Erling Haaland, sulmuesi karizmatik i Manchester City, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në Premier League. Me dy golat e tij të shënuar në ndeshjen e djeshme kundër West Ham, ku “Qytetarët” fituan 3-0, norvegjezi arriti shifrën e 104 golave me fanellën e klubit në kampionat. Kjo e vendos atë përpara legjendës së Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili kishte shënuar 103 gola në…
Manchester City ka mposhtur West Ham me rezultatin 2-0, falë dy golave të Erling Haaland, duke rritur presionin ndaj Arsenalit në garën për kreun e Premier League. Me këtë fitore, City mund të ngjitet në krye të tabelës në Ditën e Krishtlindjeve nëse Arsenal nuk arrin të fitojë ndaj Evertonit. Kjo shënon fitoren e shtatë radhazi të City-t kundër West Ham, duke shënuar të paktën tre gola në gjashtë…
Erling Haaland po vazhdon të shkruajë historinë në Ligën Premier, duke kaluar numrin e golave të Cristiano Ronaldos me golin e tij ndaj West Ham.
Norvegjezi arriti të barazojë shpejt rekordin e legjendës portgugeze, duke shënuar golin e tij më të fundit në më pak se shtatë minuta.
Ky ishte goli i gjashtë i Haaland ndaj West Ham në tre ndeshjet e fundit, duke e çuar në 148 gola në 169 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt.
Goli i dytë i ditës e bëri atë të kalonte edhe legjendën e klubit, Francis Lee, në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Cityt, duke u pozicionuar vetëm pas gjashtë futbollistëve që kanë shënuar më shumë.
Haaland gjithashtu barazoi ikonën e skuadrës së kuqe të Manchesterit, Ronaldon, me golin e tij të 103-të në Ligën Premier, por duke arritur këtë shifër me 119 ndeshje më pak se portugezi.
Ronaldo kishte arritur këtë objektiv në paraqitjen e tij të 233-të në dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, para se të largohej përfundimisht në 2022.
Ndërkohë, Haaland ka si synim tjetër të arrijë 150 gola në Ligën Premier më shpejt se legjenda e Cityt, Sergio Aguero./Telegrafi/
Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj West Hamit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
Që në minutat e para, City tregoi synimet e tij. Në minutën e pestë, Erling Haaland u gjend dy herë radhazi përballë Areolës, fillimisht u ndal nga portieri francez, por në vazhdim norvegjezi përfitoi nga rikthimi i topit dhe e dërgoi atë në rrjetë për golin e epërsisë 1-0.
Skuadra e Pep Guardiolës vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 38-të erdhi goli i dytë.
Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Haaland asistoi për Tijjani Reijnders, i cili nga afërsia realizoi për 2-0, duke e lënë Areolën pa mundësi reagimi.
West Ham pati momentet e veta, veçanërisht në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 47-të, Gianluigi Donnarumma ishte protagonist absolut, duke bërë disa pritje vendimtare radhazi ndaj Summerville, Potts dhe Paqueta, në një nga episodet më dramatike të takimit.
Një tjetër rast i artë për mysafirët u shpërdorua nga Jarrod Boëen, i cili në minutën e 54-të, pasi dribloi edhe portierin, humbi një mundësi të pabesueshme përballë portës bosh.
Çdo dilemë për fituesin u shua në minutën e 69-të, kur Haaland shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Cityn, duke përfituar nga një top i kthyer pas një goditjeje të bllokuar në zonë për 3-0.
Në mnutat e fundit, City pati edhe raste të tjera përmes Foden dhe Savinho, por Areola u tregua sërish i sigurt, duke shmangur gola të tjerë.
Me këtë fitore City merr përkohësisht lidershipin me 37 pikë në pritje të Arsenalit që me fillim nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim ndaj Evertonit./Telegrafi/
Ish-sulmuesi i Watford, Troy Deeney, ndau mendimin e tij për sulmuesin e Liverpoolit, Hugo Ekitike, duke e vlerësuar lartë për nivelin e treguar.
Ekitike ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit me Reds, ndërsa në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 10 gola, ku 7 gola janë shënuar në Ligën Premier.
Forma e mirë e treguar ka bërë që Ekitike të lavdërohet nga ish-golashënuesi anglez, Deeney, i cili ka thënë se mund të garoj me Erling Haaland këtë edicion.
"Sulmuesi më i nënvlerësuar në Ligën Premier. Ai shënoi dy gola në dy ndeshje radhazi”, ka thënë fillimisht Deeney për BBC.
“Djali shënon. Transferim fantastik. Ai do të konkurrojë me Erling Haaland për të parë se kush shënon më shumë gola. Ky djalë është i klasit të parë, ai është me të vërtetë i nivelit të lartë”.
“Ai është një tjetër lojtar që do të mendojë se e meriton të shkojë në Kupën e Botës. Ai mund të luajë në krahun e majtë përkrah Kylian Mbappe për Francën”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
Barcelona mund të bëhet skuadra më e mirë në botë me vetëm katër nënshkrime nëse ndodh blerja e përfolur nga shteti i Arabisë Saudite.
