Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e BBV, i thashë do iki

By: Elva
18 January 2026 at 14:34

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon një krizë për shkak të pjesëmarrjes së artistit në Big Brother VIP Albania. E ftuar në emisionin “Fan Club”, Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit […]

The post Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e BBV, i thashë do iki appeared first on BoldNews.al.

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e “Big Brother”, i thashë do iki…

By: V K
18 January 2026 at 14:45

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon një krizë për shkak të pjesëmarrjes së artistit në Big Brother VIP Albania.

Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit për të hyrë në Big Brother, duke theksuar se ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ta mbajë jetën private jashtë syrit të publikut.

Ajo tregoi se kjo ka qenë arsyeja pse e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në format, duke përmendur edhe temperamentin e këngëtarit, të cilin e përshkroi si gjaknxehtë dhe impulsiv.

“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.

Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.

Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”,-u shpreh bashkëshortja e këngëtarit.

The post Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e “Big Brother”, i thashë do iki… appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i Zaimina Vasjarit/ Paragjykimet dhe sfidat në çift

By: D Marku
8 January 2026 at 16:08

Zaimina Vasjari ka folur hapur për marrëdhënien e saj, e cila në fillimet e veta u përball me jo pak vështirësi. Ajo ka treguar se partnerin e saj e ka njohur që në moshën 17-vjeçare dhe, ndonëse u ndanë për një periudhë, u ribashkuan më vonë me bindjen se ishin zgjedhja e njëri-tjetrit.

“Kur më zgjati dorën dhe tha ‘je zgjedhja ime’, kuptova se bëra zgjedhjen e duhur. Unë isha një femër e fortë, por kisha nevojë për një mashkull që të më bënte të lumtur. Klodi më dha gjithë lumturinë e botës”, u shpreh ajo.

Sipas Zaiminës, problemi më i madh në fillimet e lidhjes kanë qenë gjykimet, pasi partneri i saj vinte nga një martesë e mëparshme dhe kishte dy fëmijë.

“Kam qenë e gjykuar dhe e paragjykuar, madje edhe nga njerëz që nuk më njihnin fare”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me vajzat e bashkëshortit, Zaimina theksoi se raporti është shumë i mirë dhe miqësor, falë edhe lidhjes së fortë që partneri i saj ka me to.

Çifti janë prej vitesh bashkë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.

The post Rrëfimi i Zaimina Vasjarit/ Paragjykimet dhe sfidat në çift appeared first on Albeu.com.

Polonia rikthen minat kundër-njerëzore, kufiri lindor po kthehet në fushë të blinduar

By: armand
18 December 2025 at 20:59

Polonia ka vendosur të nisë prodhimin e minave kundër-njerëzore për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë dhe planifikon t’i vendosë ato përgjatë kufirit lindor, si dhe mund t’i eksportojë në Ukrainë. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i mbrojtjes polake për Reuters. Duke iu bashkuar një ndryshimi më të gjerë rajonal, ku pothuajse të gjitha vendet […]

The post Polonia rikthen minat kundër-njerëzore, kufiri lindor po kthehet në fushë të blinduar appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet trimetilamina, aleate e re në luftën kundër rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2

15 December 2025 at 16:32


Është zbuluar se një metabolit mikrobial, i quajtur trimetilaminë (TMA), është në gjendje ta “çarmatosë” inflamacionin, duke ofruar kështu një strategji të re premtuese për trajtimin e diabetit

Ky zbulim është rezultat i një studimi të realizuar nga studiues të Université catholique de Louvain.

Zbulimi i rolit të inflamacionit në diabet

Një ekip ndërkombëtar kërkues ka identifikuar një aleat të papritur në luftën kundër rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2. Studimi, i publikuar në revistën Nature Metabolism, tregon se TMA, e prodhuar nga bakteret e zorrëve nga kolina e marrë përmes ushqimit, mund të bllokojë një rrugë kyçe imunitare dhe të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak.

Ky zbulim i rëndësishëm i ka rrënjët rreth 20 vjet më parë. Gjatë kërkimit të tij postdoktoral, prof. Patrice Cani nga Imperial & University of Louvain zbuloi se një dietë e pasur me yndyra çon në praninë e komponentëve bakterialë në organizëm, gjë që aktivizon sistemin imunitar dhe nxit inflamacionin, proces që në fund shkakton rezistencë ndaj insulinës te personat me diabet. Ky zbulim, i cili në vitin 2005 konsiderohej i pabesueshëm, sot është konfirmuar dhe pranuar gjerësisht nga komuniteti shkencor.

Në vitin 2025, studiues nga University of Louvain dhe Imperial College London zbuluan se si mund t’i kundërvihen këtij procesi. Ata vunë re se TMA, e prodhuar nga bakteret e zorrëve nga një përbërës ushqyes natyral - kolina, e pranishme në disa ushqime, mund të përmirësojë ndjeshëm kontrollin e glukozës në gjak.

Si e bllokon trimetilamina (TMA) reagimin e dëmshëm imunitar?

