Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

17 December 2025 at 09:20

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/- Ministri i Transportit i Kanadasë dhe kryetar i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje e re e transportit ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë të Evropës, do të hapë mundësi të reja ekonomike për të dy vendet tona. Marrëveshja do të forcojë gjithashtu lidhjet tona midis njerëzve dhe do të rrisë lidhshmërinë globale të Kanadasë”, deklaron MacKinnon.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizëm dhe do të nxisë lidhje më të ngushta mes qytetarëve, duke çuar më tej qëllimet e Kanadasë për diversifikimin tregtar. Për Kanadanë, kjo do t’i ndihmojë bizneset tona të hyjnë në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë ndërsa ata arrijnë klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe reciprokisht të dobishme në të gjithë botën”, ka nënvizuar ministri Sidhu.

Sipas njoftimit zyrtar, eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024.

Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë në vendet e Ballkanit jo-anëtare të BE-së dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të Kanadasë me pjesën tjetër të botës, gjë që promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe rritjen ekonomike të vendit.

https://www.canada.ca/en/transport-canada/news/2025/12/minister-of-transport-and-leader-of-the-government-in-the-house-of-commons-announces-first-time-air-transport-agreement-with-the-republic-of-albania.html

The post Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH: Asnjë përplasje me Gardën në Kryeministri, armët u dorëzuan sipas rregullave

14 December 2025 at 16:18

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Byroja Kombëtare e Hetimit, në një reagim për mediat, thekson se tre hetuesit e saj kanë zbatuar rregulloren, duke respektuar edhe kërkesat e Gardës së Republikës gjatë paraqitjes në Kryeministri më 20 nëntor.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, BKH sqaron se tre hetuesit u paraqitën në Kryeministri për të ekzekutuar urdhrin për pezullimin nga detyra, të lëshuar nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në ngarkim të të hetuarës Belinda Balluku, me pozicion zëvendëskryeministre dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas njoftimi të BKH-së, “më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres,  Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale”.

BKH thekson se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

Sot në hyrje të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama tha se disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, trokitën në derë dhe se nuk pranuan që të dorëzonin armën, referuar rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës.

“Por unë, nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës”, tha ndër të tjera Edi Rama.

/a.f/

The post BKH: Asnjë përplasje me Gardën në Kryeministri, armët u dorëzuan sipas rregullave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atentat ndaj reperit të njohur shqiptar në Gjermani? Artisti reagon pas shpërthimit në hyrje të pallatit në pronësi të tij

By: M C
29 November 2025 at 16:10

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar publikisht pas raportimeve të mediave gjermane, të cilat shkruanin se një pajisje shpërthyese kishte shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, objekt që figuron në pronësi të artistit.

Lajmi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publikun, pasi shpërthimi u raportua si i dyshimtë.

Mirëpo, Azet vendosi t’i japë fund spekulimeve me një deklaratë të qartë në llogarinë e tij në Instagram.

Në reagimin e tij, reperi sqaroi se nuk ka qenë objektiv i ndonjë atentati, duke theksuar se ngjarja nuk lidhet aspak me të personalisht: “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”.

Azet gjithashtu bëri të ditur se ai zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga objektet e tij, pa qenë vendi i tij i banimit.

Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

The post Atentat ndaj reperit të njohur shqiptar në Gjermani? Artisti reagon pas shpërthimit në hyrje të pallatit në pronësi të tij appeared first on Albeu.com.

Atentat me një të vrarë në Rinas, Policia kontroll për kapjen e autorëve

11 November 2025 at 15:29

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër i plagosur.

Policia njofton se rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/e.i/r.e/a.f/

The post Atentat me një të vrarë në Rinas, Policia kontroll për kapjen e autorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë

27 October 2025 at 11:34

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Bashkia e Pukës informoi sot qytetarët se për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit, janë evidentuar disa problematika në territorin e bashkisë.

