Pas vetëm javës së dytë të sezonit 2025/26 në Bundesliga, Bayer Leverkusen shkarkoi trajnerin Erik ten Hag, një vendim që shkaktoi habi të madhe në opinionin sportiv.
Tashmë ka dalë në pah se vendimi për largimin e 55-vjeçarit holandez ishte marrë edhe më herët.
Sipas Sport Bild, drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro kishin vendosur ta shkarkonin ten Hag që pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Hoffenheim, e humbur me rezultatin 1-2.
Madje, edhe në rast se Leverkusen do ta kishte fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen (3-3), vendimi nuk do të kishte ndryshuar.
Carro e ka cilësuar emërimin e ten Hag si një gabim.
Pas largimit të trajnerit holandez, drejtimin e skuadrës e mori Kasper Hjulmand, i cili ka arritur të stabilizojë sërish “Werkself”-in. /Telegrafi/
Drejtori i Bayer Leverkusenit Fernando Carro ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si Real Madridi po e trajton Xabi Alonson, duke dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje për ish-trajnerin e skuadrës gjermane.
Pas fitores 2-0 të Bayer Leverkusenit ndaj Kolnit, Carro foli për mediat dhe theksoi se Alonso është gjithmonë i mirëpritur për t’u rikthyer në klubin gjerman.
“Gjatë pauzës së ndeshjeve të përfaqësueseve, kalova një fundjavë në Madrid dhe stafi teknik, bashkë me familjen e tij, na vizituan dy herë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Xabin, në fund të fundit, gjatë atyre tre viteve ishim si një familje”.
Carro sqaroi se Leverkuseni nuk i jep këshilla Alonsos për vendimet e tij, por pranoi se klubi do të kishte dashur ta mbante atë më gjatë.
“Nuk e këshillojmë për asgjë. Në atë kohë do të kishim dashur që ai të qëndronte këtu, por e dimë që është një trajner me talent të jashtëzakonshëm, i cili tani gjendet në një kontekst krejtësisht tjetër në Madrid”.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj Real Madridit, duke nënvizuar dallimin mes mënyrës se si Alonso trajtohej në Leverkusen dhe asaj që po përjeton aktualisht në Spanjë.
“Nëse presidenti thotë se trajneri është një e keqe e domosdoshme, nëse trajneri lihet i vetëm dhe është gjithmonë ai që merr kritikat, atëherë situata është shumë ndryshe nga ajo që ai përjetoi te Leverkuseni, ku të gjithë tërhiqnim në të njëjtin drejtim dhe trajneri nuk lihej i izoluar politikisht”.
Carro shtoi se Alonso ndodhet tani në një ambient ku suksesi kërkohet pa kompromis dhe çdo dështim ndëshkohet menjëherë. Megjithatë, sipas tij, kontrasti me Leverkusenin është i qartë, pasi atje ekzistonte unitet dhe mbështetje e plotë për trajnerin./Telegrafi
Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.
Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.
Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.
Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.
Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen. /Telegrafi/
Manchester City vazhdon të shfaqë interes afatgjatë për mesfushorin ofensiv të Monacos, Maghnes Akliouche, pavarësisht transferimit të Rayan Cherki nga Lyoni gjatë verës së kaluar, raporton L’Equipe.
23-vjeçari, tashmë me 5 paraqitje dhe 1 gol me Kombëtaren e Francës, ishte objektiv i disa klubeve të mëdha, mes tyre City, Tottenham, Bayer Leverkusen dhe PSG, por qëndroi në Monaco pasi klubi vendosi një kërkesë prej 70 milionë eurosh, duke i detyruar klubet e interesuara të heqin dorë.
Edhe pse Akliouche ka kaluar një periudhë forme jo të qëndrueshme këtë sezon, ai ka regjistruar 3 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u aktivizuar edhe si titullar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Manchester City e sheh atë si një opsion të vlefshëm për të shtuar kreativitetin në repartin ofensiv, sidomos pas transferimit të Cherkit për 36.5 milionë euro.
Interesi për produktin e akademisë së Monacos mbetet i lartë, ndërsa klubi francez vazhdon të jetë i vendosur të mos lëshojë lehtë talentin e tij më premtues.
Ndërkohë, City vijon monitorimin nga afër, teksa Akliouche po konsolidon rolin e tij në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Për shumë vite, filozofia e Bayern Munich ka qenë të marrë lojtarët më të mirë të Bundesligës.
