga zgjedhjet më të këqija.

– Tërheqja e vazhdueshme e flokëve në bishta të shtrënguar, topuzë apo gërsheta krijon presion të fortë në skalp. Stresi mekanik mund të kufizojë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojë inflamacion të folikulave, si dhe ndjesi dhimbjeje, irritimi dhe kruarje, shpjegon dr. Ratan. Të gjitha këto mund të çojnë në zbokth të pakëndshëm dhe nevojë edhe më të madhe për kruarje.

Cilat modele flokësh nuk rekomandohen

Flokët e shtrënguar fort, edhe pse shpesh janë zgjidhja më e shpejtë për një pamje elegante, jo gjithmonë janë zgjedhja më e mirë, sepse mund të shkaktojnë komplikime shtesë.

– Nëse ky model flokësh përdoret çdo ditë, me kalimin e kohës mund të dëmtohet barriera mbrojtëse e skalpit, të përshpejtohet tharja e flokëve dhe të theksohet zbokthi, thekson dr. Ratan, duke shtuar se ky lloj stilizimi lidhet edhe me alopecinë traksionale, pra rënien e flokëve si pasojë e tërheqjes së zgjatur të fijes së flokut.

Më së shpeshti vërehet te personat që mbajnë bisht të lartë dhe të shtrënguar, topuzë, gërsheta, dredha apo ekstensione. Gjendja zakonisht është e përkohshme, por mund të çojë edhe në dëmtim të përhershëm të folikulave të flokut.

Ekuilibri është thelbësor

Dr. Ratan shpjegon se modelet e preferuara të flokëve mund të mbahen ende, por me më shumë kujdes.

– Ekuilibri është çelësi: ndryshoni modelet e flokëve dhe më shpesh lërini të bien lirshëm. Stilizoni flokët me goma të buta, të veshura me material tekstili, të cilat reduktojnë presionin dhe fërkimin, këshillon dr. Ratan./et

20:50 Si të shihni më të mirën e arkitekturës brutaliste të Gjermanisë

By: EL
27 January 2026 at 20:50

Nga: Christopher Beanland, autor i librave Koncepti i betonit [Concrete Concept] dhe Arkitektura për veturat [Architecture For Cars]

Ndjeshmëria e betonit të papërpunuar që karakterizon brutalizmin, mund të ketë qenë revolucionare në Mbretërinë e Bashkuar në vitet ‘50 të shekullit XX – me ndikim që shtrihet deri në mesin e viteve ‘70 të shekullit XX dhe veçanërisht e dukshme në ndërtesat administrative dhe banesat sociale – por, ajo shfaqet gjithashtu befasisht në një numër të madh ambientesh kishtare nëpër Gjermani.

Rindërtimi i pasluftës do të thotë që, sot, vendi është i mbushur me megastruktura të vrazhda dhe arkitekturë betoni që të marrin mendjen. Pa dyshim, Gjermania është shtëpia shpirtërore moderne e brutalizmit, dhe për këtë arsye është plotësisht e përshtatshme që këtu ndodhet organizata SOS Brutalism e ndërlidhur me Muzeun Gjerman të Arkitekturës në Frankfurt.

Udhëtimi nëpër pamjet më surrealiste brutaliste të Gjermanisë është një mënyrë e mrekullueshme për të zbuluar një anë tjetër të vendit – dhe ja si ta bëni këtë.

Hamburgu

 Kampusi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Hamburg të kujton emisionin për fëmijë të BBC-së nga vitet ‘70 të shekullit XX, “Swap Shop”(Foto: Martin Kunze)

Hamburgu duhet të jetë ndalesa juaj e parë, meqë ka arkitekturë të shkëlqyer moderne të shpërndarë në të gjithë qytetin. Kampusi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Bergedorf, për shembull, është një dyqan i shkëmbimeve shumëngjyrëshe [Multi-Coloured Swap Shop] nga viti 1972, ku ngjyrat e forta primare shkrepen si sfondi i një programi fëmijësh nga fundi i viteve ’70 të shekullit, aty ku një Noel Edmonds me flokë të thara përgjon nën një shkallë të ekspozuar betoni.

