Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Çdo mëngjes pinim kafen bashkë, u ndjeva jashtëzakonisht keq”, Nailiri flet për vdekjen e Shpat Kasapit

8 December 2025 at 15:15


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailiri, ka rikthyer edhe një herë fjalët e tij të ngushëllimit për familjen e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, teksa ka treguar se humbja e tij e ka prekur jashtëzakonisht shumë.

Gjatë një interviste televizive, ai rrëfeu se lajmi për vdekjen e këngëtarit e ka goditur rëndë emocionalisht.

“Jam ndier shumë, shumë keq, sepse përveç që Shpatin e kam intervistuar pak kohë më parë, kemi jetuar në të njëjtin pallat kur ishim në Tiranë. Shkonim bashkë në palestër, kafen e mëngjesit pothuajse çdo ditë e pinim bashkë, dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tha ai, duke theksuar afërsinë që kishin ndërtuar me kohën.

Nailiri komentoi edhe videon e bërë virale nga shtëpia e BBVK, ku banorët po këndonin këngët e Shpat Kasapit, pa e ditur lajmin tragjik.

Ai u ndal te reagimi i Labit, i cili kishte hyrë së fundmi dhe ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk lejohej të jepte informacion nga jashtë. Sipas Nailirit, dhimbja shihej qartë në fytyrën e tij.

Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër një humbje që ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



“Prita që do dilte Ibro, jo unë”, Nailiri flet pas eliminimit nga BBVK

6 December 2025 at 21:57


Eliminimi i Nailirit në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 erdhi si surprizë jo vetëm për banorët, por edhe për vetë atë.

I vënë përballë televotimit me Hygertën, Labinotin, Alban, Ibron dhe Shkurtën, ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar garën.

Vetëm një ditë pas largimit, Nailiri ishte i ftuar në “Big Talk” në Klan Kosova, ku foli hapur për eksperiencën e tij dhe arsyet se pse, sipas tij, u largua kaq shpejt.

BBVK/YouTube

“Të jem i sinqertë, nuk e prita të dilja”, tha ai. “Prita që të jetë Ibro, pasi edhe unë i bashkohem mendimit të shumë banorëve. Ai ishte një tip që vinte, bënte tri pyetje dhe largohej. Besoj që kam dhanë diçka ma shumë se Ibro, por u kujtova pak si vonë”.

Ndër të tjera, ai pranoi se mungesa e një strategjie të qartë brenda shtëpisë mund ta ketë kushtuar qëndrimin e tij në lojë. “Nuk është se kam pas lojë aty brenda, dhe kjo besoj që më penalizoi”, u shpreh ai.

Me qetësi dhe sportivitet, Nailiri e mbylli intervistën duke thënë se pavarësisht rezultatit, ai e sheh pjesëmarrjen në BBVK si një eksperiencë të veçantë dhe të vlefshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Nailiri i eliminuari i dytë nga Big Brother VIP Kosova 4

6 December 2025 at 01:01


Në spektaklin e së premtes në “Big Brother VIP Kosova 4”, banori Nailiri u eliminua nga shtëpia më e famshme në vend.

Ai nuk arriti t’i shpëtonte televotimit, ku përballë tij për mbijetesë garonin edhe Hygerta, Labinoti, Alba, Ibro dhe Shkurta.

Banori nga Shkodra, edhe pse qëndrimi i tij në shtëpi ishte relativisht i shkurtër, arriti të bëhej pjesë e debateve dhe u dallua për aktivitetin dhe energjinë që solli brenda BBVK 4.

Eliminimi i tij shënon një moment të ri në lojën e këtij edicioni, duke hapur rrugë për përplasjet dhe dinamikat e radhës mes banorëve. /Telegrafi/

25 fermerë bashkohen në klasterin e ri të vajit të ullirit në Berat

4 December 2025 at 18:23

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Një grup prej 25 fermerësh janë bërë pjesë e klasterit të sapokrijuar të vajit të ullirit në Berat, një iniciativë që unifikon proceset e prodhimit, përpunimit, certifikimit dhe marketimit nën një model të vetëm.

Qëllimi i këtij klasteri është rritja e të ardhurave të fermerëve, promovimi i vajit të ullirit “Made in Albania” dhe hapja e dyerve drejt tregjeve me vlerë të lartë.

