Nisja e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit është shtyrë deri më 14 janar. Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor”, thuhet në njoftim.
“Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Ekipet emergjente dhe institucionet tjera lokale janë të përkushtuara për ta normalizuar gjendjen, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qytetarët dhe kompanitë në tërë territorin e komunës së Drenasit”, thuhet tutje në njoftim.
“Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri”.
Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ngasjes së pakujdesshme dhe mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës”.
“Drejtuesi i një automjeti me targa vendore, gjatë lëvizjes, ka goditur me pjesën frontale të automjetit një këmbësore, e cila po kalonte rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë”.
“Si pasojë e goditjes, këmbësorja, femër rreth 57-vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit. Për shkak të rrezikut për jetë, ajo është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, drejtuesi i automjetit është ndaluar. Hetimet për përcaktimin e rrethanave të sakta të aksidentit janë duke vazhduar.
Detaje shqetësuese janë zbardhur lidhur me tentim-vrasjen e Jeton Buqukut, i cili u plagos me armë zjarri paraditen e sotme në Pejë, në një ngjarje që ka tronditur qytetin.
Sipas informatave ekskluzive të Sinjalit, incidenti ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 09:15, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Policia është njoftuar se një person ishte plagosur me armë zjarri, ndërsa patrullat kanë reaguar menjëherë duke siguruar vendin e ngjarjes dhe duke organizuar përcjelljen e viktimës drejt Emergjencës së Spitalit Rajonal të Pejës, fillimisht me automjet privat.
Burimet bëjnë të ditur se, sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, viktima ishte futur i plagosur brenda lokalit “Buquku”, menjëherë pasi ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas tij, në lokal kanë hyrë tre persona: njëri prej tyre me revole në dorë, i dyti me një mjet të fortë, me të cilin e ka goditur viktimën, ndërsa i treti, sipas dëshmitarëve, ka qëndruar pranë dhe ka vëzhguar ngjarjen.
Pas sulmit, të tre personat janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhen në arrati.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë hetuesit dhe krim-teknika e Stacionit Policor të Pejës, udhëheqësi i ndërrimit, komandanti i stacionit, udhëheqësi i hetimeve, si dhe njësitet rajonale të Hetimeve dhe Krim-teknikës. Zona është siguruar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë grumbullimin e provave dhe deklaratave.
Pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, Jeton Buçuku është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Hetimet janë në zhvillim intensiv për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë ekskluzivisht për këtë rast, sapo të ketë zhvillime të reja nga hetimi.
Biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, ka qenë edhe më herët i përfshirë në një skandal.
Në lokalin e vet ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku, dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj një personi për të dëshmuar për disa incidente te bizneset e tij, para më shumë se një viti. Sinjali ka siguruar video ekskluzive të rrahjes dhe gjithë rastit që ndodhi më 21 shkurt të vitit 2023.
Por, a lidhet rasti i sotëm me ngjarjen që ka ndodh më herët mbetet për t’u parë, pasi organet e drejtësisë të merren me hetimin dhe zbardhjen e rastit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut.
Sipas informatave që ka mësuar Sinjali, më 11.01.2026, rreth orës 01:30, njësitë e Stacionit Policor Veri kanë ndaluar një veturë Golf Plus, ngjyrë e bardhë, në rrugën “Kral Petri”, ku brenda ndodheshin katër persona.
Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, policia ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike – marihuanë. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, i cili ka kontaktuar Prokurorin kujdestar të Shtetit.
Me vendim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa i dyshuari Arianit Pllana është proceduar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Aeroporti kryesor i Oslos mbylli një nga pistat e tij të dielën pasi një dron u pa duke fluturuar në zonën e aeroportit. Kështu thuhet në një njoftim të policisë norvegjeze.
Incidenti është i fundit në një seri pamjesh të pashpjegueshme në disa vende evropiane që nga shtatori. Disa dronë kanë ndërprerë trafikun ajror civil, ndërsa të tjerë kanë fluturuar pranë bazave ajrore dhe instalimeve të tjera ushtarake.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se besojnë se Rusia qëndron pas të paktën disa prej incidenteve, por asnjë dron nuk është gjetur ose rrëzuar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të përdorë forcën ushtarake për të marrë Groenlandën, ka deklaruar ish-ambasadori britanik në SHBA, Lord Peter Mandelson.
