Normal view

OpenAI ndryshon ChatGPT-në, nuk lejon më shkrime në stilin e autorëve të famshëm

31 July 2026 at 22:00

OPENAI ka prezantuar një ndryshim në ChatGPT që i pengon përdoruesit të krijojnë tekst në stilin e autorëve të famshëm si Agatha Christie, Stephen King ose Ernest Hemingway. Kërkesa të tilla tani do të refuzohen, pavarësisht nëse autori është i gjallë apo i vdekur, në një ndryshim të vënë re për herë të parë nga Ars Technica, raporton Euronews.

Ars Technica kreu testime që konfirmuan se ChatGPT i refuzon sistematikisht kërkesa të tilla. Për shembull, nëse i kërkoni ChatGPT të riformulojë tekstin në stilin e njohur të Stephen King, ai do ta refuzojë detyrën dhe do të ofrojë tekst origjinal që krijon një atmosferë të ngjashme.

Ky ndryshim vjen pas një sërë padish të ngritura nga autorët kundër OpenAI, si dhe një vendimi kundër konkurrentit Anthropic në një mosmarrëveshje prej 1.5 miliardë dollarësh për të drejtat e autorit. Me këtë kufizim, OpenAI mund të argumentojë më lehtë se mjeti i tij është për frymëzim, jo ​​për riprodhim të drejtpërdrejtë të punës së dikujt tjetër.

A mund ta dallojnë lexuesit ndryshimin fare?

Megjithatë, lind pyetja nëse lexuesit mund ta dallojnë ndryshimin midis tekstit të frymëzuar nga shkrimtarë të famshëm dhe asaj që do të shkruante një autor i vërtetë. Testet fillestare tregojnë se tekste të tilla të gjeneruara tingëllojnë dukshëm më dobët se origjinalet.

Këto janë kryesisht pasazhe të shkurtra që nuk kanë rrjedhshmërinë dhe mprehtësinë që e bënin stilin e autorit origjinal tërheqës për t’u imituar. / KultPlus.com

21:59 Konflikti në Tepelenë me tre të dëmtuar/ Policia shpall në kërkim 5 persona, dyshohet se u qëllua me armë në ajër

By: Monika
31 July 2026 at 21:59

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar si të përfshirë në konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 korrikut në Tepelenë, ku tre persona mbetën të dëmtuar me sende të forta.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:10, ndërsa pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, autoritetet kanë identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në përleshje.

Në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet R. Ç., 23 vjeç; Sh. Ç., 22 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej personave të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet dhe veprimet operative për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./mxh

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

31 July 2026 at 21:55

Një numër “shumë i konsiderueshëm llogarish që vijnë nga SHBA-të” ka tërhequr vëmendjen në debatin online pas vdekjes së Abderrahim Fakir në Bolonjë dhe polemikave që pasuan një manifestim të organizuar nga kryebashkiaku Matteo Lepore.

Nuk është e qartë se çfarë i ka shtyrë këta përdorues amerikanë të komentojnë me tone të ashpra mbi ngjarjet lokale në Bolonjë, por prania e tyre është një nga elementët më shqetësues të një studimi të realizuar nga një agjenci e specializuar në analizën e të dhënave online. Raporti, i cili ka qarkulluar ditët e fundit dhe ka mbërritur edhe në tryezën e Bashkisë së Bolonjës, ngre dyshime për një nga rastet e para të propagandës së lëvizjes Maga (Make America Great Again) në Itali me synime politike.

Studimi shihet me shqetësim edhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2027, si për drejtimin e qytetit të Bolonjës, ashtu edhe për zgjedhjet parlamentare italiane.

Analiza shqyrton trafikun online dhe identitetet e profileve në rrjetet sociale që kanë ndërhyrë pas vdekjes së Abderrahim Fakir, duke tensionuar debatin në platformat sociale. Hetimi ka analizuar jo vetëm komentet ndaj postimeve të kryebashkiakut Lepore, por edhe ndërveprimet në faqen e degës së Bolonjës të partisë së djathtë Fratelli d’Italia, veçanërisht ato që lidhen me peticionin për kërkimin e dorëheqjes së kryebashkiakut.

