Normal view
Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës –
Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti të fitojë ndaj Sunderlandin e Granit Xhakës që mungoi për shkak të një dëmtimi në kavilje me rezultatin e ngushtë 1-0 duke marrë 3 pikë që e afrojnë më shumë me zonën Champions.
Liverpool ishte dominues në pjesën e parë teksa krijuan shumë raste, por pa mundur të gjetur mënyrën për të shembur mbrojtjen e Sunderland dhe për të dërguar topin në rrjetë. Dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.
Situata ndryshoi në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 61, kur Liverpool arriti më në fund të zhbllokojë rezultatin me një gjuajtje me kokë të Van Dijk.
Pas këtij goli skuadra kampione e Anglisë pati mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë por futbollistët e Liverpool nuk i shfrytëzuan shanset e krijuara. Gjithsesi kjo ndeshje u mbyll 1-0 për Liverpool që shkon në 42 pikë, 2 më pak se Chelsea dhe 3 më pak se Manchester United.
gijotina.com/
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës –
Në Kosovë deputetët u mblodhën për zhvillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani të një dite më parë. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës u realizua me sukses.
Albulena Haxhiu, e cila ishte propozimi i LVV-së për kryetare të Kuvendit, ja ka arritur të marrë votëbesimin e 66 deputetëve dhe të zgjidhet në këtë post.
Po ashtu votëbesimin e deputetëve e morën edhe emrat e propozuar për nënkryetarë të Kuvendit. Ndërkohë ditën e sotme në Kuvend mori votëbesimin edhe qeveria e re e Kosovës, me Albin Kurtin kryeministër.
Gjatë fjalës së tij Kurti prezantoi kabinetin qeveritar dhe programin qeverisës. Gjithashtu Kurti foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Kurtit është e padrejtë dhe e papranueshme që të barazohen ish-krerët e UÇK-së me regjimin e Millosheviçit.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Më lejoni që t’ju përgëzoj të gjithëve për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së 10-të. Këto ditë po zhvillohen seancat e fundit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit dhe ato i ka kryer regjimi i Millosheviçit. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi genocidal është i papranueshëm”, tha mes të tjerash Kurti.
Pas votëbesimit të qeverisë, Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës.
Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, ishte teksti i betimit që Kurti lexoi.
Ndërkohë Haxhiu gjatë fjalës së saj premtoi se do të shërbente me përkushtim dhe ndershmëri në detyrën e Kryetares së Kuvendit.
Haxhiu gjithashtu e cilësoi luftën e UÇK-së të drejtë, teksa shtoi se kriminelët e vërtetë që Haga duhet të dënojë, janë kriminelët serbë, që sipas saj, kurrë nuk u përballë me drejtësinë.
Ju falënderoj për besimin e dhënë. Sot e marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbart. Të qenit në krye të Kuvendit do të thotë t’i shërbesh republikës. Do të sigurohem që secili prej jush ta gjejë hapësirën e vet këtu. Sot në këtë sallë ne kemi një detyrë të përbashkët, që t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri.
Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim. Dihet kush ka qenë agresori dhe kush ka kryer krime në vendin tonë. Ato krime janë kryer nga Serbia dhe kriminelët nuk kanë mbajtur kurrë përgjegjësi. Kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet. Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë te familjet e tyre”, tha mes të tjerash Haxhiu.
gijotina.com/
Studimi: Alarm tek Gen Z, ulen aftësitë njohëse
TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron se brezi Gen Z mund të jetë i pari ndër brezat modernë që shfaq mesatare më të ulët të inteligjencës dhe rezultate më të dobëta në testet njohëse, krahasuar me Millennials dhe Gen X.
Sipas studiuesve, rënia lidhet me varësinë gjithnjë e më të madhe nga mjetet e inteligjencës artificiale, telefonat inteligjentë dhe përmbajtjet dixhitale të shkurtra, të cilat po ndikojnë në aftësitë e arsyetimit kritik, kujtesës dhe përqendrimit afatgjatë.
Të dhënat, që mbështeten në matje të performancave njohëse në vende të ndryshme të botës, tregojnë se prirjet e rënies kanë nisur rreth vitit 2010, duke përkuar me përhapjen masive të teknologjive të reja dhe ndryshimet në mënyrën se si të rinjtë konsumojnë informacion.
Studiuesit paralajmërojnë se gjetjet nuk duhen interpretuar si një krizë e pashmangshme, por si një sinjal për të rishikuar balancën mes teknologjisë dhe zhvillimit të aftësive thelbësore njerëzore, si leximi i thelluar, analiza dhe kreativiteti.
