Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

21 December 2025 at 14:54

KOPENHAGË, 21 dhjetor /ATSH/- Kompania daneze e shërbimeve postare do të shpërndajë letrat e fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj, sipas “The Guardian”.

Vendimi i kompanisë “PostNord”, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i ofruesve të shërbimeve postare suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë.

PostNord njoftoi se do të shkurtojë 1500 vende pune dhe do të heqë 1500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm tek shpërndarja e pakove.

Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90% gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm.

Kutia postare e kuqe, simbol i postës daneze, është kthyer në një objekt nostalgjie.

Vetëm në tre orë, jane shitur 1000 kuti postare të kuqe – me çmime që varionin nga 1500 deri në 2000 korona daneze.

Ndërsa 200 kutitë e tjera pritet të dalin në ankand në janar.

Megjithatë, dërgimi i letrave nuk do të zhduket plotësisht.

Kompania “Dao” do të marrë përsipër këtë shërbim duke zgjeruar kapacitetin e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milion.

Klientët do të duhet t’i dorëzojnë letrat në dyqanet e “Dao” ose të paguajnë ekstra për t’ua mbedhur ato në shtëpi, ndërsa pullat do të blihen online ose përmes aplikacionit.

Ligji danez kërkon që mundësia për të dërguar letra të ekzistojë gjithmonë.

Kjo do të thotë se nëse “Dao” ndalon shërbimin, qeveria do të duhet të caktojë një kompani tjetër.

Ministria e Transportit ka theksuar se ndryshimi është më shumë “sentimental” sesa praktik, pasi qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësi të dërgojnë e marrin letra. //a.i/

The post Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues  certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

16 December 2025 at 17:05


Pesëmbëdhjetë zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) kanë përfunduar me sukses një trajnim profesional në Danimarkë, duke u certifikuar në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kopenhagë.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ridvan Hoti, dhe kryeinspektori Muamer Bikliqi. Të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, drejtoresha e Shërbimit danez të Burgjeve, Ina Eliasen, si dhe përfaqësues institucionalë nga të dy shtetet.

Gjatë fjalës së tij, Hoti theksoi se kjo ceremoni shënon suksesin e një grupi profesionistësh korrektues nga Kosova, të cilët me përkushtim dhe seriozitet kanë përfunduar një trajnim të avancuar në sistemin korrektues danez. Ai e cilësoi këtë përvojë si një mundësi të rëndësishme profesionale dhe njerëzore, të ndërtuar mbi vlerat e respektit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

Zëvendësdrejtori i SHKK-së vlerësoi gjithashtu marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për akomodimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, duke e cilësuar atë si një partneritet unik dhe të besueshëm, që dëshmon besimin e Danimarkës në kapacitetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në menaxhimin e sistemeve moderne të korrektimit.

Hoti shprehu mirënjohje për autoritetet daneze, trajnerët dhe mentorët për profesionalizmin, mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo ceremoni nuk përfaqëson fundin e një procesi, por fillimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit, i cili kërkon standarde të larta profesionale, etikë dhe angazhim të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, uroi zyrtarët korrektues nga Kosova për përfundimin e suksesshëm të trajnimit, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Ai falënderoi gjithashtu stafin danez për angazhimin dhe mikpritjen, duke nënvizuar se ky projekt mbetet prioritet i lartë dhe se në të ardhmen pritet që edhe grupe të tjera zyrtarësh nga Kosova të përfundojnë trajnimet.

Trajnimi gjashtëmujor mbi sistemin korrektues danez u vlerësua për standardet e larta profesionale, ku zyrtarët kosovarë treguan disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm në çdo fazë, duke përvetësuar njohuri dhe praktika të avancuara që forcojnë më tej kapacitetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

SHBA, kërcënim për Danimarkën/ Inteligjenca daneze: Washingtoni mund të përdorë edhe forcë ushtarake

By: xhir jeta
12 December 2025 at 15:28

Danimarka i ka cilësuar Shtetet e Bashkuara për herë të parë si një shqetësim për sigurinë e saj. Një raport nga Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara përdorin fuqinë ekonomike duke përfshirë kërcënimet me tarifa të larta, për të zbatuar vullnetin e tyre dhe nuk përjashtojnë më përdorimin e forcës ushtarake, madje as kundër aleatëve.