Këtë verë, gjiganti bavarez ka identifikuar gjashtë objektiva potencialë brenda kampionatit gjerman për t'i transferuar sezonin e ardhshëm dhe mes tyre është edhe ylli i Kosovës, Fisnik Asllani.
Bavarezët pritet që disa nga ta t'i transferojnë për sezonin e ardhshëm në Allianz Arena.
Nico Schlotterbeck (25, Borussia Dortmund)
Mbrojtësi i Gjermanisë ende nuk ka rinovuar kontratën me Dortmundin, e vlefshme deri më 2027. Bayern shihet si opsioni i preferuar në rast largimi. Megjithatë, transferimi i tij varet nga e ardhmja e Dayot Upamecanos – nëse francezi rinovon, Bayern nuk do të lëvizë për Schlotterbeck.
Nëse as Upamecano nuk rinovon, e as Schlotterbeck nuk transferohet, Lukeba shfaqet si alternativa e radhës. Leipzig ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin, por mund të pranojë më pak. Sipas Sky.ch, Lukeba dëshiron transferimin te Bayerni dhe këtë e ka komunikuar përmes agjentëve të tij.
Nga Real Madridi te Liverpooli, United e Chelsea - top klubet evropiane mësojnë klauzolën e Lukebas telegrafi.com
Nathaniel Brown (22, Eintracht Frankfurt)
Frankfurti kërkon të paktën 60 milionë euro për Brown. Edhe pse Bayerni e pëlqen lojtarin, vështirë se do të paguante kaq shumë, sidomos me Alphonso Davies që po rikuperohet dhe Tom Bischof që po përshtatet në krahun e majtë.
Alejandro Grimaldo (30, Bayer Leverkusen)
Një tjetër emër në listë është Grimaldo, një nga më të mirët e Bundesligës këtë sezon. Aftësia e tij për të luajtur edhe në mesfushë dhe goditjet standarde e bëjnë shumë tërheqës. Por vetë spanjolli duket më i prirur drejt një rikthimi në La Liga. Kontrata e tij me Leverkusenin vlen deri në 2027.
Një nga talentet më të mëdha të Bundesligës, El Mala vlerësohet mes 50 dhe 60 milionë eurosh. Edhe këtu Bayern përballet me konkurrencën e klubeve të mëdha evropiane. Ai ka kontratë me Kolnin deri në vitin 2030.
Fisnik Asllani (23, TSG Hoffenheim)
Ylli i Kosovës është në listën e ngushtë të Bayernit për repartin ofensiv. Me gjasat e pakta që Bayerni të nënshkruajë përfundimisht me Nicolas Jackson, Asllani po shihet si zëvendësues i mundshëm për Harry Kane.
Ai mund të largohet këtë verë përmes një klauzole prej 30 milionë eurosh. Drejtori sportiv Christoph Freund e vlerësoi kohët e fundit te Sky: “Mendoj se është një lojtar i mirë, interesant dhe i ri.”
Një tjetër klub i madh futet në garë për transferimin e Fisnik Asllanit telegrafi.com
Bayern do të ketë një verë shumë të ngarkuar, ndërsa lista e emrave tregon se klubi po mendon si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. /Telegrafi/
Pep Guardiola mori përgjegjësinë e plotë për humbjen 2-0 të Manchester Cityt ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve, duke pranuar se vendimi i tij për të bërë dhjetë ndryshime në formacionin titullar ishte një "gabim".
Trajneri i Cityt beson se ky veprim i kushtoi ekipit të tij një fitore në një natë që e ka bërë sfidën e shmangies së fazave eliminatore shumë më të vështirë.
Humbja e së martës ndaj skuadrës gjermane ishte hera e parë që City humbi një ndeshje në shtëpi të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që nga viti 2018.
Yje të tillë si Erling Haaland, Phil Foden dhe Rayan Cherki hynë nga stoli, por nuk arritën të kthenin rezultatin pasi Bayer shënoi nga një gol në të dyja pjesët.
Formacioni startues i Man Cityt
"Unë marr përgjegjësi, por më pëlqen që të gjithë të jenë të përfshirë. Kur je futbollist dhe nuk luan pesë, gjashtë, shtatë ndeshje, është e vështirë. Ndoshta ka pasur shumë zëvendësime”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Kur je në një ekip të madh, duhet ta tregosh veten. Ndoshta lojtarët që kanë luajtur rregullisht kohët e fundit do të kishin më shumë vetëbesim”.