Trimetilamina vepron duke bllokuar reagimin e dëmshëm imunitar, si një inhibitor natyral i proteinës IRAK4, një komponent kyç i sistemit imunitar. Normalisht, kur organizmi ekspozohet ndaj një diete të pasur me yndyra, IRAK4 “ngre alarmin” dhe nxit inflamacionin për të sinjalizuar një çekuilibër ushqimor. Por në kushte mbingarkese të vazhdueshme, siç ndodh te diabeti i tipit 2 - IRAK4 reagon në mënyrë të tepruar, duke shkaktuar një kaskadë inflamatore që çon në rezistencë ndaj insulinës.

Duke kombinuar modele qelizash njerëzore, studime te minjtë dhe skrining molekular të synuar, shkencëtarët zbuluan se TMA mund të lidhet drejtpërdrejt me IRAK4 dhe të bllokojë aktivitetin e saj. Efekti i drejtpërdrejtë është ulja e inflamacionit të shkaktuar nga yndyrat dhe rikthimi i ndjeshmërisë ndaj insulinës. Në thelb, TMA “riprogamon” përgjigjet negative metabolike të nxitura nga një dietë e pashëndetshme. Akoma më mbresëlënëse është se kjo molekulë ka treguar se mund të parandalojë edhe vdekshmërinë e shkaktuar nga sepsa te minjtë, duke frenuar inflamacionin e përhapur.

Implikimet për trajtimin e diabetit

– Ky zbulim tregon se si ushqimi dhe mikrobet tona të zorrëve mund të bashkëpunojnë, duke prodhuar molekula që luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë shëndetin metabolik, thekson prof. Patrice Cani, një nga drejtuesit e studimit në University of Louvain, Belgjikë.

Ekipi i studiuesve vuri re gjithashtu se fshirja gjenetike e IRAK4 ose bllokimi i saj farmakologjik riprodhon efektet pozitive të metabolitit bakterial. Kjo hap rrugë të reja terapeutike për diabetin, duke synuar IRAK4, një objektiv tashmë i validuar në industrinë farmaceutike.

– Kjo e ndryshon narrativën. Ne kemi treguar se një molekulë e prodhuar nga mikrobet tona të zorrëve mund të na mbrojë nga efektet e dëmshme të një diete të keqe, përmes një mekanizmi të ri, thekson prof. Marc-Emmanuel Dumas nga Imperial College London & CNRS.

Me më shumë se 500 milionë njerëz të prekur nga diabeti në mbarë botën, identifikimi i TMA-së si një sinjal mikrobial që modulon imunitetin mund të hapë rrugën për trajtime të reja. Strategjitë ushqimore ose barnat e formuluara për të rritur prodhimin e TMA-së mund të ofrojnë një qasje të re në luftën kundër rezistencës ndaj insulinës dhe ndërlikimeve të saj.

Ajo që hamë formëson mikrobet tona, dhe disa nga molekulat e tyre mund të na mbrojnë nga diabeti. Kjo është ushqyerja në veprim, përfundon profesori Cani. /Telegrafi/

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

By: V K
9 December 2025 at 08:35

Është gjetur trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos.

Raportohet se 39-vjeçari Klodian Kulla, u hodh nga ura rreth orës 23:40 dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina u bë pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se u gjet trupi i pajetë në greminë ndërsa u hodh nga ura e fshatit “Fshat”, rreth 160 metra e lartë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina“, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

The post U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës appeared first on Albeu.com.

Probleme me çaktivizimin e minave në Kursk, mijëra specialistë koreano-veriorë zbarkojnë në rajon

By: Ela
14 November 2025 at 20:05

Çmontues minash koreano-veriorë janë vendosur në rajonin rus të Kurskut, të cilin forcat ukrainase e kontrollonin pjesërisht nga gushti 2024 deri në pranverën e 2025-ës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. “Pas ndihmës së rëndësishme të njësive speciale të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut në mposhtjen e armikut, tani çmontues minash koreano-veriorë kanë […]

The post Probleme me çaktivizimin e minave në Kursk, mijëra specialistë koreano-veriorë zbarkojnë në rajon appeared first on BoldNews.al.

Ja çfarë ndodh saktësisht me trupin kur hani mjaltë çdo ditë

24 October 2025 at 12:56


Mjaltin e përdorim shpesh për të ëmbëlsuar ushqime apo pije, por edhe si një mënyrë natyrale për t’i dhënë shije ushqimeve. Ai është përdorur prej shekujsh jo vetëm për shijen e mirë, por edhe për përfitimet e mundshme shëndetësore.

Por, a është vërtet i shëndetshëm mjalti? Dhe a mund ta konsumojnë njerëzit me diabet?

Sipas dietologëve, mjalti ka anët e mira dhe të këqija. Në sasi të moderuar, ai mund të ndihmojë me energjinë, shëndetin e zemrës e të zorrëve, por nëse e tepron, mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun për diabet. Ja çfarë mund të ndodhë kur e konsumon çdo ditë:

Do kesh më shumë energji

Mjalti përmban glukozë dhe fruktozë – sheqerna të thjeshtë që trupi i përthith shpejt dhe të japin energji të menjëhershme. Kjo është e dobishme kur ndihesh i lodhur ose për sportistët që kanë nevojë për energji të shpejtë.

