Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Balluku: 1600 punonjës dhe 186 mjete të OSHEE-së ndodhen në terren

10 January 2026 at 15:12

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë vështirësi në veri dhe verilindje të vendit, por furnizimi me energji elektrike po garantohet falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se OSHEE ka angazhuar 1600 punonjës dhe 186 mjete në terren, të cilët po punojnë në kushte të vështira atmosferike për përballimin e problematikave të shkaktuara nga moti dhe për riparimin e rrjetit energjetik.

Sipas Ballukut, ekipet janë të shpërndara në të gjitha zonat e prekura, duke ndërhyrë në kohë reale për të shmangur ndërprerjet dhe për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike aty ku janë evidentuar probleme.

“Pavarësisht kushteve të vështira të motit, strukturat e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri të plotë për të garantuar furnizim pa ndërprerje për abonentët kudo në vend”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe se ka koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe atyre në terren, me qëllim reagimin e menjëhershëm ndaj çdo defekti të mundshëm.

MIE u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në kushtet e motit të keq dhe të raportojnë çdo problematikë të konstatuar në rrjetin energjetik, ndërsa ekipet e OSHEE-së vijojnë punën për të siguruar furnizim normal me energji elektrike në të gjithë vendin.

/e.xh/r.e/

The post Balluku: 1600 punonjës dhe 186 mjete të OSHEE-së ndodhen në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

By: V K
21 December 2025 at 11:05

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe sillet me dy standarde, pasi ndryshe sillet dhe ndryshe vepron.

E akuzuar nga Prokuroria e Posaçme dhe zyrtarisht e pandehur, zv kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024 bënte kompetenten dhe kërcënonte punonjësit e Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë se do t’i çonte në SPAK.

Sipas saj, ata kishin ngritur një skemë korruptive që grabiste qytetarët e Vlorës dhe bizneset. Zyrtarja më e larta e ekzekutivit, pas kryeministrit, e cila akuzohet nga opozita se ka një pasuri të pajustifikuar, me 300 apartamente dhe dy jahte paralajmëronte punonjësit se ishte e mirinformuar për dosjet e tyre dhe u thoshte se nuk do të ngelen në sirtar, por do t’i kallëzonte ajo vetë penalisht.

Balluku, e cila nga bisedat në dosjen hetimore mijëra faqe të SPAK, rezulton se paracaktonte fituesit e tenderave miliona euro, u thoshte punonjësve se nuk do të kursejë askënd për skemën korruptive.

Ndërkohë vetë Balluku me vartësit e saj, kishin ngritur një skemë korruptive sesi të vidhnin miliona euro me projekte infrastrukturore.

“Të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, të jemi sot në risk që të mos kemi mundësi që të ofrohet shërbimi ashtu siç duhet, sepse një grup njerëzish këtu ka vendosur që të marrë paratë e kompanisë dhe t’i keqpërdorë për qëllimet e veta, kjo është diçka që ju duhet ta dini, se kjo çështje nuk do të mbetet nëpër dollapët dhe sirtarët e ministrisë, por është një çështje që do të ndiqet penalisht për secilin që ka marrë pjesë në këtë abuzim, për të gjithë aktorët e përfshirë, pa përjashtuar askënd. Nga dizenjuesi i skemës ekzekutive, deri tek ekzekutuesit e lartë të kësaj skemë. Kjo është detyra ime personale dhe do ti shkohet deri në fund. Mendova që ishte më mirë të vija tua thoja vetë, që mos ta kishin surprizë dosjen që do shkojë në SPAK.

Është mirë që të përgatiteni dhe ata që kanë bërë atë që kanë bërë, të marrin dhe masat meqë avokatët i keni dhe i keni përdorur për skemën korruptive, përdorini tani për t’ju mbrojtur për tek skemë korruptive. Kjo histori do bëhet publike, pasi kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit, aty ku është ngjizur kjo skemë. Që ta dini. Kemi dy mua që punojmë me secilën prej dosjeve, si ka funksionuar, kush janë aktorët, kush janë përfituesit, si ndahen paratë dhe gjithçka tjetër. Po ju informoj tani që dosjet janë gati. Avokatet që keni përdorur për ti marrë lekët popullit të Vlorës, përdorini tani për t’ju mbrojtur ju dhe veten e vet ”, paralajmëronete Balluku.