The post Studimi: Alarm tek Gen Z, ulen aftësitë njohëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Turqi – Pastruesit kthejnë librat e hedhur në një bibliotekë të pazakontë
ANKARA, 11 shkurt/ATSH/ Një nismë e pazakontë në Turqi po frymëzon botën duke treguar se edhe ajo që njerëzit hedhin tutje mund të kthehet në vlerë. Punonjësit e pastrimit në Ankara krijuan një bibliotekë të tërë vetëm nga librat e hedhura në plehra që ata gjenin gjatë punës së tyre të përditshme.
Ajo që nisi si një koleksion i vogël për vete dhe familjet e tyre u rrit me shpejtësi, duke i shtyrë punonjësit të hapin bibliotekën për publikun. Sot, ajo ndodhet brenda një fabrike të braktisur tullash, e rikthyer në një hapësirë kulturore.
Biblioteka numëron mbi 6 mijë libra, që variojnë nga romane, tek libra shkencorë e deri te letërsia për fëmijë. Në vazhdim të nismës, punonjësit rikthyen në përdorim edhe një kamion mbeturinash, të cilin e shndërruan në bibliotekë lëvizëse, duke çuar libra në shkolla dhe komunitete që kanë më shumë nevojë.
Kjo nismë ka shpëtuar mijëra libra nga riciklimi, duke nxitur njëkohësisht leximin, edukimin dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Është një shembull i fuqishëm që tregon se dëshira për të krijuar dhe vullneti mund të kthejnë edhe “mbeturinat” në një thesar.
The post Turqi – Pastruesit kthejnë librat e hedhur në një bibliotekë të pazakontë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Ekspertët: Mizoria ndaj kafshëve, tregues i hershëm i dhunës
LONDER, 11 shkurt /ATSH/ – Një analizë e publikuar nga BBC tregon se personat që abuzojnë me kafshët kanë më shumë gjasa të përfshihen më vonë në krime të dhunshme ndaj njerëzve. Sipas studiuesve, mizoria ndaj kafshëve nuk është sjellje e izoluar, por shpesh pjesë e një modeli dhune që mund të përshkallëzohet.
“Njerëzit që dëmtojnë kafshët shpesh përfundojnë duke dëmtuar edhe njerëzit. Në pikëpamjen time, abuzuesit e kafshëve të sotëm janë përdhunuesit dhe vrasësit e së nesërmes,” deklaron eksperti forensik veterinar d
r. Sean Taylor, cituar nga BBC.
BBC thekson se kjo lidhje njihet gjithnjë e më shumë nga hetuesit dhe psikologët, të cilët e përdorin si tregues të hershëm të sjelljeve të rrezikshme. Studimet sugjerojnë se ndërhyrja e hershme dhe raportimi i rasteve të abuzimit mund të parandalojnë forma më të rënda dhune në të ardhmen.
The post Ekspertët: Mizoria ndaj kafshëve, tregues i hershëm i dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
FOKUS – Ekspertët paralajmërojnë për një hendek të rrezikshëm bërthamor në Evropë
BERLIN, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Një grup ekspertësh evropianë të mbrojtjes dhe sigurisë paralajmëroi sot se kontinenti përballet me një hendek të rrezikshëm në mbrojtjen bërthamore, nëse nuk rishikon urgjentisht pozicionin e tij.
Grupi Evropian i Studimeve Bërthamore theksoi se qeveritë duhet të përballen me dy realitete; një ambient bërthamor më kërcënues, i nxitur nga Rusia, dhe dyshime në rritje mbi besueshmërinë afatgjatë të garancive të sigurisë amerikane.
“Evropianët nuk mund të vazhdojnë t’i delegojnë të menduarit mbi mbrojtjen bërthamore tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Epoka kur Evropa mund të lejonte komoditet strategjik ka marrë fund”, shkruajnë autorët e raportit.
Raporti, i cili u publikua paralel me Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë javë, shqyrton disa opsione për strategjinë e ardhshme të mbrojtjes bërthamore të Evropës pa varur nga Uashingtoni.
Ato përfshijnë zgjerimin e rolit të forcave bërthamore ekzistuese të Britanisë dhe Francës në mbrojtjen e kontinentit, ose krijimin e një mbrojtjeje bërthamore të përbashkët evropiane.