 Bunkeri i Luftës së Dytë Botërore

Gjithashtu, Hamburgu ka edhe selinë e mëparshme të shtëpisë botuese Gruner + Jahr, e njohur nga vendasit si “Affenfelsen” – Shkëmbi i Majmunëve. Nuk është brutaliste në vetvete, por Kulla Kundërajrore [Flaktürme] në Feldshtras – ndërtuar në vitin 1943 për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore të Forcave Mbretërore Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar – ndikoi drejtpërdrejt te arkitektët brutalistë të pasluftës. Tani ndodhet një hotel i ri në majë, “Reverb”, dhe ju mund të ngjiteni në çati e të eksploroni kopshtet e restauruara të bunkerëve – nëse qëndroni në këtë bunker rokënroli.

Këlni

 Hoteli “25Hours” më parë ishte selia e kompanisë së sigurimeve “Gerling”(Foto: Steve Herud)

Adhuruesit e estetikës së shekullit XX do të kënaqen me detajet në hotelin “25Hours” në Këln, që ka transformuar selinë e dikurshme të kompanisë së sigurimeve “Gerling” të viteve ’60 të shekullit XX. Plani rrethor i ndërtesës të kujton Qendrën Televizive të BBC-së në Shepërds Bush dhe hoteli është i mbushur me dekor fantashkence, nga dritat te posterat që amplifikojnë edhe më shumë arkitekturën dhe dizajnin e mesit të shekullit të kaluar.

Është një kënaqësi e vërtetë për shqisat dhe plot argëtim. Ndërkohë, kisha e Gjonit XXIII e Heinz Buchmannit nga viti 1968, aty pranë, është një trazirë e vërtetë trarësh dhe përforcimesh betoni, krejt ndryshe nga çdo kishë që keni parë ndonjëherë.

Nevigesi

 Eksterieri i Kishës së Pelegrinazhit – projektuar nga Gottfried Böhm – duket si diçka nga filmi “Star Wars”(Foto: Frans Sellies)

Një tjetër shembull madhështor që duhet parë për t’u besuar është Kisha e Pelegrinazhit në Neviges. E vendosur në një fshat të vogël jashtë Këlnit, në një pyll kodrinor, ajo në përmasa është më shumë se një katedrale. Unë e hapa derën me kujdes dhe nuk kishte asnjë njeri brenda gjatë vizitës sime dimërore. Hapësira e gjerë dhe asketike krijon një përvojë pothuajse transcendente teksa mrekullohesh me rrezet e diellit që depërtojnë nga dritaret në tavan. Eksterieri me blloqe i Gottfried Böhmit është më shumë si diçka nga [filmat] Star Wars – surreale, sugjestive dhe thellësisht magjepsëse.

Ofenbahu

 Ndërtesa e Bashkisë së Ofenbahut është subjekt i shumë videove në rrjetet sociale për shkak të pamjes së saj të habitshme(Foto: Peter Sägesser)

Bashkia e Ofenbahut është tempull i qeverisjes së mirë vendore. Kompleksi gjigant është qartësisht brutalist nga jashtë. Por, brendësia e kryeveprës së arkitektëve Maier, Graf dhe Speidel është edhe më interesante. E përfunduar në vitin 1971, brendësia përzien një lob të ngrohtë në stilin e Teatrit Kombëtar, me beton të vrazhdë.

Ngjyrat e ndezura e gjallërojnë vendin, dhe ai ka përjetuar një ringjallje së fundmi si një yll i shumë videove në Instagram, falë pamjes së tij tërheqëse.

Munihu

 Ende ekziston Fshati Olimpik i ndërtuar për Lojërat Olimpike të Verës 1972(Foto: Franz Marc Frei)

Parku Olimpik i Munihut përzien natyrën e bukur me struktura të çmendura brutaliste, si Kulla e Televizionit dhe stacioni i metrosë “Olympiastadion” me motivet gjigante betoni me tematikë sportive. Parku Olimpik i vitit 1972 ka befasi të fshehura për ata që i kushtojnë vëmendje – përfshirë një kabinë biletash të mrekullueshme me gjithë vetëbesimin e viteve ’70 të shekullit XX. Fshati Olimpik, ku qëndruan atletët, është një vitrinë banesash shumëkatëshe brutaliste – pa krime, pa grafite dhe pa sjellje të dyshimta. Sa teutonike!

