Kryeministri Edi Rama dhe Elisa Spiropali gjatë një tubimi elektoral në Tiranë, 2025. Foto: Facebook/Elisa Spiropali.Në mesin e qershorit, ndërsa protestuesit marshonin kundër qeverisë shqiptare, deputetja më e re e Kuvendit bëri një njoftim. “Prej sot jam deputete e pamvarun,” shkroi në Facebook 26-vjeçarja Marjana Koçeku. “Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. […]The post Reagimi i Edi Ramës ndaj protestave shkakton pakënaqësi edhe në radhët e Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump me Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth. Foto e krijuar me IA.Përshëndetje nga Uashingtoni, ku presidenti amerikan Donald Trump pretendon se ka arritur t’i japë fund me sukses luftës me Iranin – një zhvillim që, sipas tij, mund t’u kursejë republikanëve pasoja politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit këtë nëntor. Por sapo u mbyll një front në Iran, një tjetër u hap brenda vendit. Këtë herë, presidenti […]The post Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan appeared first on Reporter.al.
Gjurmët e makinerive të rënda duken ende në plazh. Foto: Vladimir Karaj. Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë. Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet […]The post Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
Mijëra vetë protestojnë në Tiranë në protestat anti-establishment. Foto: Xhemali Moku/BIRNShqipëria po përjeton protesta në shkallë të gjerë prej më shumë se tre javësh. Shkaku i menjëhershëm ishte një projekt i debatueshëm për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, demonstratat pasqyrojnë një zhgënjim shumë më të thellë me atë që shumë qytetarë […]The post Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
Zona e Zvërnecit në jug të Shqipërisë, pranë vendit ku planifikohet ndërtimi i resortit kontrovers të lidhur me Jared Kushner. Foto: BIRN.Në sfondin e protestave të vazhdueshme, kritikat e Parlamentit Evropian këtë muaj ndaj qëndrimit të Shqipërisë për çështjet mjedisore mund të sinjalizojnë vështirësi për ambiciet e Tiranës për integrim në BE. Më 17 qershor, eurodeputetët shprehën “keqardhje të thellë” për dy ligje që, sipas kritikëve, vendosin interesat e zhvilluesve të turizmit elitar përpara mirëqenies së […]The post Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE” appeared first on Reporter.al.
Sandro Gozi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane dhe deputet i Parlamentit Europian. Foto korteziNë një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike Europiane, pjesë e ‘Renew Europe’, aleancës së liberal-demokratëve në Parlamentin Europian, i bëri të martën thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të dëgjojë zërin e protestuesve për ndryshim demokratik dhe llogaridhënie. “E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk duhet të rrëmbehet nga interesat oligarkike”, thuhet në nisje të […]The post Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie appeared first on Reporter.al.
Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK. Foto: LSA. Lideri 81-vjeçar i opozitës, një figurë e pandarë e jetës politike shqiptare për më shumë se tre dekada, nuk ishte larguar kurrë. Por tani ai kishte arsye të pretendonte një fillim të ri. Rreth një vit e gjysmë pasi Berisha njoftoi se do t’i drejtohej Donald Trump, Shtetet e Bashkuara këtë muaj hoqën sanksionet e […]The post Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha? appeared first on Reporter.al.
Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos. Foto kortezi: Bashkimi Europian. Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos deklaroi të hënën se kishte marrë garanci nga qeveria shqiptare se projekti turistik i planifikuar në Zvërnec do t’u nënshtrohej rregulloreve mjedisore dhe se një vlerësim i ndikimit në mjedis ishte në proces. I pyetur nga BIRN se kush ishin konkretisht garancitë e dhëna nga qeveria shqiptare […]The post Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore appeared first on Reporter.al.
Foto nga PPNEAKryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë, ku një projekt zhvillimi masiv për turizëm i mbështetur nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, u bë shkaktar i protestave qytetare që po mbahen prej më shumë se dy […]The post Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.
