Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Telegrafi

Kur dhuna na prek pa qenë aty: Si ndikojnë videot e dhunshme në shëndetin mendor

2 February 2026 at 22:56


Edhe pa qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë, njerëzit mund të përjetojnë reagime të forta stresi dhe traume përmes pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale

Shëndeti mendor ndikon në mënyrën se si mendojmë, si ndihemi dhe si funksionojmë në jetën e përditshme. Ai nuk është i ndarë nga jeta reale, por përbën themelin e saj; nuk është luks, por parakusht për një jetë cilësore, theksojnë psikologët. Megjithatë, rrjetet sociale na kanë mundësuar që, në mënyrë të tërthortë, të jemi dëshmitarë të shumë skenave tronditëse dhe të dhunshme që ndodhin në shoqërinë tonë.

Ndikimi psikologjik i videove të dhunshme - ekspozimi dytësor ndaj dhunës

Ky ekspozim dytësor ndaj dhunës nuk mbetet pa pasoja. Studime kërkimore të realizuara pas sulmeve të mëdha apo fatkeqësive natyrore kanë treguar se personat që i kanë parë vazhdimisht pamjet e këtyre ngjarjeve kanë përjetuar nivele të rritura të stresit post-traumatik, thotë James Densley, profesor dhe kryetar i Shkollës për Kriminologji dhe të Drejtë Penale në Metro State University në Mineapolis.

– Në disa raste, ndikimi në shëndetin mendor pothuajse barazohet me ndikimin te personat që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen, vlerëson profesori Densley, duke shpjeguar se shikimi i videove të dhunshme mund të çojë në traumë dytësore ose indirekte, veçanërisht sepse rrjetet sociale e përforcojnë ndikimin e tyre.

– Mund të shfaqen ankth, mendime ndërhyrëse dhe çrregullime të gjumit. Kjo ndodh kur një person “thith” peshën emocionale dhe psikologjike të vuajtjes së dikujt tjetër përmes ekspozimit të përsëritur. Bëhet fjalë për një reagim stresi që, praktikisht, nuk dallon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë, thekson ai, transmeton Telegrafi.

Sistemi nervor aktivizohet nga skenat e dhunës

Empatia është aftësia për të ndjerë dhe kuptuar vuajtjen e të tjerëve, ndërsa reagimi ndaj traumës është një përgjigje biologjike ndaj stresit. Empatia është një vlerë pozitive dhe mund të nxisë angazhim konstruktiv. Por, kur sistemi ynë nervor aktivizohet vazhdimisht nga skenat e dhunës, njerëzit mund të zhvillojnë hipervigjilencë, mpirje emocionale ose sjellje shmangëse, shpjegojnë psikologët.

Sot, rrjetet sociale transmetojnë pamje dhune në mënyrë të vazhdueshme, të paparashikueshme dhe shpesh pa asnjë paralajmërim. Nga këndvështrimi i reagimit ndaj stresit, kjo do të thotë se truri nuk ka kurrë mundësi të tërhiqet plotësisht dhe të qetësohet. Për më tepër, pamjet e sotme janë shumë më intensive dhe realiste sesa, për shembull, pamjet e atentatit ndaj presidentit John F. Kennedy apo të Luftës së Vietnamit.

Në të kaluarën, pamjet dukeshin më të filtruara dhe më të distancuara, jo vetëm për shkak të montazhit redaksional, por edhe për shkak të cilësisë së ulët teknike. Sot, gjithçka transmetohet në definicion të lartë, me zë rrethues, duke e bërë përvojën shumë më reale dhe më tronditëse.

Si reagon truri ndaj skenave të dhunës nga ambienti i afërt?

– Truri i njeriut nuk është krijuar për të shikuar pasivisht skena reale dhune pa pasoja. Sa herë që shikoni një video të tillë, sistemi nervor reagon sikur ngjarja po ju ndodh juve personalisht, e jo dikujt të largët. Çdo shikim shtesë e përforcon stresin. Prandaj, ndryshe nga ideja se njerëzit “mësohen” me dhunën, ekspozimi i përsëritur e thellon lodhjen emocionale dhe vuajtjen, shpjegon profesori Densley.

I pyetur nëse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj pasojave psikologjike, ai shton:

– Disa individë janë më të prirur ndaj reagimeve traumatike për shkak të përvojave të tyre të mëparshme me traumën. Për shembull, nëse jeni pjesë e një grupi pakicë që ka përjetuar dhunë nga policia, pamje të tilla mund të veprojnë si nxitës të fortë emocionalë. Po ashtu, kur ngjarjet e dhunshme ndodhin në vende që njerëzit i njohin, në qytetin apo lagjen e tyre, rreziku për reagime të forta stresi rritet ndjeshëm. /Telegrafi/

Monitorimi i trafikut me kamera inteligjente në Maqedoni të Veriut, çfarë duhet të dinë qytetarët e Kosovës?

2 February 2026 at 22:50


Policia e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në informacione zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në këtë shtet ka filluar monitorimi i komunikacionit rrugor me kamera inteligjente.

Sistemi përdor pajisje teknike dhe kamera të avancuara që evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të trafikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për automjetet me targa të huaja, përfshirë ato të Kosovës, në rast të shkeljeve të konstatuara, pronari i automjetit njoftohet gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

Në fazën e parë, monitorimi do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorëve 8 dhe 10. Shkeljet që do të regjistrohen përfshijnë: tejkalim të shpejtësisë, kalim në semafor të kuq, ndalim dhe parkim të parregullt, si dhe qarkullim me automjete të paregjistruara.

Policia njofton se qytetarët e huaj kanë të drejtën të përfitojnë zbritjen 50% të gjobës brenda tetë ditësh nga data e konstatuar. Në rast mospagesë ose mosmarrëveshjeje mbi shkeljen, do të iniciohet procedurë kundërvajtëse përpara gjykatës kompetente.

Ky njoftim u drejtohet qytetarëve si një paralajmërim për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit gjatë udhëtimeve dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.

Momenti qesharak: Bashkëlojtari ia “vodhi” golin, Vedat Muriqi e godet me “shuplakë”

2 February 2026 at 22:47


Mallorca është duke triumfuar bindshëm ndaj Sevillas me rezultat 3-1, ku protagonist në dy gola ka qenë Vedat Muriqi.

Ylli nga Prizreni fillimisht shënoi nga penalltia për ta zhbllokuar epërsinë, ndërsa ishte kryesori edhe te goli i tretë.

Pasi mori një pasim nga Samu Costa, Muriqi goditi fuqishëm brenda zonës, por kjo goditje përfundoi në trupin e Darder dhe pastaj përfundoi brenda rrjetës.

Darder menjëherë iu kthye lojtarit duke i kërkuar falje për “golin e vjedhur”, ndërsa lojtari i Kosovës filloi ta qeshte dhe e goditi me “shuplakë” në formë shakaje.

