Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama uron Krishtlindjen me imazhin e “Çetës së Profetëve”

25 December 2025 at 09:00

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kreu i qeverisë në mesazhin e urimit publikoi një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Katolikët mbajtën meshën në mesnatë, ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen sot në meshë për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.

/m.q/j.p/

The post Rama uron Krishtlindjen me imazhin e “Çetës së Profetëve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në vigjilje të Krishtlindjes/ Besimtarët e krishterë festojnë sonte lindjen e Krishtit

By: xhir jeta
24 December 2025 at 15:42

Aryet shëndetësore ja bëjnë të pamundur  pjesëmarrjen  në meshën e mbrëmjes, por Maria nuk mund të mos e  falenderonte  Zotin në këtë vigjilje  Krishtlindje.  Me mbesën përdore  në mesditë  iu drejtua Katedrales Katolike në Tiranë.

“Erdha per t’ju lut Zotit per ta falenderu se pothuajse mi ka plotesuar deshirat. Te na jape shendet bereqet”

Lindja e Krishtit është një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët e krishterë.

Dita kur erdhi në jetë sipas tyre  biri i Zotit nuk është vetëm një festë, por dhe një moment reflektimi mbi faljen, dashurinë dhe paqen.

“Para kemi Krishtlindjen pastaj vitin e tij. Une jam Mirditore dhe nga anet tona me shume shume kemi festuar krishtlindjet.

Si e festojme? Me te gjitha te mirat
neser ne kemi festen tamam qe bejme mishin byreket, te gjitha te mirat, ca te kete shtepia, mblidhemi te gjithe gezojme”

70 vjeçarja kujton se  çdo 25 dhjetor familja e vogël dhe e madhe është mbledhur  përherë bashkë.  Edhe kur  ishte fëmijë dhe  prindërit  respektonin ritet fetare, por dhe gjatë viteve të diktaturës kur ato u ndaluan.

“Benim 3 lloje byrekesh, 1 me arra, 1 me sheqer 1 me qumesht dhe 1 e ndanim ne ara per bereqet nje tek dera e shtepise per mbaresi
Kur nuk lejohej nuk shkonim tek arat se thonin ky paska festuar, i festonim ne fshehtesi me njerezit tanë, mblidheshim sikur  kishim nje feste tjeter, jo krishtlindje.
Kam qene e vogel thuajse sa mbesa ime”

Krishtlindja përcjell mesazhin se mirësia dhe solidariteti duhet të jenë vlera të përditshme. Në prag Krishtlindje Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike zgjodhën ti drejton popullit shqiptar të bashkuar.

Ndërkohe për kryepshkopin e Tiranës Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë kjo Krishtlindje vjen  si një rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje.

Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi./abcnews.al

Flamur Sinani zyrtarisht largohet nga KF Rilindja, i hapur për sfida të reja

23 December 2025 at 19:32


Trajneri Flamur Sinani ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga KF Rilindja, duke përmbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.

Pas përfundimit të bashkëpunimit me klubin nga Prishtina, Sinani ka shprehur mirënjohjen e tij për klubin, lojtarët dhe gjithë stafin, duke theksuar se kjo periudhë ka qenë e vlefshme si në aspektin profesional ashtu edhe në atë njerëzor.

Pas largimit nga Rilindja, interesimi për shërbimet e tij nuk ka munguar.

Sinani ka bërë të ditur se ka pranuar disa telefonata dhe ftesa për takime nga klube të Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, të cilat kanë shprehur interesim që ai të marrë drejtimin e skuadrave të tyre.

Përveç ofertave për postin e trajnerit kryesor, ai është ftuar gjithashtu që të jetë pjesë e stafit të trajnerëve në disa klube të Superligës dhe Ligës së Parë, çka tregon vlerësimin që gëzon për punën dhe përvojën e tij në futbollin kosovar.

“Jam në fazën e analizës dhe bisedimeve. Dua të marr një vendim të matur, në përputhje me ambiciet e mia profesionale dhe projektin sportiv që më ofrohet. Vendimi final pritet të merret në fillim të muajit janar, kur edhe gjithçka do të bëhet zyrtare”, është shprehur Sinani.

Trajneri Flamur Sinani mbetet i fokusuar në vazhdimësinë e karrierës së tij, me synim të qartë për të kontribuar në projekte serioze dhe ambicioze, duke vazhduar rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit në futboll./Telegrafi/

Enes Metaj drejt hapit të madh: Prova te FC Basel për talentin 17-vjeçar të Rilindjes

10 December 2025 at 18:32


17-vjeçari kosovar, Enes Metaj po kryen prova te gjiganti zviceran FC Basel, pas performancave mbresëlënëse dhe punës së palodhur me trajnerë elitarë.