Marrëdhënia mes Kopenhagenit dhe Uashingtonit ka qenë zakonisht miqësore, por në fillim të këtij viti situata u tensionua. Sapo u rikthye në pushtet, Donald Trump shprehu interesin për të marrë kontrollin e Groenlandës, një ishull i pasur me burime dhe me rendësi strategjike që ligjërisht është pjesë e mbretërisë daneze.

Edhe pse nuk i është rikthyer kësaj ideje prej disa muajsh, Trump sinjalizoi se ishte i gatshëm të rrezikonte çdo marrëdhënie të ngushtë me aleatët e tij.

Kërcënimet e Trump u morën seriozisht nga Danimarka e madje pak kohë më parë, roje nate u venodën në ministrinë e jashtme për të monitoruar deklaratat dhe lëvizjet e Donald Trump teksa Kopanhageni flinte.

Qeveria daneze ka vendosur një “roje nate” në ministrinë e jashtme, jo për të mbajtur jashtë të egërve dhe Ëalker-ave të Bardhë si Roja e Natës e Game of Thrones, por për të monitoruar deklaratat dhe lëvizjet e Donald Trump ndërsa Kopenhageni fle.

Përveç paralajmërimit të tij në lidhje me Shtetet e Bashkuara, raporti përqendrohet kryesisht në kërcënimet strategjike të paraqitura nga Rusia dhe Kina.

Ky vlerësim është pjesë e analizës më të gjerë të shërbimeve inteligjente daneze se fuqitë e mëdha gjithnjë e më shumë i japin përparësi interesave të tyre dhe përdorin forcën për të arritur qëllimet e tyre./abcnews.al

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

6 December 2025 at 16:22

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shprehu mirënjohjen për Ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe Ministrin e Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen.

Spiropali e cilësoi këtë zhvillim si një moment kyç për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë. Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE”, theksoi Spiropali.

Spiropali shtoi se Shqipëria mirëpret thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke nënvizuar se ky zhvillim forcon angazhimin e përbashkët për një Evropë më të sigurt dhe më të fortë.

“E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, nënvizoi Spiropali.

/m.q/a.f/

The post Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bjerre: Angazhim mbresëlënës i Shqipërisë ndaj reformave, anëtarësimi në një të ardhme të afërt

17 November 2025 at 09:30

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Shqipëria shënoi sot një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian, pasi çeli grup-kapitullin e fundit të negociatave.

Në daljen e përbashkët për mediet pas konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE në Bruksel, me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Kryeministrin Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, vend që mban Presidencën e BE-së, Marie Bjerre, tha se Shqipëria i përket familjes evropiane.

Bjerre vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, dhe theksoi se nëse vijohet me këtë ritëm reformash, shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat dhe harmonizimin me BE për rrjedhojë negociata e Shqipërisë po vijojnë me një hap të qëndrueshëm. Grup-kapitulli I parë u hap në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm brenda një viti janë hapur të gjithë grup-kapitujt brenda presidencës danezë dhe kjo është një shpejtësi rekord. Ky gur kilometrik shërben si njohje e punës së madhe që ka bërë Shqipëria drejt së ardhmes së saj evropiane”, tha Bjerre.

Bjerre shtoi se “angazhimi ndaj reformave dëshmuar nga qeveria shqiptare dhe populli i saj është vërtet mbresëlënës. Raporti i zgjerimit nga Komisioni, tregon se Shqipëria vazhdon të ecë përpara sa i takon themelorëve sidomos për reformën në drejtësi dhe në luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Sipas saj hapi tjetër është përmbushja e piketave të ndërmjetme në kuadër të themeloreve.

“Ky hap do të përgatitë terrenin për të filluar e mbyllur kapitujt negociues. E inkurajoj Shqipërinë që të ruaj këtë vrull reformash dhe të nxisë dialog gjithëpërfshirës politik. Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat, nëse Shqipëria vazhdon në këtë drejtim me të njëjtin fokus, ritëm dhe cilësi që kemi parë deri tani jam i sigurt që anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme shumë të afërme. Shqipëria I përket familjes Evropiane”, u shpreh Bjerre.

Në mbyllje të fjalës së saj, Bjerre, falënderoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin gjatë këtij gjashtë mujori.

