Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Lajme Kosove

Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut në Davos, i përmend synimin për anëtarësim në BE, KiE dhe NATO

21 January 2026 at 12:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të pandërprerë që Luksemburgu ka ofruar për Kosovën në të gjitha fazat e procesit të shtetndërtimit.

“Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut në Davos, i përmend synimin për anëtarësim në BE, KiE dhe NATO appeared first on Sinjali.

Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës

21 January 2026 at 12:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.

“Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos.

Ai përsëriti se nuk do të prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”.

Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trumpin në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.

Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi se Amerikës i duhet “një Evropë e sigurt dhe një Arktik i sigurt”.

Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.

“Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte, njofton rel.

Ai po ashtu kërkoi që Evropa dhe SHBA-ja që mospajtimet për Grenlandën t’i shpërqendrojnë nga lufta në Ukrainë, që Rusia e nisi afër katër vjet më parë.

“Përqendrimi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor, është thelbësor për sigurinë evropiane dhe të SHBA-së”, u shpreh ai.

Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Grenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.

Grenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Grenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës appeared first on Sinjali.

Ministri i Jashtëm rus thotë se Britania nuk duhet të quhet më “E Madhe”

21 January 2026 at 12:41

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar të martën se Britania nuk duhet të quhet më Britani e Madhe, duke argumentuar se është i vetmi vend në botë që zyrtarisht e quan veten “E Madhe”.

“Mendoj se Britania duhet të quhet thjesht Britani sepse ‘Britania e Madhe’ është i vetmi shembull i një vendi që e quan veten ‘E Madhe’”, u ka thënë Lavrov gazetarëve, teksa fliste për kolonializmin në kontekst të çështjes së Grenlandës.

Ai ka përmendur edhe një shembull tjetër historik të një shteti që e kishte përdorur termin “i madh”.

“Një shembull tjetër i një vendi që e quan veten ‘e madhe’ ishte ‘Xhamahiria e Madhe Popullore Socialiste Libiane’ e udhëhequr nga Muammar Gaddafi. Por nuk ekziston më”, ka deklaruar Lavrov.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën e Donald Trumpit, synojnë të rikthejnë lidhjet me Moskën dhe të ndërmjetësojnë paqen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në këtë kontekst, Britanisë i është dhënë statusi i armikut publik numër një të Rusisë.

Nga ana tjetër, Britania ka deklaruar se Rusia përbën një kërcënim për Evropën. Në mes të luftës në Ukrainë, Rusia dhe vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Jashtëm rus thotë se Britania nuk duhet të quhet më “E Madhe” appeared first on Sinjali.

Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm

21 January 2026 at 12:33

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer operimin me pesë njësi gjeneruese, pas rikthimit në funksion të njësisë A3.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme dhe është kthyer në operim në orët e hershme të mëngjesit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.”

Me rifillimin e operimit të A3, KEK ka rikthyer funksionimin me gjithsej pesë njësi gjeneruese aktive.

“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale.”, thuhet në njoftim.

KEK vlerëson se ky zhvillim garanton vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në vend.

Në fund, korporata ka falënderuar stafin për angazhimin dhe reagimin profesional.

“KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm, të cilat sigurojnë funksionimin e besueshëm të sistemit dhe prodhimin e sigurt me energji elektrike për qytetarët. Korporata mbetet e përkushtuar ndaj prodhimit të vazhdueshëm të energjisë, stabilitetit të sistemit dhe besueshmërisë së plotë të rrjetit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm appeared first on Sinjali.

Cilëve kandidatë të PDK-së iu “tkurrën” votat pas rinumërimit në Skënderaj?

21 January 2026 at 12:09

Për shkak të parregullësive të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po kryhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në nivel vendi.

Në komunën e Skenderajt është përfunduar rinumërimi 100% i 72 vendvotimeve.

Gjatë këtij procesi, kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës iu janë hequr vota.

