Normal view

Meta: Kandidoj në listë të hapur! Mesazhi nga burgu: Iki nga lista e sigurt

10 March 2025 at 20:34

TIRANË– Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë për deputet në qarkun e Tiranës dhe do jetë në listë të hapur.

Ky vendim u  miratua nga Kryesia e Partisë së Lirisë.

“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Meta “lirohet” me 12 maj/ Ish-kreu i Partisë së Lirisë del nga burgu, nëse merr mandatin

7 March 2025 at 15:06

Sali Berisha duket se po i kthen borxhin Ilir Metës. Propozimi i emrit të tij në listën e sigurt për deputet në qarkun e Fierit, për kryetarin e Partisë së Lirisë do të thotë të fitojë pikërisht lirinë.
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi iu shmang një përgjigjeje direkte kur u pyet nga ABC Neës se çfarë ndodh më 12 maj, nëse Ilir Meta zgjidhet deputet.

“Nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencioalisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon është fakti që çdo kandidat për deputet që shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.”

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon në nenin 71 të saj se mandati i deputetit fillon ditën kur ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Po i njëjti nen flet edhe për rastet se kur hiqet mandati i deputetit. Pikërisht në rastin kur individi dënohet me vendim të formes së prerë. Por ky, nuk eshte rasti i Ilir Metës. Deri më tani nuk ka nje proces gjyqësor që të ketë marrë një vendim ndaj ish presidentit të burgosur në 21 tetor. Në rast se para datës 11 maj, do të kishte një vendim për denimin e tij, ateherë rasti i tij do të shkonte si precedent i krijuar nga Fredi Beleri, por koha deri më 11 maj, nuk premton që para kësaj date, të ketë një vendim për të.

Afat tjetër, është mbledhja e parë e Kuvendit të ri. Nëse edhe deri atëherë nuk ka një vendim për dënimin e Ilir Metës, betimi i tij si deputet do të duhet të bëhet brenda sallës së Kuvendit. Pas betimit, në rast se SPAK do të kërkojë një masë për të do duhet të marrë autorizim, sepse si deputet, ilir meta do te gezoje mburojën e imunitetit.

Megjithatë rasti Meta nuk do të ishte i pari.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të 2001. Azgan Haklaj, kandidati i Partisë Demokratike u zgjodh deputet ndersa ndodhej në dhomat e paraburgimit si i dyshuar për organizimin e rremujave në Tropojë, ne nentor te vitit 2000. Pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha atij mandatin e deputetit, ai bashke me mandatin, fitoi imunitetin dhe lirinë./abcnews.al

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

6 March 2025 at 15:16

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali Berisha ka çuar Ilir Metën në listën e kandidatëve për deputetë në Fier..

Burime për ABC News, thonë se Partia e Lirisë ka propozuar te selia blu, emrin e Metës në listën e sigurt të qarkut të dytë më të madh në vend, pas Tiranës.

Berisha duketi kënaqur me zgjidhje, duke dhënë garancinë se aleati i tij do të jetë sërish deputet.

“Mund t’u konfirmoj se do jetë në listë të mbyllur dhe do jetë në parlament dhe do jetë fitimar”

Dhe pse në burg, Meta do të ketë shok dhe drejtues liste Gazment Bardhin, por që të bëjë fushatë, duhet t’i afrohet shtabit e të spostohet në qelitë e Fierit.

Dy musketierët e tij, Tedi Blushi e Erisa Xhixho janë propozuar në Tiranë, kurse Edmond Haxhinasto i kthehet kandidimit në Elbasan.

Agron Duka i PAA ka caktuar Artan Lukun për listën e sigurtë të Durrësit, kurse Mediut i mbetet Tirana.

Në pikëpyetje Berisha është vetëm për aleancën greko-çame. Kësaj radhe po kujdeset të mos i fusë në një listë, por t’i ndajë. Dulen në Vlorë për të mbajtur votat e Belerit në Himarë, kurse Idrizin si nip Tirane, do ta fusë në listë në kryeqytet.

Pasi mbylli aleatët kryesorë, Berisha me mendje është tek të vegjëlit e bashkimit madhështor portokalli. Por refuzoi të replikojë me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit nga 25 aleatët, i mburri vetëm Kujtim Gjuzin, si qershia mbi torte.

