Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

19 December 2025 at 08:12

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-nëntor sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 7,3% të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë njohën rritje në 11 muajt e këtij viti, duke arritur në 82,3 miliardë lekë.

Referuar të dhënave për periudhën janar-nëntor eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 4,8 miliardë lekë, nga 4,7 miliardë lekë që ishin 11-mujorin e 2024, ndërsa importet për periudhën 11-mujore llogariten 77,5 miliardë lekë.

Nga Turqia, në periudhën janar-nëntor janë importuar 25,4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 9,3 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet 10,7 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në vitin 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. /j.p/r.e/

The post Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit

17 December 2025 at 13:30

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Aktiviteti tregtar në vend u ngadalësua gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për tregtinë e jashtme eksportet e mallrave gjatë 11-mujorit arritën 319 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 7%, ndërsa importet u ulën me 1%, duke arritur 807 miliardë lekë.

Deficiti tregtar për periudhën janar-nëntor ishte 488 miliardë lekë, duke u rritur me 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndikimin kryesor në uljen e eksporteve e dha grupi i materialeve të ndërtimit dhe metale me 5%, pasuar nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 1,6, ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet ushqime, pije, duhan me 0,8% dhe makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi me 0,6.

Gjatë njëmbëdhjetëmujorit, importet nga Italia u ulën me 1,8%, nga Turqia me 12,5% dhe Gjermania me 6,2%, ndërsa rritje shënuan importet nga Kina me 22,6%, Greqia me 3,5% dhe Kosova me 2,2%. /j.p/r.e/

The post Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Shqipëri 4.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave, Sejko paralajmëron rreziqet nga rritja e parasë në dorë

6 December 2025 at 19:31


Në Shqipëri po rritet volumi i parasë që qarkullon jashtë bankave.

Raportet tregojnë se gjatë këtij viti biznesi dhe qytetarët qarkulluan jashtë sistemit bankar afro 4.6 miliardë euro.

Por Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet financiare, po punon për marrjen e masave për minimizimin e këtij fenomeni. Guvernatori Gent Sejko thotë se një nga prioritetet është digjitalizimi i pagesave.

“Në Bankën e Shqipërisë, transferimi digjital është kthyer në një objektiv strategjik. Për qytetarët dhe bizneset, integrimi në SEPA përkthehet në pagesa më të shpejta drejtë Europës, kosto më të ulëta, standarde të larta sigurie dhe më shumë mundësi për tregti, investime dhe shërbime digjitale. Po punojmë me partnerët ndërkombëtar për modernizimi e sistemeve të pagesave brenda vendit”, tha Sejko.

Nëse në qershor të vitit 2024 qarkulluan 3.953 milionë euro, në të njëjtën periudhë të këtij viti kjo lëvizje e parasë në dorë ka ardhur në rritje, duke e çuar këtë shumë në 4.6 miliardë euro. Kjo lëvizje e lartë e parasë në dorë sjell kosto të mëdha për ekonominë, pasi rrit hapësirat për informalitet, duke e bërë thuajse të pamundur verifikimin se nga cilat rrugë vijnë këto para. Sipas Guvernatorit, përmes inovacionit dhe investimit në dije mund të ndërtojmë një ekonomi më konkurruese dhe më elastike.

“Përgatitja e brezave të rinj që kuptojnë ekonominë digjitale, financat moderne, rolin e të dhënave dhe sfidat e tranzicionit të gjelbër, është një investim me efekt shumëpalësh për ekonominë dhe shoqërinë”, u shpreh Guvernatori.

Guvernatori Sejko tha se, kur transformimi teknologjik zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, që ndërthurin dijen, inovacionin dhe teknologjinë me politikat publike dhe zhvillimin të kapitalit njerëzor./RTSH

- YouTube youtu.be

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

29 November 2025 at 18:30


Tregu i pakicës është një segment që po tërheq sipërmarrje të mëdha nga Kosova. Këto të fundit kanë më shumë përvojë dhe kanë ecur më shpejt se Shqipëria në tregtinë me pakicë të organizuar dhe po nxitojnë të shfrytëzojnë hapësirat e lira në tregun që flet të njëjtën gjuhë.

Kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik, që ka rritur konsumin nga të huajt, është joshja tjetër për bizneset e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve të Kosovës.

Në fund të muajit mars 2025, kompania nga Kosova, “Viva Fresh Store”, njoftoi se ka arritur një marrëveshje për blerjen e “SPAR Albania” nga Grupi shqiptar BALFIN.