Me lojtarë si Robert Lewandowski, Pedri dhe Lamine Yamal, në formacionin titullar, Barcelona është tashmë një nga ekipet më të forta në futboll.
Sigurisht, kjo nuk i ka ndaluar ata të shtojnë disa lojtarë të nivelit të lartë në skuadrën e tyre gjatë verës, me portierin e ri Joan Garcia që u bashkua nga Espanyol dhe Marcus Rashford që mbërriti në huazim nga Manchester United.
Prandaj, nuk është çudi që raportet kanë sugjeruar që Princi i Kurorës Saudite po përgatitet të bëjë një ofertë me vlerë marramendëse prej 10 miliardë eurosh për të blerë gjigantët e La Ligës në të ardhmen e afërt.
Dhe nëse marrëveshja miratohet, janë identifikuar katër lojtarë që mund ta transformojnë Barcelonën në një nga ekipet më të mira të të gjitha kohërave.
Nuk është sekret që vitet e fundit Barcelona ka pasur vështirësi në nënshkrimin dhe regjistrimin e lojtarëve të rinj për shkak të rregullave financiare të La Ligës dhe borxheve të grumbulluara nga klubi.
Megjithatë, blerja e mundshme nga Arabia Saudite do të fshinte borxhin e klubit dhe do ta bënte atë një nga klubet më të pasura në afatin e ardhshëm të transferimeve, duke i lejuar ata të siguronin disa nënshkrime të mëdha.
Erling Haaland
Haaland aktualisht është nën kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2034, që do të thotë se do të duhej një ofertë gjigante për ta larguar atë nga Etihad. Megjithatë, nëse Barcelona do të kalojë nën pronësi të re, një propozim i tillë nuk do të përjashtohej.
Duke pasur parasysh faktin se raportet kanë sugjeruar që Barcelona po kërkon të nënshkruajë një sulmues të ri në muajt e ardhshëm për të zëvendësuar Lewandowskin i cili do të largohet në fund të sezonit, Haaland mund të jetë zgjedhja perfekte.
Dhe për tifozët, kush nuk do ta donte ta shihte Haalandin duke luajtur për Barcelonën, ndërsa rivali i tij Kylian Mbappe kryeson vijën e sulmit për Real Madridin?
Nico Williams
Për disa vite, superylli spanjoll Williams ka qenë në krye të listës ideale të transferimeve të Barcelonës, me 23-vjeçarin që shihet si një opsion sulmues afatgjatë për klubin.
Gjatë verës, u raportua se Barcelona bëri një ofertë për të paguar klauzolën e lirimit në kontratën e mëparshme të Williams, por ai e refuzoi atë pasi gjigantët spanjollë kishin refuzuar të pranonin një klauzolë largimi në rast se nuk do të ishin në gjendje ta regjistronin atë.
Në vend të kësaj, ai zgjodhi të zgjasë kontratën e tij me Athletic Bilbao, duke nënshkruar një marrëveshje të re që e mban atë atje deri në vitin 2035.
Sigurisht, nëse marrja e kompanisë ndodh, nuk do të ketë më shqetësime financiare dhe Barcelona më në fund mund të sigurojë nënshkrimin e ëndrrave të saj, Williams.
Moises Caicedo
Nëse Barcelona vendos të luajë fuqishëm në sulm dhe potencialisht ta shtyjë Raphinhan në mesfushë, atëherë ata me siguri do të duan të shtojnë një tjetër mesfushor mbrojtës të fortë në formacion për t’iu bashkuar talentit të mrekullueshëm, Pedri, në qendër të fushës.
Bruno Guimaraes i Newcastle United mund të jetë një opsion i mirë duke pasur parasysh lidhjet e tij me Barcelonën në të kaluarën, por Caicedo i Chelseat mund të jetë ndoshta një zgjedhje edhe më e mirë për të siguruar stabilitet në mesfushë.
Chelsea pagoi atë që atëherë ishte një tarifë rekord e Ligës Premier prej 125 milionë eurosh kur nënshkroi me lojtarin ekuadorian në verën e vitit 2023.
Dhe me gjashtë vjet të mbetura në kontratën e tij, pronarët e rinj të Barcelonës do të duhet të paguajnë një shumë të madhe parash për të nënshkruar me Caicedon, diçka që nuk do të përbënte problem.
William Saliba
Së fundmi, në pjesën e pasme të fushës, Barcelona mund ta shohë superyllin e Arsenalit, Saliba, si partnerin ideal për talentin premtues dhe të diplomuarin e akademisë, Pau Cubarsi.
Qendërmbrojtësi është lidhur fort me një transferim te Real Madridi, por një blerje nga Barcelona së bashku me një ofertë të madhe kontrate pa dyshim mund ta tundojë francezin.
Megjithatë, nëse Saliba do të transferohej te Barcelona, kjo mund të nënkuptojë se ai do të duhet të mësohet të luajë në anën e majtë të mbrojtjes, pasi që si ai ashtu edhe Cubarsi aktualisht luajnë në të djathtë.
Formacioni i mundshëm
Me blerjen e këtyre katër yjeve, formacioni titullarë i Hansi Flick do të transferohej pasi të gjithë do të ishin pjesë e 11-shes startuese, duke lënë vetëm shtatë nga lojtarët aktualë.
