Normal view

RTSH hap aplikimet për Festivalin e 65-të të Këngës

7 August 2026 at 22:00

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, i cili do të zhvillohet në dhjetor.

Përmes një njoftimi zyrtar, RTSH u ka bërë thirrje kompozitorëve, autorëve dhe interpretuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora që të paraqesin krijimet e tyre për të qenë pjesë e këtij edicioni.

Sipas rregullores së festivalit, këngët konkurruese duhet të jenë vepra origjinale dhe të papublikuara më parë në asnjë platformë. Organizatorët kanë vendosur gjithashtu kufizime të qarta për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në krijimin dhe prodhimin e këngëve pjesëmarrëse, me qëllim ruajtjen e autorësisë dhe krijimtarisë artistike njerëzore.

Aplikimet do të jenë të hapura për një periudhë pesëditore, nga 22 deri më 27 shtator. Artistët e interesuar mund të dorëzojnë materialet e tyre online përmes formularit të publikuar në platformën zyrtare të Festivalit të Këngës.

RTSH ka ftuar të gjithë krijuesit që të njihen me kriteret e plota të konkurrimit përpara aplikimit, ndërsa u ka uruar sukses artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të ri të festivalit./KultPlus.com

FOKUS – Marrëveshje Izrael-Liban për verifikimin e çarmatimit të Hezbollahut

7 August 2026 at 21:58

BEJRUT, 7 gusht /ATSH/- Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një listë të shkurtër vendesh, që mund të dërgojnë trupa në Liban, për të verifikuar çarmatimin e Hezbollahut, bëri të ditur një zyrtar libanez, sipas “Reuters”.

Lista u hartua gjatë bisedimeve mes dy vendeve në ambasadën amerikane në Romë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zgjedhin një ose më shumë vende nga kjo listë.

Emrat e vendeve nuk janë bërë publikë. Sipas burimeve të “Reuters”, Franca është kundërshtuar më herët nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Çështja lidhet me marrëveshjen e 26 qershorit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila parashikon që tërheqja graduale e forcave izraelite nga Libani, të lidhet me çarmatimin e Hezbollahut, që do të verifikohet nga një palë e tretë.

Hezbollahu nuk është palë në marrëveshje dhe ka refuzuar të dorëzojë armët.

Libani ka kundërshtuar gjithashtu një propozim të mëparshëm, që verifikimi të kryhej nga kompani private sigurie.

Sipas zyrtarit libanez, rolin e verifikuesve do ta marrin vetëm shtete, ndërsa ende duhet të përcaktohet numri i trupave dhe mënyra se si do të bashkëpunojnë me ushtrinë libaneze.

Një mundësi është që trupat e huaja të vendosen nën kuadrin e misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, UNIFIL, por kjo do të kërkonte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, bisedimet nuk sollën një marrëveshje për zonën e radhës, nga e cila do të tërhiqen trupat izraelite.

Libani kishte propozuar qytetet Bint Jbeil dhe Khiam.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të zhvillohet në fillim të shtatorit. //a.i/

The post FOKUS – Marrëveshje Izrael-Liban për verifikimin e çarmatimit të Hezbollahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta hyn në ditën e 69-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

7 August 2026 at 21:55

Protesta e përditshme në Tiranë ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të radhazi. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Para selisë së qeverisë, ata zhvilluan tubimin me thirrje dhe fjalime nga podiumi i improvizuar, duke përsëritur kërkesat e tyre.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e një qeverie teknike, duke deklaruar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizimin e këtyre objektivave.

Në përfundim të fjalimeve si çdo mbrëmje protestuesit kanë nisur marshimn nëpër rrugët e Tiranës.

The post Protesta hyn në ditën e 69-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës appeared first on Euronews Albania.

Video/ Tentoi të hynte ilegalisht në Ceuta me parashutë, i riu afrikan bie në det dhe humbet jetën

7 August 2026 at 21:54

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën mëngjesin e së premtes, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle të Ceutës duke fluturuar me parashutë nga territori i Marokut. Sipas autoriteteve spanjolle, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, kur i riu ra në det gjatë tentativës për të kaluar kufirin. Ai u gjet pa […]

The post Video/ Tentoi të hynte ilegalisht në Ceuta me parashutë, i riu afrikan bie në det dhe humbet jetën appeared first on Shekulli.

