Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz

By: Brisi
29 December 2025 at 16:18

Nga Basir Çollaku “..Shteti mafioz, është një sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, janë infiltruar në role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke përafruar deri në njëhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike janë në aleancë me krimin, për të vjedhur pasuritë dhe fondet publike, për të intimiduar dhe […]

The post “Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz appeared first on BoldNews.al.

Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive

By: Elva
29 December 2025 at 14:02

Nga Klodian Tomori Banda e gjeti sërish justifikimin për të mashtruar qytetarët. Tubi i Vlorës që u ça, sipas tyre, qenka vendosur nga Sali Berisha në vitin 2009. Dhe meqë Saliu “i bënte gjërat keq” sepse vidhte shumë, paska vendosur një tub të lirë, defektoz, që sot nuk prodhohet më nga asnjë fabrikë në botë. […]

The post Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive appeared first on BoldNews.al.

AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt

By: Ela
29 December 2025 at 10:48

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t […]

The post AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt appeared first on BoldNews.al.

Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda…

By: Ela
27 December 2025 at 11:08

Nga Basir Çollaku Kongresi Amerikan miratoi një projekt sigurie për rajonin e Ballkanit, me afat 90 ditor, ku përfshiet dhe Shqipëria, për të mbrojtur qytetarët nga qeveritarët e kurruptuar të inkriminuar, ndërtuesit e një ngrehine keqbërëse terroriste. Me emër qeveri. Me lëndë nga Kolumbia, Meksika, Venezuela, Peruja, Ekuadori, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra acorona, Cosa Nostra, Dubai, […]

The post Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda… appeared first on BoldNews.al.

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit

By: Ela
25 December 2025 at 13:27

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025. Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone, dhe nis t’i rrëfejë dramën e […]

The post Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit appeared first on BoldNews.al.

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

25 December 2025 at 13:19

Teatri Kombëtar rikthehet në vëmendje pas një mungese të gjatë nga fejsbukët zyrtarë të qeverisë. Këtë herë, përmes një video-performance me “drone drop” mbi një kantier ndërtimi, i cili nuk dallon shumë nga qindra të tjerë në qytet.

Pamja promovohet si reklamë e një “pune” të premtuar që po kryhet – pra një lloj raportimi, në mungesë të llogaridhënies, – ndërsa qyteti vazhdon të ndërtohet dhe qindra leje të reja miratohen, pa pyetur askënd tjetër përveç pushtetit.

Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.

Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe më pas ministri i Kulturës, e pas tyre i gjithë tabori i pushtetit, – na përsërisin prej kohësh të njëjtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet të vijojë!), për sa kohë ata janë aktorët kryesorë në skenën e pambaruar të teatrit.

Në fakt, e gjithë qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenë e madhe teatrale, ku vetë teatri u shndërrua në njësi marketingu, ndërsa “star-arkitektët” në kukullat e teatrit prej letre.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.

Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.

Tre vjet më parë, më 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – të shoqëruar nga taborët e administratave përkatëse – vendosën atë që e quajtën “gurin e parë të themelit”.

“Baballarët e kombit” në themel të Teatrit të Ri Kombëtar, “më të bukurit dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, sipas logjikës patriarkale të pushtetit: njësoj si kryefamiljari që vendos gurin e parë të shtëpisë.

Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.

Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.

Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.

Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.

Duhej shembur teatri, që spektakli i kullave të merrte skenën. Për shembull, kulla që duhej ta zëvendësonte atë – dhe që do t’i merrte tokën, hapësirën dhe kujtesën, – sot ngrihet 33 kate lart (Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels për Fusha shpk), deri në kufijtë e pronës, praktikisht ngjitur me të.

Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.

Kulla ngrihet e qetë, duke na vështruar nga lart me cinizëm pedagogjik, sikur të na thotë: “Kot bëtë zhurmë. Nuk ju mora asnjë metër truall. Ju lashë madje dhuratë projektin më të bukur në Evropë që nga viti 1945. Të ma dini për nder!”

Kjo është arkitekturë disonante: Një formë pushteti që prodhon konflikt me kujtesën urbane, mohon dhunën mbi trashëgiminë përmes estetikës dhe e “ribrendon” shkatërrimin si bujari institucionale – ndërsa publiku ftohet, edhe një herë, të duartrokasë.

Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.

