Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa mjeti tjetër, tip Mercedes-Benz me targa AB 552 LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.
Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.
Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.
Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.
Emiratet duan të rivendosin një shtet të pavarur në jug – Jemeni Jugor – gjë që kërkon kontroll mbi naftën dhe portet kyçe tregtare.
Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.
Nëse tensionet nuk ulen, luftimet mund të shpërthejnë së shpejti jo vetëm midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale që i mbështesin ato – Arabia Saudite dhe EBA.
Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re.
Ata që janë në çift nuk do të kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet në çift do të jenë të mëdha. Vetëm në mbrëmje situata do të përmirësohet paksa. Beqarët do të kenë mundësi për takime serioze dhe jo thjesht për aventura kalimtare. Shfrytëzojeni ditën! Merkuri do të jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe nuk do ju lejojë të tundoheni për të kryer shpenzime marramendëse.
DEMI
Nuk do të jetë shumë e thjeshtë sot për të gjetur ekuilibrin në jetën tuaj në çift sepse si ju ashtu edhe partneri do të dëshironi të dalë e juaja. Me këtë kokëfortësi nuk keni për të shkuar askund. Beqarët do të pëlqejnë shumë një person që nuk është i lirë. Kujdes, mos hidhni hapa të nxituar. Në planin financiar duhet ta studioni mirë situatën para se të kryeni shpenzime.
BINJAKËT
Flisni sa më hapur me partnerin tuaj sot për gjithçka që ju mundon sepse, po i anashkaluat gjërat, situata do të ndërlikohet më vonë. Beqarët do tërhiqen së tepërmi nga personat që kanë ardhur rishtazi në zyrë ose në punë. Para se të hidhni çdo hap, njihuni më mirë me ta. Në planin financiar do ju duhet të merrni disa para hua për t’ia dalë mbanë
GAFORRJA
Do të jeni shumë xhelozë për partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do të dëshironi ta keni gjithë kohës në mbikëqyrje. Mos e teproni sepse debatet mund të jenë aq të mëdha saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Beqarët do të jenë të pasigurt dhe konfuzë për atë që duan të bëjnë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me surpriza të këqija për shkak të pamaturisë që keni treguar.
LUANI
Nuk do të jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni edhe për gjërën më të vogël me atë që keni në krah. Disa mund të kenë partnerë të duruar, por disa të tjerë jo. Kujdes sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do të kenë vetëm njohje të reja dhe asgjë më tepër. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni me sy mbyllur.
VIRGJËRESHA
Do të jeni gjithë kohës në dispozicion të partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia në çift do të fillojë të ngrohet. Ai që keni në krah nga ana e tij do të mendojë për ndonjë dhuratë surprizë. Beqarët do të jenë të kthjellët dhe mjaft realistë. Ëndrrat me sy hapur nuk janë për ta. Financat do të kërkojnë më tepër vëmendje dhe durim. Do ta përmirësoni shpejt situatën po vazhduat kështu.
PESHORJA
Qielli i dashurisë do të jetë i kthjellët gjatë kësaj dite. Do të keni një komunikim mjaft të mirë me partnerin tuaj dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqarët do të jenë mjaft ambiciozë dhe nuk do kënaqen me ato takime që do realizojnë sot. Do të bënit mirë t’i shtrinit këmbët sa keni jorganin. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.
AKREPI
Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka do të vazhdojë të jetë po njësoj. Për beqarët nga ana tjetër gjërat do të ndryshojnë tërësisht. Ata do të kenë disa njohje mbresëlënëse që në orët e para të ditës dhe do të vazhdojnë të njihen me ta. Në planin financiar duhet të shpenzoni me maturi nëse nuk doni probleme më vonë.
SHIGJETARI
Partneri do t’iu plotësojë një nga dëshirat tuaja më të zjarrta gjatë kësaj dite dhe kjo do ju bëjë të ndiheni si në ëndërr. Do ta përqafoni dhe do ta dashuroni edhe njëherë atë. Beqarët mund të fillojnë disa aventura emocionuese, por afatshkurtra. Në planin financiar, po nuk u treguat të kujdesshëm, do të përballeni me probleme goxha serioze. Mos e teproni me asnjë shpenzim.
BRICJAPI
Jeta në çift nuk do të jetë ajo që do ju shqetësojë gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni shumë vëmendje. Gjithçka do të jetë si çdo ditë. Beqarët do të vazhdojnë ende të jenë në kërkim të princit të tyre të kaltër, por sërish nuk do ta gjejnë dot atë. Në planin financiar do ta dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të përmirësohet. Disa familjarë do ju japin ndihmën e tyre.
