❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Samiti në Bruksel, angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

17 December 2025 at 20:50

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ NĂ« Bruksel u mbajt sot Samiti BE-Ballkani PerĂ«ndimor pĂ«r tĂ« riafirmuar partneriteti strategjik dhe pĂ«r tĂ« diskutuar sfidat dhe mundĂ«sitĂ« e ardhshme tĂ« bashkĂ«punimit.

Në përfundim të samitit udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, ku rikonfirmohet angazhimi i plotë dhe i qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Deklarata e Brukselit, 17 dhjetor 2025

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, arritëm sot në konkluzionin e mëposhtëm:

  1. Samiti i sotëm shërben si dëshmi e themeleve të forta të marrëdhënies sonë dhe përfitimeve që ajo sjell për qytetarët tanë. Agresioni rus kundër Ukrainës dhe sfidat gjeopolitike në intensifikim nxjerrin në pah nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti është rasti më i rëndësishëm gjatë vitit për të rikonfirmuar partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
  2. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin tonë. Zgjerimi është një mundësi realiste, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.
  3. Mirëpresim energjitë e reja dhe progresin e bërë që prej samitit të fundit. Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, bazuar në reformat e besueshme të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta, është në interesin tonë të përbashkët.
  4. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet, siç thuhet në Deklaratën e Granadës. Urgjencat e kohës sonë kërkojnë një vrull të qëndrueshëm. Anëtarët aspirantë duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për reforma. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian duhet të intensifikojë punën në terren dhe reformat e tij të brendshme.
  5. BE-ja mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në mbështetjen e vlerave dhe parimeve evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duke u dhënë prioritet parimeve të demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe shtetit të së drejtës, si dhe pret që ata ta demonstrojnë këtë si me fjalë ashtu edhe me veprime duke marrë përsipër dhe duke zbatuar reformat e nevojshme, veçanërisht në fushat kryesore. Liria e shprehjes, media e pavarur dhe pluraliste, barazia gjinore dhe roli i fuqishëm i shoqërisë civile janë vendimtarë për të garantuar funksionimin e demokracisë. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave.
  6. BashkĂ«punimi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s rajonal, pajtimi dhe marrĂ«dhĂ«niet e fqinjĂ«sisĂ« sĂ« mirĂ« mbeten çelĂ«si pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« tĂ« ardhmeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe pĂ«r zbatimin e marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« mirĂ«besim dhe me rezultate tĂ« prekshme, duke pĂ«rfshirĂ« MarrĂ«veshjen e PrespĂ«s me GreqinĂ« dhe Traktatin pĂ«r MiqĂ«sinĂ«, FqinjĂ«sinĂ« e MirĂ« e BashkĂ«punimin me BullgarinĂ«. Nevojiten ende pĂ«rpjekje tĂ« mĂ«tejshme dhe vendimtare pĂ«r tĂ« nxitur pajtimin dhe stabilitetin nĂ« rajon, si dhe pĂ«r tĂ« gjetur dhe zbatuar zgjidhje pĂ«rfundimtare, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe detyruese pĂ«r mosmarrĂ«veshjet dhe problematikat rajonale dhe dypalĂ«she tĂ« partnerĂ«ve tĂ« rrĂ«njosura nĂ« trashĂ«giminĂ« e sĂ« kaluarĂ«s, nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe parimet e vendosura, ku pĂ«rfshihen MarrĂ«veshja pĂ«r Çështjet e TrashĂ«gimisĂ«, rastet e mbetura tĂ« personave tĂ« zhdukur dhe çështjet e krimeve tĂ« luftĂ«s.
  7. Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial kundër luftës së paprovokuar dhe të paligjshme të agresionit të Rusisë. Ne përsërisim mbështetjen tonë për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë të investojmë në qasjen shumëpalëshe dhe të bashkëpunojë me partnerët për të respektuar të drejtën ndërkombëtare.
  8. Harmonizimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së, duke përfshirë futjen në fuqi dhe zbatimin e masave kufizuese të BE-së dhe parandalimin e anashkalimit të tyre, mbetet një shprehje e fortë e zgjedhjes strategjike të një partneri. Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që kanë arritur tashmë harmonizimin e plotë dhe u bëjmë thirrje atyre që nuk e kanë bërë ende këtë që të ecin në të njëjtat hapa.
  9. BE-ja mirëpret kontributet e partnerëve në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së. BE-ja vazhdon të mbështesë Ballkanin Perëndimor në trajtimin e kërcënimeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera hibride, manipulimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion, si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për të zhvilluar qëndrueshmëri, duke përfshirë Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor dhe Mburojën Evropiane të Demokracisë.
  10. Ne mirëpresim partneritetet e para të sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor dhe nisjen e dialogëve të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne mbetemi të përkushtuar për mbështetje të vazhdueshme në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes.
  11. BE-ja vazhdon të jetë e përkushtuar në afrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me BEnë që në fazën e procesit të zgjerimit. Integrimi gradual, i realizuar në mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita, është në proces e sipër në disa fusha të politikave, duke sjellë përfitime paraprake konkrete për qytetarët dhe duke përgatitur terrenin për anëtarësim. Duhet të merren parasysh propozime të mëtejshme për integrimin gradual, në përputhje me harmonizimin përkatëse me legjislacionin (acquis) e BE-së. Përparimet në drejtim të integrimit ekonomik duhet të ruajnë plotësisht integritetin e tregut të vetëm të BE-së dhe kushtet e barabarta.
  12. Ne mirĂ«presim progresin nĂ« integrimin gradual tĂ« partnerĂ«ve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor nĂ« Tregun e VetĂ«m tĂ« BE-sĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« nĂ«: – vĂ«nien nĂ« zbatim tĂ« nismave tĂ« RrugĂ«s sĂ« ShpejtĂ« tĂ« Tregut tĂ« VetĂ«m, zgjerimin e korsive tĂ« gjelbra midis BE-sĂ« dhe Ballkanit PerĂ«ndimor dhe financimin e modernizimit dhe harmonizimit tĂ« kalimeve kufitare; – aderimin e suksesshĂ«m tĂ« disa partnerĂ«ve nĂ« ZonĂ«n e Vetme tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA) me tĂ« tjerĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r t’u bashkuar, duke ulur ndjeshĂ«m kostot e transaksioneve bankare; – – bashkimin nĂ« nismat dixhitale ose kopjimin e tyre, tĂ« tilla si Qendrat e Inovacionit Dixhital, ËiFi4ËB dhe Portofoli i Identitetit Dixhital tĂ« BE-sĂ«; reduktimin e kostove tĂ« roaming-ut pĂ«r internetin midis BE-sĂ« dhe partnerĂ«ve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor qĂ« nga 1 tetori 2023, duke konfirmuar angazhimin dhe procesin e shtrirjes sĂ« zonĂ«s sĂ« BE-sĂ« “Roam like at Home” nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, duke u lejuar qytetarĂ«ve tĂ« telefonojnĂ«, dĂ«rgojnĂ« mesazhe dhe pĂ«rdorin internetin celular kudo nĂ« BE dhe rajon pa kosto shtesĂ«.
  13. Plani i Rritjes do të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, me kusht që partnerët të zbatojnë reformat e lidhura me BEnë. Plani i Rritjes ka potencialin të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon gjatë dekadës së ardhshme duke siguruar deri në 6 miliardë euro për reforma dhe investime. Kjo vlerë i shtohet 29 miliardë eurove që po shpërndahen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje që të shfrytëzohen maksimalisht mundësitë e jashtëzakonshme që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit në kohë të reformave.
  14. BE-ja thekson se Tregu i Përbashkët Rajonal shërben si një katalizator për integrim më të thellë dhe një hap drejt Tregut të Vetëm të BE-së. BE-ja u bën thirrje partnerëve të Ballkanit Perëndimor që të angazhohen plotësisht në bashkëpunimin konstruktiv për ta bërë atë realitet dhe për të zbatuar marrëveshjet e lidhura.
  15. BE-ja mirëpret dhe do të vazhdojë të mbështesë forcimin e lidhjeve, duke përfshirë në fushën e energjisë, transportit dhe atë dixhitale, brenda rajonit dhe me BE-në. BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme për të diversifikuar burimet dhe rrugët e furnizimit me energji. Kjo do të rrisë sigurinë tonë energjetike dhe do të reduktojë varësitë. BE-ja do të vazhdojë të kontribuojë në tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor.
  16. Menaxhimi i emigracionit mbetet një sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët kryesore. Ndërsa është bërë përparim, nevojitet veprim i mëtejshëm nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për të përafruar plotësisht politikën e tyre të vizave me BE-në, për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe për të forcuar më tej sistemet e menaxhimit të kufijve, azilit dhe pritjes dhe kthimet në vendet e origjinës.
  17. Përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojnë gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, trafikimit të drogës dhe të gjitha formave të krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në përputhje me Planin e ri të Përbashkët të Veprimit të nënshkruar së fundi, dhe në kuadër të lançimit të Koalicionit Evropian kundër Drogës (ECAD) për të trajtuar sfidat e lidhura me drogën.
  18. Mungesa e normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet PrishtinĂ«s dhe Beogradit vazhdon t’i pengojĂ« tĂ« dy partnerĂ«t nĂ« rrugĂ«n e tyre drejt EvropĂ«s. TĂ« gjitha marrĂ«veshjet e arritura nĂ« dialogun Beograd-PrishtinĂ« tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga BE-ja duhet tĂ« vihen nĂ« zbatim, nĂ« veçanti MarrĂ«veshja pĂ«r RrugĂ«n drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj. MbĂ«shtetja nĂ« kuadĂ«r tĂ« Instrumentit pĂ«r Reforma dhe Rritje pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor kushtĂ«zohet nga angazhimi konstruktiv i partnerĂ«ve me progres tĂ« matshĂ«m dhe rezultate tĂ« prekshme nĂ« normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tyre.
  19. Theksojmë rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërsjella në komunikimin strategjik, duke përfshirë përfitimet nga zgjerimi dhe integrimi gradual, si dhe nevojën për ndërtimin e besimit, mirëkuptimit dhe konsensusit ndërshoqëror. Ne presim që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të informojnë publikun e tyre se BE-ja mbetet partneri më i afërt i rajonit, si dhe donatori, investitori dhe partneri tregtar kryesor, si dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre ndaj vlerave të BE-së dhe reformave përmes fjalëve dhe veprimeve.
  20. Mbetemi në pritje të samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi në qershor 2026.
  21. Përshëndesim pajtimin e partnerëve1 të Ballkanit Perëndimor me këtë deklaratë.