“Është mbresëlënëse sa shpejt po jepni rezultate. Gjithçka mund të them, vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE-së, më shpejt sesa vonë”, tha ajo.

/m.q/

The post Bjerre: Angazhim mbresëlënës i Shqipërisë ndaj reformave, anëtarësimi në një të ardhme të afërt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tradita e çuditshme daneze: Kanellë mbi kokë për ata që kanë mbetur beqarë në ditëlindjen e 25-të!

By: gaze tare
8 November 2025 at 10:21

Në Danimarkë ekziston një traditë e veçantë për ata që mbushin 25 vjeç dhe janë ende single. Sipas zakonit, miqtë dhe familja i mbulojnë ata me kanellë, duke e lidhur shpesh tek një stol ose shtyllë në vend publik për të marrë një “dush” të vërtetë erëze. Për të bërë që kanella të ngjitet më mirë, personi shpesh laget me ujë ose vezë.

Ky zakon daton që nga shekulli i 16-të, kur tregtarët e erëzave shpesh shtynin martesën për shkak të udhëtimeve të shpeshta dhe angazhimeve të punës. Ata bëheshin objekt shakaje nga miqtë dhe familjarët, një traditë që me kalimin e kohës u kthye në një mënyrë argëtuese për të festuar miqësinë.

Kur personi arrin moshën 30 vjeç dhe është ende single, tradita bëhet edhe më “spicy”: kanella zëvendësohet me piper të zi, duke e bërë përvojën më intensive dhe të papritur.

Sot, kjo praktikë është më pak e zakonshme, sidomos tek të rinjtë, të cilët shpesh e shohin si të vjetër ose të sikletshme. Megjithatë, shumë danezë e marrin me humor dhe e konsiderojnë një shenjë të kulturës dhe traditave unike të vendit të tyre.

Pavarësisht ndryshimeve sociale dhe moshës mesatare për martesë që ka shkuar në 32-35 vjeç, tradita e kanellës mbetet një pjesë interesante e kulturës daneze, një kombinim mes shakasë, miqësisë dhe kujtesës historike.

The post Tradita e çuditshme daneze: Kanellë mbi kokë për ata që kanë mbetur beqarë në ditëlindjen e 25-të! appeared first on iconstyle.al.

KOPENHAGË – Danimarka planifikon moshën minimale për përdorimin e medias sociale

7 November 2025 at 23:03

KOPENHAGË, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Danimarka do të prezantojë një moshë minimale, 15 vjeç, për akses në platforma të caktuara të medias sociale, njoftoi sot qeveria daneze.

Megjithatë, prindërit do të kenë mundësinë t’u lejojnë fëmijëve të tyre të regjistrohen në rrjetet sociale që nga mosha 13 vjeç.

Ministria Digjitale daneze tha se legjislacioni synon të mbrojë më mirë fëmijët dhe të rinjtë nga bota digjitale.

”Kjo do t’u jepte fëmijëve më shumë kohë për pushim, lojë dhe zhvillim personal përpara se të krijojnë profile në rrjete që vijnë me rreziqe të caktuara”, tha ministria.

Marrëveshja politike nuk specifikoi se kur do të zbatohen planet.

Është gjithashtu e paqartë se cilat platforma të mediave sociale do të mbulohen në të vërtetë nga legjislacioni, përveç se synon të synojë platformat më të mëdha.

Danimarka është një nga vendet e para të BE-së që ndërmori hapin drejt kufizimeve të tilla të mediave sociale.

Australia konsiderohet pioniere për kufizimet e medias sociale.

Kanberra ka vendosur që të rinjtë do të lejohen të përdorin platforma të tilla si TikTok, Snapchat, YouTube, Facebook dhe Instagram vetëm nga mosha 16 vjeç.

Në Gjermani, aktualisht nuk ka një moshë minimale për përdoruesit e mediave sociale, megjithëse tema është debatuar shumë./ a.jor.

The post KOPENHAGË – Danimarka planifikon moshën minimale për përdorimin e medias sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DANIMARKË – ”Empatia” lënda e detyrueshme që fëmijët e mësojnë që prej 32 vitesh

2 November 2025 at 11:11

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ – Që nga viti 1993, në Danimarkë, lënda mësimore ”Empatia” (”Ndjeshmëria”) është një pjesë e detyrueshme e kurrikulës shkollore, një herë në javë për çdo nxënës nga mosha 6-16 vjeç, sipas reporteri.net.