“Nuk ishte performanca që mendonim. Do të marr përgjegjësinë e plotë, por prapë mendoj se lojtarët që filluan janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por na mungoi diçka që na duhej në nivelin më të lartë”.
"It was too much"
Pep Guardiola admits making 10 changes was "too many" as Man City were beaten 2-0 by Bayer Leverkusen 🔵 pic.twitter.com/1Ak3eRhwaU — Sky Sports News (@SkySportsNews) November 25, 2025
“Ata ishin shumë të mirë. Ne gjithashtu bëmë gjëra të mira, patëm raste, por ishin gjysmë rastesh, gjithmonë me një bllokim ose diçka të tillë”.
"Ne nuk e kishim atë bindje se 'ok, është momenti për të sulmuar, për t'u mbrojtur' dhe nuk kishim vendosmërinë për të bërë një lëvizje dhe disa situata që mund t'i bëjmë. Ndonjëherë ndodh".
Kur u pyet për 10 ndryshime në formacionin titullar, Guardiola shtoi: "Nëse fitojmë, nuk do të kishte qenë problem, kështu që e pranoj që ndoshta ishin shumë, por nëse luajmë çdo dy, tre ose katër ditë... por ndoshta ishte shumë, duke parë rezultatin", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Manchester City është mundur në shtëpi me shifrat 2-0 përballë Bayer Leverkusenit.
Anglezët luanin për kreun e renditjes edhe pse kishin bërë rotacion në ekip duke ulur në stol Haland. Por gjermanët u treguan shumë cinikë duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e tyre dhe pasi gjetën avantazhin me Grimaldon në pjesën e parë, dyfishuan me Shik në të dytën duke marrë një fitore të artë.
Juventusi mposhti Bodø/Glimt 3-2, duke siguruar fitoren e parë evropiane të sezonit dhe duke u zhvendosur përkohësisht në vendin e playoff-it. Bardhezinjtë luftuan kundër shpejtësisë së norvegjezëve në pjesën e parë, u ndëshkuan nga Blomberg pas një goditjeje nga këndi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Spallettit i ndryshoi gjërat me golat e Openda (goli i tij i parë për Juventusin) dhe McKennie. Pak para kohës shtesë, Bodø barazoi rezultatin nga një penallti me anë të Fet, por në minutën e 91-të, David shënoi golin e tij të parë pas tre muajsh dhe i dha skuadrës së tij tri pikët e para në Evropë.
Napoli tregon praninë e tij në Champions. Skuadra e Contes mposhti Qarabag-un 2-0, duke u ngjitur në shtatë pikë në renditje dhe duke u rikthyer në rrugën e duhur për kualifikim. Në stadiumin Maradona McTominay (65′) dhe autogoli i Jankovic (72′) vendosën ndeshjen.
Fiton Dortmundi, 4-0 ndaj Villarreal. Guirassy ishte ylli i mbrëmjes, duke shënuar dy gola, ndërsa Adeyemi shënoi të tretin, për të kompletuar pokerin me Svensson.
Slavia dhe Athletic u ndalën në fund në një barazim pa gola në Pragë.
Bayer Leverkusen ka marrë një fitore të madhe dhe mjaft të rëndësishme në udhëtim te Manchester City, duke triumfuar me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët treguan efikasitet, disiplinë dhe pjekuri taktike, duke ndëshkuar Man Cityn në momentet kyçe të takimit.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë. Manchester City pati rastin e parë serioz në minutën e 5-të, kur Reijnders gjuajti bukur në të djathtën, por Flekken reagoi në mënyrë fantastike dhe e devijoi topin në këndore.
Bayer Leverkusen u përgjigj shpejt dhe në minutën e 23-të gjeti golin e epërsisë. Alejandro Grimaldo realizoi një gol të shkëlqyeshëm me një goditje të menjëhershme nga skaji i zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë për 0-1.
Man City tentoi të kthehej në lojë, por portieri Flekken vazhdoi të ishte hero i skuadrës gjermane, duke ndalur çdo tentim të vendasve deri në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me tri zëvendësime nga Pep Guardiola, por ndryshimet nuk sollën efektin e pritur.
Në minutën e 54-t, Bayer Leverkusen shënoi golin e dytë. Ibrahim Maza dha një asistim perfekt me një harkim të harkuar, ndërsa Patrik Schick e finalizoi me kokë për 0-2, duke shtangur stadiumin "Etihad".
