Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

3 December 2025 at 09:49


Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm”, thuhet në postim. /Telegrafi/


Konfiskimi i sasisë së madhe të eksplozivit në Vërmicë, arrestohet një i dyshuar

24 November 2025 at 08:59


Rreth orës 17:10, në pikën kufitare në Vërmicë për kontroll të detajuar është ndaluar një furgon me targa vendore, i drejtuar nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të furgonit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 266.58 kg lëndë eksplozive, disa detonatorë elektrikë, fitila emulex me peshë 800 gr, 20 fitila të tjera dhe 6 tuba tela elektrikë.

Rasti është njoftuar tek prokurori, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Hetimet për origjinën dhe qëllimin e transportit të lëndëve plasëse vazhdojnë. /Telegrafi/

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon në Vermicë

By: armand
24 November 2025 at 08:24

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, në një operacion të koordinuar me policinë kufitare, e cila po vazhdon procedurat ligjore lidhur me rastin. Sipas autoriteteve doganore, drejtuesi i furgonit kishte deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u paraqitur, […]

The post Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon në Vermicë appeared first on BoldNews.al.

Dogana e Kosovës kap mallra të padeklaruara në Vërmicë

12 November 2025 at 14:29


Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.

Në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë.

Në rastin e dytë, janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse.

Në rastin e tretë, janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera të padeklaruara.

Dogana thotë se në të gjitha rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Dogana e Kosovës apelon tek qytetarët që të deklarojnë mallrat e tyre gjatë kalimit të kufirit, për të shmangur ndëshkimet ligjore.

Cigare dhe pije energjike të padeklaruara kapen në kufirin Kosovë-Shqipëri

27 October 2025 at 13:57


Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të detajuar në pikëkalimin kufitar Vermicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dhe konfiskuar mallra të padeklaruara, nën dyshimin se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur mallra të padeklaruara si: 2,000 copë cigare të markës “Marlboro Gold” dhe 240 copë pije energjike të markës “Red Bull”

Pala e përfshirë nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në kufi, duke kryer kështu një kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, autoritetet kanë ndërmarrë masën e konfiskimit të mallit dhe mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, deri në përfundimin e procedurave zyrtare.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e tregtisë së paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së tregut dhe konsumatorëve në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/


Dy gra lëndohen në vetaksident afër Vërmicës

26 October 2025 at 19:29


Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në autostradë dhe është përfshirë një veturë e tipit BMW.

“Rreth orës 11:45 është raportuar nga njësiti i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë e tipit BMW. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona – femra kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se gjatë periudhës janar–shtator të këtij viti, 86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, prej të cilëve 47 kanë qenë shoferë.

Zbulohen aksesorë të falsifikuar për telefona në pikën kufitare në Vërmicë

22 October 2025 at 09:49


Gatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case)

.Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

"Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore", thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve. /Telegrafi/



Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, zyrtarët doganorë ia gjejnë 110 litra vaj ulliri

16 October 2025 at 10:37


Në pikën kufitare në Vërmicë zyrtarët doganorë kanë gjetur 110 litra vaj ulliri të padeklaruara nga personi i cili po i transportonte, ndërsa kishte mohuar se kishte ndonjë gjë për të deklaruar.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:00.

“Në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:00, zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vërmicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të dytë. Pasi personi përgjegjës kishte mohuar se kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur 110 litra vaj ulliri të padeklaruar, të vendosura në 22 bidona prej nga 5 litra secili”, thuhet në njoftim.

Personi përgjegjës për mallrat e padeklaruara nuk posedonte faturë përkatëse, duke kryer kështu kundërvajtje doganore sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK-së).

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se janë të obliguar të deklarojnë saktësisht çdo mall gjatë hyrjes në territorin e vendit dhe se mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe sjell masa ndëshkuese. /Telegrafi/




Çanta "Louis Vuitton", këpuca, e parfuma konifksohen në Vërmicë nga Dogana

8 October 2025 at 14:40


Gjatë kontrolleve rutinore në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar dy raste të kundërvajtjeve doganore.

Pas selektimit të dy automjeteve për kontroll të detajuar në vijën e dytë, janë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara.

Dogana njofton se në të dyja rastet, palët kishin mohuar posedimin e ndonjë malli për deklarim, por gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pjesë të përdorura për automjete, drita të përparme, parfum, çantë dore si dhe një pako me këpucë të llojeve të ndryshme (mall stoku).

Përveç çantës së dorës, për të gjitha mallrat tjera nuk është paraqitur faturë apo dokument përcjellës.