Nuk replikoj me të, lëreni në botën e tij, me zhaba, bretkosa e zhapikë”/abcnews.al

Meta kërkon falje për videot e dhunshme në Instagram

28 February 2025 at 13:15

Meta, kompania mëmë e Instagram-it dhe Facebook-ut, kërkoi falje sot pasi përdoruesit raportuan një numër të madh videosh të shkurtra të dhunës, përgjakjes, abuzimit të kafshëve dhe trupave të pajetë në Instagram.

Në një forum në Instagram në platformën e diskutimit në internet Reddit, përdoruesit raportuan se kishin parë pamje të një njeriu duke u shtypur nga një elefant, një tjetër duke u copëtuar nga një helikopter dhe një i ri që derdhte vaj të nxehtë në fytyrë, raporton The Guardian.

Disa përdorues kanë postuar video nga Instagram ku shfaqen fjalët “përmbajtje sensitive” të shkruara në ekrane, duke paralajmëruar përdoruesit për përmbajtjen e videos.

Lista e përmbajtjeve të dhunshme në faqen kryesore të një përdoruesi përfshin të shtëna me armë, trupa të vdekur dhe abuzim me kafshët.

Në 24 orët e fundit, duket sikur algoritmi i Instagramit është bërë i egër. Faqja ime kryesore është e mbushur me klipe të dhunshme, njëra pas tjetrës,” tha një përdorues.

Zëdhënësi i Metës kërkoi falje dhe tha se gabimi që shkaktoi ofrimin e këtyre regjistrimeve për përdoruesit është korrigjuar.

Gabimi ndodhi pas ndryshimeve të fundit në qasjen e Metës për moderimin e përmbajtjes, por kompania pretendon se këto regjistrime nuk kanë lidhje me ndryshimet e reja.

Udhëzimet për përmbajtjen e Meta thonë se kompania do të heqë përmbajtjen që është “veçanërisht e dhunshme ose grafike” dhe se disa imazhe do të mbrohen me një etiketë “përmbajtje sensitive”./abcnews.al

Braktiset Meta-Kryemadhi/ Denis Hidri, anëtar Kryesie, largohet nga Partia e Lirisë

26 February 2025 at 19:06

Një tjetër zyrtar i Partisë së Lirisë ka tradhtuar çiftin Meta-Kryemadhi. Denis Hidri, anëtar kryesie dhe ish-kandidat për deputet është distancuar me akuza.

Ai shkruan se prej vitit 2021, kur kandidoi për deputet me kryetare të LSI, Monika Kryemadhi, kuptoi se votat ia kishin grabitur kolegët e vetë, dhe jo socialistët.

Hidri ka garuar edhe në primaret e PD, si përfaqësues i Partisë së Lirisë, në Krujë, duke akuzuar Berishën dhe Metën, për proces të manipuluar edhe abuziv.

Ai akuzon Presidentin e PL, Ilir Metën, se me rikthimin e tij mbushi partinë me njerëz anonimë, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tek deputetët aktualë Vasili e Xhixho.

Menjëherë për këtë largim të radhës, ka reaguar Partia e Lirisë, e cila e ka etiketuar Hidrin, një patronazhist të PS të infiltruar brenda tyre.

Berisha ndryshon mendje për SPAK: Jo shkrirje, por reformim sipas “Venecias”

26 February 2025 at 15:14

I bezdisur nga fishkëllima e Ramës, Sali Berisha nuk ia jep votat menjëherë kryeministrit për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, por ka gjetur një mënyrë më konsensuale. Para grupit parlamentar, ai shpalosi planin e tij, për ta ccuar Reformën në një institucioni këshillimor ndërkombëtar si Komisioni i Venecias, e pas përgjigjes do të procedohet.

“Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias.”

Me këtë deklaratë, Berisha është tërhequr përfundimisht nga plani fillestar për shkrirjen e SPAK. Por, këtë e vërteton edhe aleati i tij më i ngushtë. Dhe pse nga burgu, Ilir Meta, thotë se jo vetëm nuk bëhet fjalë për shkrirje, por plani ‘Venecia’, i jep mbështetje totale Prokurorisë së Posaçme.