Talenti kosovar i FC Rilindja, 17-vjeçari Enes Metaj, këto ditë po qëndron në prova te gjiganti i futbollit zviceran, FC Basel. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët portali Telegrafi për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe interesimin e disa klubeve evropiane, duket se Metaj ka rënë në radarin e njërit prej klubeve me më shumë përvojë në Zvicër dhe në arenën ndërkombëtare - FC Basel.

Enes Metaj te FC Basel

Deri më tani, Enes Metaj ka treguar cilësi të një mesfushori inteligjent dhe tejet të talentuar në fushë. Ai është ftuar dy herë në radhët e Kombëtares U18 të Kosovës, ku ka dëshmuar se është një futbollist me të ardhme premtuese. Pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë sezonit me ekipin e KF Rilindja në grupmoshën U19, si dhe disa paraqitjeve me ekipin senior, Metaj jo vetëm që ka spikatur me cilësitë e tij teknike, por edhe me inteligjencën dhe karakterin e fortë sportiv, transmeton Telegrafi.

Përparimi i tij nuk është i rastësishëm. Enesi ka punuar rregullisht me ushtrime të specializuara, në të cilat kanë qenë të përfshirë trajnerë me përvojë të madhe si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Ndër ta: trajneri kondicional prof. dr. Enver Tahiraj, i cili me një punë dhe përkushtim profesional është më meritori; ish-futbollisti i njohur teknik Isuf Sejdiu; dhe trajneri i mirënjohur teknik, Hivzi Ahmeti.

Kur shumëkush nuk besonte ende në potencialin e tij të plotë, Enesi nuk u dorëzua në asnjë moment. Në momentet vendimtare ai vendosi të ndryshojë klub, duke gjetur te FC Rilindja mbështetjen dhe vlerësimin që i duhej për të shpërthyer si talent.

Tani koha është në duart e tij. Me talentin, disiplinën dhe përkushtimin që ka treguar, e ardhmja duket se po i hap dyert drejt një karriere të madhe. Sakrifica dhe puna e tij e palodhur po shpërblehen, dhe provat te FC Basel mund të jenë vetëm fillimi i rrugës së tij drejt majave të futbollit elitar evropian.

/Telegrafi/

Ish-banorja e BBV3 flet për herë të parë për periudhën së e ‘post-partum’: Kisha lëkundje emocionale

By: M C
11 November 2025 at 23:29

Ish-banorja e Big Brither Vip Albania 3, Sara Gjordeni, ka folur për herë të parë pas lindjen së vajzës së saj dhe pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ajo tregoi se shkak i kësaj shkëputje u bë periudha e pas lindjes, ose ndryshe ‘post-partum’, të cilën ajo e ka kaluar me shumë luhatje humori dhe një gjendje emocionale jo shumë të mirë.

“Për shumë gjëra duke nisur që nga shëndeti shpirtëror, ngarkohemi, ardhja në jetë e një fëmije ta ngarkon edhe rutinën. Mu desh një shkëputje dhe besoj që më ka bërë shumë mirë. Njoha disa nga simptomat e post-partum. Unë i kam ndjerë këto simptoma 8 muaj pas lindjes dhe nuk e dija që ishin ato. Kisha lëkundje emocionale dhe isha e mërzitur. Pastaj nga informacionet e kuptova. U konsultova me mjeken dhe më tha të marr kohë për veten.

Kisha një mërzi që nuk e dija se nga më erdhën. Më bezdisnin më shumë gjëra seç duhej. Shenja e parë ishte që nuk duroja dot shumë zhurma, kur mbivendoseshin gjërat.

Kam një partner shumë suportues që ka luajtur një rol shumë të madh, e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë me fat për të. U largova nga gjithçka”, tregoi Sara.

Sara është shprehur se partneri i saj, këngëtari i njohur Bardh Idrizi me të cili ajo krijoj një romancë brenda shtëpisë së Big Brother, ka qenë një mbështetje e madhe për të kaluar të gjithë situatën e krijuar pas lindjes së vajzës, Nea.

“Nea ka ndihmuar shumë, është shumë klishe të flasësh për fëmijën por vetëm ideja që ke një palë sy që të shohin të mbush me shpresë dhe thua që unë duhet të jem shembull për të, të jep goxha forcë. Jam përpjekur ta shohë shumë pozitivisisht dhe si një proces transformues në prind.

Edhe për të ka qenë e vështirë. Artistët janë shumë të ndjeshëm i përjetojnë shumë intensivisht. Ka pasur moment që i është dukur pak e vështirë por e ka menaxhuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenare”, u shpreh Sara.

The post Ish-banorja e BBV3 flet për herë të parë për periudhën së e ‘post-partum’: Kisha lëkundje emocionale appeared first on Albeu.com.

