Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayFaxWeb

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

By: Fax Web
10 February 2026 at 13:09

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit, teksa në protestë ka patur edhe tensione.

Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.

Qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën, pasi ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bahskisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje nga forcat policore pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.

Pasi nuk janë lejuar të futën në bashki, banorët protestues kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar 3 protestues, ndërsa banorët e tjerë kanë tentuar t’i nxjerrin ata nga furgoni i policisë.

Ndërkohë mbledhja e këshillit bashkiak po shoqërohet me debate, ku këshilltarët e PD dhe PL thonë se do të braktisin mbledhjen nëse nuk lejohet të futet të paktën një përfaqësues i banorëve të prekur nga projekti TID.

Protesta të mëdha në Venezuelë, mbështetësit e Maduros kërkojnë lirimin e tij nga SHBA

By: Fax Web
24 January 2026 at 09:25

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u kap së bashku me bashkëshorten e tij gjatë operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit, protestuan në Karakas duke kërkuar lirimin e tij.

Protesta u mbajt të premten (23/1), në ditën e përvjetorit të 68-të të rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958).

Presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodríguez, ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, por qeveria e saj vazhdon të kërkojë kthimin e Nicolás Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të cilët vijojnë të mbahen të burgosur në Shtetet e Bashkuara.

“Duam të kthehen në atdhe”, shkruhej në një pankartë gjigante të vendosur pranë sheshit O’Leary, në qendër të Karakasit. Marlene Blanco, një kontabiliste 65-vjeçare, e cilësoi arrestimin e Maduro-s si “të paligjshëm” dhe “të padrejtë”.

“Nafta është e jona. Dhe duhet të paguhet ashtu siç duhet”, shtoi ajo, duke iu referuar përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

“Triumfi ynë më i madh në këtë moment do të jetë kthimi i presidentit Maduro dhe i (zonjës së parë) Cilia”, deklaroi ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, gjatë tubimit, sipas televizionit shtetëror.

Vlora 4 ditë pa ujë, banorët në protestë, tentojnë të futen në Bashki

By: Fax Web
29 December 2025 at 10:40

Qytetarët e Vlorës janë dyndur sot në dyert e Bashkisë së Vlorës duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë. Në sheshin përpara bashkisë shihet një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.

Në drejtim të efektivëve të policisë, qytetarët kanë hedhur letra higjienike ndërsa me bidonë në duar kërkojnë prezencën e kryetares së bashkisë, Brunilda Mersini.

Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit që ka ndërprerë furnizimin me ujë. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë prova, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme.

Në dyert e Bashkisë së Vlorës qytetarët janë dyndur duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore. Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini, e cila nuk ndodhet në bashki, por tha se është prezente tek ujësjellësi ku dhe ka ndodhur defekti.

Qytetari i është përgjigjur se ajo nuk ndodhet tek ujësjellësi pasi atje ka gazetarë, ndërsa i kërkon që të vijë dhe të bisedojë më qytetarët për problematikën e krijuar tashmë prej 4 ditësh. Më pas Brunilda Mersini u ka mbyllur telefonin.

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonë

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

Ai fton të gjithë demokratët që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinëtë përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

 

 

Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:15

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).

Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, njoftoi sot policia.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Greqia është “paralizuar” prej katër javësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.

Protesta e opozitës, sot njihen me masën e sigurisë 4 protestuesit e arrestuar

By: Fax Web
24 December 2025 at 10:35

Do të zhvillohet këtë të mërkurë në Gjykatën Penale seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për 4 protestuesit e arrestuar të hënën në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Përpara gjykatës së Tiranës në Dhomën Penale kanë shkuar edhe disa deputetë demokratë në mbështetje të tyre. Të pranishëm janë Klevis Balliu, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe avokati Marash Logu.

Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike.

Nga protesta mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital, si edhe një simpatizant i opozitës që u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.

Berisha tha një ditë më parë në daljen për mediat se dy nga protestuesit ishin turistë nga Kosova dhe se sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me protestën.

