Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike. Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin. Duke folur […]
PEKIN, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Kina është ankuar se Holanda po tregon “mungesë të plotë të përgjegjësisë” lidhur me një krizë të zinxhirit të furnizimit me gjysmëpërçues,(çipa) për të cilën Pekini fajëson “ndërhyrjen” holandeze te prodhuesi i çipave Nexperia.
Një zdhënësi Ministrisë së Tregtisë, sipas agjencisë Xinhua News, tha se Pekini ka përsëritur se “ndërhyrja e papërshtatshme administrative” e palës holandeze në punët e brendshme të Nexperia-s ka shkaktuar krizë globale të zinxhirit të furnizimit me gjysmëpërçues.
Sipas zëdhënësit, Pekini përsëriti thirrjet që pala holandeze “të përmbahet nga veprime, të korrigjojë menjëherë shkeljet e saj dhe të heq çdo pengesë që dëmton stabilitetin dhe sigurinë e industrisë globale të gjysmëpërçuesve dhe zinxhirëve të furnizimit”.
Prodhuesi i gjysmëpërçuesve Nexperia është një degë jashtë vendit në pronësi të kompanisë kineze Wingtech Technology Co.
Qeveria holandeze mori kontrollin e kompanisë Nexperia në fund të shtatorit, duke përmendur shqetësime për transferimin e mundshëm të teknologjisë te Wingtech. Për këtë, ajo përdori për herë të parë kompetenca të posaçme sipas një ligji holandez të njohur si Akti i Disponueshmërisë së Mallrave.
Ky veprim, i cili bllokoi vendime menaxheriale të konsideruara kërcënim për sigurinë holandeze dhe evropiane, pasoi paralajmërimet e SHBA-së për lidhjet e kompanisë Nexperia me Kinën.
Wingtech e quajti ndërhyrjen e qeverisë holandeze në Nexperia “ndërhyrje të tepruar të nxitur nga paragjykime gjeopolitike”. /os/
Edhe disa orë kanë mbetur deri sa do të hyjmë në një vit krejtësisht të ri. Megjithatë, për shkak të kufijve gjeografikë (dhe vijave kohore imagjinare), çdo vend e feston këtë moment në një kohë të ndryshme.
Ndërsa Tokës i duhen plot 365 ditë dhe disa orë për t’u rrotulluar rreth Diellit, duke përmbyllur kështu një vit diellor, koha e rrotullimit të planetit rreth boshtit të vet – 24 orë – është ajo që bën gjithë ndryshimin.
Rrezet e dritës së ditës së Diellit godasin fillimisht Paqësorin dhe më pas planeti në rrotullim siguron që edhe pjesët e tjera të botës ta përjetojnë gradualisht kënaqësinë e mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Vendet e para që e mirëpresin vitin e ri janë ato që ndodhen në perëndim të “Vijës Ndërkombëtare të Datës” (International Date Line – IDL).
“Ishujt e Vijës”, që janë pjesë e Republikës së Kiribatit, u bënë të parët që festuan Vitin e Ri që nga viti 1995, kur ky shtet ishullor u zhvendos në lindje të IDL-së.
Për dijeni, ky vend oqeanik është i vetmi shtet në botë që ka territor në të katër hemisferat. Pas Kiribatit, radhën e kanë shpejt edhe shtete të tjera ishullore në Paqësor, përfshirë Samoan, Tongën, Tokelaun dhe Zelandën e Re.
Më pas vijnë Rusia, Fixhi, Ishujt Marshall, Nauru dhe Wallis & Futuna. Në vijim janë Tuvalu, Australia, Papua Guinea e Re, Guam, Mikronezia dhe Ishujt Mariana Veriore.
