Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Mbolli drogë pranë shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe

By: Elva
31 January 2026 at 11:47

Një 25-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale G.Sh, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, […]

The post Mbolli drogë pranë shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 30 January 2026Main stream

VIDEO/ Aktori i famshëm turk largohet nga seriali, rezultoi pozitiv në një test droge

By: Ela
30 January 2026 at 17:35

Një zhvillim i papritur ka tronditur fansat e serialit të njohur turk “Kızılcık Şerbeti”. Aktori Doğukan Güngör, i cili interpretonte personazhin Fatih, është larguar zyrtarisht nga seriali pas përfshirjes në një hetim për drogë. Sipas mediave turke, largimi i aktorit erdhi pasi ai rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një […]

The post VIDEO/ Aktori i famshëm turk largohet nga seriali, rezultoi pozitiv në një test droge appeared first on BoldNews.al.

Operacion antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë – Detajet e para

By: Ela
30 January 2026 at 16:56

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Athinë të Greqisë, duke çmontuar një rrjet të trafikut të narkotikëve. Në qendër të goditjes ka qenë një organizatë narkotrafiku greko-shqiptare, që kryente aktivitetin e saj në Kampusin Universitar. Media greke informon se janë 4 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë deri tani. Gjithashtu u sekuestruan sasi […]

The post Operacion antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë – Detajet e para appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

By: armand
30 January 2026 at 09:07

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 49 vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Kastriot Sulstarova kuzohet se shiste lëndë narkotike në lokalin e tij. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një sasi të dyshuar cannabis sativa, tre celularë dhe një shumë parash. Gjithashtu, u procedua penalisht një 15-vjeçar, i cili kishte blerë drogë nga pronari […]

The post EMRI/ Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Furnizonin me kokainë biznesmenët në Itali, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

By: Ela
29 January 2026 at 14:42

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në zonën e liqenit të Gardës në Itali, pasi akuzohen si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Aksioni u krye nga policia e Desenzanos, që njoftoi se arrestoi dy shqiptarët e përfshirë në trafikun e kokainës në zonë. Të arrestuarit janë të dy 26-vjeçarë, ndërsa ishin monitoruar […]

The post Furnizonin me kokainë biznesmenët në Itali, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Laborator droge në mes të Firences, arrestohen shqiptari dhe 3 kolumbianët! Si u zbulua rrjeti

By: Ela
29 January 2026 at 11:26

Autoritetet italiane kanë çmontuar një tjetër organizatë narkotrafiku në vend dhe këtë herë një rafineri moderne të përpunimit të drogës dhe shpërndarjes së saj. Operacioni u krye në zonën e Firences nga karabinierët që gjurmonin prej kohësh aktivitetin e dyshimtë, teksa sekuestruan përveç laboratorit, edhe 34 kg kokainë me vlerë tregu mbi 1 mln euro […]

The post Laborator droge në mes të Firences, arrestohen shqiptari dhe 3 kolumbianët! Si u zbulua rrjeti appeared first on BoldNews.al.

Kokainë nga Franca në Angli, dënohet banda shqiptare

By: Elva
28 January 2026 at 19:29

Autoritetet franceze kanë dënuar një grup prej dhjetë personash të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine në rajonin Morbihan të Francës, pas një procesi gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Penale të Vannes. Sipas vendimit të gjykatës, dënimet variojnë nga një deri në gjashtë vite burg për të pandehurit, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Dënimi […]

The post Kokainë nga Franca në Angli, dënohet banda shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg për trafik droge

28 January 2026 at 12:42

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sërish  dënimin e Moisi Habilajt me 15 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, që bazuar në gjykimin e shkurtuar prej nga ulet 1/3-ta, reduktohet në 10 vjet burg. E njëjta masë dënimi u dha ndaj tij […]

The post Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg për trafik droge appeared first on Reporter.al.

