Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Lajme Kosove

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

13 January 2026 at 15:58

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e një qeverisjeje vendore të fortë dhe të përgjegjshme në procesin e zbatimit të reformave.

Orav ka theksuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë dëshmojnë rolin kyç të demokracisë vendore në angazhimin e qytetarëve dhe në formësimin e politikave që pasqyrojnë nevojat e komuniteteve.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin appeared first on Sinjali.

U kërkonte 5 deri në 50 euro për pushime mjekësore, aktakuzë mjekut në Vushtrri

13 January 2026 at 15:31

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj mjekut Avdullah Vojvoda nga Vushtrria, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga 20 korriku deri më 28 tetor 2025, gjatë punës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, me dashje në cilësinë e specialistit të mjekësisë familjare, ka keqpërdorur pozitën zyrtare me qëllim përfitimi pasuror.

Prokuroria pretendon se mjeku ka lëshuar raporte mjekësore sipas kërkesës së pacientëve, ndonëse ishte në dijeni se ata nuk vuanin nga sëmundjet e shënuara në dokumente. Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se i ka pyetur pacientët se çfarë diagnoze dëshironin t’u përshkruhej, në mënyrë që këto raporte të përdoreshin për hapjen e pushimeve mjekësore në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se i pandehuri ka përshkruar barna sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutikë, ndërsa pas lëshimit të raporteve mjekësore dyshohet se ka pranuar shuma parash që varionin nga pesë deri në pesëdhjetë euro.

“Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka propozuar gjykatës që mjeku të shpallet fajtor për veprën penale që i vihet në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet sanksioni penal i paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U kërkonte 5 deri në 50 euro për pushime mjekësore, aktakuzë mjekut në Vushtrri appeared first on Sinjali.

Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, i dyshuari në arrati

13 January 2026 at 15:24

Një i mitur është therur me thikë në Gjakovë, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitatre të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, i cili tha se i dyshuari është në arrati.

“Rasti ka ndodh rreth orës 12:30. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor”, thuhet në konfirmim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, i dyshuari në arrati appeared first on Sinjali.

Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë qindra mijëra banorë pa rrymë në mot acar

13 January 2026 at 14:50

Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të energjisë, përfshirë një termocentral, në një kohë kur temperaturat në gjithë vendin ranë deri në minus 15 gradë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Rusia i përdori gati 300 dronë sulmues, si dhe 18 raketa balistike dhe shtatë raketa lundruese.

“Gjendja në rajonin e Kievit është e rëndë. Disa qindra mijëra familje janë pa energji elektrike tani”, tha Zelensky në një postim në X.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se kishte kryer një “sulm të madh” ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, duke pretenduar se ato përdoreshin nga ushtria e Ukrainës dhe kompleksi i saj ushtarako-industrial.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, e akuzoi Rusinë se po godet qëllimisht infrastrukturën energjetike për t’i privuar civilët nga energjia elektrike, uji dhe ngrohja në kushtet e motit acar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë qindra mijëra banorë pa rrymë në mot acar appeared first on Sinjali.

BBC kërkon rrëzimin e padisë së Trump për shpifje prej 5 miliardë dollarësh

13 January 2026 at 14:48

BBC do t’i kërkojë një gjykate amerikane të rrëzojë padinë për shpifje të Donald Trump, që kërkon 5 miliardë dollarë nga transmetuesi publik britanik për një video të diskutueshme të montuar të një fjalimi, sipas dokumenteve të gjykatës.

Presidenti amerikan ngriti një padi në Florida në dhjetor, duke akuzuar BBC- në për shpifje dhe shkelje të një ligji për praktikat tregtare. Trump kërkon 5 miliardë dollarë (5.7 miliardë euro) dëmshpërblim dhe interesa për secilën nga akuzat .

BBC kishte transmetuar në programin e saj të lajmeve “Panorama” menjëherë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së të vitit 2024, fragmente të ndryshme të një fjalimi të Trump më 6 janar 2021, i cili ishte redaktuar në një mënyrë të tillë që presidenti republikan dukej sikur po u bënte thirrje mbështetësve të tij të sulmonin Kapitolin në Uashington.

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura të hënën, avokatët e grupit publik britanik të transmetimeve thonë se do të “kërkojnë të rrëzojnë padinë për shkak të juridiksionit personal” të gjykatës federale në Miami, qyteti ku banon presidenti amerikan.

Ata kanë afat deri më 17 mars për të paraqitur këtë kërkesë për refuzim.