Në Azinë Juglindore, Indonezia, Japonia dhe Koreja e Veriut janë ndër të parat që marrin ngrohtësinë diellore të vitit të ri. /Telegrafi/
Samoa → 11:00, 31 dhjetor – 12:00 mesditë në Kosovë
Tonga → 11:00, 31 dhjetor – 12:00 mesditë në Kosovë
Tokelau → 11:00, 31 dhjetor – 12:00 mesditë në Kosovë
Zelanda e Re → 10:45, 31 dhjetor – 11:45 paradite në Kosovë
Rusia (Lindje) → 10:00, 31 dhjetor – 11:00 paradite në Kosovë
Fiji → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë
Ishujt Marshall → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë
Nauru → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë
Wallis & Futuna → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë
Tuvalu → 10:00 – 11:00 paradite në Kosovë
Australia → 09:30 – 10:30 paradite në Kosovë
Guinea e Re Papua → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë
Guam → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë
Mikronezia → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë
Ishujt Mariane Veriore → 09:00 – 10:00 paradite në Kosovë
Indonezia → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë
Japoni → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë
Koreja e Jugut → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë
Koreja e Veriut → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë
Timor-Leste → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë
Palau → 07:00 – 08:00 paradite në Kosovë
Kinë → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Filipine → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Malajzi → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Tajvan → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Hong Kong → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Singapor → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Mongoli → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Makao → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Brunei → 06:00 – 07:00 paradite në Kosovë
Vietnam → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë
Tajlandë → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë
Kamboxha → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë
Laos → 05:00 – 06:00 paradite në Kosovë
Mianmar → 04:30 – 05:30 paradite në Kosovë
Bangladesh → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë
Kazakistan → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë
Kirgistan → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë
Bhutan → 04:00 – 05:00 paradite në Kosovë
Nepal → 03:45 – 04:45 paradite në Kosovë
Indi → 03:30 – 04:30 paradite në Kosovë. /Telegrafi/
Kina ka intensifikuar ndjeshëm presionin ushtarak ndaj Tajvanit, duke lëshuar raketa dhe duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake rreth ishullit, në atë që konsiderohet një nga manovrat më të rrezikshme të viteve të fundit. Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake, forcat kineze kanë lëshuar raketa në ujërat në veri dhe jug […]
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Gjirokastër–Delvinë. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se një mjet i rëndë (maune) është përmbysur pasi rruga dyshohet se ishte e ndotur me naftë, duke e bërë të rrëshqitshme sipërfaqen. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka […]
Kina lëshoi sot një satelit të ri për qëllime kërkimore gjeografike nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në veriperëndim të vendit, transmeton Anadolu.
Sateliti Tianhui-7, i lëshuar në bordin e një rakete Long March-4B në orën 12:12 sipas kohës lokale ka hyrë në orbitën e tij të planifikuar, njoftoi agjencia shtetërore “Xinhua News”.
Ai do të përdoret kryesisht për detyra të tilla si hartëzimi gjeografik, studimet e burimeve tokësore dhe kërkimet shkencore.
Ky lëshim shënoi gjithashtu misionin e 622-të në serinë e raketave Long March.
Kina ka qëlluar me raketa në ujërat pranë Tajvanit në ditën e dytë të ushtrimeve të luftës në shkallë të gjerë rreth ishullit që synojnë të provojnë një bllokadë.
Ushtria e vendit vendosi anije të reja sulmi amfibe së bashku me aeroplanë bombardues dhe anije luftarake në atë që Pekini e quajti një "paralajmërim të ashpër" kundër forcave separatiste dhe "ndërhyrës të jashtëm".
Kina ka këmbëngulur prej kohësh që Tajvani - i cili është qeverisur veçmas nga Kina që nga viti 1949 pas luftës civile që solli Partinë Komuniste në pushtet - është pjesë e territorit të saj sovran dhe ka shprehur zemërim ndaj shitjeve të armëve amerikane në ishullin e vetëqeverisur.
Ushtria e saj po kryen 10 orë stërvitje me qitje të vërteta në pesë vende përreth Tajvanit.
Njësitë e forcave detare dhe ajrore gjithashtu simuluan sulme ndaj objektivave detare dhe ajrore, si dhe operacione anti-nëndetëse në veri dhe jug të ishullit, tha ushtria kineze.
Stërvitjet, të quajtura "Misioni i Drejtësisë 2025", janë më të mëdhatë sipas zonës dhe më të afërtat deri më tani me Tajvanin.
