Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Ndodh edhe kjo: Qytetari në Prizren shqyen fletëvotimin, nuk i’u lejua ta ndihmojë bashkëshorten

28 December 2025 at 14:49

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në shkollën “Mustafa Bakija” në Prizren, ku një qytetar i moshuar gris fletëvotimin pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e lejojë ta ndihmojë bashkëshorten gjatë procesit të votimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacionin policor, ku aktualisht po intervistohet.

“Sot rreth orës 12:00, në qendrën e votimit në shkollën ‘Mustafa Bakija’ në Prizren, një qytetar i moshuar, në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë procesit të votimit, e ka shqyer fletëvotimin. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacion policor, ku është duke u intervistuar dhe, në konsultim me prokurorin e shtetit, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, ka deklaruar Bytyqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo: Qytetari në Prizren shqyen fletëvotimin, nuk i’u lejua ta ndihmojë bashkëshorten appeared first on Sinjali.

Zelensky deklaron se shumë gjëra “mund të vendosen” para Vitit të Ri

28 December 2025 at 14:43

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se aktualisht po kalohen disa nga ditët më aktive diplomatike të vitit dhe se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se brenda një jave, Rusia ka nisur më shumë se 2,100 dronë, rreth 800 bomba dhe 94 raketa.

“Ekipet tona të riparimit, punonjësit e energjisë dhe ndihmësit e parë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës po punojnë fjalë për fjalë 24/7 për të mbrojtur jetët dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

Por është po aq e rëndësishme që sanksionet kundër Rusisë të funksionojnë, që të gjitha format e presionit politik për agresionin e saj të zbatohen, që Ukraina të marrë raketa mbrojtëse ajrore dhe që të gjithë të finalizojmë formatet e hapave që do t’i japin fund kësaj lufte dhe do të garantojnë sigurinë”, shtoi lideri ukrainas.

Ndryshe, Zelensky pritet të takohet sot me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin shpreson të diskutojë çështjen për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky deklaron se shumë gjëra “mund të vendosen” para Vitit të Ri appeared first on Sinjali.

E trishtë Durrës: 15-vjeçari pëson lëndime në fytyrë nga fishekzjarrët

28 December 2025 at 14:41

Një rast i trishtë ka ndodhur në Durrës pasi një 15-vjeçar ka pësuar lëndime në fytyrë pasi ka përdorur lëndë piroteknike.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:45 në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike”, thuhet në njoftim, transmeton Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e të miturit, i njëjti më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim mjekësot më të specializuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë Durrës: 15-vjeçari pëson lëndime në fytyrë nga fishekzjarrët appeared first on Sinjali.

Prestigjiozja britanike: Kosova voton për t’i dhënë fund krizës politike

28 December 2025 at 14:36

Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Britanikja e përditshme shkruan se Kosova sot voton për t’i dhënë fund krizës politike.

“Nuk janë publikuar sondazhe të besueshme parazgjedhore. Partia e Kurtit në zgjedhjet e mëparshme fitoi rreth 42% të votave, ndërsa dy partitë kryesore rivale kishin së bashku rreth 40%. Analistët thonë se edhe ndryshimet më të vogla në shifra të dielën mund të jenë vendimtare për shpërndarjen e ardhshme të pushtetit, por asgjë nuk është e sigurt”, shkruan media britanike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prestigjiozja britanike: Kosova voton për t’i dhënë fund krizës politike appeared first on Sinjali.

Osmani bën thirrje: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj

28 December 2025 at 14:27

Kanë mbetur edhe katër orë e gjysmë deri në mbylljen e të gjitha qendrave të vendvotimeve në Kosovë, raporton Sinjali.

Kështu, presidentja e vendit ka bërë thirrje që qytetarët e vendit të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes për të dhënë “zë vullnetit të tyre”.

“Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.”, shkroi tutje Osmani, në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani bën thirrje: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj appeared first on Sinjali.

Deri në orën 14:00 votuan mbi 367 mijë qytetarë

28 December 2025 at 14:12

Deri në orën 14:04, kanë votuar mbi 367 mijë qytetarë, nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë sa kanë të drejtë vote. 

Kështu bëhet e ditur në platformën e KQZ-së.

Këto të dhëna janë publikuar nga procesimi i të dhënave nga 97.65% e vendvotimeve. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deri në orën 14:00 votuan mbi 367 mijë qytetarë appeared first on Sinjali.

Këto janë pesë komunat ku dalja e qytetarëve është më e madhe

28 December 2025 at 14:10

Ranillugu, Novobërda, Mamusha, Shtërpca, Mitrivica e Veriut janë komunat që kanë shënuar pjesëmarrjen më të lartë në votime deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komuna e Ranillugut ka regjistruar një përqindje prej 33,28%, apo 1 mijë 616 votues nga 4 mijë e 856 votues sa janë në listë.