Ata do të argumentojnë se Trump “nuk do të jetë në gjendje të provojë” se dokumentari, i cili u transmetua jashtë Shteteve të Bashkuara, “i shkaktoi atij dëm të njohur ligjërisht”.

Republikani “u rizgjodh më 5 nëntor 2024, pasi u transmetua dokumentari. Ai fitoi Floridën me një diferencë mbresëlënëse prej 13 pikësh, duke përmirësuar performancat e tij të viteve 2020 dhe 2016”, theksojnë ata në këto dokumente, duke vlerësuar se pretendimi i tij “nuk është i pranueshëm”.

Drejtuesi i BBC-së, Samir Shah, i kishte dërguar një letër ku i kërkonte falje Donald Trump, por nuk arriti ta qetësonte atë. Ai tha se ishte i vendosur të kundërshtonte çdo pretendim për shpifje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC kërkon rrëzimin e padisë së Trump për shpifje prej 5 miliardë dollarësh appeared first on Sinjali.

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e personave të dyshuar për “Vjedhje”

13 January 2026 at 14:46

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografi të publikuara nga autoritetet.

Personat në fjalë kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Policia e Kosovës apelon për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e tyre dhe kërkon që qytetarët të ofrojnë informacionet e nevojshme përmes kanaleve të komunikimit të sigurt.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e personave të dyshuar për “Vjedhje” appeared first on Sinjali.

A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ

13 January 2026 at 14:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është prezantimi i raportit nga verifikimi i votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se verifikimi është kryer nga Sekretariati i KQZ-së dhe se, bazuar në gjetjet e evidentuara, është përgatitur edhe një rekomandim konkret.

“Sekretariati i KQZ-së ka përfunduar procesin e verifikimit të votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve dhe, bazuar në gjetjet e këtij procesi, ka përgatitur një rekomandim për rinumërim të vendvotimeve,” ka deklaruar Elezi.

Ai ka shtuar se vendimi përfundimtar lidhur me rekomandimin do të merret nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ appeared first on Sinjali.

Gjykata toleron Monika Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën, ‘e lodhur’ nga ‘Prime’ në Big Brother

13 January 2026 at 14:23

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Monika Kryemadhit, që seancat në ngarkim të saj të mos mbahen ditën e martë dhe të mërkurë, për shkak të angazhimit të saj si opinioniste në Big Brother.

Kryemadhi tha gjatë ditës së djeshme, se gjyqtarja ishte treguar ‘xhentile’ dhe e kishte pranuar kërkesën e saj.

Angazhimi i Monika Kryemadhit si opinioiste e “Big Brother VIP Albania” 5 ka sjellë dhe spostimin e cështjeve gjyqësore në GJKKO.

Kryemadhi kërkoi nga gjyqtarja Irena Gjoka moszhvillimin e seancave gjyqësore ditë të martë për shkak të prime-t e as të mërkurave pasi e emisioni zgjat deri vonë, kërkesë të cilën gjyqtarja e ka pranuar.

Të gjitha seancat gjyqësore për dosjen Meta-Kryemadhi do të zhvillohen ditë të enjte, ndërsa e radhës është caktuar më datë 22 janar.

“Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes se shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të premte”, tha Monika Kryemadhi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata toleron Monika Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën, ‘e lodhur’ nga ‘Prime’ në Big Brother appeared first on Sinjali.

LDK mbledh Kryesinë, a do të diskutohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut?

13 January 2026 at 14:14

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ora 14:00 ka nisur mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Deputetja nga kjo parti, Hykmete Bajrami para nisjes së takimit tha se mbledhja është konsultative.

“Është takim konsultativë… Aty do t’i shpreh qëndrimet e mia më pas do t’i bëjë publike”, tha shkurt ajo.

Para mbledhjes foli edhe Anton Quni, i cili nuk u përgjigj nëse është “për ose kundër” dorëheqjes së Lumir Abdixhiku nga pozita e drejtuesit të LDK-së.

Tha se njëherë pret që “të shterohet” debati i brendshëm në takim të kryesisë.

Do të bisedojmë pë zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne do të bisedojmë. Do ta dhë qëndrimin tim brenda. Çdo çështje do ta bëjë publike pasi t’i shterim të gjitha diskutimet“, tha Quni.

Kjo është mbledhja e parë e LDK-së, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku kjo parti u rendit e treta me vetëm 13.23 për qind të votave.