Vlera finale e transaksionit ishte 36.4 milionë euro, sipas transaksionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Pas njoftimit të blerjes, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe fondi “Enterprise Expansion Fund II” (ENEF II), në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian (WBIF), njoftuan se do të japin një hua deri në 25 milionë euro për të mbuluar pjesërisht koston e blerjes së “SPAR Albania” – me BERZH që kontribuon me 22 milionë euro dhe ENEF II me 3 milionë euro.

Kjo është huaja më e madhe që BERZH ka dhënë ndonjëherë për një kompani vendase në Kosovë. Pas blerjes, “Viva Fresh” planifikon të zgjerojë aktivitetin në Shqipëri me hapjen e dyqaneve të reja dhe rinovimit të pikave ekzistuese të “SPAR”.

Kompania me kapital nga Kosova, “Albi Holding” bleu në shtator 2025 “Fashion Group Albania”, që ishte pjesë e Grupit BALFIN, për 7.6 milionë euro, sipas kontratës së depozituar në QKB.

Kompania blerëse zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: “Celio”, “Chaussea”, “Okaidi”, “Mango”, “Springfield”, “Ozdilek”, “Geox”, “Gant”, “Timberland”, “Hugo Boss”, “Sportina Armani Exchange”, “Tom Tailor”, “XYZ”, “UGG”, “Plein Sport”, “Orsay”, “Dan John”, “Parfois”, “Boggi”.

Në tetor 2025, KAN, me seli në Kosovë, që menaxhon 35 restorante me shërbim të shpejtë dhe 1000 punonjës në rajon (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi), njoftoi zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri, nga “Global Fast Food Albania”, që kishte deri tani të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

Kompania tha se planifikon hapjen e 20 pikave të reja të KFC, në të gjithë Shqipërinë.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij ishte ndërkohë i pranishëm në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë “Scandinavian Living”, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze “Jysk” për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

“Global Fast Food Albania” zotërohej nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, “TP Investment Limited”, ndërsa kishte pronarë kontrollues biznesmenë nga Gjeorgjia.

“Global Fast Food Albania” e mbylli vitin 2024 me një xhiro totale në vlerën e 1.44 miliardë lekëve, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Fitimi neto arriti vlerën e afërsisht 141 milionë lekëve, gjithashtu në rritje, me 23% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Në fund të 2024-s, kompania zotëronte 13 restorante aktive në Shqipëri, nga të cilat 11 me markën KFC dhe dy të tjera me markën “Pizza Hut”.

Pse kompanitë e Kosovës po zhvendosen në Shqipëri

Ramiz Kelmendi, afarist i njohur në Kosovë, pronar i kompanive ELKOS dhe ETC, thotë për “Monitor” se interesimi për investime të bizneseve të Kosovës në Shqipëri ka qenë gjithmonë i madh. Sipas tij, kjo është një gjë pozitive, pasi çdo biznes, qoftë i madh apo i vogël, ka si qëllim zgjerimin.

“Ne si ELKOS/ETC vazhdojmë të investojmë në Shqipëri. Aktualisht, në Tiranë po ndërtojmë një objekt të madh afarist.

Qëllimi ynë dhe i bizneseve të tjera nga Kosova është të zgjerohen sa më shumë dhe ky zgjerim po ndodh në vendin tonë fqinj, Shqipërinë. Pra, qëllimi ynë dhe i bizneseve të ngjashëm me mua, është që të zgjerohemi sa më shumë, shto këtu faktin që po shkojmë jo larg, por në vendin tonë, siç është Shqipëria”, shprehet z. Kelmendi.

Ai shton se zgjerimi i bizneseve të Kosovës duhet të vazhdojë dhe se potencial ka edhe në vende të tjera si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe më larg.

“Zgjerim të bizneseve të Kosovës duhet të ketë, besoj që edhe ka më pas edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe më larg. Por, një gjë duhet të ceket se disa biznese janë duke e lënë Kosovën krejt dhe duke shkuar në Shqipëri. Pra, jo duke u zgjeruar, por duke u zhvendosur”.

Megjithatë, ai thotë se Kosova aktualisht po kalon një periudhë të pasigurt ekonomikisht dhe politikisht.

“Tani për tani, ne nuk kemi institucione funksionale, kalojmë nga zgjedhjet në zgjedhje, nuk ka stabilitet dhe siguri.

Qeveria dhe institucionet duhet të punojnë për të mirën e bizneseve dhe të krijojnë kushte të favorshme, por aktualisht duket sikur po punojnë kundër tyre, duke i detyruar bizneset të përshtaten me rregulla jo të favorshme”, përfundon z. Kelmendi.

