Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit me pasoja, rritet numri i lëndimeve nga mjetet piroteknike

5 January 2026 at 13:49


Gjatë festave të fundvitit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar dhjetëra pacientë të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, kryesisht petardave, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa lëndimet e trajtuara kanë qenë kryesisht në duar, veçanërisht në gishtërinj.

Në disa raste, këto lëndime kanë përfunduar me amputime të pjesshme apo të plota, si dhe me dëmtime serioze funksionale të aparatit tendinoz.

Po ashtu, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë regjistruar edhe lëndime në regjionin e fytyrës, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mund të shkaktojnë pasoja estetike dhe funksionale afatgjata.

Aktualisht, gjashtë pacientë janë të hospitalizuar në këtë klinikë për shkak të lëndimeve shumë të rënda të duarve, të cilat kërkojnë mjekim të vazhdueshëm dhe trajtim të specializuar.

Nga ShSKUK theksohet se lëndimet nga mjetet piroteknike shpesh shoqërohen me pasoja të përhershme funksionale dhe psikologjike, si dhe kërkojnë ndërhyrje të shumta kirurgjikale dhe rehabilitim afatgjatë.

Klinika e Kirurgjisë Plastike u ka bërë thirrje prindërve, kujdestarëve dhe institucioneve përkatëse që të rrisin kontrollin dhe ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike, veçanërisht nga fëmijët. /Telegrafi/


Festat e fundvitit me fëmijët: Kujtime të vogla që zgjasin gjithë jetën

31 December 2025 at 22:57


Momente të thjeshta, buzëqeshje të sinqerta dhe ide praktike për t’i kthyer festat familjare në kujtime që fëmijët do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës

Është një kohë magjie, sidomos kur shikohet me sytë e një fëmije. Mes dritave që ndriçojnë, ngjyrave të ngrohta dhe buzëqeshjeve të vogla, festat marrin kuptimin e tyre më të bukur. Për fëmijët, gëzimi nuk fshihet te dhuratat e shumta, por te prania, përqafimet dhe momentet e ndara me ata që i duan.

Në atmosferën e ngrohtë familjare dhe mes dekorimeve festive, fëmijët na kujtojnë se lumturia jeton në çastet e thjeshta. Një lodër në dorë, sytë plot kureshtje dhe një buzëqeshje e sinqertë janë kujtimet më të çmuara të kësaj kohe.

Nëse dëshironi që këto festa të mbeten gjatë në kujtesën e tyre, ja disa mënyra të thjeshta për t’i shijuar së bashku, në familje:

🌟 Krijoni rituale të vogla familjare

Traditat, sado të vogla, bëhen kujtime të mëdha. Gatuani bashkë biskota, shikoni filma festash të mbështjellë me batanije të buta, ose krijoni një kuti mirënjohjeje ku çdo ditë futni një moment të bukur.

🎁 Jepuni kohë, jo vetëm dhurata

Një përqafim, një lojë në dysheme apo një histori para gjumit vlejnë më shumë se çdo lodër. Fëmijët e ndjejnë kur jeni vërtet aty për ta.

🌙 Ruani ritmin e tyre

Edhe në festa, fëmijët kanë nevojë për qetësi, gjumë të mjaftueshëm dhe ushqim të balancuar. Një fëmijë i pushuar është një fëmijë i qetë dhe i lumtur, dhe festat rrjedhin më bukur për të gjithë familjen, transmeton Telegrafi.

❤️ Mësojini gëzimin e ndarjes

Festat janë koha ideale për të ushqyer ndjeshmërinë. Inkurajojini fëmijët të ndajnë lodra që nuk i përdorin më ose përgatitni bashkë një pako për dikë në nevojë. Kështu ata mësojnë se gëzimi më i madh lind kur ndahet me të tjerët.

✨ Mos kërkoni përsosmërinë

Dekorimet mund të mos jenë perfekte, lodrat mund të shpërndahen nëpër dhomë dhe fëmijët mund të lodhen më shpejt se zakonisht. Kjo është pjesë e bukurisë së festave. Kujtimet më të ngrohta lindin pikërisht nga momentet e thjeshta, të vërteta dhe të përbashkëta.

