Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barack Obama publikon listën "tradicionale", këto janë librat, filmat dhe këngët e tij të preferuara

20 December 2025 at 15:00


Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ndau listat e tij tradicionale të librave, filmave dhe këngëve të preferuara për fundin e vitit 2025, si dhe rekomandimet e librave për lexim gjatë verës.

Konkretisht, ai zbuloi në rrjetin social X se çfarë i bëri përshtypje këtë vit.

"Ndërsa viti 2025 po i afrohet fundit, po vazhdoj një traditë që e nisa gjatë kohës sime në Shtëpinë e Bardhë: po ndaj listat e mia vjetore të librave, filmave dhe muzikës së preferuar. Shpresoj të gjeni diçka të re për të shijuar dhe ju lutem më dërgoni çdo rekomandim", tha ai në postim.

Ndër librat e preferuar ishin "Paper Girl" nga Beth Macy, "Flashlight" nga Susan Choi, "We The People" nga Jill Lepore, "The Wilderness" nga Angela Flournoy, "There Is No Place For Us" nga Brian Goldstone. Gjithashtu në listë ishte libri "The Look" i gruas së tij Michelle Obama.

Përveç këtyre librave, ai ndau edhe rekomandime për lexim gjatë verës.

Kur bëhet fjalë për filmat e preferuar në vitin 2025, Obama veçoi filmat e mëposhtëm: "One Battle After Another", "Sinners", "It Was Just An Accident", "Hamnet", "Sentimental Value", "No Other Choice", "The Secret Agent", "Train Dreams", "Jay Kelly", "Good Fortune" dhe "Orwell: 2+2=5".

Në fund, lista e këngëve të preferuara përfshinte hite të shumta, si: "Nice To Each Other" nga Olivia Dean, "Luther" nga Kendrick Lamar dhe Sza, "Tatata" nga Burna Boy dhe Travis Scott, "Jump" nga Blackpink, "Faithless" nga Bruce Springsteen, "Abracadabra" nga Lady Gaga, "The Giver" nga Chappell Roan, "Ordinary" nga Alex Warren dhe shumë të tjera.

Trump “njollos” demokratët: Biden, Presidenti më i keq. Obama përçarës, gruaja e Clinton humbi përballë meje

By: xhir jeta
18 December 2025 at 15:38

Donald Trump e ka treguar hapur se nuk ka aspak respekt për paraardhësit e tij demokratë dhe këtë e dëshmoi dhe me veprimin e fundit. Në murin e famshëm ku qëndrojnë portretet e gjithë presidentëve në historinë e Amerikës ka ndryshime të dukshme në fytyrat e demokratëve, kur varet përshkrimi për punën e tyre.

Portreti i Joe Biden është zëvendësuar tashmë me foton e një autopeni, i përdorur për të firmosur automatikisht urdhra ekzekutivë dhe ai përshkruhet si presidenti më i keq në historinë amerikane.

Në përshkrimin e tij thuhet se e çoi kombin në prag të shkatërrimit, por Donald Trump u zgjodh me një fitore të thellë për të shpëtuar vendin. Por sulmeve të Trump nuk i ka shpëtuar as Barack Obama. Demokrati përshkruhet si një nga figurat politike më përçarëse.

Përshkrimi i Bill Clinton minimizon arritjet e tij, duke i dhënë meritën republikanëve në Kongres për sukseset legjislative gjatë mandatit të tij. Në një rresht të përshkrimit të tij madje thuhet: Në vitin 2016, gruaja e Presidentit Clinton, Hillary, humbi Presidencën ndaj Donald Trump!”

Ndryshe përshkruhen disa nga presidentët republikanë si për shembull Ronald Regan, të cilit i njihet epiteti si “oratori i madh”

Veprime të tilla nga Donald Trump nuk janë diçka e re, pasi ai është i njohur për sulme te ashpra ndaj rivalëve politikë, me deklarata që shpesh e tejkalojnë korrektësinë politike./abcnews.al

Pse krahët e Michelle Obamës u kthyen në lajm kombëtar?

By: gaze tare
10 November 2025 at 16:36

Një nga momentet më simbolike për çdo Zonjë të Parë të Shteteve të Bashkuara është publikimi i portretit të saj zyrtar, fotografia që shpërndahet nga Shtëpia e Bardhë, arkivohet në Regjistrat Kombëtarë dhe shënon fillimin e një mandati. Për Michelle Obamën, ky portret u realizua 16 vite më parë dhe u komentua gjerësisht, jo vetëm për stilin, por edhe për… krahët e saj.