Punonjësve u thoshte se; “i keni hyrë detit në këmbë”, ndërsa vetë i ka hyrë “një oqeani në këmbë”, pasi abuzimet e Ballukut janë shumë herë me të rënda, sesa akuzat që ajo i bëntë punonjësve të Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë.

“Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korrupotive, i keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve në lulëzim këtu në Vlorë, i ka rënë në qafë pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë një më një. Do bëhet një shembull Vlora. Do ktheheni në shembull se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit”, ka deklaruar Balluku më 31 maj 2024.

Punonjësit i kërcënonte se duhet të largoheshin nga puna, vetë Balluku që është zyrtarisht e pandehur dhe me akuza nuk pranon të japë dorëheqjen nga posti i zv. kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

“Unë punët i nis dhe i bitis, nuk jam nga ata që vij, flas, iki dhe e harroj. Ditën kur vij të flas do të thotë që e kam bërë punën paraprake dhe tashmë është thjesht për t’u zyrtarizuar. As ka ardhur njeri t’ju juve të ikni apo të rrini nga puna. Atë e dini vetë, do keni plot të merreni edhe me drejtësinë dhe me gjera të tjera. Ata e dini ju, se kush do rrija dhe kush do ikë nga puna. Kush ka shkelur ligjin, kush është bërë pjesë e këtij grupi të strukturuar, kush po fut duart në xhepat e pensionistëve të Vlorës”, u thoshte Balluku.

 

The post Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

By: FAKTOJE
12 December 2025 at 17:15

Sebi Alla Gjykata Kushtetuese vendosi me pesë vota pro dhe tre kundër që të kalojë për shqyrtim ankesën e kryeministrit Rama, kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Kushtetuesja vendosi: “…Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në këtë mënyrë, Belinda Balluku rikthehet në detyrë përkohësisht, duke pritur vendimin përfundimtar që pritet të merret më datë 22 janar të vitit të ardhshëm.

Gjykata vendosi: “…Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ ndaj shtetases Belinda Balluku”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.

Vendimi i GJKKO-së

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 20 nëntor vendosi të pranojë kërkesën e SPAK që kërkonte masën pezullim nga detyra dhe ndalim për daljen jashtë vendit të numrit dy të qeverisë. Balluku akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrëve në tendera ose ankande publike”, konkretisht për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe. Prokuroria e Posaçme dyshon se ministrja Balluku ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për ndërtimin e dy veprave publike. Bashkë me të nën akuzë për të njëjtën vepër penale janë ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, pasuesi i tij në këtë detyrë, Gentian Gjyli dhe ish-kreu i KESH Erald Elezi, dy të fundit anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave për të dyja çështjet.

Ankimimi

Një ditë pas publikimit të vendimit të GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të Ballukut, kryeministri Edi Rama dërgoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ka ndërhyrje në kompetenca dhe ndarje të pushteteve me arsyetimin se pezullimi apo shkarkimi i një anëtari të kabinetit qeveritar bëhet vetëm nga kryeministri.

Gjithashtu, një tjetër pikë që qeveria pretendon se bie ndesh me Kushtetutën, sipas tyre, është se ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe si i tillë nuk mund të merret asnjë masë shtrënguese pa marrë më parë aprovim nga Parlamenti. Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të GJKKO-së thuhet se masa e “pezullimit nga detyra” është e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese çështja do të shqyrtohet në themel më 22 janar dhe janë ftuar të gjithë palët e interesuara si qeveria, presidenca, Kuvendi, SPAK dhe GJKKO për të parashtruar pretendimet e tyre.

The post Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Faktoje.al.

“Kam pasur vetëm 13 euro dhe 80 cent në xhep”/Linda Rei tregon kalvarin e vështirësive në një rrëfim të sinqertë: Kam fjetur 4 netë në stacionet e Firenzes

By: D Marku
8 December 2025 at 16:32

Në një intervistë në Podcastin “Grida Duma Podcast” ka qenë e ftuar personazhi i njohur i showbizit Linda Rei, make up artistja transgjinore, ku jeta e saj është një trampolinë mes vendlindjes së saj, Shqipërisë dhe jetës së saj në Itali.

Ajo ka rrëfyer kalvarin e vështirësive që ka hasur në Itali, teksa ka përmendur që një nga periudhat e saja më të vështira në Firenze, ku varfëria atëhere diktonte jetesën e saj.