Lexoni gjithashtu:

The post Teatri u shemb, spektakli vazhdon appeared first on Citizens.al.

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

By: Ela
24 December 2025 at 09:37

Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]

The post Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS appeared first on BoldNews.al.

Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet

22 December 2025 at 15:23

Që në krye të herës duhet të themi se sekreti hetimor është një e mirë publike, siç është edhe gazetaria. Ligjërisht dhe moralisht, çdokujt, përfshirë edhe gazetarëve, u lind detyrimi të ruajnë sekretin hetimor në rast se u bie në dorë rastësisht. Për shembull, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi si të drejtë […]

The post Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet appeared first on Reporter.al.

Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?!

By: armand
21 December 2025 at 18:36

Nga Basir Çollaku Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se ska shqyrtim kërkesës së Prokurorisë deri me 22 janar 2026, kur ai pret vendinin e Kushtetueses për pezullumin ose jo nga detyra të zëvlndëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë as ndryshojnë udhën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur të çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë. […]

The post Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?! appeared first on BoldNews.al.

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

By: Ela
20 December 2025 at 14:46

Nga Muriel Bistro Nëse dikush hyn në një shtëpi publike dhe bërtet për moralin, është ose i marrë, ose pjesë e lojës për të rritur çmimin. Në Shqipëri, të thërrasësh “hajdut” përballë një sistemi që është ngritur mbi gjakun e kokainës dhe betonizimin e parave të pista, nuk është më protestë – është naivitet kriminal. […]

The post Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj appeared first on BoldNews.al.

Librat që lexuam këtë vit

20 December 2025 at 07:53

Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat absolutisht më të shitur te Shtëpia e Librit këtë vit, libra që tërhoqën vëmendjen e lexuesit falë zhurmës mediatike që i parapriu dhe pasoi publikimin e tyre. Kazhani rrëfen përballjen e saj me sëmundjen dhe […]

The post Librat që lexuam këtë vit appeared first on Reporter.al.

Avokati i Popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar

By: Ela
18 December 2025 at 08:57

Nga Thoma Gëllçi Le të pranojmë, për hir të debatit publik, se Edi Rama ia hodhi Sali Berishës në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke kaluar në Kuvend si kandidat konsensual Endri Shabanin. Por edhe nëse ky skenar merret si i mirëqenë, pyetja thelbësore mbetet: pse pikërisht Endri Shabani? Çfarë e bën atë figurën e […]

The post Avokati i Popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar appeared first on BoldNews.al.

E ku ka më mirë se propaganda!

17 December 2025 at 13:05

Autor: Artan Rama

Dje, në një prej sallave luksoze të hotelit ndërkombëtar me pesë yje, “Maritim Hotel Plaza, pranë qendrës historike dhe tregtare të Tiranës, Komisioneri për të Drejtën për Informim (dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale) zhvilloi konferencën propagandistike mbi transparencën, me mbi njëqind e pesëdhjetë të ftuar: ambasadorë, deputetë, ministra, prokurorë, anëtarë të organeve të larta të drejtësisë, kryetarë të bashkive të vendit, kryetarë të këshillave bashkiakë, koordinatorë të së drejtës për informim, nëpunës jo shtetërorë nga shoqëria civile dhe fare, fare pak gazetarë. Por i ftuari nr. 1 ishte Kryeministri Edi Rama.

Hotel “Plaza” është shndërruar prej kohësh në një ekosistem mikpritës për aktivitetet ceremoniale të Komisionerit, kostot e të cilave duhet të jenë në rritje, ndërsa dobia e aktiviteteve, në rënie.

Paketa propagandistike ofronte një atmosferë festive dhe solemne. Të ftuarit ishin ulur në formë rrethore. Të njëjtën simbolikë ofronte edhe skenografia në qendër të skenës, ku folësit specialë ishin ftuar të diskutonin rreth një tryeze të rrumbullakët, e pozicionuar disi më lart në platformë, mbi të pranishmit. Së bashku me ta, në të njëjtën tryezë do të qëndronte edhe  Kryeministri.