Ajo nuk është një lëndë shtesë apo lëndë opsionale, por është në të njëjtin nivel me matematikën dhe shkencën.

Ndjeshmëria nuk shihet thjesht si një tipar i lindur, por edhe si një aftësi që mund të mësohet.

Neuroshkencëtarët tani e dinë se empatia ndryshon trurin.

Praktikimi i saj forcon korteksin medial prefrontal, zonën përgjegjëse për marrjen e perspektivës dhe rregullimin emocional.

Fëmijët, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, “lidhin” trurin e tyre për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur të tjerëve.

Pothuajse 60% e detyrave shkollore në Danimarkë bëhen në grupe.

Me kalimin e viteve, bashkëpunimi nuk është më një aktivitet i izoluar, ai bëhet instinkt.

Dhe kur konkurrenca nuk është primare, fëmijët i shohin bashkëmoshatarët si aleatë, jo si kërcënime.

Rezultatet janë të matshme, pasi vetëm 6,3% e nxënësve danezë përjetojnë ngacmime të rregullta në shkollë, një nga përqindjet më të ulëta në Evropë.

Studimet afatgjata tregojnë se fëmijët që mësojnë empatinë që në moshë të vogël kanë më shumë gjasa të diplomohen, të gjejnë punë me kohë të plotë dhe të kenë marrëdhënie më të mira kur të rriten.

Ne duhet të japim shembuj të empatisë në marrëdhëniet tona, sepse fëmijët imitojnë më shumë atë që shohin sesa atë që u thuhet.

Në Danimarkë, fëmijët nuk rriten me idenë për të qenë më të mirët në një vend, ata rriten për ta bërë vendin më të mirë./ a.jor.

The post DANIMARKË – ”Empatia” lënda e detyrueshme që fëmijët e mësojnë që prej 32 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Kopenhagë: Zgjerimi i BE dhe bashkimi i Europës, objektiv strategjik

30 October 2025 at 12:20

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Mëngjesin e sotëm, Spiropali është takuar me ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE.

Spiropali shkruan në rrjetet sociale se, Danimarka mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ministrja thekson se, “nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda nëntorit grup-kapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit”.

“Kënaqësi të rikthehem në Kopenhagë të Danimarkës, pak pas Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të ndarë me ministren e Çështjeve Europiane, Marie Bjerre, objektivat për avancimin e agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE”, theksoi Spiropali.

“Nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda nëntorit grup-kapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit. Po brenda kësaj Presidence besojmë fuqimisht se do të nisim me mbylljen e grup-kapitujve ku kemi plotësuar kriteret, duke filluar me grup-kapitullin 6 – “Marrëdhëniet me Jashtë”, për të prekur një tjetër moment vendimtar në rrugëtimin tonë historik drejt Europës”, shprehet ministrja.

“Me ministren Bjerre iu bashkuam tryezës së Institutit Rasmussen Global për ndikimin e procesit të zgjerimit në të ardhmen e Europës, në prezencën e Dhomave të Tregtisë daneze, ku theksova se për Shqipërinë, rruga drejt anëtarësimit është histori e një transformimi të thellë politik, ekonomik e shoqëror”, shtoi Spiropali.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Spiropali do të takohet gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu një takim me Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit danez, të kryesuar nga kryetari Christian Friis Bach, si dhe do të mbajë një fjalë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”, e cila do të fokusohet në arkitekturën e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrim me acquis dhe në vlerën përbashkuese që këto reforma i shtojnë dinamikave të zgjerimit të BE-së.

Gjatë ditës, Spiropali do të takohet me ish-kryeministrin danez dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Vizita në Kopenhagë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Danimarkës, duke pasqyruar përkushtimin e përbashkët për forcimin e dialogut dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Spiropali në Kopenhagë: Zgjerimi i BE dhe bashkimi i Europës, objektiv strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beteja kundër mediave sociale vazhdon: Danimarka do t’i ndalojë ato për të miturit nën 15 vjeç

By: gaze tare
8 October 2025 at 11:12

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka njoftuar planet për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, duke e cilësuar ndikimin e tyre si thellësisht negativ për mirëqenien e të rinjve.

