Manchester City, pas sukseseve në transfertë ndaj Real Madridit (Champions League) dhe Crystal Palace (Premier League), kërkon të zgjasë serinë e fitoreve në çerekfinalet e Kupës së Ligës angleze, të cilat luhen me një ndeshje të vetme. Trajneri Guardiola pritet t’u japë hapësirë disa lojtarëve më pak të përdorur deri tani. Megjithatë, cilësia e skuadrës së “Citizens” është e lartë dhe duhet të…
Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në një ndeshje gjigante të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”.
Para sfidës, legjenda e Cityt, Pablo Zabaleta, beson se situata mund të shkojë shumë keq për Realin nëse ata bëjnë qoftë edhe një gabim të vogël.
“Nuk mund të injorojmë realitetin. Bazuar në formën aktuale, City është favorit, por nuk mund ta nënvlerësojmë Real Madridin”.
“Rezultatet e tyre tregojnë se nuk janë në formë të mirë, por duhet t’i respektojmë shumë, sidomos kur himni i Ligës së Kampionëve dëgjohet në stadiumin e tyre. E kanë fituar këtë të drejtë”.
“Çdo gjë është e mundur. Real Madridi ka shumë probleme në mbrojtje, ndërsa City ka lojtarë jashtëzakonisht vendimtarë në sulm, të cilët krijojnë rrezik në çdo moment”.
“Nëse Reali humbet fokusin qoftë edhe pak, unë nuk do ta përjashtoja një rezultat të keq për ta. Duke parë se çfarë ka City përpara, është e frikshme”.
“Xabi do të duhet të përgatisë një strategji të shkëlqyer në mbrojtje, të mbyllë hapësirat dhe linjat e pasimeve, sepse nuk do të jetë e lehtë të ndalosh ritmin e tyre sulmues,” ka deklaruar Zabaleta./Telegrafi/
Manchester City është mundur në shtëpi me shifrat 2-0 përballë Bayer Leverkusenit.
Anglezët luanin për kreun e renditjes edhe pse kishin bërë rotacion në ekip duke ulur në stol Haland. Por gjermanët u treguan shumë cinikë duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e tyre dhe pasi gjetën avantazhin me Grimaldon në pjesën e parë, dyfishuan me Shik në të dytën duke marrë një fitore të artë.
Juventusi mposhti Bodø/Glimt 3-2, duke siguruar fitoren e parë evropiane të sezonit dhe duke u zhvendosur përkohësisht në vendin e playoff-it. Bardhezinjtë luftuan kundër shpejtësisë së norvegjezëve në pjesën e parë, u ndëshkuan nga Blomberg pas një goditjeje nga këndi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Spallettit i ndryshoi gjërat me golat e Openda (goli i tij i parë për Juventusin) dhe McKennie. Pak para kohës shtesë, Bodø barazoi rezultatin nga një penallti me anë të Fet, por në minutën e 91-të, David shënoi golin e tij të parë pas tre muajsh dhe i dha skuadrës së tij tri pikët e para në Evropë.
Napoli tregon praninë e tij në Champions. Skuadra e Contes mposhti Qarabag-un 2-0, duke u ngjitur në shtatë pikë në renditje dhe duke u rikthyer në rrugën e duhur për kualifikim. Në stadiumin Maradona McTominay (65′) dhe autogoli i Jankovic (72′) vendosën ndeshjen.
Fiton Dortmundi, 4-0 ndaj Villarreal. Guirassy ishte ylli i mbrëmjes, duke shënuar dy gola, ndërsa Adeyemi shënoi të tretin, për të kompletuar pokerin me Svensson.
Slavia dhe Athletic u ndalën në fund në një barazim pa gola në Pragë.
Çfarë ndodhi që një skuadër e madhe si Mançester Siti u rikthye sërish e madhe?
Konfirmimi erdhi në Champions e madje ndaj një rivali aspak të lehtë si Dortmundi.