Do marrësh disa vitamina e minerale

Në mjaltë ka sasi të vogla kalciumi, kaliumi dhe vitaminash B. Nuk janë shumë, por çdo burim i vogël ndihmon. Disa lloje mjalti, si ai spanjoll, mund të përmbajnë minerale si zinku, bakri dhe elemente që ndihmojnë në mbrojtjen e kockave.

Ka veti kundër inflamacionit

Mjalti përmban antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup. Kjo është e rëndësishme sepse shumë inflamacion mund të çojë në sëmundje të zemrës. Mjalti me ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë antioksidantë.

Ndihmon në shërimin e plagëve

Falë vetive antimikrobike, mjalti mund të ndihmojë në shërimin më të shpejtë të plagëve dhe djegieve të lehta, si edhe në uljen e infeksioneve dhe shenjave. Veçanërisht mjaltë manuka është studiuar për këto efekte.

Forcon sistemin imunitar

Mjalti mund të ndihmojë trupin të luftojë mikrobet, falë antioksidantëve dhe enzimave natyrale që përmban. Kështu, ndihmon në mbështetjen e përgjithshme të imunitetit.

Lehtëson dhimbjen e fytit dhe kollën

Nëse ke ftohje ose dhimbje fyti, një lugë mjaltë mund të ndihmojë në zbutjen e fytit, sepse vesh mukozën dhe ka veti antimikrobike.

Ndihmon zemrën

Antioksidantët në mjaltë mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e enëve të gjakut. Studime të vogla tregojnë se konsumimi i moderuar i mjaltit mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Përmirëson shëndetin e zorrëve

Mjalti përmban prebiotikë – përbërës që ushqejnë bakteret e mira në zorrë. Kjo ndihmon në tretje më të mirë dhe në mbajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm.

Por kujdes!

Edhe pse mjalti ka përfitime, ai është ende një lloj sheqeri. Kështu që duhet konsumuar me masë, veçanërisht nga personat me diabet ose me rrezik për diabet.

FOKUS – Një formë e re e vitaminës ”K” lufton Alzheimerin

21 October 2025 at 22:07

LONDËR, 21 tetor /ATSH-AA/ – Një formë e modifikuar e vitaminës K mund të ndihmojë në rikthimin e neuroneve të humbura tek pacientët me Alzheimer, ka treguar një studim i ri.

Sipas një lajmi në “Fox News”, studimi, i botuar në “ACS Chemical Neuroscience”, ka testuar 12 analoge të sapozhvilluara të vitaminës K që janë pasuruar me acid retinoik, një metabolit i vitaminës A i njohur për mbështetjen e rritjes së qelizave të trurit.

“Meqenëse humbja e neuroneve është një shenjë dalluese e sëmundjeve neurodegjenerative si sëmundja e Alzheimerit, këto analoge mund të shërbejnë si agjentë rigjenerues që ndihmojnë në rimbushjen e neuroneve të humbura dhe në rikthimin e funksionit të trurit”, citoi Fox News Yoshihisa Hirota të Institutit të Teknologjisë Shibaura në Japoni, bashkëautor kryesor i studimit.

Format natyrale të vitaminës K, përfshirë menakinonën-4 (MK-4), njihen për ndihmën në mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave dhe mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje të trurit.

Megjithatë, ato kanë aftësi të kufizuar për të trajtuar neurodegjenerimin, thonë ekspertët.

Versionet e sapokrijuara janë treguar tri herë më efektive në shndërrimin e qelizave të trurit të papjekura në neurone gjatë testeve laboratorike.

Ato gjithashtu kanë kaluar me sukses barrierën gjak-tru në modelet shtazore, një hap thelbësor për çdo trajtim që synon trurin.

“Këto molekula të reja ruajtën përfitimet origjinale të vitaminave K dhe A, ndërsa shfaqën aktivitet të përmirësuar ndjeshëm të qelizave të trurit”, ka thënë Hirota.

Hulumtuesit tani planifikojnë të ecin përpara me provat në kafshë dhe njerëz për të përcaktuar potencialin klinik.

“Një ilaç i derivuar nga vitamina K që ngadalëson përparimin e sëmundjes së Alzheimerit ose përmirëson simptomat e saj jo vetëm që mund të përmirësojë cilësinë e jetës, por edhe të zvogëlojë barrën e kostove shëndetësore dhe kujdesit”, ka shtuar Hirota.   /os/

The post FOKUS – Një formë e re e vitaminës ”K” lufton Alzheimerin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Histamina – ‘shkaktari i heshtur’ që vepron pas alergjive, dhimbjeve të kokës dhe problemeve me tretjen: Si ta largoni nga trupi

21 October 2025 at 18:27


Histamina është një substancë kimike që lirohet nga sistemi imunitar. Ajo njihet më së shumti për rolin e saj në shkaktimin e simptomave të alergjisë, por gjithashtu ka funksione të tjera të rëndësishme, si rregullimi i ciklit të gjumit e zgjimit dhe funksioneve njohëse

Kur gjithçka është në ekuilibër, histamina ndihmon trupin të mbrohet nga substancat e huaja. Problemi lind kur trupi prodhon shumë histaminë ose nuk e zbërthen mjaftueshëm shpejt. Kjo mund të çojë në një gjendje të njohur si intolerancë ndaj histaminës, e cila shkakton një sërë simptomash të pakëndshme, nga dhimbja e kokës dhe lodhja, deri te problemet me tretjen dhe ciklet menstruale të çrregullta.