Pas saj renditet Novobërda, me 30,81%, Mitrovica e Veriut me 26.67%, Mamusha ka shënuar 26,67% apo 1 mijë e 231 votues, dhe Shtërpca ka arritur një përqindje prej 24,45% apo 3 mijë e 22 votues.

Deri në ora 13:00 mbi 220 mijë qytetarë kanë dalur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këto janë pesë komunat ku dalja e qytetarëve është më e madhe appeared first on Sinjali.

Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

28 December 2025 at 14:07

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend.


Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.

“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.

Sipas tij, më e mira për vendin do të ishte krijimi i një qeverie stabile, sepse sipas tij kjo është ajo që vendi ka më së shumti nevojë.

“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile appeared first on Sinjali.

Ushqimi i mbetur në frigorifer: Sa ditë është i sigurt për t’u konsumuar?

28 December 2025 at 13:53

Pothuajse secili prej nesh e ka bërë të paktën një herë pyetjen nëse ushqimi i mbetur nga dita e djeshme është ende i sigurt për t’u konsumuar apo nëse duhet hedhur. Përgjigjja nuk është gjithmonë e njëjtë, pasi varet nga lloji i ushqimit dhe mënyra se si është ruajtur.

Edhe pse frigoriferi ndihmon në ngadalësimin e prishjes, ai nuk e ndalon plotësisht shumimin e baktereve. Për këtë arsye, njohja e afateve të sigurta të ruajtjes së ushqimit është thelbësore për shëndetin.

Në përgjithësi, shumica e ushqimeve të gatuara mund të ruhen në frigorifer për tre deri në katër ditë, nëse ftohen shpejt pas gatimit dhe ruhen në enë të mbyllura mirë. Në këtë kategori hyjnë gjellët e ndryshme, makaronat, orizi dhe perimet.

Edhe mishi i pulës apo i viçit ka afat të ngjashëm, prej tre deri në katër ditësh pas gatimit. Po ashtu, produktet e përpunuara të mishit, si sallamet apo salsiçet, mund të konsumohen brenda këtij afati. Ndryshe qëndron situata me peshkun, i cili është më i ndjeshëm – ushqimet me peshk konsiderohen të sigurta vetëm për një deri në dy ditë.

Vezët kanë një afat më të gjatë krahasuar me disa ushqime të tjera. Vezët e ziera mund të ruhen në frigorifer deri në shtatë ditë, ndërsa gatimet që përmbajnë vezë rekomandohet të konsumohen brenda tre deri në katër ditësh.

Orizi kërkon kujdes të veçantë, pasi edhe pse duket i padëmshëm, mund të bëhet i rrezikshëm nëse nuk ruhet siç duhet. Ai mund të mbahet maksimumi një deri në tre ditë, vetëm nëse ftohet shpejt dhe ruhet në mënyrë të rregullt. Sallatat pa mish ose majonezë zgjasin rreth dy deri në tre ditë, ndërsa ato që përmbajnë mish ose majonezë duhet të konsumohen brenda një deri në dy ditësh.

Sa i përket produkteve të qumështit, jogurti dhe kremi zakonisht janë të sigurt për tre deri në pesë ditë pas hapjes, ndërsa shumica e djathërave mund të ruhen pesë deri në shtatë ditë, varësisht nga lloji i tyre.

Ekspertët këshillojnë që ushqimi të hidhet menjëherë nëse ka erë të pazakontë, teksturë të rrëshqitshme, myk të dukshëm ose nëse duket i dyshimtë. Në këto raste, instinkti shpesh është udhërrëfyesi më i mirë.

Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe në reduktimin e mbetjeve ushqimore. Megjithatë, kur ka dilemë, siguria duhet të ketë gjithmonë përparësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushqimi i mbetur në frigorifer: Sa ditë është i sigurt për t’u konsumuar? appeared first on Sinjali.

Spalleti i Juventusit tregon nofkën interesante që i ka vënë Zhegrovës

28 December 2025 at 13:51

Askush deri më tani nuk e ka emëruar mënyrën e lojës që Edon Zhegrovën e bën të veçantë në botën e futbollit. Bëhet fjalë për mënyrën se si Zhegrova e prek topin, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Zhegrova është i njohur për teknikë të nivelit shumë të lartë.

Dhe trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka një nofkë për Zhegrovën, përkatësisht mënyrën e lojës së tij.

“Kam lindur me këtë aftësi”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes me Pisan. Trajneri e quajti ‘Zeppetta’. E falënderoj që ia dha emrin”.