Sipas raportit, janë evidentuar dy fenomene kryesore.

I pari lidhet me faktin se një pjesë jo normale e komenteve më agresive vijnë nga llogari që shfaqin disa tregues të mungesës së autenticitetit. Mes tyre përmenden profile pa foto reale, rrjete sociale pothuajse inekzistente, llogari të krijuara së fundmi, emra fiktivë, vendndodhje të huaja që nuk përputhen me profilin dhe imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Fenomeni i dytë lidhet me postimet në faqen e Fratelli d’Italia në Bolonjë, ku janë vërejtur numra pëlqimesh dhe shikimesh “të papërputhshme” me numrin real të ndjekësve të faqes. Në disa raste, ndërveprimet kanë qenë deri në gjashtë herë më të larta se numri i ndjekësve.

Raporti thekson se kjo nuk do të thotë se të gjitha kritikat ndaj kryebashkiakut janë të rreme. Nga rreth 18 mijë komentet e analizuar në një postim të Lepores për “dy sheshet”, është e qartë se jo të gjitha janë të manipuluara. Por, sipas studiuesve, një pjesë e debatit online duket se është artificialisht e fryrë, duke krijuar perceptimin e një armiqësie më të madhe nga sa ekziston realisht.

Sipas analizës së 200 komenteve të para në postimin e kryebashkiakut, nga 44 profile të dokumentuara, rreth 16 kanë tregues me rrezik të lartë për të qenë llogari false, ndërsa 10 të tjera kanë rrezik mesatar-të lartë.

Mjeti i analizës së rrjeteve sociale Talkwalker ka evidentuar praninë e një numri të madh llogarish me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si në faqen e kryebashkiakut Lepore, ashtu edhe në atë të Fratelli d’Italia në Bolonjë.

Në dhjetë ditët e fundit janë regjistruar mbi 65 mijë biseda online për kryebashkiakun Lepore, kryesisht nga Europa, por një pjesë e pazakontë vjen nga SHBA-të, me më shumë se 6 mijë ndërveprime. E njëjta prirje është vërejtur edhe në postimet e Fratelli d’Italia në Bolonjë, ku rreth 11% e ndërveprimeve vijnë nga SHBA-të.

Sipas raportit, disa profile të dyshimta kanë ndihmuar në përhapjen e peticionit për dorëheqjen e Lepores dhe të lajmeve të rreme, përfshirë pretendimin se kryebashkiaku nuk kishte marrë pjesë në një manifestim për nder të punonjësit të hekurudhës Alessandro Ambrosio, i vrarë në stacionin e Bolonjës më 5 janar. Në fakt, manifestimi u zhvillua më 7 janar dhe Lepore ishte mes pjesëmarrësve.

Në fund, analiza rendit disa nga profilet e dyshuara si false: emra të huaj, fotografi të marra nga interneti, llogari të krijuara së fundmi, faqe pa përmbajtje dhe postime me tone ekstreme politike.

Raporti ngre një pyetje të fortë: a janë këto profile pjesë e një fushate të organizuar dezinformimi të lidhur me lëvizjen Maga kundër Europës?

Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik

By: us er
31 July 2026 at 21:55

Kina po përballet me një valë të pazakontë verore të Covid-19, me 79 mijë raste të regjistruara gjatë muajit korrik, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nga këto, 130 pacientë janë në gjendje të rëndë. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për alarm. Sipas tyre, shumica e të infektuarve kanë […]

The post Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik appeared first on BoldNews.al.

Mario Mitaj te Genoa: Seria A dhe ky klub ishin objektivat e mia

31 July 2026 at 21:55
“Të bashkohesha me një klub si Genoa dhe një kampionat si Seria A ishte një objektiv për mua”. Këto janë fjalët e para të Mario Mitajt, i cili largohet nga Al Ittihad për të mbërritur në radhët e skuadrës italiane në formë huazimi me mundësi blerje. Në komunikatën e klubit për mbrojtësin kuqezi, nër të […]

“Nuk mund ta asfaltojmë Shqipërinë”, Gonxhja: Po hapet parku i Bylisit, çdo ditë hapen shtigje të reja për turistët

31 July 2026 at 21:52

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me turizmin në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja u shpreh se Ministria po punon për lidhjen e kulturës, turizmit dhe sportit për të nxitur ekonominë e eventeve, arkeologjinë dhe aktivitetet që rritin të ardhurat nga vizitorët.