Çfarë është histamina

Histamina është një substancë që lirohet nga sistemi imunitar për të dërguar sinjale midis qelizave. Ajo ka shumë funksione, por është më e njohur për rolin e saj në reaksionet alergjike dhe anafilaktike.

Alergjitë përfaqësojnë reagimin e trupit ndaj një proteine të huaj (alergjeni). Në shumicën e rasteve, këto proteina janë të padëmshme. Megjithatë, nëse një person është alergjik, sistemi imunitar reagon tepër ndaj pranisë së tyre. Kjo zinxhir reaccionesh çon në lirimin e histaminës, e cila shkakton simptomat tipike të alergjisë. Në rastet më të rënda mund të ndodhë anafilaksia, një reaksion që përfshin gjithë trupin dhe mund të jetë kërcënues për jetën.

Histamina ruhet kryesisht në mastocite (qeliza të bardha të gjakut që gjenden në indet lidhëse) dhe bazofile (qeliza të tjera të bardha të gjakut). Mastocitet janë të pranishme:

  • nën lëkurë,
  • pranë enëve të gjakut dhe limfës,
  • në nerva, mushkëri dhe zorrë.

Çfarë bën histamina

Histamina rregullon funksione të shumta trupore dhe ka rol kyç në reagimin inflamator. Efekti varet nga receptori me të cilin lidhet; studiuesit kanë identifikuar katër lloje receptorësh histamine:

H1 receptorët

Gjenden në tru, në muskujt e lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes dhe në enët e gjakut. Aktivizimi i tyre shkakton:

  • kruarje të lëkurës,
  • zgjerim të enëve të gjakut,
  • ulje të tensionit,
  • rrahje të shpejta të zemrës,
  • skuqje,
  • ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes,
  • dhimbje dhe rrjedhje të lëngjeve në inde (frymje, rrjedhje hundësh).
  • Jashtë reaksioneve alergjike, H1 receptorët ndihmojnë në:
  • rregullimin e gjumit e zgjimit,
  • kontrollin e oreksit, temperaturës, emocioneve, kujtesës dhe të nxënit.

H2 receptorët

Janë kryesisht në qelizat e stomakut që prodhojnë acid dhe në muskujt e zemrës. Aktivizimi i tyre shkakton:

  • prodhim të acidit gastrik,
  • stimulim të gjëndrave mukoze në rrugët e frymëmarrjes,
  • rënie të tensionit,
  • skuqje, dhimbje koke, takikardi dhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.

H3 receptorët

Ndodhen në sistemin nervor qendror, ku rregullojnë lirimin e histaminës dhe neurotransmetuesve si dopamina, noradrenalina dhe acetilkolina. Aktualisht po studiohen barnat që bllokojnë H3 receptorët për trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

H4 receptorët

Gjenden në palcën e kockave dhe qelizat e gjakut në formim. Ata luajnë rol në sëmundjet inflamatore dhe autoimune, shkruan Cleveland Clinic, përcjell Telegrafi.

Sëmundjet që lidhen me histaminën

Histamina është përfshirë në disa gjendje alergjike:

  • dermatit atopik (ekzemë),
  • dermatit kontakti, i shkaktuar nga bimë si dredhka helmuese, metale (nikël), aroma ose konservues,
  • riniti alergjik (ethet e barit),
  • astma alergjike,
  • konjunktiviti alergjik (pezmatimi i syve).

Çfarë është intoleranca ndaj histaminës

Ndodh kur trupi ka niveli të lartë histamine për shkak se nuk mund ta shpërbëjë siç duhet. Simptomat mund të përfshijnë:

  • dhimbje koke ose migrenë,
  • hundë të zëna,
  • lodhje,
  • skuqje ose kruarje në lëkurë,
  • çrregullime të tretjes,
  • cikle menstruale të parregullta.

Si mund të largohet histamina nga organizmi

Mjekët mund të rekomandojnë disa trajtime:

Antihistaminikët H1: bllokojnë receptorët H1 dhe lehtësojnë simptomat e alergjive (kruarje, rrjedhje hundësh, etj.). Mund të jenë në formë tabletash, kremrash, shurupesh ose pikash për sy.
Antihistaminikët H2: përdoren për çrregullime të tretjes si ulcera dhe refluksi gastroezofageal, sepse zvogëlojnë sekretimin e acidit në stomak.
Kortikosteroidet: ulin inflamacionin e shkaktuar nga histamina dhe përdoren në trajtimin e astmës.
Adrenalina (epinefrina): përdoret në rastet emergjente të anafilaksisë për të zgjeruar rrugët e frymëmarrjes dhe për të rritur tensionin.
Suplementet: vitamina C, bakri dhe vitamina B6 mund të ndihmojnë në uljen e histaminës – por vetëm nën këshillën e mjekut.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Nëse shfaqen shenja alergjie sezonale ose reagime të përsëritura që ndikojnë në jetën e përditshme, duhet bërë testim për alergji dhe intolerancë ndaj histaminës. Mjeku do të përcaktojë nëse problemi është alergjik apo metabolik dhe do të japë trajtimin e përshtatshëm. /Telegrafi/

Çfarë i ndodh saktësisht trupit tuaj nëse hani banane për mëngjes çdo ditë?