Pentagoni deklasifikon dosjet e reja për UFO-t! Nga trekëndëshi që bllokoi qiellin në Afganistan, te sfera që mabnte trup njeriu në Brazil (FOTO)

By: A. Q
7 August 2026 at 21:50

Pentagoni publikoi një grumbull të ri dokumentesh dhe imazhesh që lidhen me UFO, të njohura edhe si fenomene anomale të paidentifikuara ose UAP, duke përfshirë kujtimin e një piloti ushtarak për një trekëndësh të madh e të çuditshëm që bllokoi yjet mbi Afganistan në vitin 2002.

41 dosjet e reja, të postuara në faqen e internetit të Pentagonit për UFO, përfshijnë një përzierje dokumentesh, imazhesh dhe videosh.

Të dhënat vijnë nga Pentagoni, FBI-ja, CIA, Departamenti i Shtetit dhe Zyra Ekzekutive e presidentit, me më të vjetrin që është nga viti 1950 dhe më të fundit që është nga ky vit.

Ky zbulim është publikimi i pestë sipas një urdhri ekzekutiv që presidenti Donald Trump nënshkroi në janar duke u udhëzuar ushtrisë dhe agjencive të tjera të prodhojnë më shumë dokumente që lidhen me UFO.

Pjesa më e madhe e publikimit të së premtes përfshin llojin e videove të paqarta që kanë qenë tipar dallues i zbulimeve të kaluara, duke treguar objekte fluturuese të kapura nga sensorë dhe kamera ushtarake.

Gjashtë nga videot tregojnë versione të ndryshme të të njëjtit incident — një përballje mbi Gjirin e Omanit midis forcave të Operacioneve Speciale në një luftanije AC-130J në shtator 2021.

Një klip i paraqitur nga Komanda Qendrore e SHBA-së tregon pamje të kapura nga një avion ushtarak mbi një zonë të populluar në Lindjen e Mesme në vitin 2025.

Videoja tregon atë që duket të jetë një objekt që zmadhohet në ekran. Incidenti gjithashtu mbetet i pazgjidhur.

Një video tjetër tregon pamje të kapura nga një “Agjent Special i Qeverisë Amerikane” në SHBA-në perëndimore këtë vit. Pentagoni tha se videoja “paraqet dy zona kontrasti ‘të nxehta’ që lëvizin ngadalë, të dukshme në imazhet infra të kuqe”.

Publikimi përfshin tetë formularë 302, të cilët FBI-ja i përdor për të regjistruar detajet e intervistave të dëshmitarëve. Të tetë formularët përfshijnë redaktime për të mbrojtur informacionin konfidencial dhe shumica janë të shoqëruara me përpunime artistike nga zyra që tregojnë objektet që përshkruan dëshmitarët. Të tjerë u publikuan së bashku me pamjet video që të intervistuarit kapën, duke treguar ato që duken si sfera dhe burime të tjera drite në qiell.

Një raport i rëndësishëm i 302 regjistron një intervistë me një ish-pilot ushtarak në vitin 2024. Piloti i tha një agjenti se filluan të shihnin drita të çuditshme në qiell midis mesnatës dhe orës 3 të mëngjesit të vitit të kaluar. Piloti tha se i pa për herë të parë dritat gjatë një fluturimi nga Massachusetts në Irlandë në tetor 2023.

Ai gjithashtu i tregoi agjentit për diçka që pa ndërsa shërbente në Afganistan në vitin 2002. Gjithashtu raportime pati edhe një sferë në Brazil që mbante një trup njeriu.

Pentagoni tha se zbulimi i dokumenteve të së premtes nuk do të jetë i fundit sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit, me një zëdhënës që tha se departamenti “do të publikojë dosje shtesë në mënyrë të vazhdueshme”.

BEOGRAD – Zelensky mbërrin në Serbi në vizitën e parë në vend

7 August 2026 at 21:48
BEOGRAD, 7 gusht /ATSH -AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Serbi, duke shënuar vizitën e tij të parë në vend që nga marrja e detyrës. Zelenskyy konfirmoi mbërritjen e tij në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X, duke thënë se për sot dhe të shtunën ka të planifikuara bisedime […]

Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë (VIDEO)

7 August 2026 at 21:48

Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës në zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit, duke angazhuar për disa orë shërbimin zjarrfikës në terrene të vështira malore.