“Rikthimi në shinat “veneciane”, pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë. Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos. Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë. Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet.”

Gjyqi i divorcit Meta-Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, asnjëri nuk ishte paraqitur

21 February 2025 at 10:47

Shtyhet seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka raporton se shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo.

Seanca e radhës u caktua më 11 prill në orën 10:30. Edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

“Në fakt për shkak se vijon të jetë në qeli, Meta edhe ditën e sotme ka autorizuar avokatine tij Genc Gjokutaj. Dhe në seancën e ardhshme pritet që nëpërmjet autorizimit të avokatit të marrë pjesë në këtë proces pajtimi mes tyre”, raportoi gazetari Ervin Leka.

Ish presidenti njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit me Monika Kryemadhin pas 26 vitesh martesë si dhe kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën e divorcit.

Meta ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar në burg pasi u arrestua nën akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./abcnews.al

 

Meta pranoi të paguante 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e Trump

30 January 2025 at 11:36

Korporata amerikane e teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 25 milionë dollarë në një zgjidhje gjyqësore për të zgjidhur një padi të ngritur nga Donald Trump lidhur me pezullimin e llogarive të tij në mediat sociale Meta pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, sipas një letre nga avokatët e kompanisë.

Meta konfirmoi se do të dhurojë 22 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të Trump dhe do të paguajë 3 milionë dollarë tarifa ligjore.

Në korrik 2021, Trump paditi Metën dhe CEO Mark Zuckerberg për censurimin e llogarive të tij në mediat sociale pas sulmit të 6 janarit, duke e akuzuar kompaninë për bashkëpunim me ligjvënësit demokratë. Marrëveshja vjen ndërsa Zuckerberg përpiqet të qetësojë marrëdhënien e tij me Trump.

Ekzekutivi i Meta mori pjesë në inaugurimin e Trump dhe vizitoi disa herë rezidencën e presidentit në Mar-a-Lago. Për më tepër, Meta dhuroi 1 milion dollarë për fushatën e Trump, përfundoi programet e saj DEI dhe ndryshoi sistemin e tij të kontrollit të fakteve të mediave sociale që ishte vënë nën kritika nga Trump./abcnews.al

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

10 January 2025 at 19:53

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platforma e saj të tjera në internet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, vendimi i kompanisë Meta pason kritikat e vazhdueshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për kufizim të lirisë së shprehjes ndaj grupeve konsorvatore.

‘Meta’ është një nga kompanitë teknologjike që është kritikuar në mënyrë më të ashpër nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë platformat e saj Facebook dhe Instagram.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kompania Meta ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me zotin Trump ndërsa ai përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kompania ka kontribuuar një milion dollarë për fondin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.

Këtë javë, drejtuesi i kompanisë ‘Meta’, Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimet, që sipas tij, do të sigurojnë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platformat e tjera. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë konservatorë kanë akuzuar prej kohësh Facebook-un për censurë.

“Është koha për t’u kthyer në rrënjët tona kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes në Facebook dhe Instagram”, tha ai.

Zoti Trump mbështeti vendimin e kompanisë ‘Meta’.

“Sinqerisht, mendoj se ata kanë bërë përmirësime të mëdha”, tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara, Facebook do ta mbyllë programin e verifikimit të fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Në vend të këtij programi, kompania ‘Meta’ do të bëjë verifikimin e fakteve të postimeve bazuar në shënimet e komunitetit të përdoruesve të platformave të saj. Kufizimet do të hiqen për tema si emigracioni dhe identiteti gjinor.

Reagimet ndaj ndryshimeve kanë qenë të ndryshme.

“Vendimi mund të ketë pasoja vërtet të dëmshme. Ne tashmë e dimë se gratë, njerëzit me ngjyrë, komuniteti LGBT+ dhe grupe të tjera si ato të shkencëtarëve dhe aktivistëve të klimës, përballen me një valë vërtetë të madhe diskriminimi, urrejtjeje dhe sulmesh në internet”, thotë Ava Lee nga organizata “Global Witness”.