Në portë do të jetë Joan Garcia, Jules Kounde dhe Alejandro Balde nga krahët e mbrojtjes, teksa qendra e mbrojtës do të formohej nga Saliba dhe Cubarsi.
Në mesfushë, Caicedo dhe Pedri në qendër me Raphinën të avancuar, ndërsa në sulm Yamal dhe Williams nga krahët dhe Haaland në qendër. /Telegrafi/
Sezoni 2025/2026 ka nisur me ritëm të lartë në kampionatet kryesore evropiane dhe sulmuesit më të mirë po tregojnë menjëherë formën e tyre përpara portës.
Disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror po kryesojnë listën e golashënuesve.
Harry Kane po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich.
Sulmuesi anglez ka shënuar 18 gola në 14 ndeshje, duke qenë aktualisht më i miri në Evropë për nga numri i golave.
Pas tij renditet Erling Haaland, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Manchester City, me 17 gola në 16 ndeshje.
Ndërkohë, Kylian Mbappe ka nisur shumë mirë aventurën e tij me Real Madridin, duke u bërë një nga pikat kryesore të sulmit.
Në listën e golashënuesve më të spikatur janë edhe Ayase Ueda, Vangelis Pavlidis, Luis Suarez dhe Ferran Torres, të cilët po japin kontribut të rëndësishëm për skuadrat e tyre.
Sezoni sapo ka filluar, por gara për golashënuesin më të mirë të Evropës pritet të jetë shumë interesante.
Golashënuesit më të mirë në Evropë
1. Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) - 18 gola në 14 ndeshje (1,087 minuta)
2. Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) - 18 gola në 16 ndeshje (1,315 minuta)
3. Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) - 17 gola në 16 ndeshje (1,377 minuta)
4. Kylian Mbappe (26 vjeç / Real Madrid / Francë) - 17 gola në 17 ndeshje (1,488 minuta)
5. Vangelis Pavlidis (27 vjeç / Benfica / Greqi) - 13 gola në 14 ndeshje (1,164 minuta)
6. Ayoub El Kaabi (32 vjeç / Olympiakos / Marok) - 12 gola në 14 ndeshje (1,148 minuta)
7. Luis Suarez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) - 11 gola në 14 ndeshje (1,156 minuta)
8. Mason Greenwood (24 vjeç / Olympique de Marseille / Angli) - 11 gola në 15 ndeshje (1,224 minuta)
9. Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) - 11 gola në 15 ndeshje (1,304 minuta)
10. Ferran Torres (25 vjeç / FC Barcelona / Spanjë) - 11 gola në 16 ndeshje (1,023 minuta) /Telegrafi/
Norvegjezi fenomenal, Erling Haaland, ka arritur të shënojë tashmë 147 gola në vetëm tre vjet e gjysmë që luan për Manchester Cityn, duke luajtur 168 ndeshje.
Kjo statistikë tregon qartë sa i vdekjeprurës është ai para portës së kundërshtarit, madje duke tejkaluar Cristiano Ronaldon gjatë dy periudhave të tij te Manchester United.
Ronaldo luajti për herë të parë për ekipin e "Old Trafford" nga 2003 deri në 2009 dhe më pas nga 2021 deri në 2022, duke regjistruar 346 ndeshje dhe 145 gola për Man United.
Erling Haaland already has the same number of goals for Man City as Cristiano Ronaldo had for Man United – in 179 fewer games! 🤯🐐 pic.twitter.com/PyjTkd7UWO — Man City Fever (@mancityfever2) December 11, 2025
Megjithatë, kur shikohen të gjithë golat e karrierës, portugezi mbetet një nga më të mëdhenjtë në histori, me një total prej 950 golash.
Këtë sezon, Haaland ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje të Ligës Premier, duke u konsoliduar si golashënuesi më i mirë në ligë dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Telegrafi/
Sipas të dhënave të publikuara nga Opta, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Harry Kane janë të vetmit katër futbollistë që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë se 10 gola në secilin prej shtatë sezoneve të fundit në pesë ligat kryesore të Evropës.
Kapiteni i Interit ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 ndaj Genoas të dielën në “Marassi”, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.
Falë kësaj paraqitjeje, sulmuesi argjentinas kryeson aktualisht listën e golashënuesve në Serie A me tetë gola, një më shumë se ylli i Milanit, Christian Pulisic.
Statistikat e Optas të publikuara në rrjetin social X konfirmojnë vazhdimësinë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të Lautaros në vitet e fundit.
“Lautaro Martinez është një nga katër lojtarët e vetëm që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë se 10 gola (8 gola dhe 3 asistime këtë sezon) në secilin prej shtatë sezoneve të fundit në ligat e mëdha evropiane, së bashku me Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Harry Kane. I pandalshëm”, shkruan Opta.
Që nga transferimi te Interi në verën e vitit 2018, “El Toro” ka realizuar 165 gola në 355 ndeshje me fanellën zikaltër, duke u shndërruar në një prej ikonave moderne të klubit.
Fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën, Lautaro u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A në sezonin 2023/24 me 24 gola, duke ndihmuar Interin të fitonte Scudetton e 20-të në histori.
Po ashtu, ai u shpall golashënuesi më i mirë i Copa America 2024 me kombëtaren argjentinase, duke vulosur statusin e tij si një nga sulmuesit më vendimtarë në futbollin botëror. /Telegrafi/
Erling Haaland ka shpjeguar se po merr frymëzim nga jetëgjatësia e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, teksa po përgatitet për Kupën e Botës 2026 – turneun e parë të karrierës së tij me Norvegjinë.
Sulmuesi i Manchester Cityt ishte i jashtëzakonshëm në kualifikime, duke e dërguar Norvegjinë në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998.
Norvegjezët fituan të gjitha tetë ndeshjet në grupin e UEFA-s ku ishte edhe Italia, ndërsa Haaland shënoi 16 gola në këto tetë sfida, duke barazuar rekordin e Robert Lewandowskit për më shumë gola në një edicion kualifikues të Kupës së Botës në zonën e UEFA-s.
Në fazën e grupeve në ShBA, Norvegjia do të përballet me Francën, Senegalin dhe fituesin e plejofit ndër-konfederativ, me ndeshjet që do të luhen në Foxborough dhe New Jersey. Nëse Norvegjia avancon, Haaland mund të sfidojë Messin ose Ronaldon – të dy të gatshëm për pjesëmarrjen e tyre të gjashtë në një Botëror.
I pyetur nga ESPN Brasil nëse frymëzohet nga arritjet dhe qëndrueshmëria e Messit dhe Ronaldos, Haaland tha: “Sigurisht”.
“Mendoj se për çdo futbollist në këtë planet, si Cristiano ashtu edhe Messi janë shembull se çfarë duhet të bësh dhe si duhet të bësh për të qenë në gjendje të performosh në nivelin më të lartë për 15 vjet në ligat më të mëdha.
“Ata janë frymëzues. Cristiano ndoshta na ka treguar pak më shumë për gjërat që ka bërë. Shikoni se si kujdeset për trupin e tij!
“Kjo është e jashtëzakonshme. Ai është 40 vjeç, është e pabesueshme të mund të luash ende. E gjithë respekti për të që është në gjendje të bëjë këtë. Nuk është e lehtë”.
Para shortit të fazës së grupeve, superkompjuteri i Opta-s e kishte renditur Norvegjinë e nëntën favorite për ta fituar turneun, me 2.3 për qind gjasa. Argjentina e Messit renditej e katërta me 8.7 për qind, ndërsa Portugalia e Ronaldos e gjashta me 6.6 për qind.
Duke kujtuar festën e Norvegjisë pas sigurisë së kualifikimit, Haaland shtoi: “Nuk më pëlqejnë birrat, por unë festova!
“Ishte vërtet speciale të kualifikoheshim më në fund në Kupën e Botës, për herë të parë pas 28 vitesh.
“Nuk kam jetuar asnjëherë një Botëror me Norvegjinë. Tani më në fund do ta përjetoj. Është një moment special. Do të jetë fantastike.”
Norvegjia e nis Grupin I më 16 qershor kundër njërit prej Bolivisë, Surinamit ose Irakut, më pas ndaj Senegalit më 22 qershor, për t’u mbyllur me duelin kundër Francës më 26 qershor – ku do të jetë përballja me Kylian Mbappe./Telegrafi
Manchester City mbylli vitin në Ligën e Kampionëve me një fitore të madhe në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Real Madridin, por gjithashtu duke shënuar një moment historik për yllin norvegjez, Erling Haaland.
Rodrygo Goes kaloi Realin në avantazh në minutën e 28-të, por golat e Nico O’Reilly dhe penalltia vendimtare e Haalandit i dhanë fitoren Cityt.
Ky gol nuk ishte thjesht një fitore për skuadrën angleze, por shënoi edhe një rekord të ri për Haalandin, që askush tjetër, as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, nuk e kishte arritur më parë.
Haaland vendos rekord në Ligën e Kampionëve
Me këtë gol, Haaland arriti në 55 gola në 50 ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më efikas në historinë e kompeticionit në këtë aspekt.
Ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në “Santiago Bernabeu”, pasi më parë nuk kishte arritur të shënonte në këtë stadium.
Një detaj që ra në sy ishte mënyra e tij e veçantë e festimit.
Në një deklaratë më vonë, sulmuesi shpjegoi se festimi ishte frymëzuar nga heroi mitologjik Akili dhe një meme virale në Instagram:
"E para lidhet me Akilin, kur shëtit qetësisht, sikur të mos ndodhë asgjë. E dyta është një meme nga Instagrami. Nuk planifikoj asnjëherë festime, sepse ndoshta do të ndalem për një periudhë të gjatë pa shënuar", ka thënë Haaland, duke qeshur.
Haaland përgatitet për Botërorin 2026
Sulmuesi norvegjez po përgatitet gjithashtu për Kupën e Botës 2026.
Norvegjia do të jetë në Grupin I, së bashku me Francën, Senegalin dhe fituesin e playoff-it mes Bolivisë, Surinamit dhe Irakut.