Mesazhi kryesor: Për një fëmijë, ju jeni festa. Prania juaj, zëri juaj dhe koha e kaluar së bashku janë dhuratat më të bukura të fundvitit.

🎄 Gëzuar festat ju dhe familjes suaj! 🎄

/Telegrafi/

Osmani viziton fëmijët në Hemato-Onkologji, përcjell mesazh shprese në prag të Vitit të Ri

31 December 2025 at 14:06


Në ditën e fundit të vitit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, ku janë duke u trajtuar fëmijë me sëmundje të rënda, për të cilët ajo përcolli mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti.

Gjatë kësaj vizite, Osmani u takua nga afër me fëmijët dhe prindërit e tyre, duke vlerësuar forcën dhe përkushtimin që ata po tregojnë në përballje me sfida të mëdha shëndetësore. Ajo theksoi se guximi i fëmijëve dhe dashuria e familjarëve përbëjnë shembull frymëzimi për shoqërinë.

Presidentja vuri në dukje se, ndonëse koha në ambiente të tilla duket se ecën më ngadalë, shpresa mbetet gjithmonë e gjallë dhe e fortë.

“Uroj që viti që vjen të sjellë shëndet, shërim, gëzim dhe mrekulli të vogla e të mëdha për këta fëmijë të jashtëzakonshëm dhe për familjet e tyre”, deklaroi Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja përshkroi vizitën si një përvojë të veçantë, duke theksuar se repartet e tilla dëshmojnë se shpresa dhe dashuria janë forca të pazëvendësueshme në procesin e shërimit.

Ajo falënderoi gjithashtu stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në kujdesin ndaj fëmijëve. /Telegrafi/


Vendimi/ Ja sa lekë do të marrin familjet në nevojë për festat

By: Brisi
30 December 2025 at 22:46

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit edhe familjet në nevojë. Sipas vendimit, bonus do të marrin të gjithë individët që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, si dhe ndihmësit […]

The post Vendimi/ Ja sa lekë do të marrin familjet në nevojë për festat appeared first on BoldNews.al.

Nuk është Tirana! Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit

By: Brisi
30 December 2025 at 18:20

Ndërsa viti 2025 po mbaron, qyteti simpatik i Korçës në juglindje të Shqipërisë është shfaqur si një destinacion popullor dimëror, duke magjepsur si vendasit ashtu edhe turistët me atmosferën e saj festive marramendëse. Korça, e njohur për historinë e saj të pasur, peizazhet e bukura dhe kulturën tradicionale shqiptare, po bëhet shpejt një destinacion popullor […]

The post Nuk është Tirana! Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, 1600 punonjës të OSHEE në terren për furnizim të pandërprerë me energji

By: redi
30 December 2025 at 17:59

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin. Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e…

Source

Festat e fundvitit janë momenti kur tryeza mbushet me shije, kujtime dhe traditë me Liri Prizren

30 December 2025 at 15:06


Në këtë atmosferë festive, Liri vjen si një nga emrat më të dashur për familjet kosovare, duke sjellë një gamë të pasur produktesh që prej dekadash janë pjesë e festave tona.

Me një përvojë të ndërtuar mbi traditë dhe cilësi, Liri ofron një llojllojshmëri të gjerë ëmbëlsirash - nga lokumi tradicional, biskotat, wafer-at, bonbonët xhelatinozë, halva, e deri te produktet moderne që i përshtaten çdo shije dhe moshe. Kjo shumëllojshmëri e bën Lirin zgjedhje ideale si për tryezën festive, ashtu edhe për dhurata simbolike gjatë ditëve të fundvitit.

Çdo produkt i Liri Prizren përfaqëson një kombinim të kujdesshëm mes recetave tradicionale dhe standardeve moderne të prodhimit, duke garantuar shije autentike dhe cilësi të qëndrueshme. Pikërisht kjo e ka bërë brendin të jetë prezent prej vitesh në shtëpitë e mijëra familjeve, veçanërisht në periudhën më të ngrohtë të vitit - festat.

Me paketimet e përshtatshme dhe përzgjedhjen e gjerë të produkteve, Liri Prizren e kthen çdo vizitë në dyqan në një përvojë festive, duke sjellë ngjyra, shije dhe aromë feste në çdo tryezë.