Për më shumë shikoni momentin:

😅 Darder empêche Muriqi d'inscrire son doublé... mais ça fait quand même 3-1 pour Mallorca !pic.twitter.com/eFoYxHKD6f
— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) February 2, 2026

Ndërkohë, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 15 gola, pas vetëm Kylian Mbappes./Telegrafi

Influencuesi brazilian që mbrojti goditjen e emigracionit në SHBA u arrestua nga ICE

2 February 2026 at 22:42


Një influencues brazilian i krahut të djathtë, i cili pretendoi se goditja e Donald Trump kundër imigracionit synonte vetëm "mashtruesit", është arrestuar nga agjentët e ICE në New Jersey, shkruan The Guardian.

Júnior Pena, emri i plotë i të cilit është Eustáquio da Silva Pena Júnior, deklaroi mbështetjen e tij për presidentin amerikan në një video mesazh të kohëve të fundit drejtuar qindra mijëra ndjekësve të tij në mediat sociale, transmeton Telegrafi.

"Unë [mbështes] Donald Trump - më pëlqen ky djalë", njoftoi përdoruesi i TikTokut dhe Instagramit nga Amerika e Jugut, llogaria e të cilit pretendon të tregojë "realitetin e Shteteve të Bashkuara" nga perspektiva e një emigranti.

Në një video të mëparshme, Pena thuhet se u bëri thirrje brazilianëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos "dëshpërohen" pas raportimeve se agjentët e ICE po mblidhnin emigrantë, përfshirë brazilianë.

"Por të gjithë janë hajdutë. Shumë prej tyre", pretendoi ai në mënyrë të rreme për migrantët që u kapën.

Të shtunën, Pena vetë thuhet se u ndalua dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit Delaney Hall në Newark, New Jersey.

Një mik i tha gazetës lokale Brazilian Times se Pena ishte marrë në paraburgim pasi humbi një seancë gjyqësore.

Avokati i të ndaluarit, Andrew Lattarulo, thuhet se po përpiqej ta zgjidhte situatën dhe të parandalonte transferimin e tij në një shtet tjetër.

Influencuesi brazilian thuhet se ka jetuar në SHBA që nga viti 2009 dhe është nga Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais, nga ku një numër i madh njerëzish kanë emigruar në SHBA dhe Evropë.

Penja përdor rrjetet e tij sociale për të përcjellë historitë e emigrantëve, si dhe zërat kritikë ndaj presidentit të majtë të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, dhe atyre që mbështesin ish-presidentin e tij të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, i cili është burgosur së fundmi, i cili është një aleat i Trump.

Komuniteti brazilian i SHBA-së, i cili vlerësohet të jetë 2 milionë banorë, është prekur keq nga ofensiva anti-migrante e Trump, me numrin e brazilianëve të deportuar që arriti një rekord prej 2,785 vitin e kaluar, krahasuar me 1,640 në vitin 2024. /Telegrafi/

Zyrtare: Karim Benzema transferohet te Al-Hilal

2 February 2026 at 22:37


Klubi saudit Al-Hilal ka zyrtarizuar transferimin e yllit francez Karim Benzema, i cili do të jetë pjesë e ekipit të parë për një periudhë njëvjeçare e gjysmë, si lojtar i lirë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Al-Hilal Club, e udhëhequr nga Princi Nawaf bin Saad, duke shënuar një tjetër goditje të madhe të klubit në tregun e transferimeve.

Benzema konsiderohet si një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern. Gjatë karrierës së tij ka fituar 34 trofe, përfshirë pesë Kupa të Botës për Klube, pesë Liga të Kampionëve, si dhe katër tituj të La Ligës me Real Madridin. Me Olympique Lyon, ai ka fituar katër tituj kampioni në Ligue 1.

Karim Benzema is officially Hilali ✍️💙 pic.twitter.com/7YX5STm2z9
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) February 2, 2026


Në nivel ndërkombëtar, Benzema ka zhvilluar 97 paraqitje me Kombëtaren e Francës, duke triumfuar në UEFA Nations League dhe duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

Sa i përket çmimeve individuale, Karim Benzema është fitues i Topit të Artë (Ballon d’Or) dhe i çmimit UEFA Best Player in Europe, si dhe ka qenë golashënuesi më i mirë në disa kompeticione elitare.

Built to sit with greatness 😎💙 pic.twitter.com/DpSdV5UkVS
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) February 2, 2026

Transferimi i tij pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe vëmendjen globale ndaj Al-Hilal dhe futbollit saudit në përgjithësi. /Telegrafi/

Blakaj: Si funksionon lufta hibride ruse – gishtat e Putinit kudo në Evropë

2 February 2026 at 22:33


Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, vlerëson se e ashtuquajtura luftë hibride e Rusisë përbën një nga kërcënimet më serioze të sigurisë për Evropën, duke u intensifikuar ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Sipas tij, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shërbimet sekrete perëndimore kanë akuzuar gjithnjë e më shpesh Moskën për përdorimin e metodave hibride, të cilat nuk janë të reja, por po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

Ai përmend një sërë incidentesh të fundit në Evropë – nga rrëzimi i një avioni mallrash të DHL-së në Lituani, dëmtimi i kabllove nëndetare në Detin Baltik, deri te rritja e ndikimit të aktorëve ekstremistë pro-rusë në disa shtete – si raste që kanë ngritur dyshime serioze për përfshirjen e Rusisë.

Blakaj shpjegon se lufta hibride nënkupton zgjerimin e veprimeve ushtarake përmes spiunazhit, sabotazhit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjes në zgjedhje, propagandës dhe fushatave të dezinformimit, me synim dobësimin e shteteve kundërshtare nga brenda. Sipas tij, Rusia ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e këtyre mjeteve gjatë viteve të fundit.

Ai thekson se spiunazhi nën mbulesën diplomatike mbetet një nga format kryesore të veprimit rus.

"Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, të cilët shërbimet perëndimore i kanë identifikuar si agjentë të inteligjencës. Paralelisht, janë shtuar raportet për dronë të dyshimtë mbi baza ushtarake, përgjime komunikimesh dhe aktivitet të anijeve ruse pranë infrastrukturës kritike nënujore".

Në këtë kontekst, Blakaj përmend edhe rritjen e akteve të sabotazhit dhe zjarrvënieve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, si dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë kibernetike.

"Sulmet DDoS dhe përpjekjet për depërtim në rrjetet e institucioneve dhe kompanive janë bërë më të shpeshta, ndërsa spiunazhi dhe sabotazhi po zhvendosen gjithnjë e më shumë në hapësirën online. Një tjetër shtyllë e luftës hibride, sipas Blakajt, është lufta për “zemrat dhe mendjet”, përmes dezinformimit dhe propagandës", shton tutje.

Tutje rikujton se në fillim të vitit 2024 autoritetet gjermane zbuluan një fushatë masive me dhjetëra mijëra llogari të rreme, të cilat shpërndanin narrativa pro-ruse dhe synonin të minonin mbështetjen për Ukrainën dhe të forconin partitë ekstreme në Evropë.