Ditëlindja e “çmendur” e Klinton Zeqirajt, nga këngët e Gushit te veshja e fustaneve! Çfarë ndodhi atë mbrëmje?

By: M C
27 October 2025 at 16:08

Gazetari më “cool”, Klinton Zeqiraj ka fryrë qirinjtë e 33-vjetorit të tij. E ashtu sikurse pritej, ai festoi dhe kërceu me njerëzit e tij të zemrës, kolegët dhe miqtë.

E ftuara “speciale” ka qenë Gushi, nëna e gazetarit e cila prej kohësh është kthyer në një nga personat më “in” në rrjetet sociale. Në ditën më të rëndësishme për të, në ditëlindjen e të birit, ajo rrëmbeu mikrofonin dhe ia mori këngës.

Ndërkohë, nuk munguan as momentet komike. Vetë Klintoni ka vendosur që të dhurojë shfaqje ku së bashku me mikun e tij, këngëtarin Endrit Beba, kanë vendosur që të vishen si vajza.

“Jam kenaq pafund ne festen time me njerezit e mi te zemres! Faleminderit qe ju jeni pjese e jetes time dhe me dashurine tuaj te sinqerte ne jemi gjithmone bashke Ps: Foto e fundit eshte postuar padashje”, shkruan Klintoni krah fotove dhe videove nga festa magjike e ditëlindjes së tij.

The post Ditëlindja e “çmendur” e Klinton Zeqirajt, nga këngët e Gushit te veshja e fustaneve! Çfarë ndodhi atë mbrëmje? appeared first on Albeu.com.

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

By: armand
26 October 2025 at 19:11

Një vajzë nga Durrësi ka vendosur të demaskojë publikisht Artur Kala-në, drejtorin e Rilindjes i cili mban postin e “Agjencisë Kombëtare të Pyjeve”, i cili pa e njohur e ka ngacmuar vazhdimisht me mesazhe. Pasi drejtori “Rilindas” i ka dërguar ftesë për miqësi në “Instagram”, e ka falenderuar për pranimin e ftesës. Duke u mburrur […]

The post Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj! appeared first on BoldNews.al.

Si të riktheheni në formë pas lindjes, tre këshilla kryesore për humbjen e peshës

24 October 2025 at 09:44


Rikthimi në formë pas lindjes është shpesh një sfidë për shumë nëna, prandaj është e rëndësishme t'i jepni trupit tuaj kohë të mjaftueshme për t'u rikuperuar përpara se të filloni ushtrime më të vështira dhe ndryshime në dietë.

Domethënë, shumë gra duan të rifitojnë shpejt figurën e tyre dhe të humbasin peshën e tepërt, por së pari duhet të përqendroheni në miratimin e zakoneve të shëndetshme të të ngrënit. Vaktet e rregullta, veçanërisht mëngjesi, janë çelësi për ruajtjen e energjisë dhe funksionimin e duhur të trupit, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj një të porsalinduri. Rekomandohet të hani pesë vakte më të vogla në ditë, të pasura me fruta, perime, drithëra dhe proteina, por me një sasi të moderuar ushqimi sepse nevojat e trupit kanë ndryshuar.

Kur të ndiheni gati, mund të filloni me ushtrime të lehta, siç janë ushtrimet e dyshemesë së legenit ose ecja me foshnjën tuaj në karrocë. Ecja është një mënyrë e shkëlqyer për t'u rikthyer gradualisht në aktivitetin fizik, dhe gjithashtu ofron një mundësi për t'u shoqëruar me nëna të tjera. Për ushtrime më të vështira, rekomandohet të prisni të paktën gjashtë javë, dhe nëse lindja ishte e ndërlikuar, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Mos u nxitoni me humbjen e peshës. Kontrolli i parë me gjinekologun tuaj, zakonisht gjashtë deri në tetë javë pas lindjes, është një kohë ideale për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Vendosni qëllime realiste dhe afatgjata - për shembull, humbja graduale e peshës së tepërt deri në ditëlindjen e parë të foshnjës suaj. Është e rëndësishme t'i jepni trupit tuaj kohë të rikuperohet plotësisht dhe të përqendrohet në shëndetin tuaj, jo vetëm në numrin në peshore.

Ushqyerja e duhur, aktiviteti fizik i moderuar dhe durimi do t'ju ndihmojnë të riktheheni gradualisht në formë, duke ruajtur njëkohësisht shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

A ka filluar lindja? Ja si t’i dalloni shenjat e para nga kontraktimet e rreme

19 October 2025 at 07:40


Çdo shtatzënë i ndien, por jo të gjitha kontraktimet nënkuptojnë lindje – dallimi është më i lehtë se mendoni

Në fund të shtatzënisë, trupi fillon të “ngrohet” për lindje, ndaj kontraktimet e mitrës bëhen më të shpeshta dhe shpesh konfuze. Disa prej tyre tregojnë se lindja po afrohet, ndërsa të tjerat se ajo tashmë ka filluar. Edhe pse mund të duken të ngjashme, ekzistojnë dallime të qarta mes kontraktimeve të rreme (Braxton-Hicks) dhe atij të vërtetave.