/gj.m/a.f/

 

The post Samiti në Bruksel, angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ÇfarĂ« pritet nga samiti BE-Ballkani PerĂ«ndimor?

By: Ela
17 December 2025 at 08:24

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me një detyrë të vetme: sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vjetët e ardhshëm. Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si [
]

The post ÇfarĂ« pritet nga samiti BE-Ballkani PerĂ«ndimor? appeared first on BoldNews.al.

SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit evropian

13 December 2025 at 22:41

Kryeqyteti i Gjermanisë do të jetë nikoqir i delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat do të diskutojnë mbi armëpushimin në Ukrainë, përpara se për ndaljen e luftës së Rusisë të mbahet samiti i liderëve evropianë. Diskutimet shihen si sinjal se Washingtoni zyrtar sheh shanse për përparim në çështjen e armëpushimit, pas propozimit amerikan të planit për paqe. E në këtë plan, sipas dy medieve prestigjioze ndërkombëtare, parashihet edhe anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian në vitin 2027.

Gjermania do të jetë nikoqire e një takimi të fundjavës midis delegacionit amerikan, atij të Bashkimit Evropian dhe ukrainas për arritjen e armëpushimit në Ukrainë, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të SHBA-së dhe BE-së për ndaljen e luftës së nisur nga Rusia.

Në takimin që do të zhvillohet në Berlin, para mbajtjes së samitit të liderëve evropianë, delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për Ukrainën, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

PĂ«rzgjedhja e Witkoffit pĂ«r ta udhĂ«hequr delegacionin shihet si sinjal se Washingtoni zyrtar sheh shanse pĂ«r pĂ«rparim nĂ« çështjen e armĂ«pushimit, pas planit tĂ« propozuar amerikan pĂ«r paqe. PĂ«r kĂ«tĂ« plan Britania e Madhe, Franca dhe Gjermani janĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« siguruar disa ndryshime, pasi qĂ« drafti i publikuar muajin e shkuar i bĂ«n thirrje UkrainĂ«s t’ia lĂ«shojĂ« RusisĂ« disa territore si dhe tĂ« heqĂ« dorĂ« nga ambicia pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« NATO.

E të shtunën kancelari gjerman, Fridrich Merz, ka thënë se Evropa duhet të përgatitet për ndryshim themelor në marrëdhënien e saj me SHBA-në, në kohën kur përballet me kërcënim në rritje nga Rusia.

“Dekadat e Pax Americana kanĂ« mbaruar kryesisht pĂ«r ne nĂ« EvropĂ«, edhe pĂ«r ne nĂ« Gjermani. Nuk ekziston mĂ« ashtu siç e dinim. Dhe nostalgjia nuk do ta ndryshojĂ« kĂ«tĂ«. AmerikanĂ«t tani po i ndjekin shumĂ« mĂ« agresivisht interesat e tyre. Dhe kjo mund tĂ« nĂ«nkuptojĂ« vetĂ«m njĂ« gjĂ«: qĂ« edhe ne tani duhet t’i ndjekim interesat tona”, ka thĂ«nĂ« Merz.

Në kuadër të iniciativës për ndaljen e luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati të premten takim me homologun rus, Vladimir Putin.

E të shtunën Erdogani është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje.