Ajo që ishte dy vjet më parë nënkampionia e Europës pranoi një disfatë të rëndë me shifrat 4-1, ndërsa yjet Fil Foden dhe Erling Haland vallëzuan në fushë.
Ishte kjo fitorja e 10-të e Sitit në 13 ndeshjet e fundit, në Champions, Premier dhe Kupën e Ligës në Angli, duke njohur vetëm një humbje nga Aston Vila.
Përpara kësaj serie, “qytetarët” ishin ende në vazhdën e sezonit të kaluar me 3 humbje në 4 ndeshje, që nga Kupa e Botës për Klubet.
Foden shënoi në 22’ e 57’, Haland realizoi për 2-0 në 29’, ndërsa Çerki përfundoi punën në kohën shtesë, në fund të duelit në stadiumin “Etihad”.
Trajneri Pep Guardiola është I lumtur që po sheh sërish ekipin e tij.
Sink Guardiola
“Ne patëm pak kohë për të pushuar, dhe luajtëm në Champions ndaj një skuadre të nivelit më të lartë. Në fillim nuk po dinim se ku ishim, por pas kësaj ne bëmë disa ndryshime dhe ishim më mirë. Nuk e patëm të lehtë për shumë kohë, sepse Dortmundi bëri presion dhe sulmoi. Sidoqoftë, ne u përmirësuam, arritëm më lehtë në zonën e tyre dhe I dhamë fund ndeshjes. Kam një kompliment të madh për lojtarët e mi, kam shumë respekt për ta. Ndeshjen e ardhshme e kemi ndaj Leverkusenit dhe me dy fitore ndoshta ne kualifikohemi”.
Kalendari nuk është I lehtë, me duelin në shtëpi ndaj Liverpulit në Premier Ligë, më pas me Leverkusenin dhe Realin në Champions, por ky Mançester Siti duket I rikthyer dhe I frikshëm.
Manchester United po përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, ndërsa një prej talenteve më të mëdhenj të klubit, Kobbie Mainoo, po shqyrton të ardhmen e tij.
Mesfushori 20-vjeçar, që sezonin e kaluar u konsiderua si një nga zbulimet më të rëndësishme të skuadrës, është gjetur në një rol dytësor që nga ardhja e trajnerit Ruben Amorim.
Tekniku portugez po përpiqet të imponojë filozofinë e tij te “Djajtë e Kuq”, por për disa lojtarë kjo periudhë përshtatjeje ka rezultuar e vështirë. Njëri prej tyre është pikërisht Mainoo, i cili në këtë fillim sezoni ka pasur më pak hapësira në krahasim me pritshmëritë.
Sipas raportimeve të TEAMtalk, katër skuadra të Ligës Premier, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Manchester City dhe Brentford po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit dhe mund të paraqesin oferta konkrete në afatin kalimtar të dimrit.
Ndërkohë lojtari pëlqehet edhe nga skuadra jashtë Anglisë si Roma, Napoli dhe Borussia Dortmund.
Mainoo mbetet një nga mesfushorët më të talentuar të brezit të ri anglez dhe synon të rikthejë formën e tij për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Botëror 2026.
Për këtë arsye, një largim i përkohshëm nga Old Trafford për të marrë më shumë minuta nuk përjashtohet.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm për interesimin që po rritet ndaj lojtarit dhe shpresojnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e tij pa rrezikuar ta humbasin një prej aseteve më të vlefshme të klubit për të ardhmen. /Telegrafi/
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz Lojtari i Muajit i Ligës Premier nga EA SPORTS për muajin shtator 2025, ndërsa trajneri më i mirë i muajit është shpallur Oliver Glasner.
Gjatë muajit shtator, Haaland shënoi pesë gola dhe dha një asist, duke kontribuar drejtpërdrejt në gjashtë gola, dyfish më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat për të njëjtën periudhë.