Kushtrim Ahmeti, drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thotë për “Monitor” se Shqipëria prej kohësh është tërheqëse për shumë kompani nga Kosova.

“Shqipëria, prej një kohe të gjatë, është bërë pikë interesi për shumë kompani nga Kosova. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë lëvizje ka të bëjë me nevojën e biznesit tonë që të shtrijë më shumë aktivitetin e tij, pasi vendi ynë fatkeqësisht nuk po ofron shumë mundësi.

Këtu nuk duhet lënë anash edhe rritja e turistëve, të cilët po shtojnë dhe blerjet. Shqipëria, prej një kohe të gjatë, po ofron incentiva të ndryshme për bizneset e Kosovës, qoftë në formë zyrtare apo atë jozyrtare.

Përpos kompanive në shërbim, apo edhe hipermarketet e njohura të Kosovës, drejt Shqipërisë po shkojnë edhe kompani prodhimi, për shkak të shumë problemeve me të cilat po përballen në Kosovë”.

Ai thekson se vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë kanë marrë përmasa më të mëdha vitet e fundit, kryesisht për shkak të vendimeve të institucioneve të nxjerra pa komunikim dhe bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

“Vështirësitë e të bërit biznes viteve të fundit janë rritur shumë. P.sh., ne si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka rreth dy vjet që po merremi me zhbllokimin e shumë kompanive, bllokadë të cilave ua ka shkaktuar Ligji për Pronën Publike.

Biznesi vazhdon t’i ndiejë edhe sot pasojat e kësaj bllokade”. Ai shton se rritja e çmimit të energjisë me 16.1% për konsumatorët e rregulluar dhe më pas liberalizimi i gabuar i tregut të energjisë e ka përkeqësuar situatën.

“Pastaj kemi rritjen e çmimit të energjisë me 16.1% për konsumatorët e rregulluar dhe më pas menjëherë edhe liberalizimin e gabuar të tregut të energjisë.

Që në fillim, ne kemi paralajmëruar pasojat nga këto veprime, por nga institucionet nuk kemi pasur asnjë gatishmëri për tejkalimin e kësaj situate.

Pra tash kemi rritje të çmimeve të produkteve, rritje të kostos së prodhimit, fatura disafish më të shtrenjta të energjisë, rënie të fuqisë prodhuese, pasiguri të madhe për të ardhmen, pezullim dhe anulim të tërësishëm të planeve për investim etj.”.

Rriten investimet dhe numri i kompanive

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se interesi i sipërmarrjeve nga Kosova për të investuar në Shqipëri ka qenë shumë i lartë që pas pandemisë, teksa deri në 2019-n, fluksi ishte pothuajse inekzistent. Në vitin 2024, investimet nga Kosova arritën rekordin e 96 milionë eurove, nga 13 milionë euro që ishin në 2019-n.

Në raport me totalin e investimeve, pesha ka arritur në 6%. Tendenca rritëse vijoi dhe në pjesën e parë të 2025-s, me 63 milionë euro, një zgjerim prej 50%.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit 2024, në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.

Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e dekadës së fundit, numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.

Interes edhe për tregun e pasurive të paluajtshme

Vëmendje ka pasur dhe për tregun e pasurive të paluajtshme. Muhamet Bytyqi, i cili është edhe njohës i pasurive të patundshme, pronar i “Mars Real Estate”, thotë se në Kosovë, tregu i ndërtimit është ngopur, veçanërisht në qytete si Prishtina dhe Ferizaj.

“Në Shqipëri, ndërkohë, ka kërkesë të lartë për banesa dhe prona, veçanërisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare.

Kjo e bën tregun shqiptar më dinamik dhe më të hapur për investime, sidomos për kompani ndërtimore që kanë përvojë dhe kapital nga Kosova”, pohon ai.

Z. Bytyqi shton se kompani ndërtimi nga Kosova kanë blerë pjesë në kompani shqiptare për të pasur lehtësi ligjore, për të marrë leje ndërtimi më shpejt dhe për të ndërtuar me partnerë lokalë.

Ka edhe biznese të fushave të tjera, tregti, energji, transport që po bëjnë të njëjtën gjë. Edhe gjendja aktuale politike në Kosovë – mungesa e një qeverie të plotë, pasiguria për vendime strategjike dhe rritja e çmimeve të energjisë – ka krijuar ambient të pasigurt për bizneset.