UJORI
Ditë e mbushur me pasion dhe emocione pa fund kjo e sotmja. Do të ndiheni shpesh si në ëndërr dhe do të dëshironi që dita të mos mbarojë kurrë. Beqarët do ta vendosin arsyen para zemrës dhe nuk do hedhin asnjë hap të nxituar gjatë kësaj dite. Me financat do të tregoheni të kujdesshëm dhe situata do të vazhdojë të mbetet e qëndrueshme si më parë.
PESHQIT
Sot, në vend që të mendoni aventura kalimtare me dikë tjetër, kushtojini më tepër vëmendje personit që keni në krah. Ai do të ketë më shumë se kurrë nevojë për ju. Beqarët do të takojnë një person të shenjës së Binjakëve me të cilin do të kenë një komunikim të mirë. Zemra do ju rrahë fort që në takimin e parë. Situata financiare do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet.
Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut në një ceremoni historike që u mbajt menjëherë pas mesnatës së 1 janarit 2026, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane. Mamdani, 34 vjeç, bëhet kryebashkiaku i parë mysliman që udhëheq qytetin më të populluar në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu konsiderohet më i riu në breza që mban këtë post në historinë e qytetit.
Ceremonia e betimit u zhvillua në stacionin e ndaluar të metrosë “Old City Hall” në Manhatan, një vend historik simbolik për rëndësinë e transportit publik në jetën e Nju Jorkut, ku Mamdani vendosi dorën mbi Kur’an, për të kryer betimin zyrtar.
Mamdani është gjithashtu i pari person me prejardhje jug-aziatike dhe i pari që ka lindur në Afrikë që mban këtë detyrë, pasi që fëmijë u zhvendos me familjen nga Kampala, në Nju Jork. Ai fitoi zgjedhjet në nëntor 2025, duke mposhtur rivalë të njohur si Andreu Cuomo dhe Curtis Sliwa, në një garë që tërhoqi vëmendje të madhe kombëtare.
Programi politik i tij fokusohet në uljen e kostos së jetesës dhe zgjerimin e shërbimeve sociale, duke përfshirë plane për transport falas publik, kujdes falas për fëmijët dhe stoqe ushqimore të menaxhuara nga qyteti, çështje që afruan me shumë votues, sidomos të rinj dhe komunitete nga punëtorët.
Një ceremoni publike më e madhe e betimit, e pritur të udhëhiqet nga senatori Bernie Sanders, do të mbahet më vonë gjatë ditës, së bashku me festime të tjera në qytet për nisjen zyrtare të epokës së tij në krye të Nju Jorkut./kb
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku humbën jetën tre shtetas.
Autoritetet sqarojnë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Mjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin tjetër i cili drejtohej nga 24-vjeçari Klejdi Myftari.
Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve, pasagjeri Anxhelo Ruçi, ndërkohë mbeti e plagosur 19-vjeçarja e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga Dulaj.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./kb
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar sot se po tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete amerikane, mes tyre Chicago dhe Los Angeles. Ky njoftim vjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të marrë javën e kaluar, i cili minoi autoritetin e tij për përdorimin e trupave në funksione policore.
“Ne do të kthehemi, ndoshta në një formë shumë të ndryshme dhe më të fortë, kur krimi të fillojë të rritet sërish,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social në prag të Vitit të Ri.
Më herët gjatë kësaj të marte, më 30 dhjetor, administrata Trump hoqi dorë nga përpjekjet ligjore për të mbajtur kontrollin mbi trupat e dislokuara në Los Angeles. Javën e kaluar, si shkruan BBC, Gjykata e Lartë vendosi se Trump nuk mund të përdorte trupa në Chicago për zbatimin e ligjit brenda vendit.