Man City u përpoq të reagonte dhe rrezikoi disa herë me Haaland, Cherki dhe Reijnders, por Flekken vazhdoi të ishte mur i pakalueshëm.
Cherki pati dy raste të mira në minutat 84’ dhe 87’, por portieri holandez i Leverkusenit prapë ishte i pakalueshëm.
Man City mbetet në vendin e 6-të me 10 -ikë, ndërsa Bayer Leverkusen ngjitet në vendin e 13-të me 8 pikë. /Telegrafi/
Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas një pauze prej tri javësh, Liga e Kampionëve rikthen emocionet mes tifozëve me disa ndeshje shumë interesante që pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të zhvillohet në Londër, ku Chelsea e pret Barcelonën në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.
Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas etheve dhe ndeshjeve interesante të së martës mbrëma, tani radhën e ka nata e sotme me disa takime tjera që pritet të sjellin emocione të mëdha.
Megjithatë, për dallim nga mbrëmja e së martës ku pati dy derbi shumë të fortë evropian, mbrëmja e sotme nuk ka ndonjë derbi shumë të madh.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundin, e planifikuar të luhet në ‘Etihad’ nga ora 21:00.
Përballje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Neëcastle-Athletic Bilbao, Ajax-Galatasaray, Benfica-Bayer Leverkusen dhe Marseille-Atalanta.
Nga ora 21:00 luajnë edhe dy klubet tjera të mëdha evropiane, Interi dhe Barcelona, me Nerazzurët që presin Kairat Almanyt dhe katalunasit që udhëtojnë te Club Brugge.
Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Qarabag-Chelsea dhe Pafos-Villarreal. /Telegrafi/
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është plot lëvdata për ish-lojtarin e tij, Florian Wirtz, i cili ende nuk e ka rifituar formën e dy sezoneve të tij te Bayer Leverkusen te Liverpooli.
Bayer Leverkusen në sezonin 2023/24, fitoi kurorën e dyfishtë nën udhëheqjen e Alonsos, teksa arriti titullin e Bundesligës pa humbje.
Wirtz shënoi 18 gola dhe dha 20 asistime në të gjitha garat atë sezon dhe u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës, teksa ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 35 asistime në dy sezonet e fundit me klubin gjerman.
Këtë verë ai u transferua te Liverpool, i cili pagoi 125 milionë euro kompensim për të. Ai ka dhënë tre asistime në 14 ndeshje për kampionët anglezë, por ende nuk ka shënuar.
Megjithatë, ish-trajneri i tij, Alonso, me të cilin do të përballet sot në Ligën e Kampionëve, e ka lavdëruar Wirtzin.
"Ardhja te Liverpooli është një ndryshim i madh për të dhe i duhet kohë për t'u përshtatur. Ai është një lojtar i veçantë, ka cilësi, karakter dhe është shumë konkurrues”, ka thënë fillimisht Alonso.
“Ndoshta ai është arsyeja pse mora punën te Real Madridi dhe i jam shumë mirënjohës", përfundoi trajneri i Real Madridit përpara ndeshjes së sotme jashtë fushe kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Alonso e di për çfarë flet, pasi ka kaluar pesë vjet si lojtar te Liverpooli, duke luajtur 210 ndeshje për Reds. /Telegrafi/
Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka zbuluar se Florian Wirtz do të kishte zgjedhur Real Madridin nëse klubi spanjoll do të kishte paraqitur një ofertë të qartë verën e kaluar.
Liverpool e bleu në verë gjermanin në një marrëveshje prej 150 milionë eurove, por deri më tani nuk e ka treguar kualitetin në Ligën Premier.
Duke folur në emisionin :Doppelpass të Sport1”, Carro tha se Leverkusen kishte prioritet absolut rinovimin e kontratës së Wirtzit dhe ishte i gatshëm të thyente kufijtë financiarë për ta mbajtur atë në klub.
“Familja Wirtz dhe Florian e dinin se zgjatja e kontratës së tij ishte prioriteti ynë kryesor. Gjatë verës ishim shumë të kujdesshëm me pagat, por për Florianin do të kishim bërë përjashtim”.
“Ishim të gatshëm të shkonim deri në fund për ta mbajtur. Për një moment menduam se mund të funksiononte, por në fund, Florian vendosi vetë. Prindërit e tij janë këshilltarët më të afërt dhe mendoj se bënë mirë që respektuan plotësisht dëshirën e tij”.
Sa i përket mundësisë për t’u transferuar në Real Madrid, Carro pranoi se ambicia e Wirtz-it për të fituar Ligën e Kampionëve e bënte klubin madrilen shumë tërheqës.