“Pasiguria politike bën që vendimet për investime të vonohen ose të jenë më të kujdesshme. Bizneset nuk duan të mbajnë kapital të madh në një treg me rregulla dhe stabilitet të paqartë”./Monitor.al

Ministri i Jashtëm gjerman: Berlini kërkon ruajtjen e tregtisë së drejtë me Kinën

28 October 2025 at 09:36

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha sot  se Gjermania vazhdon të mbështetet te marrëdhëniet e mira tregtare me Kinën, pavarësisht se vizita e tij e planifikuar për këtë javë u shty.

Duke folur në Bruksel pas disa takimeve të nivelit të lartë, përfshirë me komisionerin e BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, Wadephul theksoi se “Evropa duhet të shtirjë më tej  punët me partnerët dhe zinxhirët e saj të furnizimit”.

“Megjithatë, njëkohësisht ne llogarisim që tregtia e ndershme me Kinën të mbetet e mundur në të gjitha fushat, përfshirë mineralet e rrallë dhe çipet”,  tha ai për gazetarët.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj këtij shkëmbimi dhe tregtie të drejtë dhe besojmë se do të gjejmë sërish partnerë në Pekin”, shtoi ministri.

Të premten e kaluar, Ministria e Jashtme në Berlin njoftoi se vizita do të shtyhej pasi Pekini kishte konfirmuar vetëm një takim me rëndësi.

Wadephul do të ishte ministri i parë gjerman që viziton Kinën që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re konservatore në maj.

Ai tha se shtyrja e udhëtimit ishte “vendimi i duhur në këtë situatë konkrete” dhe shprehu shpresën për ta riplanifikuar vizitën.

“Gjermania ka “marrëdhënie të mira dhe afatgjata me Kinën” dhe qeveria synon t’i zhvillojë më tej këto lidhje”, përfundoi Wadephul.

MALAJZI – SHBA dhe Kina drejt marrëveshjes tregtare pas bisedimeve pozitive

26 October 2025 at 13:57

KUALA LUMPUR, 26 tetor /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është optimist për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me presidentin kinez Xi Jinping, pas një raundi bisedimesh që Uashingtoni dhe Pekini i vlerësuan si të suksesshme, sipas “Reuters”.

Delegacionet ekonomike të dy vendeve u takuan sot në kuadër të samitit të ASEAN-it në Kuala Lumpur dhe arritën një “konsensus paraprak”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, bëri të ditur se marrëveshja e pritshme do të synojë shmangien e një përshkallëzimi të ri të luftës tregtare, përfshirë këtu pezullimin e taksave të reja 100% ndaj mallrave kineze dhe shtyrjen e kontrolleve të zgjeruara kineze mbi eksportet e metaleve të rralla. Sipas tij, ekziston tashmë një kornizë e gatshme që dy liderët do ta diskutojnë javën e ardhshme.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe çështje si balancimi i tregtisë, importet kineze të sojës dhe produkteve bujqësore amerikane, si edhe bashkëpunimi për krizën e fentanylit.

Presideneti Trump është shprehur se këto hapa do të ndihmojnë fermerët amerikanë dhe do të lehtësojnë tensionet ekonomike mes dy fuqive më të mëdha botërore.

Pala kineze konfirmoi arritjen e një konsensusi të përkohshëm, duke theksuar se diskutimet kanë qenë “intensive, por konstruktive”. Megjithatë, Pekini vuri në dukje se marrëveshja duhet të kalojë më parë procedurat e brendshme të miratimit.

 

Presideneti Trump pritet të takohet me Xi Jinping më 30 tetor në Korenë e Jugut dhe ka lënë të hapur mundësinë për takime të tjera në Pekin dhe SHBA.

Përveç çështjeve tregtare, ai synon të diskutojë me Kinën edhe rreth Tajvanit, rastit të Jimmy Lai në Hong Kong, si dhe ndikimit të Pekinit te Rusia në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Megjithë sinjalet pozitive, ekspertët vlerësojnë se një marrëveshje e plotë mbetet e brishtë, pasi mosmarrëveshjet për teknologjinë, eksportet strategjike dhe sigurinë kombëtare vazhdojnë të jenë të thella. /Ad.Ab./

 

The post MALAJZI – SHBA dhe Kina drejt marrëveshjes tregtare pas bisedimeve pozitive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 260 miliardë lekë gjatë 9-mujorit

24 October 2025 at 16:48

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Eksportet shqiptare të mallrave shënuan rënie në muajin shtator, të ndikuara kryesisht nga ulja e kërkesës për lëndë të para dhe materiale ndërtimi.
Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rritje të lehtë.

Sipas të dhënave zyrtare, në shtator 2025 eksportet arritën vlerën 27 miliardë lekë, duke u ulur me 10,7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, por duke u rritur me 34,6% në krahasim me gushtin.