Kjo nismë është pjesë e Projektit për Klimën e Qëndrueshme dhe Zhvillimin Bujqësor, i mbështetur nga Banka Botërore, i cili lidh fermerët e vegjël me përpunuesit, universitetet dhe qendrat kërkimore për të prodhuar vaj ulliri me cilësi më të lartë, duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës së tij në Berat, drejtori rajonal i Praktikës në Grupin e Bankës Botërore, Sameh Wahba, së bashku me menaxherin e Zyrës në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, dhe kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Ceca, takuan fermerët që po pilotojnë qasjen e klasterit.

Ata panë nga afër investimet e projektit të Bankës Botërore për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin, të cilat kanë krijuar vende të reja pune dhe kanë rritur mundësitë ekonomike për bizneset vendase, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Klasteri i vajit të ullirit synon të jetë një model i bashkëpunimit dhe profesionalizimit për prodhuesit e vegjël, duke përmirësuar cilësinë e produktit dhe duke lehtësuar aksesin në tregjet ndërkombëtare.

1 nga 4

/a.f/r.e/

The post 25 fermerë bashkohen në klasterin e ri të vajit të ullirit në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

12 orë në kosh plehërash, rrëfimi prekës i Nailirit për vështirësitë në jetë - flet edhe për kohën në burg

1 December 2025 at 23:38


Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailir Piri, ka bërë rrëfimin e tij për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar.

Ai ka treguar se në rini ka pasur shumë probleme, derisa tregoi shumë detaje nga jeta dhe se si arrite të dilte nga ajo ‘errësirë’.

“Në rini kam qenë shumë me problem, me sherre, kurrë s’kam qenë i urtë”, u shpreh banori.

“Jam rritur nga një prind shumë strikt, me shumë rregulla”, theksoi konkurrenti i këtij edicioni.

Tutje Nailiri zbuloi një moment ku ka qëndruar për 12 orë në kosh plehërash pasi kishte frikë se po e kapte policia.

Më pas kur ndodhej në burg, Nailiri thotë se ka menduar për jetën dhe për planet në vazhdimësi.

Sido që të jetë, theksoi se tani është krenar për veten dhe se ka mësuar shumë nga ajo që i ka ndodhur.

Një surprizë më vonë iu bë nga babai i tij, me një video-mesazh, pasi përmendi se e ka pikë të dobët. /Telegrafi/

Të dehur Bia Khalifa dhe Nailiri bëjnë akrobaci dhe lëvizje provokuese në Big Brother VIP Kosova 4

29 November 2025 at 08:35


Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka sjellë një tjetër moment që ka ndezur rrjetet sociale.

Bia Khalifa dhe Nailiri janë bërë protagonistë të një vallëzimi akrobatik dhe mjaft erotik, i cili është komentuar gjerësisht në Twitter.

Në disa video të shpërndara në platformë, Bia shihet duke kërcyer në prehër të Nailirit, ndërsa ai e rrotullon dhe e ngre në ajër në mënyrë akrobatike.

Ngl that is a dope ballet move from bia #bbvipks4 pic.twitter.com/uhXbVhiYur
— baba (@babaivipav) November 29, 2025

Lëvizjet e tyre provokuese kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke hapur debat për sjelljen e Bias brenda shtëpisë.

Kjo nuk është hera e parë që Bia kritikohet për performancat e saj të tepruara, pasi gjatë ditëve të para të këtij edicioni ajo ka shkaktuar diskutime të shumta për shkak të sjelljeve që disa i konsiderojnë të papërshtatshme për formatin.

Ndërkohë, mbrëmja e së premtes shënoi edhe eliminimin e parë të këtij edicioni, ku spiritualisti Getoari u largua nga gara pasi nuk i mbijetoi nominimit përballë nëntë banorëve të tjerë. /Telegrafi/

Shqipëria, pjesëmarrëse në asamblenë e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit në Spanjë

26 November 2025 at 09:58

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësoi Shqipërinë në punimet e Asamblesë së 122-të të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit (COI), e cila u zhvillua në Kordoba, të Spanjës.