Opsione të tjera përfshijnë lejen që disa shtete evropiane të zhvillojnë armët e tyre bërthamore të pavarura, ose përqendrimin vetëm te kapacitetet konvencionale shumë më të fuqishme, pa komponent bërthamor.
Autorët theksojnë se, edhe pse kërcënimet bërthamore të Rusisë synojnë kryesisht dobësimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën, “spektri i përdorimit të armëve bërthamore duhet marrë seriozisht”.
Raporti gjithashtu përshkruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e presidentin Donald Trump si një superfuqi gjithnjë e më agresive, me regres demokratik dhe paqëndrueshmëri të thellë të brendshme, e cila shpesh injoron aleatët evropianë duke u tërhequr nga roli tradicional global udhëheqës.
“Pavarësisht përpjekjeve të tyre, evropianët mund ta gjejnë veten në një situatë ku Shtetet e Bashkuara nuk janë më të gatshme të ofrojnë mbrojtje bërthamore”, thuhet në raportin me titull “Kujdes për hendekun e mbrojtjes: vlerësimi i opsioneve bërthamore të Evropës”./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post FOKUS – Ekspertët paralajmërojnë për një hendek të rrezikshëm bërthamor në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike
TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i përcjellë mesazhe suksesi institucioneve të reja të dala nga Legjislatura X.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shprehu urimet për Kuvendin dhe Qeverinë e re të Kosovës.
“Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X dhe Qeverisë së re!”, shkroi ajo.
Ministrja përcolli urime të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe për Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke theksuar përgjegjësinë e lartë në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës.
Spiropali nënvizoi se Kosova është pjesë e pandashme e zemrës kombëtare dhe e horizontit të përbashkët evropian, duke theksuar se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike.
Ajo uroi që ky kapitull i ri të jetë në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.
/e.xh/a.f/r.e/
The post Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
-
- Protesta e PD/ Mahmutaj: Berisha kërkon viktima për të sfumuar “21 janarin”. Petraj: Të hetohet për molotovët dhe organizatorët
Protesta e PD/ Mahmutaj: Berisha kërkon viktima për të sfumuar “21 janarin”. Petraj: Të hetohet për molotovët dhe organizatorët
TIRANË- Sali Berisha u shfaq sot konfuz para gazetarëve. Sipas tij, molotovët që plagosën një operator u hodhën nga policia. Ai përmendi gjithashtu katër snajperë që, sipas pretendimit të tij, qëlluan ndaj protestuesve.
Ish-kryeministri, i lidhur me ngjarjet e 21 janarit në bulevard, u përpoq të krijojë një narrativë të re, duke e paraqitur veten jo si urdhërues, por si viktimë të një “21 janari” të imagjinuar prej tij.
Mes viktimave të përmendura prej tij ishte edhe një biznesmen i afërt me familjen, i cili ka përfituar leje ndërtimi nga qeveria e Edi Ramës.
Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit”, u shpreh se Sali Berisha në protestën e djeshme ka dashur të ketë viktima për të sfumuar vrasjet e bëra nga qeveria e tij më 21 janar 2011, ku humbën jetën katër protestues të pafajshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Ai po përpiqej të kishte edhe katër viktima, siç kishte më 21 janar dhe për t’i sfumuar ato vrasje. Më 21 janar kanë qëlluar mbi qytetarët me plumba gome. Mitingjet e Berishës kanë pasur viktima. Ai i krijon këto histori, i beson dhe vetë dhe pastaj i bën heronj. Atij i duhen heronj.”, tha ai.
Më tej, avokati Edmond Petraj theksoi se strukturat e drejtësisë duhet të nisin hetimin për përdorimin e molotovëve dhe të nxjerrë para përgjegjësisë organizatorët e vërtetë të protestës.
Sipas tij, Sali Berisha po paralajmëron se po përgatitet të përshkallëzojë dhunën në protestën e radhës, të cilën e ka lajmëruar me 20 shkurt.
“Më bënë përshtypje ato molotovët. Ato të djegin, pjesa e benzinës, që ata vënë në ato shishe është shumë e keqe dhe ajo djeg njerëzit që ndodhen afër. Policia duhet të merret me këto. Policët nuk duhet të preken, por ato çuditërisht po preken.
Berisha kërkon të krijojë 21 janarin e vet. Kërkon o të plagosur ose të vrarë, të paktën kështu e shikoj unë. Paralajmëron se mund të ketë viktima në protestën e radhës. Ai po përgatitet ta përshkallëzojë dhunën në protesta.