“Pas takimit me Putinin shpresojmĂ« qĂ« ta kemi mundĂ«sinĂ« pĂ«r ta diskutuar planin e paqes edhe me presidentin e SHBA-sĂ«, Donald Trump. Paqja nuk Ă«shtĂ« larg; ne e shohim kĂ«tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Erdogan.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« mediat “Financial Times” e Associated France Press raportuan, duke u bazuar nĂ« burime, se plani amerikan i paqes e parasheh anĂ«tarĂ«simin e UkrainĂ«s nĂ« Bashkimin Evropian mĂ« 1 janar tĂ« 2027-s.

Sipas “Financial Times”, propozimi Ă«shtĂ« duke u negociuar nga zyrtarĂ« amerikanĂ« e ata ukrainas, me mbĂ«shtetjen e Brukselit. Por, anĂ«tarĂ«simi i shpejtĂ« i UkrainĂ«s nĂ« bllokun evropian mund tĂ« shqetĂ«sojĂ« disa vende tĂ« BE-sĂ«, ndonĂ«se administrata Trump beson se pĂ«r kĂ«tĂ« do tĂ« mund tĂ« tejkalohet kundĂ«rshtimi i HungarisĂ«.

NĂ« funksion tĂ« shmangies sĂ« vetos nga Hungaria si edhe nga Sllovakia, BE-ja Ă«shtĂ« dakorduar gjithashtu qĂ« t’i ngrijĂ« pĂ«r kohĂ« tĂ« pacaktuar tĂ« gjitha mjetet financiare tĂ« bankĂ«s qendrore ruse tĂ« mbajtura nĂ« EvropĂ«, duke hequr njĂ« pengesĂ« tĂ« madhe pĂ«r pĂ«rdorimin e parave tĂ« gatshme pĂ«r tĂ« ndihmuar UkrainĂ«n tĂ« mbrohet kundĂ«r RusisĂ«.

Pajtimi pĂ«r ngrirjen e 210 miliardĂ« eurove nga asetet ruse pĂ«r aq kohĂ« sa tĂ« jetĂ« e nevojshme e eliminon rrezikun qĂ« Hungaria dhe Sllovakia, tĂ« cilat kanĂ« marrĂ«dhĂ«nie mĂ« tĂ« mira me RusinĂ« sesa shtetet e tjera tĂ« BE-sĂ«, tĂ« refuzojnĂ« zgjatjen e ngrirjes dhe qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« ta detyrojnĂ« BE-nĂ« t’ia kthejĂ« paratĂ« RusisĂ«.

Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: ShqipĂ«ria u çmua sĂ«rish pĂ«r rolin rajonal

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« gjatĂ« kĂ«saj jave nĂ« Samitin “Time To Decide Europe 2025” (Koha pĂ«r tĂ« vendosur, Europa 2025), njĂ« forum i nivelit tĂ« lartĂ«, qĂ« trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e tĂ« ardhmen e EuropĂ«s.

NĂ« nisje tĂ« episodit tĂ« 9-tĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, i cili ndodhet nĂ« sezonin e 5-tĂ« tĂ« tij, Rama tha se “ky samit u zhvillua nĂ« njĂ« kohĂ« kur Europa po pĂ«rballet me sfida tĂ« shumanshme dhe paneli i tretĂ«, qĂ« pata nderin tĂ« drejtoj, u fokusua tek sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen shtetet e vogla nĂ« njĂ« botĂ« ku rendi e rregullat e pĂ«rbashkĂ«ta janĂ« nĂ« krizĂ« dhe nĂ« njĂ« EuropĂ«, ku lufta nĂ« UkrainĂ« po dikton njĂ« kthesĂ« tĂ« paimagjinueshme, vetĂ«m deri pak vite mĂ« parĂ«, duke filluar nga riarmatimi masiv dhe jo vetĂ«m”.

“Krenari qĂ« pĂ«rsĂ«ri ShqipĂ«ria u çmua pĂ«r rolin rajonal e qasjen e saj ndaj marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare. Jemi natyrisht njĂ« vend dhe njĂ« shtet shumĂ« i vogĂ«l, por hap pas hapi po rrezatojmĂ« njĂ« shembĂ«lltyrĂ« tĂ« respektuar nga tĂ« gjithĂ«, nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Rama.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” Ă«shtĂ« njĂ« prej takimeve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« politikĂ«bĂ«rĂ«sve europianĂ«, ku adresohen tema qĂ« lidhen me zgjerimin, sigurinĂ«, zhvillimin ekonomik dhe rolin global tĂ« BE-sĂ«.

/k.s/r.e/

The post Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: ShqipĂ«ria u çmua sĂ«rish pĂ«r rolin rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU DELHI – Putin nĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Indi

5 December 2025 at 10:07

NJU DELHI, 5 DHJETOR /atsh-aa/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« ceremoninĂ« presidenciale tĂ« mirĂ«seardhjes nĂ« kryeqytetin e IndisĂ«, New Delhi, pĂ«rpara njĂ« samiti vjetor dypalĂ«sh.

Presidentja e Indisë Droupadi Murmu priti Putinin në shtëpinë presidenciale, së bashku me kryeministrin indian Narendra Modi, për një roje nderi ceremoniale. Putini mbërriti në New Delhi dje për një vizitë shtetërore dy-ditore.

Pas ceremonisë, Putini dhe Modi do të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe do të bashkë-kryesojnë samitin e 23-të vjetor Indi-Rusi. Ata pritet të diskutojnë bashkëpunimin e mbrojtjes, të energjisë dhe atë bërthamore, mekanizmat e pagesave, BRICS dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

Vizita e Putinit, e para që nga fillimi i luftës Moskë-Kiev në shkurt të vitit 2022, vjen ndërsa New Delhi përballet me presion në rritje nga SHBA-ja për të ndaluar blerjet e naftës ruse. SHBA-ja ka vendosur tarifë prej 50 për qind për importet indiane, pjesërisht për blerjen e naftës ruse gjatë luftës së vazhdueshme.

Putini dhe Modi do të flasin në një forum biznesi ndërsa India dhe Rusia synojnë të rrisin vëllimin aktual të tregtisë dypalëshe prej 68.7 miliardë dollarësh, gati gjashtë herë më i lartë se nivelet para pandemisë, në 100 miliardë dollarë.

Presidenti rus shoqërohet nga një grup i madh biznesmenësh. Putini do të pritet nga homologia e tij indiane Murmu për një darkë presidenciale para largimit të tij nga vendi sot vonë.  /os/

The post NJU DELHI – Putin nĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Indi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti për Planin e ri të Rritjes në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk ndalet

30 November 2025 at 10:40

TIRANË, 30 nĂ«ntor/ATSH/ ShqipĂ«ria mirĂ«priti pak ditĂ« mĂ« parĂ« Samitin pĂ«r Planin e Rritjes “Rruga jonĂ« drejt BE-sĂ«â€, qĂ« mblodhi nĂ« njĂ« tryezĂ« tĂ« vetme krerĂ«t e vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor, Komisioneren pĂ«r Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« lartĂ« tĂ« Komisionit Europian dhe institucioneve rajonale.

NĂ« nisje tĂ« podkastt “Flasim”, Kryeministri Edi Rama solli nĂ« vĂ«mendje kĂ«tĂ« ngjarje, ndĂ«rsa u shpreh se “kuotat e ShqipĂ«risĂ« po vazhdojnĂ« tĂ« rriten ndĂ«rkombĂ«tarisht”.