Në formën e tij të pandalshme, norvegjezi realizoi një dopietë vendimtare ndaj Burnley, një tjetër dopietë në derbin kundër Manchester United, si dhe shënoi në fitoren ndaj Arsenalit, ku City shkëlqeu me një lojë të shpejtë dhe kundërsulmuese.
Me nëntë gola në shtatë ndeshjet e para të sezonit, Haaland po përjeton një nga startet më të fuqishme në historinë e Ligën Premier, duke konfirmuar statusin e tij si një prej sulmuesve më të frikshëm në botë.
Ky është çmimi i katërt “Lojtari i Muajit” në karrierën e Haaland në Ligën Premier, një tjetër dëshmi e ndikimit të tij të jashtëzakonshëm në futbollin anglez që prej mbërritjes në “Etihad Stadium”.
Në anën tjetër, trajneri më i mirë i muajit shtator është zgjedhur Oliver Glasner i Crystal Palace.
Glasner gjatë muajit shtator ka arritur dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar për herë të parë mbi thashethemet që lidhin Erling Haaland me një transferim të mundshëm te Barcelona, duke dhënë një përgjigje të qartë për situatën e norvegjezit dhe rolin aktual në skuadrën angleze.
Duke folur në konferencën e fundit për shtyp, Guardiola tha se është plotësisht e kuptueshme që çdo klub në botë do të dëshironte të kishte një lojtar si Haaland.
“Ma thuaj një klub që nuk do ta kishte Erling Haaland si ëndërr. Është e kuptueshme që Barcelona e sheh si ëndërr, ashtu si çdo skuadër tjetër. Po të mos ishte te ne, do të ishte ëndërr edhe për Manchester Cityn ta kishte. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Sinqerisht, nuk e di”.
Tekniku spanjoll theksoi gjithashtu se Haaland është i lumtur te City dhe po kalon një periudhë të shkëlqyer.
“E di që ai ka një kontratë afatgjatë me klubin dhe po bën shumë mirë, po shënon shumë gola. Kam ndjesinë se ekipi e ndihmon shumë, i krijon raste, dhe ne po luajmë gjithnjë e më mirë për t’i dhënë atij mundësi të tjera për të shënuar. Gjithmonë dua që skuadra të pësojë më pak dhe të krijojë më shumë”.
Guardiola foli edhe për natyrën e paparashikueshme të futbollit, duke e cilësuar atë si sportin më të veçantë.
“Futbolli është i vetmi sport ku mund të krijosh më shumë raste, të mbrosh më mirë dhe sërish të mos fitosh. Në golf, basketboll apo tenis, statistikat të japin fitoren. Në futboll jo. Nëse krijon 19 raste dhe nuk mjafton, duhet të krijosh 25. Nëse sërish nuk mjafton, atëherë 35. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”.
Në fund, ai u ndal te kontrata e Haaland dhe e ardhmja e tij: “Erling nuk është aq naiv sa të nënshkruajë diçka që nuk dëshiron ta përmbushë. Këtë e di me siguri. Por në futboll, askush nuk e di çfarë do të ndodhë më vonë. Askush”, përfundoi Guardiola./Telegrafi/
Java e 6-të e Premier Ligës me siguri do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi Liverpooli pëson humbjen e parë në ligë.
Pasi triumfoi kundër Reds në Community Shield në gusht, Crystal Palace fitoi 2-1 në minutën e 97-të duke iu afruar vetëm tri pikëve vendit të parë. Reds mbeten në 15 pikë, ndërsa Palace ngjitet në 12 pikë.
Manchester City u rikthye te fitoret me një fitore 5-1 ndaj Burnley.
Skuadra e Guardiolës gjen fitoren dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Burnley mbetet me 4 pikë. Manchester United humbi 3-1 në Brentford.
Bie Chelsea në shtëpi, mundet nga Brighton me rezultatin 3-1. Leeds-Bournemouth u mbyll në barazim 2-2.