Blakaj thekson se ndërhyrja në zgjedhje dhe publikimi i dokumenteve të vjedhura pak para proceseve elektorale, si dhe atentatet ndaj kundërshtarëve politikë jashtë Rusisë, janë gjithashtu pjesë e këtij spektri të gjerë veprimesh hibride, akuza që Kremlini i mohon.

Duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë perëndimorë, ai nënvizon se Rusia i përshtat taktikat e saj sipas secilit shtet, çka e bën të domosdoshëm një reagim fleksibël, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës nga vendet evropiane për t’u përballur me këtë kërcënim kompleks dhe afatgjatë./Telegrafi.

"Miqësia ka humbur", Labinot Rexha i shpall 'luftë' Ludo Lee

2 February 2026 at 22:30


Marrëdhënia mes Labinot Rexhës dhe Ludo Lee duket se ka marrë fund.

Këngëtari nga Rahoveci ka deklaruar hapur se miqësia mes tyre ka mbaruar.

“Miqësia ka humbur. Duhet të luajmë individualisht. Unë s’kam luftë me treshi përsheshi sepse lufta duhet të bëhet mes meje, Albës, Benitës dhe Ludos”, tha Labi.

I njëjti theksoi se që nga fillimi ka bërë lojë me të dhe se nuk ka pasur asgjë të vërtetë.

"Nuk dua të lidhem me asnjërin emocionalisht", tha në një moment banori gjatë Prime.

I njëjti thotë se ka ardhur vetëm dhe se nuk do të bëjë aleancë me asnjë.

Mbetet për t'u parë se si do të vijojë kjo miqësi në vazhdim mes tyre. /Telegrafi/

Dy blloqe brenda LDK-së, përçarje e re apo ballafaqim politik i pashmangshëm?

2 February 2026 at 22:29


Analistët kanë komentuar Kuvendin e LDK-së, Dobësia buron nga humbja zgjedhore, jo nga procesi i brendshëm.

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është më e dobët jo për shkak të Kuvendit partiak, por si pasojë e rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Sipas tij, problemi kryesor i LDK-së lidhet me humbjen në zgjedhje dhe jo me mënyrën e organizimit të Kuvendit.

Hoxha ka vlerësuar se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së nuk ka ardhur sepse ai ka qenë domosdoshmërisht opsioni më i mirë, por për shkak të mungesës së alternativave të tjera brenda partisë.

“LDK-ja është më e dobët jo për shkak të Kuvendit, por për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se Kuvendi mbetet një nga pikat më të forta të kësaj partie.

Sipas tij, LDK-ja është i vetmi subjekt politik në Kosovë që ka arritur disa herë t’i përballojë sfidat e lidershipit përmes votës, pa përçarje dhe pa përplasje të brendshme.

“Aty është çalimi dhe Kuvendi është pjesë e fortë e LDK-së, sepse megjithatë është i vetmi subjekt që ka arritur disa herë të ketë sfida të tilla të lidershipit dhe ta adresojë këtë çështje me votë”, ka theksuar Hoxha.

Ai ka shtuar se Kuvendin e LDK-së nuk e sheh si dobësi, por si një mundësi për fillim të ri, rifillim apo vazhdim të punës.

Në të njëjtën linjë, analisti Kastriot Jahaj ka deklaruar se Kuvendi i LDK-së është thirrur për përgjegjësi dhe se votëbesimi për Lumir Abdixhikun është realizuar në një formë demokratike, përmes votimit të fshehtë, që u ka dhënë delegatëve liri të plotë për të vendosur.

Ai ka theksuar se çështjet lidhur me organizimin e Kuvendit janë adresuar nga vetë zyrtarët e LDK-së, ndërsa më shumë i ka bërë përshtypje reagimi, apo mungesa e reagimit, e disa figurave të larta të partisë, në veçanti e Avdullah Hotit, i cili kishte shpallur kandidaturën për kryetar.

Ndryshe nga Hoxha dhe Jahaj, analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar se Kuvendi përfaqëson më shumë një lloj ngushëllimi për LDK-në, ndërsa humbja e 28 dhjetorit ka qenë një tronditje e thellë për këtë parti.

“28 dhjetori është tronditja e thellë që ka prodhuar pastaj të gjitha këto të tjerat”, ka deklaruar Ramabaja.

Sipas tij, Kuvendi ka dëshmuar se LDK-ja ndodhet në një krizë të thellë, e cila nuk është më vetëm identitare, por ka marrë edhe karakter strukturor dhe organizativ. Ai ka shtuar se brenda LDK-së janë kristalizuar dy blloqe të fuqishme politike: blloku i “të vjetërve”, që sipas tij ka pasur prirje për bashkëpunim me PDK-në, dhe blloku i “të rinjve”, të cilët angazhohen për një pozicion politik më të qartë “as–as”./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Çmenduria e Man Cityt: Pagoi 50 milionë euro dhe tani e dërgoi në divizionin e dytë

2 February 2026 at 22:15


Sheffield United e ka arritur marrëveshjen për ta huazuar mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips.

Klubi që garon në Championship ka kompletuar afrimin për lojtarin, të cilin Manchester City kishte paguar rreth 50 milionë euro katër vite më parë, por që nuk ka arritur të gjejë hapësira të qëndrueshme nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Marrëveshja është huazim i pastër, pa detyrim apo opsion blerjeje në fund të sezonit. Manchester City pritet të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së Phillips, e cila raportohet të jetë rreth 150 mijë funte në javë (afërsisht 173 mijë euro).

Drejtuesit e Cityt e shohin këtë lëvizje si një mundësi për t’i dhënë vazhdimësi një lojtari që ka mbetur në hije. Edhe pse marrëveshja finalizuar, Sheffield United nuk ka qenë klubi i vetëm i interesuar, pasi disa skuadra evropiane kanë shfaqur gjithashtu interes.

Një karrierë te City e shoqëruar me vështirësi

Kalvin Phillips iu bashkua Manchester Cityt nga Leeds United në vitin 2022, në një transferim prej 50 milionë eurosh, duke firmosur një kontratë gjashtëvjeçare. Megjithatë, ai nuk arriti asnjëherë të konsolidohej si titullar në “Etihad”, ndërsa situata u vështirësua edhe më shumë për shkak të problemeve me gjendjen fizike.

Pas Kupës së Botës 2022, Pep Guardiola deklaroi publikisht se Phillips ishte rikthyer “mbipeshë”, një koment që mesfushori anglez e pranoi më vonë se kishte qenë një goditje e madhe për vetëbesimin e tij.

“Ka qenë një goditje shumë e madhe për besimin tim”.

Më vonë, Guardiola kërkoi falje për deklaratën. Në shkurt të vitit 2024, ai u shpreh: “Më vjen keq për të. I kërkoj sinqerisht falje. Kam folur me të për këtë çështje. Unë kurrë, absolutisht kurrë, nuk flas me mediat pa folur më parë me lojtarin”.