“Edhe kĂ«tĂ« javĂ« ShqipĂ«ria u bĂ« mikpritĂ«se e njĂ« samiti europian, kĂ«tĂ« herĂ« mes vendeve tĂ« rajonit dhe Komisionit Europian, pĂ«r Planin e ri tĂ« Rritjes, sĂ« bashku me liderĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe Komisioneren Europiane pĂ«r Zgjerimin, miken e paçmuar tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Marta Kos dhe skuadrĂ«n e saj tĂ« ekspertĂ«ve”, tha Kryeministri.

Rama informoi se gjatë samitit u bë një bilanc i ecurisë së Planit të ri të Rritjes, ndërsa u ndanë edhe pikëpamje të vlefshme për integrimin e mëtejshëm ekonomik në rajon dhe integrimin tonë si rajon në Tregun e Përbashkët Europian.

“ShqipĂ«ria tanimĂ« nuk ndalet dot nga askush dhe pĂ«r asnjĂ« arsye, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kuotat e saj ndĂ«rkombĂ«tarisht vazhdojnĂ« tĂ« rriten, me shumĂ« punĂ« kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri e me shumĂ« krenari e dinjitet nĂ« pĂ«rfaqĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, u shpreh Kryeministri.

Samiti u përqendrua te dinamika e re e integrimit ekonomik, qasja e përbashkët drejt tregut të vetëm të BE-së dhe transformimi i rajonit në një hapësirë më konkurruese, më inovative dhe më të qëndrueshme, në përputhje me objektivin afatgjatë të konvergjencës me Bashkimin Europian.

/m.m/j.p/

The post Samiti për Planin e ri të Rritjes në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk ndalet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JOHANESBURG – G20-a fillon nĂ«n hijen e bojkotit amerikan dhe tensioneve pĂ«r UkrainĂ«n

22 November 2025 at 10:01

JOHANESBURG, 22 nĂ«ntor /ATSH-DPA/ – Samiti dyditor i G20-s apo i ekonomive kryesore filloi sot nĂ« Johanesburg, nĂ« AfrikĂ«n e Jugut, i lĂ«nĂ« nĂ« hije nga mungesa e shumĂ« liderĂ«ve botĂ«rorĂ«, si dhe nga debati i ashpĂ«r mbi planin e SHBA-sĂ« pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ«.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si dhe krerët e shteteve të Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, janë ndër udhëheqësit që kanë anuluar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në samitin e parë të G20 në kontinentin afrikan.

Udhëheqësit e Meksikës dhe Argjentinës gjithashtu nuk do të marrin pjesë.

Administrata Trump po i bojkoton bisedimet tërësisht sepse akuzon qeverinë e Afrikës së Jugut për shtypje të rëndë kundër fermerëve të bardhë.

Afrika e Jugut i hedh poshtë akuzat si të pabaza.

Mikpritësi i samitit, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, po e përqendron samitin në temat e solidaritetit, barazisë dhe qëndrueshmërisë.

Prioritetet e tij më të mëdha përfshijnë lehtësimin e barrës së borxhit të vendeve në zhvillim dhe atyre në zhvillim, një tranzicion të drejtë energjie, përdorim të drejtë dhe të pastër të mineraleve të rralla, ndarje të drejtë të barrës në mbrojtjen e klimës dhe sigurinë ushqimore.

Dje, sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ«, AntĂłnio Guterres, u bĂ«ri thirrje anĂ«tarĂ«ve tĂ« G20-Ă«s qĂ« “tĂ« pĂ«rdorin ndikimin dhe zĂ«rat e tyre pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konflikteve qĂ« po shkaktojnĂ« kaq shumĂ« vdekje, shkatĂ«rrim dhe destabilizim nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”./ /os/

The post JOHANESBURG – G20-a fillon nĂ«n hijen e bojkotit amerikan dhe tensioneve pĂ«r UkrainĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Angazhime të reja për detyrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj Planit të Rritjes të BE

21 November 2025 at 12:52

TIRANË, 21 nĂ«ntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Plani i ri i Rritjes Ă«shtĂ« njĂ« urĂ« e shpejtĂ« dhe e sigurt drejt tregut tĂ« pĂ«rbashkĂ«t europian”.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« punimeve tĂ« Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonĂ« drejt BE-sĂ«â€, kryeministri Rama doli nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp me Komisioneren pĂ«r Zgjerimin nĂ« Bashkimin Europian, Marta Kos.

Rama informoi se në këtë samit u vlerësuan rezultatet e nismave të përbashkëta, si dhe u nënvizuan angazhimet e reja për të ndjekur në mënyrë të detajuar kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në raport me Planin e ri të Rritjes.

Kryeministri e konsideroi këtë takim të frytshëm, ndërsa u shpreh se janë ndërmarrë hapa konkretë të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me BE-në, duke konfirmuar përsëri se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian.

“Kemi njĂ« hap shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe domethĂ«nĂ«s pas atij me pagesat, tĂ« cilat tanimĂ« bĂ«hen pa asnjĂ« ngarkesĂ« ekstra duke kursyer dhjetĂ«ra miliona euro nga xhepat e qytetarĂ«ve tĂ« secilit prej vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ndërlidhja me korridoret europiane vazhdon të mbetet prioritet dhe vazhdon të financohet nga instrumentet e BE-së.

“FolĂ«m mbi tregtinĂ« dhe lehtĂ«simin e saj pĂ«rmes njĂ« plani tĂ« detajuar lidhur me pikat kufitare; transformimin digjital dhe identitetin digjital,  tĂ« cilin ne e kemi gati e kemi prezantuar dhe do ta fusin nĂ« jetĂ«n reale nĂ« fillim tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m”, shtoi Rama.

Identiteti digjital, sipas Kryeministrit, do të vlejë edhe për shumë aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me transaksionet financiare dhe blerjet e drejtpërdrejta përmes telefonit.

“FolĂ«m edhe pĂ«r pĂ«rafrimin nĂ« zinxhirin e vlerĂ«s sĂ« BE nĂ« aspektin industrial dhe pĂ«r turizmin si njĂ« komponent qĂ« duhet fuqizuar nĂ« sensin e bashkĂ«punimit mes vendeve”, shtoi Rama.

Rama theksoi po ashtu se “kemi hapur njĂ« shteg tjetĂ«r pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me Komisionin nĂ« funksion tĂ« fuqizimit tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« pĂ«rmes ndĂ«rkombĂ«tarizimit gjĂ« qĂ« ne e kemi filluar nĂ« ShqipĂ«ri por mund ta çojmĂ« nĂ« nivel tjetĂ«r”. /j.p/

Konferenca e përbashkët e komisioneres Kos dhe Kryeminstrit Rama
1 nga 3

The post Rama: Angazhime të reja për detyrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj Planit të Rritjes të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026

21 November 2025 at 10:43

TIRANË, 21 nĂ«ntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, nĂ« nisje tĂ« punimeve tĂ« Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonĂ« drejt BE-sĂ«â€, vlerĂ«soi se Ballkani PerĂ«ndimor ka zgjedhur tĂ« ecĂ« pĂ«rpara sĂ« bashku me Planin e Rritjes tĂ« BE si udhĂ«rrĂ«fyes.