Sipas udhëzimeve të institucioneve kryesore të obstetrikës dhe gjinekologjisë, përfshirë Mayo Clinic, Cleveland Clinic dhe ACOG (American College of Obstetricians and Gynecologists), kontraktimet dallohen sipas ritmit, kohëzgjatjes, intensitetit dhe reagimit të trupit ndaj pushimit.

Çfarë janë kontraktimet e rreme (Braxton-Hicks)?

Kontraktimet Braxton-Hicks janë shtrëngime të parregullta dhe të përkohshme të mitrës, që mund të shfaqen që në gjysmën e dytë të shtatzënisë, më shpesh në tremujorin e tretë. Ja si mund t’i njihni:

• Zakonisht janë të shkurtra dhe jo shumë të dhimbshme.
• Dhimbja nuk shtohet dhe intervalet mes kontraktimeve nuk shkurtohen.
• Zhduken me pushim, hidratim ose ndërrim pozicioni.
• Nuk shkaktojnë hapjen e qafës së mitrës.

Me fjalë të tjera, ato janë përgatitje e trupit për lindje, por jo fillimi i saj i vërtetë, transmeton Telegrafi.

Çfarë janë kontraktimet e vërteta?

Kontraktimet e vërteta ndodhin në intervale të rregullta, me kalimin e kohës bëhen më të forta dhe më të shpeshta, dhe zgjasin rreth 30 deri në 70 sekonda secila. Dhimbja shpesh fillon në pjesën e përparme të barkut dhe përhapet drejt pjesës së poshtme të shpinës; pushimi ose ndryshimi i pozicionit nuk ndihmojnë.

Në ndryshim nga kontraktimet Braxton-Hicks, kontraktimet e vërteta shkaktojnë shkurtimin dhe hapjen e qafës së mitrës, që do të thotë se lindja po përparon. Shenjat shoqëruese mund të përfshijnë:

  • Rritje të sekrecioneve ose dalje të “tapit mukoz” me gjurmë gjaku.
  • Çarje e qeses së ujit (përplasja e ujërave).
  • Ndjesinë që foshnja po “zbret” në legen.


Si t’i dalloni më lehtë?

Ritmi dhe forca: Tek kontraktimet e vërteta, intervalet shkurtohen dhe bëhen më të qëndrueshme e më të forta. Tek ato të rreme, mbeten të parregullta dhe pa rritje të intensitetit.
Reagimi ndaj pushimit dhe lëvizjes: Kontraktimet Braxton-Hicks zakonisht zhduken pas ndërrimit të pozicionit, një shëtitjeje, dushi të ngrohtë ose pas pirjes së ujit. Të vërtetat nuk zbuten – madje mund të përforcohen edhe me pushim.
Kohëzgjatja dhe vendndodhja e dhimbjes: Kontraktimet e vërteta zgjasin 30–70 sekonda dhe janë aq intensive sa vështirësojnë të folurin apo ecjen. Të rremet janë më të shkurtra, më të buta dhe ndihen vetëm përpara, ndërsa të vërtetat përfshijnë edhe shpinën.
Shenjat shtesë të lindjes: Dalja e tapit mukoz, çarja e ujërave dhe zbritja e foshnjës tregojnë se lindja është shumë afër dhe pothuajse gjithmonë shoqërohen me kontraktime të vërteta.

Çfarë të bëni kur ndieni kontraktime?

Nëse nuk jeni të sigurt nëse bëhet fjalë për kontraktime të vërteta, pushoni 30–60 minuta, ndryshoni pozicionin ose bëni një shëtitje të shkurtër. Ekspertët gjithashtu këshillojnë të pini ujë dhe të ndiqni ritmin e kontraktimeve për 60–90 minuta.

Nëse kontraktimet bëhen të rregullta, më të forta dhe intervalet shkurtohen (p.sh. nga dhjetë në pesë minuta), me shumë gjasë lindja ka filluar. Nëse jeni në dilemë, gjithmonë konsultohuni me gjinekologun ose kërkoni ndihmë mjekësore.

Kur duhet kërkuar menjëherë ndihma?

Duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku në rastet e mëposhtme:

  • Çarje e ujërave ose rrjedhje e vazhdueshme e lëngut amniotik.
  • Gjakderdhje e madhe ose dhimbje të forta në rritje.
  • Lëvizje të dobëta ose mungesë totale të lëvizjeve të foshnjës.
  • Temperaturë e lartë, dhimbje koke ose turbullim i shikimit.
  • Kontraktime para javës së 37-të që nuk ndalen as pas pushimit.

Në këto situata, nuk ka rëndësi nëse kontraktimet janë “të vërteta” apo “të rreme” – më e rëndësishme është të ekzaminoheni menjëherë nga një specialist. /Telegrafi/

Lideri demokrat Sali Berisha feston 81-vjetorin: Mirënjohje të pakufishme për ata që ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës

By: V K
15 October 2025 at 11:32

Këtë të mërkurë 15 Tetor 2025, ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston 81-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, ai ka publikuar një mesazh mirënjohjeje në rrjetin social “Facebook”, duke reflektuar mbi jetën, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.

“Sot 81-vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”, shkruan Berisha.

 

Pavarësisht moshës dhe rrethanave, Berisha vazhdon të mbetet një figurë qendrore në skenën politike shqiptare, duke ruajtur ndikimin e tij si lider i opozitës.

Sali Berisha, ka qenë President i Shqipërisë (1992–1997), e më pas Kryeministër (2005–2013), duke shënuar një nga karrierat më të spikatura në historinë e politikës shqiptare.

 

 

The post Lideri demokrat Sali Berisha feston 81-vjetorin: Mirënjohje të pakufishme për ata që ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës appeared first on Albeu.com.

Festë në stilin e fëmijëve! Ditëlindje që frymëzojnë!

7 October 2025 at 23:38


Ditëlindjet që mbahen mend nuk maten me madhësinë, por me buzëqeshjet

Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të ketë një ditëlindje të gëzuar, plot ngjyra, lojëra dhe dashuri. Por ajo që e bën një festë të veçantë nuk janë balonat apo torta me shumë kate – është gëzimi që fëmija ndien, koha që kalon me ju dhe lojërat që i bashkojnë me shokët.

Në vitet e fundit, shumë prindër zgjedhin të festojnë jashtë shtëpisë. Sigurisht, është më e lehtë, por ndonjëherë harrojmë që fëmijët e vegjël ndihen më të qetë aty ku janë më afër nënës, babait, familjarëve dhe lodrave të tyre të dashura.

Magjia e ditëlindjes në shtëpi

Një festë e vogël në shtëpi mund të jetë më e bukur se çdo organizim i madh. Mjafton një dhomë e pastër, disa balona me ngjyra, një tavolinë me ushqime të thjeshta dhe lojëra që fëmijët i duan: frymëmarrje në tullumbace, kërkim lodrash të fshehura, vallëzim me muzikë të lehtë apo lojë me ngjyra dhe figura.

Në një ambient të njohur, fëmijët ndihen më të lirë të luajnë, të përqafojnë, të ndajnë lodrat dhe të mësojnë të presin radhën e tyre. Në shtëpi nuk ka zhurmë të madhe, nuk ka ngutje – ka kohë për të qeshur e për të kujtuar.

Fëmija si pjesë e festës

Edhe fëmijët e vegjël gëzohen shumë kur i përfshijmë në përgatitjet e ditëlindjes. Lejojeni të zgjedhë ngjyrën e balonave, figurën në tortë apo këngën që do të dëgjohet e para. Kështu ai ndien që festa është me të vërtetë e tij.

Nëse pëlqen avionët, dinosaurët apo princeshat, përdoreni atë si temë – disa figura, disa ngjyra dhe shumë dashuri mjaftojnë për t’i dhuruar gëzim të pastër. Në vend që festa të jetë “perfekte” sipas të rriturve, le të jetë e hareshme dhe e ngrohtë sipas fëmijëve.

Kujtimet më të bukura lindin nga gjërat e thjeshta

Fëmijët nuk kanë nevojë për dhurata të mëdha apo drita të shumta për të qenë të lumtur. Ata gëzohen kur jeni pranë tyre, kur u këndoni “Gëzuar ditëlindjen”, kur vallëzoni bashkë apo kur bëni ndonjë lojë të çuditshme që s’e harroni kurrë.

Një ditëlindje e festuar në shtëpi – me pak njerëz, shumë dashuri dhe shumë lojëra, është një kujtim që do t’i ngrohë zemrën për vite me radhë. Sepse, në fund, ajo që mbetet nuk është torta apo dhurata, por përqafimi, gëzimi dhe ndjesia e bukur që e mbulon gjithë shtëpinë.