"Të gjitha mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palëve janë inicuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me ligjin në fuqi", thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë obligimet ligjore dhe të bëjnë deklarim të saktë të mallrave gjatë kalimeve kufitare, duke shmangur pasojat ligjore dhe ndihmuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm./Telegrafi/






Tentativë kontrabande në Vërmicë, 30 kg kolagjen pa dokumente ndalohet nga Dogana

7 October 2025 at 12:25


Një rast i shmangies së obligimeve doganore është parandaluar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta të automjeteve në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Pas deklarimit të palës se nuk kishte mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara, konkretisht 153 pako me pluhur kolagjeni (nga 200 gram secila), të cilat ishin të vendosura në bagazh dhe për të cilat pala nuk kishte paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.

"Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës", thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të ndaluar kontrabandën, për të mbrojtur ekonominë e vendit dhe për të siguruar që mallrat që hyjnë në Kosovë të jenë të kontrolluara dhe të deklaruara sipas ligjit. /Telegrafi/

Mbi 10 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohet një pjesë e saj

6 October 2025 at 11:46


Në Pikën Kufitare Vërmicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës bëhet e ditur se pas pyetjes së zakonshme nga zyrtarët doganorë, udhëtari kishte deklaruar se nuk posedonte mjete monetare për deklarim.

“Megjithatë, pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, u konstatua se ai posedonte mjete monetare që tejkalonin kufirin e lejuar prej 10,000 eurosh, pa bërë deklarimin paraprak. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë. /Telegrafi/


Mallra të padeklaruara në “Old Timer”, zbulohet shkelje doganore në Vermicë

30 September 2025 at 14:48


Një rast i shkeljes së rregullave doganore është zbuluar në Pikën Kufitare të Kalimit në Vermicë, ku zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara në një automjet të tipit “Old Timer”.

Gjatë një kontrolli të detajuar, në automjet janë gjetur autopjesë të ndryshme, të reja dhe të përdorura, të fshehura në disa pjesë të veturës.

"Zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar, gjatë të cilit kanë zbuluar mallra të padeklaruara, konkretisht autopjesë të ndryshme, të reja dhe të përdorura, të cilat ishin të vendosura në bagazh, në pjesën e përparme dhe të pasme të veturës. Ky veprim përbën kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave, duke shkelur rregullat ligjore dhe duke rrezikuar sigurinë e tregut vendor. Automjeti dhe mallrat e padeklaruara janë ndaluar përkohësisht në PKK Vermicë, dhe po ashtu është iniciuar procedura ligjore dhe administrative përkatëse në lidhje me rastin", thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Dogana e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj në luftimin e veprimeve të paligjshme në kufi, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/



Shtetasi shqiptar tenton t’u japë ryshfet nga 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë, arrestohet

3 August 2025 at 09:17

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.

Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

The post Shtetasi shqiptar tenton t’u japë ryshfet nga 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë, arrestohet appeared first on Telegrafi.

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025 at 17:32

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Kosovën këto ditë kanë detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit – përfshirë autostradat dhe rrugët nacionale e rajonale – në orarin prej orës 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025.

Ky vendim, megjithëse i motivuar nga arsye sigurie dhe ruajtje e rrugëve, ka sjellë pasoja të menjëhershme në pikën kufitare Kosovë–Shqipëri, konkretisht në Vërmicë.

Prej ditës së parë të hyrjes në fuqi të masës, janë krijuar radhë kilometrike kamionësh në anën shqiptare të kufirit, duke nisur nga fshati Morinë i Kukësit dhe duke u shtrirë deri në hyrje të territorit të Kosovës.

Kolonat e gjata kanë bllokuar një pjesë të konsiderueshme të qarkullimit, duke krijuar jo vetëm vështirësi logjistike, por edhe rrezikshmëri të shtuar.

Shumë nga kamionët e ndalur janë të ngarkuar me karburant dhe gaz, duke qëndruar për orë të tëra nën diellin përvëlues, çka rrit rrezikun për incidente të mundshme si shpërthime apo zjarre.

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve kosovarë që po kthehen për pushime në vendlindje, si dhe pushuesve që kthehen nga bregdeti shqiptar.

Kjo ka shtuar më tej ngarkesën në këtë segment kufitar dhe ka shkaktuar kaos e vonesa të shumta, kryesisht në anën kosovare.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë sqaruar se vendimi është i përkohshëm dhe se do të rivlerësohet në bazë të zhvillimeve klimatike në ditët në vijim.