Trafikimi i 4 tonëve droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë

By: Ela
28 January 2026 at 11:10

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen e trafikimit të 4 tonëve narkotikëve drejt Italisë. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Lartë ka shpallur fajtor Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin, ndërsa ka pushuar çështjen për dy të pandehur të tjerë. Moisi Habilaj është dënuar për kryerjen e veprave penale […]

The post Trafikimi i 4 tonëve droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë appeared first on BoldNews.al.

34 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Gjirokastër (EMRAT)

By: Brisi
28 January 2026 at 10:50

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë, Eduart Mema 35 vjeç dhe Edison Sinani, 37 vjeç, pasi janë kapur në Gjirokastër me 34 kg kanabis të cilën do ta transportonin drejt Greqisë. “Të dy u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, […]

The post 34 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Gjirokastër (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Ish-senatori francez dënohet me burgim, drogoi një kolege dhe u përpoq ta sulmonte seksualisht

28 January 2026 at 08:57


Një ish-senator francez është shpallur fajtor për përfshirjen e një deputeteje në pije me ekstazi, me qëllim sulmin seksual ndaj saj.

Joel Guerriau mori një dënim me katër vjet burg - 18 muaj nga të cilët do të vuajë pas hekurave - dhe, sipas mediave lokale, u urdhërua t'i paguante Sandrine Josso 5,000 euro dëmshpërblim për shqetësim emocional.

Guerriau, tani 68 vjeç, e kishte ftuar Josson, 50 vjeç, në apartamentin e tij në Paris në nëntor 2023, transmeton Telegrafi.

Më vonë ai pranoi se i kishte shërbyer një pije me MDMA, por pohoi se ishte një aksident dhe mohoi se kishte ndonjë qëllim për ta sulmuar.

Menjëherë pas vendimit të së martës, Josso tha se ishte një "lehtësim i madh". Ndërkohë, avokatët e Guerriau thanë se ai do të apelonte.

Sipas dokumenteve të gjykatës të cituara nga mediat franceze, Josso tha se kishte shkuar në shtëpinë e Guerrieau tre vjet më parë për të festuar rizgjedhjen e tij kur filloi të ndihej keq pasi piu nga një gotë shampanjë.

"Kisha shkuar për të vizituar një shoqe dhe zbulova një agresor", tha ajo të hënën ndërsa jepte dëshmi në gjyq.

"Ai më shikoi me këmbëngulje, nuk e kisha parë kurrë në atë mënyrë. Nuk doja t'i tregoja dobësinë time, sepse isha e shqetësuar se nëse do t'i thosha se nuk ndihesha mirë, ai do të më kishte detyruar të shtrihesha", shtoi ajo.

Josso kujtoi se arriti të largohej nga apartamenti dhe, me ndihmën e një kolegeje, shkoi në spital ku një raport toksikologjik konfirmoi se gjaku i saj kishte tre herë më shumë dozë rekreative të MDMA-së.

Guerriau i tha gjykatës se kishte kaluar një periudhë depresioni dhe kishte ndërmend ta merrte vetë drogën natën e kaluar. Ai nuk e bëri këtë dhe aksidentalisht i ofroi gotën që përmbante MDMA, Josso-s mbrëmjen tjetër, tha ai.

"Më vjen keq për Sandrine. Jam e neveritur me veten, me pakujdesinë dhe budallallëkun tim", i tha Guerriau gjykatës në Paris.

"Ne nuk flasim mjaftueshëm për efektet e këtyre barnave. E tëra çfarë dua është të flas hapur për rreziqet e këtyre produkteve", shtoi ai. /Telegrafi/

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 17 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

By: Elva
27 January 2026 at 19:03

Policia italine ka arrestuar 17 persona të dyshuar për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike, në rajonet e Lombardisë dhe Piemontes. Operacioni u shtri në provincat e Bergamos, Breshias, Torinos dhe Verbanias dhe çoi në sekuestrimin e 7 kilogramëve hashash, 700 gramëve kokainë si dhe mbi 84 mijë eurove cash. Sipas hetimeve, të arrestuarit janë […]