Me fokus në cilësi, traditë dhe inovacion, Liri vazhdon të mbetet një nga brendet më të besueshme vendore, duke e bërë fundvitin edhe më të ëmbël për të gjithë.

Emona Brand uron festat e fundvitit

30 December 2025 at 13:08


Në prag të përmbylljes së vitit, Emona Brand shpreh falënderimin e saj për të gjitha familjet që kanë zgjedhur markën tonë në tryezat e tyre.

Gjatë gjithë këtij viti, synimi ynë ka qenë të sjellim cilësi dhe shije që lidhen me traditën dhe momentet e përbashkëta.

Ndërsa hyjmë në vitin e ri, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë produkte edhe më të mira dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e çasteve tuaja të përditshme.

Nga ekipi i Emona Group, ju urojmë:

Gëzuar Vitin e Ri!

Festat e fundvitit/ Policia shton prezencën në terren, ja plani i masave

By: V K
30 December 2025 at 09:07

Me qëllim garantimin e sigurisë natën e ndërrimit të viteve, policia ka hartuar një plan masash me shtim të prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale.

Fokusi kryesor do të jetë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Po ashtu, do të ketë pika fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë.

Po ashtu do te rritet prezenca e shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;

Njoftimi:

Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bazë dhe për zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar me të njëjtin objektiv, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;

-vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë;

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore;

-kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale;

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;

-bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Theksojmë se punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje. Kërkoni ndihmë dhe denonconi paligjshmëritë që hasni, pranë çdo patrulle fizike, njesie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, gjatë gjithë ditëve të festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

The post Festat e fundvitit/ Policia shton prezencën në terren, ja plani i masave appeared first on Albeu.com.

Në Shkup u mbajt vrapimi i 11-të i Babagjyshëve të Vitit të Ri

28 December 2025 at 17:16


Në Sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot u mbajt vrapimi i 11-të i Babagjyshëve të Vitit të Ri, tradicionalja vjetore që kthehet në një ngjarje festive për qytetin. Qendra e Shkupit u mbush me një “det të kuq” nga kostumet e Babagjyshit dhe atmosfera e gëzuar e festave.

Këtë vit, në garë ishin mbi 800 pjesëmarrës nga të gjitha pjesët e Maqedonisë. Në garë u panë Babagjyshë të moshave të ndryshme: pjesëmarrësi më i moshuar ishte 73 vjeç, ndërsa më të vegjlit ishin beba nën një vjeç, që së bashku me prindërit e tyre përjetuan atmosferën e gëzuar dhe festive të Vitit të Ri.

Starti dhe finishi tradicionalisht u vendosën në Sheshin “Maqedonia”, ndërsa pista prej rreth 2 kilometrash kalonte nëpër qendër të qytetit. Në garë morën pjesë profesionistë, fillestarë, por edhe qytetarë që shijuan një shëtitje festive. Pamja dhe ritmi i ngjarjes sollën buzëqeshje dhe entuziazëm tek qytetarët e të gjitha moshave.

Siç njoftuan organizatorët nga “I pari deri në majë”, të gjithë pjesëmarrësit morën kostume të Babagjyshit të Vitit të Ri. Aktiviteti ofroi shpërblime për pjesëmarrësit më të shpejtë, paketa të Vitit të Ri për fëmijët nën moshën 10 vjeç, program muzikor dhe ceremoni solemne për fituesit. Ngjarja ruajti edhe këtë vit karakterin e saj të veçantë: ritëm miqësor, shumë buzëqeshje, fotografi dhe mbështetje për të gjithë pjesëmarrësit.

Urgjenca Kombëtare në gatishmëri gjatë festave të fundvitit

28 December 2025 at 09:00

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Shërbimi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore krahas sistemit shëndetësor parësor në të gjithë vendin, do të vijojë punën pa ndërprerje, me qëllim garantimin e shërbimeve të menjëhershme dhe cilësore për qytetarët, gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vizituan kantierin e ndërtimit të qendrës rajonale të Urgjencës Mjekësore në Vlorë, ku u ndalën te masat e marra për gatishmërinë e ekipeve mjekësore gjatë festave të fundvitit.