Huazimet te West Ham dhe Ipswich

Kalvin Phillips is a Blade. 🥰
— Sheffield United (@SheffieldUnited) February 2, 2026

Phillips, i cili ka 31 paraqitje me përfaqësuesen e Anglisë, ka zhvilluar vetëm një ndeshje këtë sezon me Manchester Cityn: shtatë minuta lojë në raundin e tretë të Kupës së Ligës ndaj Huddersfield. Në janar të vitit 2024 ai u huazua te West Ham, ku regjistroi tetë paraqitje në Ligën Premier.

Në verën pasuese u huazua sërish, këtë herë te Ipswich, ku luajti 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi një gol. Në total, Phillips ka zhvilluar 32 ndeshje me fanellën e Manchester Cityt, duke realizuar një gol.

Sheffield United, nën drejtimin e Chris Wilder, aktualisht renditet në vendin e 17-të në Championship, shtatë pikë mbi zonën e rënies, dhe e sheh Phillips si një përforcim kyç për luftën e mbijetesës./Telegrafi

“Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, Ludo akuzon rëndë Klodin

2 February 2026 at 22:12


Banori i BBVK-së, Ludo sonte (e hënë) në Prime ka folur në lidhje me raportin e Klodit me Elijonën.

Ai është shprehur se ajo që po bën Klodi është një manipulim me Elijonën.

“Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, është shprehur ai.

"Po shihen gjërat. I ka ra në fije, gjysmë ore aktiv me Elijonën në Prime. Londrimi bën shumë më shumë me dalë në Prime", tha tutje.

Ludo Lee ka analizuar lojën e tre banorëve, Klodit, Elijonës e Londrimit, duke qëndruar vazhdimisht pas tyre.

Kjo nisi pas diskutimit për raportin e tyre meqë është diskutuar që një kohë.

Elijona ka shprehur pëlqim për Klodin, ndonëse ai ka jashtë një lidhje dashurie. /Telegrafi/

Kallas mohon përçarjen midis NATO-s dhe BE-së, hedh poshtë thirrjet për një ushtri evropiane

2 February 2026 at 22:09


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, paralajmëroi të hënën kundër krijimit të një ushtrie mbarëevropiane, duke e përshkruar idenë si "jashtëzakonisht të rrezikshme", ndërsa debati vazhdon mbi aftësitë e ardhshme mbrojtëse të bllokut.

Duke folur në një konferencë sigurie në Norvegji, Kallas tha se përparësia kryesore në çdo krizë ushtarake duhet të jetë ruajtja e një strukture të qartë komande, transmeton Telegrafi.

"Në nivel evropian, ministrat e Drejtësisë takohen gjatë gjithë kohës dhe ata tashmë mendojnë evropianë, ndërsa ministrat e Mbrojtjes kanë qenë gjithmonë kombëtarë: buxhetet kombëtare, vendimmarrja kombëtare", tha ajo.

"Sigurisht, është kompetencë e shteteve anëtare, askush nuk po ua heq atë, por shtetet anëtare janë shumë të vogla për ta bërë vetë. Nëse e bëjmë së bashku, në fakt mund të mbulojmë një zonë më të madhe. Merrni për shembull mbrojtjen ajrore. Ta bësh së bashku është e kushtueshme, kështu që kemi nëntë fusha aftësish që po i zhvillojmë në bashkëpunim me NATO-n", shtoi Kallas.

Ajo argumentoi se krijimi i një ushtrie të veçantë evropiane përkrah forcave të NATO-s mund të çojë në konfuzion gjatë krizave.

“Nëse je tashmë pjesë e NATO-s, atëherë nuk mund të krijosh një ushtri të veçantë përveç ushtrisë që ke tashmë. Sepse në kushtet e krizës, ajo që është më e rëndësishmja është zinxhiri i komandës: kush i jep urdhra kujt. Dhe nëse ke ushtrinë evropiane dhe pastaj ke ushtrinë e NATO-s, atëherë topi bie midis karrigeve dhe kjo është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse them se duhet të forcojmë mbrojtjen evropiane, e cila është gjithashtu pjesë e NATO-s. Është vërtet plotësuese për NATO-n. Le të mos e hedhim NATO-n nga dritarja”, përfundoi ajo.

Para fjalëve të Kallas, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre u tha delegatëve se Norvegjia mbetet vija e parë e NATO-s kundër forcave bërthamore të Rusisë, pavarësisht retorikës së Uashingtonit që minimizon rolin e anëtarëve evropianë të NATO-s në mbrojtje.

“Kur takova presidentin Trump për herë të parë, ia thashë këtë, e pashë në sy dhe i thashë se është e rëndësishme që një kryeministër norvegjez ta shohë një president amerikan në sy dhe të thotë: ‘100 kilometra larg kufirit tim ndodhet arsenali më i madh bërthamor në botë. Dhe nuk është i drejtuar kundër meje, president, por kundër jush’”, tha ai.

“Ka rëndësi që ne i monitorojmë ato nëndetëse. Ne e dimë kur ato largohen nga porti. Ne e dimë kur ato testojnë sistemet e tyre të reja të armëve. Dhe ne e ndajmë këtë me ju, dhe bashkëpunojmë për ta monitoruar atë. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të them se tingëllon plotësisht e gabuar kur presidenti amerikan qëndron në Davos duke thënë se ‘ne i kemi dhënë gjithçka NATO-s dhe NATO nuk jep asgjë në këmbim’. Është e gabuar”, shtoi ai.

Støre theksoi gjithashtu shkallën e stërvitjeve ushtarake të ardhshme në Arktik.

“Një muaj nga tani do të kemi 25,000 trupa që ushtrohen në Norvegjinë veriore, Finlandën veriore. Dy delegacionet më të mëdha atje, pashë, ishin francezët dhe amerikanët, 4,000 deri në 5,000 trupa secila. Dhe përsëri, kjo nuk është bamirësi. Kjo është për shkak të një interesi të ndërsjellë. Ne do ta ruajmë këtë, do të kujdesemi për të dhe do t'ua kujtojmë partnerëve tanë amerikanë këtë”, shtoi ai.

Javët e fundit kanë parë tensione të përtërira brenda NATO-s, të nxitura nga kritikat e përsëritura të Donald Trump ndaj aleatëve evropianë dhe kërcënimet për të aneksuar Grenlandën, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u tha kohët e fundit ligjvënësve të BE-së se Evropa nuk mund të mbrohej pa mbështetjen e SHBA-së.

Kallas hodhi poshtë pretendimet për përçarje brenda NATO-s, duke këmbëngulur se bashkëpunimi midis aleancës dhe BE-së ishte forcuar.