Ndër të tjera ai shtoi se po punohet përditë për hapjen e shtigjeve të reja detare e tokësore dhe hedhjen e tyre online për turizmin e natyrës. Ministri thekson se jo gjithçka duhet asfaltuar, pasi rrugët rurale kanë sharmin e tyre për turizmin e aventurës teksa shtoi se punimet po vazhdojnë për infrastrukturën bazë.

Ai u shpreh se po hapet Parku Arkeologjik i Bylisit dhe ai i Klosit. Ministri theksoi se gjithashtu po ndërtohen qendrat e reja të vizitorëve në Apolloni. Ai tha se është rihapur Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Durrësit, i cili sipas tij ka pasur një interesim dhe bum të madh vizitorësh vendas e të huaj.

“Nga vjet kemi një ministri që jo rastësisht u bashkua me kulturën, turizmin dhe me sportin, sepse po punojmë shumë për ekonominë e eventeve, po punojmë shumë për destinacionet që kanë aktivitete, po punojmë shumë për pjesën e trashëgimisë, e gjithë pjesën e arkeologjisë, gjithë pjesën e eksperiencës.

Kjo është një gjë që po punohet. Edhe ato shtigjet që thanë, me vërtetë që ka dhe shumë të apasionuar të shoqatave, por ka dhe shumë punë që bëhet nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Ato po hidhen të gjitha online, janë nëpër aplikacione, i mirëmbajmë së bashku me Ministrinë e Mjedisit pas ndarjes.

Ata kanë pjesën e zonave të mbrojtura, ne kemi pjesën e shtigjeve jashtë zonave të mbrojtura. Domethënë ne kemi dhe plot halle, se ka halli që ne duhet të diskutojmë sot, por që nga kjo pikëpamje mendoj që ne duhet të jemi gjithsesi kryelartë edhe jemi mirë.

Ne duhet të merremi pastaj me pjesën se sa mund ta shtrijmë, si mund të jetë sa më organike, si mund të marrim sa më shumë para për një kohë që mund të ishte mundësisht edhe më e vogël e qëndrimit. Po themi, vërtetë duam kohë qëndrimi të madhe, po më mirë është të marrim më shumë të ardhura për një kohë qëndrimi mesatarisht më të ulët, ndryshe nga ç’duhet të kemi dhe më shumë të ardhura. Por puna është që si do e ndjekim punën e informalitetit, si do ndjekim punën e asaj që do duhet të riinvestojmë mbrapsht.

Kemi plot nga këto që është duke u punuar, domethënë përditë ka nga dy-tre, hedhim dy-tre projekte punë, hapje shtigje, po dhe nuk mund të bëhet dot çdo gjë menjëherë sepse është shumë e vështirë. Se edhe rrugët e bardha jashtë janë shumë të bukura. Në Francë ka fshatra me rrugë të bardha që po t’i thuash “do ta asfaltoj”, do të ngrihen në revoltë sepse ato kanë lezetin e tyre në ato rrugë të bardha. Po pra, domethënë ideja është që po punon Fondi i Zhvillimit.

Ne po punojmë tani, po hapet parku i ri i Bylisit dhe i Klosit, po bëhet qendër vizitorësh. Po bëhet qendra e vizitorëve në Apolloni. Unë nuk dua t’ju bëj propagandë qeveritare, po thjesht po e them që arsye për të qenë, sepse ka plot shifra pozitive, por arsyeja për të qenë mirë në kuptimin që këto po hapen.

Biles unë kam një merak, për shembull sapo hapëm, sapo rihapëm Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Durrësit. Ka një një bum vizitash dhe biles duan edhe në orët e vona, se Durrësi jeton deri vonë e të tjerë”, tha ai.

The post “Nuk mund ta asfaltojmë Shqipërinë”, Gonxhja: Po hapet parku i Bylisit, çdo ditë hapen shtigje të reja për turistët appeared first on Euronews Albania.