Ndër ta janë:

Bedri Hamza -29

Sala Jashari -36

Arian Tahiri -10

Mërgim Lushtaku -94

Jakup Nura -32

Xhevahir Geci -14

Ganimete Musliu -20

Ilir Murtezaj -25

Vlora Çitaku -9

Shahin Dervishaj -42

Ariana Musliu Shoshi -30

Uran Ismaili -11

Artan Behrami -5

Isak Neziri -9

Gëzim Qerimi -8

Besa Kabashi Ramas -2

Enver Hoxhaj -22

Musli Gucati -1

Fadil Demaku -3

Hajdar Beqa -3

Rrahman Rama -4

Nait Hasani -4

Xhavit Haliti -16

Idriz Vehapi -5

Elmi Reçica -5

Selver Xhelili -2

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cilëve kandidatë të PDK-së iu “tkurrën” votat pas rinumërimit në Skënderaj? appeared first on Sinjali.

Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave

21 January 2026 at 12:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për përfundimin e procesimit të të gjitha votave të rinumëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, të gjitha 57 janë përpunuar dhe rezultatet janë regjistruar në platformën elektronike të KQZ-së.

Në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është vërejtur një diskrepancë e madhe mes vendit të parë dhe të dytit sa i përket heqjes së votave.

Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, ka humbur 231 vota nga 2,805 të rinumëruara.

Pas tij, ndryshime të vogla janë regjistruar tek:

Valon Hoti – 45 vota më pak

Glauk Konjufca – 28 vota më pak

Albin Kurti – 20 vota më pak

Një numër i konsiderueshëm votash iu hoq edhe kandidatit të PDK-së, Xhevahir Geci, i cili nga 264 vota të rinumëruara humbi 87 vota.

Megjithatë, Mustafa mbetet kandidati me më së shumti vota të hequra si pasojë e rinumërimit në këtë komunë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave appeared first on Sinjali.

Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit

21 January 2026 at 11:52

Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të inicuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka raportuar të mërkurën gazeta Corriere della Sera, duke përmendur shqetësimin se bashkimi me një grup të udhëhequr nga lideri i një vendi të vetëm mund të shkelte kushtetutën e Italisë.

Plani i Trumpit ka shkaktuar deri tani reagime të kujdesshme nga aleatët perëndimorë, pasi diplomatët vënë në dukje se Bordi mund të minojë punën e Kombeve të Bashkuara.

Një burim i ka thënë agjencisë Reuters se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, udhëheqëse e krahut të djathtë që ka pasur marrëdhënie të mira me Trumpin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i propozuar do të kryesohet nga Trumpi dhe do të trajtojë fillimisht konfliktin në Gazë, përpara se të zgjerohet në çështje të tjera globale. Vendet anëtare do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh secila për të fituar anëtarësim të përhershëm.

Sipas kushtetutës së Italisë, vendi mund t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare që sigurojnë “paqe dhe drejtësi midis kombeve” vetëm “në kushte të barabarta me shtetet e tjera”, një kusht që nuk përputhet me dominimin e SHBA-së në Bordin e ri, shkruan Corriere della Sera.

Deri më tani, kundërshtimin për pjesëmarrje në Bordin e Paqes e ka shprehur edhe Franca.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit appeared first on Sinjali.

Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij

21 January 2026 at 11:41

Në rastin e 20-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, liderët kanë përkujtuar figurën e tij të shquar dhe trashëgiminë e tij në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me familjen e Rugovës, ka bërë homazhe tek varri i tij në Velani, duke theksuar se ai e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tanë strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq që sot mbetet dritë në udhërrëfyesin për gjithsecilin prej nesh që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike në familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrënojë dhe Kosova, do të rrojë përjetësisht”, ka deklaruar Osmani.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës, duke e nderuar në këtë përvjetor të veçantë. Ai tha se Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave dhe kjo obligon të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.