Aktualisht, disa fshatra në njësinë administrative Gjegjan janë pa energji elektrike. Gjithashtu, janë shënuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Rruga nacionale Pukë–Fushë-Arrëz është e bllokuar përkohësisht si pasojë e shembjeve masive të dherave. Ekipet e bashkisë Pukë ndodhen në terren me të gjitha mjetet e disponueshme dhe në bashkëpunim me kontraktorin e mirëmbajtjes rrugore, po punojnë intensivisht për hapjen sa më të shpejtë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe po mbledhin informacionet e nevojshme për të bërë administrimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

Bashkia Pukë është në administrim të plotë të çdo problematike dhe siguron qytetarët se nuk ka vend për panik. Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Në të njëjtën kohë, bashkia Pukë thekson angazhimin maksimal të saj për menaxhimin efikas të emergjencave natyrore, duke bashkërenduar punën me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal. Përmes bashkëpunimit dhe reagimit në kohë, synohet të minimizohen dëmet dhe të rikthehet normaliteti në të gjitha zonat e prekura.

/e.i/r.e/a.f/

The post Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra: Aplikim online për titull pronësie për shtëpitë e ndërtuara para ’91

22 October 2025 at 14:46

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njofton se qytetarët që kanë ndërtuar banesa para vitit 1991 dhe nuk zotërojnë ende një titull pronësie, tashmë mund të përfitojnë këtë të drejtë përmes një aplikimi të thjeshtë online në portalin e-Albania.

Për të nisur procesin, mjafton të zgjidhet shërbimi “Kalimi në pronësi i objektit pa titull / truallit funksional / oborrit në përdorim”, dhe të plotësohet kërkesa elektronike me të dhënat përkatëse.

Pas dorëzimit të aplikimit, Drejtoria Vendore e ASHK e shqyrton dokumentacionin dhe nëse aplikimi është i saktë, qytetarit i jepet titulli i pronësisë, i cili më pas mund të regjistrohet zyrtarisht.

Sipas Kadastrës, ky proces synon të formalizojë pronësinë mbi ndërtimet e vjetra dhe të përmirësojë sigurinë juridike të qytetarëve mbi banesat e tyre. /j.p/

The post Kadastra: Aplikim online për titull pronësie për shtëpitë e ndërtuara para ’91 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”, akuzat ndaj 33 të pandehurve

18 October 2025 at 17:14

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit në ngarkim të 33 të pandehurve, pjesë e organizatës kriminale “Çopja”.

Spak njoftoi se si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja (përmes dërgimit të letërporosive për paketën e kodeve PIN SKYECC), është evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e një organizate kriminale, e njohur si “Çopja”.

Ajo drejtohej nga vëllezërit Franc Gargely alias Franc Çopja Bako alias Hajdar Çopja dhe është përfshirë në:

Vrasje me pagesë dhe tentativa për eliminimin e kundërshtarëve. Pagesat për ekzekutimet siguroheshin nga të ardhurat e trafikut të kokainës. Korrupsion të funksionarëve të sistemit të drejtësisë dhe punonjësve të policisë.

Rekrutimin e punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore, Durrës dhe Elbasan me qëllimin marrjen e informacionit dhe mbështetje operative.

Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Veprimtaria kriminale e vëllezërve “Çopja”, shtetasve Hajdar Bako (Çopja), dhe Franc Gergely (Çopja), daton rreth viteve 2006 – 2007. Ata fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë sasi të vogla të lëndës narkotike të llojit kokainë. Ndërsa me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, duke e zgjeruar aktivitetin edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet treguan se pas vitit 2018, vëllezërit Çopja janë shndërruar në një organizatë kriminale të mirëfilltë, e cila në bashkëpunim edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarinë e saj kriminale në trafikimin e drogave të forta, kryesisht të kokainës. Në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve (përmes ekzekutimeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.

Përbërja dhe lidhjet e organizatës kriminale

Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gargely (Çopja) – Drejtuesit e Organizatës; Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo), i njohur ndryshe edhe si Kel Kamami – Organizator i vrasjesve. Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) – Krahu i armatosur i organizatës. Ai kishte grupin e tij të ekzekutorëve me pagesë. Fillimisht janë rekrutuar të hetuarit; Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 27.4.2020), Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 3.3.2020).

Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjerë), Ervis Daka, Dorian Shkoza (i ndjerë), Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Martin Musaj, Ervis Hysa Çopja (viçja), Ervis Daka (Dragoviçi), Xhimi Hoxha, Agustin Çinari, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar – Anëtarë të organizatës, të cilët kanë siguruar mjete logjistike si automjete, armë, municion, lëndë plasëse eksplozive ose kanë luajtur rolin e vëzhguesve dhe informatorëve.

Organizata kriminale “Çopja”, përmes lidhjeve të saj arriti të korruptojë gjyqtarë për të krijuar aksese, me qëllim mbylljen e çështjeve në ngarkim të tyre ose rëndimin e pozitës së kundërshtarëve.