Në deklaratën e tij, Trump përmendi gjithashtu Portlandin, në shtetin e Oregonit, por jo Washington DC-në, ku trupat vijojnë të jenë në patrullim./kb
Edhe pas përfundimit të luftës me Rusinë, Ukraina pritet të ketë një nga ushtritë më të mëdha dhe më me përvojë në Evropë, duke u parë nga shumë vende evropiane si një fortesë kyçe kundër ambicieve të Moskës. Megjithatë, mirëmbajtja e një force kaq të madhe ushtarake pritet të jetë një nga sfidat më të vështira për Kievin në periudhën e pasluftës. Sipas një analize të Wall Street Journal, qeveria ukrainase do të përballet me vështirësi serioze financiare dhe logjistike për të mbajtur rreth 800,000 trupa aktive, si dhe sasi të mëdha pajisjesh ushtarake. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë njoftuar së fundmi një hua prej rreth 90 miliardë eurosh për Ukrainën, me synimin për të përballuar krizën ekonomike dhe për të mbështetur vazhdimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Në rast të një marrëveshjeje paqeje, shumë nga ushtarët e mobilizuar në vijën e frontit pritet të kërkojnë demobilizimin, ndërkohë që mungesa e fondeve e bën të vështirë pagesën e tyre. Analistët e mbrojtjes vlerësojnë se Ukraina mund të mbështetet më shumë në forcat rezervë dhe në sisteme më të lira, si dronët dhe minat, në vend të strukturave tradicionale të shtrenjta.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina duhet të ruajë një forcë aktive prej 800,000 ushtarësh, duke refuzuar kërkesat ruse për ta ulur këtë numër në 600,000. Ky qëndrim është mbështetur së fundmi edhe nga liderë evropianë, të cilët janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë financiarisht.
Megjithatë, kostoja e një ushtrie të tillë mbetet jashtëzakonisht e lartë. Aktualisht, Ukraina shpenzon rreth 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa Rusia shpenzon rreth 7.3% të PBB-së së saj. Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, aleatët perëndimorë kanë dhënë rreth 350 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe civile për Ukrainën që nga fillimi i luftës, por financimi nga SHBA-ja është ndalur dhe vendet evropiane mund të tregohen më të kujdesshme në të ardhmen./kb
Ndërrimi i viteve sjell gjithmonë të njëjtën magji, por shpesh edhe të njëjtën hipokrizi kolektive. Mbrëmja e 31 dhjetorit dhe dita e 1 janarit mbushen me fjalë të mëdha: urime për shëndet, mirëqenie, begati e rehatllëk mes shqiptarësh. Gotat ngrihen njëra pas tjetrës, mbushen plot e përplot, derdhen nga tepria e dëshirave të mira. “Bereqet”, thonë disa, “qoftë vit i mbarë”, shtojnë të tjerët. Për disa orë duket sikur gjithçka është falur, harruar dhe sikur shqiptari ka gjetur më në fund paqen me veten dhe fqinjin.
Por kjo gjendje nuk zgjat shumë. Është një armëpushim i rremë, një pauzë artificiale në teatrin e jetës sonë të vrazhdë.
Më 2 janar, urimet treten si avull mbi kafenë e hidhur të mëngjesit. Fjalët e ëmbla zëvendësohen nga kujtesa e thartë e borxheve, e hatërmbetjeve dhe e llogarive të pambyllura. Fillojnë zënkat e vjetra, të cilat nuk ishin zgjidhur, por thjesht ishin fshehur pas gjelit të detit dhe fishekzjarrëve. “Do m’i japësh ato lekët që të dhashë borxh… apo t’i marr ndryshe?” – ky është refreni që thyen heshtjen e festës.
Nëse në 31 të është thënë për bakllavanë: Ta hani gëzuar… në datën 2, pa kaluar aq 48 orë, të vjen urimi i radhës: Të ngectë në fyt, jarebi. E njëjta vlen edhe për gjelin e detit. Dhe nuk po flasim këtu për salcën e kosit.
Kërcënimet nuk janë më shaka, dhe shpesh mjafton një fjalë e tepërt, një shikim i vëngërt apo një bori makine në trafik, që situata të përshkallëzohet. Aty ku duhej të kishte mirëkuptim, shfaqet dhuna; aty ku flitej për dashuri, lind armiqësia. Kjo ndodh sepse ne, si shoqëri, kemi investuar më shumë te ritualet e jashtme sesa te reforma e brendshme. Festojmë ndryshimin e numrit të vitit, por refuzojmë të ndryshojmë numrin e gabimeve tona.
Ironia është therëse: “Gëzuar Vitin e Ri, vëlla”, thuhej pak ditë më parë me dorën në zemër. Po ku vajti ajo dashuri për njëri-tjetrin? Ku përfunduan urimet për prosperitet dhe paqe? A ishin vetëm fjalë për të mbushur gotën dhe çastin?
Duket se urimet tona janë si ato fishekzjarrët: bëjnë shumë zhurmë, ndriçojnë për pak sekonda dhe pastaj lënë pas vetëm erë baruti dhe hiri në tokë.