“Sot, në 20-vjetorin e largimit të atit themeltar të Republikës së Kosovës, e vendit tonë, shtetit tonë, nderojmë Ibrahim Rugovën. Njeriun i cili jo vetëm realizoi një ëndërr historike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci, por krijoi një projekt madhor, më të madhin ndër shqiptarët e Kosovës. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Rugovën me mirënjohje të përhershme:

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij appeared first on Sinjali.

Eskalon debati në Big Brother, Klodi i thotë Benitës se “mashkullin e do vetëm për para”

21 January 2026 at 11:31

Së fundmi ka shpërthyer një përplasje e fortë ndërmjet banorëve të Big Brother VIP, Benita Zena dhe Klodian Mihaj, gjatë një debati që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes ishte e pranishme edhe Elijona Binakaj.

Konflikti nisi kur Klodian i tha Benitës se “mashkullin e do vetëm për para”. Këngëtarja reagoi menjëherë, duke u larguar nga vendi i debatit ndërsa bërtiste dhe qante.

“Ti e përmend Endrin për pare”, iu drejtua ai.

Benita ia ktheu disa herë me fjalët: “Marre duhet me të ardh”.

Pas kësaj, ajo hyri brenda shtëpisë dhe u mbyll në tualet, ku filloi të qante me të madhe.

Gjatë bisedës më vonë me banorët e tjerë, Benita theksoi se nuk e priste një reagim të tillë nga Klodi, duke treguar se konflikti e kishte prekur thellë emocionalisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eskalon debati në Big Brother, Klodi i thotë Benitës se “mashkullin e do vetëm për para” appeared first on Sinjali.

Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova?

21 January 2026 at 11:23

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Lideri amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.

Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Synimi i Bordit është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Megjithatë, jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë të Bordit janë Franca, siç ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sipas mediave do ta refuzojë ftesën e Trumpit.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë kryeministri Edi Rama. Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë njofton se ky organ do të përqendrohet në çështje si: ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit.

Përbërja kryesore e Bordit:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

Steve Witkoff, negociatori special i Trump

Jared Kushner, dhëndri i Trump

Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Marc Rowan, miliarder amerikan

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, këshilltar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së

Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës

Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të “mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”.

Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)

Bordi Ekzekutiv i Gazës

Ky entitet ka për qëllim të “mbështesë qeverisjen efektive” dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.

Anëtarë përfshijnë:

Steve Witkoff

Jared Kushner

Tony Blair

Marc Rowan

Nickolay Mladenov, diplomat bullgar

Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

Udhëheqës të tjerë të ftuar për t’u bashkuar

Presidenti argjentinas Javier Milei

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Kryeministri kanadez Mark Carney

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Mbreti jordanez Abdullah II

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Presidenti paraguaian Santiago Pena

Presidenti rumun Nicusor Dan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova? appeared first on Sinjali.

​Djali që dyshohet se e privoi nga jeta nënën e tij në Restelicë, kishte aktakuza të mëparshme

21 January 2026 at 12:42


Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit ku dyshohet se djali 30-vjeçar, F.B e ka vrarë nënën e tij 60-vjeçare. T.B. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës.

30-vjeçari i cili dyshohet se kreu vrasjen është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.

Këto i ka deklaruar për KosovaPress drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija, i cili tha se viktima ka pasur lëndime në gjithë trupin, por që në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur mjete të forta apo armë.

Faton Alija, drejtori i Policis\u00eb p\u00ebr Rajonin e Prizrenit

“Rreth orës një të mëngjesit të ditës së sotme kemi pranuar një njoftim përmes telefonit se mund të jetë një person i vdekur në një familje në fshatin Restelicë. Njësitë tona kanë shkuar në vendin e ngjarjes e kanë hasur në shtëpi viktimën femër e Kosovës. I dyshuar për këtë rast sipas hetimeve të cilat janë bërë tej tash është djali i saj rreth moshës 30 vjeçare. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, po ashtu hetimet rajonale me të gjitha njësitë tjera dhe eprorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar ka qenë në kontroll mjekësor edhe tash me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Sipas drejtorit të Policisë për rajonin e Prizrenit në vendit e ngjarjes nuk është gjetur mjet i dyshimtë qoftë mjet i fortë apo armë. Sipas tij dyshimet janë se një konfrontim fizik apo përmes duarve ka quar në vdekjen e viktimës.