Në fotografinë zyrtare, ajo pozonte me një fustan të zi, pa mëngë, të stilistit amerikan Michael Kors. Dhe ndërsa sot, një dekadë e gjysmë më vonë, imazhi konsiderohet ikonë mode, aso kohe u ndez një debat publik befasues: pse Zonjës së Parë i dukeshin krahët?

Në librin e ri fotografik The Look, që u publikua pak ditë më parë dhe dokumenton evoluimin e stilit të Michelle Obamës gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, ish-Zonja e Parë tregon se si ky “fiksim” i mediave dhe publikut u përdor për ta paraqitur si të “ndryshme”, duke e vënë në shënjestër për detaje që nuk kishin lidhje me rolin e saj.

Libri përfshin edhe dëshmi nga stilistja e saj Meredith Koop dhe dizajnerë që e veshën në momente të rëndësishme, duke treguar se si moda u shndërrua për Obamën në mjet përfaqësimi, diversiteti dhe fuqizimi.


Debati kulmoi kur ajo shoqëroi Barack Obamën në fjalimin e tij të parë në Kongres, sërish me krahë zbuluar. Mediat e etiketuan si “tepër informale” e madje “të papërshtatshme”, duke krijuar terma si “Sleevegate” për të përshkruar “skandalin”.

The post Pse krahët e Michelle Obamës u kthyen në lajm kombëtar? appeared first on iconstyle.al.

Pse 'The Rock' njoftoi vdekjen e Bin Ladenit para Presidentit të atëhershëm Obama

8 November 2025 at 14:34


Aktori dhe ish-mundësi profesionist Dwayne “The Rock” Johnson ka treguar se si arriti të publikojë lajmin për vdekjen e Osama bin Ladenit përpara se atë ta bënte të ditur presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama.

Në maj të vitit 2011, postimi i tij në Twitter i parapriu të gjitha mediave kryesore botërore - dhe tani, gjatë një interviste në podcastin Awards Chatter të The Hollywood Reporter, ai shpjegoi se si e mori këtë informacion ekskluziv dhe pse vendosi ta ndajë publikisht kaq shpejt.

Johnson tregoi se gjithçka ndodhi ndërkohë që ai po përgatitej në dhomën e hotelit për të festuar ditëlindjen. Sipas tij, lajmi i erdhi nga “një burim shumë i besueshëm” dhe ai ndjeu menjëherë nevojën ta ndajë me publikun.

— (@)

Pak kohë pasi mori informacionin, The Rock publikoi në Twitter: “Sapo mora një lajm që do të tronditë botën - Toka e të lirëve… shtëpia e trimave. JASHTËZAKONISHT KRENAR QË JAM AMERIKAN”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Bin Ladenit, aludimi ishte mëse i qartë. Konfirmimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë erdhi pak minuta më vonë.

Johnson theksoi se nuk kishte pasur qëllim të dilte para presidentit Obama: “Gjatë telefonatës, më thanë se presidenti do të mbante një fjalim për rreth 20 minuta. Unë thashë ‘në rregull, perfekt’. Kaluan 20 minuta… dhe rreth minutës së 25-të, unë e publikova postimin”, rrëfeu aktori.

Foto: EPA

Por, siç tha ai, presidenti ende nuk kishte dalë para publikut.

“Pastaj mora një telefonatë tjetër: ‘Presidenti nuk ka folur ende’. Mendova me vete: ‘Oh, dreq!’”, shtoi The Rock.

Aktori shpjegoi se lidhjet e tij të forta me forcat speciale amerikane ishin çelësi që ai t’i merrte këto informacione përpara mediave.
“Kam shumë miq në ushtri, në forcat speciale, tek SEAL-ët… kam gjithashtu shumë miq në CIA dhe në Pentagon”, u shpreh Johnson.

Lajmi i konfirmuar i kishte ardhur nga burime të lidhura pikërisht me ekipin e SEAL Team Six - njësia që kreu operacionin kundër Bin Ladenit. Johnson tha se e ndjeu si “detyrë patriotike” ta ndajë lajmin me publikun, ndërsa ky episod vetëm sa përforcoi imazhin e tij si njeri me lidhje të jashtëzakonshme në rrethin më të lartë të institucioneve amerikane. /Telegrafi/

Michelle Obama flet për momentet romantike me bashkëshortin

By: D Marku
3 November 2025 at 19:07

Michelle Obama zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit se ajo dhe bashkëshorti i saj, Barack Obama, ende gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Në një intervistë për People, ajo thekson se gjëja më e rëndësishme në martesë është mënyra se si e kalon kohën.

