Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Vlora pa ujë prej 48 orësh, defekt në linjën e transmetimit

By: Elva
27 December 2025 at 19:45

Qyteti i Vlorës po përballet me një situatë të rënduar në furnizimin me ujë të pijshëm, duke mbetur pa ujë prej më shumë se 48 orësh, pikërisht në ditët e festave të fundvitit. Shkak i situatës është një defekt në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më […]

The post Vlora pa ujë prej 48 orësh, defekt në linjën e transmetimit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Lubi Balluku nga emigrante në Athinë, u bë me 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte

By: Elva
27 December 2025 at 19:25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas tij më parë ka punuar si emigrante në Greqi, sot zotëron “qindra apartamente, dy jahte dhe disa biznese”, duke e lidhur këtë me keqpërdorimin e fondeve […]

The post Berisha: Lubi Balluku nga emigrante në Athinë, u bë me 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte appeared first on BoldNews.al.

Salianji nga Shkodra: Rrogëtarët e PD sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve

By: Elva
27 December 2025 at 19:08

Demokrati Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku reagoi ashpër ndaj mesazheve të shpërndara nga strukturat e PD-së që, sipas tij, u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të […]

The post Salianji nga Shkodra: Rrogëtarët e PD sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në Uashington po bien sirenat e alarmit për korrupsionin e Ramës

By: Elva
27 December 2025 at 18:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit dhe strukturat e partisë në qytetin e Korçës, ku mbajti një fjalim të fokusuar te situata politike në vend dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se sipas tij, nga Shtetet e Bashkuara po vijnë “sirenat e alarmit” për korrupsionin […]

The post Berisha: Në Uashington po bien sirenat e alarmit për korrupsionin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Autobusi bie në përrua në Turqi, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur

By: Elva
27 December 2025 at 18:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Esenyurtit, në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke shkaktuar humbjen e jetës së tre personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve. Sipas autoriteteve turke, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë […]

The post Autobusi bie në përrua në Turqi, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Brezi më i rraskapitur/ Pse Gen Z po lodhet më shumë

By: Elva
27 December 2025 at 18:23

Studime të fundit tregojnë se brezi Gen Z po përballet me nivele të larta lodhjeje fizike dhe mendore, më shumë se çdo brez tjetër deri më sot. Ekspertët theksojnë se kombinimi i presionit social, ritmit të shpejtë të jetës dhe ndikimit të vazhdueshëm të teknologjisë po krijon një gjendje të qëndrueshme rraskapitjeje te të rinjtë. […]

The post Brezi më i rraskapitur/ Pse Gen Z po lodhet më shumë appeared first on BoldNews.al.

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa energji elektrike

By: Elva
27 December 2025 at 18:08

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit. Sipas kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë, DTEK, rreth 500 mijë familje në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e bombardimeve të fundit. Autoritetet bëjnë me dije […]

The post Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Qafë Plloçë, makina përplas një person me biçikletë

By: Elva
27 December 2025 at 17:51

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafë Plloçë–Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

The post Aksident në Qafë Plloçë, makina përplas një person me biçikletë appeared first on BoldNews.al.

Mbytja e anijes turistike në Indonezi, viktimat janë trajneri spanjoll dhe 3 fëmijët e tij

By: Elva
27 December 2025 at 17:39

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sportin spanjoll, pas mbytjes së një anijeje turistike në Indonezi, ku humbën jetën trajneri spanjoll Fernando Martín dhe tre fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë destinacionit turistik Labuan Bajo, ku anija po udhëtonte me gjithsej 11 persona në bord. Sipas autoriteteve lokale, mjeti lundrues u përmbys për […]

The post Mbytja e anijes turistike në Indonezi, viktimat janë trajneri spanjoll dhe 3 fëmijët e tij appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Tufinë, plehrat pushtojnë zonën

By: Elva
27 December 2025 at 17:30

Varrezat publike të Tufinës, ndodhen në një gjendje shqetësuese ndotjeje. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë grumbuj mbetjesh urbane, plastikë dhe inerte të hedhura pranë dhe mes varreve, duke krijuar një situatë që cenon rëndë dinjitetin e të ndjerëve dhe ndjenjat e familjarëve që vizitojnë këtë vend kujtese. Zona është kthyer në një ambient të […]

The post Skandal në Tufinë, plehrat pushtojnë zonën appeared first on BoldNews.al.