Delegacioni shqiptar, i përbërë nga Bledi Mile dhe Ana Lelo, u prit nga ministri i Bujqësisë së Spanjës si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i COI.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla i përcolli një videomesazh përshëndetës asamblesë, ku theksoi traditën mijëravjeçare të kultivimit të ullirit në Shqipëri dhe rëndësinë e tij në identitetin mesdhetar, zhvillimin rural dhe ekonominë bujqësore të vendit.

Gjatë punimeve, Shqipëria riafirmoi angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ullirit, forcimin e cilësisë së prodhimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e produkteve Made in Albania në tregjet ndërkombëtare.

e.xh/j.p/

The post Shqipëria, pjesëmarrëse në asamblenë e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Më mungon vëmendja e burrave, kam nevojë të të prek”, Bia shfaq anën e saj flirtuese ndaj Nailirit

22 November 2025 at 16:50


Banorët e Big Brother VIP Kosova, Nailiri dhe Bia, janë shfaqur më të afërt se kurrë gjatë një momenti në shtëpi.

Ndërsa Bia iu ul në prehër Nailirit, ajo i këndoi këngën: “O rrushi i vogël, mirëmëngjes, mirëmëngjes”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe flirtuese.

Në të njëjtin moment, Bia nuk ngurroi t’i shprehë edhe nevojat e saj emocionale, duke i thënë Nailirit: “Më mungon vëmendja e burrave, kam nevojë të të prek, të të… pasha zotin”.

BBVK/YouTube

Ky detaj i bën momentin edhe më të veçantë, duke treguar se marrëdhënia mes tyre po bëhet më e afërt dhe më e personalizuar.

Afrimiteti i tyre ka ngjallur komente dhe reagime nga shikuesit, duke e bërë këtë një nga momentet më të komentuar të edicionit aktual.

Ky episod tregon qartë se dinamika brenda shtëpisë së BBVK mbetet e gjallë, e pasur me emocione dhe surpriza, dhe se Nailiri dhe Bia po krijojnë një lidhje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Një ‘Mademoiselle’ e tepruar”, Rovena Stefa reagoni pasi u përmend nga banori i ri i BBVK, Nailir Piri

18 November 2025 at 11:27


Mbrëmjen e 17 nëntorit, gjatë nisjes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, publiku pati mundësinë të njihte më mirë banorët përmes videove prezantuese që shoqëronin hyrjet e tyre në shtëpi.

Në këto prezantime, secili prej tyre tregoi nga pak rreth vetes, karakterit dhe pritshmërive nga gara.

Ndër prezantimet që morën më shumë vëmendje ishte ai i banorit Nailir Piri. Pas një prezantimi të shkurtër për veten, ai zgjodhi të përmendte një ish-banore të sezonit të kaluar, këngëtaren Rovena Stefa. Deklarata e tij u konsiderua nga shumë si provokuese.

Rovena Stefa/InstaStory

Nailiri u shpreh në videon e tij: “Banorin që nuk do ta duroja, do të jetë shembulli i Rovena Stefës, një ‘Mademoiselle’ shumë e tepruar”.

Ndërsa në fund të prezantimit shtoi me vetëbesim: “Shihemi në finale”. Një parashikim për rrugëtimin e tij në këtë edicion.

Por deklarata e tij nuk kaloi pa reagim. Ish-banorja e BBVK 3, Rovena Stefa, u përgjigj menjëherë në rrjetet sociale. Ajo ripostoi në InstaStory një shkrim që dikush tjetër i kishte dedikuar, ku thuhej: “Kush ishe ti mjekra prej Shkodre në BBVK mor ta marrsha, se Rovenën Stefën si zonjë të muzikës e njohim moti, e njeh krejt Shqiptaria?”.

Rovena shoqëroi repostimin me një koment të shkurtër: “Karamelja mbahet në dorë”. /Telegrafi/

Dy banorët e tjerë në Big Brother VIP Kosova 4

17 November 2025 at 22:43


Dy emra të rinj i janë shtuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, duke e bërë garën edhe më interesante dhe të paparashikueshme.

Ky edicion po vazhdon të surprizojë publikun me hyrjet e njëpasnjëshme të personazheve të njohur.

Mes tyre është Ardit Stafaj, këngëtari i njohur, i cili është prezantuar si një prej banorëve më të rinj të këtij sezoni, i cili po rikthehet pas një kohe të gjatë.