/Telegrafi/

Ditëlindja e Will Smith: Historia e një ikone kulturore

By: D Marku
25 September 2025 at 17:58

Willard Carroll Smith Jr., i njohur për të gjithë si Will Smith, nuk është thjesht një aktor hollivudian, ai është një ikonë kulturore me ndikim global. Sot, Smith feston 57-vjetorin e lindjes, duke reflektuar mbi një karrierë të pasur me sukses dhe momente të paharrueshme në televizion dhe film.

Para se të bëhej ylli i Hollivudit, Smith nisi si reper nën emrin “The Fresh Prince”, duke bashkëpunuar me DJ Jazzy Jeff dhe duke fituar popullaritet me hite muzikore. Suksesi i tij i madh televiziv erdhi në 1990, kur NBC e zgjodhi për rolin kryesor në serialin The Fresh Prince of Bel-Air. Shfaqja u bë një fenomen kulturor dhe e bëri personazhin e tij një nga më të dashurit të publikut.

Pas suksesit televiziv, Smith kaloi pa problem në ekranin e madh. Me filma si Bad Boys, Men in Black dhe Independence Day, ai konsolidoi statusin e tij si ylli më fitimprurës i Hollivudit në zhanrin aksion-komedi gjatë viteve ’90. Karriera e tij karakterizohet nga kombinimi i sharmit, profesionalizmit dhe ripërtëritjes konstante.

Përveç arritjeve profesionale, Smith është i njohur për ndikimin e tij kulturor dhe për mënyrën si ka formuar vizionin e tij artistik që nga fillimet si reper. Me 57 vjet jetë dhe një karrierë që vazhdon të frymëzojë miliona njerëz, Will Smith mbetet një figurë ikonike, e dashur dhe e respektuar në mbarë botën.

The post Ditëlindja e Will Smith: Historia e një ikone kulturore appeared first on Albeu.com.

Enes Metaj - mesfushori i ri kosovar në prag të një kapitulli të madh evropian

14 September 2025 at 19:45


Një shembull këmbënguljeje dhe suksesi për gjeneratën e re të futbollistëve kosovarë. Disiplinë dhe pasion - portreti i një talenti që nuk u ndal kurrë

Në futboll, talentët e vërtetë nuk lindin rastësisht, ata e gjejnë rrugën e tyre që në hapat e parë të jetës. Janë fëmijët që topin e shohin si lodrën e vetme të çmuar, ata që nuk lodhen kurrë nga loja, edhe kur fusha është e lagur, edhe kur drita fiket. Në mesin e tyre është rritur edhe Enes Metaj, një djalosh që ëndrrën nuk e pa thjesht si lojë, por si mënyrë jetese. Që i vogël ëndërronte të bëhej si idhulli i tij, Neymar, dhe ky vizion i dha forcë për të besuar se edhe ai një ditë do të arrinte majat e futbollit botëror.

Por jeta e tij mban edhe një simbolikë të veçantë: Enes Metaj ka lindur më 21 prill, në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Po aq sa ai vit përfaqëson ëndrrën e një populli për liri, edhe Enesi sot është shndërruar në shembullin e një gjenerate të re që ëndërron ta përfaqësojë vendin me krenari në arenën më të madhe të futbollit.

Hapat e parë dhe talenti i lindur

Që pa mbushur ende një vit, Enesi e kishte bërë zgjedhjen e tij të parë në jetë: futbollin. Topi u bë shoqëruesi i tij i përhershëm dhe nga ajo ditë e deri më sot, ai dhe fusha nuk janë ndarë kurrë.

Në moshën pesëvjeçare nisi stërvitjet e para dhe shumë shpejt u veçua nga bashkëmoshatarët për shkathtësinë, përkushtimin dhe pasionin e jashtëzakonshëm. Çdo dalje në fushë ishte dëshmi se talenti i tij nuk ishte i zakonshëm. Këtë e konfirmuan edhe testet profesionale që iu nënshtrua në Kroaci, në janar të vitit 2025, ku trajnerët vlerësuan lart kapacitetin e tij fizik dhe teknik. Edhe pse panë një potencial të madh, për shkak të pamundësive për arritjen e marrëveshjes, aventura evropiane u shty për një moment tjetër.


Rrugëtimi në Kosovë dhe afirmimi te KF Rilindja

Pas kthimit nga Kroacia, Enesi vazhdoi të përkushtohej me pasion. Ai iu bashkua KF Rilindja në Prishtinë vitin e kaluar, ku përveç se ishte lojtar kyç në gjeneratën U17, u bë pjesë edhe e ekipit senior. Pikërisht aty u rrit si lojtar, duke gjetur hapësirën e duhur për zhvillim dhe duke fituar besimin e klubit dhe trajnerëve që nuk e kishte pasur më parë.