Stërvitjet, të cilat përfshinin përdorimin e shkatërruesve, fregatave, luftëtarëve dhe bombarduesve, filluan 11 ditë pasi SHBA-të njoftuan një paketë rekord armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës së Tajvanit tha se Pekini duket se po përdor lojërat e luftës për të praktikuar goditjen e objektivave tokësorë, siç është sistemi raketor HIMARS i prodhuar në SHBA - një sistem artilerie shumë i lëvizshëm me një rreze veprimi prej rreth 300 km (186 milje) që mund të godasë objektivat bregdetare në Kinën jugore.
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, theksoi në një postim në Facebook se trupat e vijës së frontit ishin të përgatitura për të mbrojtur ishullin, por se Taipei nuk kërkoi të përshkallëzonte situatën. /Telegrafi/
Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen. Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e […]
Një turist, i cili ishte i zënë duke parë telefonin e tij, u rrëzua nga një shteg malor nga një mushkë që i erdhi nga pas në një shteg.
Incidenti ndodhi gjatë një ngjitjeje në tempullin Caishen në majën Beigao në Hangzhou të Kinës, transmeton Telegrafi.
Pamjet e momentit tregojnë burrin duke qëndruar në buzë të një shkalle të ngushtë prej guri, i ngjitur pas telefonit të tij, ndërsa vizitorë të tjerë lëvizin rreth tij përgjatë shtegut.
Ndërkohë, një mushkë që mbante çanta të ngarkuara dhe që drejtohej përpjetë nga një trajner i moshuar, i afrohet turistit të shpërqendruar nga pas, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mushka nuk bën kontakt të drejtpërdrejtë me burrin, çantat e saj të ngarkesës e godasin atë, duke bërë që ai të humbasë ekuilibrin.
Burri shihet duke rrëshqitur përpara se të rrëzohet poshtë shpatit të pjerrët pranë shtegut. Disa vizitorë nxituan ta ndihmonin dhe u thirrën shërbimet e urgjencës.
Turisti i plagosur u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, megjithëse gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur. /Telegrafi/
Kina përsëriti sot “mbështetjen” e saj për të gjitha “përpjekjet që çojnë në zgjidhje paqësore të krizës së Ukrainës”, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se është bërë “përparim i rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë.
“Pekini shpreson se të gjitha palët do të arrijnë marrëveshje paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese përmes dialogut dhe negociatave në një datë të hershme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian në konferencën për mediat në kryeqytetin kinez.
Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të dielën dhe tha se “Ne mbuluam që dikush do të thoshte 95 për qind. Nuk e di se sa për qind, por kemi bërë shumë përparim në përfundimin e asaj lufte, e cila është me të vërtetë lufta më vdekjeprurëse që nga Lufta e Dytë Botërore, ndoshta lufta më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Presidenti amerikan tha se pjesët e mbetura të planit të paqes mund të bien dakord brenda “disa javësh” nëse puna shkon “shumë mirë”. Përpara udhëtimit të tij në SHBA, presidenti ukrainas tha se një paketë e re sanksionesh do të synonte kompleksin ushtarako-industrial rus, i cili përfshin edhe individë nga Kina.
Pekini më parë e ka nxitur Zelenskyyn kundër “keqbërjeve” të tilla. Lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë ka vrarë, plagosur dhe zhvendosur miliona njerëz që nga shkurti i vitit 2022.
Së bashku me Brazilin, Kina ka formuar “Grupin e Miqve të Paqes” për të promovuar zgjidhje politike për krizën ukrainase. Veçmas, Jian përshëndeti “mbështetjen e vazhdueshme dhe të vendosur” të Rusisë për qëndrimin e Kinës ndaj Tajvanit.
“Tajvani është çështje e brendshme e Kinës. Parimi i një Kine përfaqëson konsensus të gjerë të bashkësisë ndërkombëtare dhe normë themelore që rregullon marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendosmëria e Kinës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial është e palëkundur”, tha Jian.
Kina po zhvillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar pushtimin dhe bllokadën e zonave kryesore të ishullit, si një paralajmërim kundër "forcave separatiste".