Në rrëfimin e saj të sinqertë, Linda Rei ka treguar se si me vetëm 13 euro në xhep, është detyruar të fle në metrot e Firenzes, duke u shprehur se ishte mënyra e saj për të qenë vetvetja edhe pse në varfëri.

Një periudhë e cila është përshkruar nga ajo si tepër e vështirë pasi ka përjetuar braktisje dhe jetesa vetëm aso kohe ka shënjuar përjetime që transgjinorja nuk dëshiron t’i rikthehet më kurrë.

“Kam pasur vetëm 13 euro dhe 80 cent në xhep, edhe për katër netë rreshtë kam fjetur në bankinat e stacionit në Firenze.”- ka treguar ajo.

The post “Kam pasur vetëm 13 euro dhe 80 cent në xhep”/Linda Rei tregon kalvarin e vështirësive në një rrëfim të sinqertë: Kam fjetur 4 netë në stacionet e Firenzes appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi

By: M C
25 November 2025 at 19:34

Gazment Bardhi ka publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të cilët ai i ka quajtur “Banda 2B e Belinda Ballukut”. Në foto vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.

Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e përgjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje.

E dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrisë), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë e kabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka).

Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).

Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari për mediat) vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni).

Sipas Bardhit, këta zyrtarë mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.

“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.

The post EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi appeared first on Albeu.com.

“Pezullimi i Ballukut, akt antikushtetues, Idajet Beqiri: Gjykata Kushtetuese ta shohë me prioritet, gjyqtari e prokurori kanë shkelur Kushtetutën

21 November 2025 at 23:58

TIRANË- Pezullimi i zëvendeskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Përmes padisë kërkohet shpallja antikushtetuese e vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” ngriti alarmin duke thënë se me këtë vendim, GJKKO-ja po “deformon rëndë  rolin dhe ndarjen e pushteteve”.

Ai kritikoi ashpër kërkesën e prokurorit të SPAK për vendosjen e masave kufizuese ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si veprim antikushtetues.

“Problemi është serioz. Kemi të bëjmë me një deformim të rëndë të rolit të pushteteve dhe ndërhyrjes së një pushteti në tjetrin. Kjo do zgjidhje, dhe zgjidhjen e jep Gjykata Kushtetuese. Ministrja në pikëpamjet e imunitetit barazohen me deputetin. Prokurori i SPAK që ka bërë këtë propozim, që zv.kryeminsires ti ndalohet dalja jashtë shtetit, masa ndaluese dhe të mos ushtrojë funksionin e zv.kryeministres, janë masa jo propocionale dhe janë antikushtetuese”, tha ai.

Sipas Beqirit, ministrat dhe anëtarët e qeverisë në pikëpamje të imunitetit barazohen me deputetët, ndaj siç pohon ai “nuk është e mundur të kërkohet pezullimi i tyre nga detyra përmes një mase sigurie”.

Ai theksoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë zgjidhje për situatën e krijuar, duke kërkuar që rasti i padisë të trajtohet me prioritet pasi pezullimi i Belinda Ballukut e bën qeverinë jo funksionale.

“Nuk mund të kërkosh pezullimin nga detyra të një anëtari të qeverisë dhe në këtë rast të zv.kryeministres. Kushtetuesja duhet ta shohë me prioritet padinë. Balluku është zgjedhur si deputete. Prokurori dhe gjykatësi Kanë shkelur kushtetutën. Kam frikë se janë ndikuar politikisht”, tha ai.

Beqiri u shpreh se prokurori dhe gjyqtari që kanë miratuar masat ndaj zv.kryeministres kanë shkelur Kushtetutën.  Ai u shpreh i shqetësuar, duke shatuar se “disa segmente brenda SPAK dhe GJKKO po e sabotojnë rëndë reformën në drejtësi”.

“Çdo ditë që po vjen, ne po shikojmë që gjithë ato të mira që na solli reforma në drejtësi, disa segmente brenda SPAK dhe brenda GJKKO po e sabotojnë rëndë reformën në drejtësi”, tha ai./abcnews.al

VIDEO/ “Protesta ka synim Belindën apo Edin? Po mbroni kryeministrin?”, Berisha: Lubia ka vjedhur shumë, por me urdhër të Ramës. Ja pse tubimi mbahet para Kryeministrisë

By: D Marku
15 November 2025 at 14:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku komentoi protestën e paralajmëruar të opozitës, si dhe çështje të brendshme të PD.