15 September 2025 at 08:50


Bananet janë padyshim një nga ushqimet më të njohura, dhe përveç lëndëve ushqyese që përmbajnë, ato janë shumë të lehta për t'u përfshirë në dietën tuaj të përditshme.

Sipas Mirror.uk, ato janë një frut shumë i popullarizuar për ushqime të lehta dhe mëngjes, por a është e shëndetshme t’i hash çdo ditë?

Ato mund të shtohen në vakte të shumta, nga smoothie-t te petullat, dhe janë gjithashtu plot me vitamina. Bananet njihen për përmbajtjen e lartë të kaliumit, i cili ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve, tkurrjeve të muskujve dhe sinjaleve nervore.

Por a është e mundur të hash shumë banane dhe çfarë ndodh saktësisht kur ha një banane për mëngjes çdo ditë?

Një nga ndjesitë e para që mund të ndjeni është një rritje e lehtë e energjisë, falë karbohidrateve natyrale dhe vitaminave B në banane. Përmbajtja e tyre e fibrave ndihmon në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit, duke parandaluar rëniet e energjisë gjatë gjithë ditës.

Fibra vjen edhe me përfitime të tjera. Në varësi të pjekurisë së tyre, bananet zakonisht përmbajnë midis tre dhe pesë gramë fibra, të cilat ndihmojnë në nxitjen e lëvizjeve të shëndetshme të zorrëve.

Përmbajtja e lartë e kaliumit në banane do të thotë se ato ndihmojnë në nxjerrjen e natriumit dhe relaksimin e enëve të gjakut. Kështu i jepni zemrës dhe muskujve tuaj një "motivim të vërtetë në mëngjes".

Bananet njihen gjithashtu për përmirësimin e humorit. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe triptofan, të cilat janë të mira për serotoninën dhe dopaminën. Ato gjithashtu përmbajnë një mori lëndësh ushqyese të tjera të rëndësishme si vitamina C, antioksidantë dhe mangan, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Sigurisht, kaliumi dhe mangani janë gjithashtu elektrolite që parandalojnë ngërçet dhe ndihmojnë në rikuperim - duke i bërë bananet një ushqim të përsosur para ose pas stërvitjes.

Por për fat të keq për dashamirësit e bananeve, nuk janë të gjitha lajme të mira. Ka disa faktorë që mund të mos e bëjnë këtë frut të verdhë një meze ideale për të gjithë. Për shembull, ato kanë një përmbajtje relativisht të lartë sheqeri, që do të thotë se mund të shkaktojnë probleme nëse hahen vetëm.

Në mënyrë të ngjashme, shumë kalium mund të jetë problematik për njerëzit me gjendje të caktuara shëndetësore. Nëse keni sëmundje të veshkave ose merrni ilaçe të caktuara që ndikojnë në nivelet e kaliumit, një banane e përditshme mund të jetë potencialisht e dëmshme.

Së fundmi, disa banane, veçanërisht ato që janë shumë të pjekura, mund të kenë një përmbajtje mjaft të lartë të tiraminës. Kjo mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa njerëz. Në këtë rast, është më mirë të zgjidhni banane më pak të pjekura.

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

By: D Marku
12 September 2025 at 16:11

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit të saj të tretë, duke zbuluar se shtatzënia e tij nuk ishte e zakonshme, por e realizuar përmes procesit IVF (fertilizimi in vitro).

Emina tha se nuk kishte pasur probleme shëndetësore për të sjellë në jetë dy vajzat e saj, por për fëmijën e tretë kishte një dëshirë të veçantë: të ishte djalë. Ajo pranoi se edhe bashkëshorti i saj ndante të njëjtin mendim, megjithëse në fillim kishte hezituar.

“E ndjeva që edhe e treta do të ishte vajzë dhe i thashë burrit të bëjmë IVF për të zgjedhur gjininë. Ai në fillim tha se nuk e di… por një natë vendosi: do ta provojmë. Ia lamë në dorë Zotit. Nëse ishte e shkruar, do të ndodhte,” – tregoi Emina.

Ajo rrëfeu se IVF nuk ishte një rrugëtim i lehtë. Procesi i gjilpërave dhe i trajtimeve e bëri atë të ndihej nervoze dhe e lodhur shpirtërisht. Megjithatë, rezultati ishte i suksesshëm: nga 5 embrionët e krijuar, 3 ishin djem dhe 2 vajza, por vetëm një doli i shëndetshëm, djali i tyre i shumëdëshiruar.

“Ka qenë shumë e vështirë, por ia dolëm. Dhe sot kemi djalin tonë,” – përfundoi ajo.