Ndeshja e parë do të luhet më 16 qershor në Boston Stadium kundër fituesit të playoff-it, ndërsa më 22 qershor, Norvegjia do të përballet me Senegalin në New Jersey Stadium.
Ndër ndeshjet më të pritura është edhe përballja midis Erling Haalandit dhe Kylian Mbappes, e cila do të zhvillohet më 26 qershor në Boston Stadium, një përballje që pritet të vendosë shumë në grupin e tyre dhe që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të futbollit në mbarë botën. /Telegrafi/
Autor i një prej golave që i siguruan Manchester Cityt fitoren në ‘Santiago Bernabeu’, Erling Haaland rikthehet në qendër të vëmendjes.
Sulmuesi norvegjez konsiderohet një nga lojtarët më të kërkuar, pavarësisht kontratës së tij afatgjatë me Manchesterin.
“Ky është një vend i vështirë për t’u vizituar, por kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola”, ka thënë fillimisht Haaland.
“Ndeshja ishte shumë kaotike, nuk e kontrolluam dot plotësisht, por fituam dhe jemi të kënaqur”, përfundoi Haaland pas ndeshjes kundër Real Madridit, që përfundoi me fitoren e Cityt në fushën e kundërshtarit.
Norvegjezi shënoi golin e tij të 21-të në po kaq ndeshje këtë sezon, duke kontribuar edhe me 3 asistime.
Ai është një golashënues kyç, një prej më të mirëve në momentin aktual, por i mbrojtur mirë nga Pep Guardiola dhe stafi i tij, falë kontratës së re të nënshkruar deri në vitin 2034.
Sipas gazetës AS, Haaland ka lënë një përshtypje shumë të mirë nga vizita në 'Santiago Bernabeu', duke lënë gjithmonë të hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm në të ardhmen.
Gazeta kujton gjithashtu klauzolën e zgjidhjes që sulmuesi negocoi me agjenten e tij, Rafaela Pimenta, gjatë rinovimit të fundit.
Kjo i jep Haalandit mundësinë të konsiderojë opsione të tjera, përfshirë një transferim të mundshëm te madrilenët, edhe pse aktualisht kjo duket larg realitetit. /Telegrafi/
Erling Haaland ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për rekordmenin e golave në Ligën Premier, Alan Shearer, gjatë paraqitjes së tij në podcastin The Rest Is Football.
Sulmuesi i Manchester Cityt tha se synimi i tij i vetëm afatgjatë është rekordi historik prej 260 golash.
“E dija prej kohësh se rekordi i 100 golave ishte i arritshëm, jam i sinqertë ta pranoj këtë. Por nuk jam përqendruar shumë te rekordet. E kam thënë edhe më parë: unë njoh vetëm një rekord, atë absolutin”, ka thënë fillimisht ylli norvegjez.
Haaland foli edhe për motivimin e tij të madh për ta çuar Norvegjinë në një Botëror, duke theksuar se pritja e gjatë e ka bërë objektivin edhe më të rëndësishëm.
“Është shumë e vështirë të kualifikohesh. Sa më shumë vite që kalojnë, aq më shumë e pyet veten se çfarë po shkon keq. Herën e fundit që Norvegjia ishte në Kupën e Botës, ka luajtur babai im unë as nuk kisha lindur. Kam jetuar gjithë jetën time pa e parë vendin tim në Botëror, dhe kjo është një motivim i madh”.
Me ritmin e tij aktual dhe ambicien e pandalshme, Haaland duket i vendosur të ndjekë jo vetëm ëndrrën për të thyer rekordin e Shearerit, por edhe për të rikthyer Norvegjinë në skenën më të madhe të futbollit botëror. /Telegrafi/
Erling Haaland ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme gjatë sezonëve të fundit, e nxitur edhe nga paraqitjet e shkëlqyera të Manchester Cityt.
Sulmuesi norvegjez vazhdon të shkruajë historinë me golat dhe aftësinë e tij për të vendosur ndeshjet, por së shpejti do të përballet me një sfidë tepër interesante.
Përballja e radhës premton spektakël, pasi këtë të mërkurë në “Santiago Bernabeu” do të rikthehet dueli i madh i futbollit modern: Kylian Mbappe kundër Erling Haaland.
Real Madridi dhe Man City do të matin forcat në një kontekst të ri, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ajo që nuk ka ndryshuar është forma e jashtëzakonshme e dy yjeve. Haaland dhe Mbappe vijnë si dy prej golashënuesve më të mirë të sezonit, lojtarë vendimtarë për skuadrat e tyre, edhe pse këto të fundit nuk po dominojnë si dikur.
Një duel yjesh
Kjo ndeshje ngre sërish pyetjen: cili prej tyre do të dominojë futbollin?
Një tjetër betejë në garën e gjatë drejt Topit të Artë, çmim që, në mënyrë kurioze të dy e kanë humbur në dy edicionet e fundit.
Norvegjezi 25-vjeçar po thyen rekorde të reja në Ligën Premier dhe me kombëtaren e tij, ndërsa francezi po shkëlqen po aq në Spanjë.