Rama theksoi se ky nuk është një udhërrëfyes drejt Brukselit, por drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian të cilit qytetarët e rajonit i përkasin.

“Kjo ndodh pas gjithĂ« atyre shanseve kur trenat e bashkĂ«punimit rajonal niseshin dhe ne mbetĂ«m nĂ« platformĂ« duke luftuar me mosmarrĂ«veshje tĂ« vjetra nĂ« vend qĂ« tĂ« shihnim drejt sĂ« ardhmes”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por është ndërtuar duke vepruar.

“Dhe ne nuk jemi kĂ«tu sot pĂ«r tĂ« shtyrĂ« punĂ«n e pĂ«r tĂ« pritur kohĂ« tjetĂ«r, por qĂ« tĂ« ndajmĂ« sĂ« bashku atĂ« qĂ« na takon. TĂ« ndajmĂ« bashkĂ« deklaratat dhe pohimet. Ato kanĂ« vlerĂ« vetĂ«m kur prekin jetĂ«n reale, vlejnĂ« kur shkurtojnĂ« distancĂ«n mes jetĂ«s politike dhe jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme”, tha Rama.

NjerĂ«zit, sipas tij, “nuk e ndiejnĂ« integrimin”.

“Ata ndiejnĂ« kostot mĂ« tĂ« ulura, njĂ« udhĂ«tim mĂ« tĂ« lehtĂ«, punĂ« mĂ« tĂ« mira, lirinĂ« e lĂ«vizjes”, shtoi Rama, duke sjellĂ« nĂ« vĂ«mendje disa nga pĂ«rfitimet e procesit tĂ« integrimit.

Kryeministri u ndal te marrëveshja për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Tarifat roaming mes Ballkanit PerĂ«ndimor dhe BE-sĂ« do tĂ« pĂ«rfundojnĂ« nĂ« vitin 2026. QytetarĂ«t tanĂ« do ta ndiejnĂ« kĂ«tĂ« vitin e ardhshĂ«m drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifĂ«n e brendshme roaming me 6 vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe kemi ulur tarifat, ndĂ«rkohĂ« qĂ« me finalizimin e bazĂ«s ligjore me Komisionin kemi programin mes Ballkanit PerĂ«ndimor dhe BE-sĂ«â€, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ShqipĂ«ria do tĂ« nisĂ« bisedimet nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 dhe pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« harmonizimin e plotĂ« tĂ« Aqui-ve, nĂ« muajin prill 2026 do tĂ« jetĂ« gati”.

“Do tĂ« jetĂ« suksesi ynĂ« i radhĂ«s pas SEPA-s qĂ« ka shkurtuar kostot dhe tani paratĂ« lĂ«vizin mĂ« shpejt se sa njĂ« thashethem ballkanik. Roaming nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me faturat telefonike por ka tĂ« bĂ«jĂ« me heqjen e njĂ« kufiri tjetĂ«r artificial midis qytetarĂ«ve tanĂ« dhe EuropĂ«s”, theksoi Rama.

/j.p/

The post Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate

21 November 2025 at 10:32

TIRANË, 21 nĂ«ntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nĂ« fjalĂ«n e tij hapĂ«se nĂ« Samitin e Planit tĂ« Rritjes sĂ« BE pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor “Rruga jonĂ« drejt BE”, tĂ« mbajtur sot nĂ« Pallatin e Brigadave nĂ« TiranĂ«, theksoi se, rajoni po lĂ«viz nga pasiguria drejt mundĂ«sive tĂ« reja dhe se marrĂ«dhĂ«niet me Bashkimin Europian po ndĂ«rtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kĂ«rkesa pĂ«r favore.

Rama u ndal fillimisht tek lidhja mes zhvillimit ekonomik dhe uljes sĂ« emigracionit, duke deklaruar se, kur vijnĂ« investimet, migracioni ulet. Kur ekonomitĂ« rriten, sigurisht qĂ« kufijtĂ« do tĂ« kenĂ« rĂ«ndĂ«si mĂ« pak. Kur mundĂ«sitĂ« rriten nĂ« vend, Europa do tĂ« bĂ«het njĂ« destinacion bashkĂ«punimi, jo njĂ« rrugĂ« ikjeje.”

Sipas tij, Ballkani Perëndimor sot po tregon se është më i qëndrueshëm dhe më i parashikueshëm se sa perceptohej për vite të tëra.

“PĂ«r vite tĂ« tĂ«ra jemi quajtur tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« paparashikueshĂ«m, shumĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, por faktet sot tregojnĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n. Po e vĂ«rtetojmĂ« me reforma dhe investime qĂ« Ballkani PerĂ«ndimor nuk Ă«shtĂ« pika e dobĂ«t e EuropĂ«s, por mundĂ«sia e EuropĂ«s. NjĂ« treg i ri, njĂ« krah pune i kualifikuar, njĂ« vendndodhje strategjike. NjĂ« rajon qĂ« do tĂ« rritet me EuropĂ«n dhe jo nĂ« kurriz tĂ« EuropĂ«s.”

Kryeministri theksoi se rajoni po largohet nga periferia dhe po pozicionohet në qendër të historisë europiane.

“Ne po lĂ«vizim nga skajet e hartĂ«s nĂ« qendĂ«r tĂ« historisĂ« sonĂ« europiane edhe pĂ«rmes ekonomisĂ«. Europa nuk Ă«shtĂ« diçka tĂ« cilĂ«n po e presim, Europa Ă«shtĂ« diçka qĂ« po e ndĂ«rtojmĂ«.”

Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara në samit, ai nënvizoi se vendet e rajonit nuk kërkojnë favore, por vijnë me rezultate dhe punë të kryer.

“Ballkani PerĂ«ndimor nuk po kĂ«rkon ndere dhe kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« mund tĂ« ndihet, e mund tĂ« dĂ«gjohet nĂ« çdo pohim e deklaratĂ« tĂ« udhĂ«heqĂ«sve pĂ«rreth tryezĂ«s. Askush nuk po kĂ«rkon nder, askush nuk po thĂ«rret pĂ«r t’u shpĂ«rblyer me Ă«mbĂ«lsira. Gjithkush vjen me krenarinĂ« pĂ«r tĂ« ofruar vlerĂ« dhe pĂ«r tĂ« ofruar mund e djersĂ«. FalĂ« Zotit nuk duhet gjak”, u shpreh Rama.

Ai iu drejtua qytetarëve të rajonit duke theksuar se rruga drejt BE-së po bëhet me rezultate të prekshme.

“Ne nuk po lutemi pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« BE, nuk po kĂ«rkojmĂ« lĂ«moshĂ«. Po provojmĂ« çdo ditĂ« se jemi gjithmonĂ« e mĂ« gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate”, tha Rama.