Ndërsa mund të ketë përmbajtje më konservatore në Facebook në aspektin afatshkurtër, pyetja më e madhe është nëse miliarderët në industrinë e teknologjisë kontrollojnë përmbajtjet në platformat e tyre.

“Liria që tani gëzoni në këto platforma, veçanërisht në Meta, është shumë e kufizuar. Në të vërtetë ajo nuk bazohet në asnjë lloj mbrojtjeje”, thotë Daniel Cochrane nga Fondacioni Heritage.

Zuckerberg theksoi se do të punonte me administratën Trump për të mbrojtur lirinë e shprehjes në nivel global.

“Ne do të punojmë me Presidentin Trump për t’u rezistuar përpjekjeve të qeverive në mbarë botën për të kufizuar lirinë e shprehjes”, tha ai

Megjithatë, përafrimi me administratën Trump për lirinë e fjalës ka të ngjarë të jetë pjesë e strategjisë së industrisë së teknologjisë për të arritur qëllimet e saj afatgjata, siç është hyrja në tregun kinez.

“Kjo u blen atyre shumë fuqi për pozicionimin afatgjatë gjeopolitik”, thotë Kate Klonick nga Universiteti St. John’s.

Facebook pritet t’i zbatojë këto ndryshime në javët e ardhshme./voa

Ilir Meta dëshmoi për mbi dy orë në SPAK/ Ish-presidenti dha llogari për lobimin në SHBA

7 January 2025 at 13:30

TIRANË-Ka zgjatur për më shumë se dy orë dëshmia e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Prokurorinë e Posaçme.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha për mediat se klienti i tij është pyetur nga prokurorët vetëm për lobimin e LSI-së në Shteteve të Bashkuara.

“Sot u pyet për lobimin në SHBA”, tha ai.

Sipas SPAK, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shumë thekson SPAK nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Përgjatë periudhës 2016-2017, Ilir Meta. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ish-presidenti i Republikës po hetohet për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”./abcnews.al

Pas Berishës, edhe Meta në SPAK/ Të martën merret në pyetje si person nën hetim

6 January 2025 at 18:10

Ditën e martë më 7 janar pritet të merret në pyetje për herë të parë si person në hetim ish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ndërsa deputetja Monika Kryemadhi u mor në pyetje këtë të hënë në cilësinë e personit ndaj të cilës zhvillohen hetime, ndërkohë që firmosi edhe procesverbalin për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi tha në dalje të SPAK, se ajo tashmë do të flasë vetëm në gjykatë.

Pas Kryemadhit, në SPAK dha shpjegime edhe e ëma e saj Fatime Kryemadhi, e cila është pyetur edhe më herët në kuadër të hetimeve paraprake./abcnews.al

Jo më “WhatsApp” për dhjetëra modele smartphonesh

30 December 2024 at 22:42

Aplikacioni WhatsApp do të ndalojë për dhjetëra modele smartphone duke filluar nga 1 janari 2025.

Si çdo vit, platforma Meta braktis versionet e vjetëruara të Android, të cilat janë shumë të vjetra dhe tani nuk kanë përditësime sigurie.

Këta janë telefona celularë me sisteme operative që nuk mund të përditësohen më dhe për këtë arsye janë të prirur për probleme dhe defekte që nuk mund të zgjidhen.

Por jo vetëm Android: nga maji 2025, WhatsApp nuk do të mbështesë më versionet iOS para 15.1, domethënë modelet iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus (Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini), Motorola.

Vjetërsimi i pajisjeve në fjalë, të cilat nuk marrin më përditësime sigurie, i bën ato të prekshme ndaj kërcënimeve të mundshme kibernetike dhe të papajtueshme me teknologjitë më të fundit të integruara në WhatsApp si enkriptimi.

Nga pikëpamja e softuerit, WhatsApp prezantoi së fundmi disa opsione kushtuar festave të Krishtlindjeve, të tilla si emoticons dhe reagimet me confeti dhe transmetues, të shtuara në katalogun tradicional të emoticons të shërbimi.

“Është Krishtlindje”/ Dom Gjergj Meta një urim për Shqipërinë dhe shqiptarët

24 December 2024 at 08:43

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ka bërë një urim të veçantë, në vigjilje të Krishtlindje. Dom Gjergj Meta, ka uruar paqe dhe shpresë për të gjithë.