Ndërhyrja e parë u zhvillua në Janç Mal, në kufi me qarkun e Beratit, ku forcat zjarrfikëse të Gramshit punuan në bashkëpunim me kolegët e Beratit për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, një vatër tjetër u raportua në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës, pranë kufirit me Pogradecin. Operacioni u vështirësua nga terreni i thyer dhe lartësia prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit.

Njëkohësisht, flakët përfshinë edhe zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve zjarrfikëse.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit, të tre vatrat u vunë nën kontroll pas disa orësh pune intensive dhe nuk raportohen rreziqe të mëtejshme.

Pas përfundimit të operacioneve, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme apo pakujdesisë që mund të shkaktojë zjarre dhe të rrezikojë pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.

“Ne do të jemi gjithmonë në vijën e parë për t’i shuar flakët. Ju na ndihmoni që ato të mos ndizen,” apelon Shërbimi Zjarrfikës.

The post Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

BEOGRAD – Zelensky mbërrin në Serbi në vizitën e parë në vend

BEOGRAD, 7 gusht /ATSH -AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Serbi, duke shënuar vizitën e tij të parë në vend që nga marrja e detyrës.

Zelenskyy konfirmoi mbërritjen e tij në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X, duke thënë se për sot dhe të shtunën ka të planifikuara bisedime të rëndësishme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin Gjuro Macut.

“Do të diskutojmë zgjerimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE), fusha të tjera që mund të jenë në dobi të vendeve tona dhe çështjet e sigurisë”, tha Zelenskyy.

Ai tha se Ukraina është “gjithmonë e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive, për përfitim të ndërsjellë dhe mbi bazën e respektit të ndërsjellë”.

Vizita është e para e Zelenskyy-t në Serbi që nga marrja e detyrës në vitin 2019.

Muajin e kaluar, Vuçiq udhëtoi në Kiev për Samitin e 5-të Ukrainë-Evropa Juglindore, por nuk nënshkroi deklaratën pas samitit që dënonte Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Serbia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në vitin 2014.

Ndërsa është bërë përparim në disa kapituj, bisedimet janë ngadalësuar vitet e fundit për shkak të shqetësimeve lidhur me marrëdhëniet e Beogradit me Moskën, veçanërisht për sanksionet, të cilave Serbia nuk u është bashkuar.   /os/

The post BEOGRAD – Zelensky mbërrin në Serbi në vizitën e parë në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

By: Brisi
7 August 2026 at 21:45

Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata u mblodhën sot në protestën e 69-të radhazi kundër qeverisë Rama. Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, ndërsa mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. Të shumtë ishin qytetarët dhe aktivistët […]

The post “Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?

7 August 2026 at 21:43
Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për nesër i kësaj seance, që sipas opozitës, është shkelje kushtetuese. “Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025. Me 26 prill 2025 ishin bërë […]

Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

By: A. Q
7 August 2026 at 21:42

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal për mediat.

Oleksandr Khanza raportoi në platformën Telegram se forcat ruse nisën gati 50 sulme në pesë zona të rajonit, duke përdorur dronë, bomba dhe predha artilerie.

Dy persona u vranë pranë Nikopolit, një qytet që shpesh është shënjestër e sulmeve në bregun perëndimor të lumit Dniepër, përballë centralit bërthamor Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia.

Një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë, sipas Khanzës.

21:40 Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbisë

By: EL
7 August 2026 at 21:40

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka shpallur shtetasin serb dhe drejtorin e Telekom Serbia, Vladimir Luçiç, person të padëshirueshëm (non grata), duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen, kalimin transit dhe qëndrimin në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të Ministrisë të premten, të siguruar nga KOHA, Luçiçi është ndaluar për shkak të deklaratave të tij publike, të cilat përbëjnë kërcënim për sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se ai, përmes deklaratave publike, ka promovuar dhe mbështetur politika e aktivitete që sfidojnë kompetencat sovrane të institucioneve të Kosovës në sektorë me rëndësi strategjike, përfshirë komunikimet elektronike dhe infrastrukturën e telekomunikacionit.