Argumenti i dhimbshëm këtu është se ne përdorim festën si një “lavatriçe” morale. Mendojmë se duke uruar mirësi, po shlyejmë mëkatet e egoizmit të vitit që shkoi. Por mirësia nuk është një akt kalendarik, është një qëndrim etik. Nëse urimi yt nuk e mban dot peshën e 2 janarit, atëherë ai nuk ka qenë urim, por thjesht zhurmë akustike.
Në fund mbetet vetëm një shprehje e thatë, e thënë më shumë nga zakoni sesa nga zemra: “Mos pafsh kurrë keq…” Dhe që të nesërmen ia pret: “Vdeksh, inshallah!” Ky kontrast ekstrem tregon një krizë të thellë karakteri. Kalojmë nga euforia e bekimit te dëshira për asgjësimin e tjetrit brenda 24 orëve.
Pa ndryshuar sjelljen e përditshme, pa u ulur në biseda reale për problemet tona dhe pa pasur guximin të jemi të sinqertë edhe kur nuk ka festë, urimet e Vitit të Ri mbeten veç një maskaradë festive. Ato shuhen sapo fillon viti i vërtetë, ai vit ku jeta matet me vepra, jo me dolli.
Në prag të ndërrimit të viteve, Parlamenti Europian ka zgjedhur t’i drejtohet publikut me një mesazh ndryshe, duke kombinuar humorin me një shpjegim simbolik mbi funksionimin e Bashkimit Europian.
Në qendër të këtij komunikimi ka qenë figura e Babagjyshit të Vitit të Ri, të cilit institucioni europian i ka “dhënë” një identitet europian.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Parlamenti Europian ka përdorur humorin për të shpjeguar se si Babagjyshi arrin të shpërndajë dhurata në kohë rekord në të gjithë kontinentin. Sipas mesazhit, kjo “mrekulli” festive nuk lidhet vetëm me magjinë e festave, por edhe me mekanizmat që lehtësojnë lëvizjen brenda BE-së.
“E keni menduar ndonjëherë se si Babagjyshi i Vitit të Ri i shpërndan dhuratat kaq shpejt në të gjithë Europën? Kjo falë bashkimit doganor të BE-së dhe zonës Schengen! Pa kontrolle doganore mes vendeve të BE-së, slita e Babagjyshit vazhdon rrugën pa pengesa nga një ndalesë në tjetrën: pa vonesa, pa dokumente.”, thuhet në postimin e Parlamentit Europian në rrjetet sociale.
Me këtë qasje të lehtë dhe simbolike, Parlamenti Europian synon të theksojë përfitimet konkrete të integrimit europian, duke i sjellë ato më pranë qytetarëve përmes një gjuhe të kuptueshme dhe festive/kb
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:18. Automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi./kb
1 janar 1999, një nga projektet më ambicioze ekonomike dhe politike të Bashkimit Europian u konkretizua me hyrjen në fuqi të monedhës së përbashkët, Euro, në 12 shtete themeluese të BE-së. Kjo datë shënoi fillimin e një epoke të re integrimi ekonomik dhe monetar në Europë, duke synuar stabilitet financiar, lehtësimin e tregtisë ndërkufitare dhe forcimin e rolit ndërkombëtar të bashkësisë europiane.
Monedha Euro u përdor fillimisht vetëm për transaksione elektronike, transferime bankare dhe tregti financiare, ndërsa kartëmonedhat dhe monedhat fizike do të hynin në qarkullim më vonë, në janar 2002. Në vitet e pasuara, me zgjerimin e Bashkimit Europian, Euro u bë gradualisht monedha zyrtare e shumicës së shteteve anëtare, duke konsoliduar statusin e saj si një nga valutë më të fuqishme botërore. Përjashtime nga kjo rregullore mbetën Britania e Madhe dhe Danimarka, të cilat ruajtën monedhat kombëtare për arsye politike dhe ekonomike.
Megjithatë, pas vitit 2010, Euro përjetoi një periudhë të vështirë. Kriza e borxheve sovrane në zonën euro, e nisur nga vendet si Greqia, Portugalia dhe Irlanda, solli një renie të ndjeshme të vlerës së saj në raport me dollarin amerikan. Kjo ulje e vlerës së monedhës europiane ndikoi drejtpërdrejt në ngadalësimin e ekonomisë së BE-së, duke reduktuar fuqinë blerëse, duke rritur pasigurinë në tregjet financiare dhe duke theksuar sfidat e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve me ekonomi të ndryshme brenda zonës së Euro-s.