Gjatë komunikimit, Berisha sqaroi se tubimi i radhës nuk do të zhvillohet para Ministrisë së Infrastrukturës, por para Kryeministrisë, duke theksuar se protesta ka në shënjestër kryeministrin Edi Rama.

“Parlamenti i deputetëve dhe qytetarëve të opozitës nuk është thirrur para ministrisë së Luljeta Ballukut, por para Kryeministrisë. Nuk është protestë e veçantë kundër Ballukut,” u shpreh Berisha, duke shtuar se, sipas tij, “nuk ka hajdut më të madh në këtë histori se Edi Rama”.

Në vijim, ai komentoi edhe investigimet dhe debatet mbi tunelin e Llogarasë, ku akuzoi se ministrja Balluku “ka vepruar me kërkesë të Ramës”. Berisha nënvizoi se përgjegjësitë në këtë projekt, sipas tij, i takojnë kryeministrit.
I pyetur nga ndjekësit për analizën e brendshme në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të fundit, Berisha deklaroi se procesi është i vonuar, por do të nisë së shpejti. Ai shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, selia blu është fokusuar kryesisht te “denoncimi i farsës elektorale”, duke komunikuar çdo ditë me publikun.

Protesta e opozitës pritet të mbahet në ditët në vijim, dhe Berisha theksoi se tubimi ka për qëllim “të denoncojë përgjegjësitë e qeverisë” për çështje që, sipas tij, prekin interesin publik.

The post VIDEO/ “Protesta ka synim Belindën apo Edin? Po mbroni kryeministrin?”, Berisha: Lubia ka vjedhur shumë, por me urdhër të Ramës. Ja pse tubimi mbahet para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Në dosjen e Belindës janë të gjitha, “palloshi i gjatë” është lule aty, ajo i tha Ramës…

By: V K
14 November 2025 at 14:02

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se dosja për zv.kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, sipas tij, ka aspekte që tejkalojnë imagjinatën.

“Palloshi i gjatë është lule aty”, tha kreu i PD, duke shtuar se dosja u mor nga e motra pikërisht për këtë arsye dhe sipas Berishës, jashtë çdo kriteri.

Kreu i PD-së u shpreh se Belinda Balluku i ka thënë kryeministrit Edi Rama që “do të marr me vete”.

“Nuk kam informacione as se Lubisë ia bëri Rama, di që i tha të marr me vete dhe e merr me vete, këtë mos e kini iluzion”, tha ai.

Berisha: Aty është një dosje e papërsëritshme, Palloshi i gjatë është lule aty, në dosjen e saj, s’janë gjë ato.

Po pse e mori e motra dosjen, jashtë të gjitha kritereve, Dosja ka aspekte që tejkalojnë imagjinatën.

Prokurori është përballur me të vërteta që do ishin asgjësuese për të në rast se do t’i mohonte dhe ai nuk mori përsipër ti mohojë. Pavarësisht se u paralajmërua me kokë, ki kujdes kokën i tha Troplini, i qëndroi ligjit.

Nuk kam informacione as se Lubisë ia bëri Rama, di që i tha të marr me vete dhe e merr me vete. Këto mos kini iluzion, ky është qëndrimi.

The post Berisha: Në dosjen e Belindës janë të gjitha, “palloshi i gjatë” është lule aty, ajo i tha Ramës… appeared first on Albeu.com.

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës/ Dy gra, dy peshore drejtësie

By: V K
10 November 2025 at 10:09

Në Shqipëri, drejtësia shpesh nuk vendos sipas ligjit, por sipas pushtetit. Kur pushteti vendos të mbrojë dikë, shpik si mburojë edhe gjininë.

“Të mos arrestohet, është grua”, dëgjohet të thuhet sot për Belinda Ballukun.

Por kur në vend të saj ishte Rovena Voda, askush nuk e tha këtë.

Të dyja janë gra. Të dyja zyrtare. Të dyja të akuzuara nga drejtësia. Por njëra s’kishte mburojë politike, tjetra po.

Njëra u dënua për një arkë me peshk, disa dhurata simbolike dhe një celular, tjetra akuzohet për një aferë që peshon 50 milionë euro dhe ende shkon çdo mëngjes në zyrë si të mos kishte ndodhur asgjë.