Berlini

 Kisha Shën Anjezës – e ndërtuar si kishë katolike – tani është galeri arti(Foto: Imago/Alamy)

Kisha e Shën Anjezës në Kojcberg të Berlinit është strukturë tepër e tendosur dhe e vrazhdë dhe ndoshta e kufizuar aq sa mund të jetë – blloqe të thjeshta betoni ngrihen drejt qiellit pa pothuajse asnjë dritare që të prishë rrjedhën. Tani është kthyer në Galerinë “Koenigs”, ku galeristi Johann Koenig, gjithnjë ekscentrik, ka një apartament të mbuluar me tapet ngjyrë vjollcë – jo vetëm në dysheme, por edhe në mure e tavane.

Por, monumenti brutalist që ndoshta njihni më mirë është Aeroporti “Tegel” i Berlinit, porta kryesore ajrore e Berlinit Perëndimor deri në fund të vitit 2020. Një aeroport i mrekullueshëm i vogël, i ndërtuar mbi temën e gjashtëkëndëshit, ofronte ecjen më të shkurtër nga makina te porta e për në botë – vetëm 10 hapa.

 Kulla e Televizionit e Berlinit, me pamje nga Aleksandërplaci është një nga monumentet më ikonike të tij(Foto: Golero/E+)

Aktualisht po transformohet në banesa, zyra për startape teknologjie dhe një kampus universitar. Nga kafeneja në çatinë e hotelit “Park Inn” – një rrokaqiell i famshëm – mund të vësh re përzierjen e betonit përreth Aleksandërplacit, përfshirë edhe Kullën e Televizionit ose “Telespargel”-i, që do të thotë fjalë për fjalë “Asparagu Televiziv”. /et

20:39 Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Botës 2026

By: EL
27 January 2026 at 20:39

Mbajtja e Kupës së Botës 2026 është vënë në pikëpyetje, pasi një numër gjithnjë e në rritje i vendeve evropiane po shqyrtojnë bojkotimin e garës për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me SHBA-në, dhe tani e gjithë çështja ka arritur te politikanët.

Sipas La Gazzetta dello Sport, protestat po udhëhiqen nga Danimarka, ku publiku është i indinjuar nga kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të aneksuar Grenlandën, me deri në 90 për qind të danezëve që mbështesin një bojkot të mundshëm të Kupës së Botës. Kjo ndjenjë është përhapur edhe në Suedinë fqinje.

Në Gjermani, çështja u ngrit nga nënkryetari i Federatës Gjermane të Futbollit, Oke Gottlich, i cili në një artikull për Hamburger Morgenpost pyeti “nëse është koha për të menduar konkretisht për ndonjë veprim të fortë”.

Reagimi i tij pasoi një apel nga tifozët e St. Pauli, të cilët i kërkuan FIFA-s të njihte Federatën e Futbollit të Grenlandës, i cili do të ishte një akt simbolik që u mbështet edhe nga disa politikanë nga Bashkimi Kristian Demokrat (CDU).

Ju kujtojmë se Danimarka, Suedia dhe Gjermania nuk janë kualifikuar ende për Kupën e Botës, por në mars, i presin kualifikimet për një vend në Botëror.

Përndryshe, probleme shtesë në Amerikë krijohen nga çështjet e sigurisë, veçanërisht pas skenave të fundit nga Minneapolis, ku 3,000 agjentë të shërbimit të imigracionit ICE u vendosën si pjesë e një operacioni anti-imigracion.

Klima e tensionuar ndërkombëtare, tensionet e brendshme në rritje në SHBA dhe pasiguria në lidhje me vizat janë arsyet pse ideja e një bojkoti po fiton gjithnjë e më shumë fuqi çdo javë./et

Ylli sllovak për ndeshjen me Kosovën: S’e njohim si kundërshtar, duhet të përgatitemi mirë

27 January 2026 at 21:52

Leo Sauer po vazhdon të afirmohet si një nga lojtarët më perspektivë të përfaqësueses së Sllovakisë. 20-vjeçari po paraqitet me sukses te Feyenoord në Holandë, ku në fundjavë shënoi edhe një gol, duke dëshmuar se forma e tij po rritet me çdo ndeshje.