Pavarësisht këtyre vështirësive, hyrja e Euro-s mbetet një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit europian, një simbol i bashkëpunimit dhe i ambicies për të krijuar një treg të përbashkët financiar që shtrihet përtej kufijve kombëtarë dhe që e vendos Europën si një aktor kyç në ekonominë globale.
Nëse dëshiron, mund të bëj edhe një version me një përshkrim më dramatik dhe narrativ të impaktit të Euro-s, duke treguar reagimet e qytetarëve dhe ekonomistëve në vitet e para të qarkullimit të saj. Dëshiron ta bëj këtë?
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një bar në Crans-Montana, vendpushimi i njohur i skijimit në Zvicër, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 10 personave dhe plagosjen e rëndë të shumë të tjerëve. Sipas raportimeve të Sky News, që citojnë burime nga policia lokale në kantonin Valais, mbi 10 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist. Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 sipas kohës lokale në barin Le Constellation, i cili frekuentohet kryesisht nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri. Pas shpërthimit, në objekt shpërtheu edhe një zjarr i madh, i cili u vu nën kontroll disa orë më vonë nga zjarrfikësit. Pamjet e publikuara nga mediat zvicerane tregojnë ndërtesën të përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje u angazhuan ekipe të shumta shpëtimi, ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa autoritetet vendosën edhe një ndalim të përkohshëm fluturimesh mbi zonë. Sipas një zëdhënësi të policisë, mbi 100 persona ndodheshin brenda barit në momentin e shpërthimit. Transmetuesi publik zviceran RTS raportoi se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e objektit, ndërsa kapaciteti maksimal i barit ishte rreth 400 persona.
Gazeta zvicerane Blick sugjeron se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të përdorur gjatë një koncerti, por policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e tragjedisë. Hetimet janë në vijim. Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi në Alpet Zvicerane, rreth dy orë larg Bernës. Sipas BBC-së, zona pritet të presë një garë të Kupës së Botës FIS në fund të muajit janar./kb
Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet pas ndarjes nga jeta të Enea-s, vëllait të saj binjak.
Ajo thekson se çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe vetë Enea.
Në mesazhin e saj, Andrea shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të publikut, duke nënvizuar se solidariteti i treguar ka qenë një burim force për familjen në këtë moment të vështirë.
“Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na gjendet pranë.
Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi! Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, ka shkruar aktorja.
TIRANË, 1 janar/ATSH. Presidenti Bajram Begaj i uroi sot suksese dhe arritje sa më të mira presidencës qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026.
Begaj vlerësoi se Qipro merr presidencën e BE-së, në këto momente shumë të rëndësishme për Evropën dhe për mbarë botën.
Presidenti shprehu bindjen se presidenca qipriote e BE-së do të jetë e përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
UASHINGTON, 1 janar /ATSH-DPA/- Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka arritur në përfundimin se Ukraina nuk e ka shënjestruar presidentin rus, Vladimir Putin ose një nga rezidencat e tij në një sulm të fundit me dron, raportuan sot mediet amerikane.
Media të ndryshme, përfshirë “Wall Street Journal”, si dhe transmetuesit PBS dhe CNN, cituan zyrtarë të paidentifikuar të qeverisë amerikane në raportet e tyre të publikuara të dje në mbrëmje, duke kundërshtuar akuzat serioze të bëra nga Moska në fillim të javës.
Fillimisht, presidenti i SHBA-së Donald Trump kritikoi gjithashtu Ukrainën për sulmin e supozuar – pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kievi ka mohuar fuqimisht, sulmin ndaj një prej rezidencave të Putinit, duke thënë se ky ishte një pretekst rus – për të vazhduar luftën kundër Ukrainës – pavarësisht negociatave të vazhdueshme për paqe dhe gjithashtu për të shënjestruar sërish ndërtesat qeveritare në Kiev me raketa.
Rusia paraqiti dje prova të mundshme të sulmit për herë të parë, duke përfshirë mbetjet e një droni të supozuar ukrainas.
Shumë ekspertë dyshojnë se sulmi i përshkruar nga Rusia ka ndodhur siç është pretenduar.
Trump informohet nga shefi i CIA-s
Duke cituar zyrtarë amerikanë, “Wall Street Journal” raportoi se sulmi kontrovers me dron ukrainas kishte për qëllim objektivin ushtarak në të njëjtin rajon me një nga rezidencat e Putinit – por jo pranë pronës.
“Kjo mbështetet edhe nga një analizë e CIA-s”, tha raporti.