VATIKAN – Papa Leone XIV miraton Kushtetutën e re, hap poste drejtuese edhe për jokardinalët

31 July 2026 at 21:51

ROMË, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Papa Leone XIV miratoi sot Kushtetutën e re të Shtetit të Vatikanit, duke zëvendësuar dokumentin themelor të miratuar nga paraardhësi i tij, papa Françesku, në vitin 2023.

Kushtetuta e re synon të përshtatë funksionimin e institucioneve të Vatikanit me ndryshimet e viteve të fundit dhe të modernizojë administrimin e shtetit më të vogël në botë.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me drejtimin e Komisionit Papnor, organi kryesor legjislativ i Shtetit të Vatikanit.

Sipas rregullave të reja, posti i kryetarit nuk do të jetë më i rezervuar vetëm për kardinalët, por mund të mbahet edhe nga persona që nuk kanë këtë status në hierarkinë e Kishës Katolike.

Kushtetuta e re zyrtarizon një rregull që papa Leone XIV e kishte vendosur tashmë në nëntor të vitit 2025.

Ndryshimi zgjidh edhe paqartësinë ligjore që u krijua në mars 2025, kur motra Raffaella Petrini mori drejtimin e guvernatoratit të Vatikanit dhe, automatikisht, edhe kryesimin e Komisionit Papnor, megjithëse nuk është kardinale.

Dokumenti i ri përbëhet nga 25 nene dhe përcakton më qartë kompetencat e guvernatoratit, mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve të tij, si dhe rregullat për administrimin financiar dhe procedurat shtetërore.

Gjithashtu, dokumenti thekson pavarësinë e sistemit gjyqësor të Vatikanit.

Megjithatë, Kushtetuta konfirmon se apa, në cilësinë e sovranit të Shtetit të Vatikanit, vazhdon të mbajë autoritetin më të lartë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, duke ruajtur strukturën tradicionale të qeverisjes së Selisë së Shenjtë. /Ad.Ab./  a.jor.

The post VATIKAN – Papa Leone XIV miraton Kushtetutën e re, hap poste drejtuese edhe për jokardinalët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marin Mema: Jo konsullatë serbe në Shkodër!

By: redi
31 July 2026 at 21:51

Nga Marin Mema Në Shkodër nuk ka minoritet serb. Nuk ka! Në Vrakë ka një pakicë modeste malazeze të njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar, por kaq. Çdo projekt për hapjen e një konsullate serbe në qytetin me histori të lashtë, Shkodër, është i papranueshëm! Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja janë troje shqiptare, të banuara nga shqiptarë dhe kanë të drejtë ta kenë shtetin shqiptar pranë…

Source

Forbes rendit Shqipërinë mes vendeve më tërheqëse për pensionistët: Klima, kostoja e ulët e jetesës dhe siguria e bëjnë një destinacion ideal

By: A R
31 July 2026 at 21:46

Sipas prestigjiozes amerikane ”Forbes”, Shqipëria renditet ndër vendet më tërheqëse për pensionistët falë kostos së ulët të jetesës, klimës mesdhetare dhe peizazheve të saj të bukura.

Revista vlerëson gjithashtu kujdesin shëndetësor të përballueshëm, nivelin e ulët të kriminalitetit dhe procedurat relativisht të lehta për marrjen e lejes së qëndrimit.

Megjithatë, theksohen edhe disa sfida, si mungesa e një marrëveshjeje tatimore me SHBA-në dhe fluturimet që zakonisht kërkojnë të paktën një ndalesë.

”Shqipëria. Vend i lirë me klimë mesdhetare me pamje madhështore

Vendndodhjet më të mira: Tirana, Durrësi, Saranda, Vlora,
Kostot e jetesës: Shumë më të ulëta se mesatarja e SHBA-së
Kujdesi shëndetësor: I përshtatshëm, por duke u përmirësuar
Fitimi i të drejtës së qëndrimit: Relativisht i lehtë

Vendi i fundit komunist që ra në Evropën Lindore, Shqipëria tani është anëtare e NATO-s.