Rovena Vodën e shënjestruan shpejt. Përgjime, prova, ndalim, dënim me burg. Belinda Ballukun, drejtësia e shikon nga poshtë, me frikë a me urdhër, ende nuk e dimë.

SPAK e ka marrë të pandehur, por nuk e ka pezulluar. Dhe ky është dallimi mes një nëpunëseje të thjeshtë dhe një figure të pushtetit absolut.

Balluku nuk është e akuzuar për një favor të vogël.

Dosja e saj përfshin manipulime në tenderin e tunelit të Llogarasë, një projekt kolosal me fonde publike prej gati 19 miliardë lekësh, ku dyshohet se janë ndryshuar kriteret për t’u dhënë kompanive të preferuara. Hetimi flet për shtesë abuzive prej 50 milionë eurosh, për një garë të prishur dhe një fitues të paracaktuar.

Megjithatë, ajo vijon të firmosë dokumente, të japë urdhra dhe të udhëheqë vartës që vetë janë pjesë e hetimit.

Nëse këtu s’ka konflikt interesi, atëherë çfarë është?

Nëse nuk është presion institucional mbi drejtësinë, atëherë çfarë tjetër mund të quhet?

Në rastin e Vodës, drejtësia veproi si bisturi. E dyta Balluku, zonja që luan me miliona euro të buxhetit të shtetit, trajtohet me kujdes si “figurë politike e rëndësishme”.

Ky është thelbi i problemit. Në Shqipëri drejtësia nuk mat me ligjin, por me pushtetin.

Në çdo vend ku sundon ligji, një zyrtar nën akuzë për korrupsion pezullohet menjëherë.

Këtu, një zëvendëskryeministre nën hetim për tendera miliarda euro vazhdon të udhëheqë ministrinë që është objekt i akuzës dhe ky është rrezik institucional. Sepse çdo ditë që Balluku qëndron në detyrë, rrezikohet hetimi, zhduken prova, ndikohen dëshmi.

Çdo vonesë e SPAK-ut në këtë rast e zhbën besimin që u ndërtua me mund.

Drejtësia që ndëshkon të voglin dhe fal të fortin nuk ngre shtet, rrënon besimin.

Në një vend normal, një arkë me peshk nuk mund të peshojë sa 50 milionë euro, por këtu drejtësia duket se mat me dy peshore./B.W

The post Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës/ Dy gra, dy peshore drejtësie appeared first on Albeu.com.

“Tjetër dëshmi për korrupsionin e Belinda Ballukun”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës

By: D Marku
8 November 2025 at 17:27

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli ka zbardhur një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut.

Ai shton se përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

“Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane”, shtoi Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit:
Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. Përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane. Në këtë takim të zhvilluar në kryeministri, ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama, i cili jo vetëm ishte në dijeni të aferave të zëvëndëses së tij, por edhe i miratonte ato plotësisht.

Pa humbur kohë, SPAK duhet të administrojë këtë intervistë si provë e korrupsionit madhor të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me konçesionin e aeroportit të Vlorës. Dyshja Rama-Balluku duhet të thirren urgjentisht në SPAK dhe të merren në përgjegjësi penale për këtë aferë qindra milionë euro në dëm të Buxhetit të Shtetit dhe ekonomisë shqiptare.

The post “Tjetër dëshmi për korrupsionin e Belinda Ballukun”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës appeared first on Albeu.com.

TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

By: D Marku
31 October 2025 at 19:08

SPAK njoftoi sot se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera publike, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një prej projekteve më të mëdha gjatë viteve të fundit, por edhe që ka shkaktuar mjaft debate e akuza në drejtim të saj.

Skyweb.al mëson se ka të dhëna se hetimet paraprake të SPAK kanë zbuluar një zinxhir vendimesh të diskutueshme, që nisën me një garë të fituar nga një kompani shqiptare, kaluan tek kompani turke me lidhje të forta pranë partisë së Presidentit Erdogan dhe përfunduan sërish me të njëjtën kompani shqiptare si nënkontraktore e turqve tashmë.