“Djali i tretë nuk ishte një shtatzëni normale. Djalin e kemi bërë përmes IVF. Unë nuk kam pasur probleme më parë, por e ndjeva se edhe e treta do të ishte vajzë. I thashë burrit të bënim IVF që të zgjidhnim gjininë. Në fillim ai ishte i pasigurt dhe më thoshte: ‘Nuk e di…’. Por unë doja djalë dhe edhe ai donte djalë. Një natë më tha: ‘Do ta provojmë’. Ia lamë në dorë Zotit – nëse ishte shkruar, do të ndodhte. IVF ka qenë shumë e vështirë, sidomos injeksionet, të cilat unë nuk i duroja dot. U bëra nervoze, por në fund fituam: nga 5 embrionë, 3 ishin djem dhe 2 vajza. Vetëm një doli i shëndetshëm dhe ai ishte djali ynë.”

The post Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF appeared first on Albeu.com.

Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

By: V K
10 September 2025 at 08:54

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk e ka merituar të largohet kështu. Ai ka shkuar thjesht të pijë një kafe përballë bashkisë, takimi me Erogen Brajoviqin ka qenë rastësor. Në Shkodër sot del në mëngjes për një kafe dhe nuk e di nëse kthehesh në darkë në shtëpi. Ky është realiteti”, kështu ka treguar një mik i Armando Palit, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një intervistë për “Top Channel”, duke përshkruar tronditjen dhe dhimbjen e thellë të familjes Pali, e cila humbi djalin e tyre të vetëm për shkak të një atentati që nuk kishte asgjë të bënte me të.

Vrasja e Armando Palit dhe plagosja e Meri Kacerit


Në foto: Armando Pali

Mëngjesi i së hënës, 8 shtatorit, në Shkodër, do të duhej të ishte si çdo ditë tjetër. Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kishte zgjedhur të pinte një kafe pranë bashkisë, në një lokal përballë shkollës “Kole Idromeno”.

Për fat të keq, ai ndodhej aty në të njëjtën kohë me Erogen Brajoviqin, një figurë e njohur e botës së krimit në veri të vendit.

Të dy janë takuar bashkë dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë. Plumbat e një atentati mafioz, që kishin në shënjestër Brajoviq, i morën jetën Palit, i cili nuk kishte asnjë lidhje me bandat e Shkodrës. Thjesht një qytetar që shkoi për një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Në të njëjtën ngjarje u plagos edhe Meri Kaceri, 25-vjeçe, kamarierja e lokalit. Ajo ndodhej në vendin e punës, në fillim të ditës së saj të zakonshme, kur breshëria e kallashnikovit e shtriu përtokë.

Fatmirësisht, mjekët arritën ta stabilizojnë dhe sot ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ky atentat i ku humbi jetën edhe truproja e Brajoviq, Liridon Kraja tregoi edhe një herë se në Shqipëri plumbat nuk bëjnë dallim mes njerëzve me precedentë penalë dhe të pafajshmëve. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

 


Bashkim dhe Flutura Basha, të vrarë në atentat në Shkodër

Shkodra ka përjetuar edhe më parë tragjedi, ku viktima kanë qenë njerëz të pafajshëm. Çifti Bashkim dhe Flutura Basha, prindër të tre fëmijëve, humbën jetën në tetor 2024, teksa po ktheheshin në shtëpi me motorin e tyre.

Aty pranë, një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa kroate, ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u qëllua me breshëri nga një “Range Rover” në lëvizje.

Plumbat goditën gjithçka në rrugë, përfshirë edhe motorin e çiftit. Flutura mbeti e vdekur në vend, ndërsa burri i saj, Bashkimi, humbi jetën katër ditë më pas.

Atentati kishte për objektiv Hamza Licin, vëllain e Ibraim Licit, një emër i kërkuar për vrasje, ndërsa në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili kishte denoncuar disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij.

Por fatkeqësia ra mbi dy prindër të pafajshëm, që po ktheheshin pranë fëmijëve të tyre. Qytetarët e Shkodrës, që i njohin prej vitesh konfliktet mes bandave të qytetit u kujtuan edhe njëherë se rruga për në shtëpi nuk është më e sigurtë.

 


Gledio Muka dhe Marsel Çela, të vrarë në atentat në Memaliaj

Edhe më tragjike ishte ajo që ndodhi në Memaliaj në korrik të vitit 2024. Në një lokal përballë bashkisë, një atentat mafioz u kthye në një masakër ku humbën jetën tre persona.

Shënjestra e atentatit ishte Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Arturi, por në breshërinë e tre kallashnikovëve humbën jetën edhe kamarieri i lokalit, Gledio Muka, 36-vjeç, dhe një klient i rastësishëm, Marsel Çela, 47 vjeç.

Gledio Muka, kishte vetëm disa muaj që punonte në lokal për të mbajtur familjen e tij. Në momentin e atentatit, ai sapo kishte mbaruar turnin, kur plumbat e kapën në fytyrë dhe e lanë të pajetë në vend.