Alija theksoi se viktima e moshës rreth 60-vjeçare ka pasur lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

“Bazuar në raportet që i kemi pranuar nga hetuesit në vendin e ngjarjes, në vendngjarje nuk janë gjetur mjete të dyshimta, mjete të forta apo armë të cilat mund të kenë qenë të përdorura për me shkaktuar pasojën e vdekjes. Dyshimet janë se do të thotë me ndonjë konfrontim fizik ka ardhur, me duar të thata deri te lëndimet me pasoja të vdekjes. Vlen të theksohet se kjo familje është katër anëtarëshe, po në momentin kritik kur ka ndodhur ngjarja apo incidenti, në familje kanë qenë vetëm viktima, nëna, edhe djali, sepse dy familjarë të tjerë sipas njoftimeve janë me punë jashtë Kosovës… (Mosha e viktimës) Rreth 60 vjeçare, lëndime në pjesë të ndryshme të trupit sipas shikimeve të para që janë bërë deri tash në vendin e ngjarjes, ndërsa Instituti Mjekoligjor do t'i jep raportin definitiv për lëndimet edhe shkaqet e vdekjes”, tha ai.

Edhe drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija deklaroi sipas raporteve mjekësore që i janë kryer sot ekzitojnë dyshime se i dyshuari ka probleme të shëndetit mendor.

Ai theksoi se 30-vjeçari edhe më herët kishte qenë i njohur për organet e rendit për dhunë në familje pasi në vitin 2021 dhe në vitin 2024 ishin regjistruar raste për dhunë kryesisht brenda familjes.

“Raportet mjekësore të cilat janë gjetur nga hetuesit aty, po ashtu vizita mjekësore specialistike që është bërë sot në spitalin e Prizrenit e konstatojnë një gjë të tillë sepse ai dyshimet janë se ka çrregullime psikike… Këta thashë kanë qenë një familje katër anëtarëshe edhe ky ka tre raste të regjistruara të cilat janë proceduar në polici, prokurori edhe në gjykatë, në vitin 2021 edhe rasti i fundit në vitin 2024. Të gjitha rastet janë proceduar edhe janë marrë veprimet konkrete. Rastet e tij lidhen do të thotë me sulm apo lëndim kryesisht brenda familjes”, tha ai.

Edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për këtë vrasje të rëndë për fshatin Restelicë të Dragashi.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë”, thuhet në njoftimin e Prokuroriasë Themelore të Prizrenit.

Nga Prokuroria deklaruan se i dyshuari F.B edhe më herët ka pasur aktakuza për dhunë në familje dhe se për këto raste janë nxjerr aktgjykime dënuese.

“Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thonë nga Prokuroria. /Kp/

Kia refuzon të heqë butonat: Ka disa funksione që ju nevojiten

21 January 2026 at 12:40


Disa prodhues makinash shkuan paksa larg, duke i mbingarkuar makinat e tyre me ekrane me prekje dhe duke hequr shumë kontrolle fizike. Kia nuk ishte një prej tyre.

Ndërsa automjetet e fundit të prodhuesit të makinave kanë ekrane të mëdha, butonat mbeten për funksionet kryesore si HVAC dhe media. Dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti, transmeton Telegrafi.

"Ka disa funksione që duhet t'i gjeni menjëherë dhe nuk doni të bëni gabime, kështu që i mbajmë ato fizike", tha Jochen Paesen, shefi i dizajnit të brendshëm të Kia-s, në një intervistë me Autocar.

Prodhuesi i makinave ka mësuar se qasja në një funksion që kërkon tre prekje në një menu është "e keqe për të gjithë", sipas Paesen.

Ai i vlerësoi prodhuesit kinezë të makinave për futjen e ideve dhe teknologjive të reja në makina, por shtoi se është e rëndësishme që kompanitë të mos shtojnë vetëm karakteristika të pafundme - ato duhet të jenë edhe të dobishme.