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen edhe mbi përmbajtjen, organizatorët ishin kujdesur ta pagëzonin konferencën me një titulli të goditur: “Agora e Transparencës në Kohën e Integrimit”. Në këtë rast, simbolika i shërben qëllimit. Sa më i ngarkuar titulli figurativisht, aq më pak do të përpiqet publiku që të depërtojë nën stilistikën letrare të tij. Studimet kanë treguar se shpesh, ajo çka përcillet përmes titujve merret si e vërtetë, pa hulumtuar përmbajtjen. Madje edhe dizajni i ftesës tregonte grafikun e një rrethi.

Por le të qëndrojmë te fjala “Agora”.

Sikurse në Antikitet, ku me Agora në Athinën helenike nënkuptohej hapësira publike, në të cilën mblidheshin dhe diskutonin mes tyre qytetarë të barabartë, sot fjala ruan të njëjtën semantikë. Pra, sipas organizatorëve, tryeza në “Plaza” nënkupton të njëjtën gjë: një hapësirë ku pikëpamje të ndryshme debatohen për të arritur zgjidhje të arsyeshme. Por çështja është se askush nuk mund ta besojë kaq lehtë këtë përrallë moderne, përveç se nën efektin marramendës të një organizimi festiv prej pushtetit.

Keqkuptimi më i madh me konferencat është se publikut nuk i bën më përshtypje mungesa e debatit, fshehja e problemit dhe fabrikimi i një konsensusi të rremë. E tërë konferenca ndërtohet mbi një narrativë të kontrolluar e të gënjeshtërt.

Që manipulimi të ketë efekt, kontrolli duhet të zgjerohet në të tjera dimensione, duke përjashtuar nga pjesëmarrja kritikët. Të tillë ka në media dhe sa më të pavarur, aq më të rrezikshëm. Pra, në sallë nuk duhet të ketë zëra kritikë. Më së paku, Komisioneri u kujdes që të mos ftohej asnjë i tillë që mund të rrezikonte prishjen e  atmosferës festive. Lista emërore iu kalua “Gardës” dhe ushtarakë me veshje civile në hyrje të sallës u kujdesën për sigurinë fizike, por edhe për moslejimin e askujt, emri i të cilit nuk ishte në listën e hartuar nga pritësi (Komisioneri).

Më tej, operacioni i manipulimit përparon drejt “gjithpërfshirjes”. Përpjekja është që gjoja të arrihet një pjesëmarrje diverse, por duke u siguruar që të ftohen gjithmonë të njëjtët njerëz; të njëjtat fytyra, të njëjtat retorika; të njëjtat falenderime, duartrokitje, veshje. E njëjta heshtje!

Rreth tryezës së rrumbullakët janë ftuar të diskutojnë si të barabartë, përfaqësues të organizatave joqeveritare (shumica mediatike). Për shumë njerëz, dallimi mes këtyre organizatave dhe organeve shtetërore po bëhet i vështirë. Është e vështirë të kuptosh ndryshimin mes një burokrati që nuk thotë asgjë dhe dikujt që në emër të korrektesës politike, nuk bën asnjë kritikë, nuk zhvillon asnjë debat, nuk jep asnjë zgjidhje. Të ftuarit rreth tryezës paguhen nga i njëjti donator: BE. Sa larg mund të shkojë kritika e tyre për qeverinë?

Imagjinoni, të ftuarit nuk bënë asnjë kritikë për Dervishin, megjithëse veprimet e këtij të fundit i kanë shkaktuar gazetarisë, veçanërisht asaj hulumtuese, dëme të mëdha. Me të drejtë dikush mund të pyesë: cili është dallimi mes tyre? Mos vallë u kompleksuan nga ftesa? Përse paska të drejtë që Komisioneri të seleksionojë media, për të zbukuruar punën e tij, ndërsa këto media nuk paskan mundësi që të ushtrojnë ndërshmërisht deontologjinë profesionale për të kritikuar veprimet dhe mosveprimet e Komisionerit, pikërisht në tryezën ku ndodhet edhe Kryeministri? A shqetësohen donatorët e shoqërisë civile se Bashkimi Evropian po pranon në gjirin e tij politik dhe kulturor, jo një aspiratë përpjekjeje të sinqertë të një kombi, por një tribunë me ngjyra të ndezura, poshtë së cilës, si dikur në Shqipërisë Socialiste, marshonin në rresht, qoftë me dëshirë, qoftë të imponuar, të gjithë, pa përjashtim? Mos ndoshta palët mendojnë njësoj? – Sekush të përfitojë për vete! Nëse është kështu, ata janë partnerë me Komisionerin…në krah të njëri-tjetrit, por kurrsesi përballë. Dhe në këtë moment tryeza shndërrohet, nga e rrumbullakët në një rreth vicioz, pak ose aspak e dobishme për publikun.