“Në fakt, nuk pajtohem që ka një përçarje. Po përpiqemi t’i ndihmojmë shtetet anëtare që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen dhe ta bëjmë këtë së bashku me të gjitha shtetet e tjera anëtare dhe gjithashtu me vende si Norvegjia, në mënyrë që të jemi gati. Dhe 23 anëtarë të Bashkimit Evropian janë gjithashtu pjesë e NATO-s, kështu që realisht po bashkëpunojmë me NATO-n. Kjo është përveç asaj që po bën NATO, dhe ne punojmë vërtet krah për krah”, tha ajo.

E pyetur nëse ishte dakord me vlerësimin e Rutte-s se Evropa nuk mund të qëndronte ende më vete pa SHBA-në, Kallas pranoi se mbetet punë për t’u bërë.

“Ishte shumë e qartë për këtë. Epo, tani për tani situata është e tillë, por po punojmë për të qenë më të pavarur edhe kur bëhet fjalë për sigurinë, sepse është e qartë se dobësitë tona janë dobësitë tona. Kjo është arsyeja pse po punojmë për të investuar më shumë në mbrojtje, gjithashtu në aftësi, dhe për ta konsideruar atë evropiane, jo vetëm kombëtare”, tha ajo. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Pamjet që lanë në hije tapetin e kuq: Si u veshën yjet pas ndarjes së Grammy 2026

2 February 2026 at 22:06


Pas ndarjes së çmimeve, yjet u shfaqën me veshje edhe më të guximshme, më elegante dhe më personale në festat që pasuan

Mbrëmë, Grammy 2026 mblodhi emrat më të mëdhenj dhe më të ndritur të muzikës për të festuar një vit plot hite dhe performanca të paharrueshme. Artistë si Addison Rae, Lady Gaga, Justin Bieber, Katseye, Sabrina Carpenter dhe Sombr i dhanë ritëm natës, ndërsa Charli xcx, Chappell Roan, Harry Styles dhe Teyana Taylor u shfaqën në rolin e prezantuesve.

Tapeti i kuq ishte, si gjithmonë në Grammy, energjik, guximtar dhe plot rrezik stilistik. Por pamjet e after-party-t? Ato i bënë konkurrencë serioze vetë eventit kryesor.

Pas ndarjes së çmimit të fundit, yjet u zhvendosën drejt Chateau Marmont, ku shumë prej tyre kishin përgatitur veshje të dyta, po aq (ose edhe më) mbresëlënëse. Saint Laurent, mikpritësi i after-party-t, ishte zgjedhja kryesore e mbrëmjes: Rosé ruajti glamurin e lartë të ceremonisë me një fustan pa rripa, me shkëlqim dhe çarje të thellë anësore, ndërsa Amelia Gray dhe Gabbriette zgjodhën silueta sensuale, të frymëzuara nga stili intim dhe sensual, transmeton Telegrafi.

Të tjerë ndoqën një qasje ndryshe. Hailey Bieber dhe Tate McRae u shfaqën të dyja me krijime enkas nga Ludovic de Saint Sernin - Bieber u shfaq me një minifustan të bardhë me lidhje rreth qafës, ndërsa McRae zgjodhi një fustan midi prej lëkure, me pjesë të sipërme të strukturuar që theksonte bustin.

Ndërkohë, Olivia Rodrigo zgjodhi sharmin e vintage-it me një minifustan Valentino prej dantelle në nuancë nude.

Më poshtë, shikoni disa nga pamjet më të spikatura të after-party-t të Grammy 2026, përfshirë Kaia Gerber, Katseye, Charli xcx dhe Teyana Taylor.


/Telegrafi/

Mbyllet afati dimëror në Ligën Premier: Të gjitha transferimet e janarit 2026

2 February 2026 at 22:04


Afati kalimtar dimëror në Ligën Premier u hap më 1 janar dhe u mbyll zyrtarisht më 2 shkurt në orën 20:00, me klubet angleze që shfrytëzuan çdo moment për të përforcuar skuadrat ose për të rregulluar balancat për pjesën vendimtare të sezonit.

Afati i janarit 2026 solli lëvizje të mëdha, rikthime nga huazimi, transferime milionëshe dhe një numër të madh huazimesh strategjike.

Nga blerjet e bujshme të Manchester Cityt dhe Tottenhamit, te afrimet vendimtare të Aston Villës, Arsenalit dhe West Hamit, çdo klub pati qasjen e vet në këtë afat kalimtar.

Më poshtë gjeni pasqyrën e plotë të transferimeve hyrëse dhe dalëse për të gjitha klubet e Premier League, ashtu siç ndodhi në afatin dimëror të vitit 2026.

Arsenal

Ardhjet: Nuk ka.

Dalje: Osman Kamara - Blackburn, Oleksandr Zinchenko - Ajax, Louie Copley - Crawley, Ethan Nwaneri - Marseille, Maldini Kacurri - Grimsby.

Aston Villa

Ardhjet: Tammy Abraham - Besiktas, Alysson - Gremio, Brian Madjo - Metz, Leon Bailey - Roma, Douglas Luiz - Juventus.

Daljet: Louie Barry - Stockport, Samuel Iling-Junior, Pisa, Ben Broggio - Falkirk, Jamaldeen Jimoh-Aloba - West Brom, Evann Guessand - Crystal Palace, Aidan Borland - Swindon, Sil Swinkels - Chesterfield, Donyell Malen - Roma, Finley Munroe - Middlesbrough, Kane Taylor - Oldham, Yasin Ozcan - Besiktas.


Bournemouth

Ardhjet: Fraser Forster, Alex Toth - Ferencvaros, Christos Mandas - Lazio, Rayan - Vasco da Gama.

Daljet: Julian Araujo - Celtic, Antoine Semenyo - Man City, Noa Boutin - Salisbury, Romain Faivre - Auxerre,

Brentford

Ardhjet: Kaye Furo - Club Brugge.

Daljet: Frank Onyeka - Coventry, Iwan Morgan - Shrewsbury Town, Michael Olakigbe - Swindon, Myles Peart-Harris - Oxford, Yunus Emre Konak - Oxford, Matt Cox - Shrewsbury, Chanse Headman - Harrogate, Gustavo Nunes - Swansea, Paris Magoma - Norwich.

Brighton

Ardhjet: Pascal Gross - Borussia Dortmund, Caylan Vikcers - Barnsley.

Daljet: Brajan Gruda - RB Leipzig, Tommy Watson - Millwall, Jeremy Sarmiento - Middlesbrough, Eiran Cashin - Blackburn, Do-young Yoon - Dordrecht, Facundo Buonanotte - Leeds, Jacob Slater - Harrogate, Ibrahim Osman - Birmingham.


Burnley

Ardhjet: James Ward-Prowse - West Ham.

Daljet: Hannes Delcroix - Lugano, Joseph Bevan - Dundee, Luca Koleosho - Paris FC, Brad Grant , Joe Bevan - Dundee, Michael Obafemi - Blackpool.