“Është festa që bashkë me pashkët përbëjnë kulmin e festës së të krishterëve. Urimet i dedikohen të gjithëve dhe ka zgjedhur të uroj me dy fjalë, paqe dhe shpresë. Paqe në zemra dhe shpresë për çdo njeri”, tha ai.

Gjithashtu tregoi se në orët e para të mëngjesit, kanë bërë edhe meshën e fundit para meshës së Krishtlindjes që zhvillohen në mbrëmje.

Sot në mëngjes kemi bërë meshë herët, janë nëntë ditët më të afërta të Krishtlindjes dhe sot në mëngjes mbaruam meshën e fundit para meshës së Krishtlindjes që është në darkë.

Ndërsa komentoi vendimin për mbylljen e Tik Tok, e cilësoi si një akt të guximshëm. Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme që të krijohen filtra edukimi me të gjitha mjetet dhe rrjetet sociale.

“Ka ndodhur diçka me adoleshentët dhe është parë dhe konstatuar përpara se të ndodhte ngjarja se disa platforma janë të dëmshme për disa mosha. Personalisht mendoj që është bërë mirë, por nëse është e mjaftueshme apo jo, kjo pastaj kërkon sërish diskutim”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Brukseli

17 December 2024 at 15:54

Gjigandi i mediave sociale Meta është gjobitur me 251 milionë euro (263.5 milionë dollarë) nga rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave pas dy hetimeve për shkeljen e të dhënave personale.

Hetimi filloi gjashtë vjet më parë kur Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës (DPC) për një shkelje që prek rreth 29 milionë llogari të Facebook në mbarë botën, duke përfshirë rreth 3 milionë me bazë në Bashkimin Europian.

Meta e rregulloi defektin menjëherë pasi u zbulua, sipas DPC./abcnews.al

Meta do të ndërtojë qendrën e saj më të madhe të të dhënave në Luiziana për 10 miliardë dollarë

5 December 2024 at 12:25

Kompania amerikane e teknologjisë Meta njoftoi se do të ndërtojë qendrën e saj më të madhe të të dhënave në shtetin jugor të SHBA-ve të Luizianës dhe pritet që për këtë projekt, me vlerë 10 miliardë dollarë, të punësohen 500 operativë dhe 5000 kontraktorë të përkohshëm ndërtimi.

Guvernatori republikan i Luizianës, Jeff Landry, e konsideron ndërtimin e shpallur si një lajm të shkëlqyeshëm për pjesën më pak të zhvilluar ekonomikisht të SHBA-së, ndërsa disa grupe mjedisore janë të shqetësuara se qendra e re e të dhënave do të mbështetet në lëndët djegëse fosile, shkruan AP.

Meta planifikon të investojë 200 milionë dollarë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ujore të Luizianës Verilindore për të kompensuar përdorimin e lartë të pritur të ujit dhe objekti prej 370,000 metrash katrorë pritet të hapet në vitin 2030.

Luiziana po ofron lehtësime tatimore dhe stimuj të tjerë për të tërhequr firma të mëdha teknologjike që kërkojnë vendndodhje për qendrat e të dhënave me energji intensive të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI).

Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës beson se nuk ka qendra të mjaftueshme të të dhënave në vend për të përmbushur kërkesën në rritje për inteligjencë artificiale, pasi kërkesa për objekte të tilla pritet të rritet me nëntë për qind çdo vit deri në vitin 2030.

Kompania fillestare xAI e Elon Musk njofton gjithashtu investime të mëtejshme në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi do të zgjerojë projektin e saj të superkompjuterëve në shtetin e Tenesit, shton agjencia amerikane./abcnews.al

“Ilir Meta ishte shkatërrimtari i PS”, Frrok Çupi: Mashtrues, që merrte shumë para

26 November 2024 at 20:57

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në ABC News se Ilir Meta ishte shkatërrimtari i Partisë Socialiste, pasi krijoi LSI. Ai u shpreh se Meta është një mashtrues që merrte shumë para.

Sipas analistit, populli shqiptar gaboi dikur me votë pasi nuk e dinte se çfarë ishte demokracia, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës.