Ndërkohë, importet arritën në 75 miliardë lekë, me një rritje prej 5,6% në krahasim me shtatorin 2024 dhe 11,8% më shumë se një muaj më parë. Si rezultat, deficiti tregtar i këtij muaji u vlerësua në 48 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 17,8% në krahasim me një vit më parë.

Në periudhën janar-shtator 2025, eksportet e mallrave arritën gjithsej 260 miliardë lekë, duke u ulur me 7,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Importet për të njëjtën periudhë u vlerësuan me 657 miliardë lekë, me një rënie më të lehtë prej 1,3%.

Deficiti tregtar për nëntëmujorin u rrit me 3,6%, duke arritur në 397 miliardë lekë.

Në uljen e eksporteve gjatë shtatorit kanë ndikuar kryesisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale”, me 8,4 pikë përqindje në ndryshimin total, si dhe “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 2,4 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, rritje të lehtë kanë shënuar eksportet e “tekstileve dhe këpucëve” me 1,4 pikë përqindje dhe të “ushqimeve, pijeve dhe duhanit” me 0,2 pikë përqindje.

Edhe në totalin vjetor të nëntëmujorit, rënia e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet e materialeve të ndërtimit, metaleve dhe mineraleve, ndërsa rritje kanë dhënë grupet e ushqimeve, pijeve, duhanit dhe makinerive e pajisjeve.

Në anën tjetër, rritja e importeve gjatë shtatorit u ndikua pozitivisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “ushqime, pije, duhan”, ndërsa ulje të lehtë pati grupi “lëkurë dhe artikujt prej tyre”.

Gjatë periudhës janar-shtator, importet janë ulur me 1,3% krahasuar me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të reduktimit të importeve të makinerive, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit, ndërsa rritje kanë dhënë produktet energjetike, ushqimore dhe kimike.

/a.f/r.e/

The post INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 260 miliardë lekë gjatë 9-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngritja e çmimeve në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 25 produkte

23 October 2025 at 23:26


Rreth 25 produkte ushqimore po monitorohen nga Autoriteti i Konkurrencës për shkak të ngritjes së çmimeve.

Nga ana tjetër, derisa qytetarët po vazhdojnë të ankohen se çmimet e produkteve bazike janë shumë të larta, njohësit e ekonomisë paralajmërojnë ngritje edhe në muajt në vijim.

Konsiderohet si një nga produktet esenciale për shumë familje.

Çmimi i një litri qumësht në dyqanet në Kosovë po sillet nga rreth 1 euro e 20 centë deri në 1 euro e 70 centë.

Për shportën e konsumatorit, gjërat esenciale si 1 kilogram miell, 1 litër qumësht, 1 litër vaj e 1 kilogram sheqer po kushtojnë mbi 5 euro.

Për çmimet janë ankuar qytetarët, mirëpo çmimet e larta prodhuesit po i arsyetojnë me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ka dominuar ngritja e çmimit të rrymës në sektorin tonë, për arsye se na e kanë ngritur koston bukur mirë të produktit të qumështit. Neve na është imponuar me çdo kusht që ne t’i ngrisim çmimet”, tha për RTK-në Gani Durmishi, pronar i një qumështoreje.

Por, a po e monitoron dikush këtë ngritje të çmimeve?

“Gjatë vitit 2025 kemi filluar me një analizë të produkteve ushqimore bazike. Kemi diku 25 produkte ushqimore bazike, të cilat jemi në vazhdimësi duke i monitoruar dhe shqyrtuar ndryshimet e çmimeve të tyre. Produktet që jemi duke i analizuar e monitoruar janë djathi, vezët, qumështi, e produktet të cilat janë të domosdoshme për familjet”, tha Adrian Mustafa, inspektor hetues në Autoritetin e Konkurrencës.

Mustafa ka treguar se po bëjnë edhe avokim te bizneset për veprimet të cilat ata nuk kanë të drejtë t’i ndërmarrin.

“Jemi duke bërë avokim në të gjitha ndërmarrjet që merren me këtë veprimtari. Avokim për ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, për veprimet që ata nuk duhet t’i bëjnë dhe për veprimet që çojnë deri në shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.”

Megjithatë, kjo analizë që po bëhet nga Autoriteti i Konkurrencës thuhet se do të marrë kohë.

Ndërsa, nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë nuk kanë treguar nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim për monitorimin e tregut.

Njohës të ekonomisë thonë se në këtë situatë është e rëndësishme që të ngrihen pagat e punëtorëve.