“Flori dhe kaluar floririt. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë? Çfarë u bë? Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tregoi atëherë gjyshja e të ndjerit.

Klienti Marsel Çela, banor i zonës, kishte dalë për të pirë një kafe të qetë pranë shtëpisë. Plumbat e atentatit e lanë të vdekur në vend.

Autorët, që lëviznin me një BMW të zezë, u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre viktima dhe një komunitet të shokuar.

 


Mimoza Paja, e vrarë në atentat në Don Bosko

Në mars 2023, Tirana u trondit nga atentati në Don Bosko, ku viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja.

Ajo punonte në një lokal të thjeshtë dhe atë mbrëmje kishte marrë me vete edhe mbesën 10-vjeçare.

Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili kishte lënë Shqipërinë vetëm disa orë më parë dhe kishte udhëtuar drejt Turqisë. Autorët nuk u tërhoqën dhe qëlluan drejt lokalit, pa marrë parasysh kush ishte brenda.

Plumbat e kallashnikovit i morën jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa mbesa e vogël u plagos lehtë nga xhamat e thyer. Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.

“I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës”, tregoi një grua, banore e zonës.

Dhimbja më e madhe ishte për fëmijën 10-vjeçar që pa me sytë e saj sesi plumbat i morën gjyshen. Një mbrëmje e zakonshme në lokalin e gjyshes, e kthyer në një kujtim të tmerrshëm që nuk do të harrohet kurrë për të miturën.

 


Lokali ku mbeti i vrarë rastësisht, Erion Çela

Një vit më parë, në janar 2022, në të njëjtën zonë, Don Bosko, ndodhi një tjetër tragjedi. Objektivi i atentatit ishte Geron Hasanbelliu, por autorët, të porositur nga Kasandër Noga, ngatërruan shënjestrën.

Në vend të tij, breshëria e kallashnikovit goditi një tavolinë ku ndodhej një kalimtar i pafajshëm, 35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vdekur. Katër persona të tjerë u plagosën.

“Panik, të bërtitura, ikën me vrap, shumë frikë për klientët për stafin. Ambulanca nuk e di për sa minuta por u vonua, viktima doli për rreth një orë nga lokali. Bashkëshortja ishte pesë minuta para se të ndodhte ngjarja në tavolinë ndërsa 5 minuta pasi u largua që aty, ndodhi atentat”, tregoi më vonë menaxheri i lokalit.

Këto ngjarje të dhimbshme kanë një gjë të përbashkët: viktimat e pafajshme që u përfshinë pa dashur në llogaritë e gjakut mes bandave.

Armando Pali, shkoi për një kafe dhe nuk u kthye. Flutura dhe Bashkim Basha ktheheshin në shtëpi me motor dhe u goditën rastësisht.

Gledio Muka, po shërbente tavolinat për të mbajtur familjen, ndërsa Mimoza Paja po mbyllte si çdo ditë turnin e zakonshëm në banak. Erion Çela po pinte një kafe kur plumbat ia morën jetën.

Sot mund të flitet shumë për sigurinë dhe rendin që ofron vendi ynë, në veçanti kur i referohesh turistëve që shohin bregdetin, fshatrat piktoreske dhe natyrën mikpritëse, pa e ditur se nën fasadën e Shqipërisë turistike fshihet një përplasje e egër bandash.

Vërtet mund të kthehesh qetësisht mbrëmjeve në shtëpi pa u cenuar nga askush, por ky është i njëjti vend ku një mëngjes të zakonshëm, ndërsa pi kafen në qendër të qytetit, plumbat e kallashnikovit mund të të marrin jetën papritur./Lapsi.al

The post Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria? appeared first on Albeu.com.

Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim

By: Ela
9 September 2025 at 12:40

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij dy mina me telekomandë, të programuar për shpërthim në distancë dhe të destinuara për ngjarje të rënda kriminale. Gjatë operacionit u arrestua edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ndihmonte 25-vjeçarin për […]

The post Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim appeared first on BoldNews.al.

I shiti dozën vde*jeprurëse Matthew Perry-t, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë

By: armand
3 September 2025 at 21:54

Një grua e njohur si ‘mbretëresha e ketaminës’ ka pranuar fajësinë për shpërndarjen e drogës që rezultoi me vdekjen e aktorit të njohur të serialit ‘Friends’, Matthew Perry. Aktori u gjet i vdekur në tetor të vitit 2023, në xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles, ndërsa si shkak i vdekjes u raportuan efektet […]

The post I shiti dozën vde*jeprurëse Matthew Perry-t, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë appeared first on BoldNews.al.

Festivali ‘Lumina’, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

By: Kult Plus
6 August 2025 at 15:20

Festivali i muzikës elektronike “Lumina Electronic” solli ritëm dhe atmosferë për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë edicion të dytë të festivalit “Lumina”, si të jashtëzakonshëm.

Filo u shpreh se për dy net me radhë, parku “Rinia” u mbush me ritme elektrizuese, energji pafund dhe qindra të rinj që festuan muzikën moderne në një atmosferë që vetëm “Lumina” di ta krijojë.