Ajo shtrihet në anën lindore të detit Adriatik përballë Italisë. Vendi i Shqiponjave ka një klimë mesdhetare, plazhe dhe male piktoreske, dhe një kosto jetese sa gjysma e mesatares së SHBA-së.

Krimi ka nivele të ulëta dhe qeveria është mjaft e qëndrueshme (megjithëse një plan që përfshin dhëndrin e Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar projekte të mëdha luksoze përgjatë bregdetit Adriatik ka shkaktuar protesta në rritje).

Kujdesi shëndetësor është i lirë sipas standardeve të SHBA-së, i përshtatshëm dhe duke u përmirësuar, por disa pacientë ende preferojnë të mjekohen në Itali ose Londër.

Sigurimi shëndetësor privat është i domosdoshëm. Anglishtja flitet, veçanërisht nga të rinjtë shqiptarë, por jo kudo, dhe shqipja, e cila ka 36 shkronja, mund të jetë e vështirë për t’u mësuar.

Nuk ka asnjë traktat tatimor me SHBA-në që ndalon taksimin e dyfishtë, por normat e taksave në Shqipëri janë të ulëta dhe kredia tatimore e huaj e SHBA-së ndihmon shumë.

Një pensionist amerikan mund të qëndrojë në vend si “turist” për një vit të plotë, kohë e mjaftueshme për të punuar për të fituar leje më të gjata. Vizat njëvjeçare që lejojnë nomadët dixhitalë që punojnë (të quajtura “Leje unike”), një rrugë tjetër për një qëndrim të pacaktuar, janë në dispozicion dhe mund të rinovohen pesë herë. Hapi tjetër është një Vizë Qëndrimi e Gjatë D, që çon në një vizë pensioni.

Për një çift, kjo kërkon një paraqitje prej rreth 20 000 dollarësh në të ardhura vjetore nga pensioni nga jashtë vendit. Nga ana tjetër, fluturimet për në SHBA kërkojnë një ndalesë ose ndërrim diku. Vendet e njohura të pensionistëve përfshijnë kryeqytetin Tirana dhe qytetet bregdetare të Durrësit, Sarandës dhe Vlorës”, shkruan ”Forbes”.

Përveç Shqipërisë, ”Forbes” përmend edhe Argjentinën, Austrinë, Kanadanë, Kolumbinë, Kosta Rikën, Qipron, Francën, Irlandën, Greqinë, Italinë, Maltën, Malin e Zi apo Portugalinë.

Tërmet në Napoli, lëkundje 4.7 ballë në Campi Flegrei: “Më e forta e regjistruar ndonjëherë”

By: nik
31 July 2026 at 21:46

Një tërmet i fortë goditi mbrëmjen e së premtes, më 31 korrik 2026, zonën e Campi Flegrei, me një magnitudë 4.7 ballë. Kjo lëkundje, e konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë në këtë zonë. E regjistruar në orën 19:46 me epiqendër 5 kilometra nga Pozzuoli dhe Quarto, ajo u ndje qartë nga popullata në të gjithë provincën e…

Source

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

31 July 2026 at 21:45

Çdo litër naftë dhe benzinë që do të hidhet në treg do të ketë një gjurmë të padukshme të bashkëngjitur.

Qeveria ka miratuar projektvendimin që vendos shënjimin e detyrueshëm të karburanteve, me synimin për të monitoruar lëvizjen e tyre në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit dhe për të luftuar evazionin fiskal.

“Sistemi i integritetit të karburanteve (Fuel Integrity Solution) është një sistem i integruar që mundëson monitorimin, kontrollin dhe gjurmueshmërinë e karburanteve përgjatë zinxhirit të furnizimit, ndërsa të dhënat janë pronë e shtetit dhe autoritetit doganor me qëllim garantimin e cilësisë, integritetit dhe ligjshmërisë së tyre”, njofton Ministria e Financave.

Shërbimi do të kryhet nga shoqëria ALBTrace CO, ndërsa kompanitë që importojnë apo tregtojnë karburante do të paguajnë tarifën përkatëse. Në dokument përcaktohet se çmimi i shërbimit të shënjimit do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH, për 1 000 litra të shënjuara.