“Nëse bashkohet gjithë ai investim në punësim, rritje pagash, atëherë sigurisht që ka një lloj qëndrueshmërie të mbijetesës. Faktikisht, pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës janë duke mbijetuar me pagat që i kanë, një pagë mesatare rreth 500 euro”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë.

Në shtator të këtij viti, çmimet e konsumit në vend ishin për 4.7% më të larta se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

FOKUS – Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

22 October 2025 at 10:02

BERLIN, 22 tetor /ATSH/ – Kina ka rimarrë vendin e parë si partneri më i madh tregtar i Gjermanisë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, sipas “Reuters”.

Të dhënat paraprake nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se vëllimi i tregtisë mes Gjermanisë dhe Kinës arriti në 163,4 miliardë euro, kundrejt 162,8 miliardë eurove me Shtetet e Bashkuara . Ky zhvillim vjen vetëm një vit pasi Uashingtoni i kishte marrë Pekinit vendin e parë pas tetë vitesh dominim kinez në tregtinë me Gjermaninë.

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe rritja e tarifave doganore kanë ndikuar drejtpërdrejt në eksportet gjermane drejt SHBA-së. Eksportet ranë me 7,4% gjatë periudhës janar-gusht, ndërsa vetëm në muajin gusht u regjistrua një rënie e ndjeshme prej 23,5% krahasuar me një vit më parë. Industria automobilistike, kimike dhe e makinerive shtyllat e eksporteve gjermane , janë ndër më të goditurat.

Përfaqësues të sektorit gjerman të tregtisë e lidhin rënien e shitjeve me vijën e ashpër proteksioniste të Uashingtonit. Sipas tyre, jo vetëm tarifat, por edhe pasiguria politike po frenojnë kërkesën për produktet gjermane në tregun amerikan. Ekonomistët parashikojnë se me euron e fortë dhe me kërcënimin për tarifa të tjera, eksportet drejt SHBA-së nuk pritet të rikuperohen shpejt.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet tregtare me Kinën po marrin një drejtim të dyfishtë; eksportet gjermane drejt tregut kinez ranë me 13, 5%, por importet kineze u rritën me 8,3%, duke arritur në 108,8 miliardë euro. Ekonomistët paralajmërojnë se kjo rritje e importeve, , po nxit rrit varësinë e industrisë gjermane nga Kina dhe po e vë në presion prodhimin vendas.

Pekini po konsolidon pozitat në sektorë strategjikë si automjetet elektrike, bateritë dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme, ku konkurrenca me Gjermaninë është bërë e drejtpërdrejtë. Berlini prej kohësh ka deklaruar se dëshiron “reduktim rreziku”, e jo shkëputje nga Kina, por të dhënat e fundit tregojnë se varësia mbetet e lartë dhe madje po zgjerohet.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve, Gjermania ndodhet mes dy fuqive ekonomike që po e tërheqin në drejtime të ndryshme: një SHBA gjithnjë e më proteksioniste dhe një Kinë gjithnjë e më dominuese në tregjet globale. Me ekonominë gjermane të ngadalësuar dhe me tensione të reja tregtare në horizont, Berlini pritet të përballet me vendime strategjike për të mbrojtur industrinë e vet pa u shkëputur nga tregjet që i duhen për të mbijetuar. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina-SHBA-së: Jemi gati për çdo luftë tregtare, të hapur edhe për negociata

By: armand
14 October 2025 at 13:47

Ministria kineze e Tregtisë ka deklaruar se Kina është e gatshme të “luftojë deri në fund” në përballjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave shtesë prej 100% mbi mallrat kineze. Sipas burimeve zyrtare, reagimi i Uashingtonit vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Pekinit për të […]

The post Kina-SHBA-së: Jemi gati për çdo luftë tregtare, të hapur edhe për negociata appeared first on BoldNews.al.

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

By: Ela
1 October 2025 at 15:21

Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar krahasuar me nivelin e muajit të kaluar. Megjithatë, […]

The post Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin appeared first on BoldNews.al.

Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

29 September 2025 at 23:38


Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023.

Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë.

Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.

Në fund të 3-mujorit e dytë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 99,525 lek, me një rritje prej rreth 15.8% me bazë vjetore.

Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, Aktiviteti i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ka ndikuar në ekonomi me +0,47 pikë përqindje.

Me ndikim të dobët janë dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje dhe “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, të dy sektorë që deri një vit po jepnin kontributin kryesor në ekonomi.

Bujqësia dhe industria, dy kontribuues të rëndësishëm në punësim janë me efekt negativ. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje.