“Është një lojtar që dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Ne menduam se me këtë skuadër mund të shkonim më larg, por ai e pa që, ndonëse fituam Bundesligën, fitimi i Ligës së Kampionëve me Leverkusenin do të ishte shumë më i vështirë”.
Carro gjithashtu theksoi rolin e Xabi Alonsos në këtë histori.
“Florian do të kishte shkuar te Real Madrid po të ishte Xabi ai që do ta kërkonte personalisht. Por Xabi nuk ka aq ndikim në Madrid sa tek ne. Një nga pikat e tij më të forta është puna me departamentin e skautimit për të përcaktuar se cilët lojtarë duhen në ekip. Në Madrid, për transferimet vendos Florentino Perez, jo Xabi Alonso”./Telegrafi/
Paris Saint-Germain është skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 40 ose më shumë gola në Ligën e Kampionëve brenda një viti të vetëm.
Parisienët e arritën këtë sukses në ndeshjen e tyre kundër Bayer Leverkusen, ku shënuan shtatë gola në fitoren e thellë 2-7.
Me atë ndeshje, PSG-ja arriti shifrën e 40 golave dhe shtoi pesë të tjerë, që do të thotë se ka shënuar 45 gola në Ligën e Kampionëve këtë vit.
🚨 RECORD : Le PSG devient le 1er club de l'histoire à atteindre la barre des 40 buts lors d'une année civile en Ligue des Champions (45 buts !) 🤯❤️💙
Është më se e përshtatshme që kampionët në fuqi do të mbajnë një nder të tillë në garën prestigjioze të Evropës.
Luis Enrique ka deklaruar se qëllimi kryesor i PSG-së është të mbajë trofeun për të dytin sezon radhazi.
Ndryshe, PSG e ka fituar trofeun në edicionin e fundit duke mposhtur Interin në finale, teksa këtë edicion ka shënuar tri fitore nga po kaq ndeshje. /Telegrafi/
PSG-ja u kundërpërgjigj ashpër duke realizuar tre gola të shpejtë me anë të Desire Doue (41’ dhe 45’), Khvicha Kvaratskhelia (44’) për rezultatin 1-4.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG shënoi edhe golin e pestë, kësaj radhe përmes Nuno Mendes (50’) që realizoi për 5-1.
Për Leverkusenin realizoi sërish Garcia, i cili në minutën e 54-të shënoi një gol fantastik nga distanca për 5-2.
Vuajtjet e vendasve u thelluan edhe më shumë në minutën e 66-të, me fituesin e Topit të Artë, Ousmane Dembele, i cili realizoi për 6-2 pas asistimit nga Bradley Barcola.
Për epilogun përfundimtar të takimit 7-2 u përkujdes Vitinha i cili realizoi në minutën e 90-të
Me këtë fitore të thellë PSG-ja shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe aktualisht është lidere e tabelës./Telegrafi/
Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, nuk ka ndërmend të rikthehet me ngut në stolin e ndonjë skuadre, duke marrë kohën e nevojshme për të zgjedhur me kujdes hapin e radhës në karrierën e tij.
Sipas raportimeve nga SkySports, Terzic ka refuzuar tre oferta konkrete nga klube të huaja gjatë muajve të fundit.
Bëhet fjalë për interes serioz nga AS Monaco, Everton dhe Real Sociedad, por Terzic i ka refuzuar të gjitha, pasi, ai nuk është bindur nga projektet sportive që i janë paraqitur.
Që nga largimi nga Dortmund në verën e vitit 2024, Terzic është pa ekip, por qëndron aktiv në vlerësimin e mundësive të reja.
Ai vijon të jetë në listën e ngushtë të Juventusit, në rast se klubi italian vendos të shkarkojë trajnerin aktual, Igor Tudor.
Emri i Terzic përmendet së bashku me atë të Marco Rose si kandidatë potencialë për stolin bardhezi.
Një rikthim në Bundesliga nuk përjashtohet gjithashtu, thuhet se Bayer Leverkusen e kishte konsideruar Terzic si pasues të mundshëm të Erik ten Hag më herët këtë sezon, përpara se të vendoste të emëronte Kasper Hjulmand në krye të skuadrës.