LDK u rendit pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK mbledh Kryesinë, a do të diskutohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut? appeared first on Sinjali.

Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve

13 January 2026 at 14:06

Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimet e dëmeve pas vërshimeve që përfshinë kryeqytetin si pasojë e reshjeve të dendura.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, komuna ka bërë të ditur se Komisioni është në punë për evidentimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti, bazuar në njoftim, do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim.

Pos tjerash, u bë e ditur se kërkesat e të dëmtuarve do të pranohen në objektin e vjetër të Komunës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve appeared first on Sinjali.

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës - shkak Kosova B

13 January 2026 at 15:58


NP “Termokos” SH.A. ka njoftuar se furnizimi me energji termike po realizohet me kapacitet të kufizuar për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B.

Si pasojë, disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit” po përjetojnë ulje të cilësisë së ngrohjes.

Sipas paralajmërimeve të KEK-ut, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë rikthimin e furnizimit me kapacitet maksimal dhe përmirësimin e plotë të ngrohjes për konsumatorët.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve tanë”, bëhet e ditur nga NP “Termokos”. /Telegrafi/


Momente afërsie mes Limit dhe Dolces në Big Brother VIP

13 January 2026 at 15:54


Sot në mëngjes, sapo nisi dita në shtëpinë më të famshme në Kosovë, banorët Limi dhe Dolce kanë treguar një moment të veçantë afërsie.

Limi e surprizoi Dolcen duke i puthur qafën, një gjest i cili tregoi ndjenjat e ngrohta që po zhvillohen mes tyre.

Ky moment romantik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve të programit, duke nxitur diskutime dhe komente në rrjetet sociale.

Foto: Instagram

Fansat e Big Brother VIP Kosova po e komentojnë gjerësisht, duke spekuluar për natyrën e lidhjes mes dy banorëve.

Momente të tilla afeksioni që në nisje të ditës tregojnë se dinamika brenda shtëpisë është e ngrohtë dhe emocionuese, dhe ndjekësit mbeten të vëmendshëm për çdo lëvizje romantike mes Limit dhe Dolces.

Foto: Instagram

Të njëjtit ndërkohë kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë pas spektaklit të së hënës.

Duket se tani Limi dhe Dolce po fillojnë një histori të re dashurie. /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini” njofton për gjendjen e ujit në zonën e Pejës dhe Istogut

13 January 2026 at 15:52


KRU “Hidrodrini” ka publikuar një njoftim të përditësuar mbi gjendjen e burimeve të ujit në zonën e mbulueshmërisë së saj.

Sipas raportit të rifreskuar nga Laboratori fiziko-kimik i kompanisë, shumica e zonave, përfshirë Pejën dhe Istogun, janë pa turbullira dhe uji është i sigurt për konsum.

Megjithatë, kompanisë i ka konstatuar turbullira në dy burime specifike: burimi i Deçanit, i cili furnizon vetëm fshatin Beleg, dhe burimi i Jarines në Klinë.

Konsumatorët që furnizohen nga këto burime rekomandohen që ujin ta konsumojnë të vluar deri në njoftimin e radhës.

“Kjo masë është parandaluese dhe ka për qëllim sigurimin e shëndetit publik. Do të vazhdojmë monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe do të njoftojmë qytetarët për çdo ndryshim të gjendjes,” bëhet e ditur nga KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/


Komuna e Drenasit njofton për intervenimin e rrugëve të dëmtuara nga vërshimet

13 January 2026 at 15:48


Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se po merr masa për trajtimin e dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në rrugët regjionale.

Sipas njoftimit, çështja është adresuar si kërkesë emergjente tek Departamenti i Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Problemi i dëmtimeve në rrugët regjionale është trajtuar zyrtarisht dhe kemi bashkëpunuar ngushtë me Stacionin Policor në Drenas. Kërkesa është shoqëruar me raportime dhe fotografi nga terreni, të cilat pasqyrojnë gjendjen aktuale dhe rrezikun për sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur gjithashtu se po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojë koordinimin me institucionet përgjegjëse për të siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe qarkullim të rregullt për qytetarët.

“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me institucionet përgjegjëse me qëllim që qarkullimi i qytetarëve të jetë sa më i sigurt dhe i pandërprerë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, u shprehën nga Komuna e Drenasit. /Telegrafi/


Pas 10 viteve, Barcelona arrin rekordin prej 10 fitoreve radhazi

13 January 2026 at 15:43


Me fitoren ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës, Barcelona tani ka fituar 10 fitore radhazi, duke barazuar një seri rekord që ishte nën drejtimin e Luis Enriques në vitin 2016.