Foto: YouTube

Arditi u prit me duartrokitje dhe shumë kureshtje, pasi ndjekësit e tij janë të interesuar të shohin si do të shpaloset në një format krejt ndryshe nga skena muzikore.

Një tjetër banor që tërhoqi vëmendje të menjëhershme është Nailiri, i njohur si “çuni i Londrës”.

Me energjinë dhe stilin e tij karakteristik, ai hyri në shtëpi duke premtuar argëtim dhe dinamika të forta mes banorëve. /Telegrafi/

PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com

Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit

By: Ela
7 November 2025 at 11:15

Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sektorin e ullishtarisë, kudo në pellgun e mesdheut duke mos lënë pas edhe vendin tonë. Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve në periudha kritike dhe lagështira e lartë gjatë vjeshtës kanë bërë që sezonet e fundit të jenë ndër më të vështirat për prodhimin e ullirit […]

The post Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit appeared first on BoldNews.al.

CIVIL porositi vëzhguesit: Përkushtim, paanshmëri, punë ekipore dhe profesionalizëm

2 November 2025 at 14:26


Organizata joqeveritare CIVIL, e cila ka vëzhgues në procesin zgjedhor, ka porositur vëzhguesit e vet që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kodin për vëzhgim dhe Ligjin Zgjedhor, si dhe parimet themelore të ekskluzivitetit, mobilitetit dhe paanshmërisë në punë.

“Ne jemi aleatë me qytetaret dhe qytetarët dhe qëndrojmë fort pas ligjeve dhe parimeve demokratike. Çdo vëzhgues është mobil dhe ndjek udhëzimet nga koordinimi qendror i organizatës. Jini të kujdesshëm gjatë kryerjes së detyrave tuaja dhe kujdesuni për sigurinë tuaj,” thuhet në mesazhin e kësaj organizate.

Më tej CIVIL u ka rikujtuar vëzhguesve të vet për rëndësinë e rolit që kanë në procesin zgjedhor.

“Sot ju jeni rojtarët e procesit demokratik. Ne jemi në shërbim të qytetareve dhe qytetarëve të vendit tonë. Mbrojtja e të drejtës për votë, e vullnetit të tyre të lirë është detyra jonë e vetme në ditën e zgjedhjeve. Ne kemi për obligim ta mbrojmë këtë të drejtë pa kompromis, plotësisht dhe deri në fund — si gjithmonë deri tani. Juve dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve ju urojmë zgjedhje të qeta, demokratike dhe të ndershme,” qëndron në mesazhin publik të CIVIL-it.

Vlorë, bie prodhimi i ullirit/ Fermerët: Cilësia e vajit është më e mirë

30 October 2025 at 13:31

Në Novoselë të Vlorës fermerët kanë nisur vjeljen e ullinjve.  Kultivojnë varietete të ndryshme, por prodhim i marrë këtë vit ka qenë më i pakët se vitin e shkuar.

Kushtet e motit sipas specialistëve të bujqësisë janë ato që kanë ndikuar në rënien e prodhimit në disa varietete të ullirit.

Ndonëse prodhimi është më i pakët cilësia  e ullinjve të këtij viti  është më  e lartë.  Kjo vihet re në sasinë e vajit të marrë prej tyre. Në fabrika ka nisur prodhimi.

Prodhimi plotëson nevojat e tregut vendas, por specialistët thonë se  Shqipëria ka mundësinë  të jete një nga shtete kryesore të   eksportit  të vajit të ullirit.

Në vendin tonë prodhohet rreth 25 mijë ton vaj ulliri në vit. Çmimi i tij varet  edhe nga vendet e tjera si psh Spanja qe mbetet vendi i parë për prodhimin e ullirit dhe vajit të tij në botë.

Rama në Londër: Të gjitha ata që e duan lirinë, kanë vetëm një alternativë: Bashkimi Evropian!

21 October 2025 at 16:29

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në në Londër, u shpreh se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme, e cila garanton liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Të gjitha ata që duan lirinë,  që të drejtat  tyre të jenë të padiskutueshme, që shteti i së drejtës të jetë i paprekshëm ka vetëm një alternativë, BE, derisa MB të na vërtetojë se e kemi gabim, por që për momenti po na e vërteton se kemi më shumë se të drejtë”, u shpreh kryeministri i vendit.