Protesta duhet hetuar, të hetohen ato persona që kanë përgatitur ato shishe me molotovë. Ato të marrin jetën. Ato janë bomba. SPAK duhet të hetojë, qoftë me indicie pjesën e këtyre armëve, sepse ata të djegin dhe sjellin dëmtime tek njeriu.”, tha ai/abcnews.al
Liverpool triumfon ndaj Sunderland, vendos një gol i van Dijk
Liverpool ka marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Sunderlandit, duke triumfuar 1-0 falë golit të Virgil van Dijk në minutën e 61-të. Mbrojtësi holandez zgjidhi një sfidë të luftuar, duke i dhënë tri pikë të arta “The Reds”. Kjo ishte humbja e parë në shtëpi për Sunderlandin këtë sezon, me “Black Cats” që deri në këtë përballje ishin e vetmja skuadër mes 20…
Bayerni mund Leipzig dhe kaulifikohet për në gjysmëfinale të Kupës
Janë mbyllur çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, me Bayern Munich që bëhet skuadra e fundit që siguron një vend në gjysmëfinale. Kampionët në fuqi të Gjermanisë triumfuan 2-0 ndaj Leipzigut në “Allianz Arena”, duke vulosur kualifikimin me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Sfida u zhbllokua në minutën e 64-t nga Harry Kane, i cili kaloi bavarezët në avantazh, ndërsa vetëm tre minuta më vonë…
-
- Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë
Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë
Pasuria neto e James Van Der Beek: Sa para kishte ylli i ‘Dawson’s Creek’?
James Van Der Beek aktori që u bë i famshëm në fund të viteve 1990 si Dawson Leery në fenomenin kulturor Dawson’s Creek vdiq më 11 shkurt 2026, në moshën 48 vjeç. Vdekja e tij u konfirmua nga familja e tij, e cila tha se ai “ndërroi jetë në paqe” pas një beteje me kancerin kolorektal.
Karriera e Van Der Beek zgjati dekada, me role në drama televizive, filma dhe paraqitje komike që e bënë atë një fytyrë të njohur për breza të tërë audiencash. Në kohën e vdekjes së tij, shumë fansa dhe vëzhgues të industrisë u interesuan gjithashtu për vlerën e tij duke reflektuar si suksesin e tij të hershëm ashtu edhe punën e tij të vazhdueshme në argëtim.
Sa ishte vlera neto e James Van Der Beek?
Ndërsa shifrat e sakta ndryshojnë në varësi të burimit, pasuria neto e vlerësuar e James Van Der Beek në vitin 2026 ishte afërsisht 12-15 milionë dollarë. Ky vlerësim merr parasysh karrierën e tij të gjatë në aktrim, mbetjet nga rolet e kaluara dhe fitimet nga televizioni, filmi dhe puna e tjera mediatike.
Profili i tij financiar u formua nga:
-Role televizive, duke përfshirë Dawson’s Creek, CSI: Cyber, dhe Don’t Trust the B- in Apartment 23
-Paraqitje në filma, si në Varsity Blues, The Rules of Attraction dhe Labor Day
-Punë zanore, paraqitje të shkurtra dhe paraqitje të ftuara në një sërë shfaqjesh me dhe pa skenar
-Të folurit në publik dhe paraqitjet në konventa të lidhura me karrierën e tij dhe ndjekësit e fansave
Periudha më fitimprurëse e Van Der Beek ishte gjatë viteve të Dawson’s Creek (1998-2003), kur ai u bë një idhull adoleshentësh dhe mori si dukshmëri të lartë ashtu edhe kompensim të qëndrueshëm. Pagesat e mbetura nga shfaqjet afatgjata, sindikimi dhe marrëveshjet e transmetimit me shumë gjasa vazhduan të kontribuonin në të ardhurat e tij më vonë në jetë.
Një karrierë që zgjati
I lindur më 8 mars 1977, në Cheshire të Connecticut, James David Van Der Beek u bë emër i njohur me Dawson’s Creek, një serial që u shfaq premierë në vitin 1998 dhe u transmetua për gjashtë sezone. Seriali u bë një pikë referimi përcaktuese e kulturës pop për një brez shikuesish.
Pasuria neto e vlerësuar e James Van Der Beek pasqyron një karrierë shumëplanëshe që përfshinte drama ikonike adoleshentësh, role të paharrueshme në filma dhe punë televizive në zhanre të ndryshme. Edhe pse jeta e tij u ndërpre në moshën 48 vjeç, ndikimi i tij në argëtim dhe dashuria e vazhdueshme e fansave në të gjithë botën mbeten pjesë e trashëgimisë së tij.