Chelsea

Ardhjet: Mamdou Sarr - Strabsourg, Caleb Wiley - Watford, Kiano Dyer - Volendam, Yisa Alao - Sheffield Wednesday.

Daljet: David Datro Fofana, Strasbourg, Aaron Anselmino - Strasbourg, Yahya Idrissi - AC Milan, Frankie Runham - Ipswich, Raheem Sterling, Leo Castledine - Middlesbrough, Facundo Buonanotte - Brighton.

Crystal Palace

Ardhjet: Evann Guessand - Aston Villa, Brennan Johnson - Tottenham, Hindolo Mustapha - Nurnberg,Danny Imray - Blackpool.

Daljet: Jesurun Rak-Sakyi - Stoke, Tayo Adaramola - Sheffield Wednesday, Romain Esse - Coventry City, Naouirou Ahamada - Auxerre, Luke Browne - Notts County, Marc Guehi - Man City, Owen Goodman - Barnlsey, Luke Browne - Notts County.

Everton

Ardhjet: Harrison Armstrong - Preston.

Daljet: Martin Sherif - Port Vale, Elijah Campbell - Port Vale, Francis Okoronkwo - Doncaster, Harry Tryer - Cardiff, Will Tamen - Tranmere, Roman Dixon - Stockport.

Fulham

Ardhjet: Oscar Bobb - Man City.

Daljet: Aaron Loupalo-Bi - Walsall, Adama Traore - West Ham, Luke Harris - Wycombe.

Leeds

Ardhjet: Facundo Buonanotte - Brighton.

Daljet: Jack Harrison - Fiorentina, Harry Gray - Rotherham.

Liverpool

Ardhjet: James McConnell - Ajax, Owen Beck - Derby, Mor Talla Ndiaye - Amitie FC.

Daljet: Calum Scanlon - Cardiff, James Norris - Shelbourne, James Balagizi - Forest Green.

Manchester City

Ardhjet: Sverre Nypan - Middlesbrough, Antoine Semenyo - Bournemouth, Max Alleyne - Watford, Marc Guehi - Crystal Palace.

Daljet: Kalvin Phillips - Sheff Utd, Justin Oboavwoduo - Juventus, Stefan Ortega - Nottingham Forest, Jahmai Simpson-Pusey - Koln, Emilio Lawrence - Luton, Claudio Echeverri - Girona, Jaden Heskey - Sheffield Wednesday, Oscar Bobb - Fulham, Stephen Mfuni - Watford.

Manchester United

Ardhjet: Toby Collyer - West Brom, Sonny Aljofree - Notts County, Ethan Wheatley - Northampton, Elyh Harrison - Shrewsbury, Habeeb Ogunneye - Newport, Joe Hugill - Barnet, Harry Amass - Sheffield Wednesday.

Daljet: Gabriele Bianchieri - Rotherham, Ethan Wheatley - Bradford City, Sam Mather - Kayserispor, Harry Amass - Norwich, Joe Hugill - Kilmarnock.

Newcastle United

Ardhjet: Nuk ka.

Daljet: Antonio Cordero - Cadiz, Ben Parkinson - Falkirk, Joe Brayson - Morpeth Town, Joe White - Bradford, Harrison Ashby - Bradford.

Nottingham Forest

Ardhjet: Luca Netz - Borussia Mönchengladbach, Stefan Ortega - Manchester City, Lorenzo Lucca - Napoli.

Daljet: Esapa Osong - Fleetwood, Arnaud Kalimuendo - Eintracht Frankfurt, Josh Powell - Fleetwood, Jamie McDonnell - Oxford Utd, Jack Thompson - Barrow.

Sunderland

Ardhjet: Jocelin Ta Bi - Maccabi Netanya, Melker Ellborg - Malmo.

Daljet; Simon Adingra - Monaco, Adil Aouchiche - Schalke, Patrick Roberts - Birmingham, Leo Hjelde - Sheffield United, Anthony Patterson - Millwall, Timothee Pembele - Le Havre, Jay Matete - MK Dons, Trey Samuel-Ogunsuyi - Shrewsbury, Jake Waters - Spennymoor Town, Dan Neil - Ipswich, Aji Alese - Portsmouth, Ben Middlemas - Swindon, Joe Anderson - Barrow, Tymur Tutierov - Exeter, Arthur Masuaku - Lens.

Tottenham

Ardhjet: Conor Gallagher - Atletico Madrid, George Abbott - Wycombe, Alfie Dorrington - Aberdeen, Mason Melia - St Patrick's Athletic, Souza - Santos.

Daljet: George Abbott - Mansfield Town, Alfie Dorrington - Salford City, Herbie James - Cardiff City, Brennan Johnson - Crystal Palace, Kota Takai - Borussia Monchengladbach, Manor Solomon - Fiorentina, Jamie Donley - Oxford, Oliver Irow - Mansfield, Min-hyeok Yang - Coventry City, Damola Ajayi - Doncaster, Dane Scarlett - Hibernian, Yusuf Akhamrich - Bristol Rovers.

West Ham

Ardhjet: Pablo Felipe - Gil Vicente, Taty Castellanos - Lazio, Keiber Lamadrid - Deportivo La Guaira, Adama Traore - Fulham.

Daljet: Lucas Paqueta - Flamengo, Guido Rodriguez - Valencia, Niclas Fullkrug - AC Milan, Luis Guilherme - Sporting, Krisztian Hegyi - MTK Budapest, Callum Marshall - Bochum, George Earthy - Bristol City, Junior Robinson - Boreham Wood, Andy Irving - Sparta Pragë, Kaelen Casey - Leyton Orient, James Ward-Prowse - Burnley, Emeka Adiele - FC Utrecht.

Wolves

Ardhjet: Pedro Lima - Porto.

Daljet: Fer Lopez - Celta Vigo, Alfie Pond - Crewe, Ki-Jana Hoever - Sheffield United, Marshall Munetsi - Paris FC, Fletcher Holman - Swindon, Temple Ojinnaka - Shrewsbury, Tawanda Chirewa - Barnsley.

/Telegrafi/

Audio të papublikuara të Michael Jackson - rrëfen marrëdhënien me fëmijët

2 February 2026 at 22:01


Më shumë se 16 vjet pas vdekjes së tij, Michael Jackson, rikthehet në qendër të debatit publik pas publikimit të disa audio-incizimeve të papublikuara, ku ai flet hapur për marrëdhënien e tij me fëmijët.

Në këto regjistrime, të siguruara nga New York Post, Jackson shprehet se fëmijët dëshironin ta përqafonin dhe ta preknin, duke thënë se personaliteti i tij i bënte ata “të binin në dashuri” me të, gjë që sipas tij ndonjëherë i sillte telashe.

Audio-incizimet janë pjesë e dokumentarit “The Trial”, i cili trajton procesin gjyqësor ndaj Jackson për akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve, akuza nga të cilat ai u shpall i pafajshëm.