KF Rilindja u bë shtëpia që i dha përkrahjen e nevojshme, duke i mundësuar të tregojë atë që di më së miri: të kontrollojë mesfushën me inteligjencë, të shpërndajë pasime të sakta dhe të befasojë me lëvizje të shpejta e elegante. Ai është mesfushori modern që di të kombinojë lojën teknike me punën e palodhur në fushë.

Ftesat kombëtare dhe ëndrra e madhe

Enesi ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares U18 të Kosovës dhe sot pret me entuziazëm ftesën për të veshur fanellën e U19, aty ku zhvillimi i tij pritet të marrë një dimension të ri. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tij më të madhe, përfaqësimit me krenari të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në prag të një transferimi të madh

Momentalisht, emri i tij po qarkullon në zyrat e dy klubeve elitare evropiane, të cilat e kanë ndjekur nga afër dhe shprehur interesim për ta pasur në radhët e tyre. Pritet që transferimi i tij të konkretizohet para përfundimit të këtij sezoni, një lëvizje që do të shënojë kapitullin më të madh të karrierës së tij deri tani.

Shembull këmbënguljeje dhe besimi

Historia e tij është inspiruese. Edhe pse pati periudha të vështira dhe klube që nuk i dhanë besimin e merituar, Enesi kurrë nuk u dorëzua. Ai besoi më shumë se kushdo në talentin e tij, punoi me përkushtim dhe sot rezultatet flasin vetë.

Ky është një shembull se si pasioni, puna dhe besimi mund ta çojnë një sportist nga fushat e lagjeve të Prishtinës deri te radarët e klubeve më të mëdha evropiane.

Një mesfushor me vizion

Enes Metaj nuk është thjesht një lojtar i ri premtues, ai është një mesfushor i kompletuar. Inteligjenca në lojë, shkathtësia në manovrim dhe saktësia në pasime e bëjnë një profil të rrallë në futbollin kosovar. Lojtarë të tillë janë të paktë dhe pikërisht kjo e bën atë të veçantë.

E ardhmja e futbollit kosovar

Me transferimin e mundshëm drejt një klubi të madh evropian, Enes Metaj jo vetëm që do të hapë një faqe të re në karrierën e tij, por do të jetë edhe një motivim për shumë të rinj që ëndërrojnë ta ndjekin rrugën e futbollit. Ai përfaqëson gjeneratën e re të futbollistëve kosovarë, të cilët nuk njohin kufij kur bëhet fjalë për talentin dhe ëndrrat e tyre.



/Telegrafi/

‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

By: Elva
2 September 2025 at 22:20

Raportet për mbylljen e mbi 700 shkollave në Greqi për vitin akademik 2025-2026 për shkak të rënies së lindjeve kanë sjellë reagimin e Elon Musk, i cili paralajmëroi për një krizë demografike të thellë që po përkeqësohet në vendin fqinj. Përmes një postimi në platformën X, Musk ndau një artikull të Visegrád 24, duke shkruar […]

The post ‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin appeared first on BoldNews.al.

“Kështu u zgjua vajza e ditëlindjes”/ Mahnit moderatorja shqiptare, vilë luksoze e mbuluar me trëndafila

By: M C
2 September 2025 at 18:11

Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të lindjes, Luana është zgjuar mes një surprize magjepëse: e gjithë vila luksoze ku ajo qëndronte ishte mbuluar me trëndafila të kuq.

Moderatorja ka zgjedhur të ndajë momentin e veçantë në Instagram, teksa në sy bien edhe format trupore të saj.

“Kështu u zgjua vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Luana krahas videos.

The post “Kështu u zgjua vajza e ditëlindjes”/ Mahnit moderatorja shqiptare, vilë luksoze e mbuluar me trëndafila appeared first on Albeu.com.

Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë…

By: V K
24 August 2025 at 13:37

Me një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Flor Mumajesi, ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua”. shkruan ai.

Artisti ndalet në detaje të thjeshta, por plot ndjenjë, si përqafimet, këngët që nëna i këndonte dhe aroma karakteristike që ai e kujton me mall.

Një prej kujtimeve më të përzemërta që ndan është loja e fëmijërisë, kur ajo e mbante në prehër dhe këndonte: “ding dange, e ding dange…”

“Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës”, shkruan Flori.

Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon:

“Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’…”.

Kujtojmë që prej disa vitesh Flori Mumajesi, është tërhequr nga skena duke lënë përgjysmë karrieren e tij.

 

The post Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë… appeared first on Albeu.com.

Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet ndër më të preferuarit për mijëra vizitorë vendas e të huaj. Pamja mbresëlënëse dhe ujërat e kristaltë që të ofron liqeni e bëjnë Pogradecin një atraksion turistik për t’u vizituar.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video nga lindja e diellit në Pogradec, teksa e cilëson këtë moment si “pamje magjike”.