Suksesi i tij nuk kufizohet vetëm te klubi. Sauer ka arritur të grumbullojë dhjetë ndeshje me përfaqësuesen e Sllovakisë, duke qenë pjesë e të gjitha gjashtë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ai pritet të jetë një nga titullarët kryesorë të skuadrës më 26 mars, kur Sllovakia do të presë Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për kualifikim në Botëror, që zhvillohet në Bratislavë.

Pavarësisht se Kosova nuk është një kundërshtare e njohur për të, Sauer nuk e nënvlerëson rivalin. Sulmuesi i krahut të majtë pranon se nuk e ka parë kurrë Kosovën në fushë, por ka respekt për nivelin e saj, veçanërisht pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë.

“Do të jem i sinqertë, nuk di shumë për këtë kundërshtarë. Nuk e kam parë asnjëherë duke luajtur. Por Kosova e ka mposhtur Suedinë dhe të gjithë thonë se kemi kundërshtarë të vështirë. Kështu që duhet të përgatitemi mirë”, ka thënë Sauer për faqen zyrtare të federatës sllovake.

Në Sllovaki, po ashtu si te Kosova, ëndërrojnë të arrijnë kualifikimin në Kupën e Botës. Në finale të ‘play-off’-it, që jep biletën për Botëror, fituesi i çiftit Sllovaki-Kosovë do të përballet në shtëpi me fituesin e përballjes Turqi-Rumani.

Sauer ka theksuar se pjesëmarrja në Botëror do të ishte një arritje historike për të dhe për vendin e tij.

“Pjesëmarrja në Kupën e Botës do të thoshte shumë për mua. Tashmë kam shijuar Evropianin dhe kam pasur përvojë dhe kujtime të mahnitshme”, tha ai.

“Kualifikimi në Botëror është ndoshta gjëja më e madhe që mund të arrish me ekipin nacional. Do të ishte ngjarje e madhe, gjë e madhe për Sllovakinë nëse kualifikohemi në Botëror”, përfundoi Sauer.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli sllovak për ndeshjen me Kosovën: S’e njohim si kundërshtar, duhet të përgatitemi mirë appeared first on Sinjali.

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të vogëlushit nga Lipjani që u shpall i humbur

27 January 2026 at 21:45

Vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur sot në Gadime të Lipjanit, është gjetur dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK-ja, mjekja kujdestare Dafina Basholli ka thënë për Sinjalin se i mituri është pranuar.

“E kemi pranuar pacientin, jemi duke e trajtuar në dhomën e ranimacionit”, ka thënë Basholli, pa dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të vogëlushit nga Lipjani që u shpall i humbur appeared first on Sinjali.

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

27 January 2026 at 21:38

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur të martën se rindërtimi i Rripit të Gazës nuk do të ndodhë para se lëvizja militante Hamas të çarmatoset dhe të shkatërrohen tunelet e saj të mbetura.

Deklaratat ai i bëri gjatë një konference për shtyp, një ditë pas gjetjes së mbetjeve të pengut të fundit të mbetur në Gazë. Në këtë paraqitje publike, Netanyahu mohoi gjithashtu sugjerimet se Izraeli do të lejonte krijimin e një shteti palestinez në Gazë, duke thënë: “Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë”.

Kryeministri izraelit përsëriti edhe qëndrimin e tij se ushtarët turq dhe ata katarianë nuk duhet të jenë pjesë e asnjë force ndërkombëtare sigurie në Gazë.

Gjatë konferencës për shtyp, Netanyahu deklaroi po ashtu se Izraeli do ta menaxhonte pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Ai kujtoi se Izraeli kishte paralajmëruar se Rafahu fillimisht do të hapej vetëm për lëvizjen e njerëzve, ndërsa mallrat do të vazhdojnë të hyjnë në Gazë përmes kalimeve nga Izraeli.

Megjithatë, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë detaje se kush do të kualifikohet për të kaluar përmes kësaj pike kufitare, ndërsa mbetet e paqartë edhe se kur ndihma humanitare nga Egjipti do të lejohet të hyjë në enklavën palestineze.

Në fund, Netanyahu lëshoi një tjetër paralajmërim ndaj Teheranit, duke thënë se qeveria e tij do të përgjigjej “me një forcë që Irani nuk e ka parë ende” nëse vendos të sulmojë Izraelin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit appeared first on Sinjali.