Po ashtu, MPB-ja ka vlerësuar se Luçiçi ka propaganduar kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa “deklaratat e tij përbëjnë kërcënim për vendin duke nxitur gjuhë të urrejtjes dhe destabilizim”.

Këtë javë, mediat serbe raportuan se Luçiçi kishte njoftuar hapjen e gjashtë objekteve të reja të Telekom Serbia në Kosovë, si dhe investime të reja për përmirësimin e rrjetit të telefonisë fikse në zonat e banuara me serbë. Ai kishte deklaruar se fillimisht do të ndërtohen dy objekte në Partesh, afër Gjilanit, të cilat do të shërbejnë si zyra dhe objekte telekomunikacioni, ndërsa një tjetër ishte planifikuar në Pasjan. Luçiqi vazhdimisht ka shprehur pretendime se Kosova është territor i Serbisë./et

Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte

7 August 2026 at 21:39
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje publike subjektit të parë parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive dhe përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues. Lushaku-Sadriu, në një prononcim nga oborri i Kuvendit, tha se deputetët kanë obligim që ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe t’i japin […]

Kakavijë, 5 km radha e automjeteve në tokën greke (VIDEO)

7 August 2026 at 21:39
Mbrëmjen e së premtes, personat që udhëtojnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë po përballen me radhë të gjata pritje në tokën greke. Radha e automjeteve që presin për tu përpunuar në sportelet e doganës greke ka arritur në rreth 5 kilometra.Qindra udhëtarë që vijnë drejt Shqipërisë po përballen me pritje të konsiderueshme për shkak […]

Gjykata ‘frenon’ Trump, ndal përkohësisht ndërtimin e sallës së re në Shtëpinë e Bardhë

By: Rovena
7 August 2026 at 21:39

Një gjykatë federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht ndërtimin e sallës së re të vallëzimit me vlerë 400 milionë dollarë në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë një goditje të rëndësishme projektit dhe duke hapur rrugën për një përballje të mundshme në Gjykatën Supreme.

Vendimi i gjykatës konfirmon një urdhër paraprak të një gjykate më të ulët, i cili ndalon vazhdimin e punimeve mbi sipërfaqe, derisa të ketë miratim nga Kongresi. Sipas shumicës së trupit gjykues, vendimi për ndërtimin e një salle kaq të madhe nuk i takon vetëm presidentit, por është një çështje që duhet të vendoset nga Kongresi.

Padia është ngritur nga organizata National Trust for Historic Preservation, e cila kundërshtoi projektin pasi administrata shembi Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë për t’i hapur rrugë ndërtimit të ri. Organizata argumenton se ndryshime kaq të mëdha në kompleksin historik nuk mund të realizohen pa autorizimin e Kongresit.

Gjykata theksoi se Kongresi nuk i ka dhënë pushtetit ekzekutiv autoritet të pakufizuar për të ridizenjuar, riformësuar apo rindërtuar Shtëpinë e Bardhë, sipas dëshirave të presidentit në detyrë. Sipas vendimit, ndërtesa është një simbol kombëtar dhe çdo transformim i madh kërkon mbështetje ligjore dhe miratim institucional.

Administrata Trump kishte apeluar vendimet e mëparshme të një gjykatësi federal, i cili kishte bllokuar dy herë ndërtimin mbi tokë, ndërsa kishte lejuar vazhdimin e punimeve në pjesët nëntokësore të projektit. Vendimi më i fundit lë në fuqi këtë kufizim dhe ndalon çdo punim të ri mbi sipërfaqe derisa të ketë një vendim përfundimtar ose miratim nga Kongresi.

Gjykata e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimit për 14 ditë, duke i dhënë administratës mundësinë që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Supreme, e cila pritet të vendosë nëse presidenti ka autoritet të ndërmarrë një projekt të tillë pa miratimin e ligjvënësve. Deri tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vendimin e gjykatës.

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht projektin, duke deklaruar se salla e re është e domosdoshme për organizimin e pritjeve shtetërore, vizitave të liderëve të huaj dhe ceremonive të mëdha zyrtare. Ai ka argumentuar gjithashtu se objekti është i rëndësishëm edhe për arsye të sigurisë kombëtare.