Ushtria, marina, forcat ajrore dhe forca raketore janë dërguar për stërvitjet që përfshijnë ushtrime me armë zjarri, tha ushtria kineze, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Me emrin e koduar "Misioni i Drejtësisë 2025", stërvitjet po zhvillohen disa ditë pasi SHBA-të njoftuan shitjen e një prej paketave të saj më të mëdha të armëve në Tajvan me vlerë 11 miliardë dollarë (rreth 9.4 miliardë euro).
Ky veprim shkaktoi protesta të ashpra nga Pekini, i cili nga ana tjetër sanksionoi firmat amerikane të mbrojtjes.
Përpjekjet e Tajvanit për të rritur mbrojtjen e tij këtë vit kanë zemëruar gjithashtu Pekinin, i cili pretendon ishullin e vetëqeverisur si territorin e tij.
Footage published earlier by the Eastern Theater Command of the Chinese People’s Liberation Army as part of the lead up to Exercise “Justice Mission 2025” encircling the Island of Taiwan. pic.twitter.com/CWhFdX0VMI — OSINTdefender (@sentdefender) December 29, 2025
Zyra presidenciale e Tajvanit ka kritikuar stërvitjet e ardhshme kineze, duke i quajtur ato një sfidë ndaj normave ndërkombëtare.
Ministria e mbrojtjes e Tajvanit theksoi se ata zbuluan aeroplanë dhe anije kineze rreth Tajvanit të hënën në mëngjes dhe kanë vendosur forcat dhe sistemet e tyre raketore për të monitoruar situatën.
Forcat e saj janë në "gatishmëri të lartë" për të mbrojtur Tajvanin dhe për të "mbrojtur popullin tonë", tha ministria.
Në një postim në Weibo, Komanda e Teatrit Lindor të ushtrisë kineze - përgjegjëse për Ngushticën e Tajvanit - e përshkroi stërvitjen e ardhshme ushtarake si një "mburojë drejtësie".
"Të gjithë ata që komplotojnë pavarësinë do të shkatërrohen sapo të hasin mburojën!", thuhej në postim.
Ndërsa disa stërvitje fillestare kanë filluar, ushtria tha se do të zhvillojë një stërvitje të madhe nga ora 08:00 deri në 18:00 sipas orës lokale të martën.
Ndërsa Kina ka bërë thirrje prej kohësh për "ribashkimin paqësor" me Tajvanin, ajo gjithashtu ka një ligj që thotë se do të përdorë "mjete jo-paqësore" për të parandaluar "shkëputjen" e ishullit. /Telegrafi/
Një robot i zhvilluar nga një kompani kineze theu një rekord botëror Guinness duke luajtur badminton me ndihmën e disa prej lojtarëve më të mirë njerëzorë të vendit.
Roboti, i zhvilluar nga kompania teknologjike Zhejiang Shenchen Kaidong, u përball me disa nga lojtarët më të mirë të badmintonit në Kinë në Shaoxing, Zhejiang.
Roboti arriti të kthejë me sukses 1,452 goditje të njëpasnjëshme, duke vendosur rekord botëror. /Telegrafi/
Një makinë është përfshirë nga flakët, këtë të diel në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 2, ku automjeti në pronësi të shtetasit A.M është përfshirë nga zjarri. Automjeti ka qënë i parkuar dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se […]
PEKIN, 27 dhjetor /ATSH-AA/ – Kina lëshoi sot një satelit të ri meteorologjik nga provinca jugperëndimore Sichuan.
Sateliti “Fengyun-4 03” u lëshua me një raketë “Long March-3B” në orën 12:07 të mëngjesit me kohën lokale dhe ka hyrë me sukses në orbitën e planifikuar, raportoi agjencia shtetërore Xinhua.
Fengyun-4 03 tani do t’i bashkohet konstelacionit meteorologjik Fengyun të Kinës, i cili përbëhet nga 20 satelitë.
Sipas CGTN-së, sateliti është projektuar kryesisht për të mbështetur parashikimet afatshkurtra të motit.
Ai është i pajisur me katër instrumente për vëzhgimin e Tokës dhe dy instrumente për vëzhgimin diellor.
Mundësitë e tij përfshijnë: përfundimin e një skanimi të plotë të Tokës brenda pesë minutave — nga 15 minuta më parë; zbulimin e ndryshimeve të temperaturës së atmosferës deri në një të pesëdhjetën e gradës Celsius nga mijëra kilometra larg; dhe arritjen e një rezolucioni hapësinor prej tetë kilometrash.