“ALBTrace CO sh.a.” ofruesi i shërbimit të shënjimit të karburanteve është shoqëria e angazhuar nga qeveria për realizimin e komponentit teknik dhe operativ të sistemit, duke përfshirë sigurimin dhe përdorimin e pajisjeve dhe instrumenteve përkatëse, kryerjen e testeve në terren dhe testeve konfirmuese, si dhe mbështetjen e proceseve të monitorimit në autoritetin dhe nën mbikëqyrjen e administratës doganore.”

Projektvendimi ndalon tregtimin, importimin, transportimin apo magazinimin e karburanteve që nuk janë shënjuar sipas procedurave të reja. Pas procesit të shënjimit, çdo ngarkesë do të pajiset me certifikatë, ndërsa administrata doganore do të kryejë monitorime dhe kontrolle në terren për të verifikuar zbatimin e sistemit.

Regjimi i ri do të nisë pas një periudhe implementimi deri në gjashtë muaj. Pas kësaj faze, asnjë karburant që i nënshtrohet këtij sistemi nuk do të mund të hidhet në treg pa kaluar procesin e detyrueshëm të shënjimit dhe monitorimit.

Klekovski: Spitali i Manastirit ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarë

31 July 2026 at 21:45
Spitali klinik i Manastirit, në periudhën 2024–2026 ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarësh, me të cilën po zëvendësohen aparate më të vjetra se 20 vjet, për të cilat nuk ekzistonte më mundësi për servisim dhe mbështetje teknike. “Me rëndësi të veçantë është zëvendësimi i digestorit në Repartin e patologjisë […]

Shqipëria ‘Maldivet’ e Evropës? Gazetarja: Çmimet janë të larta, shërbimet nuk i justifikojnë

By: Evi
31 July 2026 at 21:43

Gazetarja e ekonomisë, Mirilda Tili, e ftuar këtë të premte në emisionin Review me Greta Topjana në Euronews Albania, ka folur për Shqipërinë si destinacion turistik për turistët e huaj.

Sipas gazetares, Shqipëria është ende një territor i pazbuluar dhe i paeksploruar plotësisht, duke e konsideruar vendin ende si një destinacion ku njerëzit vijnë për herë të parë për ta prekur.

“Shqipëria është një vend që mbetet ende atraktiv për ata që s’e kanë parë asnjëherë. Ne ende kemi territore të pazbuluara dhe një mënyrë turizmi ende të pashijuar dhe të paeksploruar plotësisht nga Evropa, më së paku, dhe nga rajoni ynë, dhe ne ende kemi këtë trend që do të vijnë ata për herë të parë për ta hasur, për ta prekur, për të parë këtë vend të çuditshëm në mes të Evropës”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Tili risolli në vëmendje raportimet mbi Shqipërinë para dy vitesh nga mediat ndërkombëtare, të cilat e cilësuan si “Maldivet e Evropës”, ku, sipas saj, informacionet e shpërndara kanë qenë të pavërteta, sepse Shqipëria u reklamua si një vend i lirë, ndërkohë që nuk është.

“Mos të harrojmë që para dy vitesh Shqipëria u reklamua si ‘Maldivet e Evropës’. Pamë artikuj në media të tipit ‘Për 10 paund mund të shpenzosh një ditë të tërë në Tiranë’ dhe ‘Me 100 paund mund të pushosh një fundjavë në Shqipëri’, çka ishte një informacion jo i vërtetë, sepse Shqipëria, pavarësisht tendencës për të qenë një vend i pazbuluar, nuk është një destinacion i lirë. Shqipëria si paketë turistike nuk është e lirë. Bregdeti është ende një bregdet që nuk është tregues për një treg të rregullt apo për një industri të formalizuar dhe një industri që performon në të gjitha kushtet”, shtoi më tej gazetarja.

The post Shqipëria ‘Maldivet’ e Evropës? Gazetarja: Çmimet janë të larta, shërbimet nuk i justifikojnë appeared first on Euronews Albania.