Gjendet vogëlushi që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK

27 January 2026 at 21:32

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili gjatë ditës së sotme ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Të afërmit e të miturit nga Gadimja e Lipjanit kishin kërkuar ndihmë publike për gjetjen e tij, duke ngritur shqetësim për zhdukjen e tij për disa orë.

Rastin e gjetjes së fëmijës e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, ka deklaruar Shatrolli, pa dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Se vogëlushi është gjetur, ka njoftuar edhe një qytetare, e cila ka bërë të ditur se ai kishte rënë në lumin e Gadimes, ndërsa më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet vogëlushi që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik droge në Gjermani

27 January 2026 at 21:25

Është arrestuar një person shtetas i huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për trafikim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar sot, më 27 janar 2026, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

I dyshuari ishte i kërkuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik droge në Gjermani appeared first on Sinjali.

S’ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

27 January 2026 at 21:13

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit po vazhdon në 11 komuna. Vjedhja e votave brenda llojit është bërë shqetësim i cili edhe e ka dëmtuar imazhin e Kosovës, e cila ishte shembull për mbajtjen e zgjedhjeve.

Gjithsesi, institucionet pritet të themelohen pas përfundimit të rinumërimit që pritet të përfundojë të dielën e më pas gjatë javës së ardhshme, pasi të shqyrtohen edhe ankesat e mundshme, duhet të ndodhë certifikimi, e në rast se mund të ketë vonesa, Kosova rrezikon t’i humbë 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian e që ka afat deri më 13 shkurt ta ratifikojë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Mes urgjencës për certifikimin e rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, po vazhdon rinumërimi i votave edhe në 11 komuna të mbetura në nivel vendi.

Me gjithë dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave brenda partive, lista e deputetëve të legjislaturës së 10 ka mbetur e njëjtë. Deri tash, vetëm deputeti turk, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e ka humbur mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vendin e tij e ka zënë bashkëpartiaku, Ergul Mazrek, i cili pas rinumërimit ka marrë 2 516 vota. Ndërkaq, Damka aktualisht i ka 2 421vota.

Ajo që tashmë dihet është se manipulimi ka ndodhur në dy forma, përmes shtimit të votave direkt në sistem nga numëruesit në rastet kur; qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë dhe në marrjen e votave nga një kandidat e duke ia numëruar tjetrit, brenda partisë, njofton rtk.

Ndërsa nga hetimet, për KQZ-në është sfiduese të flasë me datë për certifikimin e këtij procesi zgjedhor, që mundëson rrjedhën e afateve kushtetuese për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Rrezik për mosformim të institucioneve me kohë, mbeten afatet procedurale të ankesave që mund të shkojnë në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në pritje të rrjedhës së këtyre afateve, 13 shkurti është data e fundit që ka konfirmuar Banka Botërore, për ratifikimin e marrëveshjes në vlerë prej 90 milionë eurove, mbi financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale , Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmije në Gadime të Lipjanit

27 January 2026 at 21:01

Një nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime është raportuar i zhdukur, pasi nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Zejn Zejnullahun, i cili pas mbarimit të orëve mësimore nuk ka shkuar në shtëpi dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Gadimes,

ju njoftojmë se sot, pas përfundimit të mësimit, një fëmijë nuk është kthyer në shtëpi.

Ai është nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.

Emri i tij është Zejn Zejnullahu.

Lusim këdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë familjen ose Policinë.

Nr tel 044819748

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmije në Gadime të Lipjanit appeared first on Sinjali.

Rusia synon legalizimin e kazinove online për të rritur të ardhurat

27 January 2026 at 20:53

Ministri i Financave, Anton Siluanov, ka propozuar legalizimin e kazinove online si një mënyrë për të rritur të ardhurat shtetërore, raportoi të martën gazeta e biznesit Kommersant, duke cituar dy burime të njohura me një letër që ministri i dërgoi presidentit, Vladimir Putin.

Siluanov sugjeroi heqjen e ndalimit të kazinove online në Rusi, të cilat janë të paligjshme që nga viti 2009, ndërsa qeveria po kërkon burime të reja të ardhurash për të kompensuar kostot në rritje të luftës kundër Ukrainës, raporton timesofmoscow.