Gjatë një interviste për BBC Mandelson tha se e admiron faktin që Trump është i drejtëpërdrejtë në politikë, por theksoi se ai “nuk është budalla” dhe se këshilltarët e tij do ta paralajmëronin për rreziqet serioze që një veprim i tillë do të sillte për interesin kombëtar amerikan.
Deklaratat vijnë pasi Trump ka rikthyer vëmendjen ndaj Groenlandës, duke thënë se SHBA duhet ta “zotërojë” territorin gjysmë-autonom danez për të frenuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Danimarka dhe Groenlanda kanë reaguar duke theksuar se territori nuk është në shitje, ndërsa Kopenhaga ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak do të rrezikonte vetë NATO-n.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë bisedime me Danimarkën javën e ardhshme për çështjen e Groenlandës. Një sondazh në Danimarkë sugjeron se 38% e qytetarëve besojnë se SHBA mund të ndërmarrë një pushtim nën administratën Trump.
Mandelson theksoi se Arktiku po kthehet në një zonë gjithnjë e më të kontestuar dhe se SHBA do të udhëheqë përpjekjet për sigurinë në rajon. Ai shtoi se Groenlanda ka rëndësi strategjike për paralajmërimin e hershëm raketor dhe monitorimin ushtarak, si edhe për burimet natyrore që po bëhen më të aksesueshme për shkak të shkrirjes së akullit.
Aleatët e NATO-s kanë dalë në mbështetje të Danimarkës, duke deklaruar se vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e territorit.
Është liruar për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë e cila ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli deklaroi se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
“Autoritetet rrugore dhe njësitë në terren apelojnë tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet e ndryshueshme atmosferike dhe mundësinë e grumbullimit të ujit në disa zona”, deklaroi ai.
Mot i ftohtë dhe temperaturat nën zero kanë ngrirë liqenin e Olympia Park në Mynih, duke e kthyer atë në një atraksion të ri për vizitorët dhe banorët e qytetit.
Banorët dhe turistët tashmë po shfrytëzojnë sipërfaqen e ngrirë për aktivitete dimërore, si shëtitje mbi akull dhe lojëra rekreative, ndërsa autoritetet e parkut paralajmërojnë për kujdes dhe respektimin e masave të sigurisë.
Ngjarja ka sjellë një atmosferë festive në park, duke ofruar një mundësi unike për të përjetuar bukuritë dimërore të Mynihut.
Komuna e Prishtinës njoftoi se nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Procesi mësimor do të vazhdojë pa u shtyer më shumë, pasi Komuna thotë se ka ndërhyrë dhe menaxhuar suksesshëm situatën pas reshjeve të shumta.
“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ndeshja e javës së 20-të në Serie A mes Interit dhe Napolit premton të jetë një tjetër përballje spektakolare për titull.
Interi udhëheq tabelën pas një serie fitoreje prej gjashtë ndeshjesh radhazi, ndërsa Napoli vjen me dëshirën për të shënuar një fitore të rëndësishme, pavarësisht krizës së lëndimeve që ka në skuadër.
Amir Rrahmani, mbrojtësi i përhershëm i Napolit, është i gatshëm për të udhëhequr mbrojtjen dhe për të përballuar sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, të cilët pritet të jenë një kërcënim konstant për portën e Partenopeëve.
Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.
Sipas KSHZ-së, me 51,81% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.
3. Isen Shabani - AKI - 2697 vota apo 64,72% të votuesve
5. Zulhajrat Demiri - VLEN - 1350 vota apo 32,40% të votuesve
Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/
Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.
Sipas KSHZ-së, me 50,41% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.
1. Nevzat Bejta - VLEN - 3734 vota apo 30,03% të votuesve
3. Valbon Limani - AKI - 7436 vota apo 59,80% të votuesve
Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 28,22% . Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, nuk ka rivotim në Gostivar pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/
Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.
Sipas KSHZ-së, me 30,77% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.
3. Isen Shabani - AKI - 1323 vota apo 64,29% të votuesve
5. Zulhajrat Demiri - VLEN - 673 vota apo 32,70% të votuesve
Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/
Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.