Rama shtoi se konvergjenca mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është thelbësore për forcimin e të gjithë kontinentit:

“NĂ« konvergjencĂ« me Ballkanin PerĂ«ndimor, Europa bĂ«het mĂ« e fortĂ«. NĂ«se Ballkani PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« nĂ« stanjacion, atĂ«herĂ« Europa bĂ«het mĂ« e dobĂ«t. Nuk ka variant tĂ« njĂ« Europe mĂ« tĂ« fortĂ« me njĂ« rajon tĂ« dobĂ«t ballkanik nĂ« mes tĂ« saj”.

Në përmbyllje, Kryeministri theksoi vullnetin e vendeve të rajonit për të hyrë në Bashkimin Europian jo si përfitues pasivë, por si kontribuues të sigurisë dhe zhvillimit europian.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« ecim pĂ«rpara derisa Ballkani PerĂ«ndimor tĂ« hyjĂ« nĂ« BE jo si tĂ« ftuar, por si kontribuues pĂ«r sigurinĂ«, ekonominĂ« dhe tĂ« ardhmen e tij”, tha Rama.

“PĂ«r sigurinĂ« tuaj zgjidhni njĂ« ballkanas, dhe kjo funksionon gjithmonĂ«. Dhe pĂ«r sigurinĂ« e EuropĂ«s zgjidhni ballkanasit. Ne mund tĂ« jemi truprojat e EuropĂ«s dhe mĂ« pas Europa do tĂ« ndihet mĂ« e sigurt, shumĂ« e shumĂ« mĂ« e qetĂ« nĂ« gjumin e saj”, theksoi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos: Dinamikë e re zgjerimi në BE, Plani i Rritjes do të hapë shumë dyer të tjera

21 November 2025 at 10:30

TIRANË, 21 nĂ«ntor/ATSH/ Komisionerja pĂ«r Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos deklaroi sot nĂ« TiranĂ« se Europa nuk mund tĂ« jetĂ« e sigurt pa Ballkanin PerĂ«ndimor, duke  shtuar se “ky Ă«shtĂ« njĂ« gabim qĂ« ne kemi bĂ«rĂ« nĂ« tĂ« shkuarĂ«n dhe duhet ta korrigjojmĂ« dhe ta rregullojmĂ« kĂ«tĂ« punĂ«â€

NĂ« fjalĂ«n e saj nĂ« nisje tĂ« punimeve tĂ« Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonĂ« drejt BE-sĂ«â€, Kos theksoi se ky samit vjen pak pasi kemi publikuar paketĂ«n e zgjerimit tĂ« Bashkimit Europian, e cila ka sjellĂ« njĂ« dinamikĂ« tĂ« re nĂ« procesin e zgjerimit.

“Jam shumĂ« e kĂ«naqur qĂ« kĂ«to takime qĂ« ne po bĂ«jmĂ« pĂ«r planin e rritjes po hapin gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« dyer”, tha Kos.

Komisionerja Kos pohoi 7 dyer qĂ« u pĂ«rmendĂ«n prej Kryeministrit Rama duke theksuar se edhe shumĂ« dyer tĂ« tjera do tĂ« hapen. “ShtĂ«pia juaj Europa po ju pret, ju jeni pjesĂ« e EuropĂ«s ne thjesht duhet tĂ« bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« gjĂ« edhe nĂ« formĂ« institucionale qĂ« ju tĂ« bĂ«heni shtete anĂ«tare të  BE-sĂ«â€, u shpreh komisionerja Kos nĂ« tryezĂ«n e samitit ku tĂ« pranishĂ«m ishin liderĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Sot, vijoi Kos, kemi ardhur këtu për të bërë një vlerësim të ecurisë për të parë çfarë ka ecur mirë me planin e rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë.

“Sepse tashmĂ« kemi mbushur dy vjet nga zbatimi i planit tĂ« rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Dy vite nga katĂ«r gjithsej jemi nĂ« pushimin mes dy pjesĂ«ve tĂ« parĂ«s qĂ« sapo mbaroi dhe tĂ« dytĂ«s qĂ« kemi pĂ«rpara. Tani Ă«shtĂ« momenti i duhur pĂ«r tĂ« bashkĂ«biseduar kemi mjaft pĂ«r tĂ« festuar, por duhet tĂ« jemi tĂ« sinqertĂ« qĂ« dy nga 6 vendet e rajonit nuk kanĂ« filluar tĂ« miratojnĂ« reformat apo zbatimin”, nĂ«nvizoi Kos.

Komisionerja Kos u shpreh se “dy performuesit mĂ« tĂ« mirĂ« kanĂ« miratuar rreth 50% tĂ« refomave tĂ« dakordĂ«suara dhe kĂ«tu ne shikojmĂ« njĂ« lidhje shumĂ« tĂ« mirĂ« ndĂ«rmjet avancimit nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit dhe reformave”.

Sa i pĂ«rket fondeve tĂ« disbursuara, Kos theksoi se “jemi ende nĂ« 10% tĂ« shumĂ«s totale, dhe 400 milionĂ« euro nga njĂ« paketĂ« prej 6 miliardĂ« eurosh qĂ« Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« mĂ«njane pĂ«r rajonin. Ne mund dhe duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku”.

Kos tha se diskutimet e sotme duhen shfrytĂ«zuar pĂ«r tĂ« planifikuar pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« zbatimit tĂ« planit tĂ« rritjes, ku siç u shpreh ajo, “mund tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ«, nĂ« cilat fusha mund t’ju mbĂ«shtesim ju mĂ« mirĂ«â€.

“Komisioni Evropian dĂ«shiron qĂ« plani i rritjes tĂ« jetĂ« i suksesshĂ«m dhe sĂ« fundmi kam folur shpesh pĂ«r nevojĂ«n pĂ«r tĂ« zgjeruar vetĂ« nocionin e zgjerimit pĂ«r tĂ« integruar tĂ« gjithĂ« fqinjĂ«t tanĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur nĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« fusha tĂ« ndryshme tĂ« politikave tĂ« BE-sĂ«. PĂ«r shembull vendet tuaja tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e tregut tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, e tregut tonĂ« tĂ« energjisĂ« e zinxhirĂ«ve paneuropian tĂ« vlerĂ«s”, tha Kos.

Ne, shtoi Kos, duam që BE të jetë tashmë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. /j.p/

 

The post Kos: Dinamikë e re zgjerimi në BE, Plani i Rritjes do të hapë shumë dyer të tjera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana mirëpret sot Samitin për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor

21 November 2025 at 07:36

TIRANË, 21 nĂ«ntor /ATSH/ ShqipĂ«ria do tĂ« mirĂ«presĂ« sot nĂ« Pallatin e Brigadave Samitin pĂ«r Planin e Rritjes “Rruga jonĂ« nĂ« BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”), njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ«sishme ku pritet tĂ« mblidhen liderĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor sĂ« bashku me Komisioneren e BE-sĂ« pĂ«r Zgjerimin, Marta Kos.

Takimi do të fokusohet në Planin e Rritjes, integrimin ekonomik dhe afrimin e rajonit me Tregun e Bashkimit Europian.