Lidhjet në organet e Drejtësisë:

Pajtime Fetah, e cila në vitin 2020 ka qenë me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan; Denada Tode, me detyrë sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.

Lidhjet në organet e zbatimit të ligjit (Policinë e Shtetit):

Agustin Çinari, me detyrë punonjës policie, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Martin Musaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.

Lidhjet në biznes dhe pastruesit e produkteve të veprës penale:

Nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës rezulton se organizata kriminale “Çopja”, një pjesë të të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës e ka investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin imobiliar (përmes blerjes së pasurive të paluajtshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit, ku përmes personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme, “cash”. Gjithashtu ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mosekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/koperturë, me qëllim pastrimin e parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal;

Shtetasi Franc Gergely (Çopja), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme “cash”, përmes përdorimit të zyrave të këmbimit valutor exchange, brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar. Kjo bëhej me qëllimin për të kryer pagesën për ngarkesat e lëndës narkotike të llojit kokainë (në vendet e origjinës, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), të vrasjeve apo investimeve për llogari të tyre, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në interes të hetimeve, është bërë e mundur evidentimi i zyrës së këmbimit valutor me emër tregtar “B.LIKA CIMI & KENI” EXCHANGE, me aktivitet zyrë këmbimi valutor.

Faktet penale

“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay”, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
“Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 1.7.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
“Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.9.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
“Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.1.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
“Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – tetor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore tetor – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Qani Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arjan Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Rigers Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Everest (Ibrahim) Caka, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ardian Çollaku (Subashi), ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ” nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetah, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe ‘’Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë,  nga Mikael Kamami dhe Arzen Mama.
“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pjesëmarrës në  Organizatë” nga punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Arben Spahiu, “ dhe“Shpërdorimi i detyrës” nga punonjësi i policisë shtetasi Martin Musaj;
“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” nga shtetasja Denada Toda, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Klajdi Merkaj në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Rexhino Doçi  në kuadër të në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Armis Stafa në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasi Talo Çela dhe nëna e vajzës së tij shtetasja Matilda Hoxholli) si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
Përkrahja e autorit të krimit (shtetasit Talo Çela), kryer nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja, Altin Ndoci, Ado Xhika, Maksim Koçi, Arben Lamçja, Renato Musaku, Arzen Hysa Çopja dhe Xhimi Hoxha gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
•   Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kryer nga shtetasi Klodian Sinameta.
•   Moskallëzim krimi, kryer nga shtetasit Leon Ramani.
“Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
“Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.

Sekuestrimet

Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë.  Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës  së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.

Lista e të pandehurve:

Franc Gergely alias Franc Çopja
Hajdar Bako alias Hajdar Çopja:
Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)
Talo Çela,
Altin Ndoci,
Arzen Mama,
Eljo (Ervis) Bitri,
Maksim Koçi,
Dashnor Dumani,
Ado Xhika,
Arzen Hysa Çopja
Xhimi Hoxha,
Guri Biba,
Leonardo Ramani,
Ervis Daka,
Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega)
Altin Kamami,
Martin Musaj,
Agustin Çinari,
Arben Lamçja,
Arjan Ormenaj,
Dorian Dyli,
Maklen Mici,
Bashkim Lika,
Klajdi Merkaj,
Armis Stafa
Renato Musaku,
Rexhino Doçi,
Matilda Hoxholli,
Pajtime Fetah,
Denada Toda,
Klodian Sinameta,
Leon Ramani

The post SPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”, akuzat ndaj 33 të pandehurve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin

8 October 2025 at 13:35

TIRANË, 8 tetor/ATSH/  Vetëm gjatë një jave, Policia Bashkiake e Shkodrës ka monitoruar dhe gjobitur mbi 20 raste të hedhjes së mbetjeve pa kriter, duke ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Bashkia e Shkodër bëri të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotësve që dëmtojnë hapësirat publike dhe imazhin e qytetit.

Altin Shabaj, drejtor i Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, deklaroi se çdo rrugë, lagje dhe pikë grumbullimi është nën monitorim të vazhdueshëm.

Sipas tij, janë marrë masa konkrete ndaj shkelësve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin lëndë drusore, mobilie apo orendi shtëpiake në koshat e zakonshme, pasi ato nuk kanë vend në qytet, sipas rregullores bashkiake për menaxhimin e mbetjeve.