 

Rumani, mijëra njerëz protestojnë kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor

By: Fax Web
13 December 2025 at 09:01

Rumania nuk gjen paqe. Mijëra qytetarë mbushën sheshin në Bukuresht dhe qytete të tjera në Rumani duke protestuar kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor.

Demonstratat nisën që të mërkurën pas publikimit të një hetimi nga platforma Recorder, i cili zbuloi dëshmi të gjyqtarëve dhe prokurorëve rreth presionit nga zyrtarë të lartë. Qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, presidentit të Gjykatës Supreme dhe disa zyrtarëve të lartë.

“Shoqëria civile nuk e pranon një sistem që është i korruptuar në thelb dhe i projektuar për t’u manipuluar nga brenda”, tha për AFP-në Vlad Voinea, 40 vjeç, i cili iu bashkua tubimit me vajzën e tij.

Gjatë gjithë tubimit, protestuesit brohorisnin ndërsa sloganet kryesore ishin, “Drejtësi, jo korrupsion”, “Hajdutë”.

Qindra gjyqtarë nënshkruan një letër të hapur duke denoncuar “mosfunksionimet sistemike” dhe duke shprehur solidaritetin e tyre me kolegët “që patën guximin të ekspozonin problemet dhe presionet brenda sistemit gjyqësor”.

Protesta e fermerëve grekë, aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet nga ora 15:00-20:00

By: Fax Web
2 December 2025 at 09:05

Greqia është paralizuar nga protestat e fermerëve të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

Përmes një njoftimi nga Policia kufitare bëhet me dije se edhe sot aksi Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq do të jetë i bllokuar nga ora 15:00-20:00 (me orën shqiptare).

Policia kufitare e Kakavijës njofton qytetarët të marrin masa dhe të planifikojnë oraret e udhëtimit. Të vetme automjete që do të lejohen të kalojnë do të jenë vetëm ato që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Fermerët grekë, kanë vendosur të vijojnë protestën deri më 5 dhjetor dhe të mbajnë të bllokuara akse të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protestat e dhunshme në Serbi, kryeministri Vuçiç thërret sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

By: Fax Web
19 August 2025 at 13:08

Tre qytete kryesore në Serbi përjetuan tensione të larta gjatë javës së fundit, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan.

Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç lavdëroi policinë dhe deklaroi se “shteti është më i fortë se çdo protestë”, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçić mohoi përdorimin e dhunës nga policia.

Ndërkohë vlen të theksohet se Vuçiç ka thirrur sot, 19 gusht, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

 

Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, si dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, do të shqyrtojnë çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Serbisë. 

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, nisën pas shembjes së pjesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur zemërimin qytetar kundër korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qeverisë.

Zëvendëskryeministri serb: Komplotistët kundër Trump qëndrojnë pas protestave në Serbi

By: E.K
23 March 2025 at 13:18

Komplotuesit amerikanë kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe disa shërbimeve evropiane të inteligjencës qëndrojnë pas protestave në Serbi, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin në një koment ekskluziv për TASS. “Revolucioni me ngjyra në Serbi është organizuar nga “Deep State” i SHBA-së, i njëjti që po përpiqet të pengojë përpjekjet për paqe të Presidentit Trump, si […]

The post Zëvendëskryeministri serb: Komplotistët kundër Trump qëndrojnë pas protestave në Serbi appeared first on FaxWeb.

Protesta historike në Beograd, Marta Kos: Tubim paqësor

By: E.K
16 March 2025 at 10:12

Në Beograd, dhjetra mijëra qytetarë të udhëhequr nga lëvizja e studentëve, një ditë më parë morën pjesë në një nga protestat më të mëdha që nga rënia e Slobodan Millosheviçit. Në lidhje me këtë tubim të popullit serb, ka reaguar edhe Komisionerja e BE-së, Marta Kos ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se […]

The post Protesta historike në Beograd, Marta Kos: Tubim paqësor appeared first on FaxWeb.

Lëndë piroteknike ndaj Policisë, arrestohet një 19-vjeçar dhe 5 hetohen në gjendje të lirë

By: E.K
9 February 2025 at 10:12

Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia, pasi hodhi lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës. Sipas Policisë, shtetasi E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike […]

The post Lëndë piroteknike ndaj Policisë, arrestohet një 19-vjeçar dhe 5 hetohen në gjendje të lirë appeared first on FaxWeb.