"Çelësi është gjetja e ekuilibrit të krijimit të një niveli të caktuar ngrohtësie dhe aspirate", tha ai, dhe kjo do të thotë eksplorimi i mundësive të reja ndërsa teknologjia e lejon dhe eksperimentimi me automjetet e ardhshme të Kia-s.

Nuk ndodh shpesh që prodhuesit e automjeteve të pranojnë se kanë gabuar dhe të ndryshojnë drejtim, por butonat kanë qenë të ndryshëm.

Në muajt e fundit, Mercedes-Benz, Ferrari, Volkswagen, Skoda dhe të tjerë kanë shprehur mbështetje për ruajtjen ose rivendosjen e kontrolleve fizike në automjetet e tyre.

Ekranet me prekje kërkojnë që shoferët të largojnë sytë nga rruga ndërsa shfletojnë menutë, gjë që është e rrezikshme. Butonat kapacitivë nuk janë shumë më të mirë, por prodhuesit e automjeteve madje po tërhiqen nga përdorimi i tyre, si VW.

Kërkesa për butona dhe çelësa të vërtetë është aq e lartë midis konsumatorëve sa Hyundai po fillon të vërë në dyshim nëse makinat kanë nevojë për ekrane të mëdha.

Nëse nuk kanë, kjo u jep projektuesve më shumë liri për të krijuar ambiente të brendshme me pamje unike që janë më shumë sesa vetëm dy tableta të mëdhenj në panelin e kontrollit. /Telegrafi/

Page Match i Spotify do t'ju lejojë të sinkronizoni progresin tuaj midis librave audio dhe atyre fizikë

21 January 2026 at 12:35


Spotify është në lajme sot dhe jo për shkak të një rritjeje tjetër çmimesh, besoni ose jo. Në vend të kësaj, një raport i ri ka zbuluar një veçori që do të vijë së shpejti në audiolibrat e Spotify.

Quhet Page Match dhe është mjaft i zgjuar - ju lejon të bëni një foto të një faqeje në një libër fizik, dhe sapo ta bëni këtë, Spotify do t'ju çojë në të njëjtin vend në audiolibrin.

Kjo ju lejon të kaloni lehtësisht nga versioni audio në një tekst fizik, nëse dëshironi, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, është bidireksional - kështu që ju lejon gjithashtu të dini se cilës faqe në librin fizik i korrespondon vendi ku ndodheni në audiolibrin.

Page Match është zbuluar në kodin e aplikacionit më të fundit të Spotify, por veçoria nuk është ende funksionale.

Megjithatë, kompania po punon për të, siç dëshmon pamja e ekranit më sipër, kështu që do të vijë së shpejti.

Page Match do të funksionojë vetëm nëse e zotëroni ose e zhbllokoni audiolibrin në Spotify më parë.

Natyrisht, kjo do të jetë e disponueshme vetëm në tregjet ku Spotify ofron audiolibra.

Është interesante se Amazon ka diçka të ngjashme, por funksionon vetëm midis audiolibrave dhe librave elektronikë, jo librave fizikë. /Telegrafi/

Rama e uroi për ftesën për në Bordin e Paqes, Osmani: Faleminderit nga zemra, Edi

21 January 2026 at 12:32


Pasi kryeministri Edi Rama uroi presidenten e vendit, Vjosa Osmani për ftesën që mori nga presidenti amerikan, Donald Trump që Kosova të jetë pjesë e Bordit të Paqes, i menjëhershëm ishte reagimi i Osmanit.

Osmani përmes një postimi në platformën X ka shkruar “Faleminderit nga zemra, Edi!”.

Tutje Osmani ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/


Faleminderit nga zemra, Edi!

Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
🇽🇰🇺🇸🇦🇱 https://t.co/zxdusD9BR8
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 21, 2026

Policia ndalon një punonjës nga Gjykata Themelore e Gostivarit, dyshohet se ka marrë ryshfet

21 January 2026 at 12:32


Policia ka ndaluar një punonjës nga Gjykata Themelore e Gostivarit, për shkak se dyshohet se ka marrë ryshfet për të fshirë gjobat e një personi tjetër.

"Më 20.01.2026 në orën 20:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Rostushës kanë ndaluar personin A.J.(49) nga fshati Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të dyshimit për vepër penale "marrje e ryshfeti" sipas nenit 357 të Kodit Penal.

Sipas denoncimit nga N.A. nga fshati Kalishtë, komuna e Vrapçishtit, A.J. – punonjës në Gjykatën Themelore të Gostivarit, ka kontaktuar mikun e tij S.M. nga Gostivari dhe i ka ofruar që për shumën prej 100 eurosh të fshijë një gjobë gjyqësore prej 200 eurosh dhe ndalesën për drejtim të automjetit prej gjashtë muajsh, duke pretenduar se dokumentet kanë arritur tek ai për ekzekutim dhe se mund t'ia kryejë punën.

Siç është denoncuar, N.A. në emër të shokut të tij ka kontaktuar personin A.J. dhe kanë rënë dakord për një takim në një objekt hotelerik në Gostivar, ndërsa pasi janë takuar, e ka informuar se është gazetar dhe se po xhiron, pas së cilës A.J. ka tentuar të arsyetohet se po bën shaka dhe është përpjekur të arratiset.

A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/


Një kompani po ofron pagë 30 mijë funtëshe dhe shpenzime të paguara, e vetmja pengesë është se është në Antarktidë

21 January 2026 at 12:30


Nëse jeni duke kërkuar një punë të re dhe nuk ju shqetëson i ftohti, një postim i ri mund të jetë pikërisht për ju.

British Antarctic Survey (BAS) po kërkon njerëz për të punuar në stacionet e saj kërkimore në Antarktidë.

Lista e pozicioneve përfshin shefa kuzhine, hidraulikë dhe marangoz, si dhe operatorë të impianteve, oficerë lundrimi dhe vëzhgues meteorologjikë.

Me paga që fillojnë nga 30,244 funte dhe kosto zero jetese, mund të tundoheni të aplikoni, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, jeta në Polin e Jugut nuk është për ata që janë të dobët.

I gjithë kontinenti i Antarktidës është i përfshirë në errësirë të plotë për gjysmën e vitit, ndërsa banorët janë të njohur për përballimin e stuhive të ngrirjes prej -89.2°C.

"Nëse mendoni se çfarë duhet për të mbajtur një komunitet në punë - hidraulikë, marangoz, mekanikë, inxhinierë, shefa kuzhine - ka një punë për këtë", tha Mike Brian, i cili menaxhon operacionet për Stacionin Kërkimor Rothsera.

'Njerëzit që punojnë në stacionet tona janë njerëz të zakonshëm, shpesh duke bërë një punë të zakonshme - thjesht në një vend të jashtëzakonshëm', shtoi ai.

Grupi i parë i vendeve të punës është postuar në faqen e internetit të BAS dhe përfshin Operator të Impiantit Bujqësor, Teknik të Gjenerimit të Energjisë Dizel, Oficer të Lundrimit, Oficer Zhytjeje, Vëzhgues Meteorologjik dhe Operator Radioje.

Megjithatë, më shumë vende të lira pune do të postohen gjatë tre muajve të ardhshëm - duke përfshirë shefa kuzhine, udhëheqës stacionesh dhe asistentë zoologjikë në terren.

Kontratat zgjasin nga gjashtë deri në 18 muaj dhe janë fleksibile, ndërsa pagat fillojnë nga 30,244 funte në vit, me një paketë përfitimesh.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nuk ka kosto jetese në Antarktidë.

'Akomodimi, ushqimi, udhëtimi, veshjet e specializuara, mjetet dhe trajnimi ofrohen të gjitha', shpjegoi BAS.

