Pak minuta pas dorëheqjes së Bekë Berishës, ish-ylli shpall kandidaturën për kryetar të KB Prishtinës
Pak minuta pas raportimit se Bekë Berisha ka dhenë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të Prishtinës në basketboll, ish-ylli i kësaj skuadre, Granit Rugova ka shpallur kandidaturën për kryetar të klubit.
Në një postim në Facebook, Rugova ka shprehur arsyet se përse po kandidon.
Postimi i tij:
Sot, e ndiej obligim moral te marr pergjegjesi dhe ta shpreh haptas vullnetin tim per te pretenduar per poziten e kryetarit te klubit te zemres . Jo per ambicie personale, por sepse besoj se kam njohurite, pervojen dhe energjine per ta menaxhuar mire klubin dhe, bashke me PLISAT, qytetaret e PRISHTINES dhe te gjithe dashamiret e klubit, ta cojme klubin aty ku e meriton.
PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit.
Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence.
Prishtina nuk eshte thjesht klub sportiv.
Eshte identitet i kryeqytetit.
Eshte krenari qytetare.
Kjo eshte thirrje per bashkim.
Per pune te ndershme.
Per vizion te qarte.
Per PRISHTINEN.
Kthimi ne rrugen fitoreve dhe kupave.
Bashke mundemi dhe do t’ja dalim
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Pak minuta pas dorëheqjes së Bekë Berishës, ish-ylli shpall kandidaturën për kryetar të KB Prishtinës appeared first on Sinjali.