Ndërkohë, Henri Faci, menaxher i firmës që kryen shërbimin e pastrimit në qytetin e Shkodrës, foli për menaxhimin e intervaleve të pastrimit dhe evidentimin e zonave me problematika të përsëritura.

Ai theksoi se shërbimi po monitorohet me kujdes, por bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbeten vendimtarë për të ruajtur pastërtinë e përbashkët.

Në një kohë kur qyteti përballet me rritjen e sasisë së mbetjeve dhe shpesh abuzimin dhe papërgjegjshmërinë, institucionet kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për të garantuar pastërtinë e mjedisit të përbashkët.

/e.i/j.p/

The post Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK mbyll hetimet për një grup të strukturuar kriminal

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj një grupi të strukturar kriminal, i përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK deklaron se ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.

Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

  1. Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë;
  2. Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më 29.5.2021, ora 02:15, Lagjia ‘Gafurr Muço’ pallati Nr.4, Lushnjë;
  3. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Erisiano Abedini, Ligor Romaçka e Bujar Abedini kreu krimin“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1.6.2021, ora 21:15, në Tepelenë;
  4. Në bashkëveprim me Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Artan Tafani dhe Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Vrasje me paramendim”, me viktimë Fridman Xhaferraj, më 2.6.2021, trupi i të cilit u gjet i pajetë, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë, më datë 13.6.2021;
  5. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberi, kreu krimin “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
  6. Në bashkëveprim me Enriko Xhahysa, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija, kreu krimin “Vrasje për gjakmarrje”, me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
  7. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Lulzim Spahija kreu krimin “Vjedhje me armë” të automjetit të Gëzim Çepeles, më datë 27.1.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant Bar-Restorant Palmanova, Tiranë;
  8. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi (i ndjerë) kreu krimin “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, më datë 20.4.2022, në Lushnjë;
  9. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajku dhe Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më 8.6.2022, në Durrës;
  10. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Fatjon Veliun siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, rreth orës 21:00, më 6 korrik 2022;
  11. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 1.11.2022, në Lushnje;
  12. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më 31.12.2022, në Lushnjë;
  13. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, kreu krimin “Vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, ndodhur më 22.2.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
  14. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Kristi Bixheku, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;

Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike.

Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

  • Në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më 1.11.2022, në Lushnjë;
  • Më 31.12.2022, në Lushnjë, sërish në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku;
  • Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;

Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale: Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;

Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).

Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal veç të akuzuarve janë edhe: Lulzim Spahija (Arapi); Ligor Romaçka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini. Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.

Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal, e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare. Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën mësipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.

Hetimet vijojnë ndaj personave të tjerë.

/r.e/

The post SPAK mbyll hetimet për një grup të strukturuar kriminal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë

3 October 2025 at 22:37

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Federata Serbe e Futbollit ka vendosur që për ndeshjen kundër Shqipërisë e cila luhet në Leskovac më 11 tetor dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, të mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për tifozët e vet.

Në njoftimin e Federatë Serbe të Futbollit, thuhet se nv përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe, mbi të gjitha, përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, dhe për shkak të kësaj ekipi  mbeti jashtë Europianit, Komiteti për Çështje Urgjente i FSS-së mori vendimin se për duelin e ardhshëm midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili do të luhet më 11 tetor në stadiumin ‘Dubočica’ në Leskovc, nuk do të ketë bileta në shitje”.

Sipas FSS-së, pPjesëmarrja në tribuna do të sigurohet me shpërndarjen e biletave për komunitetin e futbollit përmes shpërndarjes nga zyrat rajonale të Federatës së Futbollit tek klubet, studentët e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale dhe shoqatat e futbollit, sponsorët zyrtarë dhe të ftuarit e FSS-së, përfaqësuesit e akredituar të medias, si dhe ekipet mjekësore dhe të tjera grupe të nevojshme për zhvillimin e ndeshjes.

Sipas deklaratës së plotë të Federatës Serbe të Futbollit, “hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe me inspektimin e një dokumenti identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, në përputhje të plotë me standardet më të larta të sigurisë”.

“I kujtojmë publikut se në tetor 2014, ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, gjë që çoi në pasoja të rënda për ekipin tonë kombëtar, përfshirë humbjen e kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016 në Francë. Pikërisht për këtë arsye, Federata e Futbollit e Serbisë, së bashku me UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sigurinë maksimale dhe zhvillimin e rregullt të ndeshjes”, vijon njoftimi.