Sateliti gjithashtu mund të hartëzojë temperaturën dhe lagështinë në gjithë Kinën brenda një ore.
Akademia e Teknologjisë së Fluturimit Hapësinor të Shangait tha se rrjeti i përmirësuar do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e Kinës në parashikimin e motit, parandalimin e fatkeqësive meteorologjike, monitorimin e motit hapësinor dhe vëzhgimin e mjedisit ekologjik. /os/
Makinat me lëndë djegëse po i mbijetojnë politikave që vendosën “vdekjen” e tyre.
Prova për këtë është vendimi i fundit i Bashkimit Europian që deklaroi se do të tërhiqej nga zotimi se deri në 2035-n do të zhdukte makinat me naftë apo benzinë dhe do të kishte vetëm elektrike (EV). Njoftimi erdhi një ditë pasi gjigandi i makinave Ford tha se ka hequr dorë nga prodhimi i makinave elektrike, njësoj si shumë prodhues të tjerë që po i lënë në plan dytësor “strategjitë e mbrojtjes së klimës”.
Këto zhvillime tregojnë se tranzicioni energjetik është shumë më i alrgët nga se e kishim menduar dhe se makinat ndotëse do të vazhdojnë të dominojnë rrugët e Europës dhe Amerikës për të paktën edhe disa dekada. Kjo po ashtu thellon edhe kontrasttin midis Perëndimit dhe Kinës, që ka zhvilluar një treg të mjeteve elektrike, me mbështetjen e shtetit.
Në SHBA, ku presidenti Donald Trump i quan makinat elektrike si “mashtrim”, Shtëpia e Bardhë ka ndërprerë ndihmat ekonomike për ata që donin të blinin makina elektrike. Po ashtu njoftoi se do të zbusë kriteret për mjetet dhe kamionët, që ishin vendosur më herët në kuadër të mbrojtjes klimatike.
Zyrtarët europianë thonë se favorizojnë një të ardhme kryesisht elektrike, dhe shumë vende ende kanë incentiva për automjetet elektrike. Por Brukseli është përballur me presion të madh nga prodhuesit e automjeteve të kontinentit për të zbutur ndalimin e planifikuar për vitin 2035. Prodhuesit e “vjetër” të makinave, me fuqinë punëtore të madhe dhe fabrikat e ndërtuara për motorë me djegie të brendshme, kanë pasur vështirësi të konkurrojnë me EV-të kineze, që janë me kosto të ulët dhe cilësi të lartë.
Propozimi i rishikuar do t’i detyrojë prodhuesit të arrijnë reduktimin e 90% të emetimeve të flotës krahasuar me nivelin e vitit 2021. Kjo do të thotë se shumica e automjeteve do të jenë plotësisht elektrike. Por gjithashtu lejon hapësirë për hibride duke përfshirë ato me opsion plug-in dhe automjete me karburant.
Ferdinand Dudenhöffer, drejtori i Qendrës për Kërkimin Automobilistik në Bochum, Gjermani, tha se sheh industrinë globale të ndahen në tre pjesë – një në Shtetet e Bashkuara, plotësisht mbështetëse e makinave me benzinë e naftë; një në Kinë, e fokusuar tërësisht në EV; dhe një tjetër në Europë, ku politikat tani janë të paqarta. Ai tha se prodhuesit kinezë do të përfitojnë më së shumti nga kjo dinamikë, sepse tregu kinez tejkalon atë amerikan dhe europian dhe duket se do të vazhdojë të rritet dhe të elektrifikohet.
Tregjet amerikane dhe europiane kanë pasur vështirësi të shkëputen nga automjetet me djeguie sepse motorët me djegie të brendshme kanë marzh më të lartë fitimi. Por kjo strategji i vendos ata në një pozicion të vështirë afatgjatë.
“Në të ardhmen, Kina do të vendosë rregullat e industrisë automobilistike,” tha Dudenhöffer.