Në hapjen e sesionit të ri parlamentar më 7 tetor, Frederiksen u shpreh: “Ne kemi lëshuar një përbindësh. Kurrë më parë kaq shumë fëmijë nuk kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni. Telefonat dhe rrjetet sociale po na vjedhin fëmijërinë.”

Kryeministrja theksoi se shumë fëmijë po përballen me vështirësi në përqendrim dhe lexim, duke qenë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme që nuk i përkasin moshës së tyre.

Megjithëse detajet e platformave që do të ndalohen nuk u specifikuan, u tha se ndalimi do të përfshijë “shumë rrjete sociale”, ndërsa nga mosha 13 vjeç do të kërkohet pëlqimi i prindërve. Nisma pritet të hyjë në fuqi që nga viti i ardhshëm.

Ky propozim vjen pas ndalimit të telefonave në shkolla, i vendosur në fillim të këtij viti në Danimarkë, pas rekomandimeve nga një komitet shtetëror që shqyrtoi ndikimin e teknologjisë në shëndetin mendor të fëmijëve.

Danimarka po ndjek shembullin e vendeve si Australia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë vendosur ose janë në proces vendosjeje të kufizimeve të ashpra të moshës për aksesin në rrjetet sociale.

Ministrja daneze e çështjeve dixhitale, Caroline Stage, e cilësoi vendimin si një “pikë kthese” drejt mbrojtjes së fëmijëve nga ndikimi negativ i teknologjisë.

The post Beteja kundër mediave sociale vazhdon: Danimarka do t’i ndalojë ato për të miturit nën 15 vjeç appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Danimarka ndalon disa rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç

7 October 2025 at 17:51

KOPENHAGË, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, njoftoi sot se qeveria e saj së shpejti do të paraqesë një projektligj për ndalimin e disa rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç.

Ajo beson se telefonat celularë dhe rrjetet sociale po vjedhin fëmijërinë e danezëve.

“Telefonat celularë dhe rrjetet sociale po ua vjedhin fëmijërinë fëmijëve tanë”, këmbënguli kryeministrja, duke argumentuar se 60% e djemve danezë të moshës 11 deri në 19 vjeç qëndronin në shtëpi në vend që të dilnin me miqtë gjatë kohës së tyre të lirë.

Në nivel ndërkombëtar, Australia është një nga pionieret e kësaj nisme.

Parlamenti i saj miratoi një ligj në fund të vitit 2024 që ndalon rrjetet sociale si TikTok, X, Facebook dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.

Në qershor, Greqia propozoi vendosjen e një moshe dixhitale të pjekurisë në të gjithë BE-në, nën të cilën fëmijët nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në rrjete sociale pa pëlqimin e prindërve./ /f.k/ /os/ a.jor.

The post FOKUS – Danimarka ndalon disa rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inteligjenca daneze: Anijet ruse drejtuan armët ndaj helikopterëve danezë

By: xhir jeta
3 October 2025 at 16:05

Anijet luftarake ruse kanë lundruar vazhdimisht në drejtim të anijeve daneze, i kanë drejtuar armët ndaj anijeve luftarake daneze dhe kanë penguar sistemet e navigimit në ngushticat e Danimarkës që lidhin Detin Baltik me Detin e Veriut, njoftoi të premten shërbimi i inteligjencës së Mbrojtjes daneze.

Ngjarje të tilla rrezikojnë përshkallëzim të paqëllimshëm, tha ai.

Rajoni i Baltikut mbetet në gjendje alarmi pas incidenteve që përfshijnë këputjen e kabllove nënujore, defekte në tubacionet e gazit, shkelje të hapësirës ajrore dhe shfaqje dronësh qëkurse nisi pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, i cili rriti tensionet mes Moskës dhe Perëndimit.

Danimarka, një mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, ka rritur buxhetin ushtarak dhe është angazhuar të blejë armë precize me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva brenda territorit rus.