Ndoka: Protesta është e nevojshme, në vijim më të ashpra

By: E.K
29 January 2025 at 18:24

Kreu i Partisë Demokristriane, Nard Ndoka ka folur në lidhje me situatën politike në vend. Ai është shprehur se protesta e 8 shkurtit do ti bëjë bashkë të gjithë, të cilët ndodhen në terren për takimet me diasporën në kuadër të zgjedhjeve të Majit. Në një intervistë per gazetarin Albi Rakip, në FaxNews ai është […]

The post Ndoka: Protesta është e nevojshme, në vijim më të ashpra appeared first on FaxWeb.

”I.N.C.A e Alban Zusit po qelb Lezhën”, banorët lezhian protestë para kryeministrisë

By: E.K
28 January 2025 at 09:55

Banorët e Lezhës janë ngritur sërish në protestë para kryeministrisë në lidhje me ndotjet që shkakton fabrika INCA, në pronësi të Alban Zusit. Kompania “INCA”, në pronësi të Alban Zusit, është themeluar në vitin 2005, teksa zgjeroi aktivitetin në vitin 2021 me fabrikën në rrugën “Frang Bardhi” në lagjen Skënderbej dhe prej 4 vitesh po […]

The post ”I.N.C.A e Alban Zusit po qelb Lezhën”, banorët lezhian protestë para kryeministrisë appeared first on FaxWeb.

Protesta e për vrasjen e 14-vjeçarit, nëna e Martinit: Asnjë prind mos u provoftë me një dhimbje të tillë! Boshllëk që s’mbyllet kurrë

By: E.K
21 November 2024 at 12:33

Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës. Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton […]

The post Protesta e për vrasjen e 14-vjeçarit, nëna e Martinit: Asnjë prind mos u provoftë me një dhimbje të tillë! Boshllëk që s’mbyllet kurrë appeared first on FaxWeb.

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, prindërit: Jemi vonë! Një i ri sot nuk është pranë familjes

By: E.K
21 November 2024 at 11:58

Po mbahet protesta e prindërve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Një nga prindërit, në fjalën e tij u shpreh se mbledhja e tyre sot është vonë, pasi sot një i ti nuk ndodhet më afër familjes. Ai dhe prindër të tjerë ia kanë hedhur fajin institucioneve për gjithçka që ndodhi. “Për fat të keq […]

The post Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, prindërit: Jemi vonë! Një i ri sot nuk është pranë familjes appeared first on FaxWeb.

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

By: E.K
21 November 2024 at 11:33

Prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrës në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, shoqërinë, por edhe për 14-vjeçarin e vrarë, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri.

The post Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit appeared first on FaxWeb.

Protesta e opozitës/ Policia ndalon dy persona, procedohen pesë të tjerë

By: E.K
9 October 2024 at 10:34

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit: – S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e […]

The post Protesta e opozitës/ Policia ndalon dy persona, procedohen pesë të tjerë appeared first on FaxWeb.

Protesta/ Procedohen penalisht tre zyrtarë të lartë të PD, ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre

By: E.K
8 October 2024 at 11:35

Një ditë pas protestës së opozitës, policia çon për ndjekje penale tre zyrtarë të lartë të PD-së. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Ervin Minarollin. Tre zyrtarët e PD, akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. “Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të […]

The post Protesta/ Procedohen penalisht tre zyrtarë të lartë të PD, ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre appeared first on FaxWeb.

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit nxjerr në terren grupe për monitorimin e situatës, thirrje për protestuesit: Demonstroni paqësisht!

By: E.K
7 October 2024 at 13:29

Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet sot nga opozita në Tiranë. Në këtë kuadër, do të qëndrojnë në terren pesë grupe monitorimi, të cilat do të ndjekin […]

The post Protesta e opozitës, Avokati i Popullit nxjerr në terren grupe për monitorimin e situatës, thirrje për protestuesit: Demonstroni paqësisht! appeared first on FaxWeb.

❌
❌