“Jemi të martuar prej 32, 33 vitesh, gjithmonë harroj. Kush po numëron më. Kur të dy jemi të lumtur për një dalje në mbrëmje, jemi mirë. Nuk vishemi shumë bukur. Thjesht hamë një darkë të këndshme, ndezim qirinj, dëgjojmë muzikë dhe flasim”, tha ajo.
Michelle thekson se tani ata dalin për darkë në Washington dhe se është shumë ndryshe nga më parë kur ishin në Shtëpinë e Bardhë.

“Në ato evente, çdo herë ishte si dasma jonë. Ndihesha si mbretëresha e mbrëmjes së maturës”, theksoi tutje.

Michelle shpjegon se ajo gjithmonë vishej bukur për burrin e saj.

“Kishte një ritual të pathënë, ai nuk e dinte kurrë se çfarë kisha veshur derisa dola para tij. Është romanca, ato momente të vogla në këtë botë të çmendur”.

“Pas kësaj, ne zbrisnim shkallët dhe ishte sikur, ‘Thjesht qëndro në këtë moment. Ishim vetëm ne dhe ishte e bukur'”, pohon ajo.

The post Michelle Obama flet për momentet romantike me bashkëshortin appeared first on Albeu.com.

Michelle Obama flet për momentet romantike me bashkëshortin

3 November 2025 at 18:00


Michelle Obama zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit se ajo dhe bashkëshorti i saj, Barack Obama, ende gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Në një intervistë për People, ajo thekson se gjëja më e rëndësishme në martesë është mënyra se si e kalon kohën.

"Jemi të martuar prej 32, 33 vitesh, gjithmonë harroj. Kush po numëron më. Kur të dy jemi të lumtur për një dalje në mbrëmje, jemi mirë. Nuk vishemi shumë bukur. Thjesht hamë një darkë të këndshme, ndezim qirinj, dëgjojmë muzikë dhe flasim", tha ajo.

Foto: EPA-EFE

Michelle thekson se tani ata dalin për darkë në Washington dhe se është shumë ndryshe nga më parë kur ishin në Shtëpinë e Bardhë.

"Në ato evente, çdo herë ishte si dasma jonë. Ndihesha si mbretëresha e mbrëmjes së maturës", theksoi tutje.

Michelle shpjegon se ajo gjithmonë vishej bukur për burrin e saj.

"Kishte një ritual të pathënë, ai nuk e dinte kurrë se çfarë kisha veshur derisa dola para tij. Është romanca, ato momente të vogla në këtë botë të çmendur".

"Pas kësaj, ne zbrisnim shkallët dhe ishte sikur, 'Thjesht qëndro në këtë moment. Ishim vetëm ne dhe ishte e bukur'", pohon ajo. /Telegrafi/

Michelle Obama për stilin e saj ndër vite: Nuk kam mbajtur kurrë gërsheta në Shtëpinë e Bardhë, tani jam e lirë

29 October 2025 at 23:20


Michelle Obama ka folur për ndryshimet e stilit të saj gjatë viteve si dhe për rëndësinë e flokëve natyralë dhe arsyen pse nuk mbajti kurrë gërsheta gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara publikimit të librit "The Look", Michelle zbuloi se si tani e shijon lirinë për të mbajtur modelet e flokëve që i ka dashur që nga fëmijëria.

Michelle shpjegoi se si ishte të eksperimentonte me modën dhe të kthehej te modelet natyrale të flokëve që i pëlqejnë.

Për të, siç pohon ajo, mbajtja e gërshetave tani përfaqëson liri."Gërshetat më lejojnë t'i bëj vetë, dhe pastaj është një gjë më pak për të cilën duhet të mendoj.

Kur nuk ekspozohem ndaj publikut, notoj, luaj tenis dhe gërshetat përfaqësojnë një lloj lirie për mua", tha ajo.

Gjatë gjithë viteve në Shtëpinë e Bardhë, pohon se gërshetat nuk ishin një opsion si model flokësh, sepse mendonte se publiku nuk ishte gati për një stil të tillë nga zonja e parë.