Shqiptarët u mblodhën të martën para Zyrës së Kryeministrit. Foto: BIRN.Sa herë që vizitoj Shqipërinë, biseda është gjithmonë e njëjta – jo për politikën, zgjedhjet, aeroportin e ri apo premtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Flitet për largimin. Prej disa vitesh, vendin e ka pushtuar një ndjenjë apatie, një lloj dorëzimi kolektiv, në një shoqëri që për dekada me radhë është ushqyer me idenë se […]The post “Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve appeared first on Reporter.al.
Manastiri i Zvërnecit. Foto: Vladimir Karaj. Më 28 maj 2026, një notere ngjiti shkallët e Prokurorisë së Posaçme për të dëshmuar mbi disa kontrata për shitblerjen e tokave në zonën e Zvërnecit- aty ku pritet të ndërtohet një resort masiv i prezantuar fillimisht nga Jared Kushner – dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Përballë oficerëve të Policisë Gjyqësore, […]The post SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSAPrej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Paralelisht me protestuesit në rrugë, fushata të ndryshme dizinformimi dhe […]The post Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’ appeared first on Reporter.al.
Drejtori ARRSH, Ami Kozeli, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea KarakaçiMinistri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k. Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh […]The post Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren appeared first on Reporter.al.
Nga protesta e së hënës kundër planeve për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Nartë- Pishë Poro. Foto: Nensi Bogdani. Revolta kundër një projekti privat të mbështetur nga qeveria në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës në Zvërnec, Vlorë, shënoi një kulm të ri të hënën me mijëra qytetarë që u mblodhën përballë Kryeministrisë. Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe […]The post ‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin? appeared first on Reporter.al.
Banorë të Zvërnecit dhe aktivistë duke protestuar në kufi të gardhit me gjemba në Pishë Poro. Foto kortezi nga PPNEA. Ishte ora 19:35 e mbrëmjes së të mërkurës kur, në një zyrë modeste në Ilion, një lagje periferike në perëndim të Athinës, rreth një tavoline të rrumbullakët u mblodhën kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, dy përfaqësuese të kompanisë Kastrati dhe disa emigrantë nga Zvërneci, të cilët jetojnë prej vitesh në Greqi. “Kërkuan të […]The post Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.
Policia gjatë protestës së banorëve dhe aktivistëve mjedisorë, më 23 majit para gardhit me tela me gjemba të rrethimit në Zvërnec | Foto kortezi PPNEA Dhjetëra banorë vendas dhe aktivistë u mblodhën të shtunën, më 23 maj, në lagunën e Nartës për të protestuar kundër rrethimit me tela me gjemba të plazhit të Pishë Poros – pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë – nga një kompani ndërtimi, e cila ka siguruar leje nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një […]The post Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
Muncione te pashpërthyera në shkëmbinjtë e SazanitNë anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur, ndodhet një zonë që njerëzit e detit e kanë pagëzuar si “Gryka e Xhehenemit” apo porta për në ferr. Në sipërfaqe, ujërat transparente të ofrojnë një pamje përrallore, gati idilike të Mesdheut, pikërisht ajo lloj bukurie natyrore që mendohet se […]The post Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
Makineritë e rënda kanë nisur punimet në zemër të zonës së mbrojtur për ngritjen e kantierit. Foto kortezi: Taulant Bino. Të enjten me diell të 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pranë plazhit piktoresk të Hidrovorit në kufi me lagunën e Nartës në veri të fshatit Zvërnec, kur pa një varg me kamionë të rëndë të ngarkuar me inerte dhe një grup punëtorësh që po rrethonin zonën e mbrojtur. Disa ekskavatorë po sheshonin tokën […]The post Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor appeared first on Reporter.al.
Kryeministri hungarez ne largim Viktor Orban takon ish-presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, më 11 korrik 2024. Foto: X / @PM_ViktorOrbanUashingtoni është aktualisht i përfshirë nga një tjetër luftë të nisur nga i vetëquajturi “president i paqes”, Donald Trump. Konflikti me Iranin, i paqartë si në origjinë ashtu edhe në objektiva, ka përçarë bazën MAGA të Trump-it dhe ka krijuar një tjetër hendek mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Liderët e Ballkanit, në […]The post Letër nga Uashingtoni: Jetojmë në kaosin e epokës së Donald Trump appeared first on Reporter.al.
Ishulli i SazanitNjë seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner. Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e […]