Ndikimi i sektorëve të tjerë sipas INSTAT në rritjen ekonomike është: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje.

“Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,87 pikë përqindje.

Rritja më e fortë, administrata dhe pasuritë e paluajtshme

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 15,11%, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 7,86%. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 5,38%, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,07%, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 3,88%.

Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,72%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 2,68% dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 1,96%. Grupi i aktiviteteve “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” shënuan rënie prej 2,49% dhe “Industri, Energji dhe Ujë” u ul me 1,79%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 6,53%.

Edhe konsumi mbahet në këmbë nga shteti

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë, sipas INSTAT:

– Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,88%;
– Konsumi final i qeverisë u rrit me 12,44%;
– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,33%;
– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,26%./Marrë nga Monitor

Dyfishohen eksportet e Shqipërisë në Kosovë

19 September 2025 at 21:53


Në një periudhë të vitit kur eksportet shqiptare duhet të lulëzonin për shkak edhe të sezonalitet, sasia dhe vlera u zvogëluan në gusht ndërsa korriku rezulton si muaji më i mirë për to.

Të dhënat e tregtisë së Jashtme nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se eksportet arritën në 25 miliardë lekë (257 milionë euro) me një rritje 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 27,9%, në krahasim me muajin korrik 2025.

Këtë rezultat në produktet Made in Albania e ka dhënë eksporti i lartë i lëndëve djegëse dhe makinerive e pajisjeve.

Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 75.5% në tetë-mujor, dhe gati dyfish për gushtin (+94.6%) e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”.

Eksportet me Kosovën po kryesojnë tregtinë e jashtme të cilat janë dyfishuar në muajin gusht, pasuar nga Greqia e Spanja.

Eksportet drejt Kosovës zunë 17.8% të totalit në 8 mujorin 2025, nga rreth 10% të njëjtën periudhë të një viti më parë

Ndërsa në këtë periudhë të sezonit veror kur dhe konsumi është më i lartë INSTAT raporton për një rënie të importeve me 2.7% duke arritur në 67 miliardë lekë (534 milionë euro).

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë me një rënie të lehtë, ndërsa raporti midis eksporteve dhe iimprotve tregon se pothuajse për 1 mall që eksportojmë, importojmë 3 të tjerë./Top Channel

- YouTube youtu.be

Tregtia me pakicë shënon rritje, kërkesë e lartë për karburant

16 September 2025 at 17:28

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Tregtia me pakicë në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në volum si rezultat i një kërkese më të lartë për produkte bazë, ushqime dhe pije, interes më i madh për mallra jo të domosdoshme, si dhe një përdorim më i lartë i hidrokarbureve.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë, i cili mat sasinë reale të mallrave të shitura pa u ndikuar nga ndryshimet në çmim, shënoi rritje prej 6,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përkatësisht tremujorin e dytë të vitit 2024.

Nëse e krahasojmë këtë tregues me tremujorin paraardhës të vitit 2025, ai rezulton të jetë rritur me 1,2%.

Kur përjashtohen hidrokarburet nga analiza, rezulton se volumi i shitjeve me pakicë është rritur me 4,9% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Kjo tregon se edhe pa ndihmën e sektorit të hidrokarbureve, tregtia me pakicë ka regjistruar rritje.

Ndërkohë, tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara, ka shënuar një rritje të fortë prej 10,1% në të njëjtën periudhë krahasuese vjetore, duke dëshmuar për një konsum të shtuar të karburanteve.

Në analizën e ndikimit të grupeve kryesore në këtë rritje vjetore prej 6,2% në volumin e shitjeve me pakicë, rezulton se grupi i artikujve jo-ushqimorë, të tregtuar si në njësi të specializuara ashtu edhe në ato jo të specializuara, ka dhënë kontributin më të madh me 2,2 pikë përqindje. Grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit ka kontribuar me 1,5 pikë përqindje. /j.p/

The post Tregtia me pakicë shënon rritje, kërkesë e lartë për karburant appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

By: Ela
10 September 2025 at 11:40

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën do të kërkojë sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Bashkimi Evropian, i cila ka 27 vende anëtare, është thellësisht i ndarë mbi qasjen ndaj Izraelit dhe palestinezëve, dhe nuk është e qartë nëse […]

The post Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE dhe SHBA bien dakord për një deklaratë mbi marrëveshjen tregtare

21 August 2025 at 15:21

BRUKSEL/UASHINGTON, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara lëshuan sot një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se kishin rënë dakord për një kornizë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre tregtare.