Me një leje për të vazhduar prodhimin e makinave me benzinë, ai tha se prodhuesit perëndimorë “fitonin një përfitim afatshkurtër. Por në plan afatgjatë, ata humbasin shumë. Avantazhet e prodhuesve kinezë do të rriten gjithnjë e më shumë.”
Ford, në njoftimin e saj, tha se po kërkonte “mundësi me kthim më të lartë” duke zgjeruar opsionet me benzinë dhe hibride. Ajo tha se do të prodhojë një kamion me benzinë në një fabrikë në Tennessee, ndërsa pezullon prodhimin e EV-së kryesore, F-150 Lightning.
Prodhues të tjerë si Volvo dhe Porsche gjithashtu kanë tërhequr planet më ambicioze për EV. Më herët këtë vit, Stellantis, që përfshin markat Jeep dhe Fiat, ka ndryshuar drejtimin duke u larguar nga planet për të qenë plotësisht elektrik në Europë deri në 2030.
Ndalimi i automjeteve me benzinë e naftë ishte një komponent kryesor i planit të Europës për klimën, i prezantuar katër vite më parë, ndërsa zyrtarët e quajtën një “detyrë të brezave” për të shpëtuar planetin. Në atë kohë, udhëheqësit e BE-së thanë se kishin vendosur industrinë e makinave të kontinentit që përbën 7% të PBB-së së Europës në krye të inovacionit duke krijuar një objektiv të qartë për të ardhmen.
Por prodhuesit e mëdhenj të makinave, përfshirë Mercedes-Benz, Volkswagen dhe BMW, kanë parë vlerat e tyre të tregut të bien ndjeshëm. Në një gabim strategjik, EV-të që ata prodhuan zakonisht ishin të segmentit të lartë, jo për masën. Ndërkohë, udhëheqësit në Gjermani dhe Itali përshkruan objektivin e vitit 2035 si një rrezik për vendet e punës europiane.
“Një kufizim kaq i rreptë në 2035 nuk do të ndodhë, nëse është për mua,” tha kancelari gjerman Friedrich Merz./Washington Post – Gazetasi.al
Kabineti i Japonisë miratoi të premten një plan rekord buxhetor për mbrojtjen që tejkalon 48.82 milionë euro për vitin e ardhshëm, duke synuar të forcojë aftësinë e saj kundërsulmuese dhe mbrojtjen bregdetare me raketa lundrimi dhe arsenale pa pilot, ndërsa tensionet rriten në rajon.
Projektbuxheti për vitin fiskal 2026, që fillon në prill, është 9.4% më i lartë se viti 2025 dhe shënon vitin e katërt të programit pesëvjeçar të vazhdueshëm të Japonisë për të dyfishuar shpenzimet vjetore për armët në 2% të produktit të brendshëm bruto.
“Është minimumi i nevojshëm, ndërsa Japonia përballet me mjedisin më të rëndë dhe më kompleks të sigurisë në epokën e pasluftës”, tha Ministri i Mbrojtjes Shinjiro Koizumi, duke theksuar vendosmërinë e vendit të tij për të ndjekur ndërtimin ushtarak dhe për të mbrojtur popullin e saj.
“Kjo nuk e ndryshon rrugën tonë si një komb paqedashës”, shtoi ai.
Plani i buxhetit kërkon miratimin parlamentar deri në mars që të zbatohet si pjesë e një projektligji për buxhetin kombëtar prej 663 miliardë euro.
Programi pesëvjeçar i ndërtimit të mbrojtjes do ta bënte atë shpenzuesin e tretë më të madh në botë, pas SHBA-së dhe Kinës.
Japonia ka forcuar aftësinë e saj ofensive me raketa me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar objektivat e armikut nga distanca, një ndryshim i madh nga parimi i saj i pas Luftës së Dytë Botërore për kufizimin e përdorimit të forcës vetëm për vetëmbrojtje.
Strategjia aktuale e sigurisë, e miratuar në vitin 2022, e emërton Kinën si sfidën më të madhe strategjike të vendit dhe bën thirrje për një rol më ofensiv për Forcën e Vetëmbrojtjes së Japonisë në kuadër të aleancës së saj të sigurisë me SHBA-në.