Sipas KSHZ-së, me 21,49% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.
1. Nevzat Bejta - VLEN - 1172 vota apo 24,74% të votuesve
3. Valbon Limani - AKI - 2581 vota apo 54,49% të votuesve
Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 28,22% . Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, nuk ka rivotim në Gostivar pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/
Bayern Munich ka vazhduar dominimin e tij në Bundesligë me një fitore të thellë 8-1 ndaj Wolfsburgut në javën e 16-të.
Ndeshja e zhvilluar në Allianz Arena ishte një demonstrim i fuqisë sulmuese të bavarezëve dhe e la Wolfsburgun në një situatë të vështirë në fund të tabelës.
Bayern kaloi në avantazh në minutën e 5-të pas një autogoli të Kilian Fischer, i cili gaboi duke devijuar një pasim dhe vendosi rezultatin 1-0. Wolfsburgu u kundërpërgjigj në minutën e 13-të me golin e Dzenan Pejcinovic, duke barazuar rezultatin 1-1.
Sulmuesit bavarezë u aktivizuan në pjesën e parë, dhe Bayern Munich rifitoi epërsinë në minutën e 30-të, kur Luis Diaz shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Michael Olise, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Në minutën e 50-të, Michael Olise shënoi golin e tretë, duke e bërë 3-1, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, golin e katërt për Bayern e shënoi Moritz Jenz, por këtë herë si autogol për Wolfsburg, duke e çuar rezultatin në 4-1.
Pas kësaj, Bayern shënoi edhe golat e 5-të dhe 6-të, me Raphael Guerreiro dhe Harry Kane, duke konfirmuar fitoren.
Michael Olise shënoi golin e shtatë (7-1), ndërsa finalizimi i mbrëmjes erdhi nga Leon Goretzka, i cili shënoi me një goditje të fuqishme për rezultatin përfundimtar 8-1.
Wolfsburg pati disa momente të mira, duke përfshirë goditjet e Dzenan Pejcinovic dhe Adam Daghim, por portieri Manuel Neuer dhe mbrojtja e Bayern punuan në mënyrë të shkëlqyer për të parandaluar golat e tjerë.
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich ruan vendin e parë me 44 pikë, ndërsa në ana tjetër, Wolfsburg mbetet në vendin e 14-të me vetëm 15 pikë dhe kërkon përmirësim për të dalë nga zona e rrezikut. /Telegrafi/
Në një përballje emocionuese të 1/32-finales së FA Cup, Brighton ka arritur të eliminojë Manchester United me rezultat 2-1, duke treguar një performancë të shkëlqyer fal sulmuesit shqiptar Brajan Gruda.
Ylli i ndeshjes ishte padyshim Gruda, i cili luajti një rol vendimtar në të dy golat e Brighton. Ai hapi rezultatin në minutën e 12-të duke shfrytëzuar një konfuzion para portës së Manchester United dhe më pas asistoi për Danny Welbeck, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 64-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.
Për Manchester United, Benjamin Sesko shënoi një gol me kokë në minutën e 85-të pas një krosimi nga këndi, por kjo nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin nga eliminimi.
Portierët luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm: Senne Lammens realizoi disa pritje vendimtare, duke ndaluar përpjekjet e Georginio Rutter dhe Danny Welbeck në pjesën e parë, duke ruajtur avantazhin e Brighton.
Pas kësaj fitores, Brighton kalon në raundin tjetër të FA Cup, ndërsa Manchester United largohet nga kompeticioni.
Kjo ndeshje konfirmon edhe një herë se Brayan Gruda është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Brighton, dhe performanca e tij mund të jetë vendimtare për suksesin e skuadrës gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/
Harrojeni kripën që dëmton betonin. Me një përbërës të lirë nga kuzhina, akulli nga shkallët zhduket për sekonda, ndërsa pllakat tuaja mbeten të mbrojtura
Dimri sjell me vete jo vetëm magjinë e festave, por edhe një problem serioz: ngricat. Shkallët dhe hyrjet e shtëpisë të mbuluara me akull përbëjnë rrezikun më të madh dhe mendimi i parë zakonisht është kripa. Megjithatë, të gjithë e dimë se sa shumë e dëmton kripa betonin dhe pllakat, duke lënë gjurmë që riparohen me vështirësi.