Manchester City dominoi në mënyrë spektakolare ndaj Burnley-t, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1, një mesazh i qartë për rivalët në garën për titull, teksa pati minuta dhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja. Liverpool pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur 2-1 nga Crystal Palace në një ndeshje ku të kuqtë nuk arritën të rikuperonin pavarësisht përpjekjeve të…
Eduardo Camavinga raportohet se tashmë ka vendosur për hapin e radhës në karrierën e tij, pasi është bërë gjithnjë e më i pakënaqur me mungesën e minutave në fushë te Real Madrid.
Francezi ka regjistruar vetëm nëntë minuta lojë zyrtare këtë sezon me “Los Blancos”, duke dhënë sinjale se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Xabi Alonso.
Camavinga, i cili mund të luajë si në mesfushë ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 nga Rennes, pasi ishte afirmuar si një nga talentet më premtues të futbollit evropian.
Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ai kishte një rol të rëndësishëm në skuadër, por pas ardhjes së Alonsos nga Bayer Leverkusen, nuk ka arritur të fitojë vendin e tij në formacionin bazë.
Kjo situatë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha nga Liga Premier, që janë të gatshme të përfitojnë nëse Real Madrid vendos ta shesë mesfushorin e përfaqësueses së Francës.
Manchester United, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, është përmendur si një nga klubet e interesuara, ashtu si edhe rivalët e qytetit, Manchester City.
Por dy gjigantët nga “Etihad” dhe “Old Trafford” nuk janë të vetmit. Newcastle United po ashtu raportohet se po ndjek me vëmendje situatën e Camavingas, me një sy drejt një transferimi të mundshëm.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-skauti i United dhe Sunderland, Mick Brown, i cili thekson se "Laraskat" janë në garë për shërbimet e tij.
Megjithatë, çdo klub i interesuar duhet të jetë gati të shpenzojë shumë, pasi Camavinga vlerësohet rreth 70 milionë paund.
Ai është i lidhur me kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029, dhe me klubin spanjoll që nuk ka asnjë detyrim për ta shitur, çdo negociatë do të kërkojë një ofertë shumë të lartë për ta bindur “Los Blancos” të hapin bisedimet./Telegrafi/
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka vlerësuar lart Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn, duke theksuar se pavarësisht nisjes së luhatshme të sezonit mbesin rival serioz për titullin.
Me përforcimet e bëra në verë, shumica e analistëve kanë vlerësuar se gara e vetme për titullin kampion është midis Liverpoolit dhe Arsenalit.
Megjithatë, për Artetan – City mbetet kandidat për titull shkaku i Guardiolas.
“E njoh shumë mirë Pep-in, kërkesat që vendos mbi lojtarët e tij, mentalitetin që ka klubi dhe cilësinë e skuadrës. Ai gjithmonë i vendos fillimisht standarde vetes, pastaj të gjithëve përreth. Vullneti i tij për të fituar, për t’u përmirësuar dhe për t’u zhvilluar është i jashtëzakonshëm".
Pep Guardiola dhe Mikel Arteta
“Ai gjithmonë kërkon të mësojë nga më të mirët. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me të dhe të fitoj shumë trofe pranë tij. Është gjithmonë e bukur ta shoh përsëri”.
Pas një sezoni të kaluar ku City u rrëzua nga gara për titullin, këtë vit ekipi ka nisur me rezultate të përziera: humbje ndaj Tottenhamit dhe Brightonit, por edhe fitore të thella kundër Wolves dhe Manchester United.
Nga ana tjetër, Arsenali ka humbur pikë vetëm një herë deri tani dhe shihet si favorit përballë Cityt këtë fundjavë, në një duel që mund të ketë ndikim të madh në garën për kreun e tabelës./Telegrafi/
Trajneri Pep Guardiola beson se Erling Haaland mund ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos dhe të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.