“LSI për ne që kemi qene vëzhgues të politikës dhe kemi një vend të vogël, ku i takonim përditë krerët, roli i LSI ishte siç është Ilir Meta vetë. Vota është pjesë e rëndësishme dhe themeli i demokracisë. Edhe ky popull po e vuan gabimin. Ku dinte njeriu këtu se ça ishte demokracia? Dhuna e Saliut, vjedhja e Ilirit ishte demokraci për ta.

Ky nuk është rast vetëm për popullin tonë, por për të gjithë. Të gjithë gabojnë vendet e përparuara të Evropës, e shesin votën e tyre, por sa të shesin votën për një thes me miell nuk ndodh.

Roli i ilir Metës ka qenë një mashtrues, që merrte shumë para. Ai ishte shkatërrimtar i ps pasi bëri LSI”, tha Çupi./abcnews.al

“Janë duke luftuar kundër gjyqtarëve, por e kanë të kotë”, Çupi: Ja halli më i madh që shqetëson dyshen Meta-Berisha

21 November 2024 at 23:50

TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se vonesat që po tregon drejtësia e re me Sali Berishën në lidhje me akuzat për dosjen Partizani, e ka dobësuar disi “syrin e popullit” për pritshmëritë që kanë te ajo.

Ai theksoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha e konsiderojnë  popullin shqiptar si “budalla”, por ende s’e kanë kuptuar se lojërat dhe skemat e tyre për t’i ikur drejtësisë i kanë kuptuar të gjithë.

Analisti shtoi se halli më i madh i dyshes Meta-Berisha është se i druhen faktit se mund të humbasin kontrollin mbi partitë e tyre.

“Kjo shtyrje kaq e madhe e ka dobësuar syrin e popullit që ka për drejtësinë e re. Këta kanë parasysh një “popull budalla”. Kujtojnë se janë budallenj. Në çdo moment gjen krimet e tyre. Ata e kanë planifikuar këtë luftë, e kanë nisur me mazhoranca, me Kuvendin dhe me Amerikën. E kanë zhvendosur tek ambasadorët dhe tek familjet e tyre, jo ndarje dhe jo… kanë tentuar të fshehin pasuritë dhe tani po tentojnë të mbajnë partitë e tyre, këtyre po u dalin nga duart partitë. Ilir Metës i ka dalë më keq se këtij tjetrit”, tha ai.

Më tej, Çupi tha se Meta dhe Berisha kanë nisur betejën e tyre dhe po luftojnë kundër gjyqtarëve.

“Janë duke luftuar kundër gjyqtarëve dhe këto bëhen… por  kuptohen që janë të kota. Këta kanë parimin, më mirë lufto kot sesa rri kot. Këta dhe ushtritë e tyre, këta janë, dhe një pjesë tjetër, që kanë bërë sikur kanë besuar te Berisha. Edhe ne si gjithë vendet e lindjes, që kanë përjetuar diktaturat e tyre, ne nuk kemi dalë ende nga hija dhe fantazmat e komunizmit. Këta, persekucionin komunist e përdoren për të ushtruar dhunë ndaj pjesës tjetër. Aktet që u kryen këtë periudhë janë akte që ia kalojnë dhe akteve të diktatorit. Kemi vepra të Berishës dhe Metës, që nuk kanë kthim dhe nuk mund të rindërtohen më, Shqipëria do t’i ketë përjetësisht plagët e pronave dhe të korrupsionit, por edhe të shtrembërimit të politikës.”, tha ai.

Ditën e sekuestrimit, thirrja nga burgu e ish-presidentit/ Meta: Protestoni para SPAK

20 November 2024 at 23:16

Ndërkaq, pas vendimit për sekuestron e vilave Ilir Meta, nga burgu u është drejtuar me një letër publike anëtarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë të Partisë së Lirisë.

Meta kërkon të nisin protestat paqësore periodike para SPAK.

Ai kërkon protesta për të denoncuar, siç thotë ai të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër tij dhe për të denoncuar aferat e Edi Ramës që sic shprehet Meta SPAK nuk i heton.

/abcnews.al/

“Meta, Ismailaj bashkë në Pragë”/ Paditësi CEZ-DIA: Vërtetova fshehjen e letrave të kompanisë

19 November 2024 at 23:44

Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas SPAK Ilir Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailaj edhe pse nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.