Inteligjenca daneze: Anijet ruse drejtuan armët ndaj helikopterëve danezë
“Ne i kemi parë disa incidente në ngushticat daneze, ku helikopterët e forcës ajrore daneze dhe anijet luftarake janë vënë në shënjestër të radarëve gjurmues dhe ndaj tyre anijet luftarake ruse i kanë drejtuar armët”, tha drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Mbrojtjes së Danimarkës, Thomas Ahrenkiel, në një konferencë shtypi.

Ai tha se anije ruse kishin lundruar në drejtim ballor të anijeve daneze gjatë kalimit të tyre përmes ngushticave.

Ahrenkiel shtoi se një anije luftarake ruse ka qenë e ankoruar në ujërat daneze për më shumë se një javë, duke paralajmëruar ndërhyrje të mundshme nga Moska nëse Danimarka përpiqet ta kufizojë lëvizjet e “flotës në hije” të cisternave të Rusisë, të përdorura për t’i anashkaluar sanksionet perëndimore ndaj eksportit të saj të naftës, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Në maj, tensionet u përshkallëzuan në Detin Baltik kur Rusia dërgoi një avion luftarak gjatë ndërhyrjes së Estonisë ndaj një cisternë nafte me destinacion Rusinë, e dyshuar si pjesë e flotës në hije.

Në ngushticat daneze, rrugët e ngarkuar ndërkombëtare detare, ka lëvizje të shpeshta të anijeve ushtarake ruse që zakonisht shoqërohen nga marina daneze.

Sipas Ahrenkiel, inteligjenca e Mbrojtjes ka regjistruar gjithashtu anije luftarake ruse që kalojnë nëpër ngushticat daneze me sonarë dhe pajisje penguese. Ai tha se është “shumë e mundshme” që të paktën në një rast ato të kenë bllokuar sinjalet dhe të kenë shkaktuar ndërhyrje të mëdha në GPS-të në Danimarkë.

Shërbimi i inteligjencës së Danimarkës vlerëson se Rusia po zhvillon luftë hibride kundër Danimarkës dhe Perëndimit në tërësi.

“Rusia po përdor mjete ushtarake, përfshirë edhe në mënyrë agresive, për të ushtruar presion mbi ne pa kaluar vijën në një konflikt të armatosur në kuptimin tradicional”, tha Ahrenkiel.

Moska e ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për sulme hibride në Evropë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha me shaka të enjten se nuk do të fluturonte më dronë mbi Danimarkë dhe e përshkroi si “budallallëk” idenë se vendi i tij do ta sulmonte një anëtar të NATO-s./rel

KOPENHAGË – Zelensky: Evropa duhet të tregojë vullnet politik dhe të shkëputet plotësisht nga Rusia

2 October 2025 at 18:51

KOPENHAGË, 2 tetor /ATSH/- Në përfundim të samitit të liderëve evropianë në Kopenhagë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të tregojnë “vullnet të fortë politik” për të vepruar ndaj agresionit rus dhe për të garantuar sigurinë e kontinentit., sipas “The Guardian”.

Ai theksoi se Evropa nuk duhet të presë më për “ndryshime të favorshme”, por të ndërmarrë hapa të qartë për shkëputje të plotë nga Rusia në çdo aspekt ekonomik dhe energjetik.

“Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt është jeta në Evropë”, deklaroi Zelensky, duke shtuar se Rusia po intensifikon veprimet e saj destruktive dhe destabilizuese në rajon.

Sipas presidentit ukrainas, mbështetja ndaj Ukrainës nuk është vetëm një çështje solidariteti, por një nevojë për vetëmbrojtje të Evropës.

“Çdo armë, çdo euro dhe çdo sanksion që dobëson Rusinë është një hap drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë kontinentin”,  tha ai, duke falënderuar vendet që i kanë qëndruar krah Ukrainës, por duke kërkuar më shumë angazhim praktik nga disa qeveri që, sipas tij, hezitojnë ende.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen theksoi se Rusia “po teston Evropën më shumë se kurrë më parë”, përmes provokimeve ushtarake, sulmeve kibernetike dhe përdorimit të migrantëve si mjet presioni politik.

Ajo paralajmëroi se çdo vonesë në furnizimet ushtarake për Kievin do të ketë pasoja serioze për sigurinë evropiane. “Ne duhet të bëjmë më shumë, dhe më shpejt. Çdo ndihmë për Ukrainën është një investim direkt në sigurinë ton”,  tha Frederiksen, duke shtuar se është koha për më shumë njësi armatimi dhe më shumë sanksione kundër Moskës.