Edhe pse vetëm 25 vjeç, Haaland tashmë është një emër i rëndësishëm në historinë e Ligës së Kampionëve. Norvegjezi u bë lojtari më i shpejtë që arrin në kuotën e 50 golave, për ta arritur këtë numër brenda vetëm 49 ndeshjeve.
Megjithatë, përpara tij qëndrojnë ende dy maja të larta: Lionel Messi me 129 gola dhe Cristiano Ronaldo me 140 gola, që mbeten shënuesit më të mëdhenj në historinë e garës. Pra, norvegjezit i duhen edhe 79 gola për të kapur Messin dhe 90 për të barazuar Ronaldon.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e sheh si një objektiv të mundshëm. Në konferencën pas ndeshjes, ai nuk i kurseu elozhet për yllin e tij:
“Me këtë ritëm, po, ai mund ta thyejë rekordin. Ai nuk është i dëmtuar, mund të luajë edhe 10-12 vite të tjera dhe nëse vazhdon kështu, absolutisht që mund t’i kapë. Çfarë mund të them? Shifrat flasin vetë. Jemi me fat që e kemi në ekip”.
Pep Guardiola dhe Erling Haaland
Spanjolli shtoi se Haaland tashmë ka hyrë në elitën e golashënuesve më të mëdhenj:
“Vetëm për ta përgëzuar, sepse të arrish shpejt te 50 golat dhe të përmendesh krahas Van Nistelrooy, Lewandowski, por mbi të gjitha krahas dy ‘përbindëshave’ Cristiano dhe Messi, është e pabesueshme”.
Ky rekord e bën Haalandin jo vetëm një fenomen të së tashmes, por edhe një kandidat serioz për të rishkruar librin e rekordeve të Ligës së Kampionëve në vitet që vijnë. Nëse vazhdon pa dëmtime dhe me këtë efikasitet të frikshëm para portës, shumëkush beson se dita kur ai do të sfidojë shifrat e Messit dhe Ronaldos është vetëm çështje kohe./Telegrafi/
Manchester City ka bërë një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar këtë verë me afrimin e portierit italian, Gianluigi Donnarumma.
Ish-portieri i Paris Saint-Germain tashmë është prezantuar në ngjyrat e reja dhe ka bërë paraqitjen e tij të parë me disa pritje të jashtëzakonshme, duke lënë menjëherë gjurmë te skuadra angleze.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, foli për gazetën L’Equipe, ku nuk i fshehu fjalët e lavdërimit për gardianin 26-vjeçar.
“Me Gianluigi Donnarumma, kemi nënshkruar me një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme, me paraqitje të mëdha te PSG, sidomos sezonin e fundit”, u shpreh Guardiola.
Spanjolli theksoi gjithashtu se momenti i transferimit ishte ideal si për klubin, ashtu edhe për lojtarin.
“Ishte momenti i duhur në karrierën e tij për të nisur një aventurë të re në moshën 26-vjeçare. Ne e dinim që ai donte të vinte te ne dhe që kushtet për transferimin ishin të favorshme. Pra, po, jemi të lumtur që e kemi me ne,” përfundoi Guardiola.
Donnarumma pritet të ketë një rol kyç në synimet e Cityt për sezonin e ri, si në kampionatin anglez ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Mesfushori Bernardo Silva po lidhet për një kalim te skuadra e fëmijërisë Benfica, me kandidatin për president të klubit portugez Noronha Lopes që deklaroi së fundmi se “kontrata është gati”.
Silva mori shiritin e kapitenit të Manchester Cityt pas largimit të Kevin de Bruyne, mirëpo gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës.
Meqenëse negociatat për rinovim ende nuk ka nisur, 31-vjeçari po lidhet për një largim nga “Etihad Stadium”, ndërsa Benfica nuk ka humbur kohë për t’i ofruar një vend në skuadër qysh në afatin kalimtar dimëror.