The post Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 17 të arrestuar, mes tyre një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Droga në paraburgimin e Elbasanit, burg për Policin dhe 2 të tjerë (EMRAT)

By: Brisi
27 January 2026 at 11:41

Është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit në Elbasan, mes tyre një polic, të cilët akuzohen se fusnin drogë në qelitë e paraburgimit. Më konkretisht bëhet fjalë për: Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan Sipas Prokurorisë, nga hetimet […]

The post Droga në paraburgimin e Elbasanit, burg për Policin dhe 2 të tjerë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë- gjenden armë, municion luftarak, kokainë dhe kanabis

27 January 2026 at 10:29


Policia e Shtetit ka zbuluar armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara në një ndërtesë në Lezhë.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se policia ka finalizuar operacioni i koduar “Second floor”.

"Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë", thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh.

"Kapen në flagrancë në këto ambiente dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Vihet në pranga dhe 1 punonjës i OSHEE-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Vihen në hetim 4 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre".

Tutje thuhet se shërbimet e Komisariatit te Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionit e siguruara për një rast të kultvimit të bimëve narkotike, në një objekt në fshatin Rrilë, kanë organizuar operacionin e koduar “Second floor”.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në këtë ambient dhe kanë arrestuar shtetasit: -A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale".


Furnizonte burgun e Elbasanit me lëndë narkotike, ekzekutohen masat e sigurisë për efektivin dhe dy persona të tjerë

By: V K
27 January 2026 at 11:35

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026 dhe bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre shtetasve të dyshuar, të cilët ndodhen në hetim.

U kzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për tre shtetas në Elbasan, mes tyre edhe polici i burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroj, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut.

U ekzekutuan masat për:

Ndriçim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;

Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;

Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive.

DOSJA

Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, por edhe personave të tjerë.

The post Furnizonte burgun e Elbasanit me lëndë narkotike, ekzekutohen masat e sigurisë për efektivin dhe dy persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Neonët 8” godet kultivimin e kanabisit në Malësi të Madhe, arrestohet një 35 vjeçar

26 January 2026 at 09:46


Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Neonët 8”, duke zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Me këtë rast, numri i rasteve të goditura në kuadër të operacionit “Neonët” ka arritur në 13.

Si rezultat i operacionit, u arrestua një 35-vjeçar, banues në fshatin Bratosh, ndërsa një 36-vjeçar, banues në fshatin Vrakë, është shpallur në kërkim.

Gjithashtu, katër punonjës të OSHEE-së u ndaluan, ndërsa një tjetër procedohet penalisht për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve u zbuluan tre ambiente në fshatin Boriç i Madh (një banesë dhe dy stalla) të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisit. Nga kontrolli u sekuestruan: 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6.25 kg material bimor i dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri

Policia thekson se ambientet ishin të pajisura me energji elektrike të lidhur në mënyrë të paligjshme për të siguruar kushtet për kultivim.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./Telegrafi/

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Klos

By: Elva
25 January 2026 at 14:31

Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Klosit, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në ambientet e biznesit që administronte. Sipas informacioneve i arrestuari është shtetasi F. P., banues në fshatin Suç të Klosit. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan lëndën narkotike dhe një telefon celular. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP […]

The post Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Klos appeared first on BoldNews.al.

Shisnin kokainë, arrestohen 3 persona në Tiranë, u sekuestrohen mbi 120 mijë euro

By: Elva
25 January 2026 at 11:24

Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohen se ishin të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, në disa zona të kryeqytetit. Sipas të dhënave paraprake, të arrestuarit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe furnizonin me drogë grupe shpërndarësish që më pas e shisnin në tregun vendas. Ata u ndaluan në zonën e […]

The post Shisnin kokainë, arrestohen 3 persona në Tiranë, u sekuestrohen mbi 120 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

“He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

By: D Marku
24 January 2026 at 16:49

Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit.

Në pranga u vunë punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.