Një temë e nxehtë në samit ishte qëndrimi i Hungarisë, e cila ka kundërshtuar disa vendime të BE-së për Ukrainën. Frederiksen deklaroi se “nuk është e pranueshme që një vend i vetëm të bllokojë aspiratat e një kombi që lufton për liri”. Ajo nënkuptoi se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE duhet të vazhdojë edhe nëse Budapesti refuzon të bashkohet me shumicën.

Zelenskyy, nga ana e tij, e lidhi qëndrimin e kryeministrit hungarez Viktor Orbán me politikën e brendshme dhe zgjedhjet e ardhshme në Hungari. “Nuk është e mençur që për interesa elektorale të pengohet një komb prej 40 milionë banorësh që po mbron kufijtë e Evropës”, tha ai. Sipas tij, kjo sjellje i shërben vetëm Kremlinit.

Nga Moska, Ministria e Jashtme ruse reagoi duke thënë se “nuk ka një luftë të ftohtë, por një konflikt të zjarrtë” midis Rusisë dhe Perëndimit.

Zëdhënësja Maria Zakharova akuzoi NATO-n dhe BE-në për “provokime të qëllimshme” dhe për rritje të buxheteve ushtarake që “forcojnë ndarjen dhe rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i pranishëm në samit, kërkoi më shumë “paparashikueshmëri strategjike” nga Evropa dhe paralajmëroi se çdo dron rus që shkel hapësirën ajrore të BE-së “mund të shkatërrohet menjëherë”. Ai bëri thirrje që të përshpejtohet miratimi i paketës së 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila do të përfshijë kufizime të reja mbi sektorin e energjisë dhe bankat ruse.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi se liderët e BE-së do të marrin një vendim përfundimtar për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën në fund të tetorit.

“Ekziston një vendosmëri e madhe që Rusia të paguajë për dëmet që ka shkaktuar”, tha ai, duke theksuar se përdorimi i aseteve të ngrira do të shërbejë si burim i qëndrueshëm për rindërtimin e Ukrainës.

Samiti i Kopenhagës përfundoi me një mesazh të qartë; “Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e vendosur përballë agresionit rus, duke e bërë të qartë se siguria e kontinentit është e pandashme nga fati i Ukrainës”. /Ad.Ab./

The post KOPENHAGË – Zelensky: Evropa duhet të tregojë vullnet politik dhe të shkëputet plotësisht nga Rusia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti në Danimarkë, Spiropali: Vendi ynë ndan vizionin për një kontinent të fortë, të bashkuar dhe të sigurtë

By: redi
2 October 2025 at 19:15

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një album me foto nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Danimarkë. Në mesazhin e saj, Spiropali thekson se Shqipëria ndan vizionin për kontinent të fortë, të bashkuar dhe të sigurtë. ”Sot në Kopenhagë në Samitin e VII-të të Komunitetit Politik Europian për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe forcimin e…

Source

Osmani në Kopenhagë për samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze

1 October 2025 at 22:28


Presidentja Vjosa Osmani po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili të enjten mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

"Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!", ka shkruar Osmani në Facebook.

Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Rama në Kopenhagen për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Mbreti Frederiku X

1 October 2025 at 19:10

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kopenhagen të Danimarkës ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Pasditen e sotme, Kryeministri Rama u prit në Kopenhagen, nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X i Danimarkës, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës.

Në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

/gj.m/j.p/

The post Rama në Kopenhagen për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Mbreti Frederiku X appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama pritet nga Mbreti i Danimarkës. Në fokus siguria në Europë

By: redi
1 October 2025 at 19:24

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Danimarkë, ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë. Rama u mirëprit nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të…

Source

Rama drejt Danimarkës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

By: xhir jeta
1 October 2025 at 11:03

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Danimarkës në kuadër të takimit të shtatë të Komunitetit Politik Europian që pritet të mbahet atje, ditën e enjte.