Pavarësisht ndalimit, lojërat online kanë njohur një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit. Ministria e Financave vlerëson se xhiroja totale në tregun e ligjshëm të basteve në Rusi, i cili lejon operatorët e licencuar të basteve dhe totalizatorët të operojnë online, arriti në 1.7 trilion rubla (22.2 miliardë dollarë) në vitin 2024.

Në krahasim, vlerësohet se madhësia e tregut të lojërave të paligjshme online është 3 trilion rubla (39.1 miliardë dollarë), me rreth 100 platforma të jashtëligjshme në funksionim.

Kommersant raportoi se propozimi i Siluanovit do të krijonte një sistem të unifikuar për ndjekjen e basteve, të ngjashëm me kornizën e përdorur për bastoret e ligjshme, dhe do ta vendoste industrinë nën mbikëqyrjen e një rregullatori të vetëm, i cili do të ishte përgjegjës për parandalimin e varësisë nga lojërat e fatit.

Raporti tha se agjencitë e tjera qeveritare do të kishin detyrën të intensifikonin përpjekjet për të bllokuar operatorët e paligjshëm.

Siluanov, në letrën e tij drejtuar Putinit, vlerësoi se legalizimi i kazinove online dhe vendosja e një takse mujore prej së paku 30 për qind mbi të ardhurat bruto mund të gjeneronte rreth 100 miliardë rubla (1.3 miliard dollarë) në vit për buxhetin federal.

Raporti i Kommersant nuk specifikoi nëse Putini ka përgjigjur ndaj propozimit ose ka shfaqur mbështetje për legalizimin e kazinove online.

Industria e lojërave online ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në mbarë botën në vitet e fundit, dhe disa studiues kanë hedhur alarmin për një rritje të përkatësisë ndaj lojërave të fatit, të cilën e shohin si një problem serioz shëndetësor publik. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia synon legalizimin e kazinove online për të rritur të ardhurat appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksidenti në Rumani, tifozët e PAOK kishin marrë furgonin me qira – e drejtonin me radhë

27 January 2026 at 20:37

Shtatë viktima janë konfirmuar nga aksidenti tragjik i regjistruar në Rumani. Mes tyre viktimë ka mbetur edhe shqiptari Vasil Pilo i cili së bashku me tifozët e tjerë të PAOK po udhëtonin me një furgon të marrë me qira drejt Francës për ndeshjen e së enjtes të Europa League.

Mediat greke kanë konfirmuar se tifozët kishin marrë më qira mjetin nga një kompani në Edessa. Mjetet jepen me qira me ose pa shofer profesionist. Tifozët fatkeqësisht kishin vendosur të drejtonin mjetin me radhë dhe kjo solli fundin tragjik për 7 prej tyre.

Pronari i kompanisë që mori me qira furgonin fatal ndodhej jashtë vendit kur u njoftua për tragjedinë. Protothema.gr konfirmoi se pronari i kompanisë është kthyer në Greqi me urgjencë, i tronditur nga ngjarja.

“Jemi në gjendje shoku”, tha ai.

Në mjet mësohet se ishte edhe një shqiptar tjetër i identifikuar si Genci Sadiku. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet dhe nëse ai është në listën e viktimave. Tre persona të tjerë janë plagosur të cilët janë të shtuar në spital.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksidenti në Rumani, tifozët e PAOK kishin marrë furgonin me qira – e drejtonin me radhë appeared first on Sinjali.

Turqia planifikon një zonë sigurie në rast të rënies së regjimit në Iran

27 January 2026 at 20:26

Turqia po përgatitet për skenarë të mundshëm në lidhje me krizën në Iran, duke shqyrtuar krijimin e një zone sigurie në kufirin 560 km me Iranin në rast se regjimi i Teheranit shembet.

Sipas raportimeve nga Middle East Eye, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme turke informuan ligjvënësit se një “zonë neutrale” do të ndihmonte në parandalimin e një vale të madhe refugjatësh.