Trump e ka përsëritur këtë qëndrim edhe pas atentatit të ndodhur gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në muajin prill, duke theksuar se ambientet e reja do të ofronin kushte më të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të nivelit të lartë. Tashmë, fati i projektit pritet të vendoset nga Gjykata Supreme, në një çështje që mund të përcaktojë edhe kufijtë e kompetencave të presidentit për ndryshime të mëdha në pronat federale historike.

A ka ndonjë deputet me personalitet LVV që t’i thotë kryeministrit: Po na fut në udhë pa rrugëdalje!

By: njeshi
7 August 2026 at 21:38

Kosova ndodhet sërish përballë një ngërçi të rëndë institucional. Afati për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit po skadon, ndërsa politika kosovare vazhdon të sillet sikur koha dhe pasojat politike të këtij bllokimi të mos ekzistojnë. Në qendër të kësaj situate qëndron Albin Kurti, i cili, pavarësisht bisedimeve me LDK-në, nuk duket i gatshëm të bëjë kompromisin e nevojshëm…

Source

Senati i SHBA-ve miraton sanksione të reja kundër Moskës! Tarifa prej 500% për naftën dhe gazin natyror rus

By: A. Q
7 August 2026 at 21:37

Senati i SHBA-së miratoi me shumicë dërrmuese një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të premten (7 gusht), duke synuar industrinë e hidrokarbureve të vendit.

Projektligji, i cili u miratua me 86 vota pro dhe 11 kundër, tani duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, por votimi do të shtyhet të paktën deri në fillim të shtatorit për shkak të pushimeve verore.

“Ky projektligj na afron më shumë me përfundimin e luftës” midis Rusisë dhe Ukrainës, tha senatori republikan Jim Reese, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme.

“Do të ketë një ndikim vendimtar, përtej asaj që mund të arrihet në fushën e betejës, do të ndërpresë rrjedhën e parave që ushqen makinën e luftës së Putinit”, shtoi ai në fjalimin e tij para votimit.

Projektligji do të vendosë tarifa prej 500% për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia. Tarifa prej 100% do të vendosen për pesë vendet kryesore që importojnë naftë dhe gaz rus, përfshirë Kinën dhe Indinë.

Sanksione janë planifikuar gjithashtu kundër Presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Për herë të parë, SHBA-të po synojnë “flotën në hije” të Rusisë, anijet që Moska ka përdorur për të anashkaluar sanksionet perëndimore që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Projektligji mban emrin e Lindsey Graham, senatorit republikan i cili vdiq papritur më 11 korrik dhe i cili kishte bërë fushatë për sanksione të reja ndaj Moskës.

Në prag të vdekjes së tij, Graham njoftoi, së bashku me kolegë të tjerë republikanë dhe demokratë, se kishin arritur një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të miratuar sanksione të reja mbi hidrokarburet ruse, pasi Presidenti Donald Trump kishte bllokuar zbatimin e tyre.

Sipas demokrates Jeanne Shaheen, “Vladimir Putin kupton vetëm pushtetin dhe i përgjigjet vetëm presionit”.

“Ky ligj është shansi ynë më i mirë për ta ulur makinën ruse të luftës në gjunjë dhe për ta detyruar Putinin të ulet në tryezën e negociatave”, shtoi ai.

Megjithatë, disa demokratë u alarmuan nga fuqitë e reja që iu dhanë Donald Trump në lidhje me çështjen e tarifave. Demokrati Raphael Warnock tha se Përfaqësuesi Special për Tregtinë Jamison Greer më në fund dha garanci se tarifat e vendosura ndaj pesë vendeve që importojnë hidrokarbure ruse do të eliminoheshin për secilën prej tyre kur të ndalonin importet.

Ambasada ruse në SHBA e kishte dënuar projektligjin, duke shpjeguar se, duke pasur parasysh luftën në Iran, me krizën energjetike që po afrohej dhe çmimet e karburantit që po rriteshin në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, “sanksionet ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë do të ishin jashtëzakonisht kundërproduktive për vetë SHBA-në”.

9 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: S’ka rrezik për zonat e banuara

7 August 2026 at 21:37

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve gjatë ditës së sotme, duke njoftuar se janë monitoruar gjithsej nëntë vatra në zona të ndryshme të vendit.

Sipas ministrisë, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse, strukturave vendore, Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht nuk raportohet asnjë rrezik për komunitetet apo zonat e banuara.