Në samit pritet të jenë të pranishëm 47 krerë shtetes, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

Komuniteti Politik Evropian ka për synim të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit. Deri tani, kjo platformë është mbledhur gjashtë herë./abcnews.al

KIEV – Ukraina, mision në Danimarkë për të ndarë përvojën kundër dronëve rusë

30 September 2025 at 22:46

KIEV, 30 shtator /ATSH/ – Ushtria ukrainase po ndan përvojën e saj në luftën kundër dronëve rusë me vendet evropiane, duke dërguar një mision në Danimarkë për stërvitje të përbashkëta, njoftoi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas AP.

“Ushtria jonë ka nisur një mision në Danimarkë për të shpërndarë përvojën ukrainase në mbrojtjen kundër dronëve”, tha Zelensky.

Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord javën e kaluar për të ndërtuar atë që e quajtën një “mur dronësh” përgjatë kufijve me Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim që të zbulojnë, ndjekin dhe neutralizojnë dronët që shkelin hapësirën ajrore të Evropës.

Megjithatë, gatishmëria dhe teknologjia evropiane mbeten shumë prapa Ukrainës dhe Rusisë, pasi lufta me dronë është bërë tashmë një tipar kyç i konfliktit trevjeçar që nisi pas pushtimit të plotë rus.

“Përvoja ukrainase me dronët është më e rëndësishmja në Evropë sot, dhe ekspertët, teknologjitë dhe përvojat tona mund të bëhen një element kyç i “murit të dronëve” evropian, një projekt i gjerë që do të garantojë sigurinë në qiell”‘, shtoi Zelensky në një postim në Telegram.

Zyrtarë të shërbimeve daneze të zbulimit, megjithëse nuk akuzuan drejtpërdrejt një shtet të caktuar, thanë se rreziku i spiunazhit dhe sabotazhit rus në Danimarkë mbetet i lartë.

Edhe Polonia ka kërkuar ndihmën e ekspertëve ukrainas, pasi dronë rusë kanë hyrë disa herë në hapësirën e saj ajrore.

“Rezultatet e misionit në Danimarkë do të ndihmojnë në krijimin e kornizës së bashkëpunimit me vende të tjera evropiane,” tha Zelensky.

Ndërkohë, NATO po shpreh shqetësim për shkeljet e hapësirës ajrore evropiane nga avionë luftarakë rusë, të cilat po përkeqësojnë më tej marrëdhëniet me Moskën dhe po rrisin frikën se konflikti mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës. /Ad.Ab../

 

The post KIEV – Ukraina, mision në Danimarkë për të ndarë përvojën kundër dronëve rusë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Danimarka: Incidentet me dronë përfaqësojnë një realitet të ri

29 September 2025 at 22:54

KOPENHAGË, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Pas disa paralajmërimeve për dronë në Danimarkë, qeveria në Kopenhagen tha sot se po përballet me një realitet të ri.

Që nga e enjtja, nuk ka pasur ndërprerje të rëndësishme të trafikut ajror në Danimarkë, tha ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, ai shtoi se, fatkeqësisht, duhet të mësohemi me një realitet të ri ku edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, po përjetojnë incidente të ngjashme me dronë.

Hummelgaard foli për “luftën hibride” me të cilën po përballen. Ashtu siç kërcënimi terrorist u bë pjesë e realitetit pas sulmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, ai tha se sulmet hibride janë bërë pjesë e realitetit të ri.

Danimarka ka qenë në gjendje paralajmërimi për dronë prej rreth një jave. Fillimisht, shfaqja e disa dronëve më të mëdhenj një javë më parë çoi në mbylljen për disa orë të aeroportit kryesor të Kopenhagenit.

Të mërkurën në mbrëmje, dronët u shfaqën sërish mbi disa aeroporte të tjera në perëndim të vendit të NATO-s, duke çuar në mbylljen e hapësirës ajrore mbi aeroportin e Aalborgut.

Që atëherë, janë vërejtur qindra dronë dhe u janë raportuar autoriteteve në të gjithë vendin, edhe pse këto nuk kanë pasur pasoja të mëdha.

“Kush qëndron pas këtyre incidenteve mbetet i paqartë”, tha sot ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, në konferencë për shtyp.

Përfshirja e mundshme e Rusisë nuk është përjashtuar, megjithëse Kremlini ka hedhur poshtë këto akuza si “të pabaza”. /Ad.Ab./

The post KOPENHAGË – Danimarka: Incidentet me dronë përfaqësojnë një realitet të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