Por sfida më e madhe për Haaland do të jetë të tregojë veten pikërisht ndaj klubit që ka ëndërruar ta transferojë prej vitesh.
Paraqitjet e tij të fundit kundër Real Madridit kanë qenë zhgënjyese dhe kjo ndeshje është një mundësi e artë për të ndryshuar narrativën. /Telegrafi/
Erling Haaland ka gdhendur përsëri emrin e tij në historinë e Ligës Premier, duke u bërë lojtari më i shpejtë në të gjitha kohët që arrin shifrën magjike prej 100 gola në këtë garë elitare.
Superstari i Manchester Cityt e arrituri këtë mrekulli në ndeshjen kundër Fulham, duke gjuajtur në rrjetë në minutën e 17-të.
Haaland preku shifrën e 100-të në vetëm 111 ndeshje të Ligën Premier, duke thyer rekordin e vjetër të Alan Shearer, i cili iu deshën 124 ndeshje.
Përveç 100 golave të tij fenomenale, sulmuesi norvegjez ka dhënë edhe 18 asistime, duke theksuar kontributin e tij të plotë në sulmin e ekipit të tij.
Pas fitores spektakolare 5-4 ndaj Fulham, Haaland u shpreh për arritjen e tij: "Është diçka e madhe dhe jam vërtet krenar. Sigurisht që është një arritje masive, 'Klubi i 100' është një gjë e bukur për t'u pjesë dhe jam i lumtur. E dija për këtë, dhe kjo është ajo që u përpoqa të bëja. Mundohem t'i ndihmoj ekipin duke shënuar gola, ky është puna ime".
Sulmuesi i Man Cityt tregoi edhe për presionin dhe pritshmëritë, kur je pjesë e Man Cityt.
"Nuk dua t'i them këto fjalë, por kur je sulmues i Manchester City, duhet të ofrosh numra të mëdhenj. Kjo është puna ime, njerëzit duhet të më kritikojnë nëse nuk e bëj dhe kjo është ajo që ata normalisht bëjnë. Unë duhet të jap gola", deklaroi ai. /Telegrafi/
Portieri Gianluigi Donnarumma ka zbuluar se Erling Haaland luajti rol vendimtar në transferimin e tij te Manchester City gjatë verës – një detaj që nuk ishte bërë publik deri më sot.
Italiani foli për “Sky Sports”, ku rrëfeu marrëdhënien e ngushtë me sulmuesin norvegjez dhe se si pikërisht ajo miqësi e shtyu drejt një prej hapave më të rëndësishëm në karrierë.
Donnarumma tha se Haaland është “aq i qetë dhe i përkushtuar ndaj familjes” dhe se të dy kishin krijuar një lidhje të veçantë edhe para se të bëheshin bashkëlojtarë. Madje komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm pas çdo ndeshjeje ku përballeshin në fushë.
Erling Haaland
Ai tregoi se sapo iu hap mundësia për t’u transferuar në Etihad, Haaland i shkroi menjëherë për ta bindur që të bashkohej me Cityn.
“Është me të vërtetë mik i madh – dhe është fat i madh që tani jam në të njëjtën skuadër me të, sepse është tmerr të luash kundër tij. Është alien”.
Italiani ka filluar fuqishëm aventurën në Angli, me gjashtë porta të paprekura në 12 paraqitje. Paraqitjet e tij po ndikojnë drejtpërdrejt në rikthimin e formës së Cityt dhe po e vendosin skuadrën e Pep Guardiolës si sfiduesin kryesor të Arsenalit në garën për titull në Liga Premier./Telegrafi
Nga dygolëshi rekord i Cristiano Ronaldos, te heroizmat e Kenny McLean në mesfushë, FIFA ka zgjedhur shtatë momente të paharrueshme nga kualifikueset evropiane për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
A keni marrë frymë thellë? Kualifikimet evropiane sollën dramë që nga vërshëllima e parë deri në të fundit, pasi 12 kombe siguruan vendin e tyre në Kupën e Botës, dhe 16 të tjera do të luftojnë për katër vende nga play-off-i.
Këtu, faqja zyrtare e FIFA-s rrëfen shtatë momente të paharrueshme nga eliminatoret evropiane.
Mahnitësi Strelec fundos Gjermaninë
Sllovakia e nisi fushatën e saj në një mënyrë tërheqëse, duke mposhtur katër herë fituesit e Kupës së Botës në Bratislavë. David Hancko e nisi festën, duke shënuar golin e parë, ndërsa goli i dytë u shënua nga David Strelec.
Dygolëshi që e bëri Depayn ‘mbret’ të Holandës
Përmes sprovave dhe vështirësive në nivel klubesh, Memphis Depay gjithmonë i ka shërbyer Holandës dhe i ka thyer mbretërimin 12-vjeçar të Robin van Persiet si golashënuesi më i mirë i vendit gjatë kualifikimeve.
Një dygolësh kundër Maltës në qershor e pa atë të barazonte në 50 gola, përpara se një tjetër dygolësh kundër Lituanisë tre muaj më vonë ta kalonte holandezin fluturues duke e vendosur rekordin plotësisht.