Ajo parashikon uljen retroaktive të tarifave të SHBA-së për importet e makinave nga vendet e BE-së në 15% që nga 1 gushti.

Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic njoftoi në Bruksel se BE do të përmbushë kushtet e nevojshme për këtë.

Deri më tani, norma e tarifës për makinat e BE-së që hyjnë në SHBA kishte qenë 27,5%.

Sipas deklaratës, SHBA-të do të ulin tarifat e tyre sapo BE të nisë procesin legjislativ për masat e lehtësimit të importit që përfitojnë disa produkte të SHBA-së.

Këto përfshijnë heqjen e plotë të tarifave për mallrat industriale të SHBA-së dhe heqjen e barrierave për disa importe ushqimore./ a.jor.

The post BRUKSEL – BE dhe SHBA bien dakord për një deklaratë mbi marrëveshjen tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së për shtatëmujorin e këtij viti, zënë 56,7 % të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme në periudhën janar-korrik 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së përbënë 51,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë janë: Italia me 26,9 %, Kina me 9,3 %, Greqia me 7,6 % dhe Turqia me 7,1 %.

Përtej BE-së, gjatë kësaj periudhe u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Kosovës me 72,5%, ndërsa importet nga Turqia dhe Kina vijojnë të rriten.

INSTAT bën të ditur se, në shtatëmujorin janar–korrik 2025, eksportet totale arritën 239 miliardë lekë, ndërsa importet 515 miliardë lekë, duke sjellë një ulje të deficitit tregtar me gati 6 për qind.

Tregtia e jashtme mbetet një nga indikatorët kyç të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.

/a.f/

The post Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 38.4 miliardë lekë gjatë 5-mujorit

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-maj, sipas të cilit Turqia renditet partneri i katërt tregtar, duke zënë 7,4 % të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 5 muajt e këtij viti llogariten 38.4 miliardë lekë.

Referuar të dhënave për periudhën janar-maj, eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 2.1 miliardë lekë, nga 1.8 miliardë lekë që ishin 5-mujorin e 2024-ës, ndërsa importet për periudhën 5-mujore llogariten 36.2 miliardë lekë.

Nga Turqia, në periudhën janar-maj janë importuar 12.7 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale si dhe 4 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet 4.9 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. /j.p/

The post Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 38.4 miliardë lekë gjatë 5-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarifat në fuqi/ Trump nis nga sot njoftimet zyrtare për partnerët tregtarë

7 July 2025 at 07:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se nga e hëna (7 korrik) do të nisin dërgimet e letrave zyrtare për vendosjen e tarifave të reja tregtare ndaj partnerëve ndërkombëtarë të SHBA-së. Ai tha se do të jenë 12 deri në 15 letra, ndërsa disa marrëveshje janë finalizuar tashmë.

Edhe pse më herët ishte parashikuar që tarifat të hynin në fuqi më 9 korrik, Trump nuk dha një datë të saktë, duke thënë vetëm se “shumica do të jenë të përfunduara” deri atëherë. Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi se tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Trump kishte paralajmëruar më parë tarifa bazë prej 10%, me mundësi rritjeje deri në 50%. Në platformën e tij Truth Social, ai konfirmoi se letrat do të nisin të dërgohen nga ora 12:00 ET dhe paralajmëroi një tarifë shtesë prej 10% për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane” të bllokut BRICS.

Lajmi ka shkaktuar lëkundje në tregjet aziatike, me indekset kryesore që shënuan rënie të lehtë për shkak të paqartësive mbi afatet dhe përmbajtjen e tarifave.

The post Tarifat në fuqi/ Trump nis nga sot njoftimet zyrtare për partnerët tregtarë appeared first on Sot News | Lajme.

Shkëmbimet tregtare me SHBA, 9.1 miliardë lekë gjatë 5-mujorit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë gjatë 5-mujorit të këtij viti, duke arritur në 9.1 miliardë lekë nga 9.6 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-shit.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë periudhës janar-maj 1,8 miliardë lekë, thuajse në të njëjtin nivel me 5-mujorin e 2024-ës.

Ndërkohë, niveli i importeve ra me mbi 1 miliard lekë. Sipas të dhënave importet ranë në 7.3 miliardë lekë gjatë 5-mujorit të këtij viti, nga 8.8 miliardë lekë që ishin në 2024-shin.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh.

Produktet më të eksportuara në SHBA janë bimët aromatike e mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë peshën kryesore të eksportit, mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.

/a.gj//a.f/

The post Shkëmbimet tregtare me SHBA, 9.1 miliardë lekë gjatë 5-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