Michael Jackson

Një nga deklaratat më polemike është kur ai thotë se nëse do t’i ndalohej të shihte më fëmijë, do të vetëvritej.

Dokumentari me katër episode do të transmetohet së shpejti në Channel 4 dhe rikthen në vëmendje debatet dhe dilemat që e shoqëruan figurën e Michael Jackson gjatë gjithë karrierës së tij.

Disa i kanë parë deklaratat e tij si shprehje të një lidhjeje emocionale të pazakontë dhe të keqkuptuar me fëmijët, ndërsa të tjerë i konsiderojnë ato si shqetësuese dhe problematike, sidomos në dritën e akuzave që e ndoqën për vite me radhë.

Rikthimi i këtyre materialeve rihap plagë të vjetra dhe vë në pikëpyetje kufirin mes pafajësisë së pretenduar dhe perceptimit publik.

- YouTube www.youtube.com

Në të njëjtën kohë, dokumentari pritet të nxisë një debat më të gjerë mbi mënyrën se si media, drejtësia dhe publiku trajtojnë figurat e famshme dhe jetën e tyre private.

Trashëgimia artistike e Michael mbetet e padiskutueshme, por aspektet e errëta të jetës së tij vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ai kujtohet sot, duke e bërë figurën e tij një nga më komplekset dhe më kontradiktoret në historinë e muzikës moderne. /Telegrafi/

Një dron i vogël ra mbi një bazë ushtarake polake

2 February 2026 at 21:56


Një dron i vogël si lodër me origjinë të panjohur ra mbi një bazë ushtarake në Przasnysz, në Poloninë veri-qendrore, tha policia ushtarake të hënën, duke konfirmuar një raport nga Radio Zet.

Autoritetet në të gjithë Evropën kanë qenë në gatishmëri të lartë për dronët, pas një sërë incidentesh që kanë ndërprerë operacionet në aeroporte ose objekte ushtarake.

Zëdhënësi i policisë ushtarake, Tomasz Wiktorowicz, tha se oficerët e sigurisë kishin vëzhguar dronin duke fluturuar mbi bazë dhe se më pas ai ra mbi ambientet.

"Pajisja si lodër u sigurua. Më vonë iu dorëzua policisë ushtarake dhe një hetim është duke u zhvilluar", tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se ishte një pajisje e thjeshtë që ndoshta kontrollohej duke përdorur një telefon celular dhe kishte humbur kontaktin me operatorin e saj.

"Nuk u gjetën pajisje regjistrimi, të tilla si një kartë memorieje ose kartë SIM, që mund të transmetonin të dhëna në pajisje", tha ai. /Telegrafi/

KEK: Njësia A5 del jashtë operimit për shkak të rrjedhjes së ujit

2 February 2026 at 21:46


Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A5 është ndalur nga operimi sonte më 02.02.2026 rreth orës 20:25.

KEK ka njoftuar se kjo është si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra.

“Ndalja e njësisë është realizuar në përputhje të plotë me standardet teknike dhe operative të sigurisë, me qëllim të parandalimit të çfarëdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike”- ka njoftuar KEK.

Ndërsa thuhet se aktualisht KEK vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2.

“Për qartësi dhe transparencë ndaj opinionit publik, theksohet se në kushte të zakonshme operimi KEK funksionon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta është angazhuar maksimalisht për të vënë në operim edhe njësinë e pestë. Si rezultat i këtij angazhimi, KEK ka arritur të operojë, për një periudhë, edhe me pesë njësi prodhuese njëkohësisht”- thuhet në njoftim.

KEK thekson se mbetet i përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe efikas të kapaciteteve prodhuese, duke zbatuar masa të rregullta parandaluese dhe mirëmbajtëse, me qëllim të garantimit të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

Inxhinieria e zgjuar që e bën Toyota GR GT kaq të veçantë

2 February 2026 at 21:40


Toyota GR GT mund të ketë debutuar vetëm dy muaj më parë, por tashmë u prezantuan pamje të hershme të makinës së re sportive të Toyota-s gjatë panairit në Tokio 2026.

Toyota kishte shumë pajisje interesante në ekspozitë, duke përfshirë një prerje të plotë të karrocerisë që zbulonte motorin, kutinë e shpejtësisë dhe pezullimin, plus një shasi të zhveshur që tregonte pjesët e zgjuara inxhinierike të GR GT.

Thënë thjesht: Kishte shumë detaje interesante për t'u thelluar - të dhëna të vërteta se si GR GT mund të drejtonte, të tingëllonte dhe të manovrohej, transmeton Telegrafi.

Gjërat e para: sistemi i fuqisë. GR GT përdor një motor V-8 me 641 kuaj fuqi, 4.0 litra me dy turbo, të çiftëzuar me një transmision me tetë shpejtësi të montuar në pjesën e pasme dhe një motor elektrik.

Motori V8 duket si një i afërm i motorit me tre cilindra G16E-GTS të GR Corolla-s. Ai ndan të njëjtin diametër prej 87.5 milimetrash dhe një paraqitje të ngjashme të fazerit të bosht. Turbo-t binjakë janë të ftohësuar me ndërmjetës uji-ajër, duke plotësuar një konfigurim shumë serioz.

Fuqia dërgohet prapa përmes një tubi çift rrotullues prej fibre karboni në një kuti shpejtësie të montuar në pjesën e pasme. Ky është një transmision automatik i përshtatur për punë me boshtin e transmisionit.

Ai përdor një set ingranazhesh planetare me tetë shpejtësi me shumë pllaka në vend të një konvertuesi çift rrotullues, gjë që krijon disa sfida interesante paketimi.

Normalisht, një manual ose DCT përdor të paktën dy boshte - hyrje dhe dalje - të cilat lejojnë që kutia e shpejtësisë dhe diferenciali të vendosen në një njësi të vetme kompakte.

Ky konfigurim gjithashtu u lejon inxhinierëve të "grumbullojnë" ingranazhet për të shkurtuar transmisionin dhe për të zgjedhur se ku del fuqia nga kutia.

Një set ingranazhesh planetare, si ai i përdorur këtu, është më i ngushtë, por më i gjatë dhe mbështetet në një bosht të vetëm. Fuqia mund të dalë vetëm nga pjesa e pasme e transmisionit.

Kjo përbënte një problem për Toyotan, pasi kutia e shpejtësisë e montuar në pjesën e pasme e GR GT është shtyrë sa më shumë që të jetë e mundur në shasi.

Zgjidhja? Toyota shtoi një ingranazh kundërvues dhe e dërgoi fuqinë përpara nëpërmjet një boshti të jashtëm lëvizës, i cili më pas ushqen diferencialin përpara se të vërë në lëvizje më në fund rrotat e pasme. Çuditshme, apo jo?

Por është gjithashtu elegante dhe e thjeshtë. Kjo qasje shmang kompleksitetin dhe peshën e një DCT duke e mbajtur kutinë e shpejtësisë kompakte.