“Zeppetta”, një term italian jo shumë i lidhur me futbollin, ka të bëjë me driblimet e Zhegrovës.

Spalletti gjithnjë e quan Zhegrovën lojtar vendimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalleti i Juventusit tregon nofkën interesante që i ka vënë Zhegrovës appeared first on Sinjali.

Salianji takime me demokratët në Shkodër: PD duhet të sjellë rrotacionin politik!

By: rozalb
28 December 2025 at 14:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD duhet të sjellë rotacionin politik në Shqipëri, por për të arritur këtë, duhet që të kryejë një proces transformimi dhe reformimi për t’u hapur. Postimi i plotë: Me mirënjohjen më të thellë për pritjen…

Source

Deklaratat e Ramës për AKSHI-n, Klevis Balliu: Mori në mbrojtje një aferë kriminale, është cënuar siguria e vendit

By: V K
28 December 2025 at 14:42

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Në një video mesazh në “Facebook”, Balliu thotë se “Rama nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij”.

Sipas Balliut, Rama “justifikoi një aferë” ku siç tha ai, “baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar”.

Sipas Balliut, “Ergys Agasi është masha personale e Ramës. AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama”.

“Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar.

Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore.

Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama.

Pa vendosur para drejtësisë Edi Ramën, nuk ka shpëtim për këtë vend. Çdo zgjidhje tjetër është shërbim ndaj narkoshtetit”, tha deputeti i PD.

The post Deklaratat e Ramës për AKSHI-n, Klevis Balliu: Mori në mbrojtje një aferë kriminale, është cënuar siguria e vendit appeared first on Albeu.com.

Vlora prej tre ditësh pa ujë/ Drejtori i Ujësjellësit: Po punojmë për gjetjen e një rruge alternative furnizimi

By: V K
28 December 2025 at 14:35

Pas denoncimit të rastit në News24, se qyteti i Vlorës prej tre ditësh kishte mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, ka reaguar Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati.

Ai ka bërë me dije se ende nuk është arritur të rregullohet defekti, ndërsa ka shtuar se po punohet për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë gjatë pasdites.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

“Linja e transmetimit ka pësuar një çarje të rëndë. Tubi është specifik dhe ky tub përdoret specifikisht vetëm në Vlorë. Ë datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, tha mes të tjerash ai.

Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët.

The post Vlora prej tre ditësh pa ujë/ Drejtori i Ujësjellësit: Po punojmë për gjetjen e një rruge alternative furnizimi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, Këto janë 6 komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime

By: V K
28 December 2025 at 13:46

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri në orën 13:00, dalja më e lartë e qytetarëve në votime është regjistruar në të paktën 6 komuna të vendit.

Në Prishtinë kanë votuar 10.90 përqind e qytetarëve, ose 23 935 nga 219 000 me të drejtë vote.

Sipas mediave në vend, pjesëmarrja në votime në komunën e Shtimes ka shënuar 10.12 përqind (2 812 votues) deri në orën 13:00, ndërsa në Gjilan kanë votuar 9.37 përqind ose 9 831 votues.

Në Podujevë kanë votuar 9.30 për qind ose 7 845 votues.

Pjesëmarrje e lartë në votime është regjistruar edhe në Novobërdë me 14.50 për qind (1 455 votues), Mitrovicën e Veriut me 14.58 përqind ose 2 556 votues dhe Zveçan me 12.52 përqind ose 860 votues.

Ndërkaq, në komunat me shumicë serbe, Zubin Potok dhe Leposaviq, dalja në votime deri në këtë orë ka qenë më e ulët, përkatësisht 1.15 dhe 2.03 përqind.

The post Zgjedhjet në Kosovë, Këto janë 6 komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime appeared first on Albeu.com.

Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin

28 December 2025 at 12:56

Një moment dramatik ka ndodhur ditën e djeshme mbi malin Etna të Italisë ku vullkani më aktiv shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët, raporton Daily Mail.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin e shpërthimit dhe hirin që ngritej lart në qiell, skena të ngjashme me ato të filmave “apokaliptik” të Hollywood-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin appeared first on Sinjali.

Meloni: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë

28 December 2025 at 12:56

Në orët vendimtare para takimit të shumëpritur mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, diplomacia evropiane është vënë në lëvizje, me fokus ruajtjen e unitetit perëndimor.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për kohezion të fortë mes aleatëve, duke e cilësuar atë si kusht të panegociueshëm për arritjen e paqes. Ajo, së bashku me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me presidentin Zelensky, në kuadër të koordinimit të qëndrimeve përpara samitit që pritet të mbahet në Mar-a-Lago.