Gjatë samitit, do të diskutohen mënyrat se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga nismat e reja të BE-së, të rrisin harmonizimin ekonomik dhe të avancojnë reformat që shpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas agjendës së njoftuar, samiti do të nisë në orën 09:30, kur do të zhvillohet sesioni i mirëseardhjes dhe deklaratat para medieve.

Më tej, është parashikuar që në orën 10:00 të fillojnë punimet, të cilat do të hapen me fjalët e Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos.

Po ashtu, është bërë e ditur se rreth orës 11:30 do të mbahet fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës, ndërsa menjëherë pas saj, në 11:35, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Komisioneres Kos.

Samiti pritet të prodhojë mesazhe të rëndësishme mbi zbatimin e Planit të Rritjes dhe hapat e përbashkët të vendeve të rajonit drejt integrimit më të shpejtë në tregun dhe strukturat e Bashkimit Europian.

/gj.m/r.e/

The post Tirana mirëpret sot Samitin për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Mungesa e liderĂ«ve sfidon samitin e G20-s nĂ« Johanesburg

20 November 2025 at 23:02

JOHANESBURG, 20 nĂ«ntor /ATSH-DPA/ – UdhĂ«heqĂ«sit e MeksikĂ«s dhe ArgjentinĂ«s po bashkohen me homologĂ«t e tyre nga Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pĂ«r tĂ« mos marrĂ« pjesĂ« nĂ« samitin e G20-s kĂ«tĂ« fundjavĂ« nĂ« AfrikĂ«n e Jugut.

Mungesat e tyre ngrenë pyetje në lidhje me statusin e samitit vjetor dhe aftësinë e anëtarëve për të arritur marrëveshje kyçe.

”Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum nuk do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« takimin e Johanesburgut tĂ« ekonomive kryesore tĂ« industrializuara dhe nĂ« zhvillim nĂ« botĂ«â€, tha sot zyra e saj.

Udhëheqësja e majtë, e cila rrallë herë udhëton jashtë vendit, planifikon ta kalojë fundjavën në ngjarje lokale.

Sheinbaum mori pjesë në samitin e G20 të vitit të kaluar në Rio de Zhaneiro, por ka bërë vetëm paraqitje të kufizuara ndërkombëtare që nga marrja e detyrës pak më shumë se një vit më parë, përfshirë një vizitë në G7 në Kanada në qershor.

Në tubimet globale, Sheinbaum zakonisht përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Juan Ramón de la Fuente.

Argjentina gjithashtu do të mungojë në nivel presidencial.

Disa gazeta argjentinase, duke cituar burime qeveritare, raportuan sot se presidenti Javier Milei nuk do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.

Ministri i Jashtëm, Pablo Quirno do të marrë pjesë në emër të tij.

Vendimi i Milei pasqyron atë të aleatit të tij të ngushtë Trump.

Uashingtoni ka mbështetur agjendën gjithëpërfshirëse të reformës ekonomike liberale të populistit me mbështetje të konsiderueshme financiare.

As Trump dhe as zĂ«vendĂ«spresidenti JD Vance nuk do tĂ« marrin pjesĂ«, duke pĂ«rmendur atĂ« qĂ« Trump e quan “abuzime” nga qeveria e AfrikĂ«s sĂ« Jugut kundĂ«r fermerĂ«ve tĂ« bardhĂ« afrikanĂ«.

Ky do të jetë samiti i parë i G20-s që mbahet në kontinentin afrikan.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, kishte shprehur shpresën më herët se Uashingtoni mund të dërgojë ende përfaqësim të nivelit të lartë.

Por, një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni do të marrë pjesë vetëm në dorëzimin procedural të presidencës së G20-s të dielën.

Dorëzimi i presidencës shënon transferimin vjetor të kryesisë te vendi tjetër pritës.

Shtetet e Bashkuara do të presin G20-n vitin e ardhshëm./  a.jor.

The post KOMENT – Mungesa e liderĂ«ve sfidon samitin e G20-s nĂ« Johanesburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

COP30 – Zjarr nĂ« ambientet e samitit tĂ« klimĂ«s tĂ« OKB-sĂ«

20 November 2025 at 20:33

BELEM (Brazil), 20 nĂ«ntor /ATSH-DPA/ – NjĂ« zjarr shpĂ«rtheu sot nĂ« ambientet e samitit tĂ« klimĂ«s tĂ« OKB-sĂ« nĂ« Brazil duke detyruar evakuimin e delegacioneve pjesĂ«marrĂ«se.

Gazetarët panë tym duke u ngritur nga një nga tendat e mëdha në vendngjarje në qytetin e Belemit.

Zyrtarët e sigurisë i thanë se nuk kishte asnjë të plagosur.

Zjarri u përshkrua nga personeli i sigurisë si i vogël dhe u fik shpejt.

Nuk kishte informacion të menjëhershëm mbi shkakun.

Organizatorët i dërguan email të gjithë delegatëve duke i udhëzuar të evakuonin vendin, duke thënë se zjarri kishte ndodhur në një zonë të njohur si Zona B.

Zjarri shpërtheu ndërsa konferenca dyjavore e OKB-së për Ndryshimet Klimatike po shkon drejt përfundimit.

Bisedimet, të njohura si COP30, janë planifikuar të mbyllen nesër, megjithëse në vitet e kaluara negociatat janë zgjatur përtej afatit të tyre zyrtar.

Vendet në zhvillim gjithashtu po kërkojnë një rritje të konsiderueshme të financimit për adaptimin ndaj klimës nga vendet industrializuara, duke argumentuar se mbështetja më e fortë është thelbësore përballë stuhive, thatësirave, zjarreve në pyje dhe përmbytjeve në rritje./   /Ad.Ab./

The post COP30 – Zjarr nĂ« ambientet e samitit tĂ« klimĂ«s tĂ« OKB-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri shpërthen në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, urdhërohet evakuimi

By: gaze tare
20 November 2025 at 19:01

Një zjarr shpërtheu në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, duke shkaktuar evakuim nga disa pjesë të vendit, ndërsa delegatët e panikuar vrapuan drejt daljeve.

Ekipet e Kombeve tĂ« Bashkuara dhe tĂ« sigurisĂ« nxituan nĂ« vendin e ngjarjes me fikĂ«set e zjarrit dhe u pĂ«rpoqĂ«n ta shuanin atĂ« ndĂ«rsa tymi pĂ«rfshiu korridorin dhe njerĂ«zit u dĂ«gjuan duke bĂ«rtitur “zjarr!”

Victoria Martins dhe JĂșlia Aguiar, personel teknik i lidhur me ngjarjen, thanĂ« se zjarri u raportua nĂ« pavijonin e shĂ«ndetit dhe shkencĂ«s nĂ« ditĂ«n e parafundit tĂ« planifikuar tĂ« samitit COP30, raportoi Associated Press.

#WATCH | A fire erupted at a pavilion inside the venue of the COP30 in Brazil, plunging the environmentalist conference into chaos. The blaze has now been brought under control, as per Brazil’s tourism minister.