Tonali arrin një gol emocionues në trilerin prej nëntë golave
Italia dhe Izraeli prodhuan një nga ndeshjet më të mira kualifikuese të të gjitha kohërave në shtator. Moise Kean shënoi dy herë për të ndihmuar Azzurrët të barazonin rezultatin, përpara se Mateo Politano t'i jepte atyre epërsinë për herë të parë.
Giacomo Raspadori dukej se kishte vulosur pikët në minutën e 81-të, por një autogol i pafat i Alessandro Bastonit i hapi rrugën izraelitëve për të barazuar rezultatin me kokë në minutën e 89-të. Italia, çuditërisht, shënoi përsëri, me Sandro Tonalin që shënoi një gol të pamundur fitoreje në kohën shtesë për të parë një kualifikuese evropiane që përfundoi 5-4 për herë të parë.
Ronaldo thyen rekordin e Ruizit
Që nga viti 2016, lojtari nga Guatemala, Carlos Ruiz kishte qenë mbreti i golave në kualifikueset e Kupës së Botës. ‘El Pescadito’ shënoi 39 gola nga 47 ndeshje eliminatore, por kur Portugalia filloi fushatën e saj në shtator, një Ronaldo i etur për rekorde ishte tashmë pas tij.
Cristiano hyri në lojë me 36 gola dhe e përmirësoi rezultatin me dy gola kundër Armenisë. Ai barazoi rezultatin e Ruiz me një penallti në fitoren ndaj Hungarisë, përpara se ta kalonte atë me dy gola në ndeshjen e dytë për t'u shpallur ‘mbret’ i golashënuesve të të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës.
Historia e het-trikut të Troy
Pasi shënoi një dygolësh mahnitës në Dublin për të rrëzuar Portugalinë, Troy Parrott e çoi shfaqjen e tij si lojtar një hap më tej duke regjistruar një het-trik heroik në Budapest për ta çuar Republikën e Irlandës në ‘play-off’-in e UEFA-s në kurriz të vendit vendas.
Pasi shënoi një gol vetëm tre minuta pas fillimit të ndeshjes, Parrott u ngjit në fushë dhe shënoi një gol barazimi nga penalltia, vetëm për të parë teksa Barnabas Varga i dha vendasve epërsinë. Me kohën që po mbaronte, sulmuesi i AZ Alkmaar barazoi rezultatin, përpara se të shënonte golin më ikonik të fitores në minutën e 96-të para një turme të habitur në Puskas Arena.
Gjuetari norvegjez i San Siros
Erling Haaland ishte padyshim figura më e spikatur gjatë kësaj fushate. Makineria norvegjeze e golave shënoi një rekord të përbashkët prej 16 golash, duke u bërë njëkohësisht lojtari i parë evropian në pothuajse 50 vjet që shënon në të gjitha ndeshjet kualifikuese të skuadrës së tij.
Ai e mbylli rrugën e tij drejt kualifikimit duke shënuar dy gola në një fitore të paharrueshme 4-1 ndaj Italisë në San Siro, e cila i dha Norvegjisë një sezon perfekt për herë të parë, pasi ata siguruan një rikthim në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë.
Festa e Ushtrisë Tartane sikur të ishte viti 1998
Në minutën e 63-të të ndeshjes së tyre të parafundit kualifikuese kundër Greqisë, Skocia ishte 3-0 në disavantazh, ndërsa liderët e grupit, Danimarka, udhëhoqën Bjellorusinë, duke e lënë në copa ëndrrën e tyre për një Kupë Bote të parë që nga Franca 1998.
Megjithatë, çuditërisht, bjellorusët barazuan pothuajse saktësisht kur goli i tretë grek përfshiu portën dhe morën një epërsi tronditëse dy minuta më vonë. Skocezët përfundimisht do të humbnin 3-2, por një barazim në Kopenhagë krijoi një përplasje ku fituesi i merr të gjitha.
Scott McTominay e çoi ‘Hampden’ në delirium pas tre minutave lojë me një goditje mahnitëse nga lart, vetëm që Rasmus Hojlund të barazonte në minutën e 57-të.
Një karton i kuq për Rasmus Kristensen dhe një gol i Laërence Shankland dukej se kishin vulosur rikthimin e Skocisë, por Patrick Dorgu barazoi me nëntë minuta për të luajtur.
Skuadra e Steve Clarke shtyu përpara dhe përfundimisht mori shpërblimin e saj pasi Kieran Tierney shënoi një gol të keq në minutën e 93-të, përpara se Kenny McLean të dërgonte Hampden në ekstazë me një gol mahnitës për 4-2. /Telegrafi/
Erling Haaland po përjeton ndoshta sezonin më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke u kthyer në hero kombëtar të Norvegjisë.
Me 16 gola të shënuar vetëm në kualifikimet për Kupën e Botës, ai ka udhëhequr i vetëm – me forcë, talent dhe vendosmëri – rikthimin historik të Norvegjisë në Botërorin 2026, një ëndërr që norvegjezët e kanë pritur për dekada.