Ai foli edhe për Procesin e Berlinit, ndërsa shtoi se qëllimi i tij është për t’i shtyrë vendet kandidate drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Procesi i Berlinit është bërë për t’i shtyrë vendet përpara drejt BE, ndërsa MB këmbëngul ta organizojë procesin e Berlinit këtu sepse i ka marrë malli për BE, i mungon BE, kanë këtë dhimbjeje që nuk duhet ta thonë”, tha ai.

Shembet mulliri i grurit në Illinois, punonjësit për një ‘fije floku’ i shpëtojnë më të keqes

17 October 2025 at 14:57


Një mulli betoni për grurë u shemb të mërkurën pasdite në komunitetin e vogël të Martinton, Illinois, por nuk u raportuan të lënduar.

Mulliri, i cili ishte i mbushur me rreth 30,000 bushel soje, u shemb rreth orës 12:52 të pasdites në Donovan Farmers Co-Op, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të qarkut Iroquois.

Shembja ndodhi afërsisht dy orë pasi një ekip autoambulance, tashmë në zonë vuri re një fryrje që po formohej në anën veriore të mullirit dhe njoftoi shefin e zjarrfikësve të Martintonit, Jeff Meyer.

Duke njohur rrezikun e mundshëm, Meyer thirri personelin e zjarrfikësve nga Martinton, Papineau dhe Watseka për të evakuuar punëtorët aty pranë dhe për të vendosur një perimetër sigurie.

Ekipet sapo kishin mbaruar pastrimin e zonës kur mulliri filloi të shembej mbi linjat e energjisë dhe shtyllat aty pranë që furnizojnë me energji elektrike fshatin.

"Falë syrit vëzhgues të personelit të autoambulancës, ne ishim në gjendje të evakuonim dhe të siguronim zonën përreth mullirit", tha Meyer në një deklaratë.

Që nga nata e së mërkurës, rrugët pranë ashensorit mbetën të mbyllura ndërsa ekipet punuan për të hequr mbeturinat dhe drithërat e derdhur.

Kompania e shërbimeve Ameren riparoi linjat e dëmtuara dhe energjia elektrike u rivendos vonë të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

By: Ela
14 October 2025 at 08:41

Në disa zona të Beratit ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë. Në Elbasan vjelja pritet të nisë nga fillimi i muajit nëntor. Megjithatë, kjo fazë e parë e sezonit shoqërohet me sinjalizime për një ulje të ndjeshme të prodhimit, krahasuar me vitin e kaluar. Grumbullues […]

The post Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

13 October 2025 at 22:24

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmetoi sesi “Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim prej 500 lekësh për litër duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapoprodhuar me një numër të lartë të interesuarish. “Stop” kontaktoi  me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra […]

The post EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri appeared first on BoldNews.al.

Bukë me miell pa gluten, hikërror dhe fara liri

13 October 2025 at 01:00


E butë, aromatike dhe e pasur me fibra e acide yndyrore omega-3, një recetë ideale për një mëngjes ose darkë të shëndetshme

Përbërësit:

▪ 300 g miell pa gluten MIX B (Schar)
▪ 50 g miell hikërrori
▪ 50 g fara liri
▪ 80 ml vaj (mundësisht vaji ulliri ose luledielli)
▪ 10 g maja të thatë
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 350 ml ujë i ngrohtë

Përgatitja:

Në një enë të madhe bashkoni të dy llojet e miellit dhe fara e bluara ose të plota të lirit. Përziejini mirë që të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme.

Shtoni kripën, majat e thata dhe vajin. Filloni të shtoni ujin e ngrohtë pak nga pak, ndërsa përzieni me mikser elektrik që ka spiralet për brumë.

Përzieni derisa të formohet një brumë i butë dhe i lidhur mirë. Kalojeni brumin në kallëp të ngushtë (rreth 32×13 cm), të lyer me pak vaj ose të shtruar me letër pjekjeje.

Mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni të fryhet për rreth 40 minuta në temperaturë dhome.

Pasi të jetë fryrë, lyeni sipërfaqen me pak vaj ulliri për ta bërë bukën të shkëlqejë pas pjekjes.

Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C, për 35–40 minuta, varësisht nga fuqia e furrës suaj.