Fitorja në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit me rezultat 3-2 i lejoi Barçës të fitonte trofeun e parë të sezonit dhe të barazonte rekordin e vjetër prej një dekade.

Skuadra e Hansi Flick ka regjistruar serinë më të gjatë të fitoreve në muajt e fundit që nga koha kur Luis Enrique ishte trajner i Blaugranave.

Barça have now won 10 games in a row 🥵https://t.co/BLzaRRmFQf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2026

Fitore pas fitoreje

Blaugranët janë në formën e tyre më të mirë të sezonit. Pas disa muajve në fillim të sezonit me ulje-ngritje, Barça është rikthyer në formë pas humbjes kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Që nga ajo ditë në Stamford Bridge, skuadra ka arritur një seri prej 10 fitoresh radhazi, duke përfshirë fitoret në shtëpi ndaj Atletico Madrid (3-1) dhe jashtë fushe ndaj Real Betis (5-3) dhe Villarreal (2-0).

Një fitore në derbin katalanas 2-0 jashtë fushe ndaj Espanyol dhe një fitore 3-2 në finalen e Superkupës së El Clasico në Arabinë Saudite janë momente të tjera kulmore të kësaj serie të shkëlqyer në të cilën ndodhet skuadra e Hansi Flick aktualisht.

Katalunasit gjithashtu fituan edhe ndaj Athletic Bilbao, Guadalajara, Osasuna, Eintracht Frankfurt dhe Alaves.

Statistikat e Luis Enriques

Skuadra e Barcelonës që arriti shifra dyshifrore për sa i përket fitoreve të njëpasnjëshme ishte skuadra e trajnuar nga Luis Enrique midis prillit 2016 dhe gushtit të të njëjtit vit.

Nëse Barça mund ta mposhtë Racing Santander në Copa del Rey në ndeshjen e tyre të radhës, atëherë ata do të barazojnë një tjetër seri nën drejtimin e trajnerit të PSG-së, kur ai e udhëhoqi Barcën drejt 11 fitoreve radhazi në janar dhe shkurt të vitit 2015. /Telegrafi/

Katari paralajmëron se çdo përshkallëzim SHBA-Iran do të ishte “katastrofik” për rajonin

13 January 2026 at 15:42


Një përshkallëzim ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të kishte pasoja të rënda për rajonin, ka thënë Katari të martën pasi Uashingtoni kërcënoi me sulme në përgjigje të një shtypjeje qeveritare ndaj protestave në republikën islamike.

“Ne e dimë se çdo përshkallëzim... do të kishte rezultate katastrofike në rajon dhe më gjerë, dhe për këtë arsye duam ta shmangim këtë sa më shumë që të jetë e mundur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, në një konferencë për shtyp në Doha.

Reagimi vjen pasi protestat masive në Iran që nga e enjtja kanë paraqitur një nga sfidat më të mëdha për udhëheqjen klerike që nga revolucioni islamik i vitit 1979 që rrëzoi shahun.

Dhe Shtëpia e Bardhë përsëriti të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton sulmet ajrore ndaj Iranit për të ndaluar një shtypje ndaj protestuesve.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar një numër në rritje të vdekjeve në Republikën Islamike, me informacione që vazhdojnë të vijnë nga Irani pavarësisht një mbylljeje disa ditore të internetit.

Në përgjigje të kërcënimeve të përsëritura të Trump për të ndërhyrë, kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, theksoi se Irani do të kundërpërgjigjej, duke e quajtur ushtrinë amerikane dhe dërgesat e saj në det "objektiva legjitime" në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror. /Telegrafi/

Komuna e Gjilanit fton qytetarët të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

13 January 2026 at 15:36


Komuna e Gjilanit ka ftuar qytetarët dhe subjektet afariste që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, afati për aplikim është nga 15 janari deri më 31 janar 2026, ndërsa kërkesat duhet të dorëzohen në Qendrën për Qytetarë të Komunës së Gjilanit, drejtuar Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

“Për vlerësimin e dëmeve është e domosdoshme që pronarët e ekonomive familjare dhe subjektet afariste, të cilët kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, të paraqesin kërkesë zyrtare brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Komuna ka bërë të ditur se aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili përfshin: kërkesën drejtuar Komisionit, fotografi të objekteve apo gjësendeve të dëmtuara, adresën e saktë të lokacionit ku ndodhet objekti i dëmtuar, numrin e telefonit të aplikuesit, si dhe kopjen e letërnjoftimit. Për subjektet afariste kërkohet edhe certifikata e regjistrimit në ARBK.