Ministria e Infrastrukturës shpalli tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në dhjetor 2020. Kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion” paraqiti ofertën më të ulët, rreth 140 milionë euro, por tenderi u anulua pa ndonjë shpjegim.
Pak muaj më vonë, në qershor 2021, pas një vizite zyrtare në Ankara të Belinda Ballukut, ku ishin të pranishëm Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama, tenderi u rihap. Fitues doli bashkimi i kompanive turke “Intekar Yapi” dhe “ASL Insaat”, me ofertë 30 milionë euro më të lartë se Gjoka, ose rreth 170 milionë euro.

Në mënyrë të pazakontë, “Gjoka Konstruksion” nuk mori pjesë në garën e dytë dhe nuk e ankimoi vendimin e parë, ndonëse kishte ofertën më të ulët.

Duket se palët ishin marrë vesh. Rolet ishin ndarë dhe secili po bënte detyrën e paracaktuar.

Problemi është se pse një punë që Gjoka garantoi se do ta bëntë për 140 milionë euro, tani po e bën sërish Gjoka, por për 170 milionë euro.

Duket se lëvizje e çuditshme, ku turqit vetëm bëjnë letrat dhe çojnë faturat dhe punën e bëri Gjoka është bërë një nga pikat kryesore të hetimit të SPAK.

Por, ka edhe më!

Pas shpalljes fituese, më 8 nëntor 2021, dy kompanitë turke themeluan shoqërinë e përbashkët “Intekar–ASL”, e cila u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga Rovena Dorëzi, juriste e punësuar në “Gjoka Konstruksion”.

Dokumentet tregojnë se “Intekar–ASL” nuk kishte asnjë licencë ndërtimi aktive në Shqipëri, megjithatë Ministria e Infrastrukturës ka kryer 36 pagesa me vlerë totale 170 milionë euro për këtë konsorcium.

Në terren, punimet janë kryer nga “Gjoka Konstruksion”, që shfaqej me logot dhe punonjësit e saj gjatë çdo inspektimi të Belinda Ballukut.

Pra, kompania që u përjashtua nga gara përfundoi duke bërë të gjitha punimet si nënkontraktore e kompanive fituese, duke ngritur dyshime për favorizim dhe manipulim të procesit të tenderimit.

Në dhjetor 2022, qeveria shtoi edhe 50 milionë euro në buxhetin e projektit përmes dy akteve normative, të firmosura nga vetë Balluku.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se shtesa e fondeve është bërë pa analizë financiare dhe jashtë afateve ligjore, duke e përkeqësuar më tej situatën ligjore të ministres.

Hetimi i SPAK

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të bashkuar me procedimet nr.167 dhe 181 të vitit 2024, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Balluku u njoftua për akuzën më 21 tetor 2025 dhe u thirr për t’u paraqitur në SPAK më 31 tetor, në orën 15:00. Hetimi fokusohet në mënyrën se si u anulua gara e parë, si u favorizuan kompanitë turke në garën e dytë dhe pse punimet përfunduan tek kompania që fillimisht ishte skualifikuar.

Një foto e publikuar vite më parë, ku Belinda Balluku shihet përkrah Arben Ahmetajt gjatë një takimi në Ankara, është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Pikërisht pas asaj vizite, tenderi kaloi nga duart e kompanisë shqiptare te konsorciumi turk.

Hetimet e SPAK pritet të thellohen mbi lidhjet mes zyrtarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të kompanive turke, ndërsa dosja e tunelit të Llogarasë rrezikon të kthehet në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit publik të viteve të fundit. /skyweb.al

The post TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara appeared first on Albeu.com.

“Shkelje e barazisë në tendera”/ Rreth 40 minuta para prokurorëve të posaçëm, Balluku del nga SPAK: Kam pranuar kërkesën për një çështje në hetim

By: D Marku
31 October 2025 at 16:32

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK pas rreth 40 minutash përballë prokurorëve të posaçëm.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Balluku është sot zyrtarisht person nën hetim, ndërkohë që zëvendës kryeministrja ka zgjedhur të bëjë një reagim të shkurtër për mediat duke mos dhënë shumë detaje.
Ajo u shpreh se beson në një proces që bazohet në drejtësi dhe barazi.

Zyrtarish Balluku është nën hetim të veprës penale shkeljes së barazisë në tendera. Në kuadër të hetimeve të Ballukut janë kryer një sërë kontrollesh ndaj personave të besuar të saj.

“Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila besoj”, tha ajo.

The post “Shkelje e barazisë në tendera”/ Rreth 40 minuta para prokurorëve të posaçëm, Balluku del nga SPAK: Kam pranuar kërkesën për një çështje në hetim appeared first on Albeu.com.