"Nuk doja që flokët e mia të bëheshin shpërqendrim", tha ajo.

Pasi u largua nga Uashingtoni, Michelle thotë se kishte ardhur koha për një ndryshim. /Telegrafi/

33 vite bashkë: Barack, Michelle dhe sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur

By: gaze tare
3 October 2025 at 21:54

Ish-presidenti Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama festojnë 33 vjet martesë më 3 tetor. Çifti i famshëm ndau postime në rrjetet sociale për të përkujtuar përvjetorin e tyre, duke dhënë mesazhe të ndjera për njëri-tjetrin.

“Jemi përballur me shumë gjatë këtyre 33 viteve dhe megjithatë, të dua edhe më shumë sot se ditën që thamë ‘Po’,” shkroi Michelle, 61 vjeç, krahas një fotografie ku shfaqeshin të buzëqeshur dhe të veshur për një event formal. “Gëzuar përvjetorin, @BarackObama! Jam shumë e lumtur të kaloj jetën me ty. ❤

Në postimin e tij, Barack, 64 vjeç, shkroi: “Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë ishte të martohesha me ty, @MichelleObama.” Ai shtoi: “Për 33 vjet, kam admiruar forcën, hijeshinë dhe vendosmërinë tënde dhe fakti që dukesh kaq mirë duke bërë të gjitha këto. Gëzuar përvjetorin!”

Çifti u martua në 1992 dhe janë prindër të vajzave Malia, 26 vjeç, dhe Sasha, 23 vjeç. Në 2018, Michelle rrëfeu në Instagram se ditën e martesës, Barack kishte qenë i sëmurë me një të ftohur të keqe, por që kur u takuan në altar, gjendja e tij u përmirësua mrekullisht dhe ata kërcyen pothuajse gjithë natën.

Michelle theksoi gjithashtu se përveç argëtimit, çifti punon çdo ditë për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta. “Nuk mund ta imagjinoj këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me askënd tjetër,” shtoi ajo.

Ky përvjetor shënon një reflektim të dashurisë së tyre të qëndrueshme dhe përkushtimit të ndërsjellë, duke inspiruar miliona njerëz në mbarë botën.

The post 33 vite bashkë: Barack, Michelle dhe sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur appeared first on iconstyle.al.

Shpërfillja e rrezikshme e Trump për drejtësinë ndërkombëtare

28 September 2025 at 20:17

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump e ka përqendruar vëmendjen te shkurtimi i ndihmës së huaj. Administrata e tij ka shpërbërë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke ulur numrin e programeve nga mbi 6,000 në më pak se 900. Në fund të gushtit, Trump e rifilloi […]

The post Shpërfillja e rrezikshme e Trump për drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Reporter.al.

Barack Obama flet për problemet martesore që kaloi ai dhe gruaja e tij: Tani jam në një lloj vije të drejtë

26 September 2025 at 08:49


Ish-presidenti amerikan Barack Obama e habiti publikun me një rrëfim të sinqertë rreth vështirësive që kaloi në martesën e tij me gruan e tij Michelle, pasi mbaroi mandati i tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një shfaqjeje në 'O2 Arena' të Londrës, Obama zbuloi se marrëdhënia e tyre ishte nën tension serioz.

"Po dilja nga ajo gropë në të cilën rashë me Michelle-n", pranoi ai, duke shtuar se tani martesa e tyre është më e qëndrueshme dhe në një vijë të drejtë.

Ky pranim vjen disa muaj pasi ai foli në prill rreth asaj se si puna e tij si President i Shteteve të Bashkuara midis viteve 2009 dhe 2017 ndikoi negativisht në marrëdhënien e tyre.


"Isha në një disavantazh të madh me gruan time", tha ai në atë kohë, duke shpjeguar se po përpiqej t’i rregullonte gjërat duke e argëtuar dhe duke i kushtuar vëmendje.

Spekulimet për problemet në martesën e tyre filluan pasi Michelle nuk u shfaq në disa evente të rëndësishme publike. Megjithatë, ish-zonja e parë ka mohuar disa herë thashethemet për një divorc, duke theksuar se të gjithë do ta dinin me siguri nëse do të kishte probleme serioze.

"Nëse do të kisha probleme në martesën time, do t'i zgjidhja publikisht dhe të gjithë do ta dinin", deklaroi ajo qartë në një podcast. Ajo shpjegoi se tërheqja e saj nga publiku ishte vetëm vendim i saj personal, gjë që shkaktoi supozime të gabuara në publik.