Avokati Romeo Kara gjatë intervistës së tij në “Ora e Fundit” në ABC News i është përgjigjur akuzave të ish-presidentit Meta, lidhur me skandalin CEZ-DIA, duke thënë se ish-presidenti Ilir Meta nuk po bën asgjë tjetër veçse po rëndon veten e tij. Ai shtoi se ish-presidenti Meta ka qenë i korruptuar.

“Ka një parashikim ligjor se kur janë të vlefshme dëshmitë dhe unë besoj se i plotësoj të gjitha. Meta nuk e sheh problemin tek vetja por mesa pashë ka bërë një parashtrim përpara gjykatës joprofesional. Në gjyqin me Ismailaj, kam dëshmuar në 2016 dhe nuk kam pasur bindjen se zotëria ka qenë i përfshirë. Ismailaj ka marrë një dënim 11 vite në atë gjyq. Unë kam një bindje të plotë që atë vendim e ka marrë grupi i ERE në atë kohë. Meta do të na e sërvir ERE si organ të pavarur, por nuk është dhe nuk ka qenë. Unë kam përfshirë edhe Berishën që ka qenë në dijeni dhe ka lënë këtë fushë të hapësirës bosh. Ky po intimidon në mënyrë publike…Ai ka bërë pasuri të paligjshme, ka pasuri pafund. Ky nuk ka turp kur thotë që unë i punësuar, unë qenkam futur me qëllimin për të goditur zotërinë, më ngatërron vitin 2014 me 2017 me Gonigal. Pra ky rëndon veten. Ky njeri ka qenë i korruptuar, dhe turpi i vërtetë është që e bëmë president. Ky zotëria është zullumqari më i madh”, tha ai, duke shtuar: “U bë iniciator i prishjes së monopolit të shpërndarjes së energjike. Meta dhe Ismailaj mashtronin njëri-tjetrin.

Çifti Meta rri aty ku është/ Avokati Beqiri: Janë të përfshirë në krim e korrupsion, dosja është e kopsitur

19 November 2024 at 18:58

TIRANË- Apeli i GJKKO, këtë të martë, vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë për çiftin Meta.

Avokati i njohur, Idajet Beqiri në një lidhje live me “Tirana Live” në ABC News u shpreh se masat e sigurisë nga shkalla e parë është bazuar totalisht në ligj dhe Apeli nuk kishte si të merrte vendim për zbutjen e tyre.

Ai shtoi se dosjet hetimore për dyshen Meta-Kryemadhi janë kopsitur dhe është faktuar tashmë me prova se janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Sipas avokatit, Metën dhe Kryemadhin e presin edhe dosje të tjera.

“Kriteret ligjore ishin të plota, që të merrej ajo masë sigurie si për Metën dhe për Kryemadhin. I dëgjova deklaratat e të dyve, nuk kanë çfarë thonë, por do mundohen ta zvogëlojnë përgjegjësinë penale. Ata janë zhytur shumë keq në krim, në korrupsion. Dosjet janë të kopsitura mirë nga pikëpamjet ligjore. Dosje të tjera më të rënda e presin Metën dhe Kryemadhin”, tha ai.

Ai u ndal dhe tek kërkesa që ka bërë Berisha në Kushtetuese për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar në ngarkim të tij nga GJKKO.

Sipas avokati, Gjykata Kushtetuese nuk ka se si të shpallë antikushtetuese, për aq kohë sa SPAK e njeh shumë mirë procedurën ligjore kur aplikon një masë sigurie, të cilën ish-kryeministri Berisha refuzoi ta zbatonte.

“Kjo është një kërkesë e radhës që kanë bërë për të justifikuar shkeljen e rëndë që bëri Berisha, një rast i paprecedent. Kur të kërkohet të respektosh një masë sigurimi ti duhet ta respektosh atë. Nuk duhet ta bëjë një ish-president apo ish-kryeministër. Kjo është një kërkesë formale, për tu justifikuar, s’ke çfarë i bën Kushtetuesja dhe Strasburgu kësaj çështjeje”, tha ai/abcnews.al

❌