Zjarri në Dajt është shuar pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe helikopterit të Forcës Ajrore, ndërsa edhe vatra në Priskë është fikur plotësisht.

Në Çikallesh të Kavajës, ndërhyrja e zjarrfikësve nga Kavaja, Kamza dhe Rrogozhina, e mbështetur nga avioni “Air Tractor”, bëri të mundur izolimin e plotë të flakëve.

Nën kontroll janë vënë edhe zjarret në Riban, Ngraçan dhe Panahor të Mallakastrës, ndërsa në Plan të Bardhë të Klosit, ku flakët kishin rrezikuar banesa dhe rrjetin elektrik për shkak të erës, situata është stabilizuar pas angazhimit të forcave operacionale, Policisë së Shtetit, vullnetarëve dhe 25 efektivëve të Forcave të Armatosura.
Ministria njofton gjithashtu se janë shuar plotësisht vatrat në Kostren 2 të Beratit dhe në Uruç të Peqinit, ndërsa në Alikomemaj të Memaliajt vijon ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e një vatre në një sipërfaqe me pisha.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në tërësi situata paraqitet e stabilizuar dhe të gjitha zonat problematike vijojnë të mbahen nën monitorim.

The post 9 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: S’ka rrezik për zonat e banuara appeared first on Euronews Albania.

21:36 Salah mbetet pa fjalë në Turqi: Kryetari i komunës i bën dhuratën që nuk e priste askush

By: EL
7 August 2026 at 21:36

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, mbeti i befasuar dhe dukshëm i shokuar pasi mori një dhuratë tejet të pazakontë nga një kryetar komune në Trabzon të Turqisë.

34-vjeçari iu bashkua klubit turk Trabzonspor në fillim të këtij muaji, vetëm disa javë pasi u largua nga Liverpooli si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin anglez.

Vendimi i Salahut për t’iu bashkuar një skuadre që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Superligën turke ka befasuar shumëkënd. Megjithatë, aventura e tij në Turqi ka nisur në mënyrë mjaft interesante, pasi një kryetar komune i ka ofruar atij një dhuratë që vështirë se do ta kishte pritur.

Pas ceremonisë së prezantimit si lojtar i Trabzonsporit, Salah shkoi në distriktin Arakli të Trabzonit për t’u takuar me kryetarin e komunës, Huseyin Avni Coskun Çebi. Takimi fillimisht ishte paraparë si pjesë e një xhirimi reklamues.

Por situata mori një kthesë të papritur kur Çebi nisi të fliste për ndryshimet klimatike, pas një bisede rreth Egjiptit, vendlindjes së Salahut.

“Ngrohja globale po kërcënon botën. Në të ardhmen, do të bëhet e vështirë të jetohet në Egjipt gjatë verës. Distrikti ynë do të jetë shumë i banueshëm në ato vite. Ai do të jetë ndër vendet më pak të prekura nga ngrohja globale”, deklaroi Çebi.

Më pas, kryetari i komunës bëri ofertën e pazakontë për yllin egjiptian.

“Prandaj, le t’ju dhurojmë një copë të bukur tokë këtu. Mund të jetë një vend i mrekullueshëm për fëmijët dhe nipërit tuaj, pa probleme me ujin dhe i paprekur nga ngrohja globale”, shtoi ai.

Salah u fotografua teksa dukej i habitur nga propozimi, ndërsa preku fytyrën në shenjë befasie. Në fund, ai u përgjigj thjesht me “Faleminderit”, teksa i dha dorën kryetarit të komunës.

Pavarësisht se vjen pas një sezoni jo në nivelin e zakonshëm të tij, Salah ka firmosur një kontratë tejet të majme me Trabzonsporin. Sipas raportimeve, egjiptiani do të përfitojë rreth 16.8 milionë euro në vit.

Me transferimin e Salahut, Trabzonspori synon të sfidojë dominimin e dy gjigantëve të futbollit turk, Galatasarayt dhe Fenerbahces, të cilët kanë dominuar dy vendet e para të kampionatit në vitet e fundit./et

Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

By: redi
7 August 2026 at 21:35

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për nxitjen e punësimit”, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikon një sërë masash për rritjen e transparencës në tregun e punës, modernizimin e shërbimeve të punësimit dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Një nga risitë kryesore të projektligjit është detyrimi…

Source

❌