Në dosjen hetimore, siguruar për BW nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, dhe shpërndarëses së drogës nga Tirana, Esmeralda Komici, e cila siguronte lëndën narkotike për të paraburgosurit në Elbasan.

Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.

Esmeralda i kërkon që të takohen në burg, por efektivi nuk pranon. “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, i shkruan familjarja e te paraburgosurit, por efektivi ia kthen: “Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi”.

Pjese nga dosja:

Në datë 10.07.2025 ora 10:38 AM Majlinda me numër e kontaktit 067….. telefonon Ndriçimin.

Ndriçimi: Alo, Alo.

Majlinda: Me degjon?

Ndriçimi: Hë ?

Majlinda: Po atë porosin që kam un te çanta, un do ti mbaj tani?

Ndriçimi:Obobo ik iher ik merr ma von.

Në datë 14.07.2025 ora 05:17 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068……

Esmeralda Komici: Alo !

Ndriçimi: Ca bën Ada si je ?

Esmeralda Komici: Je në punë ti sot ?

Ndriçimi: Isha i pari, atij isha.

Esmeralda Komici: Ok po do kalosh më vonë nga unë ?

Ndriçimi: Vallai nuk e di nuk e di një her, nuk e di kaloj s’kaloj për zotin e madh, është turp është me thënë po është full tha ai.

Esmeralda Komici: Ore cdo gjë në rregull mo vëlla, thjesht me mbaru punë dhe hec, je ok me cdo gjë, as më prit as më pret për lekët, thjesht hajde mere dhe ik.

Ndriçimi: Të marr paketën, të marr dhe lekët, të marr cigare të marr dhe lekët për këtë po thuaj ?

Esmeralda Komici: Po bravo.

Ndriçimi: Mir me është tamam kjo.

Esmeralda Komici: Jo jo është fiks mo lal do të them un për sa do vish, po pres robin të vijë, por vetëm të jesh gati.

Ndriçimi: Ok në rregull, më thua mua kur të jesh gati të nisem.

Në datë 14.07.2025 ora 10:25 PM Ndriçimi telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…….

Esmeralda Komici: Alo, ca po bën, tani fola un me atë është duke ardhur nga Durrësi për në Tiranë.

Ndriçimi: E po un të shkruajta mesazh në uhatsapp, ti e kishe numëri të fikur. A di pse të mora unë, më është prishur makina dhe nuk vi dot aty, më është prishur Egr-ëja.

Esmeralda Komici: Ska gjë se po vi vet un aty nesër.

Ndriçimi: Ok po erdhe vetë nesër më merë në telefon se pushim jam un nesër.

Në datë 14.07.2025 ora 10:30 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmralda Komici: Un nga mbasditja mund të vi nesër, nga ora 4.

Ndriçimi: Oo se harrova të të them un se na ora 4 iki nesër, iki në Librazhd.

Esmeralda Komici: Ok ska gjë, pasnesër nuk prish punë.

Esmeralda Komici komunikon me shtetasin Ndricim Kroj në lidhje për të lënë një orar për tu takuar dhe në fund e lënë që do komunikojnë në telefon përsër për tu takuar. Do mbeten në kontakt me njëri-tjetrin.

Në datë 15.07.2025 ora 10:32 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmrala Komici: Çimi si je, unë nga ora 11-12 mendoj të vi në Elbasan, ti ku do jesh ne puna për atje ku është Geri, Po më dëgjo një cik është një shoku i Gerit që do ja cosh.

Ndriçimi: Po se di kush është.

Esmeralda Komici: Po kur të vi do ta them atje emrin e të gjitha, për cdo gjë je në rregull, mir vëlla.

Ndriçimi: Mir ok.

Në datë 15.07.2025 ora 11:19 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmeralda Komici telefonon Ndricimin dhe i thotë po ka ndonjë shok apo koleg që ti coj një kartë telefoni Gerit e i duhet atijë që të flasi në telefon dhe e lënë për tu takuar me njëri-tjetrin para orës 4.