Motori hibrid është i integruar në paketën e friksionit, duke e thjeshtuar më tej paraqitjen. Në përgjithësi, është një konfigurim shumë i rregullt.

Tjetër: shasia. GR GT nget një strukturë kryesisht alumini me disa zgjedhje materialesh interesante. Çatia, shtresat e dyerve, kapaku dhe panelet e ndryshme të karrocerisë janë bërë nga fibra karboni të ricikluar për të kursyer peshë, ndërsa vetë shasia mbështetet në një përzierje të derdhjeve dhe ekstruzioneve të aluminit.

Pjesa më e madhe e strukturës përbëhet nga derdhje të mëdha alumini, duke përfshirë kullat e amortizatorëve, shinat e përparme dhe të pasme të kornizës, dhe madje edhe çatinë.

Gjithçka duket se është salduar së bashku në vend që të jetë e lidhur me ngjitës. Përdorimi i aluminit të derdhur për shtyllat A dhe çatinë është veçanërisht interesant dhe thotë shumë për forcën potenciale të materialit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Sërish “Pirati”, Vedat Muriqi realizon edhe kundër Sevillas

2 February 2026 at 21:36


Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka kaluar Mallorcan në epërsi ndaj Sevillas.

Futbollisti nga Prizreni shënoi nga pika e bardhë për ta zhbllokuar epërsinë.

Jan Virgili shkaktoi një ndërhyrje brenda zonës, kësisoj gjyqtari akordoi 11-metërsh, nga e cila ishte i pagabueshëm Muriqi (27’).

Për ta parë golin: VIDEO

Për Muriqin ky ishte goli i 15-të në La Liga, ku pas tij ka vetëm Kylian Mbappe./Telegrafi

Termocentralet gjysmëshekullore në Kosovë, strategjitë u premtuan - investimet munguan

2 February 2026 at 21:36


Javëve të fundit nuk janë të rralla njoftimet për rënien nga prodhimi të ndonjërit prej blloqeve në dy termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Derisa për vitin që shkoi ende nuk është publikuar raporti, sipas atij paraprak, më 2024 pesë njësitë prodhuese të “A”-së dhe “B”-së, ishin ndalur gjithsej 45 herë, prej tyre 32 herë ishin të paplanifikuar apo rënie nga prodhimi.

Ndërkaq, më 2023 këto njësi ishin ndalur gjithsej 47 herë, prej të cilave 38 ishin rënie nga prodhimi ose ndalesa të paplanifikuara.

Tri njësitë e termocentralit “Kosova A” tashmë kanë tejkaluar gjysmë shekulli prej kur janë funksionalizuar.

Blloku A5, që është më i riu në këtë termocentral, tashmë ka hyrë në vitin e 51-të të punës – pasi ishte vënë në funksion më 1975. Ndërsa edhe më të vjetra janë dy njësitë tjera, A3-shi që mbush 56 vjet dhe A4-shi 55 sish.

Vetë Strategjia Kombëtare e Energjisë përmend si shqetësim vjetërsinë e njësive të “A”-së duke saktësuar se ato “janë në fund të jetëgjatësisë së tyre teknike”.

Ndërkaq, edhe “Kosova B” që kishte nisur punën në dekadën pasuese, është në afërsi të mesatares së jetëgjatësisë së termocentraleve me thëngjill – që varësisht modeleve dhe teknologjisë sillet deri rreth 40 vjet, me raste deri në 50.

Njësia B1, e funksionalizuar 1983, tashmë ka hyrë në vitin 43 të punës, ndërsa B2 është një vit më e re.

Përkundër vjetërsisë dhe problemeve me besueshmërinë, dy termocentralet përbëjnë “boshtin kurrizor” të prodhimit vendor të rrymës.

Besnik Boletini nga organizata “Çohu”, e cila ndër vite ka kryer hulumtime lidhur me KEK-un, theksoi se situata aktuale është pasojë e mungesës së guximit për investime në kapacitete të reja.

“Janë si pasojë e mungesës së vendimeve strategjike për politikat e energjisë. Nëse ju kujtohet në vitin 2006-07 ka filluar studimi i fizibilitetit Kosovën e Re, janë ndryshuar kapacitetet, u bë pa studim, nuk është ndërtua asgjë. Pastaj kanë filluar opsionet tjera, ka qenë ideja e gazit, nuk është bë asgjë. Do të thotë ka munguar një vendim i madh strategjik, i cili e zgjidhë çështjen e energjisë elektrike”, ka thënë – Besnik Boletini, Organizata “Çohu”.

Përkundër që institucionet përgjegjëse ishin dhe janë në dijeni të vjetërsisë dhe pasojave, Boletini tha se ato nuk morën vendime dhe veprime për zgjidhje.

“Ajo që është diskutuar në vazhdimësi është se përveç që nuk kanë qëndrueshmëri operative, kanë edhe ndotje shumë të madhe të mjedisit, prandaj është e domosdoshme që krijohet një alternativë e re”, ka thënë – Besnik Boletini, Organizata “Çohu”.

Qysh dekadën e kaluar, qeveri të ndryshme kishin diskutuar për dekomisionimin e një pjesë të termocentralit Kosova A, por në mungesë kapacitetesh të reja ishin tërhequr nga kjo ide./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Zbulohen specifikat kryesore të Samsung Galaxy F70e 5G i cili do të debutojnë javën e ardhshme

2 February 2026 at 21:35


Samsung kohët e fundit filloi të jepte njoftime për lansimin e serisë Galaxy F70 në Indi dhe tani ka konfirmuar një datë lansimi.

Modeli i parë në linjë do të jetë Galaxy F70e, i cili do të ketë një kamerë kryesore të pasme 50MP dhe një bateri 6,000mAh.

Galaxy F70e do të debutojë në Indi më 9 shkurt dhe do të dalë në shitje përmes dyqanit zyrtar online të Samsung dhe Flipkart.

Telefoni ka të ngjarë të jetë i disponueshëm edhe përmes shitësve me pakicë jashtë linje, transmeton Telegrafi.

Do të ketë një teksturë të ngjashme me lëkurën në panelin e pasmë dhe do të jetë i disponueshëm në opsionet e ngjyrave Limelight Green dhe Spotlight Blue.

Telefoni do të vijë me një konfigurim kamerash të dyfishta të pasme me një sensor kryesor 50MP dhe një njësi thellësie 2MP. Për selfie, do të ketë një kamerë 8MP.

Samsung ka konfirmuar gjithashtu se Galaxy F70e do të ketë një ekran 120Hz me shkëlqim deri në 800 nit. Imazhet zyrtare tregojnë një prerje në formë pika uji në pjesën e përparme dhe korniza relativisht të trasha.

Telefoni është konfirmuar se do të ketë një bateri 6,000mAh, megjithëse specifikimet e karikimit mbeten të pazbuluara për momentin. Samsung pritet të zbulojë më shumë detaje në ditët në vijim. /Telegrafi/

❌
❌