Për momentin, Terzic po qëndron në pritje të një projekti që përputhet me ambiciet e tij, ndërsa mbetet një nga emrat më të vlerësuar në tregun e trajnerëve evropianë. /Telegrafi/
Liga e Kampionëve kthehet sonte (e martë) pas një pushimi 20-ditor, me nëntë ndeshje të planifikuara, ku më interesantja prej të cilave do të luhen në Londër midis Arsenalit dhe Atletico Madridit.
Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. “Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletico ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.
Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.
Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Saint-Germain, Barcelona është nikoqire e Olympiacosit, Manchester City luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Royale Union SG.
Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Eindhoven-Napoli, Neëcastle-Benfica dhe Copenhagen-Dortmund, teksa fokusi do të jetë edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almaty dhe Pafos.
Kjo ndeshje dhe ajo mes Barcelonës dhe Olympiacosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/
Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka vendosur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar skuadrës së Bayer Leverkusenit në Bundesligë.
Ish-anësori i “Los Blancos” ka zbuluar se kishte disa oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte më në futbollin spanjoll.
“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Vazquez për mediat gjermane.
Vazquez e sheh këtë si mundësinë ideale dhe e ka vendosur të mos kthehet në Spanjë.
“Kjo mundësi që më erdhi ishte ideale për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qartë idetë për të vazhduar karrierën time”.
Vazquez është larguar nga Real Madridi pas një dekade me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, duke përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.
Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /Telegrafi/
Në ndeshjet e mbrëmshme të fazës së dytë të Ligës së Kampionëve, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Napoli regjistruan rezultate të ndryshme, me ish kampionin gjerman që luajti baras, ndërsa italianët morën fitore të madhe.
Këto rezultate tregojnë se faza e ligës në Ligën e Kampionëve, po tregon se do të jetë e fortë, me secilën skuadër që synon të sigurojë një vend në fazën e ardhshme të turneut.
Bayer Leverkusen – PSV Eindhoven 1:1
Në BayArena, Leverkusen dhe PSV ndanë pikët pas një barazimi 1:1. Christian Kofane shënoi për vendasit në minutën e 65-të, ndërsa Ismael Saibari barazoi për PSV-në në minutën e 72-të.
Dortmund regjistroi një fitore bindëse 4:1 ndaj Athletic Bilbao. Daniel Svensson hapi llogarinë në minutën e 28-të, Carney Chukwuemeka shënoi në minutën e 50-të, Serhou Guirassy shtoi një tjetër gol në minutën e 82-të, dhe Julian Brandt vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 90+1. Për Bilbao, Guruzeta shënoi golin e vetëm në minutën e 61-të.
Napoli mundi Sporting CP 2:1 në një ndeshje të ngushtë. Rasmus Højlund shënoi dy herë për Napolin nëminutat 36 dhe 79, ndërsa Luis Suárez realizoinjëpenalltipërSportingunnëminutën e 62-të.
Dy befasi kanë ndodhur të enjten mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Club Brugge shpartalloi Monacon derisa Copenhagen mori një pikë ndaj Bayer Leverkusenit.
Skuadra belge ishte e shkëlqyer në shtëpi ndaj gjigantit francez, për të shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1.
Monaco e kishte rastin e artë për të avancuar megjithatë Maghnes Akilouche dështoi nga pika e bardhë.
Pas kësaj, Brugge e mori krejtësisht dominimin. Nicolo Tresoldi me një gol të bukur pas asistimit të Vanaken zhbllokoi rezultatin (32’).
Vetëm shtatë minuta më vonë Onyedika përfitoi nga asistimi i Forbs për të dyfishuar epërsinë (39’).
Kurse, për golin e tretë u përkujdes Hans Vanaken me një eurogol nga distanca (43’).
Fitoren e thellë të Brugge pastaj e vulosi Diakhon, i cili ishte harruar në zonë dhe përfitoi nga asistimi i Seys (75’).
E tëra që bëri Monaco ishte goli i nderit, nga ish talenti i Barcelonës Ansu Fati (90+1’).
Në anën tjetër, Copenhagen e ka fituar një pikë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 2:2.
Skuadra daneze zhbllokoi rezultatin pas vetëm nëntë minutave lojë përmes Jordan Larsson (9’).
Leverkusenin pastaj e ktheu në lojë mbrojtësi Alejandro Grimaldo që realizoi një supergol nga distanca (82’).
Vetëm pesë minuta më vonë, Robert me një gol nga afërsia ia ktheu epërsinë Copenhages (87’).
Sidoqoftë, vendasit ishin plotësisht të pafat, ku Hatzidiakos shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin (90+2’)./Telegrafi/