Krahas Ramës, Komisioneri për të Drejtën për Informim, Besnik Dervishi, është ndër të paktët individë që vijon të drejtojë të njëjtin institucion, prej më shumë se dhjetë vjetësh. Nën shembullin e Kryeministrit, edhe Dervishi është transformuar në një ekspert i spikatur konferencash dhe propagande, duke ngritur në heshtje dhe pa u lodhur, një mekanizëm korruptiv selektimi, duke favorizuar vetëm ato kërkesa për informacion që kontribuojnë, në radhë të parë, për imazhin e tij në funksion të begatisë personale; duke përzgjedhur për të bashkëpunuar një numër të ngushtë organizatash të shoqërisë civile, por duke përjashtuar të gjithë të tjerët. Sepse vetëm në këtë mënyrë, duke përjashtuar kritikët, duke mbyllur të gjitha çarjet e kësaj ngrehine të gënjeshtërt nga drita e së vërtetës, vetëm kështu mund të mbahet në këmbë struktura e pushtetit të korruptuar.

Dhe vjen gjithmonë ai çast i mërzitshëm, kur njerëzit fillojnë e besojnë te mashtrimi; fillojnë e besojnë se gjërat e vërteta janë ashtu si duken, ashtu si u serviren. Dhe pushojnë së menduari, sepse të menduarit shndërrohet në një kompleks psikologjik që rrezikon të diskriminojë qënien përballë shumicës së manipuluar. Në këtë çast njeriu dorëzohet dhe braktis çdo përpjekje për të depërtuar në thellësi. I tillë është efekti i propagandës.

Epidemia e konferencave po përhapet kudo në prag të integrimit, rreth kullave të reja të kryeqytetit, ky tryezat e rrumbullakëta të antikorrupsionit po shndërrohen në tribuna propagande që fshehin korrupsionin. Qëllimi nuk është transparenca, debati mbi qeverisjen, shpenzimet, abuzimet, por që të na bindin se flitet për to pa përmendur asgjë prej tyre.

Megjithatë, sado e sofistikuar makineria e “spining”, situata mbetet po aq shpresëdhënëse, sepse ne dimë dobësinë e tyre: fasadën; dimë mënyrën për ta rrëzuar, mënyrën për ta diskredituar atë; dimë si t’i shkundim njerëzit nga kënaqësia që prodhon opiumi i propagandës.

Por kjo nuk mjafton, nëse nuk reagohet publikisht; nëse nuk tregohet kurajo dhe guxim, të cilat nuk kanë çmim, ndaj dhe ata e kanë vështirë që t’i blejnë.

The post E ku ka më mirë se propaganda! appeared first on Citizens.al.

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

By: Brisi
14 December 2025 at 19:37

Nga Lutfi Dervishi Marrëveshja për Avokatin e Popullit, në traditë, është një kandidaturë e propozuar nga opozita. Por tradita ka edhe një kusht: kandidati duhet të pranohet nga shumica, sepse ajo i ka votat. Dhe në finale nuk zgjidhet avokati i opozitës, por Avokati i Popullit. Votat e disa deputetëve të PD -së për të […]

The post Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur appeared first on BoldNews.al.

Mafia 1 SPAK 0, ndeshja u shit në shtesë…

By: Elva
13 December 2025 at 12:26

Nga Basir Çollaku  Gjykata Kushtetuese nuk është një 9-she juridike me djersë të spikatur pavarësie, me një barrë rë dukshme diturie, me thinja vitesh përvoje, me rrahje të palëkundura patriotike, dhe diell rrezatues integriteti. Por ajo ka episode rezistence në përballje me pushtetet. Ky rrëzim Gjykatës për ndalim të një të pandehuri për vjedhje është […]

The post Mafia 1 SPAK 0, ndeshja u shit në shtesë… appeared first on BoldNews.al.