Stay updated with all the stories that matter — download the
 pic.twitter.com/Q2NsAuHJs9

— Hindustan Times (@htTweets) November 20, 2025

Tymi dilte brenda dhe jashtë ndërtesës së konferencës ndërsa zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje në Belem. Disa video të flakëve po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Incidenti ndodhi kur ministrat globalë ishin thellësisht të zhytur në negociata për të thyer një bllokim mbi lëndët djegëse fosile, financimin e klimës dhe masat tregtare, me vetëm një ditë të mbetur në konferencën dyjavore për klimën.

Ministri i turizmit i Brazilit, Celso Sabino, tha se zjarri është vënë nën kontroll, duke informuar se nuk u raportuan të lënduar në incident.

“Incidenti Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« tashmĂ« nĂ«n kontroll”, thuhet se tha Sabino nĂ« televizionin brazilian.

Zjarri shpërtheu kur ministrat globalë ishin thellësisht të zhytur në negociata për të thyer një bllokim mbi lëndët djegëse fosile, financimin e klimës dhe masat tregtare.

The post Zjarri shpërthen në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, urdhërohet evakuimi appeared first on iconstyle.al.

Tirana mirĂ«pret tĂ« premten Samitin Growth Plan “Our pathway to EU”

18 November 2025 at 16:59

TIRANË, 18 nĂ«ntor/ATSH/- TiranĂ« do tĂ« mirĂ«presĂ« tĂ« premten mĂ« 21 nĂ«ntor Samitin Growth Plan “Our Pathway to EU”, ku liderĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe Komisionerja e Bashkimit Europian pĂ«r Zgjerimin, Marta Kos, do tĂ« diskutojnĂ« mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin rajonal drejt Tregut tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« BE-sĂ«.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku pritet të nisë në orën 09:30 dhe të përfundojë rreth orës 12:00.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Kos do të mbajnë fjalët hapëse të Samitit, ndërsa rreth orës 11:35 do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për mediet.

Ky samit synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke shtruar rrugën për integrimin e mëtejshëm të rajonit. /r.e/

The post Tirana mirĂ«pret tĂ« premten Samitin Growth Plan “Our pathway to EU” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

By: armand
8 November 2025 at 19:43

Presidenti Donald Trump bëri me dije se SHBA-të nuk do të marrin pjesë në samitin e G20 në Afrikën e Jugut për shkak të pretendimeve se njerëzit e bardhë po persekutohen në këtë vend. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte një turp që Afrika e Jugut po pret takimin, ku udhëheqësit nga ekonomitë [
]

The post SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut appeared first on BoldNews.al.

DOHA – Guterres kĂ«rkon veprime mĂ« tĂ« forta globale kundĂ«r varfĂ«risĂ« nĂ« samitin e OKB-sĂ«

4 November 2025 at 11:05

DOHA, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të rrisë përpjekjet e saj në luftën kundër varfërisë dhe pabarazisë në Samitin Botëror të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Social, në Doha.

“Zhvillimi i vĂ«rtetĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me prosperitetin e nje pakice”, tha sot Guterres nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp.

“Ka tĂ« bĂ«jĂ« me mundĂ«sitĂ« pĂ«r shumĂ« individĂ«, tĂ« bazuara nĂ« drejtĂ«si sociale, punĂ«sim tĂ« plotĂ« dhe dinjitet njerĂ«zor”, shtoi ai.

Guterres theksoi se vendet në zhvillim nuk po marrin mbështetje të mjaftueshme dhe kritikoi unionin ndërkombëtar për reagimin e tij të ngadaltë ndaj krizës klimatike dhe objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së.

Samiti Botëror për Zhvillim Social do të mirëpresë rreth 14,000 pjesëmarrës që do të diskutojnë mënyrat për të ulur varfërinë dhe pabarazitë sociale dhe për të zgjeruar sigurimet shoqërore dhe aksesin në punë të paguar mirë në nivel global deri të enjten.

Përveç Guterres, në samit po merr pjesë edhe Annalena Baerbock, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë dhe presidentja aktuale e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja gjermane e Punës, Barbel Bas, do të marrë pjesë në samit, gjithashtu.

Samiti i parë Botëror për Zhvillim Social u mbajt në Kopenhagë në vitin 1995. //a.i/

The post DOHA – Guterres kĂ«rkon veprime mĂ« tĂ« forta globale kundĂ«r varfĂ«risĂ« nĂ« samitin e OKB-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

By: V K
4 November 2025 at 10:20

Ditën e sotme, mbahet në Bruksel samiti për zgjerimin e BE-së, ku do të mblidhen bashkë udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim në Union.

Punimet pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.

Mësohet se në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, do të jenë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu.

Nga Unioni do të jetë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Samiti i radhës për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të shërbejë si një platformë e parë e këtij lloji, ku udhëheqësit e vendeve kandidate do të kenë mundësinë të ndajnë perspektivat e tyre mbi procesin e zgjerimit dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Nga vendosmĂ«ria e UkrainĂ«s dhe MoldavisĂ« pĂ«r t’u integruar nĂ« BE, pavarĂ«sisht sfidave tĂ« luftĂ«s sĂ« vazhdueshme nĂ« UkrainĂ«, deri te pritja shumĂ«vjeçare e vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor pĂ«r anĂ«tarĂ«sim, çdo udhĂ«heqĂ«s pritet tĂ« sjellĂ« pĂ«rvojĂ«n dhe kĂ«ndvĂ«shtrimin e vet kombĂ«tar mbi mĂ«nyrĂ«n se si perceptohet zgjerimi dhe çfarĂ« pritet nĂ« rrugĂ«n pĂ«rpara.

Sa i përket vendit tonë, udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar përparimin e jashtëzakonshëm të arritur gjatë muajve të fundit, duke e renditur atë ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Ky vlerësim shihet si një sinjal i qartë përkushtimi ndaj reformave dhe rrugës evropiane që vendi ka ndjekur me vendosmëri.

The post Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama appeared first on Albeu.com.

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

4 November 2025 at 09:32

TIRANË, 4 nĂ«ntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, sĂ« bashku me delegacionin shoqĂ«rues, do tĂ« udhĂ«tojĂ« sot drejt Brukselit pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« samitin e Zgjerimit tĂ« Bashkimit Europian, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ«sishme televizive e organizuar nga Euronews.

Ky samit do të bashkojë liderët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Samiti i Zgjerimit i Bashkimit Europian, i pari në formatin e tij, do të shërbejë si një platformë e re dialogu mes drejtuesve më të lartë politikë të Ballkanit Perëndimor me të Europës, në një kohë kur zgjerimi i Bashkimit Europian ka marrë një shtysë të re pas zhvillimeve gjeopolitike të viteve të fundit.

Rreth orĂ«s 14:30, kryeministri Rama do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e panelit tĂ« “EU Enlargement Summit”, sĂ« bashku me kryeministrin e Malit tĂ« Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministrin e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut Hristijan Mickoski.

ShqipĂ«ria vijon tĂ« konsiderohet si njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« avancuara nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Europian, me njĂ« objektiv tĂ« qartĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e tij deri nĂ« vitin 2030.

/m.m/j.p/

The post Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