Ekziston një zgjidhje që me shumë gjasë e keni tashmë në dollapin tuaj, e cila është po aq efektive, e lirë dhe plotësisht e sigurt për sipërfaqet tuaja.
Pse duhet shmangur kripa në sipërfaqet e shtëpisë?
Në rrugë dhe në sipërfaqe të asfaltuara, kripa është efektive kundër akullit, por në ambientet e shtëpisë situata është ndryshe. Hyrjet dhe shkallët shpesh janë prej betoni ose të shtruara me pllaka qeramike. Në këto sipërfaqe, kripa e kuzhinës apo ajo industriale mund të jetë jashtëzakonisht agresive. Pas vetëm një dimri, betoni mund të fillojë të shpërbëhet, ndërsa edhe pse pllakat e përballojnë më mirë kripën, fugat janë shumë më të ndjeshme. Kripa depërton në to, duke shkaktuar dëmtime që bëhen të dukshme pas disa sezonesh, transmeton Telegrafi.
Një përbërës për “mrekulli”: sekreti i përzierjes
Fatmirësisht, ekziston një alternativë që mund të jetë po aq efektive.
Përzieni dy litra ujë të ngrohtë, një lugë gjelle detergjent për enë dhe rreth 50 mililitra alkool 70-përqindësh. Përgatitni sasinë e nevojshme të kësaj përzierjeje në raportin e përmendur dhe aplikojeni me kujdes në shkallë. Akulli do të shkrihet shpejt dhe nuk do të formohet ngricë e re. Sigurisht, përpara se të aplikoni përzierjen, hiqni sa më shumë borë dhe akull në mënyrë mekanike.
Nëse nuk i keni të gjithë përbërësit në dispozicion, vetëm detergjenti ose vetëm alkooli i përzier me ujë mund të jenë të dobishëm, por kombinimi i tyre jep rezultatet më të mira.
Mbroni pllakat – dhe veten
Edhe pse kripa është zgjedhja më e shpeshtë, dëmi afatgjatë që ajo u shkakton betonit dhe pllakave tuaja thjesht nuk ia vlen rreziku. Kjo përzierje e thjeshtë e ujit të ngrohtë, detergjentit dhe alkoolit e zgjidh problemin e akullit shpejt dhe me efikasitet, duke mbrojtur njëkohësisht sipërfaqet tuaja.
Gjithmonë hiqni fillimisht borën, aplikoni përzierjen dhe siguroni kalim të sigurt pa shqetësimin e ngricës. /Telegrafi/
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për herë të parë iu drejtua protestuesve dhe dha intervistë mbi situatën ekonomike me mediat kombëtare të lidhura me regjimin.
Gjatë intervistës, ai tha se "terroristët" e lidhur me fuqitë e huaja po vrisnin njerëz, po digjnin xhami dhe po sulmonin pronën publike.
“Armiqtë e Iranit po kërkonin të mbjellnin kaos dhe çrregullim duke urdhëruar trazira”, tha ai.
Por ai gjithashtu përdori një ton pajtues, ndërsa tha se udhëheqësia iraniane ishte gati të dëgjonte popullin e vet.
Protestat fillimisht kishin shpërthyer për shkak të inflacionit në rritje dhe situatës së vështirë ekonomike të vendit.
Qeveria e tij ishte e vendosur të zgjidhte problemet ekonomike të njerëzve, sipas Pezeshkian, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të distancoheshin nga "rebelët dhe terroristët".
Pezeshkian i përket kampit të të moderuarve relativisht brenda politikës së Iranit, por ishte mjaftueshëm i lidhur me udhëheqësit konservatorë dhe klerikë saqë iu lejua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.
Megjithatë, ai nuk është aleat me udhëheqësin suprem ultrakonservator, Ajatollah Ali Khamenei.
Si president, Pezeshkian mban njëfarë pushteti brenda sistemit kompleks të qeverisjes së Iranit, por vendimet e tij mund të rrëzohen nga Khamenei. /Telegrafi/