Plani i ri i buxhetit përfshin një blerje prej 960.2 milionë euro të raketave tokë-anije të tipit 12 të zhvilluara dhe të përmirësuara në vend me një rreze veprimi prej rreth 1,000 kilometrash.
Grupi i parë i raketave Tipi-12 do të vendoset në prefekturën jugperëndimore Kumamoto të Japonisë deri në mars, një vit më herët se sa ishte planifikuar, ndërsa Japonia përshpejton ndërtimin e raketave në rajon.
Pjesërisht për shkak të popullsisë në plakje dhe në rënie të Japonisë dhe vështirësive të saj me një ushtri me mungesë personeli, qeveria beson se armët pa pilot janë thelbësore.
Për të mbrojtur brigjet, Japonia do të shpenzojë 542.5 milionë euro për të vendosur dronë pa pilot ajror, sipërfaqësor detar dhe nënujor për mbikëqyrje dhe mbrojtje sipas një sistemi të quajtur “SHIELD” të planifikuar për marsin e vitit 2028.
Për një vendosje më të shpejtë, Japonia fillimisht planifikon të mbështetet kryesisht në importet, ndoshta nga Turqia ose Izraeli.
Japonia po përpiqet të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes, kryesisht të brendshme, duke marrë pjesë në zhvillime të përbashkëta me vendet mike dhe duke nxitur shitjet e huaja, pasi ka lehtësuar në mënyrë drastike kufizimet e eksportit të armëve vitet e fundit.
Për vitin 2026, Japonia planifikon të shpenzojë më shumë se 867 milionë euro për të zhvilluar së bashku me Britaninë dhe Italinë një aeroplan luftarak të gjeneratës së ardhshme, për t’u vendosur në përdorim në vitin 2035.
Ekzistojnë gjithashtu plane për kërkimin dhe zhvillimin e dronëve të operuar nga Inteligjenca Artificiale, të projektuar për të fluturuar me këtë aeroplan. /Telegrafi/
Qeveria e Japonisë miratoi të premten një plan rekord buxhetor për mbrojtjen prej më shumë se 9 trilionë jenësh (58 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm, që synon forcimin e fuqisë së saj parandaluese kundër Kinës, si dhe kundërsulmet dhe aftësitë mbrojtëse bregdetare përmes raketave kruiz dhe sistemeve të armëve pa pilot. Projektbuxheti për vitin […]
Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Evropa do të zhdoganohen me çmime të reja reference në Shqipëri.
Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve.
Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave.
Për çdo kategori është përcaktuar një vlerë minimale nën të cilën automjeti nuk mund të zhdoganohet, pavarësisht çmimit të deklaruar nga importuesi.
Po ashtu, janë rritur kufijtë minimalë edhe për kamionçinat, furgonat dhe kamionët, në varësi të kapacitetit mbajtës.
“Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në këto buletine dhe site nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara, si më poshtë:
Për autoveturat çmimet janë:
a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë;
b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë;
c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë;
d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë;
e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë;
f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.
Për kamionçina, furgona dhe kamionë, sipas kapacitetit mbajtës çmimet janë:
a) deri në 1.5 tonë jo më pak se 500 000 lekë;
b) nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 750 000 lekë;
c) nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 1 062 500 lekë;
d) nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1 250 000 lekë;
Në Kinë, një postier u përball me një ngjarje tragjike kur biçikleta e tij elektrike u përfshi nga zjarri ndërsa ai po ecte.
Ngjarja ndodhi papritmas, duke lënë burrin të mbuluar nga flakët dhe duke shkaktuar djegie në rreth 90 për qind të trupit të tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët po punojnë për të stabilizuar gjendjen e tij kritike dhe për të trajtuar djegiet e rënda.
Shkaku më i mundshëm i incidentit është një bateri me defekt e biçikletës elektrike. Sipas mediave lokale, objekti ishte blerë vetëm pesë ditë para ngjarjes, duke treguar se problemi mund të ketë qenë teknik dhe jo rezultat i përdorimit të gjatë.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në publik, veçanërisht tek përdoruesit e biçikletave elektrike, pasi tregon rreziqet që lidhen me pajisjet elektronike dhe rëndësinë e kontrollit të sigurisë para përdorimit.
Autoritetet po hetojnë rastin për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/