Ankaraja ka forcuar tashmë sigurinë kufitare me kulla mbikëqyrjeje, dronë, mjete ajrore dhe një mur betoni, ndërsa frika kryesore është se një konflikt i gjerë mes Izraelit dhe Iranit mund të shtyjë deri në një milion refugjatë iranianë drejt Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se Turqia kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në Iran dhe u bëri thirrje SHBA-ve të përdorin diplomacinë për zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke vendosur avionë luftarakë, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha në komentet televizive të premten se Ankaraja kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në Iran dhe i bëri thirrje qeverisë amerikane të përdorë diplomacinë për të zgjidhur krizën.

Ditët e fundit, SHBA-të kanë vendosur avionë luftarakë, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe anije luftarake në rajonin e Menës, një forcim ushtarak që kulmoi me mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në ujërat e Lindjes së Mesme të hënën.

Këto lëvizje kanë çuar qindra mijëra refugjatë në Turqi, duke rënduar sektorë kyç si energjia dhe tregtia.

Zyrtarët turq kanë vlerësuar se një luftë në shkallë të plotë midis Izraelit dhe Iranit mund të shtyjë deri në një milion refugjatë iranianë drejt kufirit turk.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia planifikon një zonë sigurie në rast të rënies së regjimit në Iran appeared first on Sinjali.

Kikia: Qeveria Rama ka hyrë në fazën e fundit

By: Elva
27 January 2026 at 21:58

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “A Krasta Show” në Syri TV, ka analizuar situatën politike në vend, duke theksuar se fundi i qeverisë nuk mund të matet me orë apo ditë, por është një proces i gjatë i mbushur me pengesa politike dhe institucionale. Sipas tij, retorika për “fundin e afërt” të qeverisë […]

The post Kikia: Qeveria Rama ka hyrë në fazën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Blen shtëpi, shlyen detyrimet, Kadastra nuk e pajis me certifikatë

By: Ela
27 January 2026 at 21:44

Në Rrugën e Dibrës, në Tiranë, Nefail Rodhe bleu një banesë me titull pronësie nga Ylli Beqiraj dhe pasi u lëshuan dhe u paguan faturat e truallit, kërkoi pajisjen me certifikatë pronësie. “Shtëpinë e kam blerë në 2022 nga Ylli Beqiraj, me certifikatë pronësie ndërtimore. Ndërkohë, ishin në proces e faturat e tokës. Shkova tek […]

The post Blen shtëpi, shlyen detyrimet, Kadastra nuk e pajis me certifikatë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet kërkesa e SHBA për Ukrainën: Donbasi në këmbim të paqes

By: Elva
27 January 2026 at 21:38

Ka 30 ditë për të marrë vendim, por duke qenë se është interpretimi I një dispozite ligjore por po shohin të gjitha lëvizjet politike. Ajo ca ka ndodhur kem Administrata Trump i ka sinjalizuar Ukrainës se garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara varen nga pranimi i një marrëveshjeje paqeje që mund të përfshijë lëshimin […]

The post Zbulohet kërkesa e SHBA për Ukrainën: Donbasi në këmbim të paqes appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti fatal i merr jetën 71-vjeçares, spitali e cilëson “vdekje natyrale”

By: Ela
27 January 2026 at 21:31

Më 27 dhjetor 2025, në Durrës, një aksident rrugor i filmuar nga kamerat e sigurisë, i mori jetën një gruaje 71-vjeçare. Nga pamjet rezulton, se drejtuesi 24-vjeçar i automjetit kthehet mbrapsht me shpejtësi dhe e përplas të moshuarën. Fëmijët e viktimës e bënë publike ngjarjen, për shkak të masës së lehtë të sigurisë ndaj autorit, […]

The post Aksidenti fatal i merr jetën 71-vjeçares, spitali e cilëson “vdekje natyrale” appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Gent Gazheli i Doganave

By: Ela
27 January 2026 at 21:21

Genti Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, raporton Publik.al. Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion. Gazheli u emërua në krye të […]

The post Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Gent Gazheli i Doganave appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Lala: Po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve

By: Elva
27 January 2026 at 21:21

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Studio 24” se, ka kometuar shtyrjen e vendimt nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Lalës, kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë vendim për lejimin ose jo të ushtrimit të detyrës nga Balluku në të njëjtën ditë kur mblidhet Këshilli i Mandateve […]

The post Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Lala: Po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