The post Pasuria neto e James Van Der Beek: Sa para kishte ylli i ‘Dawson’s Creek’? appeared first on iconstyle.al.
‘Nuk e di qysh do me jetu ai njeri jashtë’/ Babai i Elijonës flet për Labin
Situata e tensionuar që ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas mbërritjes së zarfit të zi vijon të prodhojë reagime edhe jashtë formatit. Së fundmi, një deklaratë e drejtpërdrejtë ka ardhur nga babai i Elijonës, i cili ka komentuar publikisht zhvillimet më të fundit.
Në një lidhje live në TikTok, ai u shpreh hapur në mbështetje të vendimit të produksionit, duke e cilësuar atë si një masë të nevojshme për situatën e krijuar. Sipas tij, veprimet dhe deklaratat e Labinot Rexha kishin kaluar kufijtë e pranueshëm, duke shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe te publiku.
Babai i Elijonës theksoi se, në këndvështrimin e tij, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të ruajtur standardet e komunikimit dhe respektit.
Deklaratat e tij nuk u kufizuan vetëm te dinamika e spektaklit. Ai ngriti edhe një shqetësim për ndikimin që situata mund të ketë në jetën publike të këngëtarit pas përfundimit të formatit. Me tone të ashpra, ai u shpreh se nuk do të dëshironte të ishte në vendin e Labinotit kur të dalë jashtë shtëpisë, duke nënvizuar se, sipas tij, imazhi publik i tij është cenuar.
“Nuk e di qysh ai njeri do me jetu kur të dalë jashtë. Çfarë ka bërë është e rëndë, nuk mund ta parashikoj atë njeri në publik,” deklaroi ai gjatë transmetimit live.
The post ‘Nuk e di qysh do me jetu ai njeri jashtë’/ Babai i Elijonës flet për Labin appeared first on iconstyle.al.
Horoskopi 12 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhënie, sot mund të ndiheni më të përfshirë emocionalisht dhe do të keni mundësi të shprehni ndjenjat tuaja me sinqeritet. Një bisedë me partnerin do të sjellë afërsi dhe mirëkuptim, ndërsa për beqarët, takimet e reja janë të favorizuara, por kërkohet të mos nxitoheni në vendime. Në punë, do të keni energji të reja për të përfunduar projekte të mbetura pezull, dhe bashkëpunimi me kolegët do të jetë i frytshëm. Kujdesuni për shëndetin, pasi lodhja mendore mund t’ju shoqërojë gjatë ditës; merrni pak kohë për veten dhe relaksohuni. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e papritura. Sot është një ditë e mirë për të planifikuar investime afatgjata. Mos lejoni që emocionet të ndikojnë në vendimet financiare.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndjeni nevojën për të pasur më shumë hapësirë në marrëdhënien tuaj, ndaj komunikimi i hapur me partnerin është i domosdoshëm. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush i ri, por është e këshillueshme të njihni më mirë personin përpara se të hidhni hapa. Në punë, do të përballeni me disa sfida të papritura, por qëndrimi juaj i qetë do të ndihmojë në kapërcimin e tyre. Shëndeti kërkon vëmendje, sidomos në aspektin emocional, ndaj mos e neglizhoni pushimin dhe aktivitetet që ju relaksojnë. Financat mund të kenë luhatje të vogla për shkak të shpenzimeve të pa planifikuara, ndaj bëni kujdes me buxhetin. Sot është koha e duhur për të rishikuar prioritetet tuaja financiare. Mos merrni vendime të nxituara në lidhje me investimet.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, dita premton harmoni dhe mirëkuptim me partnerin, ndërsa për beqarët, një takim i papritur mund të sjellë emocione të reja. Është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat dhe për të ndarë planet tuaja të ardhshme me dikë të veçantë. Në ambientin e punës, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me ushqimin dhe kini kujdes me aktivitetin fizik. Financat janë në një fazë të mirë, por duhet të shmangni shpenzimet impulsive që mund të ndikojnë në buxhetin tuaj. Sot është një ditë e favorshme për të bërë plane afatgjata. Mendoni me kujdes për çdo hap që hidhni në çështjet ekonomike.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Marrëdhëniet tuaja personale mund të përjetojnë një moment të ndjeshëm, ndaj përpiquni të jeni të durueshëm me partnerin dhe të dëgjoni nevojat e tij. Për beqarët, është një ditë e mirë për të reflektuar mbi dëshirat personale dhe për të mos u dorëzuar para presionit të të tjerëve. Në punë, mund të përballeni me disa pengesa të vogla, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet në fund të ditës. Shëndeti mund të kërkojë më shumë vëmendje, veçanërisht në lidhje me lodhjen dhe stresin. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi mund të keni disa pagesa të papritura që duhet të menaxhoni me kujdes. Mos merrni borxhe të reja sot. Planifikoni me kujdes çdo hap financiar.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, një atmosferë romantike do të mbizotërojë sot dhe do të keni mundësi të afroheni më shumë me partnerin tuaj. Për beqarët, një njohje e re mund të jetë fillimi i diçkaje të veçantë, ndaj mos e humbisni mundësinë për të shprehur ndjenjat. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të nisur projekte të reja dhe kreativiteti juaj do të vlerësohet nga të tjerët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin dhe aktivitetet që ju sjellin kënaqësi. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të shmangni rreziqet e panevojshme dhe të planifikoni shpenzimet. Sot mund të merrni një lajm të mirë financiar. Tregohuni të mençur në investime dhe mos e nënvlerësoni këshillën e ekspertëve.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot, marrëdhëniet tuaja personale do të kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndoshta është koha të zgjidhni disa keqkuptime me partnerin. Beqarët mund të ndihen të pavendosur për ndjenjat e tyre, por është e rëndësishme të dëgjojnë zemrën. Në punë, dita sjell dinamizëm dhe mundësi për të përmirësuar pozicionin tuaj, por duhet të jeni të përqendruar dhe të shmangni shpërqendrimet. Shëndeti mund të jetë i luhatshëm, ndaj mos e neglizhoni aktivitetin fizik dhe ushqimin e shëndetshëm. Financat kërkojnë vëmendje të veçantë, pasi mund të shfaqen shpenzime të papritura. Sot mund të jetë dita e duhur për të rishikuar buxhetin dhe për të bërë ndryshime të nevojshme. Mos merrni vendime të nxituara për blerje të mëdha.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, sot do të ndiheni më të hapur për të diskutuar çështjet që ju shqetësojnë me partnerin, gjë që do të sjellë përmirësim në marrëdhënie. Beqarët do të kenë mundësi të njohin dikë interesant përmes rrethit shoqëror, ndaj mos hezitoni të pranoni ftesa. Në punë, dita është e mbushur me energji pozitive dhe do të arrini të realizoni detyrat me sukses. Shëndeti është i mirë, por është e rëndësishme të mbani një ekuilibër midis punës dhe kohës së lirë. Financat janë të qëndrueshme dhe mund të merrni një shpërblim ose një mundësi të re për të fituar më shumë. Sot është një ditë e mirë për të vlerësuar mundësitë e reja që ju ofrohen. Ruani qetësinë në vendimmarrje për çështjet financiare.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot, marrëdhëniet dashurore do të jenë të forta dhe të qëndrueshme, dhe do të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj. Për beqarët, dita sjell mundësi të reja për njohje interesante, veçanërisht në ambiente të reja. Në punë, do të keni mundësi për të treguar aftësitë tuaja drejtuese dhe për të marrë përgjegjësi të reja. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni nevojën për pushim dhe relaks. Financat janë në një periudhë të favorshme, por kini kujdes me shpenzimet e tepërta. Sot është një ditë e mirë për të bërë plane të reja financiare dhe për të menduar për investime afatgjata. Mos nënvlerësoni ndikimin e vendimeve të sotme në të ardhmen tuaj ekonomike.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të ndiheni të pavendosur për zgjedhjet që duhet të bëni, ndaj merrni kohën e nevojshme për të reflektuar para se të merrni vendime të rëndësishme. Partneri juaj mund të kërkojë më shumë vëmendje dhe është mirë të jeni të hapur për kompromis. Në punë, do të përballeni me sfida të reja, por vendosmëria dhe përkushtimi juaj do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet. Shëndeti kërkon kujdes të veçantë, sidomos në aspektin e energjisë fizike; mos e teproni me lodhjen. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të rishikoni shpenzimet dhe të bëni disa kursime. Sot mund të merrni një këshillë të vlefshme nga dikush me përvojë. Mos nxitoni në vendime të mëdha financiare.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot do të ndjeni një nevojë të fortë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj dhe për të ndërtuar më shumë besim me partnerin. Beqarët mund të tërheqin vëmendjen e një personi interesant, por është e rëndësishme të tregoheni të sinqertë për ndjenjat tuaja. Në punë, dita sjell mundësi të reja për të avancuar, veçanërisht nëse jeni të gatshëm të merrni përsipër detyra të vështira. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e nënvlerësoni rëndësinë e aktivitetit fizik dhe pushimit të mjaftueshëm. Financat janë në një fazë të mirë, por planifikimi i kujdesshëm do t’ju ndihmojë të shmangni vështirësitë në të ardhmen. Sot është një ditë e mirë për të investuar në arsim ose aftësi të reja. Mbani një qasje të kujdesshme ndaj çdo oferte financiare.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në marrëdhënie, sot mund të ndiheni më të ndjeshëm dhe të kërkoni përkrahje nga partneri juaj; komunikimi i hapur është çelësi i suksesit. Beqarët mund të ndihen të lodhur nga pritja, por një njohje e re mund të vijë nga një takim i papritur. Në punë, do të përballeni me disa detyra të vështira, por aftësitë tuaja organizative do t’ju ndihmojnë të menaxhoni gjithçka me sukses. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni një kontroll të vogël rutinë. Financat mund të kenë luhatje të vogla, prandaj është mirë të jeni të kujdesshëm me shpenzimet dhe të mos merrni borxhe të reja. Sot është një ditë e mirë për të krijuar një plan të ri financiar. Mos neglizhoni këshillat e të afërmve në çështje ekonomike.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe ndjenja të thella që do të forcojnë lidhjen tuaj; është momenti i duhur për të ndarë ëndrrat dhe dëshirat me partnerin. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të shndërrohet në diçka më shumë, ndaj mbani zemrën të hapur për mundësi të reja. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe të gatshëm për të marrë iniciativë në projekte të reja. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni të ruani balancën mes punës dhe jetës personale. Financat janë të stabilizuara, por është koha të mendoni për mënyra të reja të të ardhurave. Sot mund të merrni një propozim interesant për bashkëpunim financiar. Mos veproni me nxitim, por analizoni mirë të gjitha mundësitë para se të vendosni.
The post Horoskopi 12 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju appeared first on Albeu.com.
-
- “U gjenda mes molotovit dhe gazit lotsjellës”, Gazetari Arian Asimi rrëfen momentet gjatë protestës: Më shpërtheu pranë këmbëve! Mbeta i bllokuar
“U gjenda mes molotovit dhe gazit lotsjellës”, Gazetari Arian Asimi rrëfen momentet gjatë protestës: Më shpërtheu pranë këmbëve! Mbeta i bllokuar
Gazetari shqiptaro-amerikan Arian Asimi ka treguar përvojën e tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita, duke përshkruar momentet e tensionit që përjetoi në terren.
Duke folur në lidhje direkte për “Oponencë”, Asimi tha se fillimisht u kishte kërkuar efektivëve të policisë të mos përdornin gaz lotsjellës. Ai u zhvendos më pas pranë një cepi afër Parlamentit, ku, sipas tij, një koktej molotov shpërtheu pranë këmbëve të tij, ndërsa dy persona që ndodheshin afër u larguan me vrap.
Gazetari tregoi se u mbulua pas një peme për t’u mbrojtur, ndërkohë që në zonë kaloi edhe automjeti i policisë që përdorte ujë me presion. Sipas tij, ai mbeti i bllokuar mes tymit dhe gazit lotsjellës, duke përjetuar vështirësi serioze në frymëmarrje, megjithëse kishte vendosur një maskë të lagur.
Asimi deklaroi se situata zgjati rreth dy minuta dhe se, sipas vlerësimit të tij, nëse do të kishte vijuar më gjatë, pasojat mund të kishin qenë të rënda. Megjithatë, ai u shpreh se do të marrë sërish pjesë në protesta.
Në fjalën e tij, gazetari kritikoi policinë për menaxhimin e situatës dhe adresoi akuza politike edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar përgjegjës për klimën e krijuar gjatë ngjarjes.
The post “U gjenda mes molotovit dhe gazit lotsjellës”, Gazetari Arian Asimi rrëfen momentet gjatë protestës: Më shpërtheu pranë këmbëve! Mbeta i bllokuar appeared first on Albeu.com.
-
- Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme, tenderat mbeten akuza kryesore
Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme, tenderat mbeten akuza kryesore
Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e KLSH.
Më i fundit ndaj të cilit SPAK zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Golek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn.
Fondi limit për objektin, siç e ka depozituar kallëzimin KLSH në SPAK, që finalizoi hetimet, është 493 milionë lekë. Prej nisjes së SPAK deri më tani rezulton se 40 bashki nga 61 në total kanë dosje të hapura në SPAK, të finalizuara ose me arrestime, dënime apo ende nën proces.
Aktualisht akuzat për kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë numërohen 16, ndërkohë që më i fundit që u dënua është ai i Rrogozhinës. Numri i bashkive që ende nuk kanë probleme zyrtare me SPAK janë vetëm 21.
Mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, më të hetuarit në nivelin e zyrtarëve janë ata punonjës që përzgjidhen si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që firmosin procedurat e tenderave.
Bashkia Bulqizë – akuza për tenderat e ujësjellësit
Bashkia Devoll – akuzë për një ndërtim – u shpall i pafajshëm
Bashkia Dibër – u hetua për kanalet vaditëse
Bashkia Durrës – akuza për lejet e ndërtimit
Bashkia Fier – u hetua për menaxhimin e financave
Bashkia Finiq – akuza për tenderat
Bashkia Fushë-Arrëz – akuzë për tenderimin e një rruge
Bashkia Gjirokastër – nën hetim
Bashkia Gramsh – akuza për tendera rrugësh
Bashkia Has – akuzë për privatizimin e një ndërtese
Bashkia Himarë – akuzë për korrupsion në zgjedhje, tjetërsim prone
Bashkia Kavajë – akuza për shpërdorim detyre
Bashkia Këlcyrë – nën verifikim për korrupsion në zgjedhje
Bashkia Klos – nën hetim për zgjedhjet
Bashkia Kolonjë – akuza për tenderat
Bashkia Kuçovë – akuza për dekriminalizim
Bashkia Kukës – tenderat e naftës, skandal seksual
Bashkia Kurbin – denoncuar për tenderat
Bashkia Lezhë – akuza për tjetërsim pronash
Bashkia Libohovë – akuzë për tendera, shpërdorim detyre
Bashkia Lushnjë – akuza për tenderat
Bashkia Mallakastër – dekriminalizim
Bashkia Memaliaj – akuzë për tenderat
Bashkia Patos – akuza për tendera
Bashkia Pogradec – akuza për ndërtimet
Bashkia Pukë – nën hetim për krime zgjedhore
Bashkia Roskovec – akuzë për zgjedhjet
Bashkia Rrogozhinë – akuzë për zgjedhjet
Bashkia Sarandë – hetime për ndërtimet
Bashkia Shkodër – akuzë për tenderat
Bashkia Tepelenë – nën hetim për rikonstruksion
Bashkia Tiranë – akuzë për korrupsion, pastrim parash
Bashkia Tropojë – akuzë për hapje rruge të re
Bashkia Dimal – akuzë për ndërtime pa leje
Bashkia Vau i Dejës – akuzë për korrupsion në zgjedhje
Bashkia Vlorë – denoncuar, nën hetim/Top Channel
The post Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme, tenderat mbeten akuza kryesore appeared first on Albeu.com.
Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Ja lëvizja e çiftit
Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi së fundmi kanë qarkulluar thashetheme për një dasmë të mundshme mes tyre.
Një video e shpërndarë në TikTok ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një hap të ri në marrëdhënien e çiftit.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja shfaqet në një restorant në shoqërinë e një organizatoreje të njohur dasmash, e cila ka shtuar dyshimet te fansat.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë çifti. Burime jozyrtare përmendin mundësinë e një ceremonie pranverore në një ambient përrallor, por për momentin gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve.
The post Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Ja lëvizja e çiftit appeared first on Albeu.com.
-
- Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin
Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin
Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë radhazi. Qeveria e re, me Kurtin në krye, mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
Ky është mandati i tretë qeverisës i Kurtit, ndërsa vendi vjen pas një periudhe njëvjeçare bllokade.
Në seancën e parë të kësaj dite, pas një procesi të gjatë që pasoi seancën e kaluar, u zgjodh edhe Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 66 vota.
Po ashtu, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të propozuar nga partitë politike.
Pas zgjedhjes, Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai premtoi se do ta zbatojë ligjin, do ta respektojë Kushtetutën dhe do të punojë me përkushtim për përparimin e vendit.
“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në Kuvend.
Po ashtu, edhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës janë betuar, duke nënshkruar te një deklaratë.
The post Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin appeared first on Albeu.com.