Ata bëjnë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar se masa synon ruajtjen e sigurisë dhe infrastrukturës publike në kushte të jashtëzakonshme moti.

The post Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë appeared first on Telegrafi.

Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë.

Falë këtij bashkëpunimi, tha Malaj, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është On Stop Shop, i cili ka lehtësuar procesimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e përbashkëta të tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanë ulur ndjeshëm kohën e zhdoganimit duke përmirësuar klimën e të bërit biznes nga të dy krahët”, u shpreh ministri Malaj.

Nga ana e tij, ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.

“Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Republikës së Kosovës dhe qarkullimi i njerëzve veçse ka qenë në nivele të larta, por tani gjithnjë e më tepër ka integrim, ka ndërthurje, ka bashkëpunim më të madh dhe të njerëzve, që besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtësuar. Besoj kjo do të thellohet, sidomos edhe me planin që kemi për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët Prishtinë-Durrës”, deklaroi ministri Murati.

Gjatë vizitës, Ministrat Malaj dhe Murati shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, Gent Gazheli dhe Agron Llugaliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

The post Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

29 June 2025 at 09:12

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, më 28 qershor 2025, rreth orës 21:30. I dyshuari, i cili ishte shofer i një autobusi, gjatë kontrollit kufitar, dyshohet se bashkë me dokumentet e udhëtimit u kishte ofruar policëve një kartëmonedhë prej 5 eurosh.

Rasti është iniciuar si “Dhënie ryshfeti”, ndërsa me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet appeared first on Telegrafi.

Fluks i madh në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik me mijëra udhëtarë drejt bregdetit shqiptar

31 May 2025 at 18:44

Në pikën kufitare të Morinit, fundi i muajit maj u shënua nga kolonat e para të automjeteve që vinin nga Kosova. Rritja e temperaturave dhe nisja e sezonit veror kanë sjellë një shtim të ndjeshëm të lëvizjes së qytetarëve drejt bregdetit shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit, sportelet kufitare kanë funksionuar me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin në rritje.

Autoritetet konfirmojnë se, falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, procedurat janë përshpejtuar ndjeshëm, duke e bërë kalimin më të shpejtë dhe më të lehtë.Në pikën kufitare Morinë–Vërmicë janë vënë në funksion 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, një masë kjo që ka ndihmuar në shmangien e pritjeve të gjata që zakonisht karakterizojnë fundjavat me fluks të lartë.Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit përmes kësaj pike kufitare kanë kaluar rreth 30 mijë udhëtarë, përfshirë afro 8,500 automjete dhe 87 autobusë.

Lëvizja është zhvilluar në mënyrë të qetë, edhe pse me kontrolle të shtuara për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje për kalime të paligjshme.

Sezoni turistik duket se ka nisur fuqishëm. Të dhënat e para tregojnë se Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova një zgjedhje që ndikohet nga afërsia gjeografike dhe mikpritja që është bërë tashmë një markë e njohur shqiptare.

The post Fluks i madh në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik me mijëra udhëtarë drejt bregdetit shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata

By: V K
31 May 2025 at 09:26

Dita e sotme, me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore, ka nisur të jape shenjat e para të flukseve.

Në pikën kufitare të Morinës, shumë qytetarë kanë kaluar duke zgjedhur të kalojnë bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka shmangur krijimin e radhëve të gjata në kufi, duke sjellë që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të arrijnë në destinacion në kohë, për të shijuar ditën e shtunë pranë detit.

Në kufirin Morinë-Vërmicë, mësohet se janë hapur 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi.

Në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinës, kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.

The post Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata appeared first on Albeu.com.

Nga sot pa kontrolle në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri

1 May 2025 at 20:39

Duke nisur nga data e sotme, 1 maj, në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Kosovën nuk ka më kontrolle.

Marrëveshja që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve është aktivizuar sërish, për të mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Lëvizja e lirë u aplikua vitin e kaluar dhe ishte efikase, pasi shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

Ajo u bë e nevojshme për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga Kosova, të cilët vijnë në Shqipëri, kryesisht për të kaluar pushimet verore.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash apo kartash identiteti për shtetasit të dy vendeve.

The post Nga sot pa kontrolle në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

28 April 2025 at 07:26

Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte pushuar së funksionuari nga 1 marsi.

Si rrjedhojë e rikthimit në funksion të kësaj marrëveshje, nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës pati fluks të shtuar të udhëtarëve.

Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete, raporton RTSH.

Ndërsa në dalje janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete./Telegrafi/

The post Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