"Njerëzit nuk mund ta kuptonin që unë refuzoja shfaqje për arsye të tjera, kështu që menjëherë menduan se martesa jonë nuk po funksiononte", shtoi ajo.

Pavarësisht të gjitha sfidave, çifti, i cili është i martuar që nga viti 1992, ende tregon një lidhje të fortë. Michelle kohët e fundit ndau një mesazh emocional për bashkëshortin e saj në Ditën e Babait, duke vënë në dukje se sa shumë kanë përballuar kohërat e vështira së bashku.

"Ai ishte gjithmonë aty për ne, pavarësisht gjithçkaje, edhe kur dukej sikur e gjithë pesha e botës ishte mbi supet e tij. Jemi vërtet mirënjohës që e kemi atë", shkroi ajo krahas një fotoje të tyre së bashku. /Telegrafi/

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe Michelle

By: gaze tare
26 September 2025 at 09:43

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka folur hapur për vështirësitë që ai dhe bashkëshortja e tij Michelle përjetuan pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, duke habitur publikun me sinqeritetin e tij. Gjatë një bisede në ‘O2 Arena’ të Londrës, Obama pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar nëpër një periudhë të tensionuar.

“Po dilja nga ajo gropë në të cilën rashë me Michelle-n,” u shpreh ai, duke shtuar se gjërat janë stabilizuar dhe martesa e tyre sot është më e fortë se kurrë. Ai shpjegoi se pesha e presidencës pati ndikim të madh në jetën e tyre private, dhe se pas përfundimit të mandatit, iu desh të punonte shumë për të rigjetur balancën me Michelle-n.

Këto deklarata vijnë pas spekulimeve në media për një krizë martesore, të cilat u nxitën nga mungesa e Michelle në disa evente publike. Megjithatë, ish-zonja e parë i ka mohuar kategorikisht këto thashetheme, duke sqaruar se tërheqja e saj nga jeta publike ishte një vendim personal.

“Nëse do të kishte probleme serioze, unë do të isha e para që do ta thosha,” tha ajo në një podcast.

Pavarësisht sfidave, çifti Obama, të martuar që nga viti 1992, vazhdojnë të jenë një shembull i qëndrueshmërisë në çift. Michelle së fundmi publikoi një mesazh prekës për Barack-un, duke e cilësuar si një partner të palëkundur në çdo fazë të jetës së tyre.

The post Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe Michelle appeared first on iconstyle.al.

Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

By: redi
25 September 2025 at 17:55

Ish-Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit. ”Kemi spektaklin e pasardhësit tim në Zyrën Ovale duke bërë pretendime të gjera për disa barna dhe autizmin, që janë hedhur poshtë…

Source

Jahjaga takon ish-presidentin amerikan Obama: Kërkova angazhimin e mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

18 September 2025 at 09:42


Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se ka marr pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, ndërsa ka takuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama.

Jahjaga në një postim në Facebook shkruan se në këtë samit flet për ‘adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës.

“Në margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kosovës, të cilat janë sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik së fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e zotit Obama në konsolidimin e shtetësisë sonë në arenën ndërkombëtare.

Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, shkruan Jahjaga. /Telegrafi/


SHBA – Obama paralajmëron për krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 September 2025 at 22:28

UASHINGTON, 17 shtator /ATSH/- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka paralajmëruar për një krizë politike të llojit që nuk është parë më herët – pas vrasjes së Charlie Kirk, sipas BBC.

Në një aktivitet dje në Pensilvani, Obama tha se nuk e njihte Kirk dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen e tij “të tmerrshme dhe një tragjedi”.

Ai kritikoi deklaratat e Donald Trump ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe kujtoi presidentët e mëparshëm republikanë të cilët, sipas tij, theksonin unitetin kombëtar në momente tensioni të lartë.

Në një reagim, Shtëpia e Bardhë e quajti Obamën arkitektin e përçarjes politike moderne.

Kirk, 31 vjeç, vdiq pasi u qëllua armë zjarri ndërsa fliste në Universitetin Utah Valley, në Orem më 10 shtator.

Tyler Robinson, 22 vjeç, u akuzua dje zyrtarisht për vrasjen e Kirk, për vepra penale të kryera me armë zjarri dhe akuza të tjera. Prokurorët thanë se do të kërkonin dënimin me vdekje.