Përveç bukurive natyrore që ofron, investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike kanë bërë që Pogradeci të jetë një zgjedhje kryesore për turizëm në të gjitha stinët e vitit.

I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci është i bukur jo vetëm prej natyre, por është edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore e artistike.

/m.q/j.p/

The post Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

By: M C
23 August 2025 at 23:09

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj Callum Turner.

Këngëtarja nga Kosova u shfaq në superformë dhe plot energji. Ajo gjithashtu ndau edhe një mesazh të gjatë, përmes së cilit falënderon familjen, miqtë dhe fansat, të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e jashtëzakonshëm në botën e muzikës.

“Ky vit i fundit rreth diellit ka qenë, pa asnjë dyshim, më i bukuri deri tani. Dhjetë vitet e shkuara kanë qenë një udhëtim i pabesueshëm, shumë më i madh nga çdo ëndërr që kisha bërë ndonjëherë… vitet e mia ’20 ishin thjesht magji. Jo pa sfida apo momente të sikletshme, por të mbushura me më shumë dashuri, gëzim dhe mësime sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam thellësisht mirënjohëse për çdo hap të këtij udhëtimi dhe gjithçka që më ka çuar deri këtu.”-shkruan ajo.

Në mesazhin e saj, Dua Lipa falënderon në veçanti prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, duke theksuar se falë tyre ajo, motra dhe vëllai i saj janë ndjerë gjithmonë të lirë për të ëndërruar pa kufij.

“Për të gjithë ata që kanë qenë në këtë rrugëtim me mua – nga klubet e vogla deri te Wembley Stadium, kudo në botë – faleminderit që e keni lënë muzikën të jetë vendi ku jemi takuar, rritur dhe kemi ndarë kaq shumë nga jeta bashkë. Çdo moment e mbaj me vete dhe kurrë nuk do të ndal së qeni mirënjohëse. Pjesa më e bukur është që e di se ka ende shumë përpara… dhe që do ta përjetojmë krah për krah.”– shton këngëtarja.

Dua Lipa gjithashtu njoftoi se pas pak ditësh rikthehet në turneun e madh me albumin Radical Optimism, që do të përfshijë Kanadanë e SHBA-në deri në fund të vitit. “E dua këtë jetë, e dua këtë udhëtim, dhe nuk e marr kurrë si të mirëqenë asnjë moment të saj. Ja për 30 vitet e ardhshme e më tej… gjithçka bëhet vetëm më e bukur.“-përfundon Dua Lipa postimin e saj.

The post Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta?

By: V K
21 August 2025 at 08:21

Ditën e djeshme, Gerta Gixhari festoi ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse do të kishte një urim publik prej kësaj të fundit në rrjete sociale.

Mirëpo Olta ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagrami-t, teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuri!”,– shoqëruar me një imazh të shkrepur gjatë momentit të takimit të tyre kur Gerta Gixhari ishte pjesë e formatit të njohur “BBVA”.

Ky postim, hedh sërish poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies mes dy motrave.

 

The post FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta? appeared first on Albeu.com.

Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj

By: M C
19 August 2025 at 22:02

Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin e saj, Akeem Morris, dhe vajzat e saj. Këngëtarja udhëtoi drejt Sienës për të përmbushur një ëndërr të kahershme, të shihte garën me kuaj Palio. Ajo u shoqërua nga partneri i saj 29-vjeçar, si dhe nga vajzat e saj, Mercy dhe Lourdes.

Duke postuar një video nga pushimet në Instagram të hënën, më 18 gusht, Madonna shpjegoi: “Ëndrra ime për shumë vite ka qenë të shikoj garën me kuaj Palio në Siena, e cila është mbajtur në ditëlindjen time, më 16 gusht, që nga viti 1482!!”

Më pas ajo shtoi: “Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin dhe madhështinë!! Një ritual vërtet i shenjtë, të shohësh mijëra njerëz të heshtin para se të fillojë gara! Gara në vetvete është e papërshkrueshme.” Ylli përfundoi duke i uruar vetes një ditëlindje të lumtur dhe duke shtuar: “Ëndrrat bëhen realitet.”

Familja e Madonnës shfaqet duke kërcyer me vendasit, duke parë garën dhe duke shijuar një shfaqje fishekzjarrësh. Pamje të tjera e tregonin atë duke blerë gjëra antike, vajzën e saj duke luajtur në piano dhe duke ngarë makinën nëpër fshatrat italiane.

Këngëtarja serviri një tortë rozë me personazhin imagjinar nga koleksioni i figurave aksion The Monsters, Labubu, me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Madudu.”

Për natën e ditëlindjes, ylli zgjodhi një korse gjysmë të tejdukshme me detaje, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto sateni.

The post Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj appeared first on Albeu.com.

❌
❌