“PD po devijon nga parimet që e ndërtuan partinë”

By: armand
11 December 2025 at 21:52

Nga Arenc Berati Ajo që po ndodh sot në PD është dëshmi e një devijimi të thellë nga parimet që e ndërtuan këtë parti. Firmat e 35 deputetëve për kandidatët e lidhur me linja sorosiane nuk janë thjesht një gabim politik — janë një tradhti morale ndaj vlerave që kanë mbajtur gjallë këtë forcë: Zotin, Familjen, […]

The post “PD po devijon nga parimet që e ndërtuan partinë” appeared first on BoldNews.al.

Rama, rreziku publik i Shqipërisë

By: Elva
9 December 2025 at 16:35

Nga Basir Çollaku Siguritë në Shqipëri kanë marrë tatëpjetën prej kohësh. Duke nisur me sigurinë juridike, ekonomike, ushqimore, të të bërit biznes, e mjaft të tjera, tashmë në duar të qaftëlargut. Tre ditët në pritje të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e ankesës së qeverisë me 12 dhjetor nëse qëndron ligjërisht pezullimi nga posti i ministres Belinda […]

The post Rama, rreziku publik i Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

“Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri”

By: Ela
7 December 2025 at 13:48

Nga Sali Berisha Miq, pas komunikimit në prokurori të akuzës për vjedhje të 50 milionë eurove vetëm me tunelin e Llogarasë, me Lubi Ballukun ka ndodhur diçka e paparë ndonjëherë në tërë historinë e shtetit shqiptar. Ajo, në një vendim që lë mbrapa edhe Ledi Makbeth, vendosi të bëhet e penduar. Por i tha vetes: […]

The post “Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri” appeared first on BoldNews.al.

“Mbrojtës” që kërkojnë zhvillim!

6 December 2025 at 19:15

Dje, në një prej kthinave të brendshme të Piramidës së rijetëzuar të Tiranës, një bashkësi e vogël miqsh e donatorësh, mes tyre burokratë e profesorë, të ftuar nga Ministria e Mjedisit, u mblodhën për të festuar (pa shumë entuziazëm) 10-vjetorin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Nivelin ceremonial të jubileut, nën titullin elegjiak “Për ty natyrë”, e ngriti prania e Kryeministrit, ndonëse ai vetë nuk qëndroi deri në fund.

Daniel Pirushi, drejtore ekzekutive e kësaj agjencie e mbajti fjalën e para; më pas, ministri Sofjani dhe në fund, Kryeministri Rama. Aktiviteti u përcoll live në Facebook, në kanalin e kryeministrit, me mbi një milion e gjysmë ndjekës.

Pak prej çka u tha ia vlen ta trajtojmë, shkurtimisht, këtu. Në përpjekje për të promovuar vizionin e Ramës, mbi projektet e rijetëzimit të zonave të urbane, Pirushi  pranoi se të tilla projekte mund të shërbenin si modele të replikueshme në rrjetin e zonave të mbrojtura, duke konkluduar, dhe fjala është për rejxhërsat e rrjetit kombëtar të këtyre zonave, se këta nuk janë rojtarë, por dashamirës të natyrës.

Me të drejtë lind pyetja. Nëse nuk është administrata e zonave të mbrojtura që i ruan, kush i ruan parqet tona? Në 3 vjet e gjysmë, që prej emërimit në krye të AKZM, Pirushi ka mësuar t’u shmanget përgjegjësive. I njëjti model shmangieje është përhapur edhe poshtë në strukturat e varësisë. Ndoshta kjo u shërben më mirë interesave individuale për të mbrojtur vendin e punës, pasi mbrojtja e parqeve u rrezikon shpesh karrierën. Sido që të jetë, komunikimet përmes stërhollimeve të gjuhës nuk mund t’u mbivendosen përgjegjësive ligjore që i takojnë administratës së zonave të mbrojtura. Mohimi deklarativ i figurës së rojtarit përkrah keqbërësit dhe banditët që grabisin dhe shkatërrojnë parqet kombëtare. Ndërkohë që në ndihmë të shmangies ekzagjerohet edhe përkrahja ndaj të ashtuquajturit “edukim mjedisor”, duke e mbivlerësuar rolin e tij. Fakti është se rojet nuk janë edukatorë; as nuk janë mësues biologjie. Kjo është një tjetër metodë për të mbuluar përgjegjësitë, për të trushplarë opinionin mbi dobinë dhe efikasitetin e administratës së zonave të mbrojtura. Burokratët e shndërruar në edukatorë janë hipokritë. Administrata nuk është shkollë, as kishë, por organ ligjzbatues.