Melinda Ademi: Nuk jam shtatzënë por ha kur jam e lumtur

By: D Marku
23 October 2025 at 19:59

Melinda Ademi ka nisur pushimet në Stamboll, ku po qëndron së bashku me të fejuarin e saj.

Gjatë këtyre ditëve relaksi, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale shumë imazhe nga momentet e pushimeve, duke i dhënë fansave një pasqyrë nga përditshmëria e saj larg skenës muzikore.

Në një prej postimeve më të veçanta, Melinda publikoi një foto nga shërbimi i ushqimit në dhomë, duke e cilësuar këtë si rutinën e saj të preferuar gjatë pushimeve.
Por, ajo nuk ndali këtu — në një postim tjetër, ajo bëri një deklaratë që surprizoi shumë nga ndjekësit e saj, duke mohuar disa reagime të mundshme.

“Nuk jam shtatzënë… por ha kur jam e lumtur”, shkroi ajo.

Për më tepër, Melinda ndau edhe një foto ku po shijon një gotë verë, e kombinuar me një selfie të saj, duke treguar se po kalon momente relaksi dhe gëzimi në këto pushime.

The post Melinda Ademi: Nuk jam shtatzënë por ha kur jam e lumtur appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet nga forumi ndërkombëtar i sigurisë në Londër

By: V K
22 October 2025 at 09:00

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga forumi ndërkombëtar i i sigurisë i zhvilluar dje në Londër, “Future Resilience Forum 2025”.

“MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e ditës së djeshme në Londër, teksa sot vijojmë me Samitin e Procesit të Berlinit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Rama ndan pamjet nga forumi ndërkombëtar i sigurisë në Londër appeared first on Albeu.com.

Pamjet nga avioni që “tradhtuan” Melinda Ademin, a është në pritje të ëmbël?

By: D Marku
21 October 2025 at 12:13

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, prej disa javësh është në qendër të vëmendjes, pasi ka i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin. Martesa e tyre private u përfol gjerësisht në rrjete sociale, por duket se tashmë ndjekësit kanë vënë re diçka tjetër që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Në një video të publikuar së fundmi në Instastory, Melinda shihet në bord të një avioni, e veshur me stilin e saj karakteristik, por vëmendjen e mori diçka tjetër: barku i saj i rrumbullakosur. Teksa reperja shfaqet duke mbajtur dorën afër unazës së martesës me diamante, fansat kanë vënë re se ajo dukej sikur po përpiqej të fshihte barkun, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar publikisht për këto thashetheme. Komentet e ndjekësve janë të shumta, ndërsa shumë prej tyre janë të bindur se çifti shumë shpejt mund të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një “pritje të ëmbël” apo thjesht për një iluzion optik nga veshja, por një gjë është e sigurt: Melinda Ademi po e jeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, si në karrierë, ashtu edhe në dashuri.

The post Pamjet nga avioni që “tradhtuan” Melinda Ademin, a është në pritje të ëmbël? appeared first on Albeu.com.

Komplekset Linda - revolucioni i jetesës moderne në Fushë Kosovë

26 September 2025 at 14:35


Me arkitekturë moderne dhe lokacion të menduar me kujdes, komplekset rezidenciale Linda po transformojnë mënyrën e jetesës në Fushë Kosovë.

Çdo detaj është ndërtuar për të ofruar rehati dhe vlerë afatgjatë, duke i kthyer këto projekte në një pikë referimi për banim dhe investim.

Çfarë e bën Kompleksin Linda një zgjedhje të veçantë?

- Vendndodhje strategjike - në afërsi të qendrës së Fushë Kosovës, shkollave, institucioneve dhe rrugëve kryesore që lidhen drejtpërdrejt me Prishtinën dhe qytetet tjera,

- Infrastrukturë moderne - hapësira të gjelbra, parking i nëndheshëm dhe arkitekturë bashkëkohore që kombinon estetikën me funksionalitetin,

- Komoditet i garantuar – çdo apartament është projektuar me kujdes për të ofruar ndriçim natyral, organizim funksional dhe cilësi ndërtimi që reflekton standarde moderne të banimit,

- Vlerë afatgjatë – investimi në komplekset Linda nuk janë vetëm blerje e një banese, por sigurim i një prone që ruan dhe rrit vlerën me kalimin e kohës.