Ribashkohen Koço Kokëdhima dhe Edi Rama

By: Elva
27 December 2025 at 17:14

Pas gati një dekade shkëputjeje, kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e kaluar me Koço Kokëdhimën, një nga figurat më të afërta të tij në vitet para ardhjes në pushtet. Sipas raportimeve në media Rama dhe Kokëdhima kanë darkuar së bashku në një restorant pranë Arenës Kombëtare, në një takim të cilësuar si miqësor. Nuk […]

The post Ribashkohen Koço Kokëdhima dhe Edi Rama appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar

By: Elva
27 December 2025 at 16:53

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të dyshuar për financimin e organizatës terroriste Hamas, duke arrestuar nëntë persona dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 8 milionë euro. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria Antimafia dhe Antiterrorizëm e Xhenovës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Gardën e Financës. Në qendër të hetimit ndodhet Mohammad Hannoun, i […]

The post Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Sëmuret Diella e Ramës, nuk ofron më shërbime!

By: Elva
27 December 2025 at 16:40

Nga Boldnews.al Diella, e njohur si krijesa e Ramës, nuk është në gjendje të mirë. Prej tre javësh ajo nuk po ofron shërbimet e kërkuara, pavarësisht numrit të madh të aplikimeve. Bëhet fjalë për platformën “e-Albania”, e cila rezulton e bllokuar për një numër shumë të lartë shërbimesh. Aplikimet për rinovim ose pajisje për herë […]

The post Sëmuret Diella e Ramës, nuk ofron më shërbime! appeared first on BoldNews.al.

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

By: Elva
27 December 2025 at 16:28

Banorët e lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit po përballen me një situatë alarmante, pasi ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët e zonës, duke e bërë lëvizjen thuajse të pamundur dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e komunitetit. Një banor, i cili prej më shumë se 40 vitesh jeton në këtë lagje, shprehet se një […]

The post Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm appeared first on BoldNews.al.

Pushime që u kthyen në makth! Familja spanjolle zhduket në ujërat e Indonezisë

By: Elva
27 December 2025 at 16:18

Një burrë spanjoll dhe tre nga fëmijët e tij rezultojnë të zhdukur pasi varka turistike me të cilën po udhëtonin u fundos në ujërat e Ngushticës së Ishullit Padar, pranë destinacionit turistik të njohur Labuan Bajo, në Indonezi. Sipas agjencisë AFP, në bord ndodheshin gjithsej 11 persona kur mjeti lundrues u përfshi nga dallgë të […]

The post Pushime që u kthyen në makth! Familja spanjolle zhduket në ujërat e Indonezisë appeared first on BoldNews.al.

Si po përdoret propaganda ruse për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë

By: Elva
27 December 2025 at 16:06

“Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera, janë disa nga shprehjet që paraqiten në shkrime ku përmendet Kosova në disa nga mediat dhe kanalet në rrjete sociale që shpërndajnë narrativët rusë online, në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, disa media dhe […]

The post Si po përdoret propaganda ruse për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Katër persona dhunojnë një 17-vjeçar në Greqi, shpallet në kërkim një shqiptar

By: Elva
27 December 2025 at 15:48

Një 17-vjeçar është dhunuar brutalisht mbrëmjen e së enjtes në zonën e Mataragës, në Agrinio të Greqisë, teksa ndodhej në një lokal së bashku me miqtë e tij. Sipas informacioneve paraprake, katër persona të maskuar, të cilët mbërritën me taksi në vendngjarje, kanë hyrë në ambient dhe e kanë nxjerrë me forcë të miturin jashtë, […]

The post Katër persona dhunojnë një 17-vjeçar në Greqi, shpallet në kërkim një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH

By: Elva
27 December 2025 at 15:34

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar një seri kontrollesh në banesa dhe biznese të personave të afërt me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas raportimeve janë kryer rreth 34 kontrolle në kuadër të një hetimi që, sipas […]

The post Hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

By: Elva
26 December 2025 at 23:00

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo është një kohë pozitive për sqarimin e keqkuptimeve dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme. Energjitë janë të larta në punë, por kini kujdes të mos veproni impulsivisht: peshoni me kujdes vendimet tuaja, veçanërisht nëse ka […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

“U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat

By: Elva
26 December 2025 at 22:51

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një denoncim të rëndë, ku pretendon se një oficer karriere i Shërbimit Informativ Kombëtar është rrëmbyer dhe torturuar, pasi kishte depozituar materiale komprometuese mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në një qark të rëndësishëm të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth katër apo […]

The post “U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