“Mund të konfirmojë se një kontratë tashmë po e pret Bernardo Silvan. Dua vërtetë që ta sjellë Bernardon në afatin e janarit”.
Bernardo Silva
“Ai ka gjithçka që dua për një lojtar të ketë te Benfica, identitet, kulturë fituese dhe është tifoz i madh i yni. Mund t’iu sigurojë që nuk do të ndalemi më kaq”, deklaroi presidenti Noronha Lopes për “A Bola”.
Ndërkohë, edhe trajneri Lage shtoi se pavarësisht se kush është president, Silva mund të bëhet lojtar i tyre.
“Prej atë që di nga Bernardo është se së shpejti, nuk e di kur, por së shpejti do të bëhet lojtar i Benficas pavarësisht kush bëhet president”.
Silva ka zhvilluar 269 paraqitje për Cityn në Premierligë, për të shënuar 43 gola në proces, kurse ka edhe 103 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë, ku ka fituar dy herë Ligën e Kombeve me shtetin e tij si dhe Kampionatin Evropian./Telegrafi/
Portieri Gianluigi Donnarumma ka treguar dëshirën për të luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolas, duke e përmendur si arsye kyçe për kalimin te Manchester City.
Italiani i befasoi të gjithë kur u largua nga PSG-ja, me të cilët fitoi vitin e kaluar Ligën e Kampionëve, për t’iu bashkuar më pas Man Cityt në një marrëveshje 30 milionë funte, ku nënshkroi kontratë për pesë vite.
Një ndër arsyet e këtij transferimi duket se është Guardiola, për të cilin Donnarumma ka simpati të madhe.
“Ta kesh trajner Pep Guardiolan trajner është gjëja më e madhe që mund t’i ndodhë një futbollisti. Ai më donte... jam krenar për këtë”.
“Dua të bëj historinë te Manchester City, ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj të tjerë. Është një klub që gjithnjë më ka magjepsur”, deklaroi ai.
Gianluigi Donnarumma
Italiani gjithashtu shtoi se është jashtëzakonisht i emocionuar për ta nisur aventurën e re.
“Jam shumë i emocionuar. Erdha këtu me tërë familjen, të gjithë po qeshin dhe jam shumë i lumtur dhe krenar. Mezi po pres që ta nis këtë aventurë”.
“Jam shumë krenar që jam në një nga klubet më të mira në botë, kanë provuar të më transferojnë prandaj ka qenë e lehtë dhe jam i emocionuar për të qenë këtu”./Telegrafi/
Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj Wolves. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Lewis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte […]
Jack Grealish i ka dhënë lamtumirën Man.City-t për të kërkuar ringjalljen e karrierës së tij te Evertoni. Grealish u transferua nga Aston Vila për 100 milionë paund në verën e vitit 2021, në atë që ishte rekordi i transferimeve për një futbollist britanik. Por pas një starti të vrullshëm në dy vitet e para, e […]
Vështirësitë e Rodrit vazhdojnë. Duke pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar shtatorin e kaluar, fituesi i “Topit të Artë” u rikthye për të luajtur në Kupën e Botës për Klube me Manchester Cityn. Por kampioni evropian pësoi një tjetër dëmtim gjatë humbjes 3-4 të Citizens ndaj Al-Hilal më 30 qershor. Ai ende nuk është […]
Manchester City ka vendosur si prioritet absolut rinovimin e kontratës me Rodri Hernández. Me kontratën që i skadon në qershor 2027, mesfushori spanjoll është kthyer në objektiv të dëshiruar nga Real Madridi, i cili është gati të përfitojë nga çdo turbulencë që mund të vijë si pasojë e 115 akuzave që ende rëndojnë mbi klubin […]
Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit që kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në shpenzimet totale për transferime në skuadrat që ka drejtuar, kjo sipas të dhënave të ‘Transfermarkt’. Me një total prej 2.02 miliardë eurosh, […]