Me një traditë të dëshmuar në ndërtim dhe standarde që flasin vetë, komplekset Linda sjellin më shumë se katër mure - ato ofrojnë një stil jetese që ndodhen në një lokacion ideal vetëm pak hapa larg rrugës kryesore, shkollës dhe çerdhes. Kjo i bën banesat jo vetëm të përshtatshme për familjet, por edhe të lidhura ngushtë me nevojat praktike të përditshme.

Këtu, komoditeti bashkohet me prakticitetin për të krijuar një ambient ku çdo ditë ka më shumë vlerë.

Investimi në Linda nuk është vetëm një zgjedhje banimi, por një garanci për stabilitet dhe rritje afatgjatë.

Komplekset Linda janë thjesht një adresë e re, por një mundësi për një jetë të rehatshme dhe investim të mençur.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Al Trade Center

Tel: 0800 77770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777

Email: info@altradecenter.com

Melinda Ademi publikon momentin magjik të propozimit për martesë

By: D Marku
18 September 2025 at 13:04

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.

Me të ndarë lajmin e bukur me ndjekësit, artistja ka publikuar edhe momentin kulminant të propozimit, që u zhvillua në një ambient magjik buzë detit, gjatë perëndimit të diellit.
Granit kishte përgatitur një skenë tejet romantike, të zbukuruar me lule përgjatë një piste të ndriçuar, në fund të së cilës ndodhej një shenjë dekorative në formë zemre, ku shkruhej: “A do të martohesh me mua?”
Teksa çifti ecte drejt skenës, mini fishekzjarrët anësorë i shtonin edhe më shumë emocion dhe shkëlqim momentit. Në fund, Graniti u ul në gjunjë dhe i bëri Melindës propozimin për martesë.

Në një tjetër, Melinda e konfirmoi përgjigjen me emocion:

The post Melinda Ademi publikon momentin magjik të propozimit për martesë appeared first on Albeu.com.

Mister rreth Melinda Ademit, artistja shkëputet nga muzika për disa kohë

By: M C
14 September 2025 at 16:18

Prej disa javësh, fansat kanë vënë re mungesën e Melinda Ademit në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësim tek ata që e ndjekin vazhdimisht. Këngëtarja e njohur për hitet e saj është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për aludime të ndryshme.

Sipas burimeve pranë Prive By Liberta Spahiu, Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar.

Pavarësisht shqetësimit të fansave, këngëtarja thuhet se është mirë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor. Megjithatë, periudha e kësaj mungese nuk është e përcaktuar, nuk dihet nëse do të zgjasë disa muaj apo më shumë.

Ky vendim i papritur ka lënë publikun e saj në pritje, ndërkohë që muzika shqiptare do të ndjejë përkohësisht mungesën e një prej artisteve më të dashura dhe më me ndikim të viteve të fundit.

Ndërkohë, fansat e saj shpresojnë që kjo pauzë të sjellë edhe një rikthim të fuqishëm, me projekte të reja dhe surpriza muzikore që vetëm Melinda di t’i sjellë. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të thyejë heshtjen dhe të ndajë diçka më shumë me publikun.

The post Mister rreth Melinda Ademit, artistja shkëputet nga muzika për disa kohë appeared first on Albeu.com.

Ministrja Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

3 September 2025 at 11:44

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se uji i pijshëm nuk mund të përdoret për lavazhe makinash dhe as për mbushje të baseneve të pishinave.

Ajo theksoi se sektori i ujësjellësit do të ketë qasje të re menaxhimi.

“Uji i pijshëm nuk mund të jetë i disponueshëm as për lavazhe makinash dhe as për të mbushur pishinave.

Kur ne i referohemi ujit të pijshëm, i referohemi detyrimit që shteti ka për t’iu ofruar qytetarëve ujë 24 orë me cilësi sanitare të lartë për t’u përdorur për shërbimet e tyre”, tha ajo/abcnews.al

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

1 September 2025 at 11:33

Sali Berisha vazhdon t’i qëndrojë versionit se ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima është rrëmbyer dhe është torturuar dhe jo siç pretendon ai se ishte larguar me vullnetin e tij. Gjatë komunikimit për gazetarët jashtë SPAK-ut, Berisha deklraoi se Daniel Shima është torturuar për 4 orë me shkopinj bejsbolli dhe […]

The post Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