Prokurori i Qarkut të Utah, Jeffrey Gray, tha se Robinson kishte dërguar mesazhe me tekst ku thuhej se kishte qëlluar Kirk sepse “i kishte ardhur në majë të hundës urrejtja e tij”.

Përpara se Robinson të kapej, aleatët kryesorë të Trump fajësuan për vrasjen aktivistët e krahut të majtë dhe retorikën e ligjvënësve demokratë dhe mbështetësit e tyre.

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi ka sugjeruar që administrata të marrë masa të ashpra kundër “gjuhës së urrejtjes” – megjithëse nuk ka një ligj specifik në SHBA për këtë.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka udhëhequr thirrjet për të ekspozuar njerëzit që festuan ose miratuan vrasjen e Kirk ose ishin kritikë ndaj tij pas vrasjes së tij.

“Mendoj se në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, një pjesë e punës së presidentit është të bashkojë njerëzit”, tha Obama duke folur në Erie të Pensilvanisë.

Ai i nxiti amerikanët të respektonin të drejtën e njerëzve të tjerë për të thënë gjëra me të cilat nuk pajtohemi thellësisht.

Obama tha se nuk e kishte shfrytëzuar vrasjen masive të vitit 2015 – nga një supremacist i bardhë në një kishë të zezë në Karolinën e Jugut – për të ndjekur armiqtë e tij politikë.

Ai theksoi se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, presidenti George W. Bush kishte bërë çmos të thoshte në mënyrë eksplicite, ‘Ne nuk jemi në luftë kundër Islamit'”.

“Dhe kështu, kur dëgjoj jo vetëm presidentin tonë aktual, por edhe ndihmësit e tij, te cilet i quajnë kundërshtarët politikë: “parazitë dhe armiq që duhet të shënjestrohen” – kjo flet për një problem më të gjerë që kemi tani – dhe diçka me të cilën do të duhet të përballemi, të gjithë ne”, tha Obama.

Pas largimit nga detyra, presidentët amerikanë në përgjithësi kanë tendencë të zbutin kritikat ndaj pasardhësve të tyre, megjithatë në muajt e fundit Obama ka kritikuar veprimet e Trump kundër universiteteve dhe gjyqtarëve, dhe gjithashtu ka kritikuar udhëheqësit e Partisë Demokratike – që nuk kanë qenë në gjendje të kundërshtojne më fort politikat e Shtëpisë së Bardhë. //a.i/

The post SHBA – Obama paralajmëron për krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Obama: Amerika është në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

By: armand
17 September 2025 at 19:28

Ish-Presidenti Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si kurrë më parë pas vrasjes së Charlie Kirk. Në një aktivitet në Pensilvani të martën, Obama tha se nuk e njihte Kirk dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen të tmerrshme dhe tragjike. […]

The post Obama: Amerika është në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk appeared first on BoldNews.al.

Obama ngre alarmin: Vrasja e Charlie Kirk ka futur vendin në rrezik

By: gaze tare
17 September 2025 at 19:52

Shtetet e Bashkuara po përballen me një “krizë politike si kurrë më parë” pas vrasjes së Charlie Kirk, paralajmëroi ish-Presidenti Barack Obama.

Në një aktivitet në Pensilvani , Obama tha se nuk e njihte Kirk dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen “të tmerrshme dhe tragjike”. Ai kritikoi deklaratat e Presidentit Trump ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe iu referua presidentëve të mëparshëm republikanë, të cilët, tha ai, theksonin unitetin kombëtar në kohë tensioni.

Në përgjigje, Shtëpia e Bardhë e quajti Obamën “arkitektin e përçarjes politike moderne”. Përpara arrestimit të Tyler Robinson, i cili akuzohet për vrasjen e Kirk, aleatët e Trump fajësuan aktivistët e krahut të majtë dhe retorikën e ligjvënësve demokratë dhe mbështetësve të tyre për vrasjen.

Duke folur në Erie të Pensilvanisë, Obama tha: “Mendoj se në kohë si kjo, kur tensionet janë të larta, një pjesë e punës së presidentit është të bashkojë njerëzit.” Ai i nxiti amerikanët të “respektojnë të drejtën e të tjerëve për të thënë gjëra me të cilat nuk pajtohemi thellësisht”.

Obama gjithashtu vlerësoi Guvernatorin e Utahut, Spencer Cox, një republikan, për të treguar “se është e mundur të mos pajtohesh duke iu përmbajtur një kodi bazë se si duhet të angazhohemi në diskursin publik”.