“Ky edicion e forcoi më tej identitetin e festivalit si një nga eventet më të rëndësishme verore në Korçë, duke tërhequr vizitorë dhe adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

Të rinj vendas dhe turistë të huaj u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

Lumina Electronic Festival është tashmë një traditë që do të vazhdojë çdo vit, me synimin për të rritur edhe më shumë ndikimin kulturor dhe turistik të Korçës, si një destinacion festash bashkëkohore dhe përjetimesh unike./atsh/KultPlus.com

Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

By: Kult Plus
5 August 2025 at 22:59

Festivali i muzikës elektronike “Lumina Electronic” solli ritëm dhe atmosferë për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë edicion të dytë të festivalit “Lumina”, si të jashtëzakonshëm.

Filo u shpreh se për dy net me radhë, parku “Rinia” u mbush me ritme elektrizuese, energji pafund dhe qindra të rinj që festuan muzikën moderne në një atmosferë që vetëm “Lumina” di ta krijojë.

“Ky edicion e forcoi më tej identitetin e festivalit si një nga eventet më të rëndësishme verore në Korçë, duke tërhequr vizitorë dhe adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

Të rinj vendas dhe turistë të huaj u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

Lumina Electronic Festival është tashmë një traditë që do të vazhdojë çdo vit, me synimin për të rritur edhe më shumë ndikimin kulturor dhe turistik të Korçës, si një destinacion festash bashkëkohore dhe përjetimesh unike./atsh/ KultPlus.com

Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Festivali i muzikës elektronike “Lumina Electronic” solli ritëm dhe atmosferë për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë edicion të dytë të festivalit “Lumina”, si të jashtëzakonshëm.

Filo u shpreh se për dy net me radhë, parku “Rinia” u mbush me ritme elektrizuese, energji pafund dhe qindra të rinj që festuan muzikën moderne në një atmosferë që vetëm “Lumina” di ta krijojë.

“Ky edicion e forcoi më tej identitetin e festivalit si një nga eventet më të rëndësishme verore në Korçë, duke tërhequr vizitorë dhe adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

Të rinj vendas dhe turistë të huaj u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

Lumina Electronic Festival është tashmë një traditë që do të vazhdojë çdo vit, me synimin për të rritur edhe më shumë ndikimin kulturor dhe turistik të Korçës, si një destinacion festash bashkëkohore dhe përjetimesh unike.

/e.i//r.e/

The post Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lumina” – Festivali i muzikës elektronike që ndryshoi atmosferën e Korçës

By: Kult Plus
28 July 2025 at 10:54

Festivali i muzikës elektronike Lumina solli emocion dhe ritëm gjatë dy netëve që kapërcyen çdo pritshmëri.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme. Mbrëmja e dytë e Lumina Electronic Festival përfundoi me një superatmosferë. Muzika elektronike, natyra dhe të rinjtë u bënë një dhe e ndezën Korçën për dy net rresht.

Të rinjtë, vendas dhe turistë, u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

“Kjo është Korça që po ndërtojmë bashkë, një qytet që rreh ndryshe, që jeton me ritmin e kohës dhe që frymëzon të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj përvoje unike”, shkroi kryebashkiaku Sotiraq Filo në rrjetet sociale, ku edhe ndau një album me pamjet nga mbrëmja e fundit, që e cilësoi si “magji nën yje”/atsh/

Festivali i muzikës elektronike Lumina, Filo: Korça, skenë e ritmit dhe dritës

25 July 2025 at 09:49

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sotiraq Filo (@sotiraqfilo)

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Korça në verë është një ndjesi e freskët, e qetë, mbushur me aromë lulesh dhe kujtimesh.

Shtëpitë karakteristike, rrugicat me kalldrëm dhe historia që ndihet në çdo hap e bëjnë këtë qytet gjithmonë të veçantë.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, publikoi në rrjetet sociale pamje nga rrugicat karakteristike të “qytetit të serenatave”, me kalldrëmet e pastra, portat e vjetra që ia shtojnë hijeshinë dhe oborret plot lule që rrëfejnë për vëmendjen e korçarëve ndaj së bukurës. Ai e cilësoi Korçën, një qytet i cili përmirësohet çdo ditë, por pa humbur kurrë shpirtin që e bën kaq të dashur.

Pikërisht sot, në Korçë, nis aktiviteti i shumëpritur sidomos prej të rinjve, festivali i muzikës elektronike Lumina.

“Qyteti ynë bëhet skenë e ritmit dhe dritës, aty ku muzika elektronike takohet me natyrën, nën qiellin e hapur të Parkut Rinia”, shkroi Filo duke i rikujtuar korçarëve por edhe vizitorëve të shumtë, këtë ngjarje që do të zhvillohet për dy net rresht 25 dhe 26 korrik dhe ku hyrja do të jetë pa pagesë.

Me festivalin Lumina, Korça bëhet zemra e ritmit, dritës dhe magjisë, duke ftuar të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, për të përjetuar një atmosferë unike dhe për të zbuluar një tjetër dimension të Korçës. /j.p/

1 nga 5

The post Festivali i muzikës elektronike Lumina, Filo: Korça, skenë e ritmit dhe dritës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