Duke folur për rëndësinë e kësaj qendre, Brataj e informoi ministren Sala mbi projektin, i cili sipas tij, është mjaft funksional duke e bërë këtë qendër me kapacitete të mjaftueshme për të përballuar fluksin e urgjencave.

Brataj theksoi se bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë forcuar kapacitetet e shërbimeve për datën 31 dhjetor, dhe 1 dhe 2 janar.

“Janë tri ditët e impenjimit tonë më të madh dhe shqetësimit në lidhje me traumat që mund të ndodhin nga aksidentet, përdorimi i alkoolit apo përdorimi i mjeteve piroteknike. Kemi shtuar ekipet natën e ndërrimit të viteve, kemi shtuar medikamentet dhe materialet mjekësore. Kemi po ashtu edhe një listë me personelin e gatishmërisë nëse do të jetë e nevojshme, në veçanti në Tiranë, në Spitalin e Traumës”, tha Brataj.

Po ashtu Brataj informoi se natën e ndërrimit të viteve janë aktivizuar ekipe shtesë vetëshërbimi pranë shesheve të qyteteve ku festohet.

Ai siguroi se masat e propozuara janë në lartësinë e duhur dhe Urgjenca Kombëtare do të jetë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Nga ana e saj, ministrja Sala falënderoi gjithë stafin e Urgjencës Kombëtare për shërbimin, gatishmërinë, profesionalizmin dhe pasionin që tregojnë.

“Gatishmëria juaj është një siguri për qetësinë, mbarëvajtjen e festave dhe gjithë sistemin shëndetësor”, u shpreh ministrja Sala.

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë në ditët festive. Urdhri, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala përcakton sigurimin e gatishmërisë të shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të festave, me qëllim garantimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për qytetarët, pa asnjë ndërprerje, veçanërisht në datat 31 dhjetor 2025 dhe 1-2 janar 2026.

Në zbatim të këtij urdhri, ekipet e Urgjencës Mjekësore dhe strukturat spitalore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo rast emergjent, përfshirë traumat si pasojë e aksidenteve rrugore, tejkalimit të përdorimit të alkoolit apo përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festimeve.

/m.m/r.e/

The post Urgjenca Kombëtare në gatishmëri gjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e fundvitit/ Greqia shton kontrollet policore, dhjetëra të arrestuar në Atikë e Selanik

By: Brisi
25 December 2025 at 19:44

Autoritetet greke kanë shtuar kontrollet, në prag të festave të fundvitit kryesisht në zonën e Atikës dhe Selanikut. Sipas raportimit të mediave vendase, dhjetëra patrulla policie kanë dalë në rrugë për të kryer testet e alkoolit te shoferët, të cilët janë shtuar në numër për shkak të festave. Sipas informacioneve, në Atikë janë kryer më […]

The post Festat e fundvitit/ Greqia shton kontrollet policore, dhjetëra të arrestuar në Atikë e Selanik appeared first on BoldNews.al.

Komuna e Drenasit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit

24 December 2025 at 15:37


Komuna e Drenasit ka nxjerrë një urdhëresë të re që ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë sheshet, rrugët dhe zonat e tjera publike.

Sipas vendimit, shitja e produkteve piroteknike do të lejohet vetëm nga data 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar 2026.

Çdo shkelje e këtij vendimi do të ndëshkohet me gjoba që variojnë nga 100 deri në 500 euro. Për zbatimin e urdhëresës do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit e komunës.

Komuna e Drenasit apelon tek qytetarët që të respektojnë këtë vendim, duke siguruar qetësi dhe siguri gjatë periudhës festive. /Telegrafi/


Policia apel qytetarëve që festat e fundvitit të kalohen qetë dhe pa përdorim të mjeteve piroteknike

24 December 2025 at 11:55


Policia e Kosovës në prag të festave të fundvitit ka bërë apel që festat të kalohen qetë dhe pa përdorim të mjeteve pirotenike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një mesazh drejtuar qytetarëve bën të ditur se kanë hartuar planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.

“Tani jemi në prag të festave të fundvitit. Në emër të Policisë së Kosovës ju urojmë festat e fundvitit, me urimin që ju dhe familjet tuaja të gëzoni shëndet dhe mbarësi në jetë.