Buka është gati kur sipërfaqja merr ngjyrë të artë dhe kur, nëse e prekni lehtë, tingëllon “e thatë” nga brenda.

Këshillë: Lëreni bukën të ftohet plotësisht para se ta prisni – kështu ruan strukturën dhe lagështinë e brumit.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

Për shkak të numrit të madh të turistëve, një fshat i famshëm holandez po vendos tarifa hyrjeje prej 17.50 eurosh

29 September 2025 at 15:30


Fshati historik holandez Zaanse Schans është i njohur për mullinjtë e tij me erë, të cilët shumë turistë duan t'i shohin.

Në të vërtetë, ato janë disa nga shembujt më piktoreskë në Holandë dhe janë të lehta për t'u arritur nga Amsterdami.

Vitin e kaluar, 2.6 milionë njerëz e vizituan - një shumë gjigante për një vend të vogël me një popullsi prej vetëm 100 banorësh, transmeton Telegrafi.

Janë shumë turistë, thotë këshilli vendor. Dhe kështu, ka njoftuar se nga pranvera e ardhshme do t'i kërkojë çdo vizitori nga jashtë zonës 17.50 euro për të hyrë, në përpjekje për të kontrolluar numrat.

Është shumë e rrallë që një komunitet të marrë një masë të tillë, por duke folur me Marieke Verweij, drejtoreshën e muzeut të fshatit, mund ta kuptoni pse duan ta bëjnë këtë.

"Në vitin 2017 patëm 1.7 milionë vizitorë, këtë vit po shkojmë drejt 2.8 milionëve", thotë ajo.

"Por ky është një vend i vogël! Thjesht nuk kemi vend për të gjithë këta njerëz", shtoi Verweij.


Më keq, thotë Verweij, vizitorët shpesh "nuk e dinë që njerëzit jetojnë këtu, kështu që ecin në kopshtet e tyre, ecin në shtëpitë e tyre, urinojnë në kopshtet e tyre, trokasin në dyer, bëjnë fotografi, përdorin shkopinj selfie për të parë në shtëpi. Pra, nuk ka aspak privatësi".

Plani është që të gjithë të rezervojnë dhe të paguajnë online. Gjëra që shpesh duhej të bëheshin për të vizituar muzetë pas Covid-it.

Ëmbëlsira për turistët është se për 17.50 euro ata fitojnë biletë në dy gjëra që aktualisht duhet të paguajnë veçmas gjithsesi - hyrjen në muze dhe hyrjen brenda mullinjve me erë.

I pari përmban një pikturë të mullinjve me erë vendas nga impresionisti francez Claude Monet, i cili e vizitoi në vitin 1871.

Në të dytin mund të shihet se si, në shekullin e 17-të, holandezët përdornin mullinjtë me erë jo vetëm për të bluar drithë, por edhe për të bërë gjëra të tilla si bluarja e pigmenteve për të bërë bojë ose dru të sharruar.

Nëse vetëm gjysma e numrit aktual të vizitorëve vazhdojnë të vizitojnë pasi të futet tarifa e hyrjes, të ardhurat vjetore do të jenë rreth 24.5 milionë euro.

Këshilli planifikon të shpenzojë paratë për mirëmbajtjen e mullinjve me erë dhe për infrastrukturë të re. Tualete të reja, për shembull. Por pronarët e dyqaneve dhe restoranteve nuk janë aspak të kënaqur.

Dyqanet, duhet thënë, janë paksa tërheqëse në vetvete. Stafi vesh kostume tradicionale në dyqanin e djathit, ata bëjnë demonstrime të prodhimit të kllapave në dyqanin e këpucëve.

Dhe ato janë të vendosura brenda shtëpive të vjetra dhe të bukura prej druri. Dyqani i antikiteteve dhe dhuratave, për shembull, daton që nga viti 1623.

Tarifa e planifikuar e hyrjes po kërcënon jetesën e shitësve me pakicë dhe pronarëve të restoranteve të Zaanse Schans, thotë Sterre Schaap. Ajo bashkëdrejton dyqanin e dhuratave, i cili quhet Trash and Treasures.

"Është e tmerrshme. Do të thotë që njerëzit që nuk kanë një portofol të madh nuk do të jenë në gjendje të vijnë këtu", thotë Schaap. /Telegrafi/

❌
❌