21:42 Momente paniku në Napoli, tërmeti 4.7 ballë trondit qytetin/ Banorët dalin në rrugë, pezullohet transporti

By: Monika
31 July 2026 at 21:42

Një tërmet i fortë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Napolit dhe zonat përreth. Lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 19:46 dhe, sipas vlerësimit paraprak të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), ka pasur magnitudë 4.7.

Pas goditjes së fortë, shumë banorë kanë dalë jashtë banesave pak para orës 20:00, pasi lëkundjet janë ndjerë në disa zona të qytetit.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale në ndërtesa apo persona të lënduar. Megjithatë, autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e gjendjes së strukturave dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.

Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar gjithashtu probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Napolit. Ndërprerje janë raportuar kryesisht në qendrën e qytetit, në lagjen Chiaia dhe në zonat perëndimore të Napolit.

Për arsye sigurie, qarkullimi hekurudhor në linjat Cumana dhe Circumflegrea është pezulluar përkohësisht, ndërsa po kryhen kontrolle teknike në infrastrukturë. Lajmi është bërë i ditur nga EAV, kompania e transportit publik të Rajonit të Kampanias që menaxhon linjat hekurudhore në zonën e Fushave Flegreane.

Tërmeti ka ndodhur në një mbrëmje të veçantë për qytetin e Napolit, i cili po zhvillon edhe një festë jozyrtare të tifozëve me rastin e 100-vjetorit të klubit të Napolit. Sipas organizatorëve, më shumë se 10 mijë persona kanë marrë pjesë në procesionin e tifozëve.

Pavarësisht frikës së shkaktuar nga lëkundjet, deri tani nuk janë raportuar pasoja serioze për banorët apo dëmtime të rënda në infrastrukturë./mxh

Kulla vrojtimi pa vrojtues, vëzhgimi në plazhe zbulon shkelje të rënda të sigurisë

By: us er
31 July 2026 at 21:40

Emisioni Fiks Fare zhvilloi një vëzhgim në disa prej plazheve më të frekuentuara të vendit për të verifikuar zbatimin e rregullave të sigurisë të përcaktuara në VKM nr. 649, datë 16.10.2024, e ndryshuar, e cila detyron subjektet që administrojnë stacionet e plazhit të kenë një pikë vrojtimi dhe një vrojtues plazhi për çdo 80 metra […]

The post Kulla vrojtimi pa vrojtues, vëzhgimi në plazhe zbulon shkelje të rënda të sigurisë appeared first on BoldNews.al.

57 të vdekur, 60 mijë refugjatë/ Drama humanitare në prag të Europës

By: redi
31 July 2026 at 21:40

Maroku, vendi që në vitin 2030 do të presë Kampionatin Botëror të Futbollit së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, po përballet me sfida të mëdha të brendshme sociale dhe ekonomike. Pavarësisht se është një destinacion i rëndësishëm turistik për europianët dhe një partner i afërt me disa vende të BE-së, shumë qytetarë marokenë, veçanërisht të rinjtë, shprehin pakënaqësi për shkak të varfërisë…

Source

Gjermania do të zgjasë kontrollet kufitare për shkak të krizës së emigrantëve në Ceuta

31 July 2026 at 21:40

Gjermania do të zgjasë kontrollet e brendshme kufitare përtej shtatorit, pas një rritjeje të migrimit të parregullt të lidhur me enklavën spanjolle Ceuta, tha të premten ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt.

“Ne do ta zgjasim mundësinë e kontrolleve të brendshme kufitare përtej shtatorit. Situata në Ceuta tregon gjendjen e paqëndrueshme sa i përket migrimit të paligjshëm”, tha Dobrindt, sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit.

Për të ruajtur përparimin në frenimin e migrimit të parregullt, duhet të mbahen “kontrolle kufitare të brendshme fleksibile dhe të përshtatura”, tha Dobrindt.

Ai nuk specifikoi se sa do të zgjasë zgjatja e tyre.

Edhe pse udhëtimi pa kufij është parim themelor i zonës Shengen të BE-së, Gjermania ka rikthyer kontrollet në të gjithë kufijtë e saj tokësorë që nga 16 shtatori 2024. Atëherë, ministrja e Brendshme Nancy Faeser e prezantoi këtë masë për të frenuar hyrjet e paautorizuara.