Në datë 15.07.2025 ora 02:44 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmeralda Komici: Alo, tani po vi un për Elbasan ku do takohemi ne ?

Ndriçimi: Te kryqëzimi i Cërikut, kur të afrohesh më kalo shoferin në telefon.

Esmrala Komici: ok në rregull !!

Në datë 15.07.2025 ora 3:37 PM Ndriçimi përdor telefonin e Majlinda (bashkëshortja e tijë) dhe telefonon Esmeralda Komicin me numër kontakti 068…..

Ndriçimi: Alo.

Esmeralda Komici: Alo.

Ndriçimi: Ça bane Ada, Çimi jam.

Esmeralda Komici: He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?

Ndriçimi: Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi .

Esmeralda Komici: Po shiko se unë jam me taksi, me dëgjo të lutem.

Ndriçimi: Po mir pra të vij aty te turku te kurumi, jo atje.

Esmeralda Komici: Ku?

Ndriçimi: Jo te instituconi, të vij ma përpara.

Esmeralda Komici: Po pra po E di ku, mu ke rrethi.

Ndriçimi: E pra ke rrethi po them un po hap krahun aty

Esmeralda Komici: E mir hajde takohemi aty

Ndriçimi: Aty je ti?

Esmeralda Komici: Ore un jam ke burgu tani?

Ndriçimi: Mbarove pune?

Esmeralda Komici: Jo jo, ik të marr un ma vone.

Në datë 15.07.2025 ora 3:55 PM Esmrala Komici me numër kontakt 068….. telefonon Majlindën (bashkëshorten e Ndriçimit)

Majlinda: Alo

Esmeralda Komici: Alo

Majlinda: Po?

Esmeralda Komici: Ku është Çimi?

Majlinda: Nuk e di te rrethi Bradasheshi më tha mua.

Esmeralda Komici: Te rrethi Bradasheshit? E mir.

Majlinda: Merruni vet vesh në telefon.

Esmeralda Komici: E mir hajde.

Në datë 15.07.2025 ora 03:56 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Te Kastrati je ?

Ndriçimi: Un këtu sa kthehen për tu futesh ne rruga e burgut, Ajo taksia që ishte aty ne burgu ishe ti ?

Esmeralda Komici: Eeeee.

Ndriçimi: Kthehuni nga erdhët është një urë e vogël.

Esmeralda Komici: Sic erdhem ?

Ndriçimi: E pra e ktheje turirin e makinës dhe hajde.

Esmeralda Komici: Ku je ti ?

Ndriçimi: Te lokali në krahun e majt ne kryqëzim, bëni kujdes aty se ishte një makine e bardhë me targa angëleze.

Esmeralda Komici: Ku je mo Çim, mo hajde mo tani tashi ?

Ndriçimi: Hajde se po vi unë andej.

Në datë 15.07.2025 ora 03:59 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Ku je moo, se jam me taksi nuk jam me makinën time, më vete taksia sa qimet e kokës.

Ndriçimi: Aaa kupton ti që nuk dua që të më shofin, e pak kaloje burgun.

Esmeralda komunikon me Ndricimin se nuk po kordinohen mir për tu takuar me njëri-tjetrin. Të dy janë afër burgut po nuk po meren vesh. Ndricimi e ka parë Esmeraldën po akoma nuk po arrijnë të kordinohen.

Në datë 15.07.2025 ora 04:04 PM Ndriçimi mer sms nga Esmralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Yllson Berberi e ka emrin ai.

The post “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës appeared first on Albeu.com.

Fusnin drogë në qeli/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë, zbardhet skema (EMRAT)

By: Brisi
24 January 2026 at 10:08

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për tre shtetasit e arrestuar një ditë më parë në Elbasan, pasi akuzohen se fusnin drogë në qelitë e burgut. Më konkretisht bëhet fjalë për: Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri Gerald […]

The post Fusnin drogë në qeli/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë, zbardhet skema (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