Obama gjithashtu vuri në dukje se nuk e përdori të shtënat masive të vitit 2015 në një kishë të zezakëve në Karolinën e Jugut nga një supremacist i bardhë për të sulmuar armiqtë e tij politikë. Ai kujtoi se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Presidenti George W. Bush “bëri një përpjekje të qartë për të deklaruar se ‘ne nuk jemi në luftë me Islamin’”.

“Dhe kështu, kur dëgjoj jo vetëm presidentin aktual, por edhe ndihmësit e tij, të cilët kanë një histori të të quajturit kundërshtarët politikë ‘parazitë’, armiq që duhet të ‘shënjestrohen’, kjo tregon një problem më të gjerë që kemi tani dhe diçka me të cilën të gjithë ne duhet të përballemi”, tha Obama.

The post Obama ngre alarmin: Vrasja e Charlie Kirk ka futur vendin në rrezik appeared first on iconstyle.al.

Stephen King tërhiqet dhe kërkon falje pas akuzave ndaj Charlie Kirk

13 September 2025 at 17:15


Stephen King ka kërkuar falje publike pasi u përball me kritika të ashpra për një postim të gabuar në rrjetin X (ish-Twitter), ku akuzonte aktivistin konservator Charlie Kirk se kishte mbështetur dënimin me gurë të homoseksualëve.

Shkrimtari 77-vjeçar e fshiu shpejt mesazhin, i cili kishte marrë mbi 13 milionë shikime, duke pranuar se kishte shpërndarë “informacione të pavërteta” pa i verifikuar.

Reagimi ndaj tij ishte i menjëhershëm. Senatorë si Ted Cruz e quajtën King “të ligë” dhe “gënjeshtar”, ndërsa figura të tjera konservatore, përfshirë Laura Ingraham dhe Dave Rubin, e kritikuan ashpër, shkruan DailyMail.


Në një përgjigje publike, King tha: “Kërkoj ndjesë që thashë se Charlie Kirk mbështeste vrasjen me gurë të homoseksualëve. Ajo që ai në fakt demonstroi ishte se si disa njerëz zgjedhin me kujdes pasazhe biblike”.

Debati shpërtheu vetëm dy ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në Universitetin Utah Valley.

Aktivisti 31-vjeçar, themelues i organizatës Turning Point USA dhe një aleat i afërt i Donald Trump, la pas gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Policia konfirmoi se një 22-vjeçar nga Utah, Tyler Robinson, është marrë në paraburgim si i dyshuari kryesor.

Përveç polemikave ndaj King-ut, vdekja e Kirk-ut ka shkaktuar një valë reagimesh nga politika amerikane.

Ndërsa republikanët theksuan trashëgiminë e tij, demokratja Ilhan Omar theksoi se “fjalët dhe veprimet e tij mbeten të dokumentuara”, duke refuzuar të bashkohet me deklaratat përkujtimore të tjera.

Në anën tjetër, Barack Obama reagoi kundër dhunës, ndërsa King shpërndau mesazhin e tij duke thënë: “Gjithçka është në rregull”.

Ngjarja ka hapur një debat të ri mbi përhapjen e dezinformatave në rrjetet sociale dhe rrezikun që sjell shpërndarja e tyre pa verifikim, sidomos kur bëhet fjalë për figura publike në momente të ndjeshme. /Telegrafi/


Barack Obama, lideri që la gjurmë

By: Kult Plus
4 September 2025 at 09:03

Sot shënohet ditëlindja e Barack Obama-s, ish-presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një figure që ndryshoi historinë politike botërore. I lindur më 4 gusht 1961 në Honolulu të Hawai-it, Obama hyri në histori si presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-së, duke u bërë simbol i shpresës, ndryshimit dhe unitetit.

Karriera e tij politike u ngrit shpejt nga Senati i Illinois-it deri në Shtëpinë e Bardhë, ku qëndroi për dy mandate (2009–2017). Fjalimet e tij frymëzuese, përkushtimi ndaj drejtësisë sociale dhe përpjekja për të ndërtuar një Amerikë më gjithëpërfshirëse i dhanë atij një vend të veçantë në kujtesën kolektive. Iniciativa si “Affordable Care Act” (Obamacare) mbetën si trashëgimi e fortë e vizionit të tij për një shoqëri më të barabartë, përcjellë KultPlus.