Ky kualifikim është i jashtëzakonshëm për një arsye të madhe: Norvegjia nuk ka luajtur në një Kampionat Botëror që nga viti 1998, kur ekipi i drejtuar nga Egil Olsen u paraqit për herë të fundit në Francë dhe realizoi një nga fitoret më të mëdha në historinë e tyre, ndaj Brazilit.
Pas 28 vitesh mungesë, pikërisht Haaland është njeriu që e ka rikthyer vendin e tij në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Në këtë edicion, sulmuesi i Manchester Cityt ka qenë thjesht i pandalshëm. 32 gola të shënuar për klubin dhe kombëtaren e bëjnë atë një nga lojtarët më produktivë të planetit.
Me Norvegjinë ka arritur në shifra që sfidojnë çdo rekord: 55 gola në vetëm 48 ndeshje, një mesatare fenomenale që e vendos Haalandin jo vetëm si golashënuesin më të madh të historisë së vendit, por edhe si një nga sulmuesit më efikas në botë.
Kontributi i tij ka qenë i gjithanshëm – jo vetëm gola, por edhe prani, besim dhe frymë pozitive që ka mobilizuar krejt ekipin.
Në ndeshjet vendimtare, Haaland ka marrë përgjegjësinë në momentet më të vështira dhe i ka zgjidhur ato me qetësi prej kampioni, duke shënuar gola të klasit botëror që kanë vulosur fatin e grupit.
E tillë ishte edhe ndeshja mes Italinë, ku edhe fitorja nuk nevojitej, ai shënoi dy herë në portën e Gianluigi Donnarummas, në fitoren 4-1.
Në Norvegji, tifozët flasin për të si për një simbol të rilindjes së futbollit norvegjez. Stadiumet janë mbushur, biletat janë shitur brenda pak minutash dhe një gjeneratë e tërë e të rinjve tashmë ëndërrojnë të imitojnë Haalandin, i cili po bëhet figurë e pakrahasueshme e sportit në vend.
Rikthimi në Kupën e Botës 2026 nuk është thjesht sukses sportiv – është moment historik. Dhe në qendër të këtij kapitulli të artë të futbollit norvegjez qëndron një emër: Erling Braut Haaland, heroi që e bëri të mundur. /Telegrafi/
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, së fundmi lansoi kanalin e tij në YouTube dhe në një nga klipet e para ai foli me gruan e tij, Isabel Haugseng Johansen.
Një pjesë e bisedës u bë virale në mediat sociale, pasi gruaja e Haaland bëri një rrëfim krejtësisht të papritur.
Konkretisht, ajo tha se fillimisht i pëlqente shoku i ngushtë Erlingut përpara se të hynte në një lidhje me sulmuesin e Cityt.
Ishte e dukshme që vetë Haaland u habit nga fjalët e Isabel dhe fansat komentuan se kjo duhet të jetë një "alarm i kuq" për të.
Erling Haaland didn’t know what to say when his girlfriend admitted that she was in love with his best friend before him 😭💔 pic.twitter.com/n2AnIgxrpQ — Killa 🌺 (@KillaKreww) October 27, 2025
"Unë njihja vetëm shokun tënd më të mirë, kështu që më pëlqeu në fillim, por kur të pashë, ndryshova mendje. Mendoj se është fati - edhe pse ti nuk mendon kështu", zbuloi Isabel me të qeshur, dhe shprehja e habitur e Haaland u bë një hit.
Historia e Erling Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen daton që nga fëmijëria e tyre në Bryne të Norvegjisë, ku të dy luanin për ekipet e të rinjve të klubit vendas të futbollit.
Ajo që filloi si një miqësi përfundimisht u shndërrua në diçka më shumë vite më vonë, thuhet se kur Haaland luante për Borussia Dortmund.
Të dy e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre kryesisht private pavarësisht famës së madhe të Haaland, por tifozët shpesh e shihnin Isabela-n duke e mbështetur atë “fshehurazi” nga tribunat.
Në dhjetor të vitit 2024, çifti thuhet se mirëpriti fëmijën e tyre të parë, një djalë, duke shënuar një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre afatgjatë.
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka deklaruar se është në formën më të mirë të karrierës së tij ndërkohë që Manchester City përgatitet për përballjen me Liverpoolin në Etihad këtë të diel.
Haaland ka shënuar tashmë 18 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke shtuar edhe 9 gola të tjerë për Norvegjinë, dhe po vazhdon një fillim të shkëlqyer të sezonit 2025/26.
“Mendoj se ky është versioni më i mirë i vetes – nuk jam ndjerë kurrë më mirë se tani”, tha Haaland.
Ai shtoi se sekreti i formës së tij qëndron në disiplinën dhe balancën: “Për të qëndruar i mprehtë, e mbaj mendjen në vendin e duhur, shërohem mirë, bëj gjërat e duhura në shtëpi, ha gjërat e duhura, lidhem kur duhet në fushë dhe kur jam në shtëpi, relaksohem sa më shumë që të jetë e mundur për të qëndruar i ekuilibruar dhe në zonë.”
Haaland duket i vendosur për të vazhduar ritmin e jashtëzakonshëm dhe për të udhëhequr Manchester City në sfidat e mëtejshme të sezonit. /Telegrafi/