Phill Coolman, një zdrukthëtar në Stacionin Kërkimor Halley VI, u bashkua për herë të parë me BAS gjashtë vjet më parë dhe është kthyer çdo sezon që atëherë.

'Të jesh zdrukthëtar në Antarktidë kërkon përshtatshmëri dhe punë ekipore. Kam fituar aftësi këtu që i kam sjellë në "botën reale" dhe kam bërë gjëra që kurrë nuk mendoja se do të kisha mundësinë t'i bëja', tha ai.

'Halley nuk është vetëm një stacion dhe një ekip, është një shtëpi dhe një familje, dhe ne të gjithë punojmë së bashku për ta mbajtur stacionin dhe shkencën në punë, edhe kur moti ka ide të tjera! Planifikova të vija në Antarktidë për një sezon dhe jam kthyer çdo sezon për 6 vitet e fundit dhe nuk kam dëshirë të ndalem së shpejti', shtoi ai.

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet se si është realisht jeta në Antarktidë.

Megjithatë, TikToker Matty Jordan (@marrykjordan) ndan rregullisht video nga jeta e tij në Polin e Jugut - duke përfshirë disa këshilla mbijetese.

Të lësh darkën dhe pijet jashtë është një ndalesë e madhe, pasi këto mund të ngrijnë plotësisht para se të hani diçka.

Gjithashtu do t'ju duhet të vishni të paktën tre shtresa të trasha rrobash kur temperatura është -43°C, ose pesë nëse temperatura bie nën -50°C.

Kjo përfshin një xhaketë të specializuar për mot të ftohtë ekstrem, dy shtresa dorezash, një kapelë, çizme dhe madje edhe syze mbrojtëse.

Jordan shpjegoi: "Shumë njerëz kanë pyetur nëse kemi xhaketa të mëdha për të na mbajtur ngrohtë, por gjëja më efektive që mund të bëni për t'u përgatitur për motin e ftohtë është të vishni shumë mirë shtresa. Shtresa bazë termike është ndoshta shtresa që dëshironi të keni siç duhet. Ne veshim shtresa bazë merino". /Telegrafi/

Kurti në Davos u takua me kryeministrin e Luksemburgut - biseduan për synimin e Kosovës për anëtarësim në BE

21 January 2026 at 12:24


Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.




Sipas një njoftimi për media thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë. /Telegrafi/


"Nënshkrimi i pamundur" për Real Madridin

21 January 2026 at 12:22


Paris Saint-Germain ka reaguar qartë ndaj interesimit të Real Madridit për Vitinhan, duke e mbyllur çdo derë për një transferim të mundshëm.

Mesfushori portugez është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të futbollit evropian falë paraqitjeve të tij të nivelit të lartë dhe aftësisë për të drejtuar lojën me inteligjencë dhe qetësi.

Performancat e tij e kishin futur prej kohësh në radarët e klubeve më të mëdha, përfshirë edhe klubin madrilen.

Në Paris, Vitinha konsiderohet një shtyllë e projektit sportiv të drejtuar nga Luis Enrique.

Trajneri spanjoll e sheh atë si element kyç në organizimin e lojës, si në fazën ofensive ashtu edhe në balancën taktike të ekipit.

Roli i tij ka evoluar ndjeshëm dhe sot ai është referencë absolute në mesfushën e PSG-së, duke diktuar ritmin dhe strukturën e çdo ndeshjeje.

Sipas raportimeve të The Athletic, drejtuesit e PSG-së i kanë përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë Real Madridit: Vitinha nuk është në shitje.

Qëndrimi i klubit francez është i prerë dhe nuk lidhet me aspektin financiar, por me rëndësinë strategjike që lojtari ka për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.

Edhe nga rrethi i lojtarit është bërë e qartë se largimi nga Parisi është i pamundur në këtë fazë.

Kjo situatë e detyron Real Madridin të rishikojë planet e tij për përforcimin e mesfushës.

Interesimi për Vitinhan ishte pjesë e strategjisë për të gjetur një dirigjent loje, por refuzimi i PSG-së e bën këtë të parealizueshme.