Përtej politikës, Barack Obama mbetet një figurë që frymëzon edhe sot me librat, angazhimin për klimën, të rinjtë dhe demokracinë. Ditëlindja e tij nuk është vetëm një kujtim i një jete personale, por edhe një reflektim mbi rrugëtimin e një njeriu që guxoi të ëndërronte ndryshe dhe të udhëheqë një komb të tërë drejt një horizonti të ri./KultPlus.com

Barack Obama: Nëna ime më mësoi si dashurohet një njeri

By: Kult Plus
4 August 2025 at 18:07

Barack Obama, njeriu i dashur për një pjesë të madhe të Amerikës, i cili në vitin 1990 u zgjodh president i Harvard Law Review, provoi edhe të shkruante një libër me kujtimet e tij.

I lindur në vitin 1961, Obama në librin ‘Dreams from My Father: A Story of Race and Inheritance’ reflekton sidomos për raportet e tij në familje, me prindërit e tij dhe se si edukimi dhe jetesa në familje e formoi atë si person.

Në disa pasazhe ai përmend nënën, një marrëdhënie interesante në jetën e tij.

Stanley Ann, nëna e Obamës, megjithatë nuk jetoi për ta parë suksesin e djalit të saj.

“A të kam treguar ndonjëherë se babai yt ishte vonë për takimin tonë të parë? Ai më kërkoi të takohesha me ta para librarisë. Mbërriva, ai nuk ishte aty, ishte ditë e mirë prandaj thash po e pres ulur diku në stol. Më kishte zënë gjumi, ndërsa ai erdhi një orë më vonë, me shokët e tij! Më pas e dëgjova duke i thënë shokëve “Ju thashë, kjo është një vajë e mirë, do të më priste”!” 

Kështu shkruan Barack Obama për nënën e tij:


“Ka qenë një grua e bukur. Kur fliste për babain tim, fliste si një grua që e pati një jetë me dashuri. Kështu nisë dashuria, me impulse e fotografi që na lejojnë ta thyejmë vetminë tonë, dhe nëse jemi me fat edhe transformohemi në diçka më të mirë sesa tash. Dhe ajo më mësoi se mund të dashurosh kështu, kaq thjeshtë dhe bukur. Kur vdiq baba, e pashë nënën duke qarë dhe e kuptova se ajo e ka kuptuar atë njeri qysh kur u takuan, e kuptoi në çdo fazë, e bëri atë ta kuptonte edhe veten.”

Ai nisi të shkruante librin me kujtimet e tij në moshën 25 vjeçare, kur edhe e takoi Michelle Robinson – dashurinë e jetës së tij. / KultPlus.com 

‘Ne nuk erdhëm në këtë botë për t’u frikësuar nga e ardhmja, kemi ardhur për t’a krijuar atë’

By: Kult Plus
4 August 2025 at 10:09

Thënie nga Barack Obama

‘’Ndryshimi nuk vjen nëse presim dikë ose një kohë të duhur. Ne jemi ata të cilët i presim.’

‘’Asgjë që është e vlefshme në jetë nuk është e lehtë’’.

‘’Ne nuk erdhëm në këtë botë për t’u frikësuar nga e ardhmja. Kemi ardhur për t’a krijuar atë’’.

‘’Përparimi vjen në mënyrë periodike. Nuk është gjithmonë një vijë e drejtë. Nuk është gjithmonë rrugë e lehtë’’

‘’Cinikët mund të jenë zërat më të lartë, por ju premtoj, se ata përmbushin më së paku’’.

‘’Një zë mund të ndryshojë një dhomë të tërë’’.

‘’Ne nuk e shohim të ardhmen si diçka që e kemi nën kontroll, por si diçka të cilën mund t’a krijojmë me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive”.

‘’Ne duhet të ndryshojmë idenë e përsosmërisë. Jo shumë njerëz kalojnë kohë duke  u përpjekur të jenë të përsosur’’.

‘’Nëse punoni shumë dhe kryeni përgjegjësitë tuaja, ju mund të vazhdoni përpara, pavarësisht se prej nga vini, si dukeni ose çfarë doni”.

‘’Lënia e shenjës në botë është e vështirë. Nëse do të ishte e lehtë, të gjithë do t’a bënin këtë. Por nuk është. Merr durim, angazhim dhe vjen me shumë dështime përgjatë rrugës.’/KultPlus.com

❌
❌