Pavarësisht kritikave në rritje, kontrollet janë zgjatur tri herë, së fundmi deri në mesin e shtatorit 2026. Vlerësimet fillestare të forcave të sigurisë treguan se rreth 49 mijë emigrantë të parregullt kanë hyrë në Ceuta nga Maroku ditët e fundit, sipas agjencisë së lajmeve EFE.

Mijëra emigrantë që hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta gjatë orëve të fundit raportohet se kanë filluar të kthehen në Marok përmes së njëjtës pikë kufitare nga e cila kishin hyrë. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se qeveria po mobilizon të gjitha burimet në dispozicion për t’iu përgjigjur situatës.

Me urdhër mbretëror/ Spanja nxjerr monedhë të re euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës në futboll

31 July 2026 at 21:39

Spanja ka prezantuar një monedhë të re përkujtimore euro, të miratuar me urdhër mbretëror, për të festuar suksesin e saj në Kupën e Botës FIFA 2026. Emetimi i posaçëm është pjesë e programit zyrtar numizmatik të vendit dhe synon të nderojë arritjet e futbollit spanjoll në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë.

Monedha përfshin elemente grafike të frymëzuara nga futbolli dhe simbolika kombëtare spanjolle. Në njërën anë paraqitet portreti i Mbretit Felipe VI, ndërsa në anën tjetër janë vendosur motive që lidhen me turneun botëror, duke përfshirë logon zyrtare të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe imazhe të lojtarëve në aksion. Dizajni është realizuar nga Fábrica Nacional de Moneda y Timbre Real Casa de la Moneda, institucioni shtetëror përgjegjës për prodhimin e monedhave në Spanjë.

Sipas autoriteteve spanjolle, monedha do të prodhohet në një numër të kufizuar ekzemplarësh dhe është menduar kryesisht për koleksionistët. Ajo nuk është pjesë e monedhave të zakonshme që qarkullojnë në treg, por përbën një edicion special që shënon pjesëmarrjen dhe suksesin e Spanjës në turneun botëror.

Emetimi i monedhave përkujtimore është një traditë e konsoliduar në Spanjë, ku ngjarje historike, kulturore dhe sportive shënohen përmes edicioneve të veçanta numizmatike. Monedha e re pritet të zgjojë interes të madh si mes koleksionistëve, ashtu edhe mes tifozëve të futbollit, duke u kthyer në një simbol të një prej kapitujve më të rëndësishëm të sportit spanjoll.

 

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

31 July 2026 at 21:39

Pothuajse të gjithë ata që hynë në Ceuta janë kthyer tashmë në Marok.” Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares në një mesazh në X lidhur me krizën e migracionit në enklavën iberike.

Albares kujton se “nuk është e mundur të kalosh nga Ceuta dhe Melilla në Gadishullin Iberik pa u identifikuar në një pikë kontrolli policor“. “Integriteti i zonës Shengen është absolutisht i garantuar“, shkruan ministri.

Pas mbërritjes së dhjetëra mijëra emigrantëve brenda 24 orëve në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta, thirrjet për pasoja po bëhen gjithnjë e më të forta në Evropë.

Sakaq, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka përshkruar fluksin masiv të emigrantëve në Ceuta si një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

21:37 Macron shpreh solidaritetin me Spanjën, pas përballjes me fluksi e migrantëve

By: Monika
31 July 2026 at 21:37

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot solidaritetin e Francës me Spanjën, që po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm migrantësh nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës.

“Unë përsëris solidaritetin tonë me Spanjën, qeverinë e saj dhe popullin e saj”, shkroi presidenti francez në X, duke shtuar se kishte qenë në kontakt me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

“Ceuta nuk përfiton nga lëvizja e lirë në pjesën tjetër të zonës Shcengen”, vuri në dukje presidenti.

Megjithatë, ai i kërkoi ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez të forcojë kontrollet kufitare me Spanjën nëse është e nevojshme, me katër njësi forcash mobile dhe vendosjen e avionëve dhe dronëve./mxh

❌