“Të gjithë qytetarët e interesuar ftohen që aplikimet t’i dorëzojnë brenda këtij afati, në mënyrë që komisioni të ketë mundësi të bëjë vlerësimin e plotë dhe korrekt të dëmeve”, thekson Komuna e Gjilanit.

Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë afatin e aplikimit dhe të sigurohen që dokumentacioni i dorëzuar të jetë i plotë, për të mundësuar trajtimin sa më efikas të kërkesave. /Telegrafi/


Gashi në takim me Aggeler: Ambasadorja ka lënë gjurmë të dukshme në zhvillimin e proceseve demokratike dhe moderne në vend

13 January 2026 at 15:33


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim të lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për përkushtimin e saj personal, qasjen profesionale dhe mbështetjen për proceset demokratike në vend.

"U theksua veçanërisht roli i saj në forcimin e bashkëpunimit institucional, ndërtimin e besimit dhe avancimin e dialogut me Kuvendin. Kryetari Gashi shprehu mirënjohje edhe për Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe të fortë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit. Në këtë kontekst, u theksua edhe mirënjohja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik dhe aleat".

"Kryetari Gashi theksoi se kontributi i ambasadores Aggeler dhe SHBA-së ka lënë gjurmë të dukshme dhe pozitive në zhvillimin e proceseve demokratike dhe moderne në vend. Ai shprehu gjithashtu besimin se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", thuhet në njoftim.

Mbrojtësi kryesor pranë rinovimit, Bayerni gati ta bëjë një nga lojtarët më të paguar

13 January 2026 at 15:30


Sipas Sky, Dayot Upamecano është shumë pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich.

Mbrojtësi francez pritet të firmosë një marrëveshje të re me kampionët rekord të Gjermanisë deri në vitin 2031, me vetëm disa detaje të vogla që mbeten për t’u finalizuar.

Burimi raporton se, pas nënshkrimit të kontratës së re, Upamecano do të përfitojë deri në 20 milionë euro në vit, përfshirë bonuset, duke u renditur kështu mes lojtarëve më të paguar të klubit.

Përveç kësaj, si lojtari ashtu edhe përfaqësuesit e tij do të përfitojnë një bonus të konsiderueshëm nënshkrimi.

Megjithatë, sipas Sky, 25-vjeçari ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar.

Kjo u konfirmua edhe nga drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, i cili pas fitores 8-1 ndaj VfL Wolfsburg, deklaroi për DAZN se disa çështje mbeten ende të hapura.

Një nga pikat kryesore që ende nuk është sqaruar plotësisht lidhet me klauzolën e largimit.

Kontrata e re pritet të përfshijë një klauzolë daljeje, por struktura e saj nuk është përcaktuar ende përfundimisht.

Sipas informacioneve të Sky, një opsion largimi në vitin 2027 pritet të përfshihet në kontratë, ndërsa shuma konkrete mbetet ende për t’u vendosur.

Pavarësisht këtyre detajeve të mbetura, Sky vlerëson se rinovimi nuk është në rrezik.

Sipas burimit, nënshkrimi i kontratës së re nga Dayot Upamecano me Bayern Munich është çështje kohe dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti. /Telegrafi/

Pamje janë bërë virale - përleshje mes fëmijëve gjatë një ndeshjeje hokeji në SHBA

13 January 2026 at 15:28


Një ndeshje për fëmijë u shndërrua në kaos gjatë pushimit të një loje hokeji në akull në Pensilvani.

Gjatë një ndeshjeje mes fëmijëve 6–8 vjeç, lojtarët e një klubi të hokejit për të rinj nisën të përlesheshin mes tyre, duke hedhur grushte dhe duke u rrëzuar në akull.

Incidenti ndodhi ndërsa ekipet profesioniste ndodheshin në dhomat e zhveshjes dhe pa praninë e gjyqtarëve në fushë.

The beautiful game @PeteBlackburn pic.twitter.com/Q0xbmSW3gU
— Matty Tankclogger (@MDrainclogger) January 11, 2026

Pamjet e përleshjes u filmuan nga tifozët dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Autoritetet sportive dhe klubi i të rinjve kanë nisur hetime dhe paralajmëruan masa disiplinore. /Telegrafi/

❌
❌