“Ju kujtojmë se dueli midis Serbisë dhe Shqipërisë u shpall nga të gjitha institucionet kompetente – FIFA, Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë – si një ndeshje me rrezikun më të lartë të sigurisë. Sidomos për këtë rast, FIFA po dërgon deri në dy oficerë sigurie në Leskovac, dhe nuk do të ketë tifozë miq në tribuna, në përputhje me udhëzimet e sigurisë dhe me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje”, theksohet në të.

“Federata e Futbollit e Serbisë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që me sjelljen e tyre të kontribuojnë në një mjedis të drejtë dhe sportiv, në mënyrë që kombëtarja serbe të ketë kushtet për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në fushë ”, thuhet në njoftimin e FSS-së.

/e.i/j.p/

The post Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vonesa në miratimin e fondeve buxhetore prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë

1 October 2025 at 09:34

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Mbyllja e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara ka filluar të japë efektet e saj edhe jashtë kufijve amerikanë, përfshirë Shqipërinë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi sot se, për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, aktivitetet e saj në rrjetet sociale nuk do të përditësohen rregullisht.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë, derisa të rinisë veprimtaria e rregullt”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ambasada njofton se gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.

Demokratët dhe republikanët në Kongresin e SHBA-së nuk arritën të bien dakord për një buxhet federal për vitin e ri fiskal duke i lënë agjencitë qeveritare pa fonde dhe duke detyruar një mbyllje.

Një përpjekje e minutës së fundit për të miratuar një projektligj të përkohshëm për shpenzimet qeveritare dështoi në Senat të martën vonë.

Sa do të zgjasë mbyllja varet nëse të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje.

Mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-së ndodhi gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump duke lënë shumë operacione federale kryesisht të ndaluara për më shumë se pesë javë gjatë periudhës së fundvitit 2018-2019.

/m.m/r.e/

The post Vonesa në miratimin e fondeve buxhetore prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët e vizave amerikane

By: lindita
27 September 2025 at 11:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, ndërsa u bën thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me…

Source

Tragjedia në familjen e Gjestit, ekipi i tij bën njoftimin për humbjen e vëllait!

By: gaze tare
27 September 2025 at 10:37

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit të njohur Gjesti. Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me motor në fshatin Treboviq të Pejës. Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe publikun, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të tij.

Ekipi i Gjestit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 27 shtator, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës. Në postimin e shpërndarë në Instagram, thuhet: “Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.”

Postimi i plotë: 

Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë.

Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.

(Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)

Ngushëllimet e shumta tregojnë për gjithë respektin dhe dashurinë që publiku dhe komuniteti kanë për familjen Kelmendi në këto momente të vështira që ata ndodhen.

Ngushëllime tepër të sinqerta familjes Kelmendi për këtë humbje të parakohshme dhe tronditëse.

The post Tragjedia në familjen e Gjestit, ekipi i tij bën njoftimin për humbjen e vëllait! appeared first on iconstyle.al.

Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët: Standarde të larta kontrolli mbi vizat

30 August 2025 at 13:34

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë një mesazh të rëndësishme për qytetarët në lidhje me politikën e vizave amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson angazhimin e saj në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Amerikës dhe ruajtjen e standardeve të larta në procesin e dhënies së vizave.

Në mesazh theksohet se SHBA mirëpret dhe mbështet udhëtarët e ligjshëm që duan të vizitojnë SHBA-në.

“Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e tyre.

/gj.m/j.p/

The post Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët: Standarde të larta kontrolli mbi vizat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut, edhe Tirana në alarm: Evitoni lëvizjet e panevojshme, bashkëpunim me emergjencat civile

By: M C
29 August 2025 at 22:41

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka bërë një thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.

Sipas buletinit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.

“Të dashur qytetarë. Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.

Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, shprehet Ristani.

Ajo garantoi se strukturat e bashkisë së Tiranës dhe emergjencat civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.

“Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.

Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:

112 – Emergjencat Civile

127 – Urgjenca Mjekësore

128 – Policia

The post Reshjet e shiut, edhe Tirana në alarm: Evitoni lëvizjet e panevojshme, bashkëpunim me emergjencat civile appeared first on Albeu.com.