Gjatë bisedës, Meloni theksoi se fragmentimi i aleancës perëndimore do të ishte përfitimi më i madh për Moskën. Ajo ritheksoi se është “e rëndësishme, tani më shumë se kurrë, ruajtja e unitetit të vizionit midis partnerëve evropianë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Sipas kryeministres italiane, ky koordinim trepalësh përbën çelësin për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm, i cili po i afrohet vitit të katërt.

Mesazhi i Romës zyrtare ishte i qartë: paqja nuk mund të ndërtohet mbi dobësi, por mbi forcë të përbashkët. “Vetëm përmes këtij uniteti të fortë vizioni,” citohet të ketë thënë Meloni, “Rusia mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe të inkurajohet të demonstrojë një gatishmëri të vërtetë për t’u ulur në tryezën e negociatave.”

Kjo lëvizje diplomatike vjen në një moment të ndjeshëm, kur Evropa synon të sigurojë që çdo marrëveshje e mundshme mes Uashingtonit dhe Kievit të përfshijë interesat e sigurisë së kontinentit dhe të çojë drejt një “paqjeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Meloni: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë appeared first on Sinjali.

Voton Osmani: Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë

28 December 2025 at 12:32

Ditën e sotme qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend. Të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas votimit, në fjalën e saj për mediat, Osmani u shpreh se uron që të ketë zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve, transmeton Sinjali.

“Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe institucioneve,” u shpreh e para e vendit.

Ajo përfundoi me urimin që të kemi institucione stabile, legjitime dhe në të mirën e qytetarëve të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Voton Osmani: Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Topanicë të Kamenicës, bashkëshorti dërgohet në ndalim 48 orë

28 December 2025 at 12:24

Një rast i dhunës në familje është raportuar orët e para të mëngjesit të 28.12.2025, rreth orës 01:20, në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ankuesja në këtë rast, F.M., ka raportuar se bashkëshorti i saj, E. M, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikike dhe fizike. Pas raportimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim në prani të avokatit mbrojtës.

Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Kamenicë, ndërsa më pas është dërguar edhe në Emergjencën e Gjilanit, ku posedon raport mjekësor. Pas trajtimit, ajo është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Topanicë të Kamenicës, bashkëshorti dërgohet në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Muradem të Prizrenit, kapen dy persona me armë pa leje – ndalohen për 48 orë (EMRAT)

28 December 2025 at 12:13

Një incident serioz me përdorim të armës së zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Muradem të Prizrenit, ku policia ka arrestuar Isar Memaj dhe Ismet Memaj, të dyshuar për të shtëna me armë zjarri dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 22:10, pasi policia ka pranuar informacion nga një qytetar se në vendin e quajtur “Livadhet e Murademës” kishte të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë dalë në lokacion.

Sipas informacioneve, policia ka arritur të ndalojë një veturë me targa të Shqipërisë, tip Skoda Octavia, në të cilën ndodheshin Isar Memaj, rreth 27-vjeçar dhe Ismet Memaj, rreth 26-vjeçar, të cilët po largoheshin nga vendi i ngjarje, mëson Sinjali.

Gjatë kontrollit të personave dhe veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri (revole), një pako me municion, gëzhoja në vendin e ngjarjes, si dhe veturën e përdorur nga të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë kryer fotografimin, ekzaminimin e vendit dhe sekuestrimin e provave materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, ndërsa Isar dhe Ismet Memaj janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Muradem të Prizrenit, kapen dy persona me armë pa leje – ndalohen për 48 orë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Duhël të Suharekës – pesë të ndaluar për 48 orë

28 December 2025 at 12:10

Një ngjarje e rëndë penale është regjistruar më 27.12.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një përleshje fizike ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve të Sinjalit, pas njoftimit fillestar për konflikt fizik, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar plagosje me armë zjarri. Hetimet paraprake tregojnë se përleshja ka paraprirë të shtënat, si pasojë e të cilave i plagosur ka mbetur Armend Shukolli, ndërsa Zenel Perteshi ka pësuar lëndime nga përleshja fizike.

Në vendngjarje kanë qëndruar njësitet e hetimeve të Stacionit Policor Suharekë deri në arritjen e Sektorit të Hetimeve Rajonale, të cilët kanë marrë në dorë veprimet e mëtejme.

Pas pranimit të njoftimit, një ekip i hetimeve rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një ekip tjetër është angazhuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, i dyshuari i dytë është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm për shkak të lëndimeve në krahun e djathtë, por që nuk është në rrezik për jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, pesë nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Duhël të Suharekës – pesë të ndaluar për 48 orë appeared first on Sinjali.

❌
❌