Vetë Rama shkoi edhe më tej. Në fund të fjalës, kur iu drejtua përfaqësuesve të organizatave mjedisore, ai ironizoi përpjekjet e tyre në drejtim të mjedisit, duke nënkuptuar se e mbrojnë atë për të siguruar jetesën. Nuk është agresioni i parë që ndërmerr ndaj tyre. Në 2022, i quajti “mbrojtës të bezdisshëm”, ndërsa gjatë kohës kur liberalizoi ndërtimin e hoteleve turistike brenda parqeve kombëtare (me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura), në përpjekje për të paralizuar reagimin e tyre, u përpoq t’i frikësojë me këto fjalë: “na respektoni nëse doni që t’ju respektojmë…”.

Sido që këtë radhë u përpoq të tregohej disi më i moderuar, maska e dashamirësisë nuk arriti të mbulonte agresionin dhe cinizmin kronik për shoqërinë civile. Pavarësisht se të tilla qëndrime nuk janë vetëm opinionale dhe politike, pavarësisht se edhe e ashtuquajtura shoqëri civile vuan simptoma serioze, hipokrizia e një shoqërie nuk e rëndon ndërgjegjen e kryeministrit, por “përkushtimi” i kryeministrit për mjedisin natyror përbën një hipokrizi më vete që dëmton shoqërinë. Është i njëjti veprim, siç tentoi të bënte më parë Pirushi, që synon trasferimin e përgjegjësisë te tjetri; e njëjta taktikë sulmi që synon diskreditimin e kundërshtarit politik, për të zhveshur nga morali përpjekjen për mbrojtjen e natyrës në sytë e publikut.

Falë kësaj mendësie, ndonëse janë shtuar në hektarë, në dhjetë vite zonat e mbrojtura janë varfëruar në biodiversitet. Dy prej zonave me mbrojtjen më të lartë (Zonë Strikte), Pyjet e Gashit (Tropojë) dhe Bredhi i Kardhiqit (Gjirokastër) e kanë humbur statusin e mëparshëm. Impiantet e prodhimit të energjisë së rinovueshme janë lejuar të ndërtohen brenda Peizazhit të mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, aty ku ndërtohet edhe i shumë kundërshtuari: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Hotele turistike, krahas veprave të tjera infrastrukturore kanë siguruar mbështetje ligjore për t’u ndërtuar brenda parqeve kombëtare. Qindra hektarë habitatesh pishash mesdhetare, përgjatë vijës bregore, janë shkrumbuar nga zjarret. Vjosa që propagandohet si lumi i fundit i egër në Evropë, por që në të vërtetë është parku kombëtar i vetëm në letër në Evropë, përcjell çdo ditë, përmes shtratin të tij të gjerë të gjitha fekalet e Shqipërisë Jugore drejt Adriatikut.

Nuk ka të ardhme në këtë dhjetëvjetor për zonat e mbrojtura. Vitin e shkuar ndryshoi ligji për të lejuar zhvillimin. Sot kërkohet largimi i rojtarëve.

Një gjë është e sigurtë: zonat e mbrojtura mbrohen, nuk rivitalizohen; kanë nevojë për roje, jo për arkitektët e oborrit të kryeministrit dhe për burokratët e planifikimit urban. Shpesh, “rivitalizimet” e trashëgimisë na kushtojnë më shumë sesa të ardhurat që mund të fitohen.

Por jo të gjithë e kuptojnë këtë…

The post “Mbrojtës” që kërkojnë zhvillim! appeared first on Citizens.al.

Beketi, padia e PD, SPAK dhe rasti “Shirak”

By: Ela
6 December 2025 at 14:28

Nga Basir Çollaku “Beketi” dhe Shirak”. Zhak Shirak u dënua nga drejtësia franceze pas padisë së një qytetari në Paris për “..keqpërdorim të taksave të tij, pasi kishte punësuar pa konkurs 26 militantë të RPR, partisë së tij, kur ishte kryebashkiak i kryeqytetit francez..” Drejtësia franceze e legjitimoi kërkesën e qytetarit dhe në fund të […]

The post Beketi, padia e PD, SPAK dhe rasti “Shirak” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