Ndërprerja e përkohshme e faqes zyrtare, KLP: Proces teknik i planifikuar, jo problem sigurie

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e përkohshme të faqes së tij zyrtare, duke sqaruar se bëhej fjalë për një proces krejtësisht teknik dhe të planifikuar, pa ndikim mbi sigurinë e të dhënave apo proceset institucionale.

Sipas KLP-së, migrimi i infrastrukturës teknologjike nga serveri ekzistues në platformën moderne dhe të sigurtë Microsoft Azure ishte arsyeja e ndërprerjes, e cila tashmë është zgjidhur dhe faqja është rikthyer në funksion.

Gjatë këtij procesi, siguria e informacionit ka qenë e garantuar, ndërsa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka qenë i informuar, duke monitoruar infrastrukturën 24/7.

KLP thekson se ky hap është pjesë e përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe stabilitetit të shërbimeve ndaj publikut dhe institucioneve.

Në përfundim, Këshilli fton median të kontribuojë në informimin e drejtë të qytetarëve dhe në shmangien e çdo dezinformimi që mund të lindë gjatë proceseve të tilla teknike.

/e.xh//a.f/

The post Ndërprerja e përkohshme e faqes zyrtare, KLP: Proces teknik i planifikuar, jo problem sigurie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Bashkia Himarë ka paralajmëruar qytetarët dhe turistët për rrezikshmëri të lartë në Gjirin e Filikurit, një prej vendeve më të frekuentuara, por njëkohësisht më të vështira për akses, pasi nuk ka rrugë.

Kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo, në një postim sot në rrjetet sociale, thekson se litari i zbritjes është hequr dhe hyrja në zonë nga terreni i thyer është rreptësisht e ndaluar.

“Terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës së sigurisë e bëjnë këtë zonë shumë të rrezikshme. Çdo tentativë për të zbritur në mënyrë të paautorizuar mund të ketë pasoja fatale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Bashkia u bën thirrje të gjithë pushuesve të shmangin aventurat e rrezikshme dhe të zgjedhin plazhe të aksesueshme dhe të sigurta.

“Siguria e jetës është mbi gjithçka”, përfundon apeli i autoriteteve lokale, ndërsa strukturat e emergjencës dhe rendit janë në gatishmëri për të parandaluar çdo incident.

Gjatë ditës së djeshme një turiste çeke, gjatë zbritjes me litar në terrenin shkëmbor të Filikurit u rrëzua dhe kërkoi ndihmën e Policisë.

1 nga 2

/r.e/

The post Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore

By: M C
15 August 2025 at 18:44

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa më herët u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, shkruan Vengu.

The post Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

12 August 2025 at 20:25

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret”, thekson Ambasada në një njoftim.

“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së me telefon në 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov”, thekson Ambasada.

Ndër veprimet që duhen ndërmarrë, Ambasada shprehet se, “qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e zjarreve në pyje dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljen e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve në pyje”.

“Zjarret në pyje janë të zakonshme në Shqipëri. Thithja e tymit përbën një rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni afër flakëve. Nëse një zjarr në pyje është afër vendndodhjes suaj, përfshirë vendbanimin tuaj, evakuohuni menjëherë në një zonë të paprekur”, thekson Ambasada.

“Mos u përpiqni të kaloni me makinë nëpër zonat e prekura nga zjarret ose tymi i dendur. Kërkoni një rrugë alternative ose merrni në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse një rrugë alternative nuk është e disponueshme. Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të kaloni nëpër tymin e një zjarri, drejtoni ngadalë me dritaret lart, kanalet e ajrit të jashtëm të mbyllura dhe dritat e ndezura për shikueshmëri më të mirë”, vijon Ambasada.

“Ne i inkurajojmë fuqimisht qytetarët amerikanë në zonat e prekura që janë të sigurt të monitorojnë lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt të dashurit e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në mediat sociale”, thekson më tej ambasada.

“Nëse keni një emergjencë të menjëhershme ose kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi në 127 për një ambulancë, në 112 për policinë ose në 128 për zjarrfikësit. Gjithashtu mund të kontaktoni Emergjencën Kombëtare në info@urgjenca.gov.al (http://urgjenca.gov.al/)”, thekson Ambasada e SHBA në njoftimin e saj.

Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu

— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025

/gj.m//a.f//r.e/

The post Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë

By: M C
8 August 2025 at 17:53

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese.

Në njoftimin e amabasadës theksohet se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza joemigruese përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

The post Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë appeared first on Albeu.com.

❌
❌