Klubi madrilen tashmë po orienton vëmendjen drejt objektivave të tjerë, ndërsa Vitinha vazhdon të jetë lideri dhe simboli i projektit ambicioz parisien. /Telegrafi/

Noam Bettan përfaqëson Izraelin në Eurovision 2026

21 January 2026 at 12:21


Noam Bettan do të përfaqësojë Izraelin në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të mbahet në Vjenë këtë maj.

Ai fitoi konkursin "HaKokhav HaBa".

I njëjti e filloi karrierën e tij muzikore gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në IDF dhe tërhoqi vëmendjen e publikut vendas në vitin 2018 pasi fitoi vendin e tretë në konkursin "Aviv".

- YouTube www.youtube.com

Në vitin 2024, publikoi këngën "Pokeach Einayim", teksti i së cilës u shkrua nga komandanti i IDF-së, Yaron Oree Shay, i cili u vra në një sulm të Hamasit më 7 tetor 2023.

Artisti deklaroi se ishte shumë krenar, falënderoi audiencën dhe tha se kishte pasur shumë ulje-ngritje në këtë udhëtim.

"Mesazhi im për Evropën është të përgatitet. Do të sjellim një këngë lavdërimi, do të sjellim gjithçka që kemi. Do të sjellim dritë dhe dashuri dhe do të bashkohemi", theksoi ndër tjerash.

Siç dihet, Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision sepse Izraelit iu lejua të konkurronte.

- YouTube www.youtube.com

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj në Wiener Stadthalle.

Gjysmëfinalja e dytë është planifikuar për 14 maj. Finalja e këtij konkursi muzikor do të mbahet më 16 maj. /Telegrafi/

“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarkimit nga Real Madridi

21 January 2026 at 12:12


Ish-sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ka reaguar ndaj shkarkimit të Xabi Alonsos, duke deklaruar se edhe një mospërputhje e vogël në rezultate me gjigantët spanjollë do të shënojë fundin e tij.

Alonso u largua nga detyra e trajnerit të Real Madridit pas humbjes 3-2 kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Ai gjithashtu pati probleme me gjysmën e dhomave të zhveshjes dhe presidentin Florentino Perez.

Bale e njeh dhomën e zhveshjes së Real Madridit nga brenda e nga jashtë, pasi ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij atje. Me klubin, në fakt, ai fitoi Ligën e Kampionëve pesë herë.

Tani, pas largimit të Xabi Alonsos nga skuadra pak më shumë se një javë më parë, Bale u pyet për arsyet pse koha e trajnerit në stol nuk kishte funksionuar siç pritej.

“Ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Ai ka fituar gjithçka që ka fituar me Bayer Leverkusen, ka fituar trofe, e ka stërvitur ekipin jashtëzakonisht mirë. Por kur arrin te Real Madrid, nuk ke nevojë të jesh trajner, duhet të jesh menaxher. Duhet të menaxhosh egot në dhomën e zhveshjes", ka thënë fillimisht Bale për TNT Sports.

Uellsiani e përsëriti pikëpamjen e tij, por gjithashtu theksoi cilësinë e lojtarëve të Real Madridit, të aftë për ta kthyer ndeshjen në një çast. Dhe kjo, për të, është gjëja më e rëndësishme.

"Duhet të menaxhosh egon. Nuk ke nevojë të bësh kaq shumë gjëra taktike. Në dhomën e zhveshjes, ka superyje që mund të ndryshojnë ndeshjet sa hap e mbyll sytë. Pra, po, mund të thuash se ai është një trajner dhe taktikant i shkëlqyer, por te Real Madridi, padyshim, nuk funksionoi”.

“Nuk jam i befasuar. E kuptoj plotësisht se si funksionon Real Madridi dhe nëse rezultatet nuk po vijnë dhe nuk është e thënë të jenë të shumta, ti je larguar”, përfundoi uellsiani. /Telegrafi/

❌
❌