Si çdo vit edhe këtë vit, pritet të organizohen manifestime të ndryshme, si në ambiente familjare, në ambiente të hapura, po ashtu edhe në sheshe e lokacione të mbyllura.

Për të kaluar festat sa më qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.

Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët.

Andaj, të festojmë dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente”.

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

23 December 2025 at 21:57


Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend gjatë nëntorit.

Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë.

Konkretisht sipas INSTAT gjatë muajit nëntor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës s Shqipërisë, 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 1,4%, krahasuar me nëntorin 2024, 1 322 499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët thanë se vjeshta ka shënuar një ecuri më të mirë të turistëve në raport me atë të kaluar dhe se shtatori e tetori ishin në nivele të kënaqshme teksa nëntori kishte një ngadalësim edhe si efekt i motit jo shumë të qëndrueshëm.

“Në nëntor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 652.150, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me nëntor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 629.968. Ky numër është rritur me 4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa takon daljeve në muajin nëntor 2025, 677 065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit nëntor 2025 janë 645.434. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me një rënie shumë të lehtë prej 0,01%”, vlerëson INSTAT.

Sipas njoftimit në nëntor 2025, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 86% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 5%, Evropa Qëndrore / Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4%.

Turoperatorët nënvizojnë se vizitorët nga Europa Perëndimore por edhe më gjerë po vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë vjeshtës dhe pranverës në një interes për turizmin kulturor. Përveç italianëve që mbeten grupi më i rëndësishëm pas Kosovës edhe Gjermania apo Franca po rrisin dukshëm peshën e tyre.

Sipas INSTAT, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale. Në nëntor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5 % krahasuar me nëntor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 3,6%.

Dhurojuni fëmijëve emocionin e festave - rezervoni vizitën e Babadimrit tani

23 December 2025 at 16:29


Për fëmijët, festat e fundvitit nuk janë vetëm dhurata janë emocion, pritje dhe momente që mbeten në zemër për vite me radhë.

Një trokitje në derë, një buzëqeshje e papritur dhe takimi me Babadimrin janë kujtime që krijojnë magjinë e vërtetë të fëmijërisë.

Pikërisht për ta sjellë këtë ndjenjë sa më afër fëmijëve, Paper Print ka përgatitur oferta festive ku Babadimri dhe Nënëdimresha mund të vijnë drejtpërdrejt në shtëpi apo edhe në çerdhe, duke krijuar një përjetim të veçantë për fëmijët, familjet dhe institucionet parashkollore.

Ofertat përfshijnë dhurata simbolike nga Babadimri, fotografi festive me Babadimrin dhe Nënëdimreshën, si dhe produkte të personalizuara si kalendarë, gota me emër apo foto, duksë dhe fotografi në canvas , kujtime që zgjasin shumë më tepër se vetë festat.

Këto paketa janë menduar për prindërit dhe çerdhet që duan t’u dhurojnë fëmijëve diçka të veçantë: emocione të pastra, buzëqeshje të sinqerta dhe kujtime që do të tregohen edhe pas shumë vitesh.

Sepse festat më të bukura janë ato që fëmijët i mbajnë mend.

📲 Rezervo tani: +38348304306 / +38345432301

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

By: Ela
22 December 2025 at 09:36

Në prag festave të fundvitit Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë publike. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat uniformat blu informojnë se do të ketë një shtiim të shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e […]

The post Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, policia publikon planin e masave, gatishmëri dhe prezencë të shtuar të uniformave blu! Kontrolle në pikat kufitare

By: V K
22 December 2025 at 10:08

Policia e Shtetit, ka publikuar planin e masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.

Gjithashtu, do të ketë edhe masa shtesë edhe në pikat kufitare gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Policia sqaron se në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.

Qarkullimi rrugor do të monitorohet me mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe do të këtë shtim të patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore.
Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

-menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit;

-rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare;

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

(Në këtë kuadër, sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta se punonjësit e Policisë kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë, është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një numër të caktuar masash administrative.
Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat këshilluese, janë mjete që përdoren ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kanë objektiva vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve)

-bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare për mbarëvajtjen e ceremonive festive për Krishtlindje dhe Vit të Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policitë Bashkiake në qarqe;

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë ndërrimit të viteve;

-shtimin e masave për mbajtjen nën kontroll të rendit dhe sigurisë në ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale;

-sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale;

-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese;

-rritjen e gatishmërisë dhe shtimin e shërbimeve policore në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale;

-bashkëpunimin me shërbimet private të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e masave te sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.

Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe në këtë kuadër, i fton ata të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë, duke denoncuar ne numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte, përgjatë ditëve dhe netëve festive.

The post Festat e fundvitit, policia publikon planin e masave, gatishmëri dhe prezencë të shtuar të uniformave blu! Kontrolle në pikat kufitare appeared first on Albeu.com.

Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë

21 December 2025 at 13:34

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.

Gjatë vizitës, ministri theksoi rëndësinë e këtij institucioni për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar se Instituti i të Miturve nuk ofron vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për rehabilitim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë që kanë rënë në konflikt me ligjin.

Lamallari theksoi se, “ky institut është institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë pasi ofron jo vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

Lamallari vlerësoi punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për forcimin e shpresës se çdo i mitur meriton një shans të dytë.

“Angazhimi ynë është i qartë, për një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon ata që shkelin ligjin, por mbi të gjitha rehabiliton, parandalon përsëritjen e krimit dhe investon tek të miturit dhe të rinjtë si filizat e një të ardhme të ndritur të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë, gastronomia e pëlqyer nga të huajt

20 December 2025 at 22:30


Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Turizmi në Prizren nuk kufizohet më vetëm në stinën e verës por është i shtrirë gjatë gjithë vitit. Gastronomët prizrenas 2025-n e quajnë të suksesshëm pasi solli në këtë qytet edhe vizitorë për herë të parë.

Ndonëse përgjatë gjithë stinëve mbetet ndër qytetet më të vizituara, Prizreni edhe në fundvit, sidomos pas dekorimit është atraksion në vete. E në këto ditë të ftohta vizitorë nga vende të ndryshme nuk mungojnë.

"Ne po vijmë nga Stambolli në Kosovë kemi vizituar Prishtinën për festat e fundvitit dhe tash kemi ardhur në Prizren dhe këtu do të qëndrojmë pak dhe do të kthehemi ne Stamboll. Ushqimi i mirë, qoftet janë të shijshme, është një kulturë e ushqimit e ngjashme me atë tonin, gjithçka duket e bukur", tha Nagia Pekin, turiste nga Turqia.

"Të gjitha janë shumë përshtatshme për me i vizitu, tana llojet e ushqimit i përdori, më së shumti më pëlqejnë qebabat", theksoi Kadri Haxhiu, vizitor.

Ushqimi në Prizren pothuajse u është përshtatur të gjithë vizitorëve. Ilir Shala nga shoqata e gastronomëve të Prizrenit thotë se edhe çmimet nuk janë përfolur si të shtrenjta nga vetë vizitorët.

"Ndoshta është edhe një target, kur flasim ne krahas çmimeve që janë në vendin tonë dhe në vendet e tjera, edhe pse ka pas propogandim shumë të madh se jemi shumë të shtrenjtë, por përkundrazi, për vendin dhe atë që ofron gastronomia jonë, mendoj se e arsyeton edhe çmimin edhe shërbimin", tha ai.

Përgjatë këtij viti Prizreni ka pritur dhe ka përcjellë vizitorë të shumtë. Ka pasur nga ata që vijnë për herë të parë dhe nga shumë që tashmë e kanë bërë traditë qëndrimin këtu.

"Kemi pas vizita nga Lindja e largët, nga Amerika, nga Spanja, Portugalia, gjithë vendet e tjera, pasi Prizreni është bërë si cak i vizitorëve. Përveç vendeve të Ballkanit që na kanë vizituar, këtë vit pasi janë hequr edhe masat për shtetin e Bosnjës, edhe ata kanë qenë vizitorë si shumë të tjerë", shtoi ai.

Por, gastronomët jo vetëm në Prizren po përballen me sfida të ndryshme e më kryesorja është mungesa e punëtorëve. Gjithsesi, ardhja e mërgatës për festat e fundvitit, pritet të gjallërojë qytetin dhe t`i japë një shtytje turizmit në Prizren./RTK

❌
❌