PBS dhe CNN raportuan se Trump ishte informuar dje nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, në lidhje me zbulimet e shërbimeve sekrete.
Po atë ditë, Trump ndau papritur një artikull nga “New York Post” që ishte shumë kritik ndaj Rusisë në platformën e tij, “Truth Social”.
“New York Post” e portretizoi Putinin si pengesën e vërtetë në rrugën drejt paqes dhe e kritikoi ashpër atë në raport. //a.i/
NJU JORK, 1 janar /ATSH-DPA/- Zohran Mamdani u betua sot si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut – duke u bërë myslimani dhe drejtuesi më i ri ndër breza – që bën betimin në qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mamdani, 34 vjeç u betua pak pas mesnatës (05:00 GMT) në prani të prokurores së Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James në një ceremoni të vogël në metronë “Old City Hall”.
Mamdani, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Rama Duwaji, tha se detyra e tij e re ishte një nderi dhe privilegji.
Në fjalët e tij të para si kryetar bashkie, Mamdani njoftoi gjithashtu emërimin e një komisioneri të ri të Transportit.
Një ceremoni e dytë publike betimi me dhjetëra mijëra të ftuar është planifikuar sot në mbrëmje në Bashkinë e Nju Jorkut, ku senatori i krahut të majtë, Bernie Sanders do të administrojë betimin dhe kongresmenja e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez do të mbajnë një fjalim.
Një festival publik është planifikuar më pas rreth Bashkisë së Qytetit.
Mamdani fitoi zgjedhjet në fillim të nëntorit, duke siguruar një mandat 4-vjeçar si kryetar bashkie.
Marrja e detyrës në ndërrimin e vitit është një traditë e gjatë në Nju Jork.
Paraardhësi i Mamdani, Eric Adams, bëri betimin e tij të parë në “Times Square”. //a.i/
TIRANË, 1 janar/ATSH/ Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypassi.
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
“Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
TIRANË, 1 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala u shpreh sot se në shëndetësi po punohet për protokolle europiane dhe kushte dinjitoze trajtimi, që askush të mos detyrohet të kërkojë ndihmë larg vendbanimit të tij.
Përmes një videomesazhi, Sala uroi në këtë fillimvit për një vit të ri të shëndetshëm dhe të paqtë në çdo familje shqiptare.
“Familja është vendi ku fillon gjithçka: kujdesi, forca, dashuria dhe shpresa. Është themeli mbi të cilin qëndron shoqëria jonë. Dua ta nis me një falënderim të veçantë për ata që kujdesen për familjet tona edhe kur janë larg familjeve të tyre: mjekët, infermierët, stafet e urgjencës dhe profesionistët e qendrave rezidenciale. Ju jeni aty në momentet më të vështira, kur frika është e madhe dhe shpresa e brishtë. Falë jush, askush nuk ndihet vetëm”, u shpreh Sala.
Gjatë vitit që sapo lamë pas, Sala vlerësoi se është punuar si një ekip për të çuar përpara sfidat tona të përbashkëta në sistemin shëndetësor, ku në qendër është pacienti.
Ministrja theksoi se shëndeti nuk është vetëm një shërbim. “Është siguria që një prind ndien për fëmijën e tij. Është dinjiteti i një të moshuari. Është besimi se shteti është pranë grupeve të margjinalizuara me përgjegjësi”, u shpreh Sala.
Sipas saj, shëndeti nuk fillon në spital, por fillon në familje. “Në kujdesin për njëri-tjetrin. Në solidaritet. Në bindjen se një shoqëri e fortë ndërtohet mbi familje të forta”, u shpreh ajo.
TIRANË, 1 janar/ATSH/ Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë.
Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve.
Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.
Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.
Nga kjo rritje parashikohet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe në atë privat.
Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.
SIERRE, 1 janar /ATSH/- Disa dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur janë raportuar, për shkak të një zjarri, në festën e Vitit të Ri, në vendpushimin zviceran të skive Crans-Montana.
Sipas BBC, ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i të vrarëve.
“Zjarri filloi rreth orës 00:30 në një bar të quajtur “Le Constellation”, tha policia.
Shkaku nuk dihet, megjithëse policia fillimisht tha se kishte pasur një shpërthim.
Raportet lokale thonë se mund të ketë pasur piroteknikë të përfshirë – por kjo është e pakonfirmuar.
Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe detajet ende nuk dihen.
Një nga vendet më ekskluzive të Zvicrës, Crans-Montana, është i njohur për pamjet gjithëpërfshirëse që shtrihen nga